Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Homazhe e qirinj për Astrit Deharin” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Homazhe e qirinj për Astrit Deharin” plus 9 more Ekonomia Online


Homazhe e qirinj për Astrit Deharin

Posted: 06 Nov 2016 08:21 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë janë duke bërë homazhe në qendër e Prishtinës, para Tatri Kombëtar, për të nderuar aktivistin Astrit Dehari i cili vdiq të shtunën, në Burgun e Prizrenit.

Ata po vendosin lule dhe po ndezin qirinj.

Për të bërë homazhe dhe nderuar Deharin, bashkë me shumë qytetarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, deputeti Smajl Kurteshi, shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dhe shumë personalitete të këtij subjekti.

received_1163979007014145

The post Homazhe e qirinj për Astrit Deharin appeared first on Ekonomia Online.

Humb kontrolli, godet 7 vetura ne autosallon

Posted: 06 Nov 2016 08:01 AM PST

Një aksident zinxhiror komunikacioni ka ndodhur sot pas mesnate në Vushtrri, ku për pasojë janë lënduar dy persona dhe janë dëmtuar tetë vetura.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orës 01:00 pas mesnate në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë te autosalloni "Omega" në Vushtrri.

“Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit ndaj veturës, ku vetura në lëvizje ka dalë nga shiriti rrugor, me ç'rast ka goditur shtatë vetura tjera të cilat ndodheshin ne parkingun e autosallonit", ka thënë Zahiti.

Bëhet e ditur se drejtuesi i veturës, i cili ishte shkaktar i aksidentit, dhe pasagjeri kanë kërkuar trajtim mjekësor.

The post Humb kontrolli, godet 7 vetura ne autosallon appeared first on Ekonomia Online.

Shteti është përgjegjës për vdekjen e Deharit

Posted: 06 Nov 2016 07:43 AM PST

Vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit tërheq dy përgjegjësi.
Një është shtetërore.

I riu 26-vjeçar vdiq ndërsa ishte nën përkujdesjen e institucioneve të shtetit, në burgun e Prizrenit. Kohë më parë në burgun e Prizrenit, me bekimin e pushtetit, një i arrestuar kishte rregulluar qelinë e vet sipas shijes vetjake, në mënyrë që aty të jetonte dhe zhvillonte biznes.

Shteti në burgjet e të cilit një i burgosur ndërton apartament ndërsa tjetri gjen vdekjen nuk mund të quhet as shtet i sundimit të ligjit e as shtet demokratik. Elitat politike në pushtet mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë.

Përgjegjësia e dytë është politike. Astrit Dehari u fut dhe u mbajt në burg sepse kishte bindje të ndryshme politike prej pushtetit. Ai dhe qindra e mija qytetarë të Kosovës u ngritën për ta mbrojtur Kushtetutën e Kosovës në momentin kur pushteti me Marrëveshjet e Brukselit pranoi që disa prej shtyllave kryesore të kësaj Kushtetute të dëmtoheshin në formë të pariparueshme. Pushteti kishte mundësi, me vite të tëra, të përpiqej që të ndërtonte një konsensus politik, një konsensus në të cilin do ta gjenin veten edhe Astrit Dehari dhe qindra e mija qytetarë të Kosovës që ishin kundër Marrëveshjes së Brukselit. Në vend të konsensusit pushteti përdori arrogancën e shpërfilljes dhe forcën e policisë së shtetit.

Pushteti tash do të vlerësohet sipas hapave që do të ndërmerr për të treguar se është i gatshëm ta trajtojë përgjegjësinë vetjake, shtetërore dhe politike.

Kjo nuk do t’ia kthejë jetën Astrit Deharit. Por do t’i ndihmojë këtij vendi që të mos kthehet tek gogoli që po na përcjell se konflikti politik medoemos duhet të përfundojë në tragjedinë e humbjes së jetës së njeriut.

The post Shteti është përgjegjës për vdekjen e Deharit appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli pritet nga 5 mijë të rinj në Gjakovë

Posted: 06 Nov 2016 07:37 AM PST

Në një mbrëmje me rininë e Gjakovës, të organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së në Gjakovë, Presidenti i partisë, z.Behgjet Pacolli është pritur me entuziazëm nga 5 mijë të rinj në këtë qytet.

Presidenti Pacolli në këtë tubim iu është drejtuar me një fjalim të shkurtër të rinjve në Gjakovë, duke i siguruar ata se i gjithë angazhimi dhe përkushtimi i tij dhe i Aleancës Kosova e Re, do të jetë në funksion të garantimit të një perspektivë më të mirë për të gjithë, thuhet në një njoftim të AKR-së.

Lideri i AKR-së, në rrafshin e Dukagjinit është pritur me duartrokitje nga mijëra të rinj të cilët kishin ardhur për ta përshëndetur atë.

Në këtë tubim të pranishmëve me disa fjalë ju drejtua edhe Kryetarja e Forumit Rinor të AKR-së Dega në Gjakovë, e cila u shpreh se pjesëmarrja masive e rinisë në këto takime është edhe një konfirmim se rinia e sheh Presidentin Pacolli si shpresën e vetme për ndryshim, si dhe garantim të mirëqenies për të gjithë.

The post Pacolli pritet nga 5 mijë të rinj në Gjakovë appeared first on Ekonomia Online.

Shi e borë në pesë ditët e ardhshme

Posted: 06 Nov 2016 05:52 AM PST

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë një mot jostabil, që do të përcillet me reshje shiu e bore, bën të ditur IMHK përmes një komunikate për media.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit. Shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë", thotë IMHK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

The post Shi e borë në pesë ditët e ardhshme appeared first on Ekonomia Online.

Nëse jeni anemik duhet t’i hani këto ushqime

Posted: 06 Nov 2016 05:44 AM PST

Hekuri është lënda ushqyese që duhet të konsumohet më shumë nga personat që vuajnë nga anemia. Ai ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe rrit sistemin imunitar.

Por, kjo lëndë ushqyese është e vështirë të merret, sidomos nëse nuk e preferoni mishin. Edhe pse ka mjaft ushqime bimore që e përmbajnë këtë mineral, trupi nuk mund ta zbërthejë atë lehtësisht nga perimet siç mund të bëjë me mishin.

Fatmirësisht, kur hekuri kombinohet me vitaminën C, trupi mund ta zbërthejë 6 herë më shumë këtë mineral. Ja disa nga ushqimet me bazë bimore që mund t'i kombinoni bashkë për të marrë hekur aq sa i nevojitet trupit.

Spinaq (hekur) + spec të kuq (vitaminë C): I bashkoni bashkë në gatime të ndryshme për të marrë sa më shumë hekur.

Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C): Gatuani një omëletë me perime, me brokoli dhe lëng domatesh.

Fasule të kuqe (hekur) + lakër (vitaminë C): Zëvendësoni kombinimin klasik me oriz dhe fasule, që kur konsumohen së bashku sigurojnë një burim komplet të proteinës, duke shtuar lakër tek përzierja.

Çokollatë të zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C): Shkrini pak çokollatë të zezë dhe më pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues.

The post Nëse jeni anemik duhet t'i hani këto ushqime appeared first on Ekonomia Online.

MD lejon mjekun ligjor të kërkuar nga familja Dehari

Posted: 06 Nov 2016 05:32 AM PST

Ministria e Drejtësisë thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri Astrit Dehari.

"Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit A.D., në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë", thuhet në njoftimin e MD-së, transmeton Telegrafi.

"Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes".

Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

"Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin", thuhet në komunikatë.

The post MD lejon mjekun ligjor të kërkuar nga familja Dehari appeared first on Ekonomia Online.

Calvin Harris i bekuar me Taylor Swift

Posted: 06 Nov 2016 05:26 AM PST

DJ skocez Clavin Harris gjeti rastin ta falënderojë ish të dashurën e tij Taylor Swift.

Harris përmes një postim i tij në Twitter, falënderoi Taylor Swiftin dhe Rihannan për kontributin e tyre që e dhanë për këngën e DJ "This Is What You Come For".

Harris tha që është i bekuar që po punon me dy artiste kaq të mira.

Çifti Harris dhe Swift u ndanë në qershor të këtij viti.

The post Calvin Harris i bekuar me Taylor Swift appeared first on Ekonomia Online.

Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga Kim Kardashian (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 05:21 AM PST

Këngëtarja Nora Istrefi dhe moderatorja e "Top Channel", Albana Osmani vërtetë nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët përsa i përket profesionit të tyre, por përsa i përket pamjes së jashtme dhe look-ut mund të themi se të dyja vajzat janë ndër më të bukurat e personazheve publikë shqiptarë.

Si Nora ashtu edhe Albana, shfaqin linja perfekte trupore dhe nuk është çudi që të dyjave t'i shkojnë për shtat veshje apo aksesorë të njëjtë sepse fiziku i tyre ua lejon këtë gjë.

Dhe ashtu ka ndodhur vërtet!

Po të hedhim një sy në profilet e të dyja bukurosheve në Instagram, do të vëmë re se Nora dhe Albana, këtë sezon vjeshte kanë vendosur të frymëzohen nga Kim Kardashian, duke u shfaqur me çizmet e gjata ngjyrë 'nude' por të hapura në pjesën e gishtave, që më herët i bëri të njohura Kim në daljet e saj publike rrugëve të New York-ut.

Albana i ka veshur këto çizme në daljen e saj të fundit në "Top Show Mag" ndërsa Nora i ka përdorur për një koncert në Gjermani.

Siç duket, vajzat kanë pasur të njëjtin frymëzim por duhet thënë se në të veçantën që i karakterizon, ato duken vërtetë bukur…

albana-1

albana-2

albana-3

The post Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga Kim Kardashian (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Grimi ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit

Posted: 06 Nov 2016 05:15 AM PST

Pavarësisht nëse jeni të fiksuara pas horoskopit ose nuk i kushtoni asnjëherë rëndësi parashikimeve, aftësitë në grim të kësaj artisteje do t'ju befasojnë!

Setareh Hosseini nga Kanadaja ka krijuar një pamje për secilën shenjë dhe ka postuar rezultatet në Instagram. Për të krijuar secilën pamje, Hosseini është bazuar tek karakteristikat e secilës shenjë.

Dashi


Të zjarrtë dhe pasionantë, një mburojë hekuri dhe brirët e saj janë gjithnjë gati për betejë. Merr përgjegjësi dhe kërkon vazhdimisht për dinamika dhe konkurrencë. E nxitur nga etja dhe një lidere e patrembur që në lindje, ajo ka një shpirt të pastër, si të një fëmije.

Demi


Kokëfortë, e pakompromis, me një karakter të fortë, vëzhgim të shkëlqyer dhe vendosmëri. Ka një temperament të nxehtë, që do ta shfaqë kur i tejkalohen limitet. Pëlqen gjithçka që emocion shqisat e saj. Kontrollohet nga qetësia e brendshme dhe nga sensi i pabesueshëm i qëndrueshmërisë, është dhe do të mbetet një forcë për t'u marrë në konsideratë.

Binjakët


Njihet nga natyra kontradiktore, mendja e saj luhatet nga logjika drejt absurditetit. Është kombinim i inteligjencës së lartë, mprehtësisë dhe elokuencës. Gjithnjë në luftë mes të mirës dhe të keqes. Do të nxjerrë në pah të dyja anët tuaja për t'ju treguar gjëra që nuk e kishit menduar kurrë se duhet t'i shihnit.

Gaforrja


Është batica, shkëlqimi i lehtë i hënës, dallgët që përplasen në breg. Ndjen gjithçka deri në thellësi edhe pse nuk i pëlqen ta shprehë. Guacka e saj mund të jetë e fortë dhe shpeshherë e pathyeshme, por është gjithnjë në shërbim të shpirtit të saj të butë. Kur e prek atë, kupton që është më e vërtetë se gjithçka që mund të kesh ndjerë më parë. Pjesëza kozmike të hënës rrjedhin në venat e saj. Ngjashmëria e saj me hënën, do të bëjë të njihni një fytyrë të re të saj çdo ditë.

Luani

E dallon gjithnjë në mes të një turme me njerëz. Është ajo që qesh me zë të lartë, ka buzëqeshje rrëzëllitëse dhe reflekton vetëbesim. Ka flokë të bukur dhe lëkurë të shndritshme. Është një alfa, një luaneshë, një lider, një luftëtare. Mund të duket e butë, por ka një zjarr të pashtershëm që digjet brenda saj.

Virgjëresha

Personifikon të pafajshmen, pastërtinë dhe drejtësinë. Natyra me këmbë në tokë e bën më të zgjuar dhe analizuese në gjithçka. Ajo nuk i përket askujt dhe përpiqet gjithmonë të vërë rregull në një situatë kaotike.

Peshorja

Ka një personalitet për t'u vlerësuar, një zë melodioz dhe zemër të madhe. Për ta kuptuar, duhet të kuptoni mënyrën si funksionon një peshore, gjithnjë duke gjetur një balancë mes mendimeve dhe emocioneve. Është një lule me gjemba të fshehur dhe pa të, jeta nuk do të ishte njësoj.

Akrepi

Gjithçka fshihet në shikimin depërtues. I errët dhe gjithnjë duke bërë llogari, sytë e saj janë parashikues dhe hipnotizues. E fortë dhe e errët, gjysmë perëndi, gjysmë djall, shkruan Anabel. Përpos të gjithave, është hyjnore dhe në sytë e saj, shfaqet shpirti.

Shigjetari

Është një endacake e palodhur, gjithnjë duke kërkuar për ide dhe eksperienca të reja. Shigjeta e saj simbolizon dëshirën për orientim dhe një qëllim më të lartë. Është aventuriere, inteligjenca e së cilës, ndërton një urë që lidh qiellin dhe tokën.

Bricjapi

Vendosmëria e saj është për t'u admiruar, vetëkontrolli i fuqishëm. Është ambicioze dhe merr përgjegjësi. Drejton me besnikëri arritjet e saj janë të shumta. Asnjë mal nuk është shumë i lartë për to, ndërsa dashuria e saj, është po aq e qëndrueshme sa toka.

Ujori

Është gjithnjë duke krijuar gjëra të reja në botën e saj. Ka shpejtësi mendimi dhe vepron në mënyrë të shpejtë, duke u bërë e paparashikueshme dhe rebele. Anarkia është veçantia e saj. Lufton për shpirtin, mençurinë dhe të ekuilibron mendjen. Është verbuese dhe e tmerrshme. E ndan një vijë shumë e hollë gjenialitetin dhe çmendurinë e saj. Jeton në të ardhmen.

Peshqit

Të lehtë dhe shumë të mistershëm. Mendja e saj noton në thellësi ku shumica do të mbyteshin. Lundron kundër rrymës, kjo përfaqëson dualitetin e shpirtit të saj. Është e magjishme dhe zemra e saj është një oqean emocionesh; gjithnjë duke ëndërruar për vende ku vetëm ajo mund të hyjë. /Telegrafi/

The post Grimi ideal, pasqyron shpirtin tuaj sipas shenjës së horoskopit appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :