Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë!” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

loading...

“Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë!” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë!

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Ekzistojnë dy mënyra që të zgjoheni në mëngjes, i freskët dhe plot energji por i irrituar me dhembjen në duar dhe këmbë.

Kjo ju ndodh për shumë arsye. Ja si t'i zgjidhni lehtë këto vështirësi, transmeton Telegrafi.

 

f

Shkaktarët e fryrjes: dehidrimi

Shumica e njerëzve në botë vuan nga ky problem, sepse nuk fut sasi të mjaftueshme uji në organizëm.

Kur niveli i ujit në organizmin tonë bie në minimum, trupi automatikisht përshtatet dhe fillon të kursejë ujin në organizëm.

 

333

Pozita në të cilën flini dhe sasia e ujit

Pozita për të fjetur ndikon shumë në shëndetin tonë. Derisa disa pozita janë optimale për ne, disa madje mund edhe të na dëmtojnë.

Fjetja përmbys (në stomak) apo anash mund të shkaktojë dhembje të nyjave. Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm apo pagjumësia mund të shkaktojnë fryrje të duarve dhe këmbëve.

 

555

Niveli i lartë i natriumit

Kripë e tepërt në ushqimin tuaj mund të shkaktojë fryrje. Kripa e tepërt në ushqim ngre nivelin e natriumit në trupin tonë, gjë që i mundëson trupit të mbajë ujin.

 

666

Sëmundja e veshkave

Veshkat luajnë rol shumë të rëndësishëm në filtrimin e toksikeve nga trupi juaj të cilat mund të dëmtojnë trupin.

Në rast të sëmundjes së veshkave funksioni ndërpritet dhe trupi fillon të mbajë ujin i cili është dashur të jetë i filtruar.

 

2

Trajtimi: kompresa të ngrohta dhe të ftoha

Mund të provoni që të ulni fryrjen me ndihmën e kompresave të ngrohta dhe të ftohta në zonën e rrezikuar.

Kompresat e ftohta përdoren nëse fryrja është shkaktuar nga alergjia apo nga ndonjë problem i brendshëm.

 

3

Masazhi

Masazhi mund të ndihmojë me rastin e eliminimit të dhembjeve, vetëm kini kujdes që pjesës së trupit ku ju dhemb t'i bëni masazh të butë.

Provoni të bëni masazh duke përdorur lëvizje të ngadalshme rrethore në vend të shtypjes, sepse ashtu mund ta përkeqësoni dhembjen.

 

5

Materiali kompresiv

Nëse fryrja shfaqet vetëm gjatë natës, provoni të vishni rroba nga materiali kompresiv, siç janë getet apo çorapet, në mënyrë që të rregulloni qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu mund të vishni edhe doreza kompresive nëse fryrja ju shfaqet në duar. /Telegrafi/

The post Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra. Zgjidheni këtë problem para se të bëhet vonë! appeared first on Telegrafi.

A flini shumë? Kujdes! ALKOOLI mund të jetë SHKAKTARI!

Posted: 10 Nov 2016 01:45 AM PST

Çdo njeri ka nevojë për gjumë, por jo çdo njeri ka nevojë për kohëzgjatjen e njëjtë të gjumit që të ndjehet i pushuar dhe i freskuar.

Sipas Centers for Disease Control and Prevention, të rriturit kanë nevojë për shatë deri në tetë orë gjumë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pavarësisht se problemi kryesisht qëndron te pagjumësia, disa njerëz kanë probleme me gjumin e tepërt – pra bëjnë më shumë se nëntë orë gjumë në ditë.

Përqindja e amerikanëve që bëjnë gjumë të tepërt është rritur nga 27 në 37 për qind nga viti 1985 në 2007, sipas një studimi të vitit 2013.

Problemi mund të qëndrojë tek alkooli…

Sipas Huffington Post, personat që konsumojnë disa gota me pije alkoolike para gjumit kanë tendenca të flenë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se alkooli ndikon në ciklin tonë të gjumit, duke e krijuar një dëshirë te ne që të flemë më gjatë.

Hulumtimi nga National Institute on Alcohol Abuse and Alcoholism ka treguar se të konsumuarit alkool pak para gjumit bën që trupi jon të jetë më pak efektiv në rifreskim gjatë ditës së ardhshme. /Telegrafi/

The post A flini shumë? Kujdes! ALKOOLI mund të jetë SHKAKTARI! appeared first on Telegrafi.

Shtoni peshë, por nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni gjëndrën tiroide!

Posted: 09 Nov 2016 11:15 PM PST

Kur puna e gjëndrës tiroide është e ngadalësuar, njerëzit shpesh hanë ushqim i cili është burim i shpejtë dhe me kalori të lartë, mirëpo pas racionit të tillë shpejt bie energjia dhe shfaqet lodhja.

Hipotireoza, përkatësisht aktiviteti i ngadalësuar i gjëndrës tiroide, shpesh çon në shtim të peshës trupore, përkatësisht prish rregullimin e peshës trupore.

Njëri ndër shkaqet mund të jetë opstipacioni (kapsllëku), mirëpo shkaktarë shpesh janë edhe sulmet nga ngrënia e tepërt, të lidhura me ndjenjën e lodhjes dhe ligështisë dhe me mungesën e energjisë.

Te hipotireoza shpesh hamë ushqim i cili është i pasur me hidrokarbure, që është edhe i shpejtë dhe burim i kalorive të larta të energjisë, e pas një shujte si kjo shpeshherë vjen te rënia e energjisë dhe ndjeni lodhje.

Sugjerohen ushqime me nivel të ulët glikemik. Duhet nisur me zvogëlimin e karbohidrateve që vijnë nga buka, makaronat, orizi, keksët dhe lëngjet e ëmbëltuara që në masë të madhe e çrregullojnë dhe ngarkojnë aktivitetin e insulinës e cila në hipotireozë është e zvogëluar.

what-you-should-eat-for-a-healthy-thyroid

Te kjo gjendje mund të konsumohen karbohidrate nga perimet pa niseshte, pemë, bishtaja dhe drithëra, shkruan Shegaime. Duhet zvogëluar konsumimin e vajit të lulediellit dhe të sojës, e të shtoni konsumimin e vaji të ullirit dhe peshkun e kaltër.

Burim i mirë janë edhe farat e lirit, vaji i lirit dhe aminoacidet omega-3 nga arrat dhe bademi.

Është me rëndësi ta konsumoni kafjallin, flluska me jogurt probiotikë dhe kanellë.

Ulja e peshës është mjaft sfiduese dhe kërkohen të përpilohen dieta speciale me ushqime të zgjedhura nga endokrinologu të cilat çojnë gradualisht drejt humbjes se peshës krahas trajtimit me hormone zëvendësuese të tiroides.

diet_fail_twswmk

 

The post Shtoni peshë, por nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni gjëndrën tiroide! appeared first on Telegrafi.

Related Posts :