Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Filmohen duke bërë seks në dritaren e hotelit (Foto/Video, +18)” plus 3 more Telegrafi Dështime

loading...

“Filmohen duke bërë seks në dritaren e hotelit (Foto/Video, +18)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Filmohen duke bërë seks në dritaren e hotelit (Foto/Video, +18)

Posted: 02 Nov 2016 03:46 PM PDT

Një video që së fundmi po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një çift i papërmbajtshëm bëjnë seks në dritaren e dhomës së hotelit, duke i dhuruar "spektakël" punëtorëve të një kompanie në Londër që gjendet përballë këtij hoteli.

Dyshja janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në një hotel në pikë të ditës, dhe është interesant fakti se si atyre nuk u kishte mjaftuar dhoma dhe kështu ishin 'kënaqur' duke u ekspozuar lakuriq në dritare, transmeton Telegrafi.

Derisa e gjithë ngjarja filmohet nga punëtorët, në sfond dëgjohen disa persona duke qeshur në zë me gjestin e çiftit. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

 

 

 

The post Filmohen duke bërë seks në dritaren e hotelit (Foto/Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Kolegët tallen me të, shikoni se si deshi ta ndizte motosharrën (Video)

Posted: 02 Nov 2016 09:39 AM PDT

Adam Tunkin nga Cornwall i Anglisë, është bindur nga kolegët e tij se mund ta ndezë motosharrën vetëm duke e zvarritur shpejtë për toke.

Por, pas 25 metrash vrapim me mjetin prerës në dorë, ai e ka kuptuar se kjo është një mahi, transmeton Telegrafi.

Punëtorët më të vjetër janë tallur me të, duke e bërë që të dukej qesharak, ndërsa ai si i papërvojë ka rënë me lehtësi viktimë e tyre.

"Këtu të gjithë tallen me njëri-tjetri, ndërsa jam unë që mbes pre e tyre në të shumtën e rasteve", ka thënë Tunkin lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/

The post Kolegët tallen me të, shikoni se si deshi ta ndizte motosharrën (Video) appeared first on Telegrafi.

Hajni vuri doreza, por jo edhe maskë (Video)

Posted: 02 Nov 2016 08:48 AM PDT

Një burrë i paidentifikuar, ka shkuar në një bankë në Mançester të Anglisë, i veshur me pantallona të shkurtra dhe megjithëse ka vënë dorëza për të mos lënë shenja gishtërinjsh, nuk ka vënë maskë.

Ai u ka dhënë një letër punonjësve, ku shkruante se është i armatosur dhe do të gjuajë nëse nuk ia mbushin qesen me para, transmeton Telegrafi.

Por, burri që po cilësohet si 'hajni më i ngathtë në Britani të Madhe', ka dalë duarthatë sepse është ndezur alarmi.

Policia po shfrytëzon pamjet e marra nga kamera e sigurisë, për të ndjekur këtë njeri që tentoi të vidhte por nuk shkaktoi ndonjë dëm.

"Kam armë dhe do ta përdorë për të qëlluar të gjithë këtu, mbusheni qesen me para dhe ma dorëzoni. Mos u bëni qesharak dhe mi jepni të gjitha paratë që keni" shkruan në letrën bizare, që ai u ka dhënë bankierëve. /Telegrafi/

hajni-i-ngathte-vuri-doreza-por-jo-edhe-maske-kur-hyri-te-plackite-banken-foto-2

hajni-i-ngathte-vuri-doreza-por-jo-edhe-maske-kur-hyri-te-plackite-banken-foto-3

hajni-i-ngathte-vuri-doreza-por-jo-edhe-maske-kur-hyri-te-plackite-banken-foto-4

The post Hajni vuri doreza, por jo edhe maskë (Video) appeared first on Telegrafi.

E dhimbshme: Shihni si lopa tërhiqet zvarrë nga fermeri (Video)

Posted: 02 Nov 2016 07:15 AM PDT

Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momentin shqetësues kur një lopë tërhiqet zvarrë nëpër një fushë me baltë nga një traktor.

Akti i tmerrshëm ka ndodhur në Zelandën e Re e që pason vetëm disa metra larg nga trupi i viçit të saj të ngordhur, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.

Këmbët e para të lopës tërhiqen lart me disa kapës metalik, pasi ajo lind viçin e saj, i cili ngordh disa minuta më pas.

Ndërkaq një nga fermerët përdor një traktor për ta tërhequr pjesën e prapme të lopës duke e lënë të varur në parzmore metalike pothuajse për gjysmë ore.

Pas gjithë kësaj kohe ai e përdor automjetin e tij të fermës dhe tmerrësisht e tërheqë lopën zvarrë nëpër fushë.

The post E dhimbshme: Shihni si lopa tërhiqet zvarrë nga fermeri (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :