Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup” plus 19 more


Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup

Posted: 07 Nov 2016 10:37 AM PST

“Vdekja në burg e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka ndodhur për shkak të asfiksisë, por se si ka ardhur deri tek ajo mbetet të konstatohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore”, ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, pak minuta pasi u krye autopsia e të ndjerit.

 

Në trupin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së, që u gjetë i vdekur të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka pasur shenja të gërvishtjeve sipërfaqësore në njërën dorë dhe në qafë. Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

"Shenja në trup ka pasur, edhe atë një mori gërvishjesh. Prerje sipërfaqësore ka pasur në dorën e majtë dhe në qafë, mirëpo nga kjo nuk mund të thuhet nga dikush se është vrasje apo vetëvrasje", tha Gashi, pak minuta pasi trupit të Astrit Deharit iu krye autopsia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas Gashit vdekja e aktivistit të VV-së në paraburgim ka mund të ndodhë për shkak të asfiksisë – mungesës së oksigjenit, por gjithçka mbetet të konfirmohet përfundimisht nga ekspertët që të hënën në mesditë kryen obduksionin.

"Vdekja e tij duket se ka ndodhur për shkak të asfiksisë, por si ka ardhur deri tek ajo, atë do ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore, kështu që tani jemi në fazën kur vetëm është kryer onduksioni “, tha avokati Gashi, njofton Insajderi.

Ai ka hedhur poshtë raportimet se Dehari ka përdorur barna, apo substanca tjera.

"Astriti nuk ka përdorur barna e as substanca tjera, qoftë edhe ato narkotike", tha ai.

Avokati Gashi ka treguar se në obduksion që zgjati rreth dy orë e gjysmë përveç tre ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, të kryesuar nga Flamur Blaka, kanë marrë pjesë edhe ekspertët e thirrur nga familja Dehari Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia.

Astirt Dehari u gjetë i vdekur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, fundjavën e kaluar. Ai po mbahej në këtë qendër si për sulmin e 4 gushtit në Kuvend. Bashkë me Deharin, Policia e Kosovës, në shtator kishte arrestuar gjithsej 6 persona, të gjithë aktivistë të VV-së.

The post Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup appeared first on INSAJDERI.

Gashi: Provova të vazhdoja lojën, por ishte e pamundur

Posted: 07 Nov 2016 10:15 AM PST

Dita e djeshme kishte dy anë të medaljes për sulmuesin shqiptar të Colorado Rapidsit, Shkëlzen Gashi. Pasi shënoi një supergol në gjysëmfinalen e kthimit të Konferencës ndaj Los Angelos Galaxy, ai la fushën i dëmtuar pas një ndërhyrjeje të rëndë të Ashley Cole.

Gashi u pa të lëviste gjatë pjesës tjetër të takimit me paterica, çka dha përshtypjen e një dëmtimi të rëndë. Por ditën e sotme mediat amerikane kanë bërë të dituar se sulmuesi ka vetëm një ndrydhje të kaviljes së djathtë, e cila rikuperohet shumë shpejt, me vetëm 3-4 ditë pushim.

"Nuk e di nëse bëra faull unë apo Ashli Kol, por di që ishte një situatë mjaft e keqe sepse ishte fundi i pjesën së parë dhe këmba ime ishte ngatërruar me të tijën. Më pas u futëm në dhomat e zhvjeshjes dhe shpreha dëshirën për të vazhduar lojën, por kur bëra hapin e parë, e kuptova që ishte e pamundur", tha Gashi pas ndeshjes.

Gjithashtu Gashi pas ndeshjes ka bërë një postim në Facebook me videon e golit dhe me përshkrim "Kjo është shtëpia ime", teksa nuk e ka përmendur aspak dëmtimin, çka gjithashtu të bën të mendosh që nuk ka asgjë serioze.

gash

The post Gashi: Provova të vazhdoja lojën, por ishte e pamundur appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Assad buzëqesh kur pyetet për fëmijët e vrarë në Siri

Posted: 07 Nov 2016 10:12 AM PST

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad qeshi dhe tha se ai fle mirë, kur u pyet gjatë një interviste për të gjithë fëmijëve që po vdesin çdo ditë në Siri.

Assad tha gjithashtu se vdekjet e qindra mijëra civilëve në Siri janë “faj i terroristëve” dhe tha se “ne po flasim për luftën, jo për bamirësinë”.

Gjatë një intervistë me The Sunday Times, Assad u pyet nëse atë e zë gjumi natën derisa një numër i madh i fëmijëve vrahen në Alepo dhe në pjesë të tjera të Sirisë.

Ai qeshi dhe tha: “Unë e di kuptimin e kësaj pyetje. Unë fle rregullisht mirë, unë punoj dhe ha rregulisht dhe bëjë aktivitete sportive”.

Ai pati një koment edhe për të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nga lufta në Siri.

“Është faji i terroristëve, dhe kjo është një luftë dhe jo bamirësi”, tha Assad për The Sunday Times, raporton Insajderi.

Të dielen regjimi i Asadit është akuzuar se bombardoi një zonë që pretendohej se kontrollohej nga rebelët, nga e cila mbetën të vdekur 5 fëmijë dhe të paktën 25 të tjerë të lënduar. /Insajderi.com

The post Presidenti Assad buzëqesh kur pyetet për fëmijët e vrarë në Siri appeared first on INSAJDERI.

Rezultatet e para nga autopsia e Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 09:27 AM PST

Asfiksia, pengesat në frymëmarrje janë dyshimet e para rreth vdekjes së aktivistit të ndjerë të VV-së, ka thënë prokurori Sylë Hoxha.

Sylë Hoxha ka mohuar se Dehari ka përdorur medikamente. Ai është shprehur se gërvishtjet në fyt dhe duar janë duke u analizuar.

"Si mendim preliminar i ekspertit mjekoligjor është që mund të ketë asfiksi, ndërsa rezultat përfundimtare i jep ekspertiza më vonë", ka thënë Hoxha për Insajderin.

Rezultatet përfundimtare pritet t’i tregojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendren e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com

The post Rezultatet e para nga autopsia e Astrit Deharit appeared first on INSAJDERI.

Samsung prezanton projektin ambicioz të inteligjencës artificiale në Galaxy S8

Posted: 07 Nov 2016 09:19 AM PST

Samsung Electronics njoftoi ditën e Dielë se së bashku me Galaxy S8-tën do të lançojë edhe asistentin dixhital me inteligjencën artificiale.

Gjatë Tetorit, prodhuesi numër 1 i telefonëve në botë bëri të ditur blerjen e Viv Labs, një firmë e drejtuar nga bashkë krijuesi i asistentit dixhital të Apple, Siri.

Kështu Samsung planifikon të integrojë platformën e inteligjencës së kompanisë në fjalë quajtur Viv në telefonët flagship të kompanisë.

Për Samsung, Galaxy S8-ta mund të jetë shpëtimi i kompanisë pas tragjedisë së Note 7-tës e cila besohet si ketë kushtuar kompanisë 5.4 miliard dollar. Investitorët dhe analistët thonë se Galaxy S8-ta duhet të jetë një produkt madhështor në mënyrë që Samsung të rifitojë besimin e konsumatorëve.

Samsung zgjodhi të heshte për shërbimin që do të ofrojë asistentin i inteligjencës artificiale që do të debutojë me Galaxy S8-tës pranverën e vitit të ardhshëm.

Aktualisht lideri i këtij sektori është Google ndjekur nga lojtarë të tjerë madhorë si Amazon.com, Apple dhe Microsoft.

The post Samsung prezanton projektin ambicioz të inteligjencës artificiale në Galaxy S8 appeared first on INSAJDERI.

Përfundon procesi i autopsisë së Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 09:14 AM PST

Ka përfunduar procesi i autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

 

Rezultatet do të shpallen gjatë ditëve në vazdim.

Kujtojmë, se prezent me këtë rast ishin kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy ekspertët e caktuar nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia.

Gjithashtu prezent ishin tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX-it, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.  /Insajderi.com

The post Përfundon procesi i autopsisë së Astrit Deharit appeared first on INSAJDERI.

EULEX beson në “rikthimin e integritetit të punonjësve” të këtij misioni

Posted: 07 Nov 2016 09:06 AM PST

Misioni i EULEX-it dhe Zyra e BE-së kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët nëpërmjet së cilës kanë shprehur kënaqësinë që kanë pushuar hetimet penale ndaj ish-gjyqtarit të EULEX-it Franesco Florit.

"Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas", thuhet në komunikatë për media.

Përmes kësaj komunikate, EULEX ka thënë se provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij.

"Ne shprehim kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit", thuhet në komunikatë.

Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it./Insajderi,.c

The post EULEX beson në "rikthimin e integritetit të punonjësve" të këtij misioni appeared first on INSAJDERI.

Refuzohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol

Posted: 07 Nov 2016 08:59 AM PST

Ivica Daçiq ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit e ka refuzuar sot kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol.

"Edhe pse Kosova është përgatitur dhe kishte dërguar notë të gjitha shteteve anëtare, Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta vendos si pikë të rendit të ditës në seancë", ka thënë Daçiq, shkruan agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug.

Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se Kosova edhe në prillin e vitit 2015 ka bërë kërkesë për anëtarësim por deri më sot Interpoli nuk e ka pranuar atë.

Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Daçiq vlerësoi se në këtë mënyrë vërtetohet edhe një herë se hapat e njëanshëm të Kosovës rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nuk e kanë mbështetjen që e kishin çka sipas tij është edhe rezultat i aktiviteteve diplomatike të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se ministri Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të Interpol-it, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të Interpol-it, e cila do t'i zhvilloj punime nga sot deri më 10 sot. /Insajderi.com

 

The post Refuzohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol appeared first on INSAJDERI.

Ministrja Hoxha zotohet për ndihmë ndaj Prokurorisë Speciale

Posted: 07 Nov 2016 08:36 AM PST

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Prokurorin special, David Schwendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në takim me Prokurorin special, David Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

"Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim", theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Schwendeman përgëzoi ministren Hoxha për punën e saj dhe theksoi se sa i takon Zyrës së Prokurorit special, është i përkushtuar që puna e tij të jetë e pavarur, e paanshme dhe transparente.

"Veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat", theksoi David Schwendiman,

Procesi do të jetë objektiv, nuk do të ketë drejtësi selektive, theksoi Prokurori special, sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe do të gjykohet përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonjë grupi apo përgjegjësia e ndonjë organizate. /Insajderi.com

 

The post Ministrja Hoxha zotohet për ndihmë ndaj Prokurorisë Speciale appeared first on INSAJDERI.

Schwendiman: Do ta kryej punën “pa frikë e pa hatër”

Posted: 07 Nov 2016 08:12 AM PST

David Schwendiman, i cili u emërua tashmë si Kryeprokuror i Zyrës së sapoformuar të Prokurorit të Specializuar, është në vizitë në Prishtinë, ku ai po takohet me përfaqësues të lartë të qeverisë së Kosovës, zyrtarë të gjyqësorit, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas një komunikate për media, Schwendiman u takua me kryeministrin Mustafa, Ministren e Drejtësisë, Hoxha, dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Lumezi.

"Schwendiman theksoi që ai do të udhëhiqet në përmbushjen e mandatit të tij vetëm nga faktet dhe ligji, që ai do të kryejë punën e tij pa frikë e pa hatër, dhe që ai është i zotuar të udhëheqë një proces i cili është legjitim dhe që perceptohet si i tillë nga të gjithë ata të cilët preken nga puna e prokurorisë", thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Specializuar.

Sipas kësaj komunikate ai, Schwendiman nënvizoi pavarësinë e tij, e cila qartazi shprehet në Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili u votua në Kuvendin e Kosovës më gusht të vitit 2015.

Nga takimet që ka pasur, thuhet se kryeprokurori ka rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund.

"Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve", thuhet në komunikatë.

Gjatë ditës ai do të takohet gjithashtu me Shefen e EULEX Kosova, Ambasadorja Alexandra Papadopoulou, Shefen e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Dr. Zahir Tanin, dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë diplomatike./Insajderi.com

The post Schwendiman: Do ta kryej punën "pa frikë e pa hatër" appeared first on INSAJDERI.

Letra e fëmijës shqiptar që Obama e lexoi në OKB

Posted: 07 Nov 2016 08:03 AM PST

Kur në verën e këtij viti, bota u trondit nga fotografia e një fëmije sirian, i ulur në një ambulancë që qëndronte i heshtur dhe pa emocione para kamerave në Aleppo, ai u bë ikonë e krizës së refugjatëve.

Mijëra kilometra larg Aleppos, në New York, një moshatar i Omarit nga Siria, kishte vendosur të shkruante një letër për presidentin amerikan, Barack Obama.

Në atë letër, Aleks i bënte thirrje presidentit Obama që ta gjej fëmijën sirian dhe ta sjellë në familjen e tij në New York.

Atë letër muaj më vonë, presidenti amerikan do ta lexonte në Samitin e Liderëve për Refugjatë që u mbajt në shtator në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Por dy muaj më vonë, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë në Shqipëri, ambasadori Donald Lu zbuloi se Aleks në fakt ishte fëmijë emigrantësh shqiptar, raporton Insajderi.

"Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë. Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria", ka thënë Lu në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Letra e fëmijës shqiptar që Obama e lexoi në OKB

E Obama pasi e kishte lexuar letrën para përfaqësuesve të të gjitha kombeve në OKB, kishte thënë se "humanizmi që ky fëmijë i vogël e shfaqë është një mësim për të gjithë".

"Ai nuk ka mësuar të jetë cinik ose dyshues, apo të frikësohet nga njerëzit e tjerë për shkak të prejardhjes apo dukjes së tyre, apo mënyrës sesi luten por vetëm e kupton nocionin e trajtimit të tjetrit me dhembshuri e mirësi. Ne të gjithë mund të mësojmë nga Alex", kishte thënë Obama pasi kishte lexuar letrën e fëmijës me prindër shqiptar që kanë emigruar në Amerikë.

Për ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, emigrantët shqiptar në Amerikë janë komuniteti që kanë kontribuar shumë, raporton Insajderi.

"Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës", ka thënë Lu për VOA./Insajderi.com

letra1 letra2 letra3

The post Letra e fëmijës shqiptar që Obama e lexoi në OKB appeared first on INSAJDERI.

Nis autopsia e trupit të Astrit Deharit – pritet të zgjasë dy orë

Posted: 07 Nov 2016 07:09 AM PST

Ka nisur autopsia e Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ajo pritet që të zgjasë rreth dy orë ku tre specialistë vendor nën mbikëqyrjen e ekspertëve të pavarur të thirrur nga familja, janë duke bërë obduksionin e trupit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka thënë se ekspertët e pavarur të thirrur nga familja Dehari janë duke qëndruar në rolin e vëzhguesve, njofton Express.

 

"Me kërkesën e familjes është lejuar sjellja e ekspertëve të pavarur të jenë në cilësinë e vëzhguesve. Ekipi i mjekësisë ligjore është i përbërë nga tre specialistë të mjekësisë ligjore. Nga jashtë është sjellë një ekspert i mjekësisë ligjore, zotëri Besim Ymaj. Një patolog nga Anglia, Besim Latifaj dhe një mjeke nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Hatixhe Latifi Popovci", ka thënë Arsim Gërxhaliu.

Ai ka shpjeguar se prezentë kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë relevantë dhe janë prezantuar të gjitha dokumentet të cilat i kanë poseduar rreth këtij rasti deri më tani.

The post Nis autopsia e trupit të Astrit Deharit – pritet të zgjasë dy orë appeared first on INSAJDERI.

Justin Bieber, 3 çmime në “MTV Europe Music Awards”

Posted: 07 Nov 2016 06:57 AM PST

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, Justin Bieber spostoi Lady Gagën, duke u kthyer në fituesin e madh të "MTV Europe Music Awards" me 3 çmime të rrëmbyera në shfaqjen e mbajtur në Rotterdam.

I nominuar në 5 kategori, kantautori kanadez triumfoi ndër të tjera edhe në kategorinë "Kënga më e mirë" për krijimin e tij të fundit "Sorry".

Një tjetër kanadez tërhoqi vëmendjen e sallës. Shawn Mendes, i preferuari i shumë vajzave adoleshente në mesin e publikut, i cili fitoi në kategorinë "Best Male". Çmimin, Mendes ia dedikoi të ëmës, e cila kishte ditën e saj të lindjes.

"Ju falënderoj të gjithëve. Së pari fansat e mi anembanë botës. Falënderoj jurinë që më përzgjodhi, është një nder për mua. Duke qenë se është ditëlindja e nënës sime sot, ky çmim shkon për të", tha Shawn Mendes, këngëtar.

Ceremoninë e prezantoi një yll i ri i popit botëror, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Edhe ajo vet ishte nominuar në "Best New" dhe "Best Push", të kushtuara që të dyja artistëve në rritje. Rexha ndërroi 7 veshje gjatë ceremonisë, ndërsa interpretoi "live" disa prej hiteve të saj më të njohura.

The post Justin Bieber, 3 çmime në "MTV Europe Music Awards" appeared first on INSAJDERI.

Aksion i gjerë i policisë, arreston dy të dyshuar për vepra penale

Posted: 07 Nov 2016 06:39 AM PST

Njësitë policore kanë ndërmarrë një operacion policor në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë atë në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykata kompetente dhe ka arrestuar dy  persona (L. G. dhe A. M) nën dyshimin e bazuar se ata kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ky ishte vazhdimësi e aksionit të organizuar ditë më parë nga Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe njësiteve tjera të specializuara.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

The post Aksion i gjerë i policisë, arreston dy të dyshuar për vepra penale appeared first on INSAJDERI.

Marsh protestues në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Posted: 07 Nov 2016 06:39 AM PST

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë bërë të ditur se të martën prej orës 12:00 do të mbahet një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharin.

Marshi do të fillojë tek Bibloteka Kombëtare e Kosovës, kanë njoftuar organizatat studentore të UP-së, raporton Insajderi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta. /Insajderi.com

 

The post Marsh protestues në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin appeared first on INSAJDERI.

Bunjaki nuk e ka problem të ftojë lojtarë serbë tek Kosova

Posted: 07 Nov 2016 06:30 AM PST

Në konferencën e mbajtur sot për shtyp, në të cilën është zbardhur lista e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Turqinë, trajneri i Kosovës Albert Bunjaki ka folur rreth mundësisë që futbollistët e komunitetit serb të luajnë për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk e sheh problem nëse edhe lojtarët e kombësisë serbe me shtetësi kosovare ftohen në përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga gazetari i B92 nëse ai ka në plan të ftojë në përfaqësuese disa futbollistë serbë nga Kosova, Bunjaki ka thënë se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.

"Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem. Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport", është shprehur Bunjaki.

Kosova do të luajë me Turqinë të shtunën me fillim nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në “Antalya Stadium” të Antalias. /Insajderi.com

The post Bunjaki nuk e ka problem të ftojë lojtarë serbë tek Kosova appeared first on INSAJDERI.

Gundogan: Manchester City klub më i madh se Bayerni

Posted: 07 Nov 2016 06:05 AM PST

Ai sot mund të luante te skuadra si Bayern München apo Barcelona, por zgjodhi të besojë te trajneri Pep Guardiola dhe projekti i këtij të fundit te Manchester City.

Pikërisht ai, Ilkay Gündogan, ka gjetur veten te "Qytetarët", i transferuar nga Borussia Dortmund në qershorin e kaluar, pavarësisht se vuante nga një dëmtim në gju dhe debutimin e tij në Premier League arriti ta bënte vetëm në shtator, njofton Telesport.

Gjermani shënoi dopietë në fitoren 3-1 të skuadrës blu në Champions League ndaj Barcelonës dhe së fundmi ka deklaruar se ndihet shkëlqyeshëm në Manchester, aty ku gjithçka i duket më e madhe se verdhezinjtë, madje edhe se kampionët e Gjermanisë.

"Kur shkoj për në qendrën stërvitore me makinë, që aty gjërat më duken shumë impresionuese. As Bayern München nuk mund të krahasohet me këtë, është një kampionat ndryshe", – tha ai në një intervistë për gazetën "Kicker".

"Këtu mund ta kuptosh se ke shkuar te një klub botëror, që dëshiron të zhvillojë gjëra të mëdha në vitet e ardhshme. Rrjedhimisht, presioni dhe përgjegjësia te lojtarët janë të mëdha. Është diçka ndryshe krahasuar me Borussia-n. Pritshmëritë janë shumë të larta për shkak të transferimeve dhe Pep Guardiolës, i cili është një personifikim i suksesit", shtoi Gundogan. /Insajderi.com

The post Gundogan: Manchester City klub më i madh se Bayerni appeared first on INSAJDERI.

Shfajësoi sërish Clintonin, Trump sulmon FBI-në

Posted: 07 Nov 2016 05:38 AM PST

Më herët, drejtori i FBI-së James Comey, sërish përmes një letre lajmëroi Kongresin se rishikimi i postës elektronike të Clintonit, ose rihapja e hetimit, nuk zbuloi asgjë të re për të ndryshuar përfundimin e hetimeve të verës, pra që Clinton nuk ka bërë asnjë krim.

Në krahun tjetër të fushatës, Hillary Clinton nuk e përmendi fare shfajësimin e dytë të FBI-së, por ndihmës të saj thanë se janë të lumtur që kjo çështje më në fund u zgjidh. Por kandidati republikan, i cili pak ditë më parë përgëzoi FBI-në për rihapjen e hetimit, nuk ishte aspak dakord me rezultatin e tij.

Gjatë një mitingu në Detroit, Trump këmbënguli se është e pamundur që FBI-ja të ketë shqyrtuar 650 mijë "e-mail"-e të reja në kaq pak kohë, shkruan Top-channel.

"Aktualisht Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Sistemi është plotësisht i manipuluar dhe këtë e them prej kohësh. Hillary Clinton është fajtore. Ajo e di këtë, FBI e di këtë dhe populli e di këtë. Tani është në dorën e amerikanëve, që të bëjnë drejtësi me votën e dytë më 8 nëntor", deklaroi Trump.

Publikimi i hetimit të ri nga FBI-ja vetëm 11 ditë para zgjedhjeve tronditi jo pak fushatën elektorale, ndërsa ripërtëritja e akuzave ndaj Clintonit konsiderohet gjerësisht si faktori kryesor i përmirësimit të sondazheve për Trump.

Clinton vazhdon që të ketë një avantazh prej 3 apo 4 pikësh dhe duket se kjo do të jetë diferenca me të cilën dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë do të shkojnë në zgjedhje, pasi zor se ka kohë për sondazhe të reja, që të vlerësojnë ndikimin në publik të shfajësimit të radhës që Clinton mori nga FBI-ja.

The post Shfajësoi sërish Clintonin, Trump sulmon FBI-në appeared first on INSAJDERI.

Detaje të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Posted: 07 Nov 2016 05:32 AM PST

I ndjeri Astrit Dehari nuk ka qenë duke përdorur kurrfarë terapie në Burgun e Prizrenit, kanë bërë të ditur burime brenda shërbimit mjekësor të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të barnave në dhomën e Deharit,  të burgut të Prizrenit të cilën e ndante me katër të burgosur tjerë.

Burime nga Prokuroria dhe Policia kanë thënë për Insajderin se afër trupit të shtirë është gjetur një shishe plastike mjalti 400 gram, të cilën Dehari e kishte blerë në burg pak ditë para vdekjes.

"Nuk është gjetur asnjë provë që mund të dëshmojë se i ndjeri ka kryer vetëvrasje me përdorim të barnave. Nuk ka asnjë shenjë dhune në trup. Nuk ka qenë asnjë person brenda dhomës kur i ndjeri ka vdekur", ka thënë një burim i përfshirë në hetim.

Ky burim e ka përjashtuar mundësinë e vrasjes nga dikush të aktivistit të Vetëvendosjes.

"Ditën e vdekjes, në orarin e shëtitjes, të burgosurit tjerë i kanë thënë se a po vjen në shëtitje. I ndjeri u ka thënë se ndjehet i lodhur dhe se dëshiron të pushojë. Pas pak kohësh, është gjetur pa shenja jete i shtrirë në dysheme", ka thënë ky burim.

Një burim tjetër brenda sistemit shëndetësor ka treguar se të burgosurve nuk i jepen dhe nuk u lejohen barna në dhomë, por terapia u jepet nga vetë mjekët. Megjithatë, ka raste kur të burgosurit grumbullojnë barna duke mos i përdorur barnat që u jepen nga mjekët dhe infermierët.

"Ka pasur shumë raste kur infermierët u japin barnat pacientëve. Ata bëhen sikur po i pijnë, por i heqin fshehtas nga goja dhe i fshehin. Ka shumë raste kur të burgosurit nuk janë të sëmurë, por deklarohen si të sëmurë për të krijuar dosje mjekësore të cilat pastaj i përdorin për të kërkuar lirim nga burgu apo vizita mjekësore jashtë burgu", ka thënë ky burim.

Megjithatë, të gjitha këto dyshime pritet ti zbardhë autopsia që pritet të kryhet gjatë ditës. Ekipi tashmë është mbledhur dhe pritet nisja e autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes./Insajderi.com

The post Detaje të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari appeared first on INSAJDERI.

Në Britani të tmerruar nga vrasësi shqiptar që endët rrugëve

Posted: 07 Nov 2016 05:32 AM PST

"Një vrasës shqiptar është kthyer në rrugët tona disa muaj pasi "Daily Mail" tregoi se si ai është tallur me procesin e tij të ekstradimit". Kështu e nis shkrimin e saj të sotëm britanikja "Daily Mail", për shqiptarin Ardian Rragami, i cili është dënuar për vrasje me 15 vjet burg në Shqipëri.

Në muajin Qershor, kjo gazetë britanike zbuloi se Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u ekstradua në atdhe për të shlyer dënimin prej 15 vjetësh për vrasje.

Brenda disa orësh pasi Ministria e Punëve të Brendshme britanike i kërkoi të jepte llogari për praninë e tij në Angli, zyrtarët e Emigracionit e ndaluan atë në pritje të dëbimit.

Por, tani Rragamit i është dhënë liria me kusht pasi ai e apeloi vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.

Gjykatësi Esther Lagunju kishte urdhëruar që të mbahej me çip elektronik, pra nën mbikqyrje elektronike, të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit dhe të shkojë çdo javë të firmosë si detyrim paraqitje.

Zyrtarët kanë refuzuar të japin detaje të arsyeve të tij të apelimit të vendimit për ekstradim.

Por, "Daily Mail" shkruan se "shumë kriminelë të huaj përmendin të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Aktit të të Drejtave të Njeriut, kur apelojnë deportimin".

Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij britanike dhe dy fëmijët, duke pirë cigare.

ardian

"Rasti i tij thellon skandalin e vrasësve shqiptarë të cilët kanë ikur në Britani të Madhe, teksa autoritetet tani po përballen me një betejë gjithnjë e më të kushtueshme për të ekstraduar Rragamin në atdhe. Gjatë verës ‘Daily Mail’ ka zbuluar edhe dy të tjerë të cilët, ashtu si Rragami, vijnë si refugjatë kosovarë në Britaninë e Madhe".

Rragami, duke u paraqitur si kosovar i quajtur Ardian Gashi, për herë të parë hyri në Britani, pas vrasjes së një personi në Veri të Shqipërisë në vitin 1998.

I arratisuri, i martuar e divorcuar në Londër në vitin 2002 thuhet se ka përfituar azil pasi zyrtarët besuan në gënjeshtrat e tij se ishte shtetas nga Kosova. /Insajderi.com

The post Në Britani të tmerruar nga vrasësi shqiptar që endët rrugëve appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :