Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Forcat irakiane luftojnë IS-in në qytetin e fundit para Mosulit” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Forcat irakiane luftojnë IS-in në qytetin e fundit para Mosulit” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Forcat irakiane luftojnë IS-in në qytetin e fundit para Mosulit

Posted: 05 Nov 2016 09:33 AM PDT

Trupat irakiane që po avancojnë drejt Mosulit kanë zhvilluar një betejë, të dielën, për qytetin e fundit ndërmjet tyre dhe bastionit të grupit militant Shteti Islamik në veri. Sulmi i së shtunës në Hammam al-Alil, rreth 15 kilometra në jug të Mosulit, kishte për objektiv të pakëtn 70 pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik në qytetin e lumit Tigër, tha komandanti i operacionit të Mosulit gjeneral majori Najm al-Jabouri. Gjenerali Jabouri tha se sulmi nisi rreth orës 10 në mëngjes, dhe disa militant provuan që të ikin përtej lumit, megjithëse të tjerët rezistuan fuqishëm ndërkohë që ndaluan tri përpjekje për sulme vetëvrasëse me bombë, njofton Reuters. "Beteja është shumë e rëndësishme – është qyteti i fundit për ne përpara Mosulit", jut ha Jabouri gazetarëve. Helikopterët irakianë po mbështesin ushtrinë, tha ai, të përkrahur gjithashtu edhe nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që kanë goditur objektivat e IS-it në qytet për disa ditë me radhë. Në një deklaratë ushtria tha se forcat e sigurisë kanë ngritur flamurin në ndërtesën qeveritare në qytet, por nuk tha nëse ai ishte nën kontroll të plotë saj. (REL 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juncker: Nëse dështon marrëveshja për migrantët Turqia do të jetë fajtore

Posted: 05 Nov 2016 09:20 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka hedhur poshtë kërcënimet e Turqisë se do të heq dorë nga një premtim për të ndalur një valë të migrantëve ilegalë në Evropë nëse BE-ja nuk i jep Turqisë liberalizimin e vizave. Udhëheqësit turq do të fajësohen nëse marrëveshja dështon, tha Juncker në një intervistë të publikuar të shtunën, përmes së cilës ka paralajmëruar se Turqia po largohet nga vlerat demokratike dhe lidhjet më të afërta me BE-në, shkruan AP. "Jam imun ndaj kërcënimeve të udhëheqësve të Turqisë" i tha Juncker të përditshmes belge Le Soir. "Nëse Turqia nuk përmbushë kushtet e përcaktuara, nuk do të ketë përparim në çështjen e vizave", tha ai duke shtuar se nëse marrëveshja dështon "do të jetë dështim i Turqisë". Turqia u pajtua, në muajin mars, që të ndalojë kalimin e migrantëve ilegalë nga Greqia në shkëmbim të ndihmës financiare për ata që ishin nën përkujdesjen e saj, premtimin për lëzizjen e lirë të qytetarëve të saj në BE dhe përshpejtim të bisedimeve për anëtarësim në BE. Por kishte një bllokim për planin që t'I sigurohet Turqisë një qasje pa viza në Evropë, meqë Brukseli fillimisht dëshiron që Turqia të ndryshojë ligjet e saj anti terror, që ajo I sheh si shumë të zgjeruara Udhëheqësit evropianë gjtihashtu e kritikuan Turqinë për arrestimin e udhëheqësve kryesorë të partisë kryesore pro kurde në vend. (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LVV: Ndalja e Asociacionit ndal dialogun - Qeveria: Asociacioni nuk bëhet në vakuum politik

Posted: 05 Nov 2016 08:02 AM PDT

"Ndalja e 'zajednicës' e ndal edhe dialogun, natyrisht, sepse ky dialog ishte dialog për 'zajednicë'", thotë Visar Ymeri nga Vetëvendosje. Por, zv.ministri Bajram Gecaj përmend të tjera telashe me Listën Serbe, të cilat kanë ndikuar dhe nuk është vetëm opozita.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra koreano jugorë kërkojnë dorëheqjen e presidentes 

Posted: 05 Nov 2016 07:29 AM PDT

Dhjetëra mijëra koreano jugorë kanë marshuar rrugëve të Seulit, më 5 nëntor, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Park Geun-Hye, pas një skandali të madh të korrupsionit. Skandali përfshiu një mike personale të presidentes, e cila u arrestua për mashtrim dhe u akuza për përzierje në cështjet shtetërore sic janë emërime zyrtare dhe vendime politike, përkundër faktit se nuk ishte në një pozitë zyrtare. Protesta u zhvillua disa ditë pasi Pork kërkoi falje në një paraqitje të drejtpërdrejt në television, duke thënë se skandali ishte "gabim vetëm e saj". Sipas policisë më shumë se 40 mijë veta u mblodhën në një tubim të ndezjes së qirinjëve. Por, organizatorët thanë se ishin mbi 200 mijë veta. Ngjarja ishte përgjithësisht paqesore dhe në të morën pjesë edhe studentë dhe nxënës dhe cifte të reja me fëmijë. Skandali dëmtoi besimin publik në udhëheqjen e Park dhe në gjykimet e saj. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i vret gjeneralin e Egjiptit

Posted: 05 Nov 2016 06:25 AM PDT

Një gjeneral egjiptian është vrarë nga militantët në afërsi të shtëpisë së tij në Sinain verior, thanë zyrtarë ushtarakë. Ky është rasti i dytë brenda javëve që një ushtarak I këtij nevli të vritet. Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përsipër sulmin më 4 nëntor, kur një sulmues hapi zjarr mbi gjeneral brigade Hesham Mahmoud Abualazm derisa po dilte nga makina në qytetin Arish, në provincën Sinai. Abualazm vdiq në vend. Ai ndodhej në një vizitë në Arish, ku kishte një shtëpi dhe nuk shërbente në Sinia, thanë burimet. Qindra ushtarë dhe policë janë vrarë nga kryengritësit islamikë të udhëhequr nga IS-i në provincën e Sinait. Grupi i afërt me IS-in mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus me qindra turistë rusë. Sulmet militante janë shtuar që kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi të Vëllazërisë Muslimane në vitin 2013, pas protestave massive kundër qeverisjes së tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Turqi ku u vranë 9 persona

Posted: 05 Nov 2016 05:32 AM PDT

Një agjenci e lajmeve e lidhur me grupin Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij qëndrojnë prapa një sulmi me bombë nga i cili u vranë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë në juglindje të Truqisë, thonë vëzhguesit e SHBA-së. "Luftëtarët e Shtetit Islamik detonuan një makinë të mbushur me mjete shpërthyese të parkuar përballë selisë së policisë turke në Diyarbakir në juglindje të Turqisë", citoi Grupi i Intelegjencës SITE njoftimin e agjencisë së lajmeve Amaq të afërt me IS-in. Autoritetet turke kanë akuzuar Partinë e jashtëligjshme Kurde të Punës për shpërthimin në Diyarbakir, qytetin kryesor turk të shumicës kurde. Në një porosi në audio të publikuar më heret gjatë javës, udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi theu heshtjen një vjeçare duke bërë thirrje për sulme kundër Turqisë dhe iu bëri thirrje luftëtarëve të tij që t'i rezitojnë trupave irakiane që po provojnë të rimarrin qytetin e Mosulit, bastion i IS-it. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Listat zgjedhore me kandidatët që “hetohen” – thellojnë krizën

Posted: 05 Nov 2016 05:28 AM PDT

Njohësit e çështjeve politike thonë se në garë parlamentare nuk duhet të jetë asnjëri që hetohet nga Prokuroria Speciale, në të kundërtën Maqedonia do të thellojë edhe më shumë krizën politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten 11 dasmorë në Afganistan

Posted: 05 Nov 2016 03:52 AM PDT

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe një numër janë plagosur nga një shpërthim bombe në rrugë, gjatë udhëtimit të tyre në një dasmë në provincën Faryab të Afganistanit verior, thanë zyrtarët. Askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimin, nga i cili u vranë një grua dhe një fëmijë dhe plagosi nusen, por zyrtarët fajësuan militanët Talibanë. Bombat e vendosura në rrugë janë një armë e preferuar e militantëve islamikë që po luftojnë për të rrëzuar qeverinë në Kabul të mbështetur nga perëndimi. Kryengritësit shpesh kanë sulmuar policinë dhe ushtrinë afgane, por rritja e sulmeve dhe aksionet ushtarake qeveritare kanë shtuar numrin e viktimave civile. OKB-ja ka deklaruar së fundi se numri i vitimave që janë shkaktuar nga forcat pro qeveritareështë rritur në 42 për qind e këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Por, ajo tha se militantët islamikë ishin përgjegjës për shumicën - 61 për qind – të të gjithë numrit të viktimave në Afganistan. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni konfirmon vrasjen e nje komandanti të lartë të al-Kaidas

Posted: 05 Nov 2016 03:40 AM PDT

Pentagoni ka konfirmuar se në një sulm ajror, muajin e kaluar, është vrarë udhëheqësi i Al Kaidas, Faruq al-Qatani, duke eleminuar komplotistin kryesor të sulmeve ndaj SHBA-së në një "goditje të madhe" për grupin terrorist. Ushtria e SHBA-së e targetoi Qatanin dhe lejtënantin e tij Bilal al-Utabi në sulmet e ndara me dronë në provincën Kunar në verilindje të Afganistanit më 23 tetor. Por ndërkohë që Pentagoni po e përcaktonte se Qatani, udhëheqës i grupit ekstremist për rajonin, u vra, fati i Utabit mbetet i paqartë, tha sekretari i shtypit Peter Cook, me 4 Nëntor. Zyrtarët e provincës Kunar thanë se të dy militantët janë vrarë, së bashku me një numër tjetër të militantëve nga sulmet ajrore. Cook tha se Qatani ishte "komplotuesi kryesor i grupit terrorist të sulmeve ndaj SHBA-së". Të dy ishin të përfshirë në përpjekjet për të ri-krijuar një mjedis të sigurt për Al-Kaidan në Afganistan, tha ai. (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtatë të arrestuar me dyshim për ‘terrorizëm’ – autoritetet thonë s’ka shqetësime për rrezik

Posted: 05 Nov 2016 03:30 AM PDT

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar, të shtunën, shtatë persona në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Mitrovicën dhe Ferizajin, me dyshimin se kanë kryer vepra, siç thuhet, "të terrorizmit dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës". Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë. Në kumtesën e publikuar thuhet se, "gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin" dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile. "Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm", tha Kelani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi

Posted: 05 Nov 2016 03:06 AM PDT

Udhëheqësit botërorë e kanë kritikuar fuqishëm Turqinë pas arrestimit të një numri të ligjvënësve kurdë në një përballje me opozitën pas puçit të dështuar ndaj presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pak gjasa për rritjen e pagës minimale

Posted: 05 Nov 2016 02:54 AM PDT

Paga minimale në Kosovë, e cila nuk është më shumë se 130 euro, për vite të tëra ka mbetur e pandryshuar, me gjithë kërkesat e shumta nga ana e përfaqësuesve të punëtorëve. Me 130 euro nuk përmbushen as për së afërmi nevojat elementare të një personi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes Cumhuriyet

Posted: 05 Nov 2016 02:29 AM PDT

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin formal, në pritje të gjykimit, për nëntë redaktorë dhe gazetarë të gazetës opozitare sekulare Cumhuriyet, një ditë pasi udhëheqësit e partisë kryesore pro-Kurde gjithashtu u arrestuan. Në mesin e nëntë personave janë edhe emrat më të njohur të gazetarisë në Turqi. Ata akuzohen për lidhjet me PKK, një grup militant kurd dhe me predikuesin që jeton në SHBA, Fetullah Gylen. i cili akuzohet për grusht shtetin e dështuar më 15 korrik. Një numër prej gjithsej 13 anëtarëve të stafit, përfshirë kryeredaktorin Murat Sabuncu, dhe karikaturistin Musa Kart, u ndaluan për t'u marrë në pyetje më 31 tetor. Kolumnistët Hikmet Cetinkaya dhe Aydin Engin, u liruan nën kontroll gjyqësor për shkak të moshës dhe shkaqeve shëndetësore dhe dy të dyashuar të tjerë u liruan pa ndonjë akuzë. Nëntë anëtarë të redaksisë do të mbahen në burg deri në gjykim, për të cilin nuk është caktuar një datë. Më 5 nëntor, autoritetet arrestuan nëntë deputetë nga të partisë opozitare Partia Demokratike Popullore HDP përfshirë edhe bashkëdrejtuesit e saj Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag me akuzat për terrorizëm. Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre me arrestimet e fundit. (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guterres: Partneriteti me SHBA-në për adresimin e krizave në botë

Posted: 05 Nov 2016 01:46 AM PDT

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se një partneritet i fortë me Shtetet e Bashkuara do të duhet për të adresuar luftërat botërore dhe krizat humanitare dhe ato të mjedisit. "Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë të vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kanë konfliktet janë shumëfishuar në një mënyrë dramatike, se njerëzit po vuajnë shumë", tha Guterres përpara se të takohej me sekretarin e shtetit të SHBA-së, John Kerry, në Washington, të premten. "Besoj se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe OKB-së është një faktor kyç në përmirësimin e gjendjes aktuale globale", tha ai. Guterres, që për një dhjetëvjetësh ka qenë kreu i OKB-së për refugjatët, do ta marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm nga koreani jugor, Ban Ki moon, më 1 janar. "Kam gjetur se ajo që vërtetë është me rëndësi, nuk është vetëm mbështetja për njerëzit që vuajnë, por të sigurojmë se do të krijojmë kushte për njerëzit që të mos vuajnë, të ndalojmë këtë valë të refugjatëve dhe kjo nënkupton angazhim diplomatic për paqe", tha Guterres. Kerry tha se Guterres ishte "njeriu i momentit" dhe se "do të sjell energjinë dhe aftësinë" për detyrën e tij të re. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aleppo, një qytet historik në rrënoja

Posted: 05 Nov 2016 12:00 AM PDT

Para shpërthimit të luftës në Siri, Aleppo ishte një metropol historik, i shpallur si "Kryeqyteti i Kulturës Islame" në vitin 2006. Tani, sulmet ajrore nga forcat ruse dhe siriane po vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin, ndërsa luftimet ndërmjet forcave rebele dhe trupave qeveritare i kanë dhënë një pamje të rëndë. Pamjet nga para dhe gjatë luftës, tregojnë disa objekte të trashëgimisë kulturore që Aleppo ka humbur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Jordani vriten tre ushtarë amerikanë, konfirmon Pentagoni

Posted: 04 Nov 2016 11:45 AM PDT

Zyrtarë të Pentagonit thanë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë jashtë një baze ushtarake të Jordanisë. Një zyrtar amerikan tha se një ushtar ka vdekur menjëherë, ndërsa dy të tjerët në një spital të Amanit. Një ushtar jordanez po ashtu është plagosur në incident. Zyrtari amerikan ka folur në kushte anonimiteti, pasi incidenti është duke u hetuar. Sipas disa raporteve, incidenti ka ndodhur para bazës ajrore King Feisal, në jug të Jordanisë, pasi makina që transportonte shtetasit amerikanë nuk ka marrë parasysh urdhrat e rojes për të ndaluar. Jordania, aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, është anëtare e koalicionit që udhëheq SHBA-ja në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria e Irakut avancon drejt Mosulit

Posted: 04 Nov 2016 10:43 AM PDT

Ushtria e Irakut tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e gjashtë qarqeve të Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik. Shërbimi i Anti-Terrorizmit tha se trupat kanë nën kontroll lagjet: Malajen, Samah, Khadra, Karkukli, Kuds dhe Karama. Ky është avancimi më i madh prejse ushtria irakiane ka nisur ofensivën për rikthimin e Mosulit, më 17 tetor. Vetëm një ditë më parë, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka lëshuar një audio-mesazh, duke u bërë thirrje luftëtarëve që të mos tërhiqen nga Mosuli. Ky qytet është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :