Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjashtë klubet që u shpallën kampion dhe befasuan botën po aq sa Trump (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Gjashtë klubet që u shpallën kampion dhe befasuan botën po aq sa Trump (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Gjashtë klubet që u shpallën kampion dhe befasuan botën po aq sa Trump (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 03:34 PM PST

Bota (ne së paku) u zgjuam me lajmin se Donald Trump është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë u befasuam pasi në shikim të parë dukej se Hillary Clinton do të fiton dhe atë bindshëm.

"Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj"- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

Kjo ishte një fitore e madhe pas një fushate të gjatë, ashtu sic kanë bërë disa ekipe në sezonet e fundit, transmeton Telegrafi.

Më poshtë keni gjashtë ekipet të cilat befasuan botën pasi u shpallën kampion.

6.Bursaspor (2009/10)

Bursaspor v Besiktas - Super League

Kampion në kampionatin elitar (Super Ligë) në Turqi.

5.Boavista (2000/01)

5822fd015ffd629862000002

Kampion në kampionatin elitar në Portugali.

4.Atletico Madrid (2013/14)

Club Atletico De Madrid Celebrates La Liga Title

Kampion në La Liga.

3.Kaiserslautern (1997/98)

GERMANY - MAY 09: FUSSBALL: 1. BUNDESLIGA 97/98, 09.05.98, HAMBURGER SV - KAISERSLAUTERN 1:1, KAISERSLAUTERN DEUTSCHER MEISTER 1998, Andreas BREHME mit Schale (Photo by Bongarts/Getty Images)

Kampion në Bundesligë.

2.Montpellier (2011/12)

Montpellier's football club players cele

Kampion në Ligue 1.

1.Leicester City (2015/16)

Kampion në Ligën Premier.

Kampion në Ligën Premier.

The post Gjashtë klubet që u shpallën kampion dhe befasuan botën po aq sa Trump (Foto) appeared first on Telegrafi.

Trajnerët me karakter po aq të fortë sa Trump (Foto/Video)

Posted: 09 Nov 2016 03:04 PM PST

Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

70-vjeçari mposhti Hillary Clinton dhe duke befasuar të gjithë u bë presidenti i 45-të në historinë e Amerikës.

Lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me atë të Trump (Foto/Video) Lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me atë të Trump (Foto/Video)

Trump shpeshherë është kryetemë e medive botërore për shkak të personalitetin dhe karakterit të tij të rëndë, ashpër dhe të fortë, por që në fund iu shpagua.

Edhe futbolli ngjason me politikën, pasi duhet të menaxhosh, transmeton Telegrafi.

Nisur nga kjo ne më poshtë kemi përpiluar një listë me trajnerët që kanë karakter të ngjashëm me presidentin e SHBA-së.

Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto) Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto)

Jurgen Klopp

Ne nuk e dimë nëse për mirë apo për keq, por Trump do të revolucionarizojë botën me politikat e tij. Në këtë kuptim, ai që ka revolucionarizuar për të mirë, disa klube të futbollit, ka qenë dhe është Klopp. Gjermani arriti me Borussia Dortmunin në finale të Ligës së Kampionëve, me Liverpoolin në atë të Evropës dhe tani është në krye të Ligës Premier.

Jose Mourinho

Mund të themi se Donald Trump është ‘Special One’ i politikës. Mund të ju duket e drejtë apo e gabuar, por ata kanë një karakter unik dhe nuk qëndrojnë indiferent ndaj asgjëje dhe askujt.

Roy Keane

FBL-EURO-2016-IRL-PRESSER

Ashtu si Trump, ai ka demonstruar se nuk i pëlqen ta ngacmojnë. Nëse ndihet i sulmuar, ai kthehet duhet sulmuar dhe atë fort.

Paolo Di Canio

Ish-trajner i Sunderlandi dhe lojtar i skuadrave si Lazio, Milan, Juventus e West Ham ka pasur një karrierë të shoqëruar me skandaleve, shumica prej tyre në lidhje me ideologjinë e tij politike. Por, mbahet mend sulmi drejt gjyqtarit dhe dënimi prej 11 ndeshjeve.

Carletto Mazzone

Ai drejtoi klube italiane si Fiorentina, Roma, Napoli e Bologna dhe njihej për karakterin e fortë dhe se shpërthente lehtë, me raste i vetëm ndaj të gjithëve, ashtu si Trump.

Të tjerë që vlen të përmendur: 

Alan Pardew

HULL, ENGLAND - MARCH 01: David Meyler of Hull City clashes with Alan Pardew, Manager of Newcastle United during the Barclays Premier League match between Hull City and Newcastle United at KC Stadium on March 1, 2014 in Hull, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Ai shkoi aq larg, sa goditi me kokë lojtarin kundërshtar.

Felix Magath

FBL-ENG-PR-STOKE-FULHAM

Sam Allardyce

Sam Allardyce admitted an "error of judgment" today after his career as England manager came to a humiliating end following controversial comments made to undercover reporters. / AFP / PAUL ELLIS (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

/Telegrafi/

The post Trajnerët me karakter po aq të fortë sa Trump (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Szczesny: Juve nuk është skuadër më e mirë se Roma

Posted: 09 Nov 2016 02:47 PM PST

Wojciech Szczesny mendon se Juventusi nuk është skuadër më e mirë se Roma dhe beson se mund ta fitojë titullin.

Giallorossët janë katër pikë prapa kampionit në fuqi, i cili e ka fituar Scudetton në pesë vitet e fundit.

"Objektivat e Romës? Scudetto, Europa League dhe Kupa e Italisë", ka thënë portieri në një intervistë për Laczynaspilka.

"Roma ka ambicie dhe traditë, si edhe një skuadër të mirë. Juventusi është favorit, por Roma është një prej skuadrave që mund ta rrëzojë nga froni".

"Të gjithë lëshojnë pikë në Serie A, madje edhe Juventusi. Nuk mendoj se Zonja e Vjetër është shumë më e mirë se Roma", ka shtuar Szczesny. /Telegrafi/

The post Szczesny: Juve nuk është skuadër më e mirë se Roma appeared first on Telegrafi.

Pioli: E gjithë familja ime ishin tifozë të Interit

Posted: 09 Nov 2016 02:40 PM PST

Stefano Pioli është i lumtur, krenar dhe ambicioz që ta kthejë Interin aty ku e meriton.

Trajneri italian u konfirmua këtë javë në krye të Nerazzurrëve dhe tash e ka dhënë intervistën e parë për Inter Channel.

"Po, mund të themi se ky është Interi im. Jam shumë i lumtur krenar dhe ambicioz për të nisur këtë aventurë të re në mënyrën më të mirë. Tash duhet të mësohem me ambientin dhe të gjithë që punojnë këtu".

Tri ndeshjet e para të Piolit në krye të Inter, secila më e vështirë se tjetra Tri ndeshjet e para të Piolit në krye të Inter, secila më e vështirë se tjetra

"Lojtarët do të jenë në dispozicion, presim punë cilësore – ne jemi Interi dhe kemi cilësi për të pasur sukses".

"Bologna-Inter ishte ndeshja ime e parë si fëmijë, e gjithë familja ime ishin tifozë të Interit dhe u rrita me këngë të dedikuara për Beccalossi dhe Pasinato", ka treguar Pioli. /Telegrafi/

The post Pioli: E gjithë familja ime ishin tifozë të Interit appeared first on Telegrafi.

Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani

Posted: 09 Nov 2016 02:31 PM PST

Mati Fernandez thotë se është ëndërr për të që po luan te Milani, ndërsa mezi pret të luajë në Derby della Madonnina.

Kiliani debutoi për Rossonerët në fitoren ndaj Palermos në fundjavën që shkoi, ndërsa po qëndron te kuqezinjtë si i huazuar nga Fiorentina.

"Jam shumë i kënaqur me debutimin tim me Milanin. Është vërtet një ëndërr që gjendem këtu. Kam dashur të stërvitem me skuadrën dhe të luaj në dy muajt e fundit".

Zyrtare: Mati Fernandez i bashkohet Milanit Zyrtare: Mati Fernandez i bashkohet Milanit

"Në ditët e para në Milanello, trajneri Montella bënte shaka me faktin se u lëndova para se të shkelja këtu".

"Të gjithë stërvitemi që të futemi në njëmbëdhjetëshin startues dhe të gjithë punojmë shumë për ta ndihmuar skuadrën, por në fund, vendimi është i trajnerit", ka thënë Fernandez për Milan TV. /Telegrafi/

The post Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani appeared first on Telegrafi.

Lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me atë të Trump (Foto/Video)

Posted: 09 Nov 2016 02:26 PM PST

Siç e dini Donald Trump tashmë ka marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kandidati republikan mposhti Hillary Clinton dhe befasoi të gjithë. 70-vjeçari u bë presidenti i 45-të në historinë e Amerikës.

Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto) Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto)

Trump komentohet shpesh për personalitetin e tij të rëndë dhe të ashpër, por që në fund iu shpagua.

Shumë nga ne mund mos ta pëlqejmë, por ai ka një karakter të fortë, që e ka bërë atë një lider, tashmë me pushtet, transmeton Telegrafi.

"Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj"- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

Në këtë kuptim, më poshtë kemi përpiluar një listët me lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me presidentin e SHBA-së.

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ashtu siç është Donald Trump tani personi më i fuqishëm në botë. Ata kanë një karakter të njëjtë, duan të arrijnë gjithçka me çdo kusht.

Joey Barton

VIRGINIA WATER, ENGLAND - MAY 25: Footballer Joey Barton looks on during the Pro-Am prior to the BMW PGA Championship at Wentworth on May 25, 2016 in Virginia Water, England. (Photo by David Cannon/Getty Images)

Joey Barton është një specialist në krijimin polemikash, ashtu si Trump. Ka pasur shumë shpërthime, sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale. Përveç kësaj, të dy ndajnë një simpati për golfin.

Mario Balotelli

Sulmuesi italian është një nga ta që nuk i bindet askujt dhe asgjëje. Ai gjithmonë ka shkaktuar polemika dhe shfaqje të mëdha. Megjithatë, këto nuk e kanë penguar atë të arrije suksese dhe të fiton disa tituj.

Eric Cantona

LONDON, UNITED KINGDOM - JUNE 22: French international Eric Cantona kicks off the British leg of the Kronenburg beach football cup in Hyde park in Central London 22 June 2001. The tournament runs for three days with teams from England, France, Switzerland and Spain. (Photo credit should read HUGO PHILPOTT/AFP/Getty Images)

Nëse Trump është “Djali i keq” i politikës, Cantona do të ishte homologu i tij në botën e futbollit. Karriera e ish-yllit i Manchester Unitedit fatkeqësisht ka dhe pjesën e saj jo të mirë, francezi shkoi aq larg sa goditi një tifoz në tribuna.

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan është gjithashtu një lojtar unik. Ajo që disa e quajnë mburrje, të tjerët e quajnë si vetë-besimit, me raste edhe i tepruar. Ai është një nga më të mirët në botë, e thotë dhe ai. Ka një personalitet shumë të ngjashëm me Trump, besimi dhe bindja i kanë dhënë shumë rezultate në karrierë.

John Terry

john-terry-vs-wayne-bridge

Natyrisht që edhe Terry duhet të ishte pjesë e kësaj liste, për shkak se përbashkëta me Trump është se ata janë lider dhe kanë simpati të madhe për femrat, edhe nëse ato janë të miqve. Anglezi është i njohur për skandalin që kishte me gruan e bashkëlojtarët të tij Wayne Bridge. /Telegrafi/

 

The post Lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me atë të Trump (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Juve akoma e do Matuidin

Posted: 09 Nov 2016 02:23 PM PST

Edhe pse Paris Saint-Germaini i ka ofruar kontratë të re, Juventusi vazhdon ta monitorojë Blaise Matuidin.

Mesfushori francez ishte pranë të kalonte te Bianconerët në verë, por kampioni francez u tërhoq nga marrëveshja në minutat e fundit.

Matuidi konfirmoi të martën se i është ofruar kontratë e re, mirëpo nuk premtoi se a do të qëndronte në Parc des Princes.

Përveç rinovimeve, Juventusi përcjell edhe këta katër yje Përveç rinovimeve, Juventusi përcjell edhe këta katër yje

Tash Tuttosport raporton se Juve akoma interesohet për nënshkrimin e lojtarit, por është në pritje të shohë se çfarë do të ndodhë me PSG-në.

Kontrata aktuale e Matuidit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, prandaj nëse nuk e rinovon, do të jetë në dispozicion me çmim shumë më të lirë në verën e vitit 2017. /Telegrafi/

The post Juve akoma e do Matuidin appeared first on Telegrafi.

Interi angazhon Samuelin që Piolit mos t’i ndodhë ajo që u ndodhi Mancinit dhe De Boerit

Posted: 09 Nov 2016 02:07 PM PST

Ish-mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, do të përfshihet në ekipin e Stefano Piolit nga java e ardhshme.

Argjentinasi është pritur të angazhohej si asistent i trajnerit të ri, mirëpo kur u angazhua Pioli, ai nuk ishte pjesë e stafit.

Tash ANSA raporton se Samuel do të marrë një rol te Nerazzurrët, por nuk do të fillojë punën e re deri në javën e ardhshme.

Ai nuk do të jetë asistent, por një lloj menaxheri ekipor, përgjegjës për ndërlidhjet në zhveshtore, mes lojtarëve dhe trajnerit.

Interi nuk e deshi ndryshimin Interi nuk e deshi ndryshimin

Si një ish-futbollist i Interit, ai do të ketë lidhje më të mirë me skuadrën e tashme për të shmangur mosmarrëveshjet mes trajnerit dhe lojtarëve, ashtu siç ndodhi me Roberto Mancinin dhe Frank de Boerin. /Telegrafi/

The post Interi angazhon Samuelin që Piolit mos t'i ndodhë ajo që u ndodhi Mancinit dhe De Boerit appeared first on Telegrafi.

Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 01:27 PM PST

Donald Trump fitoi në garën presidenciale ndaj Hillary Clinton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast Trump u bë presidenti i 45-të në histori SHBA-së dhe kjo ishte një befasi për të gjithë.

"Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj"- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

Por, futbolldashës e keni menduar se si do të dukej kabineti i 70-vjeçarit në krye me futbollistët dhe njerëzit që merren me futboll? Në rast se jo, atëherë ju ftojmë të shikoni më poshtë, transmeton Telegafi.

16.Zëvendëspresident: John Terry

Chelsea won the game 5-0. / AFP / Glyn KIRK / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read GLYN KIRK/AFP/Getty Images)

Kapiten, lider, legjendë, por edhe një mik i mirë i bashkëshorteve të bashkëlojtarëve. Në rast se Trump do t’ia besonte dikujt postin e zëvendëspresidentit, me siguri do ishte mbrojtësi anglez i Chelseat.

15.Sekretar i Shtetit: Jamie Vardy

Leicester City's English striker Jamie Vardy celebrates after scoring during the English Premier League football match between Leicester City and Swansea City at King Power Stadium in Leicester, central England on August 27, 2016. / AFP / OLI SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read OLI SCARFF/AFP/Getty Images)

Nëse ka një njeri që mund të përballej me akuza të shumta është Jamie Vardy. Në këtë fushë Vardy dhe Trump do ishin aleatë të përkryer.

14.Sekretar i Thesarit: Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo Signs New Contract at Real Madrid

Djema, Cristiano Ronaldo ka shumë para, por shumë, shumë ama, sa që nuk do të ishte problem t'ia besoje pasurinë e shtetit.

13.Sekretar i Mbrojtjes: Marco Materazzi

marco-materazzi

Njeriu i përsosur për të kryesuar njësinë mbrojtëse të Trump. Do të ishte po ashtu shumë i frikshëm edhe për shtetet armike.

 12.Prokuror i Përgjithshëm: Lionel Messi

messi-trump

Taksat? Një koncept shumë i dëgjuar kohëve të fundit për argjentinasin. Me shumë mundësi i ka perfeksionuar ato.

11.Sekretar i Bujqësisë: Sergio Busquets

occhio_01_672-458_resize-672x397

Shumica e futbollistëve kanë pak njohuri për barin, edhe pse duhet të dinë pasi në fund të fundit loja e futbollit është e mishëruar me barin. Por, jo edhe ylli i Barcelonës, të cilit i pëlqen të mbajë topin në tokë, të hapë dhe qarkullojë lojën më të mirë se pothuajse çdokush tjetër. Por, shpeshherë atij i pëlqen të jetë në kontakt me tokën dhe barin.

Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto) Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto)

10.Sekretari i Punëve të Brendshme: Gennaro Gattuso

82739592_p61_119840c

Në krye të saj mund të ishin shumë lojtarë, por mirë do të ishte ta drejtonte i madhi Gennaro Gattuso.

9.Sekretari i Tregtisë: Jorge Mendes

 / AFP / JACK TAYLOR (Photo credit should read JACK TAYLOR/AFP/Getty Images)

Mund të mos jeni tifoz i tij, apo mos ta pëlqeni atë, por Mendes di si të bëjë biznes. Njëherësh, ai ka një vajzë po aq atraktive sa ajo e Trump, Ivanka.

8.Sekretar i Punës: Jose Mourinho

jose-mourinho-chelsea_3380551

“Sekretari i Punës? Qëllimi i këtij departamenti është të nxisë, promovojë dhe rritë mirëqenien e rrogëtarëve dhe punëkërkuesve në SHBA, pra përmirësimi kushteve të punës, avancimin i mundësive për punësim fitimprurës dhe të sigurojë përfitime të lidhura me punën dhe të drejtat e saj. Se e zgjatëm pak, në krye të saj duhet të jetë Jose Mourinho. Ai gjithmonë thirret për të ngritur nivelin e skuadrës dhe është një nga ata që nxjerr çdo gjë nga lojtarët e tij.

7.Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore: Danny Ings

FBL-ENG-LCUP-LIVERPOOL-TOTTENHAM

Na vjen keq, por Ings mund ta shfrytëzonte këtë edhe për të mirën e vet, por në rast se i duhet një zëvendës, atëherë aty është Abou Diaby.

6.Sekretari i Strehimit dhe Zhvillimit Urban: Raheem Sterling

exterior_and_sterling-xlarge_trans2oueflmhzzhjcyuvn_gr-bvmxc2g6irfbtwdjolshwg

Në rast se gjërat nuk shkojnë mirë, anglezi mund të strehonte shumë njerëz pasi i pëlqen të investojë në pasuri të patundshme.

5.Sekretari i Transportit: Arturo Vidal

29b6f29e00000578-0-image-m-8_1434564779531

Ka shumë histori për të treguar nga jeta e tij dhe me këtë rast do të mësonte edhe për vete. Por, kilianit gjithsesi i duhet një shofer, pasi kur është në timon, di të shkaktojë vetëm probleme.

4.Sekretari i Energjisë: N’Golo Kante

ad_214724603-e1470319703457

Ky njeri nuk ndalet kurrë dhe ai është i krijuar për të drejtuar Departamentin e Energjisë.

3.Sekretari i Arsimit: Mario Balotelli

mario-balotelli-v-inter-milan

A ka njeri me më shumë edukatë, respekt, shkollim se Balo? Nuk besojmë, këtu mbyllet diskutimi.

2.Sekretari i Çështjeve të Veteranëve: Francesco Totti

Roma's forward Francesco Totti celebrates by taking a "selfie" with fans after scoring a second goal during the Italian Serie A football match on January 11, 2015 at Rome's Olympic stadium. AFP PHOTO / ANDREAS SOLARO (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

Me 40 vjet në supe, ai ka energjinë të merret me çdo veteran, nëse është nevoja edhe personalisht.

1.Sekretari i Sigurisë Kombëtare: Luis Suarez

Soccer Fans Mock Suarez Biting Incident At World Cup

Të gjithë e mbajmë mend kafshimin e tij në Kupën e Botës. Në kohë kur teknologjia ushtarake po rritet me hapa gjigantë, Amerika do t’i sfidonte të gjithë me armën e tyre të re, 'Kafshimi me dhëmbë’. /Telegrafi/

The post Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj”- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video)

Posted: 09 Nov 2016 11:49 AM PST

"Mirëdita fëmijë të apokalipsit. Në rast se nuk keni dëgjuar, Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës", kështu fillon shkrimi përmbledhës i 90min.com.

Por, faqja angleze e lartpërmendur nuk ishte e vemja e inatosur me zgjedhjen e amerikanëve për president.

Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto) Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli (Foto)

Shumë lojtarë, njerëz të futbollit dhe tifozë reaguan ashpër në rrjetet sociale pas zgjedhjet së Trump, transmeton Telegrafi.

Disa nga reagimit mund t'i shikoni më poshtë:

"Nuk po besoj se çfarë po shikojë. Kjo është turpëruese", ka shkuar Jan Vertonghen (Mbrojtësi i Tottenahmi).

'Do doja të flisja me dikë që më të vërtetë është pro Trumpit, të shikoja se çfarë po ndodhë në kokat e tyre, nuk po arrij ta gjejë", edhe një herë belgu Vertonghen.

"Ëndrra ime për MLS ka përfunduar?", ka shkruar mesfushori i Bayerit, Javi Martinez.

"Çfarë dreqi ka ndodhur, le t'i vendosim të gjithë idiotët në krye dhe të shohim pastaj se çfarë do të ndodh", ka shkruar kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.

"Presidenti Trump. Vetëm në Amerikë", ka shkruar futbollisti problematik anglez, Joseph Barton.

"Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme", ka shkruar Gary Linker.

"Jam tejet i intriguar të shoh se kush do të jetë presidenti i ardhshëm! Do të zbres nga gardhi dhe do të them se Trump do të fitojë, edhe pse do të kisha votuar për Hillary Clinton", ka shkruar Sean St Ledge, bashkëlojtar i Shkëlzen Gashit te Colorado Rapids.

E mbani mend rrëshqitjen e famshme të Steven Gerrard ndaj Chelseat? Ajo është rikthyer në skenë.

Ja kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës:

LAJMI I FUNDIT: Arsenali ka përfunduar në vendin e katër në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

The post "Nuk mund të besoj se çfarë po shikoj"- kështu reagoi bota e futbollit pasi Trump u zgjodh president (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :