Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Vlorë dentisti turk me diplomë false” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Vlorë dentisti turk me diplomë false” plus 9 more Gazeta SHQIP


Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Vlorë dentisti turk me diplomë false

Posted: 23 Nov 2016 02:12 AM PST

Policia e VloresPolicia e Vlorës ka bërë ndalimin e një shtetasi të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar. burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi, banues në Vlorë.

Autoritetet e Drejtësisë Turke kanë lëshuar një Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, ku më datë 12.12.2008, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa pasur dokument diplomimi (brenda shtetit turk).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Zgjidhet misteri i ‘mjegullës së madhe’, që më 1952 vrau 12 mijë londinezë

Posted: 23 Nov 2016 02:00 AM PST

mjegullaNë dhjetor të vitit 1952, 'mjegulla e madhe' zbriti në Londër, një shtresë e trashë papastërtie që vështirësonte shikimin dhe frymëmarrjen.

Më shumë se 100 mijë njerëz u sëmurën pas 'smogut të madh', nga të cilët 12 mijë humbën jetën.

Ngjarja pasoi me krijimin e 'Aktit të Ajrit të Pastër', më 1965, por deri më sot askush nuk e kishte kuptuar pse mjegulla kishte helmuar aq shumë njerëz.

Tashmë, shkencëtarët që po studiojnë çështjen e ndotjes së madhe të ajrit në Kinë, kanë dalë në konkluzion se shkaku i mijëra të vdekurve pas 'mjegullës së madhe' të Londrës është fakti se qytetarët kanë thithur acid sulfurik të krijuar nga djegia e qymyrit.

Eksperimentet në Xi’an dhe Pekin treguan se sulfati mund të formohet nga ndërveprimi i dioksidit të azotit dhe dioksidit të squfurit  – duke 'ndërtuar' pika të vogël acidi sulfurik që mund të jetë thithur nga njerëzit me anë të frymëmarrjes.

mjegulla1

Autori i studimit, Renyi Zhang nga Universiteti i Teksasit është shprehur: "Njerëzit e kanë ditur se sulfati ishte një kontributor i madh për krijimin e mjegullës, dhe acidi sulfurik ishte formuar nga oksidi i sulfurit të lëshuar nga djegia e qymyrit, i përdorur nga banorët për shërbime vetjake dhe nga termocentralet".

“Rezultatet tona tregojnë se ky proces është lehtësuar nga dioksidi i azotit, një bashkë-produkt i djegies së qymyrit, dhe ndodhi fillimisht në mjegullën natyrore. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në shndërrimin e dioksidit të squfurit në sulfat është se ai prodhon grimca acidi, i cili më pas e pengon këtë proces.

Mjegulla natyrale përmbante grimcat më të mëdha të disa dhjetëra mikrometrave në madhësi, dhe acidi i formuar ishte holluar në mënyrë të mjaftueshme. Avullimi i këtyre grimcave të mjegullës pastaj la grimca të vogla acidi që mbuluan qytetin duke shkaktuar helmimin e tij”.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në Kavajë, humb jetën një 5-vjeçar

Posted: 23 Nov 2016 01:58 AM PST

aksidentNjë fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-repartit ushtarak të qytetit, ku një automjeti tip 'Benz' që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.L ka përplasur për vdekje të miturin.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Blushi: Rilindja dhe LSI nuk i kanë votat për të rrëzuar dekretin kundër ‘mbetjeve’

Posted: 23 Nov 2016 01:42 AM PST

Ben Blushi ne seline e PSDeputeti Ben Blushi përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka paralajmëruar se dekreti i presidentit kundër ligjit të mbetjeve nuk do të vijë as gjatë seancës së nesërme në kuvend, pasi sipas tij Rilindja dhe LSI nuk i kanë votat e nevojshme për ta rrëzuar atë.

"Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk vjen as nesër në parlament sic ishte parashikuar. Rilindja dhe LSI duan ta shtyjnë sepse nuk kanë votat. Po negociojnë disa vende pune derisa të bëhen 71 në Kuvend. Ju kisha thënë miqve ambientalistë të mos kenë shpresë tek ata që premtuan se do ta rrëzojnë ligjin.

Çfarë partie! Kanë shumë frikë ta votojnë, kanë po aq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt kanë frikë nga e njëjta gjë. Megjithatë edhe kaq është një fitore e vogël: ligj per importin e mbetjeve nuk ka! Ose më saktë importi i mbetjeve lejohet, pa ligj,vetëm në një pjesë të territorit të vendit: në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë!" shkruan Blushi.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lëviznin rrugëve të Tiranës me kallashnikov, ‘Prita’ kap dy të rinj

Posted: 23 Nov 2016 01:15 AM PST

kallashPolicia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Prita” në kuadër të të cilit janë arrestuar 2 persona për armëmbajtje pa leje.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas, sipas policisë janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.

Grupi hetimor po punon për të gjetur prejardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksidentohet për vdekje drejtuesi i biçikletës, arrestohet shoferja

Posted: 23 Nov 2016 01:03 AM PST

aksident me bicikeleteNjë person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë aeroportit të Rinasit.

Një automjet tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasja me inicialet E.D përplasi për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës së aksidnetit, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen me inicialet E.D. për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rikthehet gripi i shpendëve në Europë, Shqipëria ndalon importin nga vendet e prekura

Posted: 23 Nov 2016 12:55 AM PST

gripi i shpendeveGripi i shpendëve është rikthyer në Europë, për herë të parë që nga viti 2006 dhe Shqipëria është e rrezikuar nga ky virus, për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.

Për këtë shkak, Ministria e Bujqësisë njofton se ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura.

Po ashtu, Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.

Sipas njoftimit, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

23 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

TË EKSPORTO(HE)SH NË HOLANDË

Posted: 23 Nov 2016 12:20 AM PST

Fadil LEPAJA 

Fadil LepajaTash, nuk keni pse çuditeni as përse të më detyroni edhe mua që fjalinë e parë ta filloj me shenjën e çudisë. Pra, as Holanda nuk i ka të gjitha. Edhe ne mund të eksportojmë diçka, ashtu si Holanda ka nevojë të importojë. Ndoshta nuk do të importojë verën e mirë kosovare, të cilën ambasadori i Japonisë e  lavdëron në OKB, as ndonjë prodhim tjetër bujqësor, por sidoqoftë, biznesi po duket se do të "dhezë".

Pra, Holanda i ka të gjitha që ndoshta mund të dëshirojë t'i ketë dikush nga një vend i varfër si Kosova, apo Shqipëria, por ka shumëçka për të cilën ne nuk do të kujtoheshim se mund ta kemi, se mund dhe duhet të bëhet. Për një vend të autostradave, për shembull,  siç mund të quhet një vend si Kosova me 10.000 km2, i cili në fukarallëkun e vet ndërton autostrada transit, për të dalë në det fqinjët e vet, do të ishte krejtësisht e paimagjinueshme që sipër këtyre rrugëve moderne të ndërtojë edhe mbikalime për shtazët e egra siç bëjnë në Holandë.

Mbikalimet e mbjella me bar, të cilat lidhnin dy anët e autostradave, duken aq reale, sa as shtazët e egra nuk i dallojnë. Kjo duket e paimagjinueshme, e pakuptimtë madje,  kur te ne ka mungesë të palejueshme të mbikalimeve dhe nënkalimeve për vetë njerëzit, dhe shpesh qytetarët e humbin jetën  në përpjekje për të kaluar andej autostrade. Te ne, autostradat moderne, i ndajnë fshatrat në mes dhe fqinjët e dikurshëm e kanë më lehtë të "zënë" fqinj të rinj në qytetin më të afërm, sesa të komunikojnë me fqinjët e dikurshëm andej autostrade. Por, falë teknologjisë, edhe këto telashe të modernizimit po i tejkalojmë, duke folur me fqinjët përmes rrjeteve sociale dhe  'softëuerëve' për komunikim, aq shpesh sa edhe me të afërmit e tjerë të shkapërderdhur anembanë globit.

Në fakt, edhe familjarët nga dhoma në dhomë, tashmë bisedojnë me rrjet. Të bisedosh "live" më nuk e ka lezetin e dikurshëm. Pastaj, si të shprehesh pa ikonat për emocione, të cilat thonë më shumë se 1000 fjalë. Kështu thuhej dikur për fuqinë shprehëse të fotografisë, por tash vetëm e shkruan "˂3" dhe ke thënë mjaft. Apo nuk të nxjerr nga çdo situatë e sikletshme ai gishti i famshëm përpjetë…apo fytyra me buzë të varura?! Por, po flisnim për Holandën dhe dallimet, eksportin dhe importin, (anti)krimin.

Por nuk janë vetëm mbikalimet, të cilat e dallojnë Kosovën dhe Holandën. Nuk do të përmendim as veturat elektrike, as qytetin në të cilin askush nuk nget veturë falë një marrëveshjeje të banorëve.  Nuk janë as martesat brenda polit, as prostitucioni legal, as liberalizimi i përdorimit të drogave të lehta, as….nuk janë ! (Nuk) ka edhe shumëçka tjetër, por ne thjesht do të ndalemi te krimi. Këtë ne e kemi me bollëk, madje shpesh, falë zhurmës së shtetit duket se ka edhe më tepër se që me të vërtetë ka. Ata nuk e kanë!

Në Holandë nuk ka krim të mjaftueshëm. Mbyllen burgjet, pakësohet stafi, dhe mbyllen vende pune në sistemin e drejtësisë. Për një vend si i yni, ky fakt do e rrëzonte në mos jo qeverinë, atëherë ministrin e drejtësisë, i cili nuk hap vende pune për të rehatuar bashkëpartiakët, apo pjesëtarët e klanit. Por, të mos e ngasim drejtësinë, aq më tepër që po përpiqet…!

A thua si jetojnë këta  njerëz pa krim? Nuk mbjellin kanabis? Mbjellin! Nuk e përdorin? E përdorin! Por nuk quhet krim! Nuk i bëjnë të tjerat? I bëjnë, por nuk i quajnë! E si të mbushen burgjet , kur asgjë nga "bizneset" me të cilat mbahet gjallë  (edhe e fuqishme) klasa jonë parapolitike, këta nuk e quajnë krim?  Nuk mbushen.

E trishtueshme, por e vërtetë. Ky vend, i cili llogaritet ndër vendet më të pasura të BE, ku populli nuk ndien ndonjë mungesë të madhe për diçka, megjithatë  shumë shpejtë, do të importojë edhe nga ne një "mall"  të veçantë. Lexuesit tonë do të i shkojë mendja menjëherë se do të importohet "Canabis Sativa", me të cilat qeveritë tona e bënë  telenovelë duke e ndjekur nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, nga shtëpia në shtëpi, nga dhoma në dhomë dhe …ajo prapë  po mbillet.

Apo "biznesmenet" tona të famshme, të cilat në vend të ofrimit ilegal  të "shërbimeve të ëmbla" përskaj autostradave italiane apo greke, do të legalizonin biznesin e tyre në këtë vend?  Apo edhe terroristët e bardhë të cilët infiltrohen lehtë në shoqëritë e rehatuara evropiane dhe mbjellin panik? Se terrorizmi po ashtu është biznes të cilin e importojnë vende të ndryshme për të frikësuar qytetarët e vet, "të dalë mendësh" nga liria e tepërt? Pak terrorizëm e forcon shtetin dhe kufizon liritë qytetare mendojnë konservatorët.

Kështu, në median botërore, që pati jehonë edhe ndër ne, u fol për importin e një "malli" jo të zakonshëm. Holanda po importon të burgosur. Nuk ka "prodhim" vendor. Policia dhe gjykatat merren me krimin e vërtetë dhe jo me viktimat e tij. Nuk burgosin veç sa për të bërë normën, për të arsyetuar buxhetin. Përkundrazi, ajo tashmë ndodhet përballë një dileme se çfarë të bëjë me burgjet të cilat po i mbeten thatë. Disa i ka mbyllur në dekadën e fundit. Shumë nga shkelësit e ligjit gjobiten veç me punë të dobishme shoqërore e të tjerët e "jetojnë" burgun  në kushte shumë liberale. Pjesa dërmuese e të burgosurve në Shqipëri dhe Kosovë, para do të jepnin për të "shlyer" burgun atje. Aq më tepër që përkundër sigurisë të madhe, kamerave në çdo kënd, në burgjet tona po (vetë)vriten të burgosur. Por Holanda nuk i ka këto halle. Atje, përkundër të gjithave…burgjet po mbyllen.

Gjithsesi edhe nga ky biznes i Export-importit dikush do të përfitojë, aq më tepër që do të ketë fonde të mjaftueshme nga BE. Nga kjo gjithsesi do të përfitojnë të fortët, pra pushteti. Avokatët gjithsesi, shoqëria civile, por edhe shteti. Vetëm qytetarët, pa liberalizim vizash do të mbeten të shpërndarë  anëve të autostradave tona moderne nëpër të cilat do të kalojnë të gjithë tjerët, për të shkuar në Evropë.

Sido që të jetë, burg për burg, nëse shpejt nuk aprovohet liberalizimi i vizave për kosovarët, mbase nuk do të ishte keq që krejt Kosova të shpërngulet në Holandë. Në burg. Vullnetarisht. Të pranojmë se jemi fajtorë për të gjitha. Nuk e meritojmë lirinë me këtë klasë politike.

Pastaj, kjo do të i kishte edhe përparësitë e veta. Serbia do të rehatohej dhe do të hiqte dorë nga Rusia përfundimisht, ndërkohë që edhe do të shuhej dilema e kafeneve tona rreth kombit. Kështu do të arrihej edhe ideali ynë, që të kemi një mbretëri për të qenë, të jemi Evropë dhe kështu do të liroheshim nga krimi institucional. Edhe qytetarët do të kurseheshin nga farsa e normalizimit…!

Edhe ne jemi Evropë!

23 nwntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 23 nëntor 2016

Posted: 23 Nov 2016 12:10 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Sot një miku juaj ka një problem, por nuk e shpreh atë. Ju duhet të veproni në atë mënyrë që ai të tregojë gjithçka. Pasi të bisedoni do të ndiheni mjaft mirë, dhe të relaksuar.

DEMI

Sot do të merrni disa informacione interesante, por jo shumë të besueshme. Bisedat me të tjerët mund të jenë të paqarta dhe të pasigurta.

BINJAKET

Sot do të takoheni me koleg të rinj, por që më pas mund të bëhen miqtë tuaj. Komunikimi është më i miri. Në këtë mënyrë, do t'ju respektojnë siç duhet, dhe do të keni më shumë miq.

GAFORRJA

Sot dëshira juaj për fillimin e një projekti, do të mendoni se nuk realizohet. Punoni për këtë projekt interesant. Ju duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja për sukses.

LUANI

Sot partneri juaj po kalon disa ndryshime që kanë të bëjnë me profesionin. Bisedoni me të, duke i dhënë mendimet më të mira. Gjërat tuaja do të shkojnë ashtu siç dëshironi.

VIRGJERESHA

Sot do të ndryshoni mendimin tuaj për një koleg. Pasi ai ju ka dhënë ide interesante për vazhdimin me sukses të një projekti. Në mbrëmje qëndroni në shoqërinë e partnerit tuaj.

PESHORJA

Sot do të keni ide për projekte të reja artistike. Ju do të shikoni se puna për realizimin e tyre do të jetë e bukur dhe interesante. Në mbrëmje do të relaksoheni me ata që doni.

AKREPI

Ju keni pasur sukses në të ardhurat tuaja. Sot dëshironi të bëni ato blerje që ju interesojnë më shumë. Gjithashtu, ju do t'i tregoni miqve  më të mirë gjithçka të re që keni blerë.

SHIGJETARI

Sot do të keni disa projekte për të realizuar në profesionin tuaj. Komunikoni me kolegët tuaj, për më shumë ide. Në mbrëmje bëni një shëtitje me miqtë tuaj për t'u relaksuar.

BRICJAPI

Sot nuk është ditë pozitive për të realizuar gjërat që doni. Ju mund të argëtoheni në shoqërinë e miqve tuaj. Për sa i përket profesionit, nesër do të keni suksesin që dëshironi.

UJORI

Sot do të shikoni se gjërat tuaja po shkojnë mjaft mirë. Organizoni një mbrëmje të këndshme me partnerin tuaj. Bisedoni me të çështje të ndryshme, dhe do të ndiheni të relaksuar.

PESHQIT

Sot duhet të bëni zgjedhjen e duhur në profesionin tuaj. Ju duhet të mendoni ato zgjedhje që janë më praktike. Gjithashtu, jini më të vendosur që gjërat tuaja të kenë sukses.

Rama për televizionin grek: Çamët kanë të drejtë të pretendojnë për pronat e tyre

Posted: 22 Nov 2016 01:40 PM PST

rama-skaiKryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për televizionin grek SKAI hodhi poshtë pretendimet e shtetit fqinj jugor se Shqipëria ka synime territoriale ndaj tij dhe u shpreh se nuk ekziston asnjë hartë e Shqipërisë së madhe në asnjë hartë të librave shkollorë në Shqipëri.

Rama i është përgjigjur gazetarit lidhur me çështje që shqetësojnë shtetin grek, si pakti detar dhe  çështja çame. Sipas Ramës, çamët kanë të gjithë të drejtën të pretendojnë për pronat e tyre që i kanë në Greqi.

“Përse të mos themi se ka një problem, çamët i kanë shtëpitë në Greqi dhe kanë të drejtë të pretendojnë”- deklaroi kryeministri Rama në intervistën me gazetarin Alexis Papahelas.

Intervista e plotë:

Aktualisht, si i shikoni marrëdhëniet me Greqinë?

Nëse e shohim në tablonë e madhe është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Në strategjinë tonë për politikën e jashtme Greqia shihet si një partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se ato çështje që na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.

Në vitin 2003, kur ishit kryetar bashkie, deklaruat se në raportet mes vendeve të Ballkanit ka histori…

Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi foto në Greqi. Ajo çka unë bëj është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë, por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Ju e dinit se do të krijonte zhurmë?

Jo, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njëri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

Nëse Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu është gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju?

Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.

Ju e quajtët Shqipëria e natyrale?

Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrale nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t'u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria europiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.

Po pastaj?

Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t'i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Europe të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.

I keni parë literaturat në shkolla shqiptare apo se si qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që literatura propagandistike?

Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. Njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha t'i kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80-vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thosha se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.

Ju e dini se ka reagime të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…

Ata pretendojnë çka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80-vjeçarë dhe nuk e besoja dot. Një grua 80-vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras, për të cilët kam respekt, po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë. Ne jetojmë në një paradoks. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë 'eh ç'kuptim ka kjo' Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Pastaj, nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro-grek. Nuk ka asnjë hartë të 'Shqipërisë së Madhe' në asnjë libër shqip.

Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju luajtët një rol kryesor për prishjen e kësaj marrëveshje. Madje, ish-kryeministri Berisha tha se kishte një dorë pro-turke në gjithë këtë?

I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht.

Mund të flisni në shqip…

Nuk më pëlqen t'i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan?

Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetares ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konspirative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s'kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.

Keni kërkuar informacione në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në detin Jon…

Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhje që ta shohim së bashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi.

Ju besoj jeni në dijeni për veton greke?

Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për t’u menduar. Veto për çfarë? Është e pabesueshme. Ju thash nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri, për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë.

Ju si kryeministër nuk e keni këtë ide të Shqipërisë së madhe?

Jam shumë i gjatë për të menduar gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, sa i përket begatisë.

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :