Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Flamurtari ‘me probleme’ mposht Skënderbeun” plus 9 more Lajmet

loading...

“Flamurtari ‘me probleme’ mposht Skënderbeun” plus 9 more Lajmet


Flamurtari ‘me probleme’ mposht Skënderbeun

Posted: 05 Nov 2016 12:11 PM PDT

Në momentin më të diskutueshëm, skuadra vlonjate e Flamurtarit bën surprizën në fushën e saj duke mundur 2-0 kampionët e Skëndërbeut. Kur përflitet heqja e pikëve për vlonjatët, në fushë ata i janë rikthyer suksesit duke mundur një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Ka qenë Donjet Shkodra që ka shënuar një supergol që në minutën e 9-të pas një asisti perfekt të Danilo Alvesh. Braziliani ka qenë ndër lojtarët më të mirë të kësaj ndeshjeje duke i sjell shumë herë probleme Skënderbeut, i cili në prapavijë ka treguar shumë probleme.

Pa u mbyllur pjesa e parë Flamurtari shënon edhe golin e dytë me Bushiç, ndërkohë që çuditërisht 6 herë radhazi Kampionët e Shqipërisë nuk mundën të reagonin e të bënin asgjë përballë Flamurtarit, i cili u shkaktoi humbjen e dytë sezonale e Superligës, ndërkohë që vetë vlonjatët morën fitoren e tretë në 10 javë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e pestë me 12 pikë. Luftëtari dhe Partizani kanë ndarë nga 1 pikë në takimin e parë që vendasit zhvillonin në këtë sezon në Gjirokastër.

Goli i Bregut dhe më pas i Ibrahimit vendosën fatet e takimit që u mbyll në shifrat 1-1. Sulmuesi vlonjat sërish shndërrohet në protagonist për Luftëtarin, por pavarësisht përpjekjeve nuk ja kanë dalë të marrin më tepër se një barazim në këtë ndeshje të javës së 10-të të Superligës. Partizani ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa gjirokastritët shkojnë në 11 pikë, provizorisht në vendin e gjashtë. Laçi ka fituar takimin e parë të fazës së dytë duke mundur në një duel direkt kundërshtarin për mbijetesë, Korabin, për të thelluar krizën e skuadrës dibrane që mbyll klasifikimin e Superiores.

Pritej një reagim nga ana e Korabit, pas largimit të trajnerit Mërgjyshi, por asgjë nuk ka ndryshuar te kjo skuadër, e cila dhuroi një lojë shumë të dobët dhe thuajse asnjëherë nuk rrezikoi portën e vendasve. Goli i Celshakës ka vendosur gjithçka në këtë takim që u jep 3 pikë shumë të rëndësishme kurbinasve.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Flamurtari 'me probleme' mposht Skënderbeun appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

I mbijetuari nga kanceri printon në 3D një pjesë të fytyrës

Posted: 05 Nov 2016 12:02 PM PDT

Një i mbijetuar nga kanceri, fytyra e të cilit u shkatërruar nga një tumor, i la atij një vrimë në sy, hundë dhe mollëz, është bërë personi i parë që ka përfituar nga proteza e fytyrës në 3D. Ish-shitësi Carlito Conceiçao ka jetuar me një vrimë në fytyrë dhe një protezë aspak të rehatshme, që e ka mbajtur që nga viti 2008. Tani me anë të printimit 3D, ai ka mundur që të zëvendësojë pjesën e munguar të fytyrës.

Burri 2Hulumtuesit tani shpresojnë që të trajnojnë sa më shumë njerëz që është e mundur, për ta bërë këtë teknologji të përballueshme dhe praktike, në dispozicion të njerëzve në mbarë botën. Zoti Conceiçao, 54 vjeç, u diagnostikua me kancer në pjesën e sipërme të nofullës, nga një formë agresive. Kanceri u përhap me shpejtësi, duke i shkatërruar indet e fytyrës, në anën e djathtë të saj dhe gjysmën e qiellzës, duke i dëmtuar edhe fytin.

3DOperacioni i shpëtoi jetën, duke ndaluar përhapjen e kancerit, përpara se ai të arrinte trurin, por kur tumori u lëviz, i mori atij syrin e djathtë, një pjesë të hundës, duke e çuar atë në depresion. Që pas operacionit, 8 vjet më parë, zoti Conceiçao, babai I dy fëmijëve, që ishte një shitës në Sao Paulo, vendosi një protezë të pakëndshme, për të mbuluar defektin e tij. Tani ai është i lumtur që ka një protezë të re. "Proteza e parë, ishte me cilësi të dobët dhe ndihesha i shpërfytyruar. Më dukej vetja i tmerrshëm. Humba besimin në vetvete dhe rashë ne depresion të thellë. Nuk mund të punoja dhe mbaja gjithmonë syze dielli", tha ai. 3D2

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " I mbijetuari nga kanceri printon në 3D një pjesë të fytyrës appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Luftëtari lufton deri në fund dhe ndal Partizanin

Posted: 05 Nov 2016 10:09 AM PDT

Partizani humbi një mundësi të artë për të marrë edhe përkohësisht kreun e Kategorisë Superiore. "Të Kuqtë" u ndalën në barazim 1-1 nga Luftëtari në ndeshjen e parë sezonale që këta të fundit luanin në shtëpinë e tyre.

Golat u shënuan që të dy në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 57 me anë të Bregut, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 72 me anë të Ibrahimit.

Në minutën e 87, Liçaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe braktis fushën, por koha e mbetur nuk mjaftonte për Partizanin që të shfrytëzonte avantazhin numerik në fushë dhe të largohej me pikë të plota nga Gjirokastra.

Ky rezultat u shkon më shumë përshtat gjirokastritëve dhe ishte pikërisht barazimi objektivi i vendosur nga trajneri i tyre një ditë para takimit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi minimalisht 1-0 në takimin ndaj Korabit.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Luftëtari lufton deri në fund dhe ndal Partizanin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Gjetan Keta, “oksigjen” Shqipërie për duelin vendimtar

Posted: 05 Nov 2016 08:08 AM PDT

Një duel që mund t'i shërbejë Gjetan Ketës për të bërë kthesën e madhe të karrierës së tij në boksin profesionist. E tillë është sfida e 3 Dhjetorit që boksieri shqiptar do të zhvillojë në Gjermani kundër talentit vendas, Vincent Feigenbunz. Pas stërvitjes intensive në Aplet e Austrisë, Gjetani dhe trajneri i tij, Ismail Keta janë zhvendosur që prej një jave në bregdetin e Durrësit për fazën e dytë përgatitore. Vëllai dhe trajneri i tij, Ismail Keta zbulon arsyen e transferimit të përkohshëm në vendin tonë në prag të një dueli vendimtar për karrierën e Gjetanit.

"Pas fazës përgatitore në 2500 metra në Alpet e Austrisë ku niveli i oksigjenit është i ulët, menduam të vazhdonim këtu në bregdet ku niveli i oksigjenit është i lartë. Besoj se kjo pjesë e stërvitjes do ta ndihmojë shumë Gjetanin".

Në vijim, ai shton se kjo është një përballje që mund të hapë spirale të reja në karrierën e Gjetanit, prandaj edhe tensioni një muaj përpara kësaj sfide është i madh. Dy vëllezërit nga Bulqiza po respekojnë me përpikmëri fazën përgatitore. Dietë e rreptë, vrap në natyrë dhe më pas stërvitje në bregdetin e Adriatikut. Gjetani e pranon se përgjegjësia për këtë sfidë është e madhe.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari më të ri dhe të suksesshëm por unë jam stërvitur mirë dhe e pres me optimizëm këtë duel".

Fakti që kundërshtari nuk ka pranuar një sfidë shtesë në rast të një disfate të Gjetanit, e motivon edhe më shumë 34-vjeçarin shqiptar për të synar fitoren. Dueli mes Ketës dhe Feigenbutz ishte programuar filimisht për t'u zhvilluar në datën 23 Shtator, por organizatorët kërkuan shtyrjen duke caktuar 3 Dhjetorin për shkak të zhvendosjes së duelit në një sallë më të madhe për shkak të interesimit të madh.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Gjetan Keta, "oksigjen" Shqipërie për duelin vendimtar appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Sllovaki, futbollisti i kërkon vijërojtëses të martohen (Video)

Posted: 05 Nov 2016 06:57 AM PDT

Një deklaratë e pabesueshme dashurie në fushë në Sllovaki. Pak para nisjes së një ndeshjeje të divizionit lokal, Lubomir Vajecka, futbollist i Niznas, i ka kërkuar dorën vijërojtëses së ndeshjes Petra Lepackova. Një propozim për martesë i paparë ndonjëherë, i cili pasi shkaktoi entuziazmin e 400 personave të pranishëm në tribuna dhe të ekipit kundërshtar të Tatranmit, ka bërë menjëherë xhiron në internet.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Para vërshëllimës për nisjen e takimit, Lubomir u gjunjëzua para Petras, për deklaratën "klasike" të dashurisë. Një gjest kurajoz, i shpërblyer me përgjigjen pozitive të gjyqtares anësore, e cila filloi të qajë mes duartrokitjeve të lojtarëve dhe tifozëve.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Sllovaki, futbollisti i kërkon vijërojtëses të martohen (Video) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Balaj dhe Berisha, të preferuarit e tifozëve në Rusi

Posted: 05 Nov 2016 06:06 AM PDT

Premier League ruse flet shqip. Pas përfshirjes së Bekim Balaj-t, Odise Roshi-t dhe Bernard Berishës në formacionin më të mirë të javës, për lojtarët shqiptarë vijojnë vlerësimet edhe në rang klubesh.

Balaj dhe Berisha janë shpallur "Futbollistët më të Mirë" të muajit Tetor në ekipet përkatëse. Sulmuesi shkodran fitoi anketën e organizuar nga Terek Grozni me tifozët, duke marrë pjesën më të madhe të preferencave.

Një vlerësim i merituar për Bekim Balajn, që ka realizuar 4 gola në katër ndeshje të kampionatit rus të luajtura gjatë muajit të kaluar, duke realizuar në portën e Orenburg, Rubin Kazan dhe dy herë ndaj Uralit.

I katërti në sondazh u pozicionua kuqeziu tjetër, Odise Roshi, edhe ai i shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm te Terek Grozni, që momentalisht pozicionohet në zonën e kupave të Europës.

Te Anzhi Makhaçkala, me çmimin "Lojtari i Muajit" Tetor u vlerësua edhe Bernard Berisha. Sulmuesi 25-vjeçar fitoi anketën, në bazë të vlerësimit që realizohet nga tifozët pas çdo ndeshje, me votat që përllogariten në fund.

Gjatë muajit të kaluar, Berisha realizoi tre gola me Anji-n, dy në kampionat dhe një në Kupën e Rusisë në fitoren 4-0 përballë favoritëve të Zenitit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mori mbi 4200 vota, duke qenë dukshëm i distancuar nga ndjekësi më i afërt, mesfushori kroat, Ivo Iličević.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Balaj dhe Berisha, të preferuarit e tifozëve në Rusi appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Shmangu aksidentin ajror, kompania shpërblen me 605 mijë $ pilotin (Video)

Posted: 05 Nov 2016 05:55 AM PDT

Një kompani ajrore kineze e shpërbleu pilotin e saj me 3 milionë yuan, afro 605 mijë dollarë, pasi arriti të shmangte një aksident fatal mes dy avionësh që mund të kishte vrarë 439 persona.

Piloti i Airbus A320 ishte duke u ulur në aeroportin i Shangait muajin e shkuar kur përpara tij, në pistë pa një Airbus A330, i cili të njëjtin moment po ulej gjithashtu.

piloti1

Piloti i quajtur He Chao zgjodhi të rriste shpejtësinë dhe të fluturonte mbi avionin që kishte përpara, duke shmangur në mënyrë perfekte një përplasje kokë më kokë, në një kohë që dy avionët gjigantë u afruan 19 metra me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Shmangu aksidentin ajror, kompania shpërblen me 605 mijë $ pilotin (Video) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Telashe për Trump, Melania sfiloi në SHBA pa lejen e punës

Posted: 05 Nov 2016 04:53 AM PDT

Melania Trump, bukuroshja me origjinë sllovene, ushtroi profesionin e modeles në SHBA të paktën 10 herë para se të merrte lejen e rregullt të punës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e shtypit "Associated Press", mbi bazën e kontratave dhe të dokumenteve, të cilat i ka në zotërim. Gruaja e Donald Trump, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, e cila ka marrë "green card" në vitin 2001 dhe është bërë nënshtetase amerikane në 2006-ën, ka pohuar gjithnjë se ka mbërritur në "Tokën e premtuar" në mënyrë të paligjshme.

Nëse historia do të konfirmohej, do të ishte një siklet i madh për Donald Trump, duke parë që linja e ashpër kundër emigrantëve të paligjshëm, përfaqëson zemrën e programit të tij elektoral, përfshirë dhe propozimin e një shtrëngimi masash për vizat, "green card" dhe lejen e punës.

Melania TrumpNdër të tjera, Melania, ka ndërhyrë disa herë në fushatën elektorale për të mbrojtur propozimet e bashkëshortit të saj, duke treguar pikërisht historinë e saj si emigrante e paligjshme.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Telashe për Trump, Melania sfiloi në SHBA pa lejen e punës appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Shmangu aksidentin fatal, kompania ajrore shpërblen me 605 mijë dollarë pilotin (Video)

Posted: 05 Nov 2016 04:23 AM PDT

Një kompani ajrore kineze e shpërbleu pilotin e saj me 3 milionë yuan, afro 605 mijë dollarë, pasi arriti të shmangte një aksident fatal mes dy avionësh që mund të kishte vrarë 439 persona.

Piloti i Airbus A320 ishte duke u ulur në aeroportin i Shangait muajin e shkuar kur përpara tij, në pistë pa një Airbus A330, i cili të njëjtin moment po ulej gjithashtu.

piloti1

Piloti i quajtur He Chao zgjodhi të rriste shpejtësinë dhe të fluturonte mbi avionin që kishte përpara, duke shmangur në mënyrë perfekte një përplasje kokë më kokë, në një kohë që dy avionët gjigantë u afruan 19 metra me njëri-tjetrin në pistën e aeroportit.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Shmangu aksidentin fatal, kompania ajrore shpërblen me 605 mijë dollarë pilotin (Video) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Mjeku shqiptar merret si shembull në Gjermani

Posted: 05 Nov 2016 02:21 AM PDT

Edhe pse mjaft i ri në moshë, mjeku shqiptar Klodian Goma ka arritur të çajë rrugën e tij drejt suksesit profesional duke filluar punë në Gjermani si mjek.

28-vjeçari Goma së bashku me kolegen e saj Manuela Vetter, 30 vjeçe janë marrë si shembull në mediat gjermane si dy mjek të rinj që ndryshe nga pjesa e madhe e mjekëve kanë zgjedhur të punojnë e të vijojnë specializimin e tyre në spitalin e një qyteti të vogël si Hassfurt.

"Kush tha se mjekët e rinj duan vetëm në qytetet e mëdha. Dy mjekët e rinj janë të lumtur në spitalin Hassfurt. Ata tregojnë se çfarë është më mirë se në një spital të madh", hapet shkrimi i mainpost.de për dy mjekët.

Në intervistën për "Mainpost", mjekët tregojnë se pavarësisht ofertave që u kanë ardhur nga spitale më të mëdha, kanë zgjedhur pikërisht Hassfurt për të vijuar misionin e tyre dhe tregojnë edhe përfitime që ata kanë nga kjo zgjedhje.

"Në spitalet e mëdha ju si mjek janë vetëm një numër, ndërsa në spitalet e vogla unë mund të bëj si një mjek çdo gjë të re. Nuk kërkoj më tepër", shprehet 30-vjeçarja Vetter.

Ndërsa mjeku shqiptar, Goma konfirmon se në Klinikën Fulda, ku ai nisi punë pasi përfundoi studimet mjekësore në Tiranë, hierarkia mes drejtuesve, shefit të mjekëve me mjekët e rinj ishte shumë e madhe. "Nëse kam pyetje është gjithmonë dikush nga mbikëqyrësit i gatshëm për mua", shprehet mjeku shqiptar duke bërë krahasimet mes një spitali më të madh dhe atij në Hassfurt, ku mundësia për të mësuar më tepër është edhe më e madhe.

Gjatë intervistës Goma tregon se nuk ka ndërmend të ndërrojë spital, të paktën për 3 vitet e specializimit, e më pas mbetet për t'u parë se çfarë do të vendosë, ku nuk përjashtohet edhe rikthimi për të punuar si mjek në atdheun e tij, Shqipëri.

5 nëntor 2016 (Stilografi.com)/TCH

Keni lexuar: " Mjeku shqiptar merret si shembull në Gjermani appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :