Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Hapet ekspozita e piktores Laura Siner Brahimi” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Hapet ekspozita e piktores Laura Siner Brahimi” plus 9 more Ferizaj Press


Hapet ekspozita e piktores Laura Siner Brahimi

Posted: 04 Nov 2016 09:20 AM PDT

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u hap ekspozita individuale me 75 piktura e autores Laura Siner Brahimi. Ajo tha se këto piktura që shprehin mall, dhembje e trishtim ia ka dedikuar babait të saj, tashmë të ndjerë.

"Kjo ditë është shumë e veçantë për mua, të gjitha këto piktura që shprehin mall, dhembje dhe trishtim ose trazim shpirtëror, shprehin apo i dedikohen njeriut që unë  e veçoj, është babi im i cili e deshti artin dhe që më inkurajoi që të bëjë atë që më deshti shpirti",tha Laura Brahimi.

14925661_1314375765274570_7776819150384159657_n

Kjo ekspozitë, nga njohës të artit u cilësua ndër ekspozitat më të suksesshme që ka pasur Galeria e Arteve në Ferizaj.

"Ekspozita  e Laurës është ndër ekspozitat më të suksesshme individuale në galerinë tonë dhe unë jam shumë i lumtur që Laura ekspozon në galerinë tonë dhe i bënë nder asaj. Gjatë procesit të punës, sidomos gjatë selektimit të veprave të saj kishim vështirësi sepse Laura kishte një bagazh të madh të punimeve të saj dhe duke i selektuar një numër të madh mezi arritëm që t'i aranzhojmë rreth 75 vepra të saj",tha udhëheqësi i Galerisë së Arteve Skender Bedriu.

"Ekspozita e Laura Brahimit është një dritare më shumë për sy dhe mendjen tonë të etur ndaj të bukurës dhe së mirës, nisur nga dëshira e mirë që kjo dritare mos të mbyllet kurrë",tha Esat Valla.

"Nëse i shohim pikturat e Laurës, kudo që i shohim edhe nëse nuk janë të nënshkruara e dijmë që jenë të saj, kjo dëshmon që Laura e ka krijuar personalitetin  e vet, e ka gjetur atë dhe i ka bërë ballë të gjitha vështirësive që hasin krijuesit gjatë rrugëtimit",tha piktori Jetullah Sylejmani.

Drejtori i Kulturës në Ferizaj Naim Ferati, tha se shtëpia e kulturës, do të jetë e gjithmonë e hapur për krijuesit që sjellin vlera.

"Krijuesja jonë, piktorja na solli një ekspozitë e cila na krijoi freski, na krijoi një ndjesi të veçantë dhe kjo do të thotë që ne si Ferizaj përfaqësojmë shumë, si në jetën kulturore, artistike e fusha të tjera. Unë falenderoj Laurën për krijimtarinë e saj duke i garantuar të gjithë krijuesit se kjo shtëpi do të jetë e hapur gjithmonë për çdo krijues i cili përfaqëson vlera e na bënë të ndjehemi krenar",tha Ferati.

Ekspozita individuale e autores Laura Siner Brahimi do të qëndroj e hapur deri më 22 nëntor, transmeton Televizioni Tema.

14915683_1314365935275553_4035033676105746720_n 14915593_1314365945275552_700450681870527625_n 14900592_1314365888608891_1966936733286478464_n 14925661_1314375765274570_7776819150384159657_n 1486178_1314371858608294_4781924213043715601_o

RRETH “ABRAHAM-IZMIT” SHKOMBËTARIZUES NË SHOQËRINË SHQIPTARE NË KOSOVË!

Posted: 04 Nov 2016 08:51 AM PDT

Shkruan: BESIM ZYMBERI

Sipas mësimeve të librave fetarë, Abrahami, konsiderohet si babai i njerëzimit, si njeriu i parë që besoi vetëm në një zot, por edhe si babai shpirtëror i kombeve. Abrahami, njihet pra si krijuesi i kombeve!

Abrahamizmi, në funksion të kësaj trajteseje të shkurtër, sipas meje nënkupton: maninë e njerëzve të caktuar që të ndërpresin çfarëdo trashëgimie pozitive, vetëm e vetëm që të përmbushin egon e tyre të "krijuesit"…!?

Shoqëria-qytetaria shqiptare, e dëshmuar pothuaj në nivel të përkryer, në kultivimin e qenies dhe identitetit etnokulturor, ndonëse në rrethana të tmerrshme gjatë shekujve, nuk ka fare nevojë për ndonjë Abraham (apo më shumë sosh, siç po ndodh dinakërisht viteve të fundit) që të tentojë t'ia shkëpusë një  perlë, nën supozimin antikulturor se mund të japë një shkëlqim të veçantë!

Një investim mental i tërë epokës historike të qytetarisë shqiptare, nisur që nga rrënjët Pellazge-Ilire-Arbëriote, nuk guxon të kontestohet në forma synuese-tjetërsuese të imponuara-misionare, por duhet të mbetet vetëm si rrjedhojë socioevolutive e vullnetit, siç ka qenë gjatë tërë historisë. Madje, forcimi i identitetit kombëtar-shqiptar në profilin e thellë kulturor, për shqiptarët ka qenë, jo vetëm progres mental dhe emancipim kulturor e sociohistorik, por edhe mjet rezistenceje ndaj përpjekjeve të kundërkulturshme, shkombëtarizuese!

Në vitet 1945-1990, Jugosllavizmi u shpërfaq para botës si një prodhim i veçantë dhe shumë atraktiv kulturor. Edhe vendet e Perëndimit josheshin nga mënyra jugosllave e jetesës dhe e "harmonisë" ndërmjet kombësive e kombeve…!? Në mënyrë të veçantë, jugosllavizmi u tentua të imponohet si identitet i ri kulturor-politik, për shqiptarët e Kosovës dhe të trevave tjera të ish Jugosllavisë. Nën propagandën se nuk janë të njëjtë kulturalisht me shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Jugosllavisë ftoheshin, nëpërmjet formave të ndryshme të joshjes e presionit, gjithsesi të elaboruara mire, drejt identitetit të ri, atij jugosllav!

U deshën demonstratat e vitit 1981,  që jugosllavizmi si doktrinë asimiluese e shkombëtarizuese, (për shqiptarët në veçanti), të "mykej në varrin e idesë së vet", siç do të shprehej atëbotë Artur Binder, kolumnist  i "New York Times"!

Abrahamizmi si mani, rishfaqet prapë viteve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë ditëve të fundit!

Manipulimet mediale-publike e politike, në emër të globalizimit, kozmopolitizmit, universalizmit, standardeve të demokracisë, krenarisë etatiste, dhe, veçanërisht, manipulimet në emër të ngritjes së standardeve civile në funksion të ikjes, nga tradicionalizmi në modernizën, që nënkupton gjoja, integrimet kulturore si meny e "fisnikërimit" të identitetit, në të vërtetë na çojnë drejt zhdukjes së tij, apo deformimit të tij në shkallë të kundërnatyrshme.

Në fund të fundit, në konotacion mental-kulturor e psikosociologjik, shoqëria shqiptare, është e njohur si një magje e prodhimit të kulturës dhe nuk ka asnjë arsye të shëndoshë, përpos ndikimeve të dëmshme nga jashtë, që të heqë dorë nga kjo natyrë themeltare kreative, ekzistenciale dhe emancipuese…

Aliu: Merre me mend, Svarqa lavdon buxhetin e Kosovës!

Posted: 04 Nov 2016 08:45 AM PDT

I fundit që do duhej të fliste për Buxhetin e propozuar nga Kryeministri Mustafa, është Muharrem Svarqa, kryetari i komunë së Ferizajt.

Ai është abuzuesi më i madh i buxhetit në Kosovë.

Ai ka falsifikuar buxhetin e komunës së Ferizajt dhe për këtë do duhej të ndiqej penalisht.

Ai ka shpallur tender dhe ka realizuar projekt që fare s'ka qenë në Buxhetin e Kosovës për vitin 2016.

Ai, për t'iu shmangur procedurave të prokurimit, ka paguar shoqatën humanitare Caritas Kosova që të shtrojë asfalt. Madje ka blerë edhe makinën zyrtare nga kjo shoqatë.

Ky kryetar Komune, që po e lavdon buxhetin, është duke ndërtuar objekt të kulturës pa leje ndërtimore. Inspektorët e tij ia kanë ndërprerë punët. Ndërkohë bizneseve private ua ka suspenduar lejet që vet ua këlëshuar.

Është ky kryetar komune që ka lejuar, në mënyrë të paligjshme, hapjen e më shumë se 20 kazinove në qytet.

Është ky kryetar komune që do të paguaj mbi 100 mijë euro dëmshpërblime për suspendimet politike që i kabërë në këto tri vitet e qeverisjes së tij.

Është ky kryetar komune që për tri vite i ka lënë 1500 shtëpi në Greme e Rakaj pa ujë, pikërisht për shkak të keqmenaxhimit të buxhetit nga ana e tij.

Stabilitet në qeverisje nuk krijon buxheti fiktiv, buxheti mashtrues.
Buxheti 2017 i komunës së Ferizajt, si pjesë e buxhetit të Kosovës, do ta fus komunën në borgje të qëllimta.

Shumë projekte që do të kryhen sivjet dhe në vitin e ardhshëm do të paguhen për 2, 3 e 4 vjet ndërsa vlerat e tyre janë më të vogla se 100 mijë euro. Dmth. është buxhet që do t'i shkatërrojë bisneset.

Ky Kryetar komune ka lidhur kontratën për të financuar 130 të punësuar, mjekë e infermierë, dhe këtë s’e ka futur fare në buxhet.

Nëse kërkohet të dihet se kush është përdhunuesi më i madh i buxhetit të Kosovës, atëherë ky do të ishte Muharrem Svarqa, kryetari i komunës së Ferizajt.

Jo, ai nuk ka të drejtë të flas për Buxhetin e Kosovës.

 
Shkruna : Lulzim Aliu,anëtar i Kuvendit Komuna  në Ferizaj

AKP shpall shitjen e 54 njësive përmes likuidimit

Posted: 04 Nov 2016 08:40 AM PDT

Foto-Arkiva

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 27 përmban 54 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit, thuhet në komunikatën e AKP-së.

"Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin tetor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore", thuhet në komunikatë.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.27  do të jetë dita e mërkurë, 30 nëntor 2016.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 07 dhjetor 2016, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Lista e shitjes se aseteve:

Njësia nr.01: Banja e Kllokotit Shitorja në Viti – ofron për shitje lokalin afarist prej përafërsisht 100m², i cili gjendet në rr. Adem Jashari p.n. (përball "Pasqyrës") afër qendrës së Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.

Njësia nr.02: KB Glloboçica Toka dhe Objekti – ofron për shitje asetin i cili përbëhet nga toka në sipërfaqe rreth 62ari 90m² dhe objektit (P+1) të papërfunduar me sipërfaqe totale prej 373.50m². Bazuar në matjet gjeodezike interne, pjesa e përfunduar e objektit (P+1) ka sipërfaqe etazhore prej 66m² (total 132m²), ndërsa pjesa e papërfunduar (P+0) është e pambuluar me kulm dhe ka sipërfaqe prej 241.5m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Glloboçicë, komuna e Kaçanikut.

Njësia nr.03: KB Novobërda Toka dhe Objekte – ofron për shitje pronën me oborrin në sipërfaqe prej 1ha 14ari 36m² dhe objektin me sipërfaqe prej 209m², me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 16ari 45m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Jasenovik, komuna e Novobërdës.

Njësia nr.04: KB Bashkimi Toka dhe Objekti në Mirash – ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej rreth 74ari 69m² dhe objektin përdhesë (P+0) me sipërfaqe rreth 622m², i cili është aktualisht i pashfrytëzuar. Dy anë të parcelës përshkohen nga rrugë publike të cilat hyjnë në parcelë, në njërën anë me 422m² dhe në anën tjetër me 298m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Mirash, komuna e Ferizajit.

Njësia nr.05: Lux Lokali "Izbor"- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 145m² sipas listës së aseteve, sipas regjistrimit  nga UNMIK-u lokali paraqitet me sipërfaqe prej 200m², ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 263m², pasi që ka dy nivele. Lokali gjendet në rrugën "Oslobodjenja" në Mitrovicën Veriore.

Njësia nr.06: Lux Lokali  "Tepih II" – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 60m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në rrugën "Oslobodjenja" në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.07: Lux Vetëshërbimi Minimarket – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 133m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas listës së aseteve  paraqitet me sipërfaqe prej 150m², kurse sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 162m², i cili gjendet në rrugën "Martirët e Kombit" në Mitrovicën Jugore.

Njësia nr.08: Lokali "Noviteti" në Mitrovicë – ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 191.30m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 182m², i cili gjendet në ndërtesën shumë katëshe afariste-banesore, në sheshin "Mehë Uka" p.n. në Mitrovicë. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.09: Çyçavica Lokali "Liria" – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren. Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën "Adem Jashari" p.n. në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.10: Çyçavica Lokali "Taftison" – kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 68,72m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore, bashkangjitur me Shtëpinë e Mallrave, në rrugën "Adem Jashari" në  Vushtrri, Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.11: Çyçavica "Vetëshërbimi i Vjetër"- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 130m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 136.80m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën "Adem Jashari" në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.12: Çyçavica Dyqani "Kolonial" – kjo shitje ofron dyqanin me sipërfaqe prej 82m². Sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 81,48m², ndërsa sipas listës së aseteve 114m². Dyqani është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën "Dëshmoret e Kombit" në afërsi të parkut të qytetit në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.13: Jugobanka Banesa në Mitrovicë – kjo shitje ofron banesën me sipërfaqe prej 45.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren banesa ka sipërfaqe prej 43.08m². Banesa ndodhet në ish-ndërtesën "Qendra", tani "Arta", në rrugën "Mbretëresha Teutë", kati i pestë (5) nr.14, në qendër të Mitrovicës Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.14: KB Beci Dyqani afër Gjimnazit, Gjakovë – Pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh me sipërfaqe të përafërt 148m² sipas faturës së tatimit në pronë (155m² sipas matjeve në terren,  prej të cilave 16.53m² është shtuar nga ish shfrytëzuesi i dyqanit). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit në qytetin e Gjakovës.  Toka ku ndodhet dyqani në shitje si dhe hapësira e shtuar nga ish qiraxhiu nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj NUK është pjesë e kësaj  shitje.

Njësia nr.15: NT Agimi Kompleksi i Dyqaneve 4 – përfshinë dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme prej 117.96m² (54.07+63.89) sipas kontratës së shitblerjes. Sipas matjeve në terren, aseti ka sipërfaqe të përgjithshme prej 119m² neto. Dyqanet janë ngjitur me njëri tjetrin dhe gjenden në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Anton Çetta në Lagjen Orize, komuna e Gjakovës. Toka NUK është pjesë e shitjes.

Njësia nr.16: NT Ereniku Tregtia Objekti i Administratës dhe Depot, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është toka me sipërfaqe totale 2ha 14ari 65m² (21,465m²) si dhe objekti i administratës dhe depot me sipërfaqe të përgjithshme 4,833m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipërfaqja e objektit e regjistruar në certifikatë pronësie është 440 m². Prona ndodhet në Piskotë, Zona Industriale, komuna Gjakovë. Aktualisht një numër objektesh janë në qiradhënie.

Njësia nr.17: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela A përballë Gjykatës Themelore Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 45.30m² sipas kontratës së shitblerjes (42m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor Lamela A në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.18: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela B përballë Gjykatës Themelore Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 96.75m² sipas kontratës së shitblerjes (97m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhes të objektit banesor Lamela B në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.19: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.1 në Orize, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 54.07m² sipas kontratës së shitblerjes (50m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor në lagjen Orize, qyteti i Gjakovës. Toka NUK është pjesë shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.20: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.2 në Orize, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 63.89m² sipas kontratës së shitblerjes (65m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor, në vendin e quajtur Orize qyteti i Gjakovëz. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.21:  KLK Dyqani  te Soliteri – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 103.86m² (102m² sipas matjeve në terren), që ndodhet në rrugën Mbretëresha Teutë, te Soliteri, përballë gjykatës në qytetin e Pejës. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.22: KLK Dyqani në Prishtinë –pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh  me sipërfaqe prej 69.53m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe te përgjithshme rreth 112m², ku baza e dyqanit ka sipërfaqe rreth 81m² ndërsa hapësira e nënkatit, e ndërtuar prej materiali të hekurt, ka sipërfaqe rreth 31m². Dyqani ndodhet në përdhesën e një objekti shumëkatësh banesor në lagjen Dardania SU-1/3 lamela 4 nr.6, qyteti i Prishtinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.23: KLK Dyqani në Vushtrri – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh  me sipërfaqe të përafërt prej 81.4m² (84m² sipas matjeve në terren), në kuadër  të së cilës është dhe depoja.  Aseti gjendet në katin e parë të objektit banesor "Llamella 2" në Rr. Ëesly Clark, në qytetin e Vushtrrisë. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.24: KLK Dyqani në Prizren – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist me sipërfaqe të përafërt prej 42.72m² (44m² sipas matjeve në matjeve në terren) që gjendet afër Stacionit të Autobusëve në qytetin e Prizrenit.  Dyqani ndodhet në një pjesë të ngastrës kadastrale e cila evidentohet në emër të Ndërmarja Pyjore Prizren. Toka NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.25: KLK Shitorja në Lipjan – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 53.64m² që ndodhet në katin përdhesë të një ndërtese banimi në rrugën Adem Jashari, llamella 2, komuna Lipjan. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.26: Barnatorja Popullore nr.1 Pejë – pjesë e kësaj shitje është lokali afarist (ish-barnatorja nr.1) në etazh me sipërfaqe rreth 219m², sipas matjeve ne terren, si dhe 1/3 e pjesës ideale të ngastrës 1050-0 në ZK Pejë (202m²). Dyqani ndodhet në katin përdhesë të objektit të Entit për Punë Sociale, në Rr. Mbretëresha Teutë në qendër të qytetit të Pejës. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.27: Barnatorja Popullore nr.3, Gjakovë – pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh së bashku me podrumin (B+P) me sipërfaqe të përafërt 368.40m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (384m² sipas matjeve në terren). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit të qytetit të Gjakovës.  Toka NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i ndarë në 3 pjesë me hyrje të veçanta. Vetëm njëra pjesë është duke u shfrytëzuar me kontratë qiraje, ndërsa dy pjesët tjera janë të lira.

Njësia nr.28: Blinaja Shitorja nr.3 dhe nr.8 Lipjan – kjo shitje ofron dy lokale të cilat aktualisht janë të bashkuara dhe janë shndërruar në një lokal cili përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 96.97m², sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 104m². Lokali gjendet në Rr. Lidhja e Prizrenit, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.29: Blinaja Shitorja nr.4 Lipjan – kjo shitje ofron lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje me përafërsisht 25m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 47m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.30: Blinaja Shitorja nr.5 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje prej përafërsisht 30m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 66m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.31: Blinaja Shitorja nr.7 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve dhe matjeve në teren ka sipërfaqje prej përafërsisht 100m², Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.32: Blinaja Shitorja nr.9 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 25m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 31m². Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.33: Blinaja Shitorja nr. 10 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 80m², sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren, i cili gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.34: Blinaja Shitorja nr.11 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste e cila sipas listës së aseteve përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 100m² ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 95m². Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.35: Blinaja Shitorja nr.12 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35m² sipas listës së aseteve dhe sipas matjeve në terren. Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.36: Urata Shitorja Obiliq – përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 61m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit, në Rr. Adem Jashari, Ndërtesa Afariste A1, lamela A1, lokali nr.1, afër zyrave të KEK-ut në Obiliq. Nuk ka tokë që do t'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr.37: Rilindja Libraria Nr.1, Prishtinë –përfshirë në këtë ofertë është lokali afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 104m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 130m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese disakatëshe, në Sheshin Nëna Terezë, Prishtinë, dhe ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.38: IMF Kosova Shitorja Lakrishte – përfshinë lokalin afarist i cili në bazë të kontratës së shitblerjes përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 54.92 m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 58.4m². Lokali gjendet në përdhesë të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Lakrishte. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr.39: Mekanizimi Lokali Prizren – kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 105m²  i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit në Sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qendër të Prizrenit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.40: Bankkos Prizren Sportelet – kjo shitje ofron hapësirën afariste  me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht  267.78m² (përdhesë+bodrum) sipas kontratës së shitblerjes, e cila gjendet në kuadër të kompleksit afaristo-banesor, në rr. Adem Jashari nr. 14, në qendër të Prizrenit përballë Hotel Theranda. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.41: Barnatorja nr. 6 – përfshinë lokalin afarist i cili përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 93.97m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 98m². Lokali gjendet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen Dardania, afër ndërtesës së PTK-së në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.

Njësia nr.42:'IT Drateks' Shitorja nr.1 Dragash – përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 34m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.43: 'IT Drateks' Shitorja nr.2 Dragash – përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 36m²  (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.44: 'IT Drateks' Shitorja nr.3 Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.45: NSH 'Koritniku' – Shitorja në fshatin Orqushë, Dragash -ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 65m² me kulturë shtëpi/ ndërtesë (P+0) e cila ndodhet në fshatin Orqushë, komuna e Dragashit. Prona aktualisht është në qiradhënie. Lëndë e shitjes janë toka dhe ndërtesa.

Njësia nr.46: NSH 'Koritniku'- Trolli në Dragash – përfshin ngastrën P-70604014-00795-0 me sipërfaqe prej 349m² (3ari 49m²), që ndodhet në qendër të Dragashit.

Njësia nr.47: NSH Koritniku- Shitorja nr.1 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 58m² (sipas matjeve interne)  dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.48: NSH Koritniku- Shitorja nr.2 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 116m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr.49: NSH Koritniku- Shitorja nr.3 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 55m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Sipas listës së aseteve të pregatitur nga menaxhmenti i NSh-së ky aset ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 45m2. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.50: NSH "Liria "- Lokali  në Hoqë të Qytetit – ofron për shitje pronën që përfshin ngastrën me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m², prej të cilave 60m² me kulturë 'ndërtesë' dhe 40m²  me kulturë 'oborr'. Prona ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit.

Njësia nr.51: 'NSH Podrima' – Shitorja nr.1 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) që gjendet në Rr."Xhelal Hajda", respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit.  Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.52: 'NSH Podrima' Shitorja nr.2 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 37m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila ndodhet në Rr. Xhelal Hajda, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima kjo shitore ka sipërfaqe prej 36m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.53: 'NSH Podrima' Shitorja nr.3 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila gjendet në rrugën "Hadije Spahiu" p.n, respektivisht  në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 73m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.54: 'NSH Podrima' Shitorja nr.4 në Rahovec – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4), e cila gjendet në rrugën "Hadije Spahiu" p.n, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 77m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

 

.

Zbulohet një tjetër kapanon hashashi në Gjirokastër

Posted: 04 Nov 2016 08:40 AM PDT

Bimët u dogjën në vendin ku u gjetën, ndërsa policia, pas informacioneve në rrugë operative, ka shpallur në kërkim një banor të zonës me iniciale D.G.

auto_kanabis_gjirokaster_21478245773 auto_kanabis_gjirokaster_31478245774

.

Kosovarët po braktisin udhëtimin me tren, shtohen udhëtimet me aeroplan

Posted: 04 Nov 2016 08:40 AM PDT

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diselë, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14.56% të numrit të udhëtarëve.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31.16%.

Numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2 174 ose 1.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) ka një rritje për 5.97%. /Gazeta Express

.

Thaçi takoi të rinj nga Kosova dhe Serbia: Jeni shembull i pajtimit!

Posted: 04 Nov 2016 08:39 AM PDT

Në një bashkëbisedim me këta të rinj, presidenti Thaçi ka folur për raportet Kosovë – Serbi dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai ka theksuar se dialogut po i kontribuojnë edhe të rinjtë në Kosovë e Serbi dhe se një forum i tillë është shpresëdhënës se dy shtetet dhe popujt do ta tejkalojnë konfliktin qindra vjeçar.

"Përmes nismave të tilla, të rinjtë në dy shtetet kanë ecur shumë më përpara se politika. Ju jeni zotuar që ta ndërtoni një të ardhme të sigurt evropiane të bashkëpunimit, zhvillimit dhe mirëqenies në mes qytetarëve tanë", ka thënë presidenti Thaçi.

Prej të rinjve nga Serbia dhe Kosova, presidenti Thaçi është pyetur edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas 100 viteve me probleme dhe konflikte, presidenti Thaçi ka thënë se kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në prill të vitit 2013 dhe kjo ishte një e arritur e madhe.

"Shpresoj që të kemi një fuqizim të dialogut, me prioritete më të larta politike në të ardhmen e afërt mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultonte edhe me një traktat apo marrëveshje të paqes, fqinjësisë, miqësisë dhe pajtimit", ka shtuar presidenti Thaçi.

Presidenti është pyetur edhe për të pagjeturit shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që vendi të mbetet peng i historisë, por të kemi një bazë të fuqishme që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt të bashkëpunimit.

"E kaluara jonë 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhimbja është e njëjtë për atë që i është vrarë burri, pa dallim etnie. Ekziston domosdoshmëria për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e të pagjeturve, që është edhe çështje humanitare. Në takimin që kam zhvilluar me dy organizatat që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve, me organizatën shqiptare dhe atë të serbëve të zhdukur, kam kërkuar që kjo çështje urgjentisht të shtrohet për zgjidhje në Bruksel", ka thënë presidenti Thaçi.

I pyetur për barrikadat që ishin vendosur kohë më parë mbi lumin Ibër në Mitrovicë të cilat tashmë janë larguar, presidenti Thaçi ka thënë se largimi i tyre ishte rezultat i procesit të dialogut në Bruksel.

"Është rezultat i dialogut që ka ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe hapja e pikave të reja kufitare është sukses dhe është rezultat edhe i diskutimeve të përbashkët", shtoi ai.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe se ku e sheh Kosovën pas 10 viteve.

Ai ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, ajo do të jetë në prag të anëtarësimit në familjen e shteteve evropiane./Lajmi.net

y-01 y-02 y-03 y-04 y-07

.

Kreditorët serbë kërkojnë nga Trepça 350 milionë euro

Posted: 04 Nov 2016 08:39 AM PDT

Trepça

Në listën e kreditorëve të jashtëm të Trepçës gjenden "Mytilineos Holding S. A" nga Greqia, dy kompani nga Bullgaria: "Tera 90" dhe "Shindo", si dhe një kompania nga Franca: "SCMN", shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

"Pretendimet e regjistruara nga ana e kompanive serbe, bankave dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arrijnë në rreth 350.000.00 euro", thotë në "Trepçë".

"Shumë kreditorë nga periudha të ndryshme kanë aktvendime të marra nga gjykatat në Republikën e Serbisë, por për shkak të rrethanave të njohura nuk janë implementuar, nga ana tjetër ekziston akti i moratoriumit për borxhet e Trepçës që është marrë gjatë kohës së administrimit të UNMIK-ut", thonë në këtë ndërmarrje, shkruan Tanjug.

Sipas kësaj agjencie, kreditorët më të mëdhenj të Trepçës janë: "Elektroprivreda Srbije", "Jugobanka A.D. Beograd", "Jugobanka A.D. Mitrovicë", "Banka Popullore e Serbisë", "Hekurudhat e Serbisë", "Beobanka A.D. Beograd", "Industria serbe e Naftës" dhe "DDOR Novi Sad".
Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi para disa ditësh, duke e kthyer Trepçën në shoqëri aksionare, në të cilën 80 për qind të aksioneve i mban shteti i Kosovës, kurse 20 për qind në pronësi private. Shoqëria aksionare, sipas ligjit, nuk merr obligime të Trepçës e as num garanton për to. /Lajm.net/

.

Thirret ezani i parë pas 104 viteve në Xhaminë e Hajdar Kadriut në Manastir (Video)

Posted: 04 Nov 2016 07:49 AM PDT

Nga Qendra nacionale për konservim që ka bëre restaurimin e kësaj Xhamie, me financimin e mbi 1 milion eurove nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë, thonë se që nga viti 1912 Xhamia e Hajdar Kadiut u la në harresë dhe në mëshirë të fatit. /

.

Shqipëri: Policia i arrestoi dhjetëra vetë dhe i konfiskoi 4.2 tonë kanabis

Posted: 04 Nov 2016 07:48 AM PDT

Në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se afro 100 policë kanë depërtuar në një hapësirë afër qytetit Rrëshen, 75 kilometra në veti të Tiranës, më herët këtë javë.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 22 vetë, që janë gjetur në vendin ku kanabisi terej, ndërsa 9 femra janë lejuar të largohen, por ato, po ashtu, akuzohen për involvim dhe trafikim ilegal të drogës, raporton AP nga Tirana.

Për këto vepra, të gjithë ata mund të ballafaqohen me dënim me burg deri në 8 vjet individualisht.

Pas shkatërrimit të afro 2.5 milionë bimëve të kanabisit gjatë verës, që krahasuar me gjithë vitin 2015 është katër herë më tepër, policia tash po ndërmerr bastisje për t'i gjetur bimët e korrura, që po procesohen.

Në gjithë Shqipërinë, në muajin tetor, janë gjetur disa tonelata të këtyre bimëve.

.

Related Posts :