Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Bellerin injoron plotësisht Barcelonën” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Bellerin injoron plotësisht Barcelonën” plus 19 more


Bellerin injoron plotësisht Barcelonën

Posted: 04 Nov 2016 09:34 AM PDT

21-vjeçari iu bashkua skuadrës nënkampione të Anglisë në vitin 2011, i transferuar pikërisht nga Barcelona, aty ku ai mund të pasonte brazilianin Dani Alves. Bellerin debutoi me skuadrën e parë në shtator të vitit 2013 dhe që atëherë ka gjetur vend tek Arsenali, shkruan Telesport.

Në shtator, "Goal.com" pati raportuar se Barcelona po ndërhynte për të siguruar shërbimet e spanjollit, por ky i fundit nuk e sheh të arsyeshëm rikthimin në "Camp Nou".

"Nëse do të doja të luaja te Barcelona, do të kisha qëndruar atje. U lumturova shumë kur Arsenali tregoi interes për mua dhe vendosa të vija këtu. Nuk shoh pas, dua vetëm të ndihmoj skuadrën time. Është mirë për një lojtar kur merr vesh se e duan skuadrat e mëdha, por unë jam shumë i lumtur këtu. Kam edhe tre vite në kontratë, kështu që e kam mendjen vetëm të luaj çdo javë, të përmirësohem dhe mundësisht të ndikoj që Arsenali të arrijë gjëra të mëdha. Nuk e kam me nxitim rinovimin. Jam i lumtur, ndihem rehat. Dua të qëndroj gjatë këtu", shpjegoi Bellerin në "London Evening Standard". /Insajderi.com

 

The post Bellerin injoron plotësisht Barcelonën appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mundur

Posted: 04 Nov 2016 09:22 AM PDT

"Shpresoj që të kemi një fuqizim të dialogut, me prioritete më të larta politike në të ardhmen e afërt mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rezultonte edhe me një traktat apo marrëveshje të paqes, fqinjësisë, miqësisë dhe pajtimit", ka shprehur presidenti Thaçi.

Gjithashtu Presidenti Thaçi ka theksuar se dialogut po i kontribuojnë edhe të rinjtë në Kosovë e Serbi dhe se një forum i tillë është shpresëdhënës se dy shtetet dhe popujt do ta tejkalojnë konfliktin qindra vjeçar.

"Përmes nismave të tilla, të rinjtë në dy shtetet kanë ecur shumë më përpara se politika. Ju jeni zotuar që ta ndërtoni një të ardhme të sigurt evropiane të bashkëpunimit, zhvillimit dhe mirëqenies në mes qytetarëve tanë", ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti është pyetur edhe për të pagjeturit shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve tjera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që vendi të mbetet peng i historisë, por të kemi një bazë të fuqishme që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt të bashkëpunimit.

"E kaluara jonë 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhimbja është e njëjtë për atë që i është vrarë burri, pa dallim etnie. Ekziston domosdoshmëria për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e të pagjeturve, që është edhe çështje humanitare. Në takimin që kam zhvilluar me dy organizatat që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve, me organizatën shqiptare dhe atë të serbëve të zhdukur, kam kërkuar që kjo çështje urgjentisht të shtrohet për zgjidhje në Bruksel", ka thënë presidenti Thaçi. /Insajderi.com

The post Thaçi: Pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mundur appeared first on INSAJDERI.

Policia ndërmerr aksion të gjerë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Posted: 04 Nov 2016 08:50 AM PDT

Policia e Kosovës ka kontrolluar 32 lokale në mbarë territorin e vendit, ku dyshohej se është zhvilluar veprimtari e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni të gjerë të koduar si "Nëntori", policia njofton se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale 'armëmbajtje pa leje' dhe 'pengim të kryerjes së detyrës zyrtare'.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

"Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com

The post Policia ndërmerr aksion të gjerë kundër trafikimit me qenie njerëzore appeared first on INSAJDERI.

Përfaqësuesja e Kosovës fton Fidan Alitin

Posted: 04 Nov 2016 08:45 AM PDT

Aliti më parë është aktivizuar në kampionatin zviceran me skuadrën e madhe Luzern, ndërsa ai ka luajtur edhe për Sheriff Tiraspol.

Në një prononcim për Telegrafin, ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë tregon për ftesën e Kosovës.

"Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t'i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur", shprehet fillimisht Aliti.

"Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë që kam luajtur atë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës", deklaroi mbrojtësi i cili ka zhvilluar dy ndeshje për Kombëtaren shqiptare.

Kësisoj Aliti është në pritje për t'iu bërë pasaporta e Kosovës, pasi ai posedon vetëm të Shqipërisë dhe të Zvicrës.

"Jam në pritje të pasaportës së Kosovës, shpresojë që të më bëhet sa më shpejtë dhe të mund ta jap kontributin tim për Përfaqësuesen kosova

The post Përfaqësuesja e Kosovës fton Fidan Alitin appeared first on INSAJDERI.

Mënyrat si mund të fitojë Trump në SHBA

Posted: 04 Nov 2016 08:45 AM PDT

Fushata e manjatit të pasurive të patundshme i ka bërë të qarta objektivat e saj. Ajo po shpenzon 25 milionë dollarë në reklama televizive në javën e fundit të fushatës në shtete të tilla si Kolorado, Florida, Ajoua, Maine, Miçigan, Karolina e Veriut, apo Ohajo.

Përqëndrimi në këto shtete bazohet në presupozimin se në bastionet historike të republikanëve, si Arizona, Xhorxha, Utah apo Teksas, Trumpi nuk ka nevojë për ndihmë shtesë. Media amerikane CNN, liston disa mënyra që mund t'i sigurojnë fitoren biznesmenit njujorkez, shkruan Top-channel.

E para është edhe ajo ku republikani ka varur më së shumti shpresat e që ka të bëjë me fitoren e Trumpit në të gjitha shtetet ku triumfoi Mit Romney në 2012 dhe gjithashtu ne Florida, Ohajo, Nevada dhe Nju Hempsher, që votuan për Obamën. Nëse humb Karolinën e Veriut, Trump mund të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar përveçse në Florida dhe Ohajo edhe në Ajoua, Nevada, Kolorado, Nju Hempsher e Uiskonsin.

Skenari i ëndrrave të manjatit të pasurive të paluajtshme do të ishte pjesëmarrja në votime e një shumicë të bardhë nga klasa punëtore. Një tjetër mundësi është që shumë republikanë që nuk e mbështesin Trumpin të mos votojnë për Clintonin, por për Gary Johnson, kandidat i Partisë Liberale.

Rënia e numrit të votueseve afroamerikanë do të ishte gjithashtu në favor të miliarderit dhe ka shenja se në shtete si Karolina e Veriut, Florida dhe Xhorxha, në 8 nëntor do të marrin pjesë më pak votues me ngjyrë se sa në zgjedhjet paraprake.

Kjo do të ndihmonte Trumpin në këto tre shtete dhe gjithashtu në Miçigan ku shumica e votave demokrate vijnë nga afroamerikanët, në qytete si Detroit dhe Flinti. Një mundësi e largët, do të ishte që komuniteti latin të mos votonte sipas pritshmërisë, me Trumpin që do të siguronte Arizonën e që do të kishte një shans në Florida, Nevada, Kolorado dhe Nju Meksiko.

The post Mënyrat si mund të fitojë Trump në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Celina fiton vëmendjen e Guardiolës

Posted: 04 Nov 2016 08:36 AM PDT

Një anëtar i stafit të Guardiolës do të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e së shtunës në kampionatin holandez, PSV-Twente, pikërisht për të vëzhguar paraqitjen e kosovarit, i cili ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje ku ka filluar si titullar në këtë sezon.

Në fund të sezonit të shkuar Celina firmosi një kontratë 5-vjeçare me Cityn, dhe në sezonin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e ekipit të parë të Guardiolës në rast se vazhdon paraqitjet e tij të mira në Holandë. /Insajderi.com

The post Celina fiton vëmendjen e Guardiolës appeared first on INSAJDERI.

10 “sekrete” për tatuazhet

Posted: 04 Nov 2016 08:23 AM PDT

Trasgresioni është një kujtim i largët. Tatuazhi është "normalitet, ps të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete. Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar, dedikim i adresuar për një person, brenda ose jashtë vetes tënde, me të cilin mban nj dialog interior të vazhdueshëm dhe një kontakt viziv konstant. Zbulojmë së bashku 10 "sekrete" mbi tatuazhet.

1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja "tatau" që do të thotë, "të dekorosh". Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.

2. Statistikat tregojnë se 15 % e të rriturve dhe 30 % e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40 % të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012 numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.

3. Ka dhe nga ata që tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijeve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë.

4. Mes ligjeve më të pazbatueshëm të SHBA ishte ai që ndalonte tatuazhet në Nju Jork, nga viti 1961 deri në 1997. Personi që shini në foton e mëposhtme është njujorkez. Quhet Scott Campbell dhe për një tatuazh merr 1 mijë dollarë në orë. Klientët e tij janë përsonazhe VIP, si Sting apo Courtney Love.

5. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.

6. Tatuazhet e marinarëve kanë domethënie të veçanta: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lunduar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.

7. Individi me më shumë tatuazhe në botë?! Për librin Guinness ai është australiani Lucky Diamond Rich (në foton poshtë), i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe. Trupi i tij është tërësisht i mbuluar prej tyre.

8. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishtë një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.

9. Nëse keni dëshirë të bëni një tatuazh, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.

10. Disa studime tregojnë se rreth 30 % e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t'i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t'u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet.

The post 10 "sekrete" për tatuazhet appeared first on INSAJDERI.

Mosnjohja e Kosovës, Kievi: Moska përdor Krimenë

Posted: 04 Nov 2016 08:09 AM PDT

"Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësueses lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Arsyeja për ne është që të mos lejojmë Rusinë që të manipulojë më tej këtë çështje. Por në qëndrimin tonë, në asnjëherë nuk kemi bllokuar asnjë përpjekje të Kosovës për t'ju bashkuar organizatave ndërkombëtare. Madje ne luajmë futboll me Kosovën, kështu që është një lloj shenje nga ana jonë që nuk është mënyra e qëndrimit tonë të posaçëm politik, është thjesht mënyra për të mos lejuar Rusinë për të manipular më tej këtë çështje", tha Klimkin.

Por ministri Bushati, shkon dhe më tej në komentin mbi tezën ruse.

"Të krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe asnjë lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet", u shpreh Bushati.

I pyetur nga Top Channel nëse vizita e tij në Shqipëri dhe ajo e ministrit Lavrov pak ditë më parë në Greqi, kanë lidhje mes tyre, ministri Klimkin, u përgjigj duke i dhënë dhe një mesazh Greqisë dhe duke lënë të kuptohet se nuk përqafon vlerat europiane.

"Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia gjithmonë është simbolike dhe besoi që dhe vizita ime e sotme është simbolike. Në këtë kuptim, kemi një përkushtim të qartë dhe me ide të qartë se marrëdhëniet tona janë të rëndësishme për ne dhe për faktin e të qenit një pjesë e projektit Europian, jo vetëm në kuptimin e një ralitetit gjeografike, por si një komunitet vlerash", tha ministri ukrainas.

Duke qëndruar sërish tek Greqia, ministri Bushati edhe njëherë ka artikuluar qëndrimin e Tiranes zyrtare për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve.

"Duam që t'i zgjidhim dhe t'i trajtojmë në kuadër të vlerave europiane dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të cilat nuk njohim as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdolloj rrethane që mund të jetë ky konsum", tha Bushati.

Gjatë kësaj vizite, dy ministrat e Jashtëm nënshkruan marrëveshjen e për heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve, çka do t'i jap mundësi si shqiptarëve ashtu dhe ukrainasve të udhëtojnë lirshëm.

The post Mosnjohja e Kosovës, Kievi: Moska përdor Krimenë appeared first on INSAJDERI.

Lista e Gjermanisë, Löw zbulon tre surpriza

Posted: 04 Nov 2016 07:59 AM PDT

Joachim Löw është njeriu i surprizave. Sot trajneri i kombëtares gjermane zbuloi listën e skuadrës kampione bote për dy ndeshjet e radhës ndaj San Marinos dhe Italisë. Sfida e parë do të jetë e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror "Rusi 2018" dhe do të luhet më 11 nëntor, teksa katër ditë më pas "pancerat" kanë programuar miqësoren me Italinë. Surprizat e teknikut janë tre: Serge Gnabry (Werder Bremen), Yannick Gerhardt (VfL Wolfsburg) dhe Benjamin Henrichs (Bayer Leverkusen).

Löw u shpreh: "Ne gjithmonë duam t'u japim të rinjve një shans për të treguar veten. Tani duam të shohim këta tre lojtarë, të cilët i njohim nga skuadra U-21. Në muajt e fundit ata kanë bërë ndeshje të mira."

Sakaq, Gjermania do të ketë nëntë kampionë bote dhe sulmuesin e rikthyer (më në fund) Mario Gomez. Mesut Özil është lënë pushim me lutjen e trajnerit Arsene Wenger, teksa Toni Kroos dhe Sami Khedira pritet të luajnë vetëm në San Marino. Aktualisht, Gjermania kryeson në grupin C të Eliminatoreve me tri fitore.

Kjo është skuadra e ftuar për dy ndeshjet:

Manuel Neuer (Bayern München), Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona).
Jerome Boateng (Bayern München), Yannick Gerhardt (Wolfsburg), Jonas Hector (Cologne), Benjamin Henrichs (Bayer Leverkusen), Benedikt Howedes (Schalke), Mats Hummels, Joshua Kimmich (Bayern Munchen), Shkodran Mustafi (Arsenal), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Serge Gnabry (Werder Bremen), Mario Gomez (Wolfsburg), Leon Goretzka (Schalke), Mario Gotze (Borussia Dortmund), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Max Meyer (Schalke),

Thomas Muller (Bayern Munchen), Kevin Volland (Bayer Leverkusen), Julian Weigl (Borussia Dortmund).

 

 

The post Lista e Gjermanisë, Löw zbulon tre surpriza appeared first on INSAJDERI.

Analisti Nexhmedin Spahiu i quan “bijë kurvash” anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara

Posted: 04 Nov 2016 07:29 AM PDT

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka sharë dhe fyer anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se ditë më parë nuk e pranuan një ankesë të tij kundër gazetës Bota Sot.

Spahiu, i ka shkruar e-mail Këshillit të Mediave të Shkruara që përbëhët prej anëtarëve të disa gazetave dhe portaleve, duke i sharë me nënë.

"Shkoni bre n’pidh t”s’ames. Ua qifte qeni nanen te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anetareve kete opinion timin per nanat e tyre kurva", ka shkruar Spahiu.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 tetor 2016, shqyrtoi ankesën e Nexhmedin Spahiut kundër gazetës Bota Sot lidhur me artikullin "Nexhmedin Spahiu shegert i H. Thaçit e B. Rexhepit", publikuar më 28 shtator 2016, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Ankesa e Nexhmendin Spahiut kishte të bënte me rimarrjen e licensës për TV Mitrovica në të mirë të ankuesit.

Një opinion në këtë gazetë thoshte se "me anë të një mendimi të nxjerrë nga Paneli Këshillëdhënës i UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga tre anëtarë ndërkombëtarë më 26 nëntor 2010, në të cilin konstatohet se ka pasur shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, kërkohet nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm, të pranojë se ka pasur shkelje me rastin e mbylljes së TV Mitrovicës.

"Meqenëse shkrimi në fjalë u vlerësua si opinion e jo lajm, KMShK u nis nga fakti se opinionet kanë liri më të madhe të paraqesin opinionet e tyre çka dallon nga lajmi ku kërkohen fakte të prekshme", thuhet në vendim.

"Për këtë ankesë, që të gjithë anëtarët e pranishëm, 11, votuan kundër".

nexhi

 

The post Analisti Nexhmedin Spahiu i quan "bijë kurvash" anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara appeared first on INSAJDERI.

Prezantohet projekti për tregun e luleve në sheshin Skënderbeu

Posted: 04 Nov 2016 07:20 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se së shpejti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të vendoset tregu i luleve.

"Sikur edhe shumë kryeqytete tjera, Prishtina do ta ketë tregun e vetë të luleve afër sheshit Skënderbeu. Konkursin e kemi zhvilluar sivjet më herët por në bashkëfinancim me DEMOS tash e kemi hapur tenderin për ndërtimin e tyre", ka njoftuar Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Projekti për tregun e luleve vije vetëm pak ditë pasi Komuna e Prishtinës prezantoi projektin për shtandet e reja për librat./Insajderi.com

The post Prezantohet projekti për tregun e luleve në sheshin Skënderbeu appeared first on INSAJDERI.

“Glob i Artë” për Meryl Streep

Posted: 04 Nov 2016 07:13 AM PDT

Meryl Streep, një prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, do të marrë "Globin e Artë" për arritjet gjatë karrierës në ceremoninë vjetore të çmimeve që do të mbahet në janar.

Sipas organizatorëve të" Golden Globe", tre herë fituesja "Oskarit" do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille për 40 vitet e saj në industrinë e filmit.

"Ajo ka interpretuar gjithmonë role të forta, e ka krijuar art duke treguar brishtësinë e të vërtetën në ekranin e madh. Për thyerjen e barrierave të gjinisë dhe moshës me shumë hijeshi, në jemi të nderuar t'i japim asaj këtë çmim".

HFPA është organizatore e "Golden Globes" për filma e televizion, një prej ceremonive më të rëndësishmeve në sezonin e shumëpritur të çmimeve në Hollivud. Ceremonia do të zhvillohet në 8 janar në Beverly Hills. Filmi më i fundit ku interpeton Street është komedia "Florence Foster Jenkins”", ku ajo interpreton një amerikane të pasur e të moshuar, pa talent, por me shumë ambicie.

67-vjeçarja është vlerësuar me Oskar për performancat e saj në "Zonja e hekurt", Zgjedhja e Sofisë, dhe Kramer kundër Kramerit. Ajo është nominuar plot 19 herë për "Academy aëards" gjatë karrierës se saj. Streep  i bashkohet Denzel Washington, George Clooney, Woody Allen-it dhe Jodie Fosterit  si fitues të çmimit Cecil B. DeMille.

The post "Glob i Artë" për Meryl Streep appeared first on INSAJDERI.

Dëbohet nga Pakistani vajza afgane e ballinës së National Geographic

Posted: 04 Nov 2016 07:11 AM PDT

Një vajzë afgane e përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic, do të dëbohet nga Pakistani, pas vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 ditësh, ka vendosur sot një gjykatë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Vajza me emrin, Sharbat Gula, po ashtu, është gjobitur me afro 1,050 dollarë amerikanë.

Gula, të cilën sytë e saj të gjelbër e bënë të famshme si refugjate fëmijë, ishte arrestuar në Peshavar më 26 tetor, e dyshuar se po jetonte me letra të falsifikuara të identitetit.

Pas arrestimit, ajo ishte dërguar në spital për shkak të sëmundjes.

Avokati i saj, Mohsin Dawar, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, se klientja e saj e kishte pranuar fajësinë për të gjitha akuzat me të cilat ishte ngarkuar.

Zoti Dawar tha se asaj i kanë mbetur edhe katër ditë burg, e pastaj do të dëbohet nga Pakistani.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Afganistanit në Pakistan, Muhammad Naseem Kakarh, tha se pritet që Gula të dërgohet në Afganistan më 7 apo 8 të këtij muaji.

The post Dëbohet nga Pakistani vajza afgane e ballinës së National Geographic appeared first on INSAJDERI.

Pas 20 viteve ndërtimi, NASA bën gati teleskopin e ri

Posted: 04 Nov 2016 07:07 AM PDT

Rreth 20 vite më parë, shkencëtarët e NASA-s filluar ndërtimin e gjeneratës së re të teleskopave, që do të 'pensiononte' teleskopin e sotëm, Hubble.

NASA ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ndërtimin e teleskopit James Webb Space Telescope (JWST), që është dy herë më i madh se Hubble, me një pasqyrë 6.5 metra.

Sipas TechSot.Al, teleskopi i ri do të jetë gati për funksionim në Tetor të 2018-s, pasi Agjensia Hapësirone të ketë kryer testet e duhura.

"Sot, kremtojmë faktin që ndërtimi i teleskopit tonë ka përfunduar me sukses, dhe jemi gati t'a vemë atë në provë, për t'u siguruar që ai funksionon," ka thënë John Mather, një astrofizikant që ka qënë dhe menaxheri i këtij projekti kaq të madh.

Ndërtimi dhe dizajni i JWST erdhi falë një bashkëpunimi midis NASA-s dhe kompani të tjera hapësinore Kanadeze dhe Evropiane. TechSot.Al përcjell se NASA do e lançojë teleskopin në hapësirë nga shteti i Guianas Franceze me anë të raketës Evropiane 'Ariane 5', dhe deri atëherë, i gjithë projekti pritet të arrijë shifrën 10 miliardë USD.

JWCT do të funksiojë përkrah teleskopit Hubble, që do t'u japë shkencëtarëve një pamje më të qartë të universit.

The post Pas 20 viteve ndërtimi, NASA bën gati teleskopin e ri appeared first on INSAJDERI.

AAK e NISMA: Nuk bëhemi pjesë e lojërave të presidentit Thaçi

Posted: 04 Nov 2016 06:52 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë cilësuar të vonuar iniciativën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar lidhur me reformën zgjedhore.

Në një konferencë për media ku folën Pal Lekaj nga AAK dhe Valdete Bajrami nga Nisma, u tha se këto dy parti nuk do të bëhen pjesë e lojërave të presidentit the se kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Bajrami ka thënë se vet Thaçi ka qenë "penguesi kryesor" i kryerjes së kësaj reforme zgjedhore në të kaluarën ndërsa Lekaj ka thënë se partia e tij ka pritur që presidenti t'i thërras ata për të folur për zgjedhje të parakohshme./Insajderi.com

The post AAK e NISMA: Nuk bëhemi pjesë e lojërave të presidentit Thaçi appeared first on INSAJDERI.

Aduriz në histori të Europa League

Posted: 04 Nov 2016 06:30 AM PDT

Aritz Aduriz vendos një rekord të ri për Europa League. Sulmuesi i Athletic Bilbaos u bë protagonisti i sfidës skuadrës së tij në San Mames me Genk e mbyllur 5-3 për baskët pasi ishte autori i të 5 golave.

Askush më parë nuk kishte mundur të shënojë 5 gola në një ndeshje në këtë format. Edinson Cavani dhe Radamel Falcao janë ndalur në shënimin e 4 golave në një ndeshje. Për më tepër me "manitën" ndaj Genk, Aduriz ngjitet në vendin e pestë në renditjen e shënuesve më të mirë të Europa League me 16 gola po aq sa edhe Fernando Llorente.

Por jo vetëm kaq, Aduriz bëhet njëkohësisht i pari futbollist shënon 3 penallti në të njëjtën ndeshje, një e dhënë kjo që gjithsesi nuk ia ul dimensionet arritjes së sulmuesit 35 vjeçar nga San Sebastian që bëhet shënuesi më i mirë i Bilbaos në aktivitetet evropiane. Në të njëjtën kohë, Aduriz u bë spanjolli i dytë që shënon 5 gola në një ndeshje në arenën evropiane pas Antonio Zaldua kundër Utrehtit në sezonin 1965/1966.

Në formatin e mëparshëm, Kupa UEFA, ai që ka mundur të shënojë 5 gola në një ndeshje ishte Fabrizio Ravanelli në 1994 në "Delle Alpi" ndaj CSKA së Moskës, ndërsa Haxhimehmedovic i Lin Oslo shkoi edhe më tej në 2003 duke shënuar 6 herë në portën e Runavik, por kjo ndeshje ishte e vlefshme për turet eliminatore.

Për sa i përket Ligës së Kampioneve, janë 13 futbollistë që kanë shënuar një arritje të tillë mes të cilëve Jose Altafini e Gerd Muller. Më vitet e fundit të vetmit që e kanë bërë këtë janë pikërisht Lionel Messi e Luiz Adriano.

The post Aduriz në histori të Europa League appeared first on INSAJDERI.

Prezantohet projekti për stadiumin e parë prej druri në Angli

Posted: 04 Nov 2016 06:10 AM PDT

Në Angli do të ndërtohet stadiumi i parë në histori, i cili përbëhet thuajse plotësisht nga druri. Ajo do të jetë shtëpia e Forest Green Rovers, skuadër e kategorisë së pestë.

Në Mbretërinë e Bashkuar u prezantua "Eco Park Stadium", impant me kapacitet 5,000 vende. Projekti u realizua nga studio e arkitektëve Zaha Adid, që fitoi konkursin e realizuar nga klubi.

Bëhet fjalë për kompaninë që në Lojërat Olimpike Londër 2012 krijoi projektin e Qendrës së Sporteve Ujore të Olimpiadës.

Stadiumi do të jetë pjesë e planit të zhvillimit me kosto 100 milionë paund, e cila do të përfshijë një zonë prej 100 hektarësh në kontenë e Gluçestershajër-it.

Image result for wooden stadium england

Por, ekspertët kanë vënë në dyshim sigurinë e këtij stadiumi

Përveç stadiumit të parë në botë prej druri, në projekt parashikohen edhe fusha stërvitore, impiante sportive të disiplinave të ndryshme, por edhe një qendër shkencore për sportin, shkruan supersport.

Gjithçka rreth projektit do të ketë zero impakt në natyrë dhe të gjitha strukturat do të respektojnë maksimalisht ambientin. Aplikimi për leje ndërtimi është bërë prej Janarit të që kaloi, megjithatë ai pritet të vlerësohet nga Këshilli i Territorit vetëm në fund të këtij viti.

 

The post Prezantohet projekti për stadiumin e parë prej druri në Angli appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje mbajti aksion afër burgut të Prizrenit – kërkon lirimin e aktivistëve

Posted: 04 Nov 2016 05:49 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje mbajti të premten një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku tash e 67 ditë mbahet aktivisti Astrit Dehari.

Duke shpalosur parullën "Lironi të burgosurit politik" dhe me brohoritje të ndryshme, aktivistët kërkuan lirimin e Deharit dhe anëtarëve të tjerë që po mbahen në burgjet në Lipjan e Pejë.

VV njofton përmes një komunikate se në fjalën e tij, anëtari i Kryesisë, Xhelal Sveçla, tha se pushteti kriminal i klanit "Pronto" me montime e pa asnjë provë të vetme po i privon nga liria gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vetëm pse janë aktivistë të saj, e rrjedhimisht kundërshtarë të këtij regjimi që dita ditës po bëhet regjim autoritar.

"Këtu, para meje ndodhet Astrit Dehari, një aktivist shembullor nga një familje veprimtarësh , një student i shkëlqyer në Fakultetin Mjekësisë, një shok e familjar i dashur, një shembull për çdo të ri në Kosovë. Pikërisht për këtë, Astriti mbahet në burg sepse djemtë si Astriti nuk i duron një pushtet kriminelësh e një pushtet injorantësh", theksoi Sveçla, thuhet në komunikatë.

Më tej, ai shtoi se aktet e tilla të këtij pushteti nuk e zbehin rezistencën tonë kundër aktivitetit kriminal të këtij klani kriminal, duke thënë se Astrit Dehari nuk mund të qëndrojë aty ku e ka vendin klani "Pronto", aty ku duhet të jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e të tjerë, thuhet tutje në komunikatë.

Sveçla potencoi se mbajtja në burg gjashtë aktivistëve është shkelje me dy këmbë mbi drejtësinë./Insajderi.com

The post Vetëvendosje mbajti aksion afër burgut të Prizrenit – kërkon lirimin e aktivistëve appeared first on INSAJDERI.

Mosul, forcat irakiane i marrin ISIS-it një tjetër lagje në qytet

Posted: 04 Nov 2016 05:34 AM PDT

Forcat irakiane kanë rimarrë kontrollin e një lagjeje të dytë në zonën perëndimore të Mosulit, kryeqendra e xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak. Komandantët ushtarakë kanë deklaruar se po kontrollojnë shtëpi më shtëpi në lagjet Gogjali dhe Samaha, duke u kërkuar banorëve të mos dalin prej andej.

Ndërkohë, 30 militantë të ISIS-it, kanë kryer një inkursion në qytetin Shirqat, 100 km në jug të Mosulit dhe janë mbyllur në një xhami, duke sulmuar më pas një qendër të forcave të sigurisë. Kryebashkiaku Ali Dodah tha se 15 xhihadistë janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe trupat e tyre janë hedhur në rrugë.

Sulmi, ka nënvizuar kryebashkiaku, duket se ka si qëllim për të treguar se ISIS është akoma i fortë dhe i aftë të luftojë, ndërsa vazhdon beteja për Mosulin. Aksioni duket se pësoi të njëjtin fat me sulmin e bërë muajin e shkuar në Kirkuk, ku u vranë m dhjetëra civilë dhe 76 militantë xhihadistë sipas një bilanci zyrtar.

Shirqat, i cili prej dy vjetësh kontrollohet nga Shteti Islamik, është rimarrë nën kontrollin e trupave qeveritare vetëm në fund të muajit shtator.

Dodah ka thënë që militantët xhihadistë mbërritën në qendër të qytetit në bordin e disa varkave përmes lumit Tigër. Pastaj u strehuan në një xhami, ku përdorën altoparlante për të përhapur një mesazh ku thoshin se ISIS do të mbijetojë. Në fund sulmuan një seli të sigurisë, por policia dhe milicitë e Mobilizimit Popullor kanë reaguar.

 

The post Mosul, forcat irakiane i marrin ISIS-it një tjetër lagje në qytet appeared first on INSAJDERI.

BE-ja e shqetësuar për censurën ndaj mediave në Shqipëri

Posted: 04 Nov 2016 05:12 AM PDT

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për censurën ndaj medias në Shqipëri, në prag të daljes së Opinionit të përvitshëm mbi përparimin e vendit tonë, në pritje të hapjes së negociatave të antarësimit.

ABC neës ka siguruar draftin e rekomandimeve që do dalin nga mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, që do mbahet në Bruksel, javën e ardhshme, më 7 e 8 Nëntor.

Në rekomandimin 12 të këtij dokumenti "u bëhet thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, për të krijuar një mjedis që nxit lirinë e vërtetë të medias dhe lirinë e shprehjes, duke shmangur çdo formë të censurës në media."

Ndaj censurës në media në Shqipëri reagoi këtë të mërkurë edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e cila mbështeti shqetësimin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë për dështimin e qëllimshëm të seancës dëgjimore në komisionin e medias me ish drejtoren e lajmeve të A1Neës, Alida Tota.

Ajo u pushua nga puna pas një investigimi të bërë gushtin e kaluar në landfillin e Sharrës, nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, ku humbi jetën 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Pak javë më vonë u mbyll emisioni investigativ Publicus, një ditë para se të transmetonte një investigim të ngjashëm në landfillin e Sharrës. Për këto raste pati një protestë të gazetarëve e aktivistëve civilë para Bashkisë së Tiranës, shkruan lapsi.al

Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë bën një kërkesë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik më 20 shtator 2016 për të shqyrtuar çështjen.

Komisioni i Medias vendosi të mbajë një seancë më 26 tetor 2016 ku kishte ftuar ish-drejtoreshën e lajmeve të A1Neës Alida Tota dhe një përfaqësues të APJ, gazetarin Aulon Kalaja.

Në komision nuk u lejuar kamerat dhe mediat që të ishin prezente gjatë seancës dëgjimore edhe pse ato ishin të ftuara nga Kryetari i Komisionit, Z. Genc Pollo.

Ky i fundit akuzoi kryeministrin Rama për bllokimin e seancës, duke vënë në dukje se ai është duke kërkuar për të mbyllur rastin e vrasjes së të miturve dhe duke penguar gazetarët.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Alfred Peza e konsideroi seancën si një arsye për të plotësuar qëndrimin anti-qeveritar të opozitës.

APJ konsideron dështimin e seancës dëgjimore ku kjo tregon një ilustrim të qartë të censurës mbi lirinë e shprehjes së gazetarëve në Shqipëri. Sipas tyre është e rëndësishme të theksohet se edhe kur e ftoi zyrtarisht të thonë fjalën e tyre në institucionin që përfaqëson vullnetin e popullit, siç është Parlamenti, ata e kanë mohuar këtë të drejtë.

The post BE-ja e shqetësuar për censurën ndaj mediave në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :