Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Pacolli krahason vetën me Donald Trump: Të gjithë ishin kundër meje” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Pacolli krahason vetën me Donald Trump: Të gjithë ishin kundër meje” plus 19 more


Pacolli krahason vetën me Donald Trump: Të gjithë ishin kundër meje

Posted: 09 Nov 2016 10:28 AM PST

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka krahasuar vetën me presidentin amerikan Donald Trump teksa ka komentuar fitoren e kandidatit amerikan përballë kundërshtimeve të mëdha.

Ai ka thënë se Trump ka ardhur në krye të Amerikës pas një fushate që Pacolli e ka quajtur fantastike, dhe ka arritur të fitoj përkundër faktit se e gjithë Amerika ka qenë kundër tij.

Në këtë pikë, Pacolli e ka krahasuar vetën me Trumpin, duke tërhequr paralele me kandidaturën e tij zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2007.

"Unë pak e shoh e shoh vetën në miniaturë me Trumpin, kur kam ardhur në vitin 2007. Të gjithë kanë qenë kundër meje, mediat kundër meje, kam pasur gazetarë që kanë shkruar kundër meje, politikanë e njerëz të tjerë", ka thënë Pacolli në emisionin "InfoBox" në RTV Dukagjini.

Ai ka kritikuar edhe administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, duke e quajtur një "administratë të heshtur" teksa Donald Trumpin e ka cilësuar si një "president i cili do t'i lëvizë gjërat më shpejt"./Insajderi.com

The post Pacolli krahason vetën me Donald Trump: Të gjithë ishin kundër meje appeared first on INSAJDERI.

Perandoria e Donald Trumpit

Posted: 09 Nov 2016 10:16 AM PST

Refuzimi i tij i përsëritur për të nxjerrë pagimin e taksave ka nxitur spekulimet se vlen shumë më pak nga sa pretendon, dhe se ai përfiton prej ligjit të taksës mbi pronën, për të raportuar një të ardhur prej zero dollarë – një marifet që dikur e përdorte për të mos paguar taksë mbi të ardhurat për disa vite, në 1970 dhe 1980. Kompanitë e tij gjithashtu kanë rreth 650 milionë dollarë borxhe – disa prej tyre të marrë në Bankën e Kinës. Por Trumpi këmbëngul se vlera e tij neto nuk mund të shkëputet nga vlera unike e markës së tij personale. "Duhen tru për të nxjerrë miliona dollarë", thotë Trumpi. "Duhet Trumpi për të bërë miliarda"

Si e nisi?

Me një shtytje të fortë nga babai i tij. Fred Trump fitoi rreth 300 milionë dollarë duke ndërtuar "fshatra" me apartamente që i jepte me qera, në lagjet jashtë Nju Jorkut. Donald u bashkua me biznesin e familjes pas diplomimit në shkolla e biznesit, në vitin 1968, por pothuajse menjëherë i hodhi sytë nga pasuritë e paluajtshme, më joshëse e fitimprurëse, në Manhattan. Në vitin 1971, në moshën 25 vjeç, ai nisi një projekt ambicioz për të zëvendësuar një hotel të rrënuar pranë Grand Central Terminal, me një Grand Hyatt. Babai i tij ishte shumë i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes: Ai i dha Trumpit 1 milion dollarë, i garantoi 70 milionë në kredi bankare, dhe përdori kontaktet e tij politike, për të ndihmuar të birin që ta realizonte projektin. Kur përfundoiuar në vitin 1980, ndërtimi i solli Trumpit miliona dollarë, duke e vendosur atë si një lojtar të rëndësishëm në biznesin e pasurive të patundshme Manhattan. "Mua më duhej t'i provoja – komunitetit të pasurive të paluajtshme, shtypit, babait – se unë mund të kryeja projekte", ka shkruar ai në librin bestseller, "Arti i Ujdisë".

Cili ishte projekti i radhës?

Trumpi përdori fitimet nga marrëveshja e Grand Hyatt, për financimin e Kullës Trump në Fifth Avenue, një rrokaqiell 58-katësh, ku ai ende jeton dhe ku e ka qendrën sot organizata e tij. Por sipërmarrja e ardhshme pothuajse i shkaktoi falimentin. I etur për të lëvizur në botën fitimprurëse të bixhozit, ai hapi dy kazino në Atlantic City, që po konkurronte për t'u bërë Las Vegasi i bregdetit lindor. Nisur në 1984 dhe 1985, Sheshi Trump dhe Kështjella Trump fillimisht ishin të suksesshme. Por manjati i pasurive të paluajtshme e shtriu më tepër se sa duhej perandorinë e tij me Taj Mahalin Trump, një kazino gjigante 1 miliardë dollarëshe, që "thithte" klientët nga Sheshi dhe Kështjella. Për të paguar kredinë që kishte marrë për ta ndërtuar, Taj Mahalit të Trumpit i nevojiteshin 1.4 milionë dollarë në ditë – më shumë se çdo kazino tjetër në histori.

Çfare ndodhi?

"Taj" humb sasi të mëdha parash, dhe perandoria e kazinove të Trumpit u zhyt në një spirale  rënieje të pakthyeshme. Mes viteve 1991 dhe 2009, kompania e tij aplikoi katër herë për Kapitullin 11 të falimentimit. Por Trumpi u shpëtua nga fuqia e statusit të vet si figurë e famshme, që ai kishte ndërtuar përmes librave të tij, intervistave në media, si dhe "rrjedhjet" e llogaritura të informacionit, për tabloidët e Nju Jorkut. Sa herë që kreditorët kërcënonin ta falimentonin Trumpin personalisht, ai i bindte ata, se duke bërë kështu, do të shkatërronin markën e tij, duke bërë të pavlerë atë që kish mbetur nga perandoria e tij e kazinove. Në fund, sipërmarrja e kazinove të tij ishte një dështim që kushtoi mijëra vende pune, si dhe la pa paguar dhjetëra biznese të vogla, për punën e tyre në ndërtimin ose shërbimin e kazinove. Por Trumpi sërish fitonte miliona dollarë, duke i dhënë vetes miliona në paga e shpërblime. "Unë bëra shumë para në Atlantic City," tha ai vitin e kaluar. "Dhe jam shumë krenar për këtë". (Ky artikull u botua fillimisht në shqip në www.bota.al)

Po pasuritë e paluajtshme?

Këto sipërmarrje kanë qenë shumë më të suksesshme. Projektet e tij të mëdha të ndërtimit përfshijnë Kullën Trump në Manhattan, dhe Kullën Trump në Çikago, ndërtesa e katërt më e lartë në SH.B.A. Por, pas dështimit të tij në Atlantic City, bankat u bënë gjithnjë e më pak të prirura, për t'i dhënë hua. Kështu, Trumpi filloi të përqëndrohet në monetizimin e markës së tij personale. Në vend që të ndërtonte hotelet dhe banesat e tij, Trumpi filloi licencimin e ndërtuesve të tjerë nën emrin e tij. Tani ka Kulla Trump dhe Sheshe Trump kudo, duke përfshirë Florida, Vancouver, Panama, dhe Stamboll, por Trumpi në fakt zotëron vetëm disa prej tyre.

Ku tjetër e ka vendosur emrin e tij?

Si shkruan biografi i tij, Michael D'Antonio: "Pothuajse në çdo gjë që mund të shitet si cilësi e lartë, kosto e lartë, dhe klas i lartë". Disa prej këtyre sipërmarrjeve – Koleksioni Donald J. Trump i këmishave dhe kravatave, të cilat janë bërë jashtë vendit, kanë patur sukses të moderuar. Por shumë të tjera – biftekët Trump, revista Trump, dhe vodka Trump – u fundosën pa lënë gjurmë. Dështimet e tjera të profilit të lartë përfshijnë Universitetin Trump tashmë të mbyllur, i cili është duke u paditur nga mijëra ish-studentë për mashtrim, si dhe dhe Trump Airlines, kompani e cila zgjati vetëm tre vjet. Por Trumpi ka gëzuar sukses të konsiderueshëm në një treg: fushat e kushtueshme të golfit. Që nga viti 1997, ai ka blerë ose zhvilluar 17 kurse në mbarë botën, në vende që përfshijnë Nju Xhersin, Skocinë dhe Irlandën.

Sa vlen Trumpi?

Bloomberg.com e vlerëson pasurinë e tij aktuale, 3 miliardë dollarë; sipas Forbes ajo është 4.5 miliardë. Vetë Trumpi pretendon se vlen 10 miliardë, ndonëse ka pranuar se kjo shifër " rritet dhe ulet sipas tregjeve, sjelljeve dhe ndjenjave, madje edhe ndjenjave të mia". Refuzimi i tij i përsëritur për të nxjerrë pagimin e taksave ka nxitur spekulimet se vlen shumë më pak nga sa pretendon, dhe se ai përfiton prej ligjit të taksës mbi pronën, për të raportuar një të ardhur prej zero dollarë – një marifet që dikur e përdorte për të mos paguar taksë mbi të ardhurat për disa vite, në 1970 dhe 1980. Kompanitë e tij gjithashtu kanë rreth 650 milionë dollarë borxhe – disa prej tyre të marrë në Bankën e Kinës. Por Trumpi këmbëngul se vlera e tij neto nuk mund të shkëputet nga vlera unike e markës së tij personale. "Duhen tru për të nxjerrë miliona dollarë", thotë Trumpi. "Duhet Trumpi për të bërë miliarda". /The Week – www.bota.al

The post Perandoria e Donald Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Obama: Të lutemi dhe të punojmë për suksesin e Trump

Posted: 09 Nov 2016 10:03 AM PST

"Të gjithë lutemi për suksesin e Trump". Ka qenë ky reagimi i presidentit amerikan Barack Obama, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale që nxorrën fitues miliarderin njujorkez.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka vlerësuar punën e Hillary Clinton, qoftë si sekretare Shtetit, ashtu edhe përgjatë fushatës elektorale.

"Jam krenar për Clinton. Ka qenë një sekretare e Shtetit shumë e mirë dhe besoj se do të vazhdojë të punojë për Amerikën", ka thënë Obama.

Ai ka theksuar se, pavarësisht kush fitoi zgjedhjet, të gjithë duhet të punojnë për Amerikën. "Para se të jemi demokratë apo republikanë jemi të gjithë patriotë. Këtë dëgjova nga Donald Trump dje, këtë dëgjova pasi fola me të dhe kjo është ajo çka vendit tonë i duhet: respekt për institucionet, respekt për ligjin dhe respekt për njëri-tjetrin", ka thënë Obama.

Ai ka shtuar se humbja është normale në një demokraci, ndaj askush nuk duhet të dekurajohet.

"Pavarësisht fitues apo humbës në këto zgjedhje, ky ishte misioni ynë dhe unë jam krenar për ekipin tim, për gjithçka që ka bërë. Kjo është natyra e fushatës, e demokracisë. Nuk është gjithmonë frymëzuese, por për të rinjtë që kanë mbetur të zhgënjyer unë them se duhet të mbeteni të inkurajuar, të mos jeni cinikë dhe të luftoni për çfarë është e drejtë. Të punojmë që të sigurohemi që presidenti i ardhshëm të ketë sukses", ka shtuar Obama.

The post Obama: Të lutemi dhe të punojmë për suksesin e Trump appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë

Posted: 09 Nov 2016 09:49 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë Luan Gola dhe Bardhyl Gashi.

Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit e cila shënohet me 14 nëntor, gjatë takimit u bisedua për nevojën e bashkëpunimit më të gjerë në përballje me këtë sëmundje dhe për vetëdijesimin lidhur me të.

Zyra e Kryeministrit njofton përmes një komunikatë për media se me këtë rast, u fol edhe për Strategjinë Nacionale Kundër Diabetit dhe përkrahjen e Shoqatës së diabetologëve evropianë në këtë fushë.

Kryeministri Mustafa theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës duke shprehur edhe përkrahjen për institucionet dhe punëtorët shëndetësor në vetëdijesimin dhe përballjen me diabetin, si dhe për të prekurit nga kjo sëmundje, thuhet në komunikatë.

 

The post Kryeministri thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Berisha: Synojmë kualifikimin në Botëror

Posted: 09 Nov 2016 09:44 AM PST

Objektivi kryesor i portierit Etrit Berisha me kombëtaren shqiptare është vendi i dytë në grup dhe kualifikimi për në botëror. Çdo rezultat tjetër për të në këto eliminatore do të cilësohej zhgënjim.

"Me Izraelin është ndeshja jonë më decizive sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë. Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë", u shpreh portieri i Atalantës në Serie A.

Përsa i takon sfidës me Izraelin, Berisha vlerësoi forcën sulmuese të kundërshtarëve, megjithatë ka besim te Kombëtarja, se do të mbrohet mirë dhe do të krijojë për të gjetur golin e fitores.

"Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha stërvitjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket", tha Berisha.

The post Berisha: Synojmë kualifikimin në Botëror appeared first on INSAJDERI.

Clinton nuk dorëzohet: Ta bëjmë Amerikën vend më të mirë

Posted: 09 Nov 2016 09:14 AM PST

Hillary Clinton ka pranuar rezultatin në zgjedhjet presidenciale por megjithë humbjen nga Donald Trump, ajo është zotuar se do të vazhdojë të punojë për një Amerikë edhe më të mirë.

"Përgjegjësia jonë si qytetarë është që të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për bërë Amerikën më të fortë dhe më të mirë.  Dhe unë e di që ju do të bëni këtë," ka shkruar ajo në rrjetin social Tëitter.

Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane, arriti që të sigurojë 276 vota të kolegjit zgjedhor, që janë të mjaftueshme për t'u bërë presidenti i 45-të i Amerikës.  Në anën tjetër, Clinton arriti të sigurojë 218 vota të kolegjit.

Clinton ka telefonuar kundërshtarin e tij politik pas daljes së rezultateve dhe e ka uruar për fitoren./Insajderi.com

The post Clinton nuk dorëzohet: Ta bëjmë Amerikën vend më të mirë appeared first on INSAJDERI.

Plaçkitet sërish Banka Kombëtare Tregtare

Posted: 09 Nov 2016 08:59 AM PST

Një degë e Bankës Tregtare Kombëtare që ndodhet në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë është plaçkitur në orët e pasdites.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes ku janë duke kryer hetimet.

Insajderi sjell fotografi nga vendi i ngjarjes ndërsa do të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kjo bankë është cak i plaçkitjeve./Insajderi.com

banka-2222

 

The post Plaçkitet sërish Banka Kombëtare Tregtare appeared first on INSAJDERI.

Klopp u jep pushim lojtarëve për shkak të intensitetit të Premier Ligës

Posted: 09 Nov 2016 08:40 AM PST

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se do t'iu japë disa ditë pushim lojtarëve të cilët këtë fundjavë nuk janë ftuar me kombëtaren e tyre për eliminatoret e botërorit.

Lojtarët si Lucas Leiva, Joel Matip, James Milner, Emre Can, Dejan Lovren e të tjerë do të pushojnë deri sa 12 kolegët e tyre do të jenë me kombëtare.

Klopp ka thënë se një nga arsyet për këtë pushim është edhe intensiteti i lartë i futbollit anglez, shkruan ESPNFC.

Ai ka thënë se në fillim nuk ka menduar se do të jepte pushim lojtarëve por tash është penduar për një gjë të tillë./Insajderi.coma

The post Klopp u jep pushim lojtarëve për shkak të intensitetit të Premier Ligës appeared first on INSAJDERI.

Rrugëtimi i Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë

Posted: 09 Nov 2016 08:21 AM PST

Manjati i pasurive të patundshme, biznesmen, zotërues konkursesh të bukurisë, ylli i "reality shoë"-t, e tani, në kulmimin shpërthyes të një fushate populiste e ndjeshëm të polarizuar, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për ata që u rritën në Amerikën e viteve 1970, Donald Trumpi është ai biznesmeni i ri që u mor me rinovimin e disa prej ndërtesave ikonë të qytetit, me atë që më vonë do ta përshkruante si "një hua e vogël prej një milion dollarësh" nga babai i tij.

10 vite më vonë, tashmë goxha më i stabilizuar si afarist, prek famën me "bestseller"-in e tij të "Neë York Times", "Arti i marrëveshjes", ku tregon në detaje rrugën që e çoi drejt grumbullimit të pasurisë.

Vitet '90 e kthyen Trumpin në figurë fikse të kulturës popullore, si pronar i konkursit të bukurisë "Miss Universe" dhe fytyrë e disa prej shfaqjeve televizive më popullore të vendit, serialeve e filmave si "Home Alone 2", "Sex and the City", dhe "the Fresh Prince of Belle Air".

Hyrja e mijëvjeçarit të ri e gjen tashmë në portat e famës globale me spektaklin televiziv "The Apprentice". "Je i pushuar", shprehja e tij që fshikullon pjesëmarrësit humbës të shfaqjes do të shndërrohej në njërën prej batutave ikonë të epokës së "reality shoë"-t.

Kapërcimi nga biznesi te politika nuk ishte kurrë tejet i vështirë, teksa me idenë e një përfshirjeje në jetën politike të Amerikës, ai ka flirtuar vazhdimisht nga vitet '80 e këtej. Për dy dekada rresht, duke nisur nga 1988-a, manjati i pasurive të paluajtshme shkoi sa pas demokratëve, aq edhe pas republikanëve, për ta ndarë mendjen pastaj me qëndrimin te këta të fundit, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë u vendos Barack Obama, armiqësinë ndaj të cilit nuk e fshehu kurrë.

Trump ishte një nga zërat kryesorë që ushqyen teoritë se Obama kishte gënjyer për vendin e lindjes, çfarë duhet të zhvlerësonte të drejtën e tij për të kërkuar Presidencën amerikane. Me garën për Zyrën Ovale, miliarderi shënoi një ngjitje drejt pushtetit, e cila sfidoi pritshmëritë e analistëve politikë, medias, rivalëve, e madje befasoi edhe vet pjesëtarë të partisë së tij, që nuk e menduan asnjëherë se do të arrinte të kalonte edhe procesin e paraprakeve.

Donald Trump i mbijetoi jo vetëm rrëzimit nga retorikat shpërthyese populiste, por edhe shpagimit ndaj deklaratave me sfond racist, akuzave për ngacmim seksual dhe ato të shmangies së taksave. Njerëzit e mbështetën masivisht, sidomos në shtetet e lëkundura, duke u bërë protagonistë të tronditjes më të madhe politike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

The post Rrugëtimi i Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë appeared first on INSAJDERI.

Rama shpjegon pse ishte kundër Trumpit

Posted: 09 Nov 2016 08:16 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë gjatë fushatës zgjedhore në SHBA-së hapur kundër presidentit të ri Donald Trump dhe ka mbështetur kandidaten demokrate Hillary Clinton. Rama ishte ndër të parët politikanë evropianë që doli kundër Trumpit.

“Fitorja e Donald Trumpit do të jetë një kërcënim për vetë Amerikën, por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhashtë Zoti që të zgjidhet president", ka thënë ai.

Ndërsa pas fitores së Donald Trumpit, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social se “populli amerikan bëri zgjedhjen e tij”.

“Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk ia doli dot të bëhet presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara. Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA. Kështu ka vendosur sovrani, pas një debati të pazakonshëm brenda dhe jashtë SHBA", thotë Rama.

Rama është i bindur se marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë me SHBA “do të vijojnë të forcohen në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë nje mike e aleate të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane".

Më pas në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të Raportit të BE për progresin në Shqipëri, Rama shpjegoi se në kohën kur është prononcuar kundër Trumpit “ka qenë i prekur me deklaratat e tij për Kosovën dhe myslimanët… por sot Trump është zgjedhur nga sovrani për të udhëhequr SHBA-në. Respekti im dhe i popullit shqiptar për popullin amerikan, qeverinë dhe presidentin amerikan, nuk vihet në pyetje”.

Nuk dihet nëse presidenti i ri do t’i marrë parasyshë deklaratat e mëparshme të Ramës kundër tij, por edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi se “roli i SHBA është kyç për stabilitetin dhe demokracinë në këtë kënd të Europës". Bushati theksoi se “Shqipëria dhe SHBA janë partnerë strategjikë".

The post Rama shpjegon pse ishte kundër Trumpit appeared first on INSAJDERI.

Kosova ende në fazë fillestare të zhvillimit të sistemit gjyqësor

Posted: 09 Nov 2016 07:15 AM PST

Raporti i Progresit për vitin 2016 ka ripërsëritur shqetësimin e Komisionit Evropian për sundimin e rendit e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në Kosovë. 

Kosova është ende në një fazë fillestare të zhvillimit të një sistemi funksional të gjyqësorit, thuhet në Raportin e Progresit për vitin 2016, ku në përgjithësi nënvizohet si shqetësim ndikimi politik në drejtësi si dhe mungesa e fondeve dhe resurseve humane në institucionet e sundimit të ligjit.

Raporti vlerëson faktin se gjatë këtij viti është arritur të bëhen ndryshimet e kërkuara kushtetuese dhe legjislative por hapa të mëtutjeshëm duhen ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të situatës.

Në këtë kontekst, rekomandohet rritja e përkrahjes financiare për këtë sektor si dhe rritja e kapaciteteve të stafit.

"Për të forcuar kapacitetin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe stafit, duhet organizuar trajnime, sidomos në fusha specifike siç janë krimet ekonomike dhe prokurimi publik," thuhet në raport.

Fakt tjetër shqetësues paraqitur në Raport është edhe numri i madh i rasteve të pazgjidhura.

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim edhe lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar.  Raporti thotë se ka pasur shtim të numrit të hetimeve për raste të nivelit të lartë por numri i dënimeve, hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë vazhdon të jetë i ulët.

Sipas raportit, ka ende hapësira në legjislacion dhe se përmirësim duhet të bëhet sidomos sa i përket pastrimit të parave, konfiskimin final të aseteve dhe hetimeve financiare.

Kosova është në një fazë fillestare edhe në luftën kundër korrupsionit por gjatë këtij viti ka forcuar kapacitetet institucionale q ka bërë "të shtohet numri i rasteve të profilit të lartë që janë hetuar dhe ndjekur."

Nga 33 raste të profilit të lartë që aktualisht janë në sistem, për 21 ka pasur padi (17 për korrupsion dhe katër për krim të organizuar), përmendet në raport.

Raporti thekson se edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka vazhduar me hetimet por kjo agjenci nuk ka mekanizma për të kontrolluar deklarimet e zyrtarëve lidhur me pasurinë e tyre.

"Sidoqoftë, korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem serioz.  Një vendosmëri më e fortë politike nevojitet për të luftuar atë," thuhet në raport./Insajderi.com

The post Kosova ende në fazë fillestare të zhvillimit të sistemit gjyqësor appeared first on INSAJDERI.

KMDLNj viziton dy aktivistët tjerë të VV-së, konstaton gjendjen e mirë shëndetsore

Posted: 09 Nov 2016 07:04 AM PST

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka njoftuar se të martën e kanë vizituar aktivistin e Vetëvendosjes Atdhe Arifi,  i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Lipjanit.

Sipas monitoruesve të KMDLNj, gjendja psiko-fizike e Arifit është e mirë, dhe se sjella e stafit nuk ndryshon nga ajo e të burgosurve tjerë.

"Monitoruesit gjithashtu, takuan edhe psikologen e Qendrës dhe pohoi se Arifi është në gjendje stabile, është mirë dhe se nuk ka hapësirë për shqetësim", thuhet në një njoftim për media të KMDLJN-së.

Ky këshill i ka rekomanduar drejtorit të Qendrës të rrallohen vizitat tek Arifi por edhe të trajtohet si rast i ndarë nga ai Dehari.

"KMDLNj kërkoi që i paraburgosuri Arifi të trajtohet si të gjithë të tjerët pa pasur nevojë të merret në pyetje për rastin në fjalë sikur që kërkesa e Këshillit për rritjen e sigurisë në burgjet e Kosovës nuk nënkupton që të zbatohet vetëm për raste të caktuara por për të gjithë personat e privuar nga liria", thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka vizituar aktivitin tjetër të VV-së Egzon Halitin, që ndodhet në qendrën e paraburgimit në Pejë. Në njoftim thuhet se Haliti ka refuzuar, të jap çfarëdo informate lidhur me sjelljen e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit, pasi konsideron se është burgosur politikisht.

Por, sipas  KMDLNj, të cilët ka kontaktuar ekipin mjekësor të kësaj qendre Haliti ishte pranuar në gjendje të mirë shëndetsore dhe se ka vizita sistematike shëndetësore.

"Gjithashtu , i paraburgosuri pasi është ankuar për dhimbje shpine , ka marrë terapi përkatëse pas së cilës nuk ka pasur probleme", thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

The post KMDLNj viziton dy aktivistët tjerë të VV-së, konstaton gjendjen e mirë shëndetsore appeared first on INSAJDERI.

Shpërndahet 20% për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Posted: 09 Nov 2016 06:49 AM PST

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas AKP-së,  shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes është 432 mijë 427 euro.

"Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 462 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20 %", thuhet në komunikatë.

Bartja e këtyre fondeve, sipas AKP-së do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. lista-ndermarjjet

 

 

The post Shpërndahet 20% për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi me seancë solemne për ndër të Boris Johnson

Posted: 09 Nov 2016 06:33 AM PST

 

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nesër do të qëndroj për vizitë në  Kosovë.

Me rastin e vizitës së tij, Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar se  do të mbaj seancë solemne.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në këtë seancë ministri britanik do t'u adresohet deputetëve kosovarë me një fjalim.

Seanca solemne pritet të fillojë në orën 10:40 minuta.

The post Kuvendi me seancë solemne për ndër të Boris Johnson appeared first on INSAJDERI.

Lunacek viziton Kosovën

Posted: 09 Nov 2016 06:17 AM PST

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se  nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, do të vizitojë Kosovën të enjten.

Ajo do të vijë në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian.

Lunacek pritet të mbajë konferencë pasditen e së enjtes.

Komisioni Evropian  prezantoi sot raportin e përvitshëm të Progresit, ku ndër të tjerash kërkoi vullnet më të madh politik për të luftuar korrupsionin ndërsa nënvizon si shqetësim polarizimin në mes të qeverisë dhe partive opozitare.

The post Lunacek viziton Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Merkel e gatshme të bashkëpunoj ngushtë me Trump

Posted: 09 Nov 2016 06:08 AM PST

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka ofruar presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump "bashkëpunimin e ngushtë" të bazuar në vlerat e përbashkëta mbi bazën e demokracisë.

"Gjermania dhe Amerika ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë, respektit për sundimin e ligjit dhe dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo besimit politik", ka thënë Merkel.

"Unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë", tha ajo në deklaratën e saj pas zgjedhjeve.

The post Merkel e gatshme të bashkëpunoj ngushtë me Trump appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Raporti i Progresit kritikon Kosovën për ta fshehur dështimin e BE-së

Posted: 09 Nov 2016 05:54 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Raporti i Progresit me të drejtë thekson rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

"Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t'ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit", ka shkruan presidenti Thaçi në llogarinë e tij në facebook.

Thaçi ka thënë se Kosova përballet me shumë sfida që kërkojnë punë serioze për tejkalimin e tyre.

"Por, ne nuk do të pranojmë që qytetarët tanë të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështojë në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE", ka shtuar Thaçi.

Si pasojë e kësaj qasjeje, Thaçi thotë se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë.

Presidenti thotë se "qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dilemë sa i përket jetësimit të vizionit tonë për anëtarësim në BE".

"Ne jemi të qartë dhe nuk heqim dorë. Por, tani është koha që edhe BE-ja të jetë e qartë me Kosovën", ka përfunduar presidenti./Insajderi.com

The post Thaçi: Raporti i Progresit kritikon Kosovën për ta fshehur dështimin e BE-së appeared first on INSAJDERI.

Raporti i Progresit: Polarizimi politik pengoi kryerjen e reformave në disa fusha

Posted: 09 Nov 2016 05:50 AM PST

Komisioni Evropian kërkon vullnet më të madh politik për të luftuar korrupsionin ndërsa nënvizon si shqetësim polarizimin në mes të qeverisë dhe partive opozitare.

Raporti i Progresit për vitin 2016 e gjen Kosovën me marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim në muajin prill.  Por, në vija të trasha, raporti thekson nevojën  e fuqizimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe reformat në ekonomi.

Sipas raportit, ky vit është përshkuar me sfida të brendshme të cilat kanë penguar kryerjen e reformave në një numër të fushave.

"Polarizimi në mes qeverisë dhe opozitës ka vazhduar.  Jeta normale parlamentare është penguar, përfshirë këtu përmes përdorimit të masave të dhunshme nga deputetë të opozitës. Të gjitha partitë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, me parlamentin si vendi kyç për zhvillimin e debatit politik," thuhet në raport.

"Ndasitë rreth çështjeve si demarkacioni me Malin e Zi dhe dialogu me Serbinë e kanë dominuar agjendën politike të vendit, duke çuar kështu në ngërçe të zgjatura politike."

Por, raporti e vlerëson si pozitive rikthimin e opozitës në seancat e Kuvendit të Kosovës dhe emërimin e udhëheqësve të agjencive të pavarura.

"Sidoqoftë, emërimet kanë qenë shpesh të ndikuara politikisht," thuhet në raport.  "Emërimet duhet të bëhen në bazë të meritave dhe me procedura më transparente të përzgjedhjes."

Raporti vlerëson po ashtu si shqetësim vazhdimin e politizimit të administratës publike.

Komisioni Evropian vlerëson se përkundër "rrethanave të vështira" marrëdhënia mes Kosovës dhe BE-së është forcuar.  Në këtë kontekst, përveç MSA-së, raporti vlerëson edhe rekomandimin e komisionit për heqjen e vizave.

Raporti e sheh si pozitive faktin që situata në veri ka mbetur përgjithësisht e qetë dhe përmirësimin e komunikimit mes kryetarëve të komunave veriore me institucionet qendrore.

Vlerësohet po ashtu edhe përmbushja e obligimeve për krijimin e Dhomave të Posaçme për të trajtuar krimet e mundshme gjatë dhe pas vitit 1999 si dhe zgjatja e mandatit të EULEX-it.

Në raport thuhet se Kosova ka shfaqur përkushtim për marrëdhënie bilaterale me shtete ndërsa "ka vazhduar thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë."

"Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka qenë e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet e arritura.  Progresi ka qenë i kufizuar, por kjo edhe për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe situatës së brendshme në Kosovë.  Sidoqoftë, momentumi është rikthyer në gusht kur është filluar puna në urën në Mitrovicë," thuhet në raport.

Edhe raporti i këtij viti paraqet si shqetësuese sundimin e rendit dhe ligjit.  Gjyqësori vazhdon të jetë i prekshëm ndaj ndikimit politik dhe se institucionet e sundimit të ligjit ballafaqohen me mungesë të fondeve dhe resurseve humane, thuhet në raport.

Kosova është në një fazë fillestare në luftën kundër korrupsionit por gjatë këtij viti ka forcuar kapacitetet institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo ka bërë "që të shtohet numri i rasteve të profilit të lartë që janë hetuar dhe ndjekur."

"Sidoqoftë, korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem serioz.  Një vendosmëri më e fortë politike nevojitet për të luftuar atë," thuhet në raport.

Sa i përket krimit të organizuar, "numri i rasteve të hetuar dhe i personave të dënuar mbetet i ulët."/Insajderi.com

 

The post Raporti i Progresit: Polarizimi politik pengoi kryerjen e reformave në disa fusha appeared first on INSAJDERI.

Apostolova: Kushtet ndaj Kosovës për vizat nuk dallojnë nga vendet tjera

Posted: 09 Nov 2016 05:39 AM PST

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë kushte për liberalizim vizash.

Ajo megjithatë ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim, por ka përmendur edhe kushtin e Demarkacionit me Malin e Zi, që ka thënë se nuk do të ketë viza pa e përfunduar këtë punë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke u kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së, por se kushtet dhe standardet janë të njëjta për të gjitha shtetet, e edhe për Kosovën.

"Të arriturat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë bërë disa përmirësime dhe iu përgëzojmë në këtë raport. Por nuk ka asgjë që po e diskriminon popullatën e Kosovës krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kushtëzimet dhe standardet janë përcaktuar gjatë procesit të negocimit. Kosova është dakorduar dhe varet nga politikanët që të drejtojnë dhe të përmbushin këto kushte", ka thënë ajo gjatë konferencës, shkruan lajmi.net.

"Tani Kosovës i mbetet që të plotësojë edhe kushtin e parë që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse duam të ndëshkojmë dikë atëherë janë ata politikanë që nuk kanë marrë veprimet e duhura për përmënimin e këtyre kushteve", ka thënë ajo.

The post Apostolova: Kushtet ndaj Kosovës për vizat nuk dallojnë nga vendet tjera appeared first on INSAJDERI.

Krimi dhe korrupsioni sërish sfidat e Kosovës në Raportin e Progresit

Posted: 09 Nov 2016 04:16 AM PST

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit. Raporte të tilla, Komisioni Evropian ka publikuar edhe për vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Raporti përmban pasqyrën dhe shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, ku theksohen edhe ngecjet dhe sfidat.

Komisionari për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka kohë të humb. Në veçanti, Hahn është ndalur te çështja e sundimit të ligjit.

"Këtu kemi nevojë edhe për vullnetin politik për rastet e caktuara", ka thënë Hahn.

Në shumë vende, ka vijuar ai, më tepër sesa kualiteti i policisë nënkupton aftësia dhe vullneti për t'i bartur rastet nga hetimet, pretendimet, dyshimet deri te seancat gjyqësore dhe vendimet.

"Jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet tjera është me rëndësi që njerëzit të shohin që korrupsioni nuk shpaguhet, por është e kundërta që çon në ndëshkime dhe është diçka që nuk qëndron", ka theksuar Hahn.

Komisioni Evropian harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova.

Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, para së gjithash janë kërkuar reforma në drejtësi.

Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë reformat, si dhe nxjerrjen dhe zbatimin e ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si Veiting.

Në rastin e Serbisë, Hahn ka kërkuar më shumë progres në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, Serbisë i është kërkuar të fokusohet në dialogun me Prishtinën dhe çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin rajonal, duke shmangur politikat nacionaliste të këtij vendi.

"Si nga pala serbe, ashtu edhe ana kosovare, duhet të zbatohen çështje delikate të marrëveshjeve, siç është Asociacioni i komunave serbe", ka theksuar Hahn.

Hapja e kapitujve të ri për Serbinë, sipas tij, mund të pritet vetëm vitin tjetër.

Johannes Hahn u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të thellojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të lehtësojnë edhe rrugën e tyre integruese në Bashkimin Evropian. Ai ka përsëritur se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, por ka rikujtuar që ky rajon duhet të kalojë fillimisht përmes procesit të reformave në secilin shtet veç e veç. (REL)

The post Krimi dhe korrupsioni sërish sfidat e Kosovës në Raportin e Progresit appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :