Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

INSAJDERI: “Shumëfishohet përqindja e grave që preferojnë lindjet me operacion” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Shumëfishohet përqindja e grave që preferojnë lindjet me operacion” plus 19 more


Shumëfishohet përqindja e grave që preferojnë lindjet me operacion

Posted: 02 Nov 2016 09:28 AM PDT

Prerjet cezariane (operacionet gjatë lindjes) kanë shënuar rritje viteve të fundit në Kosovë. Gratë shtatzëna mund të zgjedhin mënyrën se si ato dëshirojnë t'i lindin foshnjat e tyre dhe kjo ka bërë që lindjet me prerje cezariane të shënojnë një trend rritjeje, ku në spitalet private përqindja e këtyre lindjeve ka arritur shifrat nga 80 deri në 100 për qind.

Krahasuar me vitin 2000, kur lindjet me prerje cezariane kanë qenë 7.5 për qind, në vitin 2015 ky trend është rritur në mbi 30 për qind në total.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka treguar për Radion Evropa e Lirë disa nga arsyet e rritjes së numrit lindjeve me prerje cezariane. Sipas saj, si trend, kjo formë çdo vit ka shënuar ngritje.

"Vërehet rritje e numrit të prerjeve cezariane ndër vite dhe mendoj se është pak brengosëse, pasi lindja është një proces natyral dhe ishte dashur të ndodhte ashtu. Por, mos të harrojmë që kohët e fundit bëhen shumë IVF apo mbarësime artificiale dhe ajo është një prej shkaqeve që ndikon që lindjet të kryhen me prerje cezariane".

"Por, mendoj se ka edhe një shkak tjetër, që është mosha më e shtyrë e femrave që lindin, pasi duan të kryejnë shkollimin, pastaj karriera dhe më pas dëshirojnë të shkojnë më sigurt me lindje cezariane. Mendoj se gjithsesi mjekët duhet jenë ata që të përcaktojnë mënyrën e lindjes, e jo pacientët", ka thënë Paçarada.

Profesionistët shëndetësorë thonë se Kosova nuk ka ligj që i mbron të drejtat e mjekëve, derisa ekziston ligji që mbron të drejtat e pacientëve. Sipas tyre, nëse pacientja thotë se dëshiron të lind me prerje cezariane, nuk ka ligj që e mbron të drejtën e mjekut, që është profesionist i asaj fushe, që ta obligojë në këtë rast nënën ta lindë foshnjën në mënyrë spontane, nëse ajo është e nevojshme.

Këtë e dëshmon fakti se në spitale private, lindja me prerje cezariane ka arritur përqindjen e 80 deri në 100 për qind.

Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thonë se është e rëndësishme që profesionistët shëndetësorë t'i përmbahen profesionalizmit, parimeve mjekësore dhe rekomandimeve të OBSH-së, që dalin duke u mbështetur në hulumtimet shkencore të bazuara, e assesi të mos bien nën ndikimin e presionit të familjes dhe nënave, të cilat nuk janë në dijeni të mjaftueshme për rrezikun dhe komplikimet që sjellin prerjet cezariane.

Zonja Paçarada thotë se përkundër insistimeve të mjekëve në Qendrën Klinike për lindje normale, gratë ikin në spitale private për të lindur me prerje.

"Ne hasim në një dukuri, kur gruaja është e gatshme të lind me rrugë natyrale dhe ne insistojmë që lindja të kryhet ashtu, por pacienten të nesërmen nuk e shohim. Shkon dhe kryen lindjen në spital privat.”

“Tek ne përqindja e lindjeve me prerje është 30 për qind, derisa në spitale private kjo përqindje shkon prej 80 deri në 100 për qind", thotë Paqarada.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkaq, thonë se sektori privat kërkon një analizë, pasi shkalla e lindjeve me prerje është shumë e lartë dhe duhet të shihet se nëse kjo bëhet për shkak të interesit komercial, me kërkesë të vetë pacientëve, apo ka ndonjë shkas tjetër.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tregon edhe hollësi tjera.

"Nëse i referohemi raportit perninatal, shohim se prej vitit në vit, lindjet me prerje cezariane kanë shënuar rritje dhe totali ka qenë 27 për qind. Sa i përket institucioneve ku kryhen lindjet, në spitale private kjo dukuri është shumë më e shprehur".

"Ky duhet të jetë një sinjal që profesionistët e fushës së gjinekologjisë të bëjnë një analizë të plotë të kësaj dukurie dhe të zhvillojnë politika të atilla që shkallën e lindjeve me prerje ta ulin apo ta mbajnë këtë nivel", ka thënë Hoti.

Përkundër insistimeve që të kontaktojmë edhe përgjegjës nga disa spitale private në Kosovë, nuk është shprehur interesimi që të flasin për këtë çështje me mediat.

Sidoqoftë, lidhur me atë se sa ndikon mënyra e lindjes në shëndetin e nënës dhe fëmijës, neonatologia Mynavere Hoxha pati shpjeguar se, në bazë të studimeve, nuk është parë nëse lindja me prerje cezariane ka ulur vdekshmërinë e foshnjave apo të nënave, krahasuar me lindjet spontane. (REL)

 

The post Shumëfishohet përqindja e grave që preferojnë lindjet me operacion appeared first on INSAJDERI.

Rusia mbyll zyrën e “Amnesty International” në Moskë

Posted: 02 Nov 2016 09:18 AM PDT

Autoritetet ruse mbyllën zyrën e "Amnesty International" në Moskë, pa dhënë asnjë shpjegim për veprimin e tyre. Të mërkurën, ndërsa mbërritën në derën e ndërtesës, punonjësit e "AI" gjetën një vulë mbi derë, bravat e ndryshuara dhe energjinë elektrike të shkëputur.

Sipas këtij grupi për të drejtat e njeriut, autoritetet ruse, veçse asnjë arsye, nuk dhanë asnjë paralajmërim për gjestin e tyre. Megjithatë, ata shprehën besimin se duhet të ketë një shpjegim të thjeshtë administrativ.

Drejtori i zyrës së "Amnesty International" në Moskë, Sergei Nikitin postoi foto të vulës në derë dhe bravave të ndryshuara në "Facebook". Zyrtarë të "AI" thanë se, ambientet tashmë të mbyllura, i kishin marrë me qira prej 20 vitesh dhe kurrë nuk kanë vonuar pagesat apo detyrimet e tjera.

Në të kaluarën, "Amnesty International" në Moskë është ankuar për bezdisje apo ngacmime nga autoritetet ruse.

E ndërsa stafi i "AI" po përpiqet në mënyrë të pasuksesshme për të kontaktuar me autoritetet bashkiake, Dmitri Peskov, zëdhnësi i presidentit rus, i pyetur nga mediat tha se nuk kishte dijeni për çështjen në fjalë.

Së fundmi, Rusia ka miratuar ligje mjaft të ashpra për OJQ-të që veprojnë në vend, por mbyllja e zyrës së "Amnesty International" nuk është justifikuar me asnjë prej tyre deri tani.

The post Rusia mbyll zyrën e "Amnesty International" në Moskë appeared first on INSAJDERI.

Idris Elba mohon lidhjen me Madonnan

Posted: 02 Nov 2016 08:54 AM PDT

Vetëm pak ditë më parë u raportua se Madonna dhe Idris Elba ishin fotografuar në një restorant në Londër teksa flirtonin me njëri-tjetrin, pas debutimit të aktorit në sportin e "kickbox".

Një burim për "The Sun" raportoi se çifti nuk ndahej për asnjë moment nga njëri-tjetri por ky lajm u hodh menjëherë poshtë nga aktori, i cili ka reaguar ashpër, duke ofenduar ata që bëjnë këto lajme.

Ai ka bërë një postim në rrjetin social "Twitter" duke shkruar për 1.96 milionë ndjekësit e tij: "Unë fle me Madonna-n? Jo idiota… Mos iu besoni këtyre gazetave".

The post Idris Elba mohon lidhjen me Madonnan appeared first on INSAJDERI.

Gucati: Mustafa na premtoi se do t’i gjejë edhe 50 milionë euro për veteranët

Posted: 02 Nov 2016 08:52 AM PDT

Miratimi i projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 pritet që ta fus në telashe Qeverinë së Kosovës me veteranët.

Kjo ngase me miratimin e projektligjit totali i  shpenzimeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej 38 milionë euro për vitin 2017.  Kjo shumë e ndarë nga Qeveria nuk do të mund t'i mbulojë të gjitha pensionet për afro 30 mijë veteranët e certifikuar të UÇK 'së.

E nëse pensionet nuk u dalin të gjithë veteranëve këta të fundit janë zotuar se do t'i trokasin në derë me protesta qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Express, kreu i OVL'UCK'së, Hysni Gucati,  ka thënë se kjo organizatë ka marrë premtime nga Qeveria se do ti siguroj edhe 50 milionë euro për veteranët.

"Ne në takim para disa ditëve kemi biseduar me kryeministrin Mustafa rreth kësaj çështjeje. Ai na ka premtuar se do të arrijë ti sigurojë edhe 50 milionë euro për t'ua ndarë veteranëve pensionet. Qeveria nuk guxon ti zbresë pensionet e veteranëve", ka thënë Gucati për Gazetën Express.

Ai tha se nëse pensionet ulen atëherë veteranët do të dalin në protesta.

"Kjo qeveri ka ngelë shumë sa i përket çështjes së veteranëve. Ne dalim në protesta nëse nuk kemi pensione. Bilez pas disa muajve ne edhe do të kërkojmë rritje të pensioneve", ka thënë ai.

Ndryshe Qeveria dje miratoi projektligjin për kufirin e pensioneve të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

"Totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej tridhjetë e tetë (38) milionë euro për vitin fiskal 2017. Totali i shpenzimeve në skemën e pensioneve për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të tejkalojë shumën prej dymëedhjetë (12) milionë euro për vitin fiskal 2017", thuhet në nenin 24 të këtij projektligji.

Aktualisht pensioni që veteranët marrin është 170 euro. Kjo shifer nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale në Kosovë.

The post Gucati: Mustafa na premtoi se do t’i gjejë edhe 50 milionë euro për veteranët appeared first on INSAJDERI.

Mustafa e Johnson bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Britanisë

Posted: 02 Nov 2016 08:51 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson dhe ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan.

Gjatë takimit me sekretarin Johnson, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe për të arriturat evidente në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Përmes një komunikatë për media njoftohet ser Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e madhe të Britanisë për Kosovën në të gjitha fazat, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, si një prej partnerëve kryesor strategjik të Kosovës.

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson, shprehu përkrahjen e mëtejme të Britanisë së Madhe për Kosovën, thuhet në komunikatë.

Sekretari Johnson, po ashtu, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe theksoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ndërkaq, gjatë takimit të kryeministrit Isa Mustafa me ministrin Alan Duncan u bisedua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës dhe përkrahjen e mëtejme të Londrës për Kosovën në shumë aspekte.

Në dy takimet ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi./Insajderi.com

The post Mustafa e Johnson bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Britanisë appeared first on INSAJDERI.

France Football përfshinë Abrashin në formacionin e javës në Evropë

Posted: 02 Nov 2016 08:47 AM PDT

"France Football" ka përfshirë në formacionin e javës të ligave më të forta të kontinentit edhe mesfushorin shqiptar Amir Abrashi.

"Pitbulli" arriti të shënojë në fundjavë golin e tij të parë në Bundesligë me skuadrën e tij të Freiburgut ndaj  Werder Bremen duke zhvilluar një takim fantastik dhe paraqitja e tij nuk ngeli pa u vënë re.

Fillimisht kuqeziu u përfshi në formacionin ideal të javës së 9-të të Bundesligës, ku përkrah tij ishte edhe kuqeziu i Koln, Mërgim Mavraj, ndërsa tashmë erdhi edhe vlerësimi në rang kontinental. Sipas "France Football", Abrashi bën gjithçka i vetëm për të qenë motori i mesfushës së Freiburgut.

Në "Formacionin më të Mirë" të javës në Europë, përkrah Abrashit në mesfushë ndodhen edhe nigeriani Victor Moses i Chelsea-t, polaku Karol Linetty i Sampdoria-s dhe belgu Yannick Carrasco i Atletico Madrid, që përballë Malagas realizoi dy gola, për një total prej 6 rrjetash në harkun e 15 ditëve. Në sulm nuk mungonin emra të mëdhenj si Higuain Ronaldo.

Në prag të një ndeshjeje të rëndësishme kualifikuese si ajo ndaj Izraelit në nëntor, për trajnerin e kombëtares shqiptare Giani de Biasi këto janë sinjale të mirë nga të paktën këto dy lojtarë të Bundesligës, ndërsa shqetësuese mbetet situata e Sadikut, i cili është akoma në fazën e rehabilitimit pas dëmtimit.

The post France Football përfshinë Abrashin në formacionin e javës në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Projekti i Prishtinës për librashitësit në shesh

Posted: 02 Nov 2016 07:59 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi, të cilat tregojnë për pamjen e re të librashitësve në shesh.

Tashmë tenderi për ndërtimin e tyre është publikuar. Dhe në fillim të vitit 2017, sheshit do t'i shtohet kjo pamje e re.

"Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOSin Zvicran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim", ka shtuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com

l1

l2

l3

l4

l5

l6

l7

The post Projekti i Prishtinës për librashitësit në shesh appeared first on INSAJDERI.

Ibrahimovic, mbreti i faulleve në Premier League

Posted: 02 Nov 2016 07:48 AM PDT

Mbrojtësit anglezë kanë, me të drejtë, reputacionin se janë nga më të ashprit dhe ata që shkaktojnë më shumë ndërhyrje të palejuara në panoramën e futbollit europian.

Ndoshta kjo ndodh për shkak se ata mbështeten shumë te forca e tyre fizike për të mbuluar mangësitë teknike. Por dominimi i tyre, për sa i takon numrit të faulleve, është ndalur nga zbarkimi i një suedezi në kampionatin anglez.

Në fakt, Zlatan Ibrahimovic është lideri i renditjes së lojtarëve që kanë regjistruar numrin më të madh të ndërhyrjeve të palejuara në dhjetë javët e para të Premier League. Ylli i "Djajve të Kuq" ka realizuar 24 faulle. Mbas tij, Troy Deeney, kapiteni i Watford-it me 21 ndërhyrje të sanksionuara nga arbitrat, shkruan Telesport.

Një vend i dytë që ndahet me Calum Wilson të Bournemouth.

Lista e pesë pozicioneve të para të të këqijve të Premier League mbyllet nga Victor Wanyama dhe Vincent Janssen, të dy lojtarë të Tottenham. Ndërkohë, rezultatet me ulje-ngritje të Manchester United nuk kanë vënë në bankën e të akuzuarve vetëm Mourinho-n, por edhe sulmuesin e ëndrrave që duhej të transformonte skuadrën, i cili nuk shënon prej pesë ndeshjesh. Sulmi më i ashpër ndaj suedezit ka ardhur nga "Manchester Evenening".

"Morinho duhet ta lërë në stol, më mirë Martial ose Rashford".

Ibrahimovic, mbreti i faulleve në Premier League

The post Ibrahimovic, mbreti i faulleve në Premier League appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Koalicioni po duket stabil, s’kam kërkesa për zgjedhje

Posted: 02 Nov 2016 07:37 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deri më tani koalicioni qeverisës po duket

të jetë stabil sa i përket fuqisë së numrave në Kuvend, por edhe si fuqi politike.

"Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi në kuptimin edhe të numave, edhe fuqi politike, dhe e shoh që është një mirëfunksionim i institucioneve", ka thënë Thaçi.

Sipas tij, në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse

koalicioni e humbë fuqinë në Kuvend, apo nëse ka marrëveshje për të shkuar në zgjedhje.

"Në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra: e para, nëse kjo mazhorancë e humb fuqinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, apo në rast të marrëveshjeve të tyre, unë si president i vendit jam i obliguar t'i kryej obligimet e mia kushtetuese dhe ligjore", ka thënë Thaçi.

Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa të tilla ende nuk kanë ardhur në zyrën e tij, as nga partnerët e koalicionit, por as nga opozita.

"Diçka të tillë askush ende nuk është drejtuar në zyrën time, as nga partnerët e koalicionit, por as të partive tjera. Aktualisht jemi duke punuar në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas, dhe besoj se nesër ose pasnesër do të konfirmohet data", ka shtuar Thaçi.

Këto deklarime ai i bëri pas homazheve që bëri për dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë, pikërisht te vendi ku ata ranë heroikisht.

 

Thaçi: Koalicioni po duket stabil, s'kam kërkesa për zgjedhje

The post Thaçi: Koalicioni po duket stabil, s'kam kërkesa për zgjedhje appeared first on INSAJDERI.

Partnerët e koalicionit përplasen për buxhetin

Posted: 02 Nov 2016 06:53 AM PDT

Zëvendësministrat në Ministrinë e Financave – që u takojnë dy partive të koalicionit qeveritar – paraqesin mendime krejtësisht të ndryshme rreth parashikimeve, ndarjes dhe planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Për zëvendësministrin e Financave nga radhët e Partisë Demokratike, Isni Kilaj, ky projektbuxhet është i fryrë në formë artificiale. Kurse, për zëvendësministrin e Financave nga Lidhja Demokratike, Agim Krasniqi, projektbuxheti është real dhe i dakorduar sipas standardeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Për zëvendësministrin nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, rritja e buxhetit mbështetet në mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pastaj në burimet e huamarrjes së jashtme dhe në Letrat më Vlerë.

Sipas tij, planifikimi buxhetor është bërë mbi gabime, pasi që mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk mund të barten, për shkak se nuk ka bazë ligjore.

"Për shfrytëzimin e mjeteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk kemi ligj. Do të thotë, me ligj janë të ndaluara. Pastaj, mjetet me emitimin e Letrave me Vlerë…ne nuk e dimë se si do të jenë parametrat, se si do të jetë tregu i Letrave me Vlerë. Po ashtu edhe klauzola e investimeve ngarkon buxhetin e Kosovës, me 105 milionë euro dhe se nuk është e sigurt se mund të realizohet", thotë Kilaj.

"Do të thotë, është një fryrje artificiale e buxhetit, sepse me këto burime të financimit nuk ka stabilitet dhe qëndrueshmëri", shton ai.

Në anën tjetër, zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Agim Krasniqi, thotë se të gjithë parametrat e paraqitur në buxhet janë të realizueshëm.

"Pse ky buxhet nuk është as fiktiv dhe as jo real?! Po i lëmë mendimet individuale dhe po nisemi nga parimet. Asnjë numër në këtë buxhet nuk është i paharmonizuar me FMN-në".

"Te pjesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ajo që kërkohet tash është që Dhoma e Posaçme duhet të veprojë më shpejtë. Sipas informatave që kemi, tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat, ankesat për të gjitha mjetet, prej rreth 50 milionë euro. Ne presim shpejt që kjo Dhomë të përfundojë procedurat dhe lëndët tjera, në mënyrë që vlera, në total prej 88 milionë eurosh (e paraparë në buxhet) të realizohet pa asnjë problem", thekson Krasniqi.

Ndërkohë, Isni Kilaj thotë se vërejtjet, kritikat dhe mospajtimet për projektbuxhetin i ka paraqitur edhe gjatë përgatitjes së dokumentit, por që nuk janë marrë parasysh.

"Ministri i Financave (Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së) i injoron këshillat dhe sugjerimet. Por, unë mendoj se ai më tepër është i fokusuar – në bazë të sjelljes së tij – tek premtimet që ka dhënë LDK-ja gjatë fushatës elektorale, për të pasur një buxhet prej dy miliardë euro".

"Edhe unë dëshiroj që të kemi një buxhet, jo dy miliardë, por dhjetë miliardë, por ne duhet të bazohemi në fuqinë reale ekonomike që kemi", thotë Kilaj.

Por, Agim Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se ministri Avdullah Hoti i ka dëgjuar me vëmendje të gjitha kritikat dhe nuk e ka penguar askënd nga zëvendësministrat që të japin mendimet e tyre në lidhje me planifikimet buxhetore.

“Ministri na ka njoftuar për të gjitha proceset. Ne, si zëvendësministra, nëse kemi vlerësuar se mund të kontribuojmë, ministri nuk na ka penguar", thekson Krasniqi.

Ndryshe, të hënën Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017. Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm u tha se do të jetë mbi 2 miliardë euro. Nga kjo vlerë, rreth 700 milionë euro do të shpenzohen për investime kapitale.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2017, tashmë i është proceduar Kuvendit, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të dalë në Kuvend për miratim. Sipas procedurave ligjore, Buxheti i Kosovës duhet të miratohet në pjesën e dytë të dhjetorit. /REL

The post Partnerët e koalicionit përplasen për buxhetin appeared first on INSAJDERI.

Konfiskohen drogë e armë në Shtime

Posted: 02 Nov 2016 06:44 AM PDT

Paraditen e së martes, në fshatin Petrovë të Shtimes, janë arrestuar dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armbajtje pa leje.

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, 5290.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pushkë gjuetie me 38 copë fishekë të kalibrit 12 mm dhe një fishek i kalibrit 7.62mm", shkruan në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com

The post Konfiskohen drogë e armë në Shtime appeared first on INSAJDERI.

Microsoft: Hakerët rusë po e shfrytëzojnë dobësinë e sistemit Windows

Posted: 02 Nov 2016 06:31 AM PDT

Kompania Microsoft Corp. ka tërhequr vërejtjen për pikën e dobët në softuerin e saj të popullarizuar, Windows, e cila po shfrytëzohet nga grupi i hakerëve rusë, të dyshuar se kanë ndërmarrë sulme kibernetike kundër institucioneve politike në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Në një këshillë në faqen e vet në Internet, kompania Microsoft mbrëmë tha se është shënuar një numër i vogël i sulmeve me përdorim të emailave mashtrues, të ashtuquajtur "spear phishing", nga grupi i hakerëve me emrin, Strontium, i njohur edhe si Fancy Bear ose APT 28.

Zbulimi i kompanisë Microsoft i sulmeve të reja të lidhura me Rusinë, u bë në periudhën kur Uashingtoni e ka akuzuar Moskën për lansim të fushatës së paprecedente të sulmeve kibernetike këtë vit, që synon shkatërrimin dhe diskreditimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar formalisht e ka fajësuar qeverinë e Rusisë për sulmet kibernetike në emailat e Partisë Demokratike në sezonin zgjedhor dhe zbulimin e tyre të menjëhershëm në WikiLeaks dhe faqe e tjera në Internet.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

The post Microsoft: Hakerët rusë po e shfrytëzojnë dobësinë e sistemit Windows appeared first on INSAJDERI.

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Posted: 02 Nov 2016 05:45 AM PDT

Mëngjesin e së martës, policia e Kosovës në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, ka gjetur një grua pa shenja jete.

Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që kanë dalë në vendngjarje, kanë konstatuar vdekjen e saj, dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes ndërkohë që njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com

The post Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

QKSS: Qeveria s’po arrin të jetë anëtare me të drejta të plota në INTERPOL

Posted: 02 Nov 2016 05:43 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të amortizojë efektin e Marrëveshjes së Brukselit për bashkëpunim rajonal në mes të Kosovës e Serbisë në kontekst të anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në nismat rajonale të sigurisë. Ajo ka siguruar vetëm statusin e "pjesëmarrësit" apo "vëzhguesit" në këto nisma.

Vlerësim i tillë ka dalë nga raporti "Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë- Rasti i INTERPOL-it", të cilin e ka publikuar sot Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Po ashtu, aty thuhet se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të avancuar nga statusi i anëtarit të "asociuar" apo "vëzhguesit" në nismat e organizata ekzistuese në anëtarë me të drejtë vote.

"Institucionet kosovare nuk janë palë zyrtare në marrëdhëniet me INTERPOL-in, por varen kryekëput nga misioni i UNMIK-u. Ky kritikohet se nuk ndanë informacionet e plota që merr nga INTERPOL-i me institucionet përkatëse të Kosovës", thuhet në raport.

Sipas QKSS-së, bashkëpunimi ndërkombëtar policor u bë prioritet i institucioneve kosovare tek në vitin 2015, kur u dorëzua për të dytën herë aplikacioni për anëtarësim në INTERPOL. QKSS vlerëson se diskursi politik në Kosovë sa i përket anëtarësimit në INTERPOL ka mbetur në nivelin deklarativ, por pa rezultate konkrete.

"Deri më tash nuk është vërejtur bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për përgatitjen e vendit drejt anëtarësimit në INTERPOL", vazhdon raporti.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, sipas QKSS-së, ka ngelur tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it. Ajo nuk ka kaluar ende për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të INTERPOL-it dhe as në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

"Aplikacioni i Kosovës për anëtarësim nuk pritet të shqyrtohet nga ana e INTERPOL-it para dy viteve të ardhshme. Kjo për shkak se INTERPOL-i ka krijuar një mision vlerësimi për të shqyrtuar nëse Kosova dhe vende të tjera aplikuese kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në INTERPOL", vlerëson raporti.

"Serbia, e ndihmuar nga aleati i saj, Rusia, e ka identifikuar INTERPOL-in si betejën e radhës diplomatike kundër Kosovës. Ajo e ka ngritur këtë çështje në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë diskutimeve për Kosovën", thuhet tutje.

Megjithatë, QKSS thotë se për anëtarësim në INTERPOL nuk është kusht për Kosovën për t'u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Diplomacia kosovare, sipas saj, duhet të argumentojë në pikëpamje juridike e policore të drejtën për anëtarësim në INTERPOL.

"Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe argumentet juridike me rastin e pranimit në UEFA e FIFA shërbejnë si përparësi. Shtetet mike të Kosovës (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende të tjera) kanë arsyetuar në mënyra të ndryshme rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL", thuhet në raport.

"Nevoja e Kosova për anëtarësim në INTERPOL është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë", vlerësohet më tej.

Raporti i QKSS-së thotë se "lufta kundër terrorizmit apo ekstremizmit të dhunshëm dhe krimeve të tjera të dimensionit trans-nacional kërkon bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërkombëtar në mes të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për zbatimin e ligjit".

Për më tepër, synimi i Palestinës që të anëtarësohet në Interpol, ka shtyrë Izraelin që të kërkojë lidhje me të forta me Rusinë që duke përdorur Kosovën të dalin kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në këtë organizatë të rëndësishme, raporton Insajderi, bazuar në raportimet e mediave në Izrael./Insajderi.com

The post QKSS: Qeveria s'po arrin të jetë anëtare me të drejta të plota në INTERPOL appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet llapjani i dyshuar për kultivim të narkotikëve

Posted: 02 Nov 2016 05:39 AM PDT

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kultivimin e substancave narkotike në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur e konfiskuar 758 gramë marihuanë dhe 8 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, të cilat janë shkatërruar.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com

The post Arrestohet llapjani i dyshuar për kultivim të narkotikëve appeared first on INSAJDERI.

Huma Abedin, këshilltarja që çoi “buzë greminës” fitoren e Clinton

Posted: 02 Nov 2016 05:08 AM PDT

Nga Federico Rampini

Nëse Hillary Clintoni do të rrëzohet një hap larg finishit, faji do të jetë i këtij çifti. Huma Abedin, këshilltarja shumë e ngushtë me origjinë indiane, pothuaj një vajzë e adoptuar për Hillary Clintonin. Dhe ish bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.

Anthony Weiner, "enfant prodige" i politikës njujorkeze, deri disa vite më parë ishte nisur drejt një karriere brilante. Por nuk e lanë surprizat prej seksomani virtual, skllav i fotografive erotike që i bënte vetes, një narcisist si Donald Trumpi, por në një botë digjitale, ku organi mashkullor mund të udhëtojë bashkëlidhur sms-ve. Anthony dhe Huma, për vite të tërë kanë qenë dy yje, të pandashëm dhe shumë të pëlqyer në sallonet e Manhatanit, një çift fituesish, fytyrat ideale për brezin e ri të Partisë Demokratike: shumetnike, shumëfetare, ultraliberalë.

h1

Ai hebre, ajo myslimane. Ai aktor, argëtues, shumë popullor mes bazës së pakicave kyçe (zezakëve, hispanikëve, homoseksualëve". Ajo tip i tërhequr, e ndrojtur, por shumë e vlerësuar nga bashkëshortët Clinton, një eminencë gri e vërtetë. Ai, në kolegjin e tij, njujorkez, ishte përzgjedhur plot shtatë herë në Dhomën e Deputetëve, nga 1999 deri në 2011, me përqindje plebishitare (60% e lart). Ende i ri (sot është 52 vjeç), në vitin 2010 doli në pah në sallë në Kongresin e Uashingtonit, për një fjalim të ashpër kundër obstruksionizmit të republikanëve, që bllokonin reformën shëndetësore në Barak Obamës.

Për Huma Abedinin- e lindur në Michigan 40 vjet më parë nga prindër indianë, por që fëmijërinë dhe adoleshencën ka kaluar në Arabinë Saudite-Hillary thoshte: "Unë kam vetëm një vajzë, Chelesea; po të kisha patur një tjetër do të kishte qenë 'Huma'. Të dyja janë të pandalshme, që nga fushata e primareve e vitit 2008, në departamentin e Shtetit, sot është numri dy i stafit të saj elektoral.

Miqësia është kaq intime-vetëm Huma është autorizuar të hyjë në dhomën e gjumit të Clintonit për seanca pune natën vonë, thonë ata të ekipit të saj, saqë ka pasur dhe ndonjë tabloid që ka imagjinuar ndonjë marrëdhënie përtej miqësore.

Marrëzi, mbi të gjitha në dritën e lidhjes pothuaj patologjike që Abedin kishte për të shoqin. Martesa civile mes të dyve, në vitin 2010 u pagëzua nga Bill Clintoni, si vulë e aleancës familjare.

Përralla magjike e çiftit Weiner-Abedin fillomn të bëhet tragjikomike në qershor 2011, më pak se një vit pas martesës. Dalin mesazhet e para të tij me përmbajtje seksuale: nuk ka sens të konsumuar, por një orgji me selfie, në të cilat u dërgon fanseve të tij, fotografi të pjesëve të veta intime.

Weiner detyrohet të dorëhiqet nga Dhoma e Ulët. Dy vjet më vonë provon të riniset në zgjidhjet primare të Partisë Demokratike për t'u bërë kryebashkiak i Nju Jorkut. Kronikën e fushatës së tij surreale të vitit 2013 e ka ofruar ai vetë në dokumentarin "Weiner", i cili ka patur një sukses të moderuar në sallat e Manhatanit.

h2

Në atë dokumentar, janë të shfaqura kontradiktat e çiftit, me një mizori shtangëse. Ai pengohet menjëherë nga një rishfaqje e skandaleve seksuale, me gra të tjera që zbulojnë se kanë patur korrespondenca të gjata përmes celularëve, aty kua ai ka ekspozuar të mbathurat e gjëra të tjera. Huma e mbështet,e mbron me këmbëngulje, e filmuar nga i shoqi në kalvarin e tij. Mos vallë Hillary e do shumë edhe prej kësaj?

h3

Në fakt ka pakëz psikanalizë që duhet të bëhet përreth marrëdhënies së Clintonit dhe këshilltares së saj të preferua, gra të "binjakëzuara" nga fati, të detyruara të mbrojnë karrierat e tyre politike nga aventurat e bashkëshortëve. Burra të dobët, ndoshta të sëmurë(mbi të gjitha Winer), e megjithatë gjenialë: ashtu si Billi, edhe Anthony ishte një politikan i talentuar. Nëse do të kishte fituar ai zgjedhjet për kryebashkiak, me siguri do të kish qenë më efikas se sa Bill de Blasio. Marrëdhënia e tyre zgjati deri pak muaj më parë. I takova të dy në konventën e Partisë Demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut.

Pavarësisht se karriera e tij politike ishte goditur rëndë për së dyti, Anthony vinte vërdallë mes të famshmëve të parisë, shumë i kërkuar prej gazetarëve. I mprehtë, argëtues, me batutën gjithmonë gati. Huma vendosi të shpallë ndarjen ligjore vetëm një muaj më vonë, kur dolën fotografi të tjera: i bënte foto vetes gjysme lakuriq, ia dërgonte një admirueseje ndërkohë që në shtrat në krah të tij flinte djali i vogël./ La Repubblica/

ww.bota.al

The post Huma Abedin, këshilltarja që çoi “buzë greminës” fitoren e Clinton appeared first on INSAJDERI.

Bashkë për reformimin e legjislacionit

Posted: 02 Nov 2016 04:53 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka diskutuar për agjendat e përbashkëta në lëmin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë reformimin e legjislacionit në funksion të shtetit ligjor.

"Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor", ka thënë ministrja Hoxha.

Ajo theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë.

Kurse shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit./Insajderi.com

The post Bashkë për reformimin e legjislacionit appeared first on INSAJDERI.

Dauti Haradinaj viziton Nehat Thaçin

Posted: 02 Nov 2016 04:42 AM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka vizituar sot në shtëpinë e tij, nënkolonelin e policisë, Nehat Thaçi, i cili dje u lirua nga autoritetet serbe të Beogradit pas mbajtjes mbi një muaj në paraburgim mbi akuzën për krime lufte.

"Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t’iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel Nehat Thaçit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rezultat i saj sot ai është i lirë", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com

14955861_795412110599368_4723692325269080453_n

14955869_795412133932699_7161433234104392628_n

14956523_795412107266035_3839811066730367530_n

The post Dauti Haradinaj viziton Nehat Thaçin appeared first on INSAJDERI.

Papunësia, faktor i rritjes së kriminalitetit në Kosovë

Posted: 02 Nov 2016 04:20 AM PDT

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë vlerësohet si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e veprave kriminale dhe shfaqjen e dukurive tjera negative.

Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos tek të rinjtë që të përfshihen në dukuri negative.

Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind.

Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës të cilat iu dërgohen medieve, paraqiten raste të krimeve të rënda edhe shumë prej tyre u përkasin dukurive të vjedhjeve nëpër banesa, shtëpi private, institucioneve financiare, veturave e dyqaneve.

Sociologu Leotrim Sahiti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se papunësia në aspektin social ka efekte të shumta negative, të cilat dëmtojnë rëndë shoqërinë në përgjithësi.

"Problemi më akut i kësaj shoqërie është papunësia, sidomos tek të rinjtë. Përveç efektit ekonomik që e ka në shoqërinë kosovare, sigurisht ka edhe ndikime tjera. Në aspektin social, niveli i lartë i papunësisë mund të ndikojë deri tek revoltimi i rinisë. Ky nivel i lartë i papunësisë po ashtu ndikon shumë keq në rritjen e kriminalitetit dhe pastaj shfaqjen e dukurive negative si dhe ikjes së të rinjve nga Kosova në vendet tjera", thotë Sahiti.

Papunësia, është parë si shkaktari kryesor edhe i veprimeve tjera, qoftë i përfshirjes së qytetarëve të veprime jo legale apo edhe i largimit të tyre nga vendi.

Gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015, ishte shënuar një fluks i madh i largimit të qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës Perëndimore. Arsyeja e largimit të këtyre banorëve nga Kosovë ishte thënë të ishte papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike e tyre.

Fluksi i largimit të qytetarëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, shton sociologu Sahiti, mund të përsëritet edhe në të ardhmen, nëse autoritetet e Kosovës nuk do arrijnë të krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë.

Pasojat e nivelit të lartë të papunësisë, në anën tjetër, sipas profesorit të psikologjisë Fitim Uka, janë të mëdha edhe në aspektin psikologjik.

"Mund të them me përgjegjësi të plotë që kjo shkallë e lartë e papunësisë në veçanti tek të rinjtë të cilët kanë përfunduar një nivel të studimeve dhe pamundësia e tyre për të gjetur punë shkakton një varg të problemeve në aspektin psikologjik. E para ka të bëjë me mungesën e besimit dhe vet-vlerësimit", thekson Uka për Radion Evropa e Lirë.

Mungesa e vendeve të punës, shton Uka, lidhet ngushtë me stresin që përjetojnë të rinjtë e papunë.

Ai thotë se përderisa ata përjetojnë stres, predispozita janë të mëdha që ata të përjetojnë edhe gjendje të tilla emocionale negative, siç është depresioni.

"Konsideroj që gjithë mekanizmat institucional do të duhet të viheshin në funksion në mënyrë që të krijojmë vende të reja të punës dhe të kenë mundësi që të shfrytëzojnë potencialin e tyre në të kundërtën rrezikojmë që gjithë këta të rinj të shëndoshë të mos i kemi të tillë dhe të kemi shtim të numrit të problemeve të shëndetit mendor në mesin e tyre", thekson Uka.

Ndërkohë, të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, shprehen të shqetësuar për perspektivën e tyre në Kosovë.

Arif Morina një i ri nga Malisheva, shprehet i zhgënjyer nga puna e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, të rinjtë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta në fusha të ndryshme, derisa autoritetet kompetente po heshtin.

"Mendoj që nuk ka ndonjë perspektivë për të rinjtë në Republikën e Kosovës, ne vetëm e përfundojmë fakultetin. Fakulteti është bërë njëlloj për të gjithë vetëm ta përfundojmë dhe asgjë tjetër", thotë Arifi.

Ndryshe, bazuar në trendet e zhvillimit ekonomik në vend dhe parashikimet e Bankës Botërore, si dhe në vlerësimet e ekspertëve të fushës, shkalla e papunësisë pritet të mbetet e njëjtë edhe për dy vitet e ardhshme. (REL)

The post Papunësia, faktor i rritjes së kriminalitetit në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Sërish bombë afër shtëpisë së Vuçiqit

Posted: 02 Nov 2016 04:04 AM PDT

Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm është evakuuar qendra "Air Serbia" në Beograd për shkak të dyshimit se janë gjetur dy bomba. Kjo ndërtesë gjendet në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe para disa ditësh kryeministri serb, Aaleksandar Vuçiq ishte kërcënuar me bombë, shkruan Telegraf.rs

Për rastin e dytë, mediat serbe thonë se "këto dy bomba mund të jenë të adresuara për Aleksandar Vuçiq.

The post Sërish bombë afër shtëpisë së Vuçiqit appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :