Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Inkurajon fëmijët të luajnë lojën ku fituesi i godet humbësit në kokë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

loading...

“Inkurajon fëmijët të luajnë lojën ku fituesi i godet humbësit në kokë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Inkurajon fëmijët të luajnë lojën ku fituesi i godet humbësit në kokë (Video)

Posted: 09 Nov 2016 08:47 AM PST

Në Chiang Mai të Tajlandës, një i rritur i ka inkurajuar fëmijët që të luajnë lojën, ku fituesi i qëllon humbësit në kokë.

Ai dëgjohet duke qeshur, teksa të vegjlit që nuk janë mbi shtatëvjeçar, luajnë me radhë dhe pasi i bëjnë simbolet me duar, godasin kundërshtarin, transmeton Telegrafi.

Por, pas disa grushteve të forta, gjërat devijojnë dhe ata nisin të përleshen fizikisht.

"Gurë, letër dhe gërshërë është edhe për fëmijë, por jo për tu rrahur. Në këtë formë vendoset për diçka, për të cilën nuk mund të merret vendim ndryshe" është një koment për ngjarjen.

Mësohet se autoritetet po e hetojnë rastin, në përpjekje që të kapet personi që dyshohet se i detyroi fëmijët të luajnë në këtë formë. /Telegrafi/

The post Inkurajon fëmijët të luajnë lojën ku fituesi i godet humbësit në kokë (Video) appeared first on Telegrafi.

Gruaja këmbëngulëse, ec në drejtim të kundërt nëpër shkallët lëvizëse (Video)

Posted: 09 Nov 2016 08:45 AM PST

Një grua e paemëruar, nuk ka ndaluar së ecuri në drejtim të kundërt, nëpër shkallët lëvizëse të një qendre tregtare në Britani të Madhe.

Ajo shihet e vendosur dhe e qetë, teksa hedh hapa, megjithëse shkallët shkonin teposhtë, transmeton Telegrafi.

Duke parë mundimin dhe refuzimin që të ndalonte, një burrë e ka ndalur sistemin elektrik dhe ajo është ngjitur me lehtësi.

Gjatë kohës sa ajo tentonte me këmbëngulje të hipte në këtë formë, të pranishmit kanë qeshur dhe janë mahitur. /Telegrafi/

The post Gruaja këmbëngulëse, ec në drejtim të kundërt nëpër shkallët lëvizëse (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :