Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Festivale që përkojnë” për herë të parë në Shqipëri dhe Maqedoni” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

““Festivale që përkojnë” për herë të parë në Shqipëri dhe Maqedoni” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Festivale që përkojnë” për herë të parë në Shqipëri dhe Maqedoni

Posted: 11 Nov 2016 02:13 AM PST

"Festival- to-date" – Media program-backed, një festival i dedikuar distribucionit të filmave

KulturaCutAway Film Production dhe Distribution Company kanë nisur një mënyrë distribucioni tërësisht inovativ të quajtur "Festival-to-date" për herë të parë në Ballkan, një nismë e mbështetur nga Programi I Medias I Komisionit Europian për testimin e terreneve për distribucionin. Kjo do të thotë që disa filma do të jenë të vlefshëm në platformën VOD në të njëjtën kohë që prezantohen ne Festivale.

Filmi Hollandez "Clean hands" do të thyejë akullin me projeksione të njëkohëshme më 11 nëntor në orën 17.00 përgjatë Cinedays Festival I filmave Europiane në Shkup dhe në Tirana International Film Festival, po ashtu edhe në kinematë ë shesheve në VOD Platform në të dyja vendet. Kjo do ti ofrojë publikut një zgjedhje për të parë produksionë cilësorë Europiane dhe për të fuqizuar disa filma që ndryshe do të kishin vetëm disa shikues fatlumë që mund të ndjekin festivalet. Po ashtu, bashkëpunimi mes Cinedays nga Shkupi dhe Tirana Film Festival do të tregojë një mënyrë tjetër bashkëpunimi mes festivaleve në Europë. Ky aktivitet do të përmirësojë marrëdhëniet mes festivaleve, distributorëve, agjentëve të shitjeve dhe VOD Platform për të sjellë filma cilesorë europiane tek një publik I ri. Filmi I Tjebbo Pennings, "Clean Hands", tani do të bashkojë dy vende në të njëjtën datë, publikun Shqiptar dhe Maqedonas me festivalet më të mëdha të dy vendeve dhe njëherazi do të jetë I vlefshëm edhe në VOD.  Shkruar nga Carl Joos, "Clean Hands" është një triller mbi pazaret e drogës dhe pasojat e krimit në një familje në dukje normale.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Brazili i Nejmarit, spektakël ndaj Argjentinës së Mesit

Posted: 11 Nov 2016 02:09 AM PST

NejmarBrazili i dha një leksion të vërtetë futbolli Argjentinës në garën kualfiikuese të Rusi 2018 që u zhvillua në "Belo Horizonte". "Selecao" fitoi me rezultatin e thellë 3-0 duke e vënë seriozisht në diskutim avancimin e "bardhekaltërve" për të cilët ky ishte rezultati i katërt radhazi pa fitore.

Duelin mes dy "yjeve" të Barcelonës e fitoi Nejmar, me Mesin që nuk mundi të bënte asgjë përballë rivalëve historikë. Një mbrëmje jo edhe për Higuain, i cili vazhdon të jetë në hije kur luan me kombëtaren, ndonëse te Juventusi është një ndër pikat më të forta të skuadrës.

Brazili kaloi në avantazh në minutën e 24-rt me Coutinhon, i cili pas një kotrolli të bukur të topit goditi saktë nga rreth 18 metra, duke mposhtur portierin Romero.

Tentativat e Mesit ishin shumë pak për të rreizkuar portën e Selecoas, që u shfaq një makineri e pamëshirshme. Nejmar në të 38-ën u ndal nga shtylla, por ylli i Barcelonës nuk mund të gabonte përballë Romeros në kohën shtesë të pjesës së parë, pas pasimit të saktë të Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë Argjentina e humbet toruan. Skuadra e Edgardo Bauzas nuk ka forcë, karakter dhe ide për t'u kthyer në lojë. Goditjen përfundimtare Brazili e dha në minutën e 59-të me Paulinhon, i asistuar në këtë rast nga Renato Augusto.

Edhe pas këtij momenti rastet më të pastra i pati Brazili, megjithatë rezultati mbeti ai i minutës së 59-të. "Selecao" mbetet e pathyeshme në shtëpi  në sfidat eliminatore të historisë së botërorit, duke qenë shumë pranë kualifikimit në "Rusi 2018", ndërsa Argjentina e Mesit duhet të bëjë më të mirën në takimet e mbetura nëse dëshiron të jetë pjesë e 4 ekipeve më të mira të Amerikës së Jugut.

11 nëntor 2016 (gazeta-shqip.com)

Shpërthimi në Ballsh, mjekët: Të plagosurit janë me 40% djegie

Posted: 11 Nov 2016 02:02 AM PST

beqaj-dhe-mjekuMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe një prej mjekëve të djegieve plastike kanë folur nga QSUT-ja në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i ndodhur në Ballsh. Mjeku bëri të ditur se të plagosurit kanë marrë djegie në pjesë të mëdha të trupit, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.

“Djegiet janë në sipërfaqe 40%, 2 i kemi problematikë, sepse është mosha e tyre rreth 65 vjeç dhe duan një kujdes më të madh. Do të ndiqen ditë për ditë. Dy të tjerët janë të moshës 44 vjeç, tjetri 53 dhe e përballojnë situatën”, tha mjeku.

Ndërsa ministri Beqaj tha se ata kanë marrë të gjithë kujdesin e duhur  nga ana e mjekëve.

"Ngjarje e  rëndë dhe për fat të keq ka edhe një fatalitet, por edhe të plagosurit kanë marrë në vijmësi kujdesin shëndetësor të domosdoshëm. Rreth orës 2 të mëngjesit kanë mbërritur në QSUT.

Për momentin gjendja është e qëndrueshme, nuk mund të japim një prognozë afatgjatë. Po marrin të gjithë mjekimin e nevojshëm", deklaroi Beqaj.

Ai komentoi edhe deklaratën e Lulzim Bashës, duke theksuar: "Kryetari i opozitës është mësuar t'ia fusë kuturi dhe se ka problem ta bëjë edhe këtë herë".

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, plagoset një grua me armë zjarri në një parukeri

Posted: 11 Nov 2016 01:55 AM PST

policia-makinatNjë grua është plagosur me armë zjarri në një sallon bukurie në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve paraprake, mësohet se një person ka hyrë i armatosur në parukeri dhe ka qëlluar ndaj pronares. Dëshmitarët shprehet se kanë dëgjuar të shtëna.

Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta, por dyshohet se objektiv i autorit ka qenë një person tjetër dhe aksidentalisht plumbat kanë kapur të plagosurën me inicialet E.N., e cila është transportuar në spitalin e Lezhës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Lezhës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për identifikimin e arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, protesta të reja kundër zgjedhjes së Donald Trump

Posted: 11 Nov 2016 01:50 AM PST

ProtestaPër të dytën ditë me radhë janë zhvilluar manifestime protestash në disa qytete të SHBA-ve, në reagim me zgjedhjen e Donald Trump si president i vendit. Në Filadelfia, policia ka bërë të ditur që një korte i përbërë nga mijëra persona, ka kaluar përmes qendrës së qytetit. Një grup mbërriti madje deri në stacionin hekurudhor, duke bllokuar një nga arteriet kryesore. Manifestime janë zhvilluar edhe në Los Anxheles dhe Nju Jork.

Protesta 2Rreth 100 manifestues kanë marshuar nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump ka pasur takimin e parë me Barack Obamën, deri në rrugën që lidh me rezidencën aktuale të republikanit, "Trump International Hotel", duke kënduar ‘love Trumps hate’. Shumë nga protestat janë organizuar përmes rrjeteve sociale në internet.

Protesta 3Tension ka pasur edhe në San Francisko, ku studentët kanë zbritur në shesh duke valëvitur flamuj meksikanë. Në Los Anxheles, Denver dhe Mineapolis, policia është detyruar të mbyllë përkohësisht rrugët ndërurbane për të lejuar kalimin e manifestuesve. Policia e Portlandit në Oregon, ka mbërritur deri aty sa të ndalojë një manifestim kundër Trump, e cila për pak se nuk gjeneroi në revoltë.Protesta 1

Dhe pikërisht nga "Twtter"-i, presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, ka thënë: "Sapo kam fituar zgjedhjet presidenciale në mënyrë transparente dhe të suksesshme. Tani, kundërshtarë profesionalë, të nxitur nga mediat janë duke protestuar. Shumë e padrejtë!".

Protesta 611 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthimi në Ballsh, Basha: PD do ta ndjekë çështjen deri në fund

Posted: 11 Nov 2016 01:37 AM PST

Lulzim Basha, selia e PDKryetari demokrat Lulzim Basha ishte në QSUT ku ka vizituar personat e plagosur nga shpërthimi në Ballsh. Ai deklaroi se PD do të ndjekë deri në fund këtë çështje, duke kërkuar që kjo aferë të zbulohet sa më parë.

"Dua të falenderoj personelin mjekësor për përkushtimin me të cilin u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve. Mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet sidomos për ata të dy që janë më rëndë.

Kemi ndërkohë një të vdekur, baba i 5 fëmijëve. Dua t'i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Dje ndodhesha në Mallakastër para shpërthimit dhe siguria në punë ishte një prej çështjeve që ne diskutuam. I sigurova dje nga Ballshi se PD do ta ndjekë këtë çështje deri në fund. Kemi ngritur dyshimet tona, shqetësimet tona, për mënyrën jo transparente të këtij privatizimi klientelist të ARMO-s", deklaroi Basha.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ushtronin dhunë ndaj familjarëve të tyre, arrestohen 4 shtetas.

Posted: 11 Nov 2016 01:37 AM PST

dhune-ne-familjePolicia e Tiranës, në bazë të njoftimeve të marra në numrin e emergjencave 112, mbi konflikte në familje, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme, të shtetasve:

– Adrian B., 41 vjeç, banues në Tiranë, ka thyer urdhrin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I. B.

– Alket K., 43 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për dhunë në familje, ka shkelur urdhrin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. K.

– Elduin T., 19 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, duke i shkaktuar dëmtime për shëndetin, babait të tij, shtetasit K. T.

– Ervis Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. Sh.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, vodhi 500 mijë lekë dhe deklaroi se e grabitën; arrestohet

Posted: 11 Nov 2016 01:34 AM PST

policia e sarandesPolicia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar nga ky qytet, pasi ka vjedhur me me anë të mashtrimit një shumë parash prej 500 mijë lekësh të cilat i humbi në një lloto sport. Më pas policia thotë se i riu kallëzoi se e kishin grabitur.

“Në pranga ra Erjon Haxhi, 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.11.2016, në lokalin e shtetasit F.B, në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi Erjon Haxhi ka vjedhur me anë të mashtrimit një sasi parash prej rreth 500.000 lekë. Para të cilat dyshohet se i ka humbur në një lloto-sporti, por ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, duke thënë se i kishin dalë përpara dy persona të maskuar me kapuç dhe i kishin grabitur parat (500.000 lekë-t e vjedhura)”, – thuhet në deklaratën e policisë.

Haxhi akuzohet për "Mashtrim" dhe "Kallëzim të rremë", shtetasin

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vetitë e specit djegës, ‘ari’ i kuq i tavolinës

Posted: 11 Nov 2016 01:30 AM PST

Te specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.

vetiteShumë njerëz pohojnë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse "ndiejnë djegie në stomak". Aspak e vërtetë. Madje në shumë kultura është e përhapur tradita popullore e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues. Po ashtu, shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara. Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund të shkaktojë irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.
Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre.  Një studim i fundit  nga "Chinese University" i Hong-Kongut e konfirmon plotësisht këtë. Kërkuesit ushqyen kavjet me një dietë të pasur me ushqime të yndyrshme. Grupi që përveç ushqimit kishte konsumuar edhe speca të kuq djegës kishte nivele më të ulëta të kolesterolit të keq në gjak. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

spec_djeges1

Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret. Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e

kapsaicina në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore  "Human Nutrition" kanë publikuar një studim me titullin "efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin". Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Sulmohet konsullata gjermane në Afganistan, 4 të vdekur

Posted: 11 Nov 2016 01:06 AM PST

C_2_fotogallery_3006426_1_imageKryengritësit talebanë kanë sulmuar konsullatën gjermane në qytetin verior afgan të Mazar-e-Sharif, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe duke plagosur 115 persona të tjerë.

Zëdhënës i policisë rajonale në qytetin e konsideruar qendër tregtare, tha se dy shpërthime kanë ndodhur në hotelin "Mazar", të cilin diplomatët gjermanë e shfrytëzojnë si konsullatë të tyren në këtë qytet. Raportohet se ka qenë pikërisht një shpërthim i një automjeti të mbushur me eksplozivë ai që nisi sulmin, e më pas një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur brenda hotelit.

Ambasadori gjerman në Afganistan, Ëalter Hassman konfirmoi se incidenti është "duke vijuar", por nuk dha detaje të mëtejshme. Gjermania ka 938 ushtarë të vendosur në Afganistan, shumica e të cilëve në Balkh, si pjesë e misionit të mbështetjes së vendosur të NATO-s. Trupat e koalicionit janë duke e hetuar rastin, deklaroi më tej një zëdhënës i NATO-s.

11 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :