Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video]” plus 19 more

loading...
INSAJDERI

INSAJDERI: “Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video]” plus 19 more


Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video]

Posted: 06 Nov 2016 08:39 AM PST

Liverpooli i Jurgen Klopp duket se e ka seriozisht për titull. "Të Kuqtë" kanë shfrytëzuar gabimin e Manchester Cityt e Arsenalit, për t'i rrëmbyer tre pikë në xhiron e 11'të të Premierligës.

Liverpooli mposhti në Anfield Watfordin me rezultat 5:1. Golat për ekipin e Klopp i shënuan, Sadio Mane (27' dhe 60'), Philippe Coutinho (30'), Emre Can (43'), Firmino (57') dhe Georginio Wijnaldum (90').

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka rrëmbyer pozitën e parë në Premierligë me 26 pikë të grumbulluara, një më shumë se Chelsea e dy më shumë se City e Arsenal.

Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës

ARVE Error: Element ID could not be build, please report this bug.

The post Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video] appeared first on INSAJDERI.

Ndezen qirinj në nderim të Astrit Deharit

Posted: 06 Nov 2016 08:17 AM PST

Homazhe janë bërë sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës për nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana ende të paqarta në Prizren.

Një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës janë tubuar në këtë homazh për nderim të Astrit Deharit, teksa kanë ndezur edhe qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton Insajderi.

qiri

Astrit Dehari, ishte i arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, si i dyshuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

The post Ndezen qirinj në nderim të Astrit Deharit appeared first on INSAJDERI.

“Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi”

Posted: 06 Nov 2016 08:11 AM PST

Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se "qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë", ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë.

Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij "grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin".

Katniq tha se organizata kriminale "ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole", tha Katniq

Prokurori tha se ka dyshime të bazuara "se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend".

Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani "asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje", por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

The post “Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi” appeared first on INSAJDERI.

Prodhimet kosovare nuk depërtojnë dot në Evropë pa liberalizim të vizave

Posted: 06 Nov 2016 07:53 AM PST

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë e shohin si mjaft shqetësuese rënien e eksportit të prodhimeve vendore për në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin shtator 2016 kishte vlerën 21,6 milionë euro, ku shënohet rënie prej -11.2 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Kosova, nivelin më të lartë të produkteve e eksporton në Shqipëri.

Derisa eksporti ka shënuar rënie, importi në muajin shtator ka qenë 232 milionë euro, me një rritje prej 0.8 për qind. Shteti me pjesëmarrje më të lartë të eksportit në Kosovë, vazhdon të jetë Serbia.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se deficiti tregtar është i lartë dhe se kjo duhet të paraqesë alarm për institucionet e Kosovës.

"Duhet të kuptohet që gjëja më e mirë që ka ndodhur në Kosovë janë raportet kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. E tërë kjo është parë si mundësi, e cila do të hapë partneritet dhe mundësi të promovimit të vlerave të prodhimit 'Made in Kosova' në Evropë. Por, me vetë faktin që MSA-ja nuk është përcjellë me liberalizim të vizave, atëherë si mund të pritet efekti i rritjes së eksporteve", thotë Gërxhaliu.

Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit, paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të këtij viti. Derisa liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një proces, të cilit nuk po i dihet fundi, shkruan Rel.

Liberalizmi i vizave dhe MSA-ja, janë dy procese teknikisht të ndara, mirëpo praktikisht të ndërvarura njëra me tjetrën, thotë Gërxhaliu.

"Nëse në tri vitet e fundit në mënyrë kumulative çdo biznesmen i ka humbur 300 ditë punë duke pritur për çështje dhe procedura të vizave, ne jemi në shekullin e 21, është shekulli i ekonomisë, dhe koha për ekonomi është para dhe vlerë, andaj Kosova nuk e meriton këtë dënim dhe penalizim", konsideron Gërxhaliu.

Përfaqësues të biznesit, ndërkohë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të bëhen ndryshime në politikat fiskale në kuadër të së cilës hyn edhe lirimi nga detyrimet doganore për lëndën e parë.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se në rënien e eksportit kanë ndikuar politikat jo të favorshme fiskale.

Për më keq, thekson Piraj, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit në tregun e Kosovës vërehet një qasje e fuqishme e kompanive të huaja, derisa nuk ka ndodhur e njëjta gjë me produktet e Kosovës.

"Çka po e pengon prodhimin kosovar?- Produktet 'Made in Kosova', pothuajse tërë lëndën e parë e importojnë me taksë doganore prej 10 për qind, apo 9 për qind. Në anën tjetër, është çmimi i lartë i energjisë elektrike. Nuk është konkurrueshmëria që ka qenë më parë. Me futjen në fuqi të MSA-së, gjërat kanë ndryshuar. Mund të vërehet një qasje e fuqishme e disa kompanive të huaja për tregun kosovar", thekson Piraj.

Për të ulur deficitin e lartë tregtar, njohës të çështjeve ekonomike vazhdimisht thonë se Kosova duhet të bëjë fuqizimin e sektorit privat, në të kundërtën, do të vazhdojë që importi të dominojë eksportin.

Në vit, kontributi i eksporteve në volumin tregtar është rreth 200 milionë euro, kurse importi kalon shifrën e rreth 2 miliardë euro.

The post Prodhimet kosovare nuk depërtojnë dot në Evropë pa liberalizim të vizave appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i PDK-së kërkon të prishet koalicioni me LDK-në

Posted: 06 Nov 2016 07:25 AM PST

Shukri Buja, deputet i PDK-së, po e sheh si zgjidhjen e vetme aktuale politike prishjen e koalicionit me LDK-në dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, shkruan Express.

Buja ka argumentuar se në zgjedhje të reja duhet shkuar për shkak se Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafës ka dështuar në zhvillim ekonomik, ka dështuar të votojë demarkacionin, të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ka dështuar edhe sa i përket hartimit të buxhetit të Shtetit.

Madje, Buja, ka thënë se buxheti i propozuar nga Qeveria dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti nuk i plotëson kërkesat e veteranëve ndërsa ngarkon edhe më shumë qytetarët me taksa.

"Shpresoj qe të harmonizohet projektbuxheti i propozuar. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë do të ketë vështirësi të kalohet ky buxhet në Parlament", ka paralajmëruar Buja.

Sipas këtij deputeti të PDK-së buxheti i propozuar ngarkon qytetarët dhe bizneset dhe si i tillë nuk duhet të kalojë.

"Buxheti i rritur jashtë normave ka rrezik të ngarkoj qytetarët e Kosovës dhe bizneset, për shkak të trysnisë që do t'ju bëhet dy palëve për të akumuluar të hyra,  në mënyrë që të mbërrihet buxheti i planifikuar", ka shtuar ai.

Nëse dështon procedimi i buxhetit në Parlament atëherë shkohet menjëherë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

Shukri Buja thotë se jo vetëm për shkak të buxhetit por edhe për shkak të dështimeve të tjera të Qeverisë duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"Koalicioni me LDK-në është lidhur për hir të qytetarëve sa për me kalu disa procese siç kanë qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, Demarkacioni dhe Asociacionit. Vetëm njëra nga këto është realizuar", ka shtuar ai.

Buja ka thënë se nëse në  mbledhjen e arshshme të Komisionit për Buxhet nuk harmonizohen këto kërkesa buxheti mund të mos kalojë në Parlament.

 

The post Deputeti i PDK-së kërkon të prishet koalicioni me LDK-në appeared first on INSAJDERI.

Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane

Posted: 06 Nov 2016 07:11 AM PST

Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak gjerman (MAD) ka zbuluar 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane dhe po heton në 60 raste të tjera të dyshuara, njoftojnë disa gazeta gjermane, si Berliner Morgenpost, që u referon burimeve të këtij shërbimi.

Në zyrat e rekrutimit të ushtrisë gjermane, Bundweswehr, “kanë bërë kërkesë disa kandidatë, të cilit kishin rënë në sy, sepse ishin të interesuar në mënyrë të pazakontë për shërbimin në Bundeswehr, duke shprehur dëshirën për një angazhim vetëm për disa muaj dhe duke u interesuar shprehimisht për stërvitje me armë dhe pajisje të tjera ushtarake” njoftoi MAD-ja.

Ndryshimi i ligjit për personelin ushtarak

Kabineti qeveritar gjerman kishte vendosur në fund të gushtit se si masë parandaluese kundër islamistëve dhe ekstremistëve të tjerë, MAD-ja duhet të verifikojë në të ardhmen të gjithë kandidatët që bëjnë kërkesë për t’u punësuar në ushtri.

Me ndryshimin e planifikuar të ligjit për personelin ushtarak qeveria do të “përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë dhe shpërdorimit të Bundeswehr-it, si një mundësi trajnimi për terroristë potencialë, ekstremistë dhe kriminelë të rrezikshëm,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Deri tani, ligji për personelin ushtarak lejon verifikimin për arsye sigurie vetëm pas marrjes në punë. Ndryshimi i ligjit hyn në fuqi në vtin 2017. Gjithësesi fenomeni i infiltrimit të Bundeswehr-it nga islamistët nuk është i ri. Që nga viti 2007 deri më 2016 në Bundeswehr janë identifikuar 24 punonjës me sfond islamik.

The post Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane appeared first on INSAJDERI.

Dy gola për katër minuta – Balaj “përmbys” Zenitin

Posted: 06 Nov 2016 06:52 AM PST

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligën e futbollit rus. Ai ka shënuar dy gola në pjesën e parë të takimit Terek Grozny – Zenit.

Zenit shënoi e para përmes Robert Mak në minutën e 10′ të takimit, ndërsa ishte sulmuesi shqiptar ai që përmbysi rezultatin.

Golat e tij në minutat 34′, respektivisht 38′, i dhanë avantazhin Terekut.

Dy gola për katër minuta – Balaj “përmbys” Zenitin

Në këtë takim nga fillimi është duke luajtur edhe mesfushori i Shqipërisë, Odise Roshi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Dy gola për katër minuta – Balaj “përmbys” Zenitin

 

The post Dy gola për katër minuta – Balaj “përmbys” Zenitin appeared first on INSAJDERI.

“Voton për Trump? S’ka foto me mua” – përçahen aktorët e Hollywood-it

Posted: 06 Nov 2016 06:35 AM PST

Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold Schwarzenegger gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar ditën e enjte.

"Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Donald Trump", është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë, sipas revistës Variety.

Që të dy aktorët ishin të ftuar në një takim të organizuar nga "Miqtë e Izraelit" në Beverly Hills dhe para se të shkrepej fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht "Terminatorin" nëse do të votonte për Trump.

Revista Variety thotë se përgjigjia "Jo" e zbehtë e ish-guvernatorit republikan të Kalifornisë nuk e ka bindur Robert De Niron, që e ka braktisur foton në momentin e fundit të shkrepjes. Megjithatë, disa foto mes dy aktorëve u shkrepën para se të ndodhte gjithë ky "debat", shkruan Tch.

Gjithsesi, duket se De Niro nuk ka qenë në dijeni të një deklaratë të 8 tetorit të Arnold Schwarzenegger, i cili përmes Twitterit deklaronte se për herë të parë që nga viti 1983, kur mori nënshtetësinë amerikane, nuk do të votojë për republikanët.

"Si shumë amerikanë, si shumë republikanë, këto zgjedhje më kanë turbulluar edhe mua. Për herë të parë unë nuk do të votoj një kandidat republikan për president dhe as që ja kam idenë se kë do të votoj muajin tjetër", shkruante një muaj më parë "Terminatori". /Insajderi.com

The post "Voton për Trump? S'ka foto me mua" – përçahen aktorët e Hollywood-it appeared first on INSAJDERI.

Deputetet e VV-së vizitojnë aktivistët e tyre në paraburgim

Posted: 06 Nov 2016 06:30 AM PST

Dy deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë vizituar aktivistët e VV-së që janë në qendrat e paraburgimit në Pejë, Lipjan e Prizren.

Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate për media bën të ditur se ka miratuar kërkesën e deputeteve Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të vizituar Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Lipjan dhe Prizren.

"Gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, deputetet kanë marrë opinionet e të burgosurve dhe trajtimit të tyre. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet në funksion të zbatimit të ligjit dhe aplikon standardet e përcaktuara me ligj, por vizitat në qendrat e paraburgimit nuk duhet të kenë motive politike", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë shprehet se për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve.

“Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin.
”, thuhet në kumtesë.

Kërkesa e Vetëvendosjes për vizitimin e aktivistëve të saj në paraburgim, vjen pas vdekjes së aktivistit Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com

The post Deputetet e VV-së vizitojnë aktivistët e tyre në paraburgim appeared first on INSAJDERI.

Xhaka, më i miri për Arsenalin

Posted: 06 Nov 2016 06:23 AM PST

Derbi më i madh i Londrës, mes Arsenalit dhe Tottenhemit ka përfunduar pa fitues 1-1. Megjithatë, ajo që bije në sy në këtë takim, ishte shkëlqimi i dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Xhaka kishte notën më të madhe tek Arsenali dhe u vlerësua 7.3, që ishte nota më e madhe për këtë takim. Me të njëjtën notë u vlerësua edhe mbrojtësi i majtë Nacho Monreal.

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi kishte një paraqitje të mirë dhe mori notën 7.00.

Gjithsesi futbollisti me notën më të madhe në këtë takim ishte belgu Moussa Dembele i Tottenham Hotspurs. /Insajderi.com

nota

The post Xhaka, më i miri për Arsenalin appeared first on INSAJDERI.

Prishtina fiton, Trepça 89′ barazon me Dritën

Posted: 06 Nov 2016 06:18 AM PST

Prishtina ka shënuar fitore kundër Lirisë, me golin e shënuar nga Labinot Osmani në minutën e fundit të kohës shtesë.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Liria mbetet në vendin e tetë me 16 pikë.

Lideri i Superligës në ndeshjen tjetër, Trepça '89 ka marrë vetëm një barazim pa gola kundër Dritës në udhëtim.

Pas këtij barazimi Trepça '89 mbetet në vendin e parë me 32 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe 3 më shumë se sa Feronikeli.

The post Prishtina fiton, Trepça 89′ barazon me Dritën appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: Nuk më intereson që Evropa më quan diktator

Posted: 06 Nov 2016 06:13 AM PST

"Evropa, si e tërë, është duke e nxitur terrorizmin. Edhe pse e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste, është e qartë… ne e shohim se si PKK-ja mund të veprojë shumë lirshëm dhe rehatshëm në Evropë," ka thënë Erdogan, transmeton Express.

"Nuk më bën nëse më quajnë diktator apo sido. Cfarë ka rëndësi për mua është se si populli im më quan," ka shtuar ai.

Turqia është kritikuar ndërkombëtarisht pasi që të premten arrestoi liderët e partisë pro-kurde "HDP", e cila është partia e dytë më e madhe opozitare në Parlament, si pjesë e një hetimi ndaj terrorizmit. Qeveria turke e akuzon DHP-në se ka lidhje me PKK-në, por partia opozitare i mohon akuzat. /Insajderi.com

The post Erdogan: Nuk më intereson që Evropa më quan diktator appeared first on INSAJDERI.

Tottenham mbetet i pamposhtur në Premier Ligë

Posted: 06 Nov 2016 06:04 AM PST

Arsenali dhe Tottenhami kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 11-të të Premier Ligës angleze.

Epërsinë e parë e krijoi Arsenali falë autogolit të shënuar nga Wimmer në minutën e 42′.

Në pjesën e dytë, Harry Kane, i cili është rikthyer nga lëndimi, barazoi shifrat në minutën e 51 nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi Arsenali mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Tottenhami mban vendin e pestë me 21 pikë. /Insajderi.com

The post Tottenham mbetet i pamposhtur në Premier Ligë appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo “parakalon” Bale, nesër bëhet lojtari më i paguar

Posted: 06 Nov 2016 05:43 AM PST

Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2021. Këtë lajm e ka bërë publik e përditshmja prestigjoze spanjolle "AS" e cila njofton se zyrtarizimi i marrëveshjes mes futbollistit dhe klubit do të bëhet publik ditën e nesërme.

Para disa ditësh ishte sulmuesi uellsian, Gareth Bale që rinovoi me madrilenët kontratën e tij deri në vitin 2022, duke u shndërruar në të njëjtën kohë futbollisti më i paguar në botë, por nga nesër ky titull duket se do i përkasë portugezit Ronaldo.

Ky operacion inkuadrohet në politikën e rinovimeve që po ndjek Reali Madridi me rinovimet e mëparshme të Tony Kroos, Luka Modruic, Lucas Vazques dhe Gareth Bale, raporton Insajderi.

Në këtë aspekt mbeten ende pa një zgjatje të marrveshjes Isco dhe Pepe, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit, dhe duke filluar që nga janari mund të hyjë në bisedime me cdo ekip tjetër. /Insajderi.com

The post Ronaldo "parakalon" Bale, nesër bëhet lojtari më i paguar appeared first on INSAJDERI.

Historia e familjes Dehari: Kthimi nga Zvicra për të kontribuar në Kosovë

Posted: 06 Nov 2016 05:35 AM PST

Të shtunën në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë, Astrit Dehari, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, dy vjet më parë, edhe vëllai i tij, Arbënor Dehari, kishte vdekur në rrethana mjaft të dyshimta. Ai kishte rënë nga kati i gjashtë i banesës. Edhe Arbënori ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe sekretar teknik.

Në një film dokumentar të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2010, tregohen se si nga Zvicra kishin ardhur për të jetuar në Kosovë.

Në këtë dokumentar flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij, tashmë të ndjerë, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari, shkruan Albinfo.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në "Zëri i Kosovës".

Arbënori atëherë thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh.

"Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë", ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbnor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astriti, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

Arbnor Dehari, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, vdiq para dy vitesh, më 4 qershor të 2014-ës, ndërsa vëllai i tij, Astriti, vdiq të shtunen pasdite në Prizren. /Insajderi.com

The post Historia e familjes Dehari: Kthimi nga Zvicra për të kontribuar në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Astriti shkoi i vdekur në spital, nuk vdiq atje

Posted: 06 Nov 2016 05:17 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se gjithçka që ndodh në burg është përgjegjës insitucuioni i cili mbikëqyrë të burgosurin gjatë gjithë kohës. Me këtë rast, Molliqaj tha se Qendra e Paraburgimit në Prizren mban përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Ai ka thënë se ish-aktivisti i Vetëvendosjes nuk ka vdekur në spital, por para se të shkonte atje.

"Astriti ka shkuar i vdekur në spital. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai nuk merrte asnjë tabletë.Ne ende nuk kemi qasje për t'i vizituar aktivistët tanë në burg. Pra pushteti po vazhdon persekutimin e aktivistëve të VV-së. Ajo që ndodhi nuk është tragjedi por viktimë e regjimit”, ka thënë Molliqaj.

Më tej, Molliqaj u shpreh se “gjithçka është në dorën e institucionit të burgut".

Molliqaj ka thënë se tri institucionet si: policia, shërbimi korrektues dhe prokuroria mbrëmë kanë dalur me deklarata të ndyrshme.

“Deklaratat e djeshme të ngutshme vetëm se e kanë bërë më të rëndë për të gjithë ne situatën. Sikurse me 26 shtator policia mbajti konferencë për prova flase,  edhe dje pas dy orëve të vdekjes komandanti i polcisë deklaroi se vdiq nga banrant diçka e tillë vërtetohet nga autopisa. Pse kjo nguti?”, ka shtuar Molliqaj. /Insajderi.com

The post Molliqaj: Astriti shkoi i vdekur në spital, nuk vdiq atje appeared first on INSAJDERI.

Miratohet kërkesa e familjes Dehari për përfshirjen e ekspertit të pavarur në autopsi

Posted: 06 Nov 2016 05:00 AM PST

Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Astrit Deharit, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.

"Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarrë të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

"Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin", përfundon komunikata./Insajderi.com

The post Miratohet kërkesa e familjes Dehari për përfshirjen e ekspertit të pavarur në autopsi appeared first on INSAJDERI.

Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e shtetit

Posted: 06 Nov 2016 04:40 AM PST

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi absolute e shtetit.

"Vdekja e Astrit Deharit, edhe pse ende e pasqaruar, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astriti ka vdekur për aq kohë sa mbahej në burg", ka thënë Ymeri gjatë një konference të jashtëzakonshme për media.

Ymeri ka bërë të ditur se ia kanë dërguar një kërkesë zyrtare ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për t'ua lejuar vizitat për dy aktivistët tjerë që po mbahen në Pejë dhe Lipjan.

"Sot i kam shkruar një kërkesë zyrtare ministres së Drejtësisë që të na mundësojë një vizitë në burgun e Pejës dhe atë të Lipjanit, për t'i ngushëlluar Atdheun dhe Egzonin që vazhdojnë të mbahen në burg", ka shtuar Ymeri.

Ai ka thënë se e përkrahin kërkesën e familjes Dehari për autopsi të pavarur për ta identifikuar shkaktarin e vërtetë të vdekjes.

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Astrit Dehari është viktimë, siç ka thënë ai, këtij regjimi në Kosovë./Insajderi.com

 

The post Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e shtetit appeared first on INSAJDERI.

Astrit Dehari nuk varroset sot

Posted: 06 Nov 2016 04:20 AM PST

Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, i cili vdiq derisa ishte duke shkuar nga burgu i Prizrenit për në spital.

"Ju informojmë se varrimi i Astrit Dehari djalit te Avni Dehari NUK bëhet sot (e diel) Për më shumë ju informojmë më vonë", thuhet në njoftimin e Familjes Dehari, shkruan Express.

Kurse në raportin e policisë është evidentuar vdekja e Astrit Deharit të cilën e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë i tij, sipas policisë, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

"Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit. Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion", thuhet në raportin e policisë.

Familja Dehari ka kërkuar që gjatë autopsisë të ketë edhe mjek të pavarur për të zbardhur të vërtetën lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

The post Astrit Dehari nuk varroset sot appeared first on INSAJDERI.

Burgoset për shkak të emrit të Wi-Fi

Posted: 06 Nov 2016 04:18 AM PST

Media Franceze raportoi se ditën e premte një 18 vjeçar nga qyteti Dijon i Francës është arrestuar nën akuzat e "promovimit" të terrorizmit. Ai do të përballet me 3 muaj burgim sepse emri i rrjetit të tij të Wi-Fi ishte "Daesh 21."

Daesh përfaqëson në gjuhën Arabe Shtetin Islamik dhe 21 është numri i departamentit Cote d'Or ku ndodhet edhe qyteti i Dijonit.

Djaloshi u arrestua nën ligjin e ri të Anti-Terrorizmit në Francë i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të 2014-ës i cili konsideron krim çdo akt i cili nxitë dhe promovon terrorizmin, shkruan PcWorld.al.

Të arrestuarit rrezikojnë deri në 5 vite burgim ose një gjobë me vlerë 83,000 dollarë.

Gazeta lokale Le Bien, tha se djaloshi ishte i shokuar duke thënë vazhdimisht se nuk ishte një terrorist./Insajderi.com

The post Burgoset për shkak të emrit të Wi-Fi appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :