Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjosha: Integrimi varet nga zhbllokimi i Vettingut, Merkel na mbështet” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Gjosha: Integrimi varet nga zhbllokimi i Vettingut, Merkel na mbështet” plus 9 more Gazeta SHQIP


Gjosha: Integrimi varet nga zhbllokimi i Vettingut, Merkel na mbështet

Posted: 29 Nov 2016 02:09 AM PST

Klajda gjosha_1Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një konferencë për mediat ditëm e sotme, u shpreh se Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel mbështesin integrimin e vendit tonë në BE dhe vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria për të realizuar 5 prioritetet për çeljen e negociatave.

Sipas Gjoshës, në këtë pikë ku ndodhet vendi, integrimi varet nga zhbllokimi i ligjit të Vettingut, i cili siç dihet është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, që e cilëson atë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

"Zgjedhjet e ardhshme janë kriter por jo kusht i vendosur nga KE për çeljen e negociatave", tha Gjosha, duke shtuar se qeveria është e gatshme të dialogojë në çdo moment me opozitën për zhbllokimin e ligjit të Vettingut.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kryebashkiaku Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares italiane Giusy Ferreri

Posted: 29 Nov 2016 01:51 AM PST

Veliaj me Giusy Ferrerin (2)Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi dje pasdite "Çelësin e Qytetit" këngëtares së njohur italiane, Giusy Ferreri. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen këngëtares me famë ndërkombëtare dhe i dorëzoi një prej simboleve që u jepet miqve të qytetit. Duke vlerësuar vizitën e Giusy Ferrerit në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që t'i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

"Jam këtu me Giusy Ferrerin në Tiranë dhe mezi presim që të kemi një koncert fantastik. Në 'Natën e Bardhë' do të takohemi të gjithë te sheshi 'Nënë Tereza'. Do të fillojmë pak më herët, duke filluar nga ora 18:00, pastaj Giusy do të jetë aty në orën 21:00. Do të jetë një natë fantastike. Na u bashkoni sot për një natë fantastike me Giusy Ferrerin dhe grupin e saj", u shpreh Veliaj.

Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri falenderoi Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për këtë vlerësim, ndërsa tha se ndihet krenare për këtë dhuratë të mrekullueshme. "Falenderoj shumë kryetarin tuaj bashkiak shumë special. Jam shumë krenare për këtë dhuratë të mrekullueshme. Ju pres të gjithëve te sheshi “Nënë Tereza”, ku do të jem në koncert me orkestrën. Ju mirëpres të gjithëve", tha Giusy Ferreri.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

72-vjetori i Çlirimit, Rama-Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Posted: 29 Nov 2016 01:32 AM PST

clirimiShqipëria kremton sot, më 29 Nëntor ditën e Çlirimit. Si çdo vit, qeveria e majtë me në krye kryeministrin Edi Rama, kreun e kuvendit, Ilir Meta, ministra të kabinetit si dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, kanë zhvilluar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar kujtimin e dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Ndryshe nga vitet e tjera, në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve, vihej re mungesa e Presidentit Bujar Nishani, i cili ndodhet në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Bosforit.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Në Bruksel vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Posted: 29 Nov 2016 01:15 AM PST

kosoveSot në Bruksel fillon takimi dyditësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku palët do të angazhohen për një qasje konstruktive për të përmbushur obligimet që kanë në raport me çështjet e drejtësisë dhe të kodit shtetëror telefonik.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar, ka deklaruar një ditë më parë, se zbatimi i marrëveshjeve ka rëndësi qenësore për suksesin e këtij dialogu dhe për këtë arsye Kosova është e përkushtuar për zbatimin e tyre.

Ajo shtoi se dialogu i Brukselit po kontribuon edhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian siç është dëshmuar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfitimet që do t’i vijnë vendit nga kjo marrëveshje.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bolivi, futbolli në kaos. Arrestohet kreu i federatës

Posted: 29 Nov 2016 01:11 AM PST

futbollRëndohet situata në futbollin bolivian. Presidenti i Federatës vendase, Rolando Lopez u arrestua me akuzat për korrupsion gjatë fillimit të kësaj jave duke shënuar rastin e dytë të rëndë, pas humbjes së dy ndeshjeve në tavolinë nga ana e ekipit bolivian në muajin tetor për shkak të aktivizimit të lojtarëve të pafederuar.

Lopez u arrestua në distriktin e Cochabambas i akuzuar për korrupsion në universitetin publik të qytetit ku ai punon si profesor. Lopez pritet të dalë përpara një gjykate, e cila do të vendosë nëse ai do të hetohet në gjendje të lirë apo do të përfundojë pas hekurave. Sipas prokurorit të çështjes, Marco Gomez, gjatë muajit qershor, Rolando Lopez udhëtoi për në Kupën e Amerikës që u zhvillua në SH.B.A. dhe tërhoqi të plotë pagën e tij ndërkohë që nuk dha asnjë orë mësim në Universitetin e San Simon.

Kohët e fundit Lopez nuk ka kaluar një situatë të qetë pasi shumë lojtarë të kombëtares boliviane kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas skandalit të FIFA-s, që i zbriti pikët skuadrës, ndërsa dhe paraardhësi i tij Carlos Chavez gjithashtu u gjykua pak kohë më parë për përfitim të paligjshëm të fondeve të një shoqate bamirësie.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Morinë, arrestohet 26-vjeçari nga Mitrovica, kërkohej nga Finlanda për mashtrim

Posted: 29 Nov 2016 01:08 AM PST

arrestim-rusi-655x356Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim nga autoritetet finlandeze. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Bujar Fejzullahi, 26 vjeç.

Ndalimi i këtij personi është bërë në momentin e regjistrimit për hyrje në pikën kufitare të Morinës, nga ku rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze me akuzën e "mashtrimit me pasoja të rënda".

Ndaj 26-vjeçarit ka edhe një vendim të një gjykate në Finlandë, që e ka dënuar me 1 vit e tre muaj burg me akuzën e dhunimit të personit.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Mbështetja e Gjermanisë, përgjegjësi e madhe. Negociatat nuk çelen pa Vettingun

Posted: 29 Nov 2016 12:57 AM PST

ramaPas takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin në intervistë për DW kryeministri i Shqipërisë prononcohet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

DW: Z. kryeministër sot është dita dita e flamurit, dhe ju qendroni në Gjermani, çfarë do të thotë kjo?

Edi Rama: Kemi ardhur sot për këtë takim me kancelaren në kuadër të një bashkëpunimi, që në këto vite është bërë shumë i veçantë. Dhe në këtë ditë kaq të shënuar për ne patëm rastin që gëzimin ta ndanim edhe me kancelaren.

Ju patët një bisedë tête-à-tête me kancelaren, cili është rezultati i këtij takimi?

Kemi biseduar si gjithmonë  shumë hapur, shumë miqësisht. Kancelarja ka treguar edhe një herë mbështetejen e saj dhe miqësinë e saj për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Natyrisht duke iu përmbajtur së bashku edhe faktit, se procesi i integrimit europian nuk është një proces, që ne na e ka imponuar Berlini apo Parisi, apo Brukseli, por është një proces që ne na e imponojnë qoftë etërit themelues, që krijuan shtetin shqiptar 104 vjet më parë, qoftë fëmijët tanë, që meritojnë të jetojnë në një Shqipëri të paqme, të sigurtë dhe të mirëqenë brenda familjes europiane.

Por z. Kryeministër a është arritur diçka konkretisht lidhur me procesin e fillimit të bisedimeve me BE-në, që shpresohej të niste në dhjetor? Ndërkohë që javën e kaluar, sikurse jeni në dijeni, deputeti gjerman Gunther Krichbaum, kritikoi Shqipërinë duke theksuar kushtet konkrete tё paplotёsuara nga ana e Shqipёrisё pёr hapjen e negociatave me BE-nё.

Eshtë e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Eshtë një debat, që zhvillohet qëkurse zhvillohet procesi i zgjerimit. E kjo nuk është aspak çudi. Por dhjetori nuk ka të  bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qendrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian. Me kancelaren kemi diskutuar gjerësisht për këtë. Ashtu siç besoj, që edhe prononcimi i kancelares, edhe pse ajo nuk është shprehur hapur, ka qenë mjaft i qartë dhe qartësisht i lexueshëm për këdo që do ta lexojë. Ajo ka përshëndetur arritjet, reformat e rëndësishme, që kemi ndërmarrë, gjë që e ka përsëritur edhe gjatë bisedës. Dhe padyshim që është bazuar kryekëput në raportin e progresit të Komisionit Europian gjatë prononcimit të saj.

Pra e keni marrë prej saj dritën e gjelbër, pavarësisht nga pesë apo shtatë pikat e pazgjidhura?

Këtu nuk flitet për pesë apo shtatë pika që duhen zgjidhur. Këtu bëhet fjalë për pesë prioritete, që janë kritere dhe nuk janë kushte. Këto pesë prioritete do ta shoqërojnë Shqipërinë në të gjithë procesin deri në ditën e anëtarësimit. Ato pesë prioritete vlejnë edhe për shumë vende anëtare, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që s’bëhet fjalë për kushtëzime. Nga ana tjetër unë nuk mund të them, se çfarë kemi biseduar me kancelaren, pasi ka qenë një bisedë, që si të thuash i takon dhomës, ku është zhvilluar. Por në dhjetor ne presim, që Gjermania ta mbështesë Shqipërinë siç ka bërë gjithmonë dhe sikurse jam i bindur do të bëjë gjithmonë.

Pra do të thotë kjo dritë e gjelbër?

Dritën e gjelbër e jep Këshilli Europian, kështu duhet të presim këshillin dhe të presim, se si këshilli do ta lexojë dhe pastaj si do të reagojë pas leximit të rekomandimit të Komisionit. Sidoqoftë duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, ajo që për ne ka qenë e qartë qysh në ditën e parë, se ne nuk mund të çelim zyrtarisht negociatat dhe nuk ka në fakt as kuptim,që ta kërkojmë një gjë të tillë, në qoftë se nuk fillojmë të zbatojmë ligjin e vettingut të prokurorëve dhe të gjykatësve. Ky është kushti i vetëm për Shqipërinë. Ne natyrisht ndërkohë ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në të pesë fushat, që lidhen me pesë prioritetet. Siç edhe e theksova, kjo do të na shoqërojë jo vetëm deri kur të antarësohemi, por edhe pasi të jemi anëtarësuar, sepse në fund të fundit ato pesë prioritete janë edhe pesë shtyllat, në të cilat mbahet vet struktura e një shteti europian.

Për zhvillimin në këto pesë shtylla a keni marrë mbështetje nga Gjermania, e cila gjithmonë ka qenë aktive në të gjitha reformat e Shqipërisë?

Gjermania na ka mbështetur shumë fuqishëm në reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të na mbështesë, ashtu sikurse kancelarja ka bërë të ditur edhe publikisht, që do të vazhdojë të na mbështesë fuqimisht edhe më tutje, qeveria e saj dhe shteti gjerman me të gjithë instrumentet që ka në dispozicion. Për këtë ne jemi shumë mirënjohës dhe kjo mbështetje edhe na ka afruar edhe më shumë me Gjermaninë, që është bërë pika jonë kryesore e referimit në këto vitet e fundit.

Le të ndalemi pak tani në politikën e jashtme. Ju jeni një ndër politikanët që u shprehët shumë shpejt për Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Tani që Trump fitoi, çfarë prisni ju nga administrata e re e SHBA-së në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri?

Unë nuk jam shprehur në fakt për Hillary Clintonin, sepse nuk kam dalë të bëj fushatë për të edhe pse nuk është sekret, që për gjithçka që ka bërë ajo dhe presidenti Clinton për Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët, ka qenë e natyrshme që të kemi një preferencë të pakushtëzuar ndaj saj. Ndërkohë që sa i përkët kandidatit dhe tani më presidentit të zgjedhur të SHBA-së, kam pasur opinionin tim kur jam pyetur, por kjo i përket së shkuarës. Sot ai është presidenti i  zgjedhur i SHBA-së. SHBA-ja është një aleate strategjike e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e Shqipërisë. Pra s’ka asnjë problem.

Ju keni marrëdhёnie shumë të mira me homologun serb Alaxander Vuçiç. Por nga jashtë duket se në marrëdhëniet bilaterale kur ju afroheni me Serbinё zemёrohet Kosova dhe kur ju angazhoheni pёr Kosovёn zemёrohet Serbia. Si mund të dilni nga kjo dilemë, ose si e shihni rolin tuaj në këtë raport triangular?

Ju siguroj, që portalet nuk janë pasqyrë besnike e realitetit, përkundrazi janë një pasqyrë ku duhet parë me shumë kujdes, sepse mund të marrësh një pamje shumë të deformuar të realitetit. Nuk ka asnjë problem në këtë marrëdhënie, që ju e quani triangulare. Përkundrazi besoj, që kemi një bashkëpunim dhe një mirëkuptim fantastik me presidentin, me kryeministrin dhe me institucionet e Kosovës. Në kuadër të këtij bashkëpunimi e mirëkuptimi sigurisht që ne bisedojmë e koordinojmë edhe përqasjen tonë ndaj Serbisë apo ndaj kujtdo qoftë në momente të caktuara kur kjo është e nevojshme.

Gjermania, veçanërisht kancelarja gjermane, Angela Merkel, është angazhuar shumë për marrëdhëniet ndër Ballkanike në Ballkanin Perëndimor, e unë jam e bindur, që sot është biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve në rajon. Me sa duket ajo ka shumë shpresë, që ju jeni një nga faktorët kyç sa i përket normalizimit në Ballkanin Perëndimor. Cilat janë hapat e ardhshme për t’i afruar më shumë vendet brenda rajonit, por edhe rajonin në tërësi në procesin me Bashkimin Europian?

Ne jemi në një proces të ri, i cili është bërë i mundur falë mbështetjes vizionare të kancelares. Dhe tani sigurisht hap pas hapi ne bëjmë progres të vazhdueshëm në këtë aspekt. Kjo pavarësisht, se jo çdo hap është i lehtë dhe jo në çdo moment merremi vesh për gjithçka edhe pse ka gjëra me të cilat nuk jemi fare dakord. Siç është faktikisht çështja e Kosovës, kur vjen puna për marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë. Por sidoqoftë kemi hyrë në një epokë të re në rajon.

Më 8 dhjetor themelohet RYCO në Tiran, rrjeti rinor i Ballkanit, që me sa duket është projekti i parë konkret në këtë proces rajonal. Si kontribuon Shqipëria në këtë qendër dhe çfarë prisni ju nga hapja e saj?

Në fakt nuk është projekti i parë, sepse ndërkohë po zbatohen edhe projekte të tjera. Kemi edhe Fondin e Ballkanit Perëndimor. Por është edhe ky një projekt i rëndësishëm, jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht i bazuar në modelin frymëzues franko-gjerman. Edhe në këtë rast mbështetja e Francës dhe e Gjermanisë, por posaçërisht e Gjermanisë, ka qenë e pakursyer.

Maqedonia ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe situata në këtë vend është mjaft e tensionuar. Si mendoni ju se mund të dalë ky vend nga ky konflikt i brendshëm?

Ne jemi shumë të interesuar për stabilitetin dhe për progresin sa më të madh dhe sa më të qendrueshëm të Maqedonisë. Ky stabilitet është kyç për rajonin, është kyç për Shqipërinë, sepse ne kemi edhe një interes të veçantë për shkak të popullit shqiptar, që jeton në Maqedoni. E ndjekim me interes këtë proces, shpresojmë që të jetë fundi i një ngërçi të madh dhe fillimi i një kapitulli të ri për fqinjët tanë. Padyshim urojmë dhe shpresojmë që të vazhdohet në rrugën e jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve të jenë çdo ditë e më solide brenda kuadrit të kushtetues të Maqedonisë.

Së fundi ju keni hapur një nga çështjet tabu, apo një temë delikate: çështjen çame. Sipas jush në ç’mënyrë duhet zgjidhur ky problem historik mes Shqipërisë, çamëve dhe Greqisë?

Kemi të bëjmë me një çështje që lidhet me një pjesë të popullsisë shqiptare, e cila ka nevojë që të jetë njësoj e trajtuar si gjithë pjesa tjetër e popullsisë shqiptare në raport me shtetin grek. Kjo pjesë e popullsisë ka nevojë ta ketë të siguruar lirinë e lëvizjes në Greqi. Kjo pjesë e popullsisë ndihet me të drejtë e diskriminuar për shkak të një inercie, që sipas nesh duhet të mbarojë. Ne besojmë shumë që kjo nuk është një çështje që duhet t’i turbullojë marrëdhëniet me Greqinë, por kjo është një çështje që duhet të forcojë më tutje fqinjësinë e mirë me popullin grek, me shtetin grek. Sepse jemi fqinjë dhe jemi të dënuar të jetojmë së bashku, ashtu siç jemi të imponuar nga historia që të marrim shembull nga të gjitha ato raste, kur grekët dhe shqiptarët janë sjellë si vëllezër dhe jo si armiq me njeri-tjetrin. Raste të tilla ka plot.

A keni nisur ndërkohë një proces për ta zgjidhur konkretisht këtë çështje me homologun tuaj grek?

Ne vazhdojmë të diskutojmë. Sigurisht nuk është e lehtë, por ne nuk mund ta konceptojmë dot se si në Europën e shekullit të 21-të, në vitin 2016 të ketë gazetarë, është një rast konkret me gazetarin Marin Memaj, që vetëm se ka shkuar një herë në Greqi dhe ka bërë një kronikë nga zona ku dikur kanë jetuar shqiptarët në Çamëri, është shpallur persona non grata dhe e ka të ndaluar prej katër vjetësh të shkeli në një vend, që është anëtar i BE-së, që është një vend fqinj dhe një vend ku kanë gjetur strehë qindra mijëra shqiptarë dhe ku shqiptarët janë ndihmuar nga populli i atij vendi në një kohë shumë të vështirë. Por po ashtu njerëzit e atij vendi janë ndihmuar nga populli ynë në kohëra të tjera shumë të vështira. Më duken gjëra që nuk janë të mundura të ndodhin në këtë shekull që jetojmë. E për më tepër më duken gjëra, zgjidhja e të cilave do t’i jepte një vrull të ri kësaj fqinjësie, që ne e konsiderojmë strategjike dhe që e konsiderojmë në interes të plot dhe reciprok të të gjitha palëve mes palëve.

Së fundi a ka ndonjë risi nga takimi i sotëm me kancelaren, p.sh. a do ta vizitojë ajo Shqipërinë apo ka ndonjë risi tjetër nga ky takim?

Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e këtyre 25 vjetëve që të ketë tre takime zyrtare në tre vjet mes kancelarit gjerman dhe kryeministrit të Shqipërisë. E kjo ka ndodhur në këto tre vjet. Unë i jam shumë mirënjohës kancelares, sepse na ka dhënë mundësinë që ta forcojmë këtë partneritet me Gjermaninë dhe njëkohësisht, siç e kam siguruar edhe publikisht sot, por edhe personalisht, këtë mbështetje të madhe unë e konsideroj një përgjegjësi të madhe. Pasi kjo është një miqësi shumë speciale dhe ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë luajalë në raport me miqtë dhe partnerët që i duan të mirën Shqipërisë dhe që kanë bërë kaq shumë për Shqipërinë.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

SHQIPËRIA EUROPIANE U VENDOS NË BERLIN

Posted: 29 Nov 2016 12:50 AM PST

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur, gjate punimeve te Konventes 2-ditore te PS, ne Pallatin e Kongreseve ku do te behet prezantimi i koalicionit te majte per Shqiperine Europiane dhe prezantimi i te gjithe kandidateve te PS per deputete ne te 12 qarqet e vendit.

 

l.
Është hera e parë për Shqipërinë: në Berlin u mund më në fund regresi oriental Berisha, që në fakt ka filluar që në vitin 1914 – kur u zbua nga Shqipëria princi gjerman, Wide.
Dhe, pikërisht atje: në Berlin duhej mundur vreri esadist kundër Shqipërisë Europiane, sepse eshtë fakt historik që, pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ishte vepër mbrojtëse e Austrohungarisë dhe Gjermanisë.

Angela Merkel garantoi sot pesë prioritetet e Komisionit Europian dhe kushtin e vetingut për çeljen e negociatave me BE. Kjo ka qënë një fitore e madhe për shqiptarët.
Korrupsioni nuk ka më asnjë shpresë në Tiranë, dhe rëndësia e Shqipërisë për Perendimin është çast i madh i solemnitetit historik, kur populli shqiptar grisi përfundimisht rrjetën pesëshekullore antieuropiane që u luajt deri para katër ditësh kundër Shqipërisë Euripiane nga tabori esadist, Berisha.

ll

Tani na mbetet vetingu. Edhe ai vjen këto ditë nga Venecia. Kurse reforma në Drejtësi duhet të nisë me një seriozitet maksimal, sepse në këtë reformë është e mbështetur tani e gjithë shpresa e progresit europian te Shqipërisë.

Jemi të nëpërkëmbur nga një grusht banditësh e vjedhësish që kanë drejtuar drejtësinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, dhe, më në fund, shqiptarët do të çllirohen përfundimisht. Jemi njëlloj si në vitin 1912 – 1913 kur bandat e politikanëve të shitur shqiptarë, kërkonin ta katandisen Shqipërinë një “copë tokë” në Shqipërinë e Mesme. Por sot jemi shumë të fortë.

Shqipëria po avancon drejt dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar. Tre apo katër muajt që po vinë, janë kurorëzimi i shpirtit të gjerë shqiptar në Ballkanin e banuar sot nga tetë milionë shqiptarë.

Festa e sotme e pavarësisë, duhet festuar dyfish.

29 nëntor 2016 (gazeta-shqip.com)

Kolumbi, rrëzohet avioni me 81 persona, brenda edhe ekipi brazilian i futbollit

Posted: 29 Nov 2016 12:42 AM PST

_92706662_8f73ddc2-137f-4da9-a8d4-068c9701ad7dNjë avion me 81 persona në bord, përfshirë edhe një skuadër futbolli të Brazilit është rrëzuar në qytetin Medellin të Kolumbisë. Sipas të dhënave të para raportohet se ka 76 të vdekur dhe 5 të mbijetuar.

Fluturimi çarter nga Bolivia transportonte futbollistë të ekipit Chapecoense, thanë zyrtarë të aeroportit. Ekipi do të luante në finalen e turneut Copa Sudamericana kundër ekipit të Medellinit, Atletico Nacional.

skudra

Sipas disa raporteve, aeroplani me 72 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në zonat malore jashtë qytetit, para mesnatës.

Kryetari i qytetit Medellin, Federico Gutierrez, e përshkroi aksidentin si tragjedi të madhe. Shkaku i rrëzimit nuk dihet ende, por dyshohet se avioni ka pasur probleme elektrike.

_92706151_036631323-129 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti Nishani merr pjesë në Samitin e 7-të të Bosforit

Posted: 29 Nov 2016 12:36 AM PST

Bujar-Nishani-1Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për në Turqi për të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më 29 nëntor -1 dhjetor 2016.

Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.

Presidenti i Republikës do t'i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: "E ardhmja globale – objektivat globale".

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :