Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti

Posted: 09 Nov 2016 03:02 PM PST

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në emisionin "Republika" të Tribuna Channel, ka folur edhe për vrasjet e pasluftës në Kosovë të anëtarëve të kësaj partie.

Ajo ka thënë se askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i janë vrarë aktivistët politikë, por se kjo është një çështje më të cilën tash duhet të merret drejtësia.

Gaxherri ka thënë se ka qenë dhe është kundër formimit të një komisioni parlamentar për të zgjedhur vrasjet e pasluftës, pasi kjo nuk është në funksion të Kuvendit por punë që i takon organeve të drejtësisë.

"Ne po e shohim tash që SHIK-u, nuk është veç PDK, por është i shpërndarë edhe në partitë tjera politike. Andaj kjo tash i mbetet drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të merren me këto gjana dhe jo Kuvendi, as komisionet parlamentare" ka thënë ajo.

Megjithatë, Gaxherri ka shtuar se kjo asnjëherë nuk konsiderohet si një çështje e mbyllur për LDK-në, ngase familjarët e të vrarëve kërkojnë drejtësi dhe LDK nuk ka ende përgjigje në pyetjet e saj për këto vrasje.

Ajo ka thënë se Veseli ka marrë përgjegjësinë kur ka pranuar publikisht që e ka udhëhequr SHIK-unë, andaj duhet të jap përgjigje./GazetaTribuna/

The post Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti appeared first on Telegrafi.

Kusari: Kemi biseduar me Vjosa Osmanin e Dastid Pallaskën që t’i bashkohen Alternativës

Posted: 09 Nov 2016 02:33 PM PST

Bashkëthemeluesja e partisë së re, Alternativa, Mimoza Kusari- Lila ka folur për emrat e mundshëm që mund t'i bashkohen këtij subjekti politik.

Ajo ka zbuluar edhe negocitat që ka pasur me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani.

"Kemi bisedur me Vjosa Osmanin, mirëpo ajo për momentin është e orientuar diku tjetër", tha ajo në RTK, transmeton Gazeta Blic.

Ajo ka folur edhe për mundësinë e aderimit të Dastid Pallaskës në këtë subjekt të ri politik.

Kusari-Lila ka komentuar deklaratat e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro vetëm gjatë fushatës elektorale.

Ajo në emisionin "Natën" në RTK ka theksuar se këto deklarata të Pacollit nuk janë të vërteta.

"Se sa para janë shpenzuar, ato janë deklaruar në KQZ. Nëse qenkan shpenzu aq para sa po thotë z. Pacolli, atëherë me këtë rast duhet të merren institucionet", ka thënë Kusari- Lila.

The post Kusari: Kemi biseduar me Vjosa Osmanin e Dastid Pallaskën që t’i bashkohen Alternativës appeared first on Telegrafi.

Limaj për vërshimet: Falënderoj Zotin që nuk kemi viktima në njerëz

Posted: 09 Nov 2016 02:16 PM PST

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, gjatë ditës së djeshme dhe sot, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme, kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj ka falënderuar Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz.

Siç ka shkruar Limaj në Facebook, deri më tani Komuna e Malishevës është në situatë më të vështirë nga këto përmbytje, për çka ai shprehu mirënjohje për Komunën që udhëhiqet nga partia e tij dhe sipas tij qeveria komunale është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj.

Postimi i Limajt:

Reshjet e shiut mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të Kosovës. Deri më tani komuna e Malishevës është në situatë të vështirë nga këto përmbytje.

Shfrytëzoj rastin të shprehi mirënjohjen dhe po ashtu mbështetjen tonë për qeverinë komunale e cila është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj për tu dalur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë.

Gjithashtu, mirënjohje për qytetarët të cilët janë aktivizuar së bashku me qeverinë komunale në ofrimin e ndihmës familjeve të prekura.

Unë pres që organet qendrore të aktivizohen dhe tu dalin në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.

Falënderoj Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz. F. L

The post Limaj për vërshimet: Falënderoj Zotin që nuk kemi viktima në njerëz appeared first on Telegrafi.

Sejdiu: Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët (Video)

Posted: 09 Nov 2016 02:10 PM PST

Avokati Korab Sejdiu, i cili veprimtarinë e tij e ushtron edhe në Amerikë, atje ku ka studiuar, në emisionin "Kontakt" me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka komentuar procesin zgjedhor për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, proces ky që nxjerri Donald Trumpin fitues.

I pyetur pse kosovarët e dëshiruan Hillary Clintonin në krye të Amerikës, Sejdiu tha se kemi lidhje emocionale me atë familje dhe si popull jemi shumë mirënjohës ndaj të huajve të cilët kontribuojnë ndaj çështjes shqiptare.

Ndërsa, për Trumpin Sejdiu thotë se ai nuk është aq i familjarizuar me çështjen e Kosovës, e as me politiken e jashtme fare, sepse nuk ka shërbyer në forcat e armatosura të Amerikës dhe nuk ka shërbyer në ndonjë rol tjetër të politikës së jashtme.

"Simpatizimin për Amerikën nuk duhet ta shkëpusim kurrë, pavarësisht se kush bëhet president. Politika amerikane është një politikë e jashtme që na ka përcjellë dhe na ka ndihmuar vazhdimisht", ka deklaruar Sejdiu, duke shtuar se miqësia jonë me Amerikën kurrë nuk është varë me atë se kush është në zyrë.

Ai beson se shqiptarët nuk do të kenë arsyeje për tu zhgënjehen me Amerikën.

"Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët", ka thënë ai.

The post Sejdiu: Lidhja jonë është me Amerikën, jo me individët (Video) appeared first on Telegrafi.

Selmanaj: Nuk guxojmë që dikush të përfitojë politikisht nga vdekja e Deharit (Video)

Posted: 09 Nov 2016 01:59 PM PST

Analisti Driton Selmanaj tha se nuk guxojmë që dikush të provojë të përfitojë politikisht nga vdekja e Astrit Deharit.

Këto komente Selmanaj i bëri në emisionin “CLICK” të RTV21, ku u diskutua për sigurinë në burgjet e Kosovës, duke u fokusuar në vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Me këtë rast analisti Selmanaj, e vlerësoi si shokues rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

"Tragjedia ka ndodh, jashtëzakonisht keq pse ka ndodh tashmë kemi humb një djal të ri të Kosovës, por nuk guxojmë që me atë ose të provoj të përfitoj dikush politikisht, ose të provoj të kapitalizoj në çfarëdo variante", tha ndër të tjerash Selmanaj.

Selmanaj kritikoi edhe Policinë e Kosovës për qëndrimin e tyre pasi që sipas tij askush nuk doli ta demantoj deklaratën e komandantit të rajonit të Prizrenit që tha se Dehari kishte përdorur medikamente të tepërta.

Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka ndërruar jetë në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës./RTV21/

The post Selmanaj: Nuk guxojmë që dikush të përfitojë politikisht nga vdekja e Deharit (Video) appeared first on Telegrafi.

Zbardhen emrat e pesë kosovarëve që u arrestuan për terrorizëm në Shqipëri

Posted: 09 Nov 2016 01:35 PM PST

Zbardhen detaje të arrestimit të katër të dyshuarve për terrorizëm në Shqipëri dhe shoqërimin e 16 personave të tjerë, mes tyre pesë shqiptarëve nga Kosova.

ABC News ka mësuar emrat e pesë shtetasve shqiptarë të Kosovës, që u ndaluan mbrëmjen e së premtes në Shqipëri bashkë me Ergys Faslin, Bekim Protopapën, Xhezair Fishtin e Medat Hasanin.

Sipas këtyre burimeve kosovarët e arrestuar janë Saber Beha, Taulant Musliu, Shkodran Mustafa, Fidan Ademi dhe Lulzim Kabashi.

Të pesë këta të ndaluar, mësohet se janë mbajtur për disa orë të shoqëruar që më pas i janë dorëzuar autoriteteve të policisë kosovare me cilësinë e të depërtuarve. Arrestimi i tyre mësohet se është bërë gjatë takimit që ata po zhvillonin me dy nga të arrestuarit nga Shqipëria.

Burimet dyshojnë se shkaku i ardhjes së tyre në Shqipëri, ka qenë bashkëpunimi për të koordinuar veprimet e mëtejshme, që dyshohet se ata po përgatisnin për të sulmuar me eksploziv stadiumin "Loro Boriçi" gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Në të njejtën kohë, mësohet se edhe policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa lokalitete në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan ku ka arrestuar 9 persona. Burimet thonë se dy nga këta të arrestuar në Kosovë, kanë pranuar të bashkpunojnë duke treguar edhe planet dhe kontaktet me personat e tjerë për dyshimet e një sulmi terrorist.

Nga ana tjetër, burimet kofidenciale pranë policisë së shtetit i thanë ABC News se dyshohet se personat e arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë, mbanin kontakte të vazhdueshme me shtetas shqiptarë, eksponentë të rrëzikshëm dhe shum aktivë në luftën në Siri e Irak, si pjesë grupit terrorist ISIS.

Për këtë fakt, alarmi për ndonjë sulm të mundshëm është dhënë nga shërbimet sekrete shqiptare dhe partnere, që kanë kërkuar edhe ndërhyrjen për arrestimin e tyre.

Ajo që tashmë dihet, është fakti se operacioni i arrestimit të tyre ëshët zhvilluar mbrëmjen e së premtës, vetëm pak orë nga ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shkodër. Arrestimi i tyre para ceremonisë, burimet thonë se është kryer për të evituar ndonjë incident të mundshëm gjatë meshës së lumturimit që u zhvillua në Shkodër. /abc.news/

The post Zbardhen emrat e pesë kosovarëve që u arrestuan për terrorizëm në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Pacolli: Në vitin 2013 refuzova takimin me Donald Trump (Video)

Posted: 09 Nov 2016 01:21 PM PST

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk e ka fshehur gëzimin, por as pritjet e tij, tash kur SHBA-të do të drejtohen nga republikani Donald Trump, gjatë katër viteve të ardhshme.

Pacolli në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se presidentin e porsazgjedhur amerikan dhe familjen e tij i njeh personalisht, ndërsa beson fuqishem se Trump, vetëm sa do ta forcojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Sipas tij qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye të kenë frikë se do të mbesin jashtë agjendës së Washingtonit.

"Ai në atë kohë ka qenë mbështetës i madh i pavarsisë së Kosovës dhe këtë doktrinë ai do ta forcojë edhe më tepër. Ai e do një Kosovë të pavarur 100%", tha Pacolli.

Pacolli iniston se Trumpin e ka takuar me herët, ndërsa tregon se Presidenti i ardhshëm nuk ka nostalgji për serbët.

Diskursi i Trump, sipas Pacollit, do të ndryshojë dhe se ato deklaratat për raportet me Rusinë, për myslimanët dhe emigrantët janë asgjë më shumë se pjesë e fushatës elektorale.

Madje, kreu i AKR-së ka rrëfyer një rast kur ka refuzuar një takim me Trumpin në vitin 2013 në New York.

“Ka qenë në vitin 2013, isha i angazhuar tërë ditën me takime të tjera për njohjen e Kosovës, dhe preferova të anuloj takimin me Trump. Për ta realizuar një takim tjetër me të, bashkpunëtorët e ma zënë për të madhe këtë gjë. Për mua çdo herë ishte me rëndësi Kosova dhe takimi me Trump ishte për shkak biznesi, por preferova të merrem me vizitat për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pacolli nuk e ka përjashtuar mundësin që të tentoi ta sjell për vizitë Trumpin në Kosovë megjthëse shton se këtë do ta bëntë sigurt nësë do të ishte president. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

The post Pacolli: Në vitin 2013 refuzova takimin me Donald Trump (Video) appeared first on Telegrafi.

Gaxherri: Drejtori i Burgut të Prizrenit duhet të jap dorëheqje

Posted: 09 Nov 2016 01:05 PM PST

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, duke folur për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ka thënë se nëse nuk kemi veprime penale të paktën është dashur të kemi veprime morale.

"Duhet të ketë një konsekuencë morale. Dikush është dashtë me dhanë dorëheqje, sidomos prej stafit të spitalit, por kjo nuk është një praktikë për Kosovën.

"Drejtori i burgut është dashtë me u nis prej aspektit si prind dhe të jap dorëheqje", ka thënë Gaxheri në emisionin "Republika" të Tribuna Channel.

Ajo ka shtuar se burgjet duhet të kenë siguri për çdo të burgosur.

"Unë nuk e di a është vetëvrasje a vrasje, por për secilën ka përgjegjësi stafi i atij burgu. Aty ka njerëz të ndryshëm që paguhen nga taksat e qytetarëve që ata të burgosur të sigurohen. Ata është dashur të jenë aty" ka shtuar Gaxherri.

Ajo ka thënë se nuk mund të interferojnë në drejtësi por se dikush duhet të jap përgjegjësi për rastin./GazetaTribuna/

The post Gaxherri: Drejtori i Burgut të Prizrenit duhet të jap dorëheqje appeared first on Telegrafi.

Veseli merr çmim për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit

Posted: 09 Nov 2016 12:48 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori çmimin për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit, nga Universiteti i Sheffield – Dega e Selanikut, në një ceremoni të organizuar sot në Prishtinë.

Para studentëve, ish-studentëve dhe drejtuesve të këtij institucioni arsimor, kryeparlamentari Veseli falënderoi Universitetin e Sheffield-it për titullin e akorduar dhe për mundësinë që u ofrohet të rinjve nga Kosova të studiojnë në bankat e këtij universiteti.

Më pas, kryetari Veseli foli për nevojën e ngritjes së kapaciteteve arsimore në Kosovë, si parakusht për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Ai tha se Kosovës sot i duhet një transformim i fuqishëm ekonomik, i cili do t'i mundësonte asaj zgjidhjen e një varg problemeve që vijnë si pasojë e papunësisë.

"Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ndihem aspak krenar që Kosova ende ballafaqohet me papunësi të madhe të rinisë së saj dhe me probleme të varfërisë", theksoi kryetari Veseli.

Ai iu bëri thirrje të rinjve që të jenë më aktivë në fushat ku veprojnë dhe të marrin përgjegjësi për zhvillimin dhe përparimin e vendit. /Telegrafi/

The post Veseli merr çmim për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit appeared first on Telegrafi.

Tomë Gashi tregon si duket shishja që iu gjet në fyt Deharit (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 12:00 PM PST

Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në lidhje me vdekjen e Deharit dhe ka prezantuar shishen që është gjetur në fytin e të ndjerit.

Gashi, duke përshkruar provat në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër.

shishja

"Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër", ka thënë Gashi.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka theksuar se ky institucion dhe i tërë ekipi janë në vlugun e mbledhjes së fakteve rreth rastit.

Hoxha pohoi se Dehari është nxjerrë nga qendra e paraburgimit me shenja jete.

"Me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit. Ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital", ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, rastit i është dhënë primati, duke caktuar edhe ekip shtesë, duke shtuar se qelinë ku ka qëndruar i ndjeri Dehari e kanë mbyllur dhe nuk do ta përdorin fare derisa të përfundojnë hetimet.

The post Tomë Gashi tregon si duket shishja që iu gjet në fyt Deharit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :