Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Rita Ora, në Itali për të xhiruar ‘Wonderwell’ (FOTO)” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Rita Ora, në Itali për të xhiruar ‘Wonderwell’ (FOTO)” plus 19 more


Rita Ora, në Itali për të xhiruar ‘Wonderwell’ (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 09:32 AM PDT

Karriera e Rita Orës është duke shkuar mirë në të gjitha anët.

Ajo po përgatit albumin e ri, projektet filmike e po ashtu është duke u bërë gati të marrë pjesë në jurinë e America's Next Top Model.

Shqiptarja 26-vjeçare së fundi është fotografuar duke u xhiruar në filmin e ri "Wonderwell" në Romë të Italisë.

Yllin e talentuar nuk është e çuditshme për ta parë në stile të ndryshme, kjo pasi ajo ndryshon shpesh stilin, ndërsa tani është fotografuar në stil të vitit 1920 për rolin e saj në këtë film.

Ajo është transformuar në një stil me flokë të shkurtër. ngjyrë të bardh, ku padyshim duket shumë e bukur e seksi.

rrrrr rttt

The post Rita Ora, në Itali për të xhiruar ‘Wonderwell’ (FOTO) appeared first on INSAJDERI.

Mijëra koreano jugorë kërkojnë dorëheqjen e presidentes

Posted: 05 Nov 2016 09:24 AM PDT

Dhjetëra mijëra koreano jugorë kanë marshuar rrugëve të Seulit, më 5 nëntor, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Park Geun-Hye, pas një skandali të madh të korrupsionit.

Skandali përfshiu një mike personale të presidentes, e cila u arrestua për mashtrim dhe u akuza për përzierje në cështjet shtetërore sic janë emërime zyrtare dhe vendime politike, përkundër faktit se nuk ishte në një pozitë zyrtare.

Protesta u zhvillua disa ditë pasi Pork kërkoi falje në një paraqitje të drejtpërdrejt në television, duke thënë se skandali ishte "gabim vetëm e saj".

Sipas policisë më shumë se 40 mijë veta u mblodhën në një tubim të ndezjes së qirinjëve. Por, organizatorët thanë se ishin mbi 200 mijë veta, shkruan REL.

Ngjarja ishte përgjithësisht paqesore dhe në të morën pjesë edhe studentë dhe nxënës dhe cifte të reja me fëmijë.

Skandali dëmtoi besimin publik në udhëheqjen e Park dhe në gjykimet e saj. /Insajderi.com

The post Mijëra koreano jugorë kërkojnë dorëheqjen e presidentes appeared first on INSAJDERI.

Samsung tërheqë nga tregu edhe lavatriçet

Posted: 05 Nov 2016 09:16 AM PDT

Pas tërheqjes globale të 2. 5 milionë smartphone Galaxy Note 7, Samsung i duhet sërish të menaxhojë dështimin me një tjetër produkt të tij, lavatriçen.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompania ka bërë thirrje të tërheq 2.8 milionë lavatriçe me derën nga sipër, të rrezikshme për shkak të mbulesës që mund të shkëputet gjatë centrifugës.

Kjo bëhet e ditur nga Komisioni për Produktet e Sigurta, institucion në varësi të qeverisë amerikane që merret me sigurinë e produkteve të konsumit.

Bëhet fjalë për tërheqjen e 34 modele lavatriçesh, të shitur në 2011 e tutje, me një çmim mes 450 deri në 1500 dollarë, për të cilat Samsung ka marrë 733 sinjalizime të dridhjeve të mëdha, të mbulesës, shpjegon komisioni.

9 raste janë raportuar me lëndime, mes të cilave një nofull e thyer dhe një shpatull e plagosur.

Konsumatorëve u jepen dy mundësi, një ndërhyrje falas në shtëpi për të riforcuar mbulesën, ose një ulje në blerjen e një lavatriçe të re Samsung apo të një marke tjetër.

The post Samsung tërheqë nga tregu edhe lavatriçet appeared first on INSAJDERI.

Djokoviç bie nga froni – Murray numri një i botës

Posted: 05 Nov 2016 09:12 AM PDT

Tashmë është zyrtare: Andy Murray nga dita e hënë do të jetë numri 1 në botë për meshkuj në tenis. Britaniku ka siguruar matematikisht kreun e renditjes botërore, pas kualifikimit për në finalen e turneut Masters të Parisit.

Në fakt, Murray nuk luajti fare sot në gjysmëfinale, pasi rivali i tij, kanadezi Milos Raonic, u tërhoq para sfidës për probleme fizike.

Për pasojë, Andy Murray ka marrë spektrin e numrit 1 në botë, pavarësisht rezultatit nesër në finale, ku do të luajë ndaj amerikanit John Isner (mundi 2-0 kroatin Marin Cilic, 6-4, 6-3).

 

 

The post Djokoviç bie nga froni – Murray numri një i botës appeared first on INSAJDERI.

Tifozët tallen me Besart Berishën

Posted: 05 Nov 2016 08:53 AM PDT

Skuadra e Besart Berishës, Melbourne Victory luajti një ndeshje emocionuese ndaj skuadrës lidere të ligës australiane, Sydney FC, mirëpo vëmendje të madhe në këtë takim morri një penallti e humbur se sulmuesit nga Kosova.

Berisha humbi një penallti në minutën e 25′ të ndeshjes, duke shpërdoruar rastin më të mirë që ta kalojë Melbournennë epërsi.

Tifozët tallen me Besart Berishën

Pas penalltisë së humbur, Berisha u “sulmua” nga futbollistët e skuadrës kundërshtare, të cilët e provokuan me fjalë.

Goditja e shqiptarit përfundoi lartë mbi portën e Sydneyt dhe kjo ngjalloi reagime edhe nga tifozët e futbollit australian në rrjetet sociale, raporton Insajderi.

“Penalltia e Berishës sapo mbërriti në oborrin tim”, shkruante një tifoz në Twitter.

brett

“Topi sapo zbriti në South Morang Victoria – faleminderit për topin Besart Berisha”, ishte reagimi në Twitter i tifozit të Melbourne Victoryt, me emrin Peter.

peter

Disa tifoz e kanë krahasuar penalltinë e sulmuesit të ri të Kosovës, me atë të Sergio Ramosit në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012 ndaj Bayernit.

Berisha gaboi nga pika e bardhë në minutën e 25-të, kur shifrat ishin ende 0-0. Më pas Melbourne arriti të kalonte në avantazh me anë të Austin në minutën e 41-të, por vendasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë falë dopietës së Carneyt duke fituar ndeshjen me shifrat 2-1.

 

The post Tifozët tallen me Besart Berishën appeared first on INSAJDERI.

NASA përgatitet për goditjen nga asteroidi

Posted: 05 Nov 2016 08:30 AM PDT

Por mundësitë që planeti ynë të goditet nga një asteroid gjigant, sado të vogla qofshin, nuk mund të mos merren në konsideratë. Vetë agjencia amerikane e hapësirës nuk ka dhënë alarmin që një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, por kjo nuk do të thotë që njerëzimit të mos jetë i përgatitur.

Pikërisht në këtë kuadër, në Los Anxheles, NASA dhe mekanizmi i menaxhimit të emergjencave civile, FEMA nisën një stërvitje të përbashkët. Synimi ishte përgatitja e strukturave të emergjencës për të zhvendosur 18 milionë civilë nga zona e rrezikut që do të goditej më 20 shtator të 2020 nga një asteroid me diametër 240 metra.

Sigurisht, zhvendosja e banorëve në zonat  e sigurta nuk ndodhi realisht dhe për shumë banorë të Los Anxhelesit stërvitja as u vu re. Zyrtarët e NASA-s dhe të FEMA-s thanë se objektivi ishte koordinimi i gjithë strukturave të sigurisë në një rast hipotetik ekstrem.

NASA është e sigurtë se herët apo vonë, Toka do të goditet, shkruan Top-channel.

"Nuk është çështje nëse ndodh, por kur do të ndodhë", thotë Thomas Zrubuchen, nga Drejtoria e Misioneve Shkencore të Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Trajnimi do të zgjasë deri më 20 shtator të 2020 dhe do të kalojë nëpërmjet disa fazave. Zyrtarët thonë se vështirësinë më të madhe do ta kenë me njerëzit, që duke e ditur që bëhet fjalë për një alarm fals, do ta injorojnë atë. /Insajderi.com

The post NASA përgatitet për goditjen nga asteroidi appeared first on INSAJDERI.

Një shekull burg bandës shqiptare të drogës në Britani

Posted: 05 Nov 2016 08:22 AM PDT

Ky grupi i strukturuar kriminal, prej 14 vetash, operonte në Northamptonshire, në Anglinë qëndrore dhe e merrte kokainën dhe drogat e tjera nga grupe të tjera shqiptare në Londër dhe e shpëndante atë më pas në disa qytete në Anglinë qendrore. 

Sipas gazetës "Nottingham Post", detektivët e policisë së Nottinghamit kanë vëzhguar grupin kriminal shqiptar gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë arrestuar më pas anëtarët e këtij grupi të kryesuar nga Mirjan Kola që furnizonte më pas një tjetër grup të kryesuar nga Blerim Aga.

Më shumë se 7 kg kokainë me një vlerë prej një milionë stërlina u kapën nga detektivët, gjysmë kg kanabis me vlerë 7 mijë e 500 stërlina dhe sasi drogash të tjera sintetike deri imitacione armësh, dokumente identitetë të rremë dhe 63 mijë stërlina.

Detektivët britanikë besojnë se ky grup kriminal mund të ketë qarkulluar sasi më të mëdha droge dhe parash gjatë aktivitetit të tyre të më hershme, pasi hetimet e tyre mbulonin vetëm gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 

Sipas inspektorit detektiv të Policisë së Northamptonit Greg Maides, "kemi të bëjmë me një grupim kriminal të mirëorganizuar edhe pse ne kemi hetuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore".

Nuk është sekret që në Britani të Madhe, nisur nga arrestimet dhe dënimet e grupeve të ndryshme kriminale që merren me furnizimin dhe shpërndarjen e drogës dhe kryesisht kokainës, shqiptarët konsiderohen nga autoritetet policore si ndër elementët më kryesorë të këtij trafiku, gjatë viteve të fundit, për shkak të sasive të mëdha të drogës së kapur.

The post Një shekull burg bandës shqiptare të drogës në Britani appeared first on INSAJDERI.

Befasi në listën e kombëtares italiane

Posted: 05 Nov 2016 08:19 AM PDT

Trajneri Ventura ka bërë disa përzgjedhje të guximshme duke parë që nuk ka grumbulluar sërish Balotellin që po kalon një moment të mirë në Francë.

Ventura ka marrë me vete Zazën, Eder apo Gabbiadinin që po kalojnë një moment të vështirë. Mesfushori i Lazios, Cataldi dhe ai i Sassuolos, Politano, janë thirrur për herë të parë në kombëtare.

Lista e plotë e Italisë për dy ndeshjet e ardhshme:

ventura

 

The post Befasi në listën e kombëtares italiane appeared first on INSAJDERI.

“Hillary e kënaqur që serbët nuk kanë të drejtë vote në SHBA”

Posted: 05 Nov 2016 08:12 AM PDT

Kjo, pasi serbët në shumicë janë deklaruar në mbështetje të rivalit të saj republikan, Donald Trump, Klankosova.tv.

Madje, në Serbi lëvizje Radikale si ajo e Vojislav Sheshel, kanë daluar edhe publikisht nëpër sheshe me pankarta në duar e me brohoritje pro-Trump.

Simpatia për të u rrit kur një revistë javore serbe Nedeljnik kishte dalë me një artikull ku shkruante se Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Gjithsesi, më vonë u zbulua se ato fjalë nuk i kishte thënë Trump dhe Nedeljnik pati kërkuar falje më vonë. /Insajderi.com

The post “Hillary e kënaqur që serbët nuk kanë të drejtë vote në SHBA” appeared first on INSAJDERI.

Ferronikeli ngritet në pozitën e dytë

Posted: 05 Nov 2016 08:05 AM PDT

Në kuadër të javës së 13-të në Vala Superligën e Kosovës, Feronikeli e ka mposhtur Gjilanin.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Rexhep Rexhepi”, skuadra e Afrik Tovërlanit e mposhti skuadrën gjilanase me rezultat minimal prej 1:0.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Përparim Livoreka pas një asistimi fantastik nga Argjend Bardhi, gol ky i cili rezultoi të ishte i fitores për vendasit.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Feronikeli ka 28 pikë dhe ngritet në pozitën e dytë me 28 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën gjashtë me 18 pikë.

Nga ana tjetër, Emin Bajrami e ka filluar aventurën te Hajvalia me humbje nga Drenica.

Drenicakët e fituan këtë ndeshje me rezultat minimal prej 1:0 me golin e shënuar nga Ismet Caka, i cili shënoi një gol me kokë, njofton sportali.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Drenica ka 17 pikë dhe ngritet në vendin shtatë, ndërsa Hajvalia mbetet në vendin e fundit me 6 pikë.

The post Ferronikeli ngritet në pozitën e dytë appeared first on INSAJDERI.

Pak gjasa për rritjen e pagës minimale

Posted: 05 Nov 2016 07:54 AM PDT

Përfaqësues të punëtorëve dhe të bizneseve në Kosovë me vite kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të gjendet një mënyrë për rritjen e pagës minimale në vend.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Kosovë ekziston Këshilli Ekonomiko-Social (KES) që u bën propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Ky organ përbëhet nga përfaqësues të organizatave të të punësuarve, punëdhënësve dhe Qeverisë. Në këtë këshill ka kohë që është kërkuar rritja e pagës minimale dhe njëherësh mos të ketë kategorizime.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vazhdimisht ka kërkuar rritjen e pagës minimale heqjen kategorizimit, pasi sipas tyre, kjo është diskriminuese.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-se, njëherësh anëtar në Këshillin Ekonomiko-Social, thotë për Radion Evropa e Lirë, se më gjithë diskutimet, ende nuk është marrë një vendim rreth rritjes së pagës minimale.

"Ne, më herët kemi kërkuar që paga minimale të jetë rreth 250 euro, sepse sot askund nuk ka paga më të ulëta që marrin nën 200 euro. Edhe kriteret që janë të parapara me ligj, aty sillen rreth 200 -250, sepse ne shikojmë edhe pagat në rajon. Si punëmarrës, kërkesat tona janë pak më të larta, por duhet të dakordohemi me punëdhënësin,sepse ata janë që i japin paratë", thotë Arifi.

Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, njëherësh përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, për Radion Evropa e Lirë, thotë se paga minimale duhet të rritet, pasi, sipas tij, në disa aspekte kjo shumë është diskriminuese.

Por, Shahini shprehet se shpresat janë shumë të vogla, që në vitin e ardhshëm të ketë rritje të pagës minimale. Ai thotë kështu, duke u bazuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

"Në rend të parë duhet të ketë rritje ekonomike, të ketë rritje të punësimit dhe eksportit, natyrisht që duhet të ketë edhe rritje të punësimit formal", thekson Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Edhe disa qytetarë konsiderojnë se paga minimale në Kosovë, nuk i plotëson nevojat ekzistenciale për familje. Njëri nga ta është Arben Gashi, i cili punon në sektorin privat.

"Me 220 euro nuk mund të sigurohen gjërat elementare për jetë. Në Kosovë numri i të punësuarve është i vogël dhe për këtë arsye paga minimale duhet të jetë më e madhe, sepse në njëfamilje mund të punojnë një ose dy anëtarë, kurse të tjerët janë të papunë", shprehet Gashi.

Në bazë të Ligjit të punës, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalenderik përcakton pagën minimale, sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend. /REL

The post Pak gjasa për rritjen e pagës minimale appeared first on INSAJDERI.

Kina krijon superkompjuterin më të shpejtë në botë

Posted: 05 Nov 2016 07:49 AM PDT

Inxhinierët kinezë kanë vendosur një rekord të ri botëror në informatikë.

Superkompjuteri Sunway TaihuLight 3-fishon shpejtësinë e kompjuterit të mëparshëm më të shpejtë.

"Si sisteni i parë kinez që është i bazuar plotësisht në procesorë 'homegrown', sistemi Sunway TaihuLight demonstron përparim të rëndësishëm që Kina ka bërë në fushën e projektimit dhe prodhimit të sistemeve të llogaritjes në shkallë të gjerë", tha drejtori i Qendrës Dr. Guangwen Yang në një intervistë, raporton TechSot.Al.

TaihuLight ka 41.000 çipe dhe 26 bërthama procesori. Në total, pajisja ka rreth 10.7 milion bërthama.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Tianhe-2, ka qenë krijuar sërish nga inxhinierët kinezë. Kina ka mbajtur vendin e parë për superkompjuterët për tre vitet e fundit. Tianhe-2, aka Milky Way-2, janë krijuar nga Universtiteti Kombëtar i Mbrojtjes së Teknologjisë. Ajo kryen 33.8 katrilion llogaritje në një sekond.

Kompjuter tjetër jo-kinez i renditur si i treti është një kompjuter nga SHBA. TaihuLight është rreth pesë herë më i shpejtë dhe më i fuqishëm se sa më i miri i SHBA-së.

The post Kina krijon superkompjuterin më të shpejtë në botë appeared first on INSAJDERI.

Vazhdojnë kërkimet për të miturën nga Prizreni të zhdukur para katër ditëve

Posted: 05 Nov 2016 07:34 AM PDT

Familja e një vajze të mitur nga Prizreni vazhdon të mos ketë njohuri për vendndodhjen e vajzës së tyre të mitur, e cila është larguar nga shtëpia më 1 nëntor dhe nuk është kthyer më.

Policia ka njoftuar se janë duke hetuar rastin./Insajderi.com

The post Vazhdojnë kërkimet për të miturën nga Prizreni të zhdukur para katër ditëve appeared first on INSAJDERI.

Përgatitjet e NASA-s për goditjet eventuale nga asteroidë gjigantë

Posted: 05 Nov 2016 07:22 AM PDT

Atmosfera e Tokës bombardohet vazhdimisht nga trupa të vegjël qiellorë, që sapo fërkohen me ajrin digjen dhe në rastin më të keq shkaktojnë pak dëme në tokë, si në rastin e meteorit që ra në rajonin rus Chelyabinsk, më 15 shkurt të 2013.

Por mundësitë që planeti ynë të goditet nga një asteroid gjigant, sado të vogla qofshin, nuk mund të mos merren në konsideratë. Vetë agjencia amerikane e hapësirës nuk ka dhënë alarmin që një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, por kjo nuk do të thotë që njerëzimit të mos jetë i përgatitur.

Pikërisht në këtë kuadër, në Los Anxheles, NASA dhe mekanizmi i menaxhimit të emergjencave civile, FEMA nisën një stërvitje të përbashkët. Synimi ishte përgatitja e strukturave të emergjencës për të zhvendosur 18 milionë civilë nga zona e rrezikut që do të goditej më 20 shtator të 2020 nga një asteroid me diametër 240 metra

Sigurisht, zhvendosja e banorëve në zonat  e sigurta nuk ndodhi realisht dhe për shumë banorë të Los Anxhelesit stërvitja as u vu re. Zyrtarët e NASA-s dhe të FEMA-s thanë se objektivi ishte koordinimi i gjithë strukturave të sigurisë në një rast hipotetik ekstrem.

NASA është e sigurt se herët apo vonë, Toka do të goditet.

"Nuk është çështje nëse ndodh, por kur do të ndodhë", thotë Thomas Zrubuchen, nga Drejtoria e Misioneve Shkencore të Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

Trajnimi do të zgjasë deri më 20 shtator të 2020 dhe do të kalojë nëpërmjet disa fazave. Zyrtarët thonë se vështirësinë më të madhe do ta kenë me njerëzit, që duke e ditur që bëhet fjalë për një alarm fals, do ta injorojnë atë.

The post Përgatitjet e NASA-s për goditjet eventuale nga asteroidë gjigantë appeared first on INSAJDERI.

Kushtrim Hoxha në rolin e spiunit jugosllav në serialin “The Americans”

Posted: 05 Nov 2016 07:08 AM PDT

Kushtrim Hoxha ka thënë për KultPlus se është i lumtur që është përzgjedhur në mesin e aktorëve të këtij seriali, i cili pat nisur të shfaqet qysh prej vitit 2013.

Kushtrim Hoxhës, aktorit kosovar cdo ditë e më shumë po i përmbushen ëndrrrat. Pas disa roleve në teatër dhe seriale në Amerikë, ai tash është përzgjedhur të jetë edhe pjesë në njërin nga episodet e serialit të famshëm amerikan "The Americans" i cili punohet me regji të Joe Weisberg.

Kushtrim Hoxha është shprehur të jetë i lumtur që është përzgjedhur në mesin e aktorëve të këtij seriali, i cili pat nisur të shfaqet qysh prej vitit 2013.

Seriali është i vendosur në një rrëfim të viteve të 80-ta, pikërisht në luftën e ftohtë.

"E kam marë një rol të vogël në këtë serial, por me shumë rëndësi. Është një serial me një reputacion shumë të mirë, ka të bëj me luftën e ftohtë, në mes SHBA-ve dhe Rusisë", ka thënë Hoxha.

Ai më pas ka thënë se në këtë serial ka rolin e një spiuni jugosllav dhe më shumë se kaq, njëherë për njëherë nuk mund të zbulojë, shkruan kultplus.

Në serialin "Americans", Kushtrim Hoxha do të luaj në sezonin e pestë të këtij seriali, përkatësisht në episodin e tretë që pritet të emetohet në mars të vitit 2017. Kurse rolet kryesore në këtë film i luajnë: Keri Russell dhe Matthew Rhys.

The post Kushtrim Hoxha në rolin e spiunit jugosllav në serialin "The Americans" appeared first on INSAJDERI.

Shteti Islamik vret gjeneralin e Egjiptit

Posted: 05 Nov 2016 06:52 AM PDT

Një gjeneral egjiptian është vrarë nga militantët në afërsi të shtëpisë së tij në Sinain verior, thanë zyrtarë ushtarakë. Ky është rasti i dytë brenda javëve që një ushtarak i këtij niveli të vritet.

Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përsipër sulmin më 4 nëntor, kur një sulmues hapi zjarr mbi gjeneral brigade Hesham Mahmoud Abualazm derisa po dilte nga makina në qytetin Arish, në provincën Sinai.

Abualazm vdiq në vend. Ai ndodhej në një vizitë në Arish, ku kishte një shtëpi dhe nuk shërbente në Sinia, thanë burimet.

Qindra ushtarë dhe policë janë vrarë nga kryengritësit islamikë të udhëhequr nga IS-i në provincën e Sinait. Grupi i afërt me IS-in mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus me qindra turistë rusë.

Sulmet militante janë shtuar që kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi të Vëllazërisë Muslimane në vitin 2013, pas protestave massive kundër qeverisjes së tij.

The post Shteti Islamik vret gjeneralin e Egjiptit appeared first on INSAJDERI.

Film për jetën e Freddie Mercury

Posted: 05 Nov 2016 06:35 AM PDT

Pas disa vitesh pune, filmi për jetën e Freddie Mercuryt, vokalisti i grupit legjendar "Queen", duket se do të shoh dritën së shpejti.

Emrat e përfolur për rolin e shumëlakmuar të këngëtarit të famshëm kanë qenë të shumtë, por i përzgjedhuri thuhet të jetë Rami Malek, protagonist i Mr Robot.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht mediat thonë se Malek ka firmosur për të portretizuar Mercurin në filmin biografik që do të quhet "Bohemian Rhapsody", sipas titullit të një prej hiteve më të famshme të grupit.

Bryan Singer, i njohur për 4 filmat "X-men" dhe 'The Usual Suspects" është në bisedime për të marrë regjinë. Ishte pikërisht ai që njoftoi përfshirjen e Malek përmes një postimi në Instagram.

Filmi do të prodhohet nga Graham King  i ndihmuar nga ish-pjestarët e "Queen", Brian May dhe Roger Taylor, në rolin e producentëve muzikorë.

King po punon për projektin prej disa vitesh. Kur ai u njoftua fillimisht, komediani Sacha Baron Cohen u përfol si protagonisti i mundshëm i filmit mbi rokerin me stil pompoz, por hoqi dorë për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-pjestarët e bandës, lidhur me mënyrën se si filmi do të paraqiste disa prej detajeve më pikante të jetës së këngëtarit, shkruan tch.

I konsideruar si një prej zërave më të bukur të të gjitha kohërave, Mercuri, emri i vërtetë, i te cilit ishte Farrokh Bulsara, u nda nga jeta në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së sidës.

The post Film për jetën e Freddie Mercury appeared first on INSAJDERI.

Gjermania prodhon trenin e parë pa ndotje të atmosferës

Posted: 05 Nov 2016 06:22 AM PDT

Gjermania do të prezantojë trenin e parë për pasagjerë në botë pa emetim, i cili do të fuqizohet nga hidrogjeni. Coradia iLint emeton vetëm avull të tepërt në atmosferë, dhe ofron një alternativë për 4,000 trenat me naftë të vendit.

Lower Saxony tashmë ka porositur 14 trena të tillë nga kompania franceze Alstom, dhe me shumë siguri do të shikohen përreth shtetit nëse ato gjykohen si një sukses, raporton Die Welt.

Testimet do të fillojnë në fund të këtij viti, para se të hapen për publikun në dhjetor, 2017.

Treni u prezantua në fillim në paraqitjen InnoTrans në Berlin, në gusht, dhe do të jetë treni i parë me hidrogjen që do të transportojë, rregullisht njerëz nw distanca të largwta.

Gjithashtu, ka interes për trenin nga Holanda, Danimarka dhe Norvegjia, shkruan Pcworld.

iLink fuqizohet nga bateri të mëdha ion, dhe këto e marrin energjinë e tyre nga një rezervuar karburanti hidrogjeni në çati të trenit. Ky tren mund të udhëtojë 500 milje në ditë me shpejtësi deri në 87mph, dhe e vetmja zhurmë që bën janë rrotat dhe rezistenca e ajrit.

Fuqia me hidrogjen punon kur hidrogjeni digjet me oksigjen për të prodhuar sasi të mëdha energjie, me nën produktin e vetëm që është uji. Nasa ka përdorur hidrogjenin për të shtyrë raketat e tyre në hapësirë që nga 1970. Reja e madhe që krijohet kur raketa niset, nuk është tym , por avull.

Gjermania prodhon trenin e parë pa ndotje të atmosferës

The post Gjermania prodhon trenin e parë pa ndotje të atmosferës appeared first on INSAJDERI.

Reagimi cinik i kryeministrit Mustafa ndaj një mediumi

Posted: 05 Nov 2016 06:16 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zgjedhur të përdorë një fjalë të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e tha shumë gjatë një debati televiziv me disa analistë e gazetarë nga Kosova.

Fjala "o portal" që Rama e përdori në mënyrë cinike në një numër rastesh gjatë debatit, ka zënë vend edhe në fjalorin e Isa Mustafës, teksa ky i reagon një mediumi lidhur me një shkrim të publikuar për shpenzime qeveritare.

"Thirrja 'O portal' u komentua gjerë e gjatë këto dite. Tani po lexoj në një portal se "Isa Mustafa harxhon 6 mijë euro për t'i pastruar veturat e Qeverisë". Unë i them portalit, se nuk janë këto para të Isa Mustafës, por janë të buxhetit të Kosovës dhe shpenzohen (jo harxhohen sepse nuk janë njësi fizike) me vendim të Kuvendit, i cili ka aprovuar buxhetin për vitin 2016," ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

"Janë zyrtarët e caktuar që e kanë përgjegjësinë për pastrimin e veturave të Qeverisë, jo Kryeministri, kurse çmimet i përcakton tregu".

Debati i zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe analistëve e gazetarëve të Kosovës ngjalli reagim në opinion teksa kryeministri shqiptar i kritikua për mënyrën e komunikimit gjatë emisionit./Insajderi.com

The post Reagimi cinik i kryeministrit Mustafa ndaj një mediumi appeared first on INSAJDERI.

ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Turqi ku u vranë 9 persona

Posted: 05 Nov 2016 05:53 AM PDT

Një agjenci e lajmeve e lidhur me grupin Shteti Islamik tha se luftëtarët e tij qëndrojnë prapa një sulmi me bombë nga i cili u vranë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë në juglindje të Truqisë, thonë vëzhguesit e SHBA-së.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik detonuan një makinë të mbushur me mjete shpërthyese të parkuar përballë selisë së policisë turke në Diyarbakir në juglindje të Turqisë",citoi Grupi i Intelegjencës SITE njoftimin e agjencisë së lajmeve Amaq të afërt me IS-in.

Autoritetet turke kanë akuzuar Partinë e jashtëligjshme Kurde të Punës për shpërthimin në Diyarbakir, qytetin kryesor turk të shumicës kurde, shkruan rel.

Në një porosi në audio të publikuar më heret gjatë javës, udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi theu heshtjen një vjeçare duke bërë thirrje për sulme kundër Turqisë dhe iu bëri thirrje luftëtarëve të tij që t'i rezitojnë trupave irakiane që po provojnë të rimarrin qytetin e Mosulit, bastion i IS-it.

 

The post ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Turqi ku u vranë 9 persona appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :