Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kanye West mërzit fansat” plus 9 more Lajmet

loading...

“Kanye West mërzit fansat” plus 9 more Lajmet


Kanye West mërzit fansat

Posted: 04 Nov 2016 12:28 PM PDT

Kanye Ëest ka tërbuar fansat e tij të enjten, kur papritur vendosi të ndërpresë koncertin. Reperi ishte duke performuar në Inglewood, kur befas ka ndërprerë koncertin për shkak të zërit të tij.

39-vjeçari po këndonte "Only One" por ai nuk arriti ta përfundonte atë. Ai ka ndaluar dhe ka thënë: "Ndizni dritat, koncerti përfundoi. Jam shumë i ngjirur, nuk mund ta përfundoj koncertin".

Pas këtij vendimi, shumica e fansave nisën të fërshëllenin duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre, por Kanye West i ka qetësuar, duke u thënë se të gjithë do të rimbursohen.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kanye West mërzit fansat appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Mbretëresha e re e web-it është një 19-vjeçare (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 08:24 AM PDT

Ka në rrjetet e saj sociale 7 milionë ndjekës falë fotografive shpërthyese. Është një modele, por suksesi i saj janë fotot nudo. Pozon në plazhe të mahnitshme, duke treguar forma të përsosura.

Alexis 1Me duar mban të pazbuluar gjoksin dhe jep spektakël. Fizikun e ka për pasarelë mode, por është edhe shumë sensuale dhe lozonjare. Alexis Ren është konsideruar së fundmi si mbretëresha e re e internetit.

Alexis 3Është vetëm 19 vjeçe dhe modelja kaliforniane ka bërë për vete rrjetet sociale me postimet e saj, ku shfaqet me pak rroba të veshura në trup ose aspak: nga kostumi i banjës, te dushi, nga "topless", te nxjerrja e të pasmeve.

Alexis 4Panorama që i ofron fansave të saj është e mrekullueshme. Alexis Ren, e treta nga 5 fëmijë në familjen e saj, e ka filluar shumë e re karrierën e modeles dhe është bërë e famshme në web në "Tumblr" që tre vjet më parë, kur pozonte për fotografin Lucas Passmore.

Alexis 5Alexis 6Alexis 7Alexis4 nëntor 2016(Stilografi.com)

Keni lexuar: " Mbretëresha e re e web-it është një 19-vjeçare (Foto) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

De Biazi: Vendi i dytë i vështirë, rivali ynë është Izraeli

Posted: 04 Nov 2016 07:45 AM PDT

Xhani De Biazi përkrah Karlos Alberto Parreira, ish-trajneri të Brazilit kampion bote në vitin 1994 dhe Fabio Kapelos. Trajneri i Shqipërisë ishte mes figurave të futbollit që ligjëruan në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të Trajnerëve, ku të pranishëm ishin 200 trajnerë nga i gjithë kontinenti. Edhe pse i angazhuar mes emrave më të rëndësishëm të trajningut në Europë, ku pas seminarit do të marrin pjesë në ndeshjen e bamirësisë në luftën kundër Leuçemisë, De Biazi nuk shpërqendrohet nga objektivat me kombëtaren.

"Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër."

Përballë Spanjës dhe Italisë në grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vendi i tretë mbetet objektivi real i Shqipërisë. Tekniku 60-vjeçar kërkon të njëjtin motivim dhe angazhim të lojtarëve, për të realizuar një tjetër ëndërr, si ajo e kualifikimit në Europianin e Francës.

"Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fortë në mbrojtje, me Bufon, Kielinin, Bonuçin e Barzaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do i japë më tepër cilësi ekipit. Përsa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin".

Drejtuesi i stolit kuqezi u shpreh i kënaqur edhe me lojtarët shqiptarë që militojnë në Serinë A italiane. Nga Hysaj që me Napolin po luan edhe në Champions, Memushaj që mban shiritin e kapitenit te Peskara, Berisha i cili është kthyer në pikë të fortë të Atalantës, por edhe Veselin që po aktivizohet titullar te Empoli.

"Jam mjaft i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve. Është një periudhë e mirë dhe më bëhet qejfi që djemtë luajnë dhe marrin eksperiencë, ndërsa po fitojnë edhe formë fizike. Tashmë pres që edhe Manaj të aktivizohet më shpesh. Sapo është kthyer nga dëmtimi dhe është një lojtar i së ardhmes, tek i cili kemi shumë besim".

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " De Biazi: Vendi i dytë i vështirë, rivali ynë është Izraeli appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

“Tani jam në parajsë”… Letra e fundit e 7-vjeçarit që përloti botën

Posted: 04 Nov 2016 04:49 AM PDT

Një 7-vjeçar ka përlotur shumë njerëz me letrën prekëse që la për miqtë përpara se të vdiste.

Marshall Clark, nga Plymouth në Devon, u shkruan shokëve se ai do të jetë në gjendje të hajë luleshtrydhe, të vrapojë, të flasë dhe të shijojë fëmijërinë e tij në parajsë.

I mituri u privua nga bërja e gjërave të preferuara për tre vjet për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, një çrregullim në sistemin nervor.

Vogëlushit iu desh të qëndronte për 10 muaj në shtrat, duke humbur shikimin, aftësinë për të lëvizur dhe komunikuar. Ai ndërroi jetë vetëm disa ditë përpara se të mbushte 8 vjeç dhe prindërit e tij të shkatërruar nga dhimbja vendosën të publikonin mesazhin e fundit të të voglit të tyre në blogun e preferuar të gjyshes së tij Elsie.

Në letër, Marshall tregonte të gjitha gjërat që nuk mundej t'i bënte më për shkak të sëmundjes së rëndë.

djali1

"S'ka gjë, sepse nëna më tregoi gjithçka për të (parajsën) dhe për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të jem në gjendje të bëj atje. Do të ketë luleshtrydhe, akullore, dhe unë do të jem sërish në gjendje të ha, të vrapoj, të shoh video. Lumturohuni për mua, që nuk do të jem më i burgosur në trupin tim duke mos mundur ta shijoj fëmijërinë. Tani jam i lirë dhe do të mundem të bëj të gjitha gjërat që më kanë munguar aq shumë", – thuhet në mesazhin prekës të vogëlushit.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " "Tani jam në parajsë"… Letra e fundit e 7-vjeçarit që përloti botën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Europa League, zhgënjen Interi; pikë për shqiptarët

Posted: 04 Nov 2016 04:42 AM PDT

Nuk ka paqe për Interin. Skuadra zikaltër regjistron një tjetër humbje, këtë herë në Europa League pasi u mund 2-1 nga Southampton duke u zhytur në fund të Grupit K. Italianët kaluan të parët në avantazh me kapitenin Mauro Icardi, por gjatë pjesës së dytë, bardhekuqtë shënuan dy gola, fillimisht me Van Dijk dhe më pas me një top të shtyrë në rrjetën nga japonezi Nagatomo. Pas kësaj disfate, Interi mban vendin e fundit me 3 pikë në grupin që udhëhiqet nga Sparta e Pragës që mundi në Çeki 2-0 izrealitët e Hapoel Ber Sheeva. Saouthampton renditet në vendin e dytë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër.

Në Grupin L, Zyrihu i Burim Kukelit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Steauas së Bukureshtit. Skuadra zvicerane ku mesfushori kuqezi u aktivizua titullar, nuk arriti të siguronte një fitore që do të rriste shpresat e kualifikimit pasi mban vendin e 2 me 5 pikë, po aq sa Villarreal që u mund 2-1 në "El Madrigal" nga Osmanlispor. Webo e Rucescu shënuan për skuadrën turke, ndërsa panjollëve nuk u mjaftoi goli i Hernandez. Titullar u aktivizua edhe një shqiptar që siguroi një fitore mjaft të rëndësishme në Selanik kundër PAOK-ut.

Ansi Agolli u aktivizua 90 minuta në suksesin 1-0 të Karabakut në Greqi. Azerët ngjiten në vendin e dytë të grupit J ku kryeson Fiorentina me 10 pikë pas fitores 3-0 ndaj Slovan Liberec me golat e Ilicic, Kalinic e Cristoforo. Në Grupin I, Salsburg bëri goditjen e madhe në fushën e Nice me dy gola të shënuar nga Hee-Chan Hwang, ndërsa Schalke kaloi me po të njëjtin rezultat rusët e Krasnodar që vazhdojnë të mbeten në vendin e dytë pas gjermanëve që kryesojnë me pikë të plota. Në grupin H, Shakhtar Donetsk arriti fitoren e 4 rresht pasi mundi 5-3 Gent në Belgjikë, ndërsa Braga kaloi 2-1 Konyaspor dhe u ngjit në vendin e dytë të klasifikimit. Ndeshja sektakolare edhe në Amsterdam ku Ajaxi triumfoi 3-2 ndaj Celta Vigos, ndërsa Standard Liegge dminoi Panathinaikos 3-0 në Athinë.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Europa League, zhgënjen Interi; pikë për shqiptarët appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

FIFA i jep leje Besart Berishës që të luajë për Kosovën

Posted: 04 Nov 2016 04:42 AM PDT

FIFA i ka dhënë leje Besart Berishës që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm shumë të mirë nga FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë leje Besart Berishë që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftuar të enjten se leja e FIFA-s që Berisha të paraqitet për Kosovën ka ardhur tashmë zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory nuk pritet të luaj në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 nëntor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, pritet të jetë në dispozicion të Bunjakit për ndeshjen e radhës ndaj Islandës, e cila luhet me 24 mars të vitit të ardhshëm.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " FIFA i jep leje Besart Berishës që të luajë për Kosovën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Sinjale inkurajuese për gjendjen e Majkëll Shumakerit!?

Posted: 04 Nov 2016 03:42 AM PDT

"Ka sinjale inkurajuese dhe jemi duke u lutur të gjithë çdo ditë". Kështu është shprehur ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brown në lidhje me gjendjen shëndetësore të Majkëll Shumakerit.

Ish-piloti gjerman nuk e ka marrë veten deri tani pas rrëzimit teksa po bënte ski në 29 dhjetor 2913. "Ka shumë spekulime, pjesa më e madhe e të cilave janë të gabuara", – ka shtuar inxhinieri britanik.

Deklaratat e Ross Brown për shëndetin e Shumit janë cilësuar të rëndësishme. Piloti, shtatë herë kampion i botës në Formula 1 nuk e ka marrë asnjëherë veten nga ai rrëzim i mallkuar me ski në 29 dhjetor 2013.

Prej atëherë ka pasur vetëm thashetheme dhe burime asnjëherë të konfirmuara mbi gjendjen e shëndetit të tij. "Familja ka zgjedhur të ruajë privatësinë mbi riaftësimin e Majkëllit dhe duhet të respektoj këtë vullnet", – ka thënë në një intervistë për BBC ish-drejtori teknik i "Kokëkuqes", i cili me Shumakerin ka ndarë disa sezone triumfuese.

Megjithatë, inxhinieri britanik ka pranuar diçka mbi shëndetin e gjermanit, i cili prej dhjetorit vazhdon riaftësimin në vilën e tij në Lozanë.

"Ka sinjale inkurajuese dhe çdo ditë po lutemi". Vetëm kaq, pasi mbetet akoma e pakuptimtë situata e ish-pilotit të Ferrarit thuajse tre vjet pas incidentit të tmerrshëm në Meribel, ku përplasi kokën kundër një shkëmbi.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Sinjale inkurajuese për gjendjen e Majkëll Shumakerit!? appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Kush duket më mirë: J.Lo apo Kim Kardashian?

Posted: 04 Nov 2016 03:16 AM PDT

Ishte selfie e Kim Kardashian që fillimisht u bë shumë e njohur duke marrë miliona like në rrjetet sociale.

Dhe, ndoshta Jennifer Lopez ka menduar se pozicioni i njëjtë do të qëllojë sërish në shenjë, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj të shumë në Instagram një selfie mjaft joshëse përpara pasqyrës, të ngjashme me atë që Kim Kardashian ndau me fansat në 2013.

jay1

Këngëtarja 47-vjeçare shfaqet e veshur me një body me ngjyrë të zezë, ku bien në sy format e kolme, sidomos të pasmet që e kanë bërë të njohur në të gjithë botën.

4 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kush duket më mirë: J.Lo apo Kim Kardashian? appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 4 nëntor 2016

Posted: 04 Nov 2016 01:45 AM PDT

DASHI

Në punë do të bëheni pjesë e sipërmarrjeve të mëdha, duke pasur simpatinë edhe të kolegëve që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv do të dini të veproni për të arritur në zemrën e personit që dashuroni.

DEMI

Duhet të evitoni ekzagjerimet e të kërkoni mirëkuptim me personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës nuk duhet të shqetësoheni edhe pse gjërat nuk ecin sipas parashikimeve.

BINJAKET

Do të jeni mjaft aktivë sot. Në ambientin e punës nëse dëshironi të jetoni në harmoni me personat që ju rrethojnë evitoni kundërshtimet,. Në aspektin afektiv kjo periudhë do të jetë e qetë.

GAFORRJA

Do të jeni mjaft të vlerësuar për fantazinë tuaj. Në aspektin privat do të keni mundësinë të zgjidhni disa situate që ju kanë shkaktuar probleme.

LUANI

Një lajm që i përket punës suaj rrezikon t'ju shkaktojë probleme edhe në sferën tuaj private. Yjet ju këshillojnë të jeni të qetë e të duruar përpara se të merrni vendime përfundimtare.

VIRGJERESHA

Do të jeni mjaft kreativë, e do të njihni kështu edhe miq të rinj. Në ambientin e punës nuk duhet të dorëzoheni pavarësisht vështirësive. Në aspektin afektiv do të jeni krahu i djathtë i partnerit.

PESHORJA

Gjithçka do të procedojë për mirë gjatë ditës së sotme. Në ambientin e punës gjithçka do të ecë ngadalë por pozitivisht

AKREPI

Duhet të përpiqeni të mos jeni agresiv sot. Në ambientin e punës impenjimet do të jenë të shumta por do të dini të organizoheni shumë mirë. Në aspektin afektiv me durim do të merrni ato çka dëshironi.

SHIGJETARI

Do të filloni ditën e sotme të mbushur me energji. Në ambientin e punës është i mundur një debat por do të dini të justifikoni gjithçka. Në aspektin afektiv një mundësi e humbur do ju hapë portat drejt perspektivave shumë premtuese për të ardhmen tuaj.

BRICJAPI

Në ambientin e punës do të kërkoni të bëni si dini vetë pa i dëgjuar këshillat që mund t'ju ofrohen. Në aspektin afektiv do të kaloni një periudhë konfuze,por që në fund do ju duhet të vendosni. Kujdes!

UJORI

Duhet të keni paksa kujdes në shpenzime ekstra që mund të bëni. Në ambientin e punës mjaft zërave korridoreve do ju bezdisin. Në aspektin afektiv një ballafaqim me partnerin do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj.

PESHQIT

Jo gjithçka mund të ecë ashtu siç ju dëshironi, por dëshira për të përfunduar gjithçka nuk do ju mungojë. Në ambientin e punës do të dini të tregoni vlerat tuaja organizative.

Keni lexuar: " Horoskopi – 4 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Biznesmeni nga Dubai pagoi nëntë milionë dollarë, për një targë të veçantë (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 12:11 AM PDT

Balwinder Sahani nga Dubai, i ka paguar në një ankand nëntë milionë dollarë, për të blerë një targë.

Në tabelën identifikuese të veturës, shkruan 'Dubai' në dy alfabete, atë latin dhe arab, transmeton Telegrafi.

Ky biznesmen ka qenë ofertuesi më i madh, në mesin e shumë ofertuesve që donin ta kenë regjistrimin e vetëm në këtë formë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, shitja e tabelave unike është shumë e popullarizuar dhe kushton shtrenjtë.

Para disa muajve, një blerës ka paguar 4.5 milionë dollarë për një targë ku është vetëm numri një. /Telegrafi/

Keni lexuar: " Biznesmeni nga Dubai pagoi nëntë milionë dollarë, për një targë të veçantë (Foto) " në Stilografi.com

Keni lexuar: " Biznesmeni nga Dubai pagoi nëntë milionë dollarë, për një targë të veçantë (Foto) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :