Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjermani, bastisen xhami dhe zyra, ndalohet grupi që rekrutonte ushtarë për ISIS” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Gjermani, bastisen xhami dhe zyra, ndalohet grupi që rekrutonte ushtarë për ISIS” plus 9 more Gazeta SHQIP


Gjermani, bastisen xhami dhe zyra, ndalohet grupi që rekrutonte ushtarë për ISIS

Posted: 15 Nov 2016 02:07 AM PST

_92445786_mediaitem92445783Policia gjermane ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në mbarë vendin, duke bastisur zyra, xhami, apartamente dhe zyra që dyshohet se kanë lidhje me grupin islamik.

Bastisjet erdhën pasi qeveria ndaloi grupin, i cili akuzohet për rekrutim të luftëtarëve për ISIS. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme deklaroi se nuk ka të dhëna që grupi “DWR” kishte planifikuar sulme. Ajo tha se grupi kishte shkelur kushtetutën dhe kishte nxitur urrejtje.

Disa nga luftëtarët e ISIS që kanë shkuar në Lindjen e Mesme, kishin kontakte me organizatën para se të niseshin.

Sipas autoriteteve gjermane, rreth 900 persona kanë lënë Gjermani, për t’iu bashkuar ISIS në Siri dhe Irak.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fushatë sensibilizuese kundër armëve, T’i mbledhim të gjitha, kanë marrë mijëra jetë

Posted: 15 Nov 2016 02:01 AM PST

tahiriMinistria e Brendshme, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese të quajtur "Mos gjuaj por duaj", me qëllim mbledhjen e të gjitha armëve pa leje. I pranishëm në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ministri i Brendshëm, Saimir Tahitri tha se policia e shtetit do të shkojë shtëpi më shtëpi për të sensibilizuar qytetarët për rrezikun që vjen nga armët pa leje

"Do nisim një fushatë të gjerë në çdo qytet, fshat e shtëpi për mbledhjen e armëve pa leje.

Nuk është detyrë e lehtë por fitorja më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje. Armët pa leje kanë marrë jetën e mijëra shqiptarëve", tha ministri Tahiri.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

7 gjëra që nuk duhet t’i bëni asnjëherë sapo zgjoheni në mëngjes

Posted: 15 Nov 2016 02:00 AM PST

Mënyra se si e nisni mëngjesin zakonisht përcakton edhe tonin e pjesës tjetër të ditës. Nëse e nisni pa energji dhe dita rezulton të ketë qenë jo produktive, me siguri ke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit. ja gabimet që duhet të shmangni në mëngjes për të pasur një ditë më të mbarë.

  1. Mos e fikni alarmin e orës

oraSpecialistët e gjumit thonë se alarmi i orës nuk është një ide e mirë. E vërteta është se sa herë e fikni alarmin për t'u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi të cili nuk mund ta përfundoni. Kështu që kur zgjoheni, ndiheni shumë të lodhur dhe përtacë.

  1. Mos qëndroni shtirë në shtrat

Kur zgjoheni, shtrijini këmbët dhe krahët teksa jeni ende në shtrat. Sa më shumë të shtriqeni, aq më shumë të sigurt dhe të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke u strukur në shtrat si mace, priren të jenë më të stresuar dhe të përgjumu gjatë ditës.

  1. E-maili nuk duhet të jetë asnjëherë gjëja e parë që shihni

ora1Hapja e e-mailit menjëherë sapo zgjoheni mund t'iu shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëni më tej. Përqendrohuni në veprime produktive në vend që të rrëmoni inbox-in.

  1. Rregulloni shtratin

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, rregullimi i shtratit është i lidhur me produktivitetin e pjesës tjetër të ditës. Përveç kësaj, ky zakon i rëndësishëm është hapi i parë për të ndihmuar zakonet e tjera të mira të marrin rrugë.

  1. Shmangni konsumimin e kafesë

ora2Nëse jeni nga ata njerëz që konsumojnë një filxhan kafe sapo zgjohen në mëngjes, është koha ta rishikoni këtë zakon. Mes orës 8-9 të mëngjesit, trupi ynë prodhon një sasi të madhe të hormonit të rregullimit të energjisë të quajtur kortizol. Nëse konsumon kafe përpara orës 9.30, trupi do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe ju do të keni më pak energji

  1. Mos u çoni në errësirë

Ora e brendshme e trupit tonë është e ndjeshme ndaj dritës dhe errësirës. Në qoftë zgjoheni në errësirë truri juaj mund të hutohet dhe të bëjë që ju të ndiheni të përgjumur. Hapni perdet, dhe në qoftë se jashtë është ende errësirë kur jeni zgjuar, ndizni një dritë.

  1. Zakonet janë gjithçka

Sipas shkencëtarëve, vullneti juaj është i kufizuar dhe nëse e shpenzoni duke bërë gjëra të vogla e të parëndësishme duke zgjatur mëngjesin tuaj, gjatë ditës do të keni më pak energji. Përqendrohuni të bëheni gati, krijoni një rutinë që ju lejon të lëvizni në 'mënyrë automatike' në mëngjes dhe ruajini rezervat e vullnetit për pjesën tjetër të ditës.

S.M

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gramsh, goditet një rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, procedohen penalisht 3 persona

Posted: 15 Nov 2016 01:50 AM PST

drureNë  zbatim  të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes ë paligjshme të pyjeve, specialistët  për Krimet, në  Komisariatin e Policisë Gramsh,  bënë referimin e materialeve ndaj tre shtetasve: M.N, 49 vjeç, banues në fshatin Gjyralë Cërrik; J.S, 46 vjeç, banues në fshatin Gjyralë Cërrik dhe  B.E, 52 vjeç, banues në fshatin Kabash Gramsh.

Ndaj tyre, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan  pasi në fshatin Kabash, duke drejtuar automjetet e tyre,  u ndaluan  dhe u konstatuan duke transportuar  17 m3  lëndë drusore pa leje dhe pa  dokumentacion përkatës

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet ministri i Ekonomisë së Rusisë, dyshohet se ka marrë ryshfet

Posted: 15 Nov 2016 01:31 AM PST

_92446019_gettyimages-451796828Ministri i Ekonomisë së Rusisë, Alexei Ulyukayev është arrestuar, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet. Nga investigimet e kryera rezulton se ai ka marrë një shumë prej 2 milionë dollarësh.

Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv që çoi gjigandin e naftës Rosneft në blerjen e 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, Bashneft.

Ai është zyrtari më i lartë rus që arrestohet që nga grushti i shtetit i vitit 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik.

“Ai u kap në flagrancë duke marrë ryshfet”, tha zëdhënësja e Komitetit Investigativ Svetlana Petrenko. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet 8-15 vite.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turi i fundit presidencial, Obama mbërrin në Athinë nën kushte ekstreme sigurie

Posted: 15 Nov 2016 01:29 AM PST

obamnaPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka nisur turin e fundit të udhëtimeve si president të cilin e ka nisur nga Greqia.

Obama ka mbërritur në aeroportin e Athinës në orën 11:00 me orën ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes.

5000 policë dhe 500 agjentë sekretë janë në terren për mbrojtjen e sigurisë së presidentit, ndërkohë që janë mbyllur shkollat dhe transporti publik.

Një nga qëllimet kryesore të kësaj vizite është që Obama të sigurojë aleatët se edhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të ruajë të njëjtën linjë strategjike marrëdhëniesh me të gjithë vendet duke përfshire edhe NATO-n. Pas Greqisë, Obama do të vizitojë Perunë dhe Gjermaninë.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, 90-vjeçari shtyp me makinë 45-vjeçaren shqiptare teksa kthehej nga puna

Posted: 15 Nov 2016 01:12 AM PST

fotoNjë shtetase shqiptare ka humbur jetën në Itali në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur  në komunën Ponsacco, në provincën e Pizës.

Mediat italiane raportojnë se shtetasja shqiptare Diana Brahimi, 45 vjeçe po kthehej si çdo mbrëmje në këmbë nga puna, kur është aksidentuar për vdekje nga një makinë e drejtuar nga një shtetas italian, 90-vjeçar.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në trotuar ku po kalonte 45-vjeçarja shqiptare e cila ka humbur jetën menjëherë nga përplasja e fortë.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pukë, shkëndija elektrike djeg shtëpinë, 10 banorë në qiell të hapur

Posted: 15 Nov 2016 12:51 AM PST

Shtepia e djegur
Foto ilustruese

Një shtëpi në fshatin Mzi është përfshirë nga flakët gjatë natës. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Raportohet vetëm dëme të shumta materiale të shumta. 10 banorët e familjes kanë mbetur në qiell të hapur.

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Divjakë, një 17-vjeçar qëllohet me thikë nga një bashkëmoshatar

Posted: 15 Nov 2016 12:36 AM PST

thikeNjë 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës, pasi ka qëlluar me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Policia ka arritur të vërë në pranga shtetasin E.P, i cili për motive ende të paqarta ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A.B, 17 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

DUKE ËNDËRRUAR QË TË TA MUNDIN ARMIKUN TËND

Posted: 15 Nov 2016 12:30 AM PST

Alfred Peza

alfred peza fcKa një kulturë ndër njerëzit e varfër e të pafuqishëm përballë të tjerëve që janë më të pasur e të fortë se ata, që të ëndërrojnë gjithë jetën që dikush të vijë, e t'ia ndryshojë një ditë të bukur këtë realitet. E ky përfytyrim vjen herë në formën e xhaxhait a dajës nga emigracioni. Herë nëpërmjet njeriut më të pasur të fisit. Fshatit. Qytetit. Apo të vendit. Në formën e një lotarie fati, loto-sporti, apo të një takimi me dikë shumë të pushtetshëm, që ia ndryshojë jetën. Hallet e tij do të marrin fund njëherë e përgjithmonë, dhe pas kësaj ai do të jetojë si një "zengjin" i vërtetë. Duke pasur mundësi që të fillojë të hakmerret, për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur e të munguar, nga vuajtjet e mundimet që ka kaluar në jetë.

Kjo miniaturë sipas teorive sociologjike, është pothuajse pikë për pikë, edhe një strukturë mentale e popujve historikisht të varfër, të pushtuar e copëzuar, të pafuqishëm përballë dallgëve të udhëtimit nëpër breza. Fqinjëve më të fuqishëm e grabitqarë; pushtuesve; perandorive, e kështu me radhë. Edhe popujt si individët, prej shekujsh të pafuqishëm për ti rezistuar realitetit, të pamundur për t'ia dalë që të rivendosin ekuilibrat më të fuqishmit, kanë filluar veç perëndisë, ti thërrasin në ndihmë zgjidhjeve "deux ex machina". Në formën e ëndrrës për çlirim nga ndonjë forcë e mbinatyrshme. Nga një superfuqi, apo nga një bashkësi faktorësh, rrethanash e momentesh fatlume, që do t'ia rikthenin një mëngjes, lirinë. Dinjitetin. Rregullin. Qeverinë e mirë. Ligjet e drejta. Udhëheqësit e urtë. Dhe bashkë me to, edhe mbrothësinë. Lumturinë. Prosperitetin. E sigurinë.

E kultivuar për periudha të gjata e breza të shumtë, kjo mënyrë të menduari dhe vepruari, është shndërruar me kalimin e kohës në një mënyrë jetese. E më pas në kulturë. Një kulturë që i ka barë individët dhe popujt që më shumë se të luftojnë për ta marrë në duar fatin e tyre, me punë, me luftë, mund e përpjekje pafund, të bien pre e ëndërrimit ndër breza e shekuj me radhë. Duke fjetur çdo natë me ëndrrën se të nesërmen në mëngjes do të zgjoheshin të lirë, e të pasur. E kështu për vite e vite me radhë, derisa kanë shkuar në atë botë, ashtu siç edhe lindën: Skllevër e bij skllevërish!

Gjurmë të kësaj kulture, këtij mentaliteti dhe kësaj forme të menduari e të vepruari, vazhdojmë të hasim, gjejmë e zbulojmë edhe sot e kësaj dite. Qoftë në formën e individëve, familjeve, grupeve të vogla shoqërore, e deri tek sjellje partish politike dhe liderëve të tyre. Këta të fundit, deri në atë masë sa të gjendur para faktit se gjithnjë e më pak qytetarë i ndjekin, i mbështesin e i votojnë, fillojnë e ëndërrojnë për rrethana aksidentale politike e të jetës shoqërore të vendit, që do ti rikthejnë ata në majën e shkëlqimit të dikurshëm apo të ëndërruar.

Për politikanë partish që shpresojnë se një ditë aleati më i madh do i fali ndonjë copëz pushtet. Apo që më keq akoma, kundërshtarët që për inat të aleatëve të vet, do prishen me ta dhe të nesërmen, do gdhihen së bashku për të rrëzuar armikun në krye të qeverisë dhe ashtu pa pritur, do të rikthehen sërish në kolltukët e dikurshëm. E më keq akoma, ka të tjerë që shkojnë edhe më larg në ëndrrat e tyre të këtij mentaliteti e kulture.

Që ëndërrojnë së do të shfrytëzojnë ndonjë rrethanë gjeopolitike rajonale (për shembull ndonjë zënkë me Greqinë mundësisht dhe ndonjë normalitet marrëdhëniesh me Serbinë). Ndonjë konjukturë ndërkombëtare (Brexit për shembull, për të mos avancuar në procesin e integrimit për në BE). Fitorja e ndonjë Presidenti superfuqie (i SHBA mundësisht) që e presupozojnë armikun e armikut të tyre, i cili do të mund të gdhihet të nesërmen për t'ua hequr qafe atë, që të rikthen ata.

Apo edhe më tej akoma. Për liderë politikë që populli i ka rrëzuar nga pushteti, e meqë atyre sa vjen e i ulet përkrahja dhe i bien shanset që të fitojnë nëpërmjet kauzave, alternativave dhe programeve, ëndërrojnë që populli të ngrihet një ditë të bukur me diell apo me shi e dëborë, e ti bllokojnë rrugën Kryeministrit që kthehet nga një udhëtim jashtë, në aeroport për shembull. Për të rikthyer periudha si ajo e 1997 kur natën firmosnin për pajtim kombëtar dhe ditën i bllokonin rrugën kryeministrit të saj.

Nuk është se janë kaq naivë. Nuk është se nuk e dinë, që kjo gjë, nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë. Ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë në histori, që dikush të të fali diçka, pa e merituar. Por vazhdojnë të ëndërrojnë. Jo vetëm se është një proces që njeriu e ka falas. Por, më shumë se kaq, për diçka krejt tjetër. Mendojnë se kështu, pika- pika. Çdo ditë. Herë duke shpikur diçka, e herë diçka tjetër, ashtu si pika e ujit gërryen gurin, ashtu do ia gërryejnë edhe ata themelet e legjitimitetit të pushtetit armiqve të vet. Duke pritur që më pas ato të kalben e ngrehina e tyre të rrëzohet. Si në atë shprehjen e njohur, të dikujt që tha: "Do të bëhen kumbullat sivjet, se më hahen mua!" Por, të nesërmen ra breshëri dhe i këputi të gjitha lulet.

Related Posts :