Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Këshilltari i Trump, pro ekstradimit të Fetullah Gylenit në Turqi” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Këshilltari i Trump, pro ekstradimit të Fetullah Gylenit në Turqi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Këshilltari i Trump, pro ekstradimit të Fetullah Gylenit në Turqi

Posted: 19 Nov 2016 02:19 AM PST

trumpI zgjedhuri i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për këshilltar të sigurisë kombëtare ka sugjeruar se Washingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë, duke ekstraduar një klerikun Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekje të grushtit të shtetit në muajin korrik.

Gjenerallejtënanti i pensionuar, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emërimi i të cilit u njoftua të premten, e përshkroi Fetullah Gylenin, në faqen e tij të blogut në gazetën The Till si një "mullah Islamik në hije që banon në Pennsylvania", i cili "fsheh një axhendë radikale islamike".

“Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë, ka shkruar Flynn në ditën e zgjedhje. – Ne nuk duhet t'i ofrojmë atij një bazë të sigurt".

Flynn ka thënë se ithtarët e Gylenit ishin donatorë të Fondacionit Clinton, një bamirësi globale që udhëhiqet nga familja e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

"Ka ardhur koha që ta shohim më mirë rëndësinë e Turqisë, – ka shkruar ai. – Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për ta pranuar Turqinë si prioritet. Ne duhet ta shohim botën nga perspektiva e Turqisë”.

Pas komenteve të Flynn, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar fitoren e Trump "si një epokë të re" të marrëdhënieve të Ankarasë me Washingtonin dhe ka shtuar kërkesën për ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit, që prej zgjedhjeve të 8 nëntorit

Administrata Obama ka deklaruar se do t'ia lë Departamentit të Drejtësisë të vendos nëse ka baza ligjore për të përmbushur kërkesën e Turqisë për ekstradim, në një proces që sipas gjasave është i gjatë dhe burokratik.

Gylen asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar për krime në SHBA dhe vazhdimisht ka kundërshtuar terrorizmin si dhe grusht shtetin e dështuar në Turqi, siç kanë bërë edhe shkollat dhe organizatat e bamirësisë të afërta me të.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Evi Reçi në “La Repubblica”, si arriti deri aty, me “mik” apo pa “mik”?

Posted: 19 Nov 2016 02:05 AM PST

reciEvi Reçi publikoi ditë më parë projektin më të ri muzikor të titulluar "In My Room". Për të folur më shumë për këtë projekt të ri muzikor, ajo ishte e ftuar në "Top Show Mag", por jo vetëm.

Evi tashmë është pjesë e redaksisë tek "Repubblica" e Firences. Aty ajo shkruan për çdo gjë, nga aktualiteti, arti, eventet deri edhe tek kronikat. Përveçse shkruan artikuj, Evi thotë se merret shumë dhe me imazhet që përdoren në artikuj apo galeritë fotografike për uebsajtin e gazetës.

Por, si arriti ajo deri aty, me "mik" apo pa "mik"?

"Ju them pastaj", thotë me qeshur ajo. "Asnjë mik nuk kam futur, për mua ka qenë shumë e çuditshme sepse unë thjesht kam dërguar një CV sepse doja të bëja një eksperiencë në një gazetë prestigjioze. Fillova duke i bërë pak nga të gjitha se isha më e reja dhe e vetmja e huaj", tregon Evi.

Ajo më pas kujton edhe ditën e parë, kur iu fut punës menjëherë, edhe pse ajo vetë nuk e priste fare.

"Në fakt e prisja kur do më thoshin shko bëj fotokopjet, ndërkohë që nuk ndodhi. Në ditën e parë më thanë se kanë ardhur disa njoftime për evente dhe bëj artikull, unë ngela se thash duhet të futem direkt në punë. Aty ka gazetarë me shumë eksperiencë, unë jam më e reja, dhe më ndihmuan shumë. Ndihem shumë me fat dhe që ditën e parë kur mora telefonatën, them të drejtën, nuk e besova, është shumë banale si frazë, por nuk e beson, thua për çfarë më duan, mos më kanë ngatërruar numrin", shprehet me të qeshur ajo.

Por, sa e ka rrogën Evi tek "Repubblica"?

"Kjo është një pyetje tamam shqiptare. Nuk do ta them, por jam e kënaqur me aq sa paguhem", thotë me Evi.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nëse i beson instinktit, do të gjesh rrugën e duhur

Posted: 19 Nov 2016 02:00 AM PST

instinktInstinkti është zëri i natyrës te ne. Te kafshët instinkti bën bëma të pabesueshme: për shembull bletët i ndiejnë lulet kilometra larg; një qen mund ta njohë të zotin edhe pas shumë vitesh. Por ndryshe nga kafshët ndodh shpesh që njerëzit të tremben nga instinkti dhe përpiqen që ta kontrollojnë atë. Kjo ndodh, sepse instinkti lind para se të krijohet ideja jonë mbi të mirën dhe të keqen. Por është pikërisht kjo karakteristikë që e bën të nevojshëm për të realizuar natyrën tonë, njësoj siç u ndodh gjallesave bimore dhe shtazore.

Shumë gjëra mund t'ua hapin ose mbyllin dyert sjelljeve instinktive. Të tilla janë: bindjet tona personale, mendimi që kemi për jetën, mënyra sesi sillemi me veten, rolet që interpretojmë, por edhe edukimi, bindjet fetare, kultura, edukata, morali. Nëse të gjitha këto nuk bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, instinkti mund të rrjedhë lirisht dhe sjellja jonë do të jetë në harmoni me rregullat e vendosura nga natyra. Në rast të kundërt mund të lindë një konflikt i brendshëm që rrezikon të na bllokojë, na bën të shtiremi dhe të jemi të pakënaqur. Shpeshherë kur gabojmë në jetë ndodh pikërisht se nuk ndjekim instinktin, por rregullat dhe bindjet, ose kushtëzohemi nga frika dhe ndjenja e fajit.

Ai që i vendos kushte vetes jeton keq. Për shembull: "Duhet të frenohem, po sillem si një njeri i pacivilizuar"; "Fantazoj për gjëra që më vjen turp"; "Më tërheq shumë, por kam vendosur të mos dorëzohem; "Nuk i duroj dot, por shtirem sikur nuk ka ndodhur gjë"; "I thashë që do të shkoj, kështu që nuk mund t'i dal fjale".

Nëse i përmbahemi shprehjes që instinkti nuk duhet ta bezdisë jetën tonë, për shembull siç dëshmojnë frazat e lartpërmendura, mund të nxisin një konflikt të brendshëm kronik, që mund të na detyrojë të marrim vendime që nuk na përkasin dhe na shtyjnë të jetojmë një jetë të rreme.

Kush dëgjon zërin e instinktit ka më shumë avantazhe. Për shembull, fraza të tilla janë: "Isha në krizë, por diçka brenda meje më këshilloi se çfarë të bëja; e ndjeva sikur ishte burri i jetës sime, por mos më pyet përse; nuk shkova, sepse nuk më frymëzonte. Vetëm më pas e kuptova se mora vendimin e duhur".

Kur ne lëmë që instinktet të rrjedhin lirshëm dhe përkthehen menjëherë në emocione, ndjenja, mendime, ide, krijimtari, atëherë nga zonat e thella të trurit vjen frymëzimi për të zgjedhur gjithmonë rrugën e duhur dhe në këtë mënyrë mund të jetoni në një gjendje harmonie.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

PDIU: Dënimi i dy shoferëve të MPJ në Greqi, absurd, burracak dhe i padrejtë

Posted: 19 Nov 2016 01:49 AM PST

pdiuPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU ka reaguar pas vendimit të Gjykatës në Greqi që dënoi me 30 muaj burg dy shoferët shqiptarë të Ministrisë së Jashtme, të cilët u arrestuan disa ditë më parë teksa transportonin libra shqip në shtetin fqinj.

Sipas PDIU ky është një akt burracak i shtetit grek, "si përpjekje e drejtuesve të cirkut politik në Greqi, që të pafuqishëm për të ndaluar përparimin e çështjes çame,po i hedhin turmave të paditura dy gladiatorë imagjinarë të armikut. Gladiatorët në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy shoferë që kryejnë detyrën normale apolitike të dikujt që është transportues malli dhe kaq".

"Ky akt absurd zemërimi ndaj abetareve shqip në mes të Europës, do të turpërojë autorët e tij, kur ai të mësohet anembanë mediave, kancelarive dhe opinionit publik europian. Abetaret, ushqim mendjeje për 6 vjeçarët nuk përbëjnë rrezik për integritetin territorial të Greqisë, edhe kur në to mësohet se shqiptarët kanë jetuar dikur në territore që sot janë të saj", thuhet në reagimin e PDIU.

PDIU i kërkon autoriteteve shqiptare të veprojnë me qetësi, por me reciprocitet ndaj këtyre veprimeve, duke ndaluar çdo propagandë shoviniste në çdo formë që vjen prej një vendi fqinj.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Samiti i Diasporës nis sot punimet në Tiranë, në 4 panele paralelisht

Posted: 19 Nov 2016 01:27 AM PST

samiti1Samiti i Diasporës ka nisur sot punimet në Tiranë, në katër panele paralelisht konkretisht në Muzeun Historik, Galeria e Arteve, Teatri Kombëtar dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në orë 10:45, në Ministrinë e Punëve te Jashtme do të çelet ekspozita "Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës", e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.

Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: "Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern". Pjesë e panelit janë:

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati; ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj. Rreth 1 mijë poërfaësues shqiptarë nga mbi 40 vende të botës.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tre tërmete godasin Greqinë

Posted: 19 Nov 2016 01:17 AM PST

Termet sizmologji (1)Tre tërmet janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit në Greqi.

I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit "Aristoteli" të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.

Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti,  më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Diaspora duhet të jetë e përfaqësuar në çdo ministri

Posted: 19 Nov 2016 01:04 AM PST

Avni Dervishi - bildSamiti i Diasporës po mbahet këto ditë në Tiranë dhe kjo gjë është shumë pozitive.

5 milionë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme në botë. Kuptohet se aty nuk hyn Diaspora shqiptare që gjendet në Turqi, pasi ajo me shumëçka edhe është e asimiluar. I kanë emrat e ndryshuar e po ashtu edhe atje, JO në të gjitha rastet, por në shumë raste aspekti fetar peshon më shumë se sa ai kombëtar. Kjo për arsye të politikave diskriminuese nga Ankaraja zyrtare kundër çdokujt që ka guxim dhe i thotë vetes jo-turk në atë shtet.

Ne shqiptarët mundemi e duhet të mësojmë nga vendet e regjionet e tjera me Diaspora të mëdha. Armenia, Kroacia, Izraeli, Lituania, Greqia, Irlanda janë vende të tilla. Por edhe Diaspora kurde e cila është duke u forcuar dita ditës. Kurdët janë të ndarë në 6 shtete po ashtu, sikurse edhe ne shqiptarët.

Thuhet se nëse dëshiron me të vërtetë të ndryshosh diçka për të mirë, njeriu duhet të niset nga vetvetja. Këtë po e bëj mu tani.

Para disa viteve pasi që isha i angazhuar në Integrimet Europiane të Estonisë, Polonisë, Çekisë, Hungarisë dhe Kroacisë, dhashë dorëheqja nga Parlamenti i Suedisë dhe u ktheva në trojet tona etnike shqiptare në Ballkan. Punoja një kohë në qeverinë e Kosovës me Diplomaci dhe promovimin e Investimeve të Huaja. Ajo çfarë vëreja dhe përjetoja ishte një xhelozi nga disa "kolegë" që jo rrallë edhe mundoheshin të ma përgatitnin kurthin prapa shpinës. Pasi që përjetova xhelozi dhe kërcënime nga shqiptarët e mijë, unë isha i detyruar të jap dorëheqje. Më pastaj u kontaktova nga UNDP e cila e kishte pranuar jnë fond 2.3 milionë Euro për të bërë një Strategji për Diasporën. Ishim 3 ekspertë që ishim të angazhuar ta propozonim këtë strategji. Unë isha i vetmi nga ta që kisha jetuar jashtë 20 vite, ndërsa të tjerët ose nuk kishin jetuar kurrë jashtë trojeve shqiptare, ose kishin ndonjë master nga ndonjë vend tjetër ku kishin jetuar në kampus studentor, pa kontakte e bashkëveprime me Diasporën tonë në ato vende. Ministria e Diasporës e Kosovës ishte e angazhuar po ashtu dhe kjo ishte mirë. Pasuan konsultat me udhëtime dhe takime me Diasporën shqiptare në shumë vende si Italia, Gjermania, Belgjika, Franca etj. Ajo Strategji e Diasporës edhe u miratua.

Mësimi që doli nga kjo ishte se kudo që shkonim, Diaspora shqiptare ishte e pandarë, pa dallim origjinën.

Në qeveria e Shqipërisë e ka seriozisht kur thotë se dëshiron ta përdor kapacitetin e Diasporës, atëherë:

  1. Duhet të mendoni përtej remitancave të cilat dërgohet nga diaspora për në vendlindje.
  2. Merreni Strategjinë e Diasporës për të cilën kemi qenë shumë të angazhuar dhe paraqiteni në Kuvendin e Shqipërisë për diskutim.
  3. Krijojeni një DATA-BAZË me kuadro profesioniste nga Diaspora të cilët kanë arritur suksese në vende demokratike nivelin e të cilave e ka cak edhe shoqëria shqiptare psh ekspertë në Gjermani, Suedi, Britani, Francë, Belgjikë e vende të tjera të integruara në familjen Europiane.
  4. Angazhoni si këshilltarë këta ekspertë në çdo ministri ku do të ilustrohej edhe dhënia e mendimeve për projektligje edhe nga këndi i Diasporës.
  5. Odat apo departamentet Ekonomike të vendit në nivel qendror, regjional e lokal të krijojnë departamentin e veçantë për Diasporën. Kjo me qëllim tërheqjen e investimeve nga Diaspora.
  6. Pasi Integrimet Europiane janë prioritet për Republikën e Shqipërisë, prioritet duhet t'i jepet krijimit të një task-force në nivel ekspertësh në Integrime Europiane me shtetësi të ndonjërit nga 28 vendet anëtare, por me me prejardhje shqiptare.
  7. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të dakordojë një atashe me përgjegjësi diasporën në çdo ambasadë ku dihet se ka Diasporë shqiptare. Nuk është vetëm rregullimi i dokumenteve që na duhet neve, por edhe rritja e mirëbesimit se korrupsioni po luftohet si duhet e bindja për të investuar në vendlindje po rritet.
  8. Bashkëpunoni me organizata globale me qëllim të arritjes së afrimit të Diasporës me vendlindjen, p.sh UNDP, IOM, Unioni Europian etj
  9. Bashkëpunoni ngushtë me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës. Kjo sepse edhe në vende si Armenia etj, Ministria e Diasporës ka pasur dhe ka ndikim të madh në unifikimin e Diasporës. Por, edhe fakti se ne Diaspora nuk jemi të limituar me ligjet e rregullat ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Serbi-Mal të Zi-Greqi. Ne nuk veprojmë të ndarë.
  10. Mos punësoni staf që të punojë me çështjen e Diasporës e që nuk e dinë realitetin tonë, mangësitë dhe mundësitë tona. Këtë gabim është duke e bërë qeveria e Kosovës në disa raste. Prandaj mësoni nga gabimet edhe të të tjerëve.

Mbani mend ju lutem, se Urat e Bashkëpunimit në mes neve Diasporës dhe juve që merrni vendime politike, ekonomike e sociale në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Shkup e Ulqin – mund të ndërtohen e të bëhen të pashembura, vetëm e vetëm nëse respektohet sinqeriteti dhe profesionalizmi.

Avni Dervishi

Politolog

Suedi

 

Krujë, zbulohet një garazh i përshtatur për tharjen e kanabisit, arrestohet pronari

Posted: 19 Nov 2016 12:58 AM PST

krujePolicia e Krujës ka zbuluar një garazh të përshtatur për tharjen e kanabisit. Në pranga ra pronari i garazhit  Emerlla Stafa, 51 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e tij u sekuestruan 300 bimë narkotike në proces tharjeje, 5 kilogramë lëndë narkotike dhe një armë zjarri.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Krujë për për veprat penale” Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake  dhe e municionit”.

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

SHUMË MË TEPËR SE SA VETËM NJË “GOODBAY”

Posted: 19 Nov 2016 12:20 AM PST

Obama-MerkelBarack Obama e pёlqen Angela Merkelin. Madje edhe mё shumё, ai e vlerёson atё pamasё dhe e shpreh fare hapur kёtё. Madje aq sa gjatё vizitёs sё mё parshme tё presidentit tё SHBA-sё nё Gjermani nё prill, tani njё gjysmё viti mё pas nё Berlin, presidenti i SHBA-sё shton tani edhe njё tjetёr vlerёsim: Nё skenёn botёrore gjatё tetё vjetёve nuk ka mundur tё pёrfytyrojё njё tjetёr partnere mё tё qendrueshme dhe tё besueshme, tha Obama. Kancelarja ёshtё aleate dhe mike pёr tё. Dhe: “Gjermanёt duhet ta vlerёsojnё atё.”
Natyrisht qё amerikanёt nё SHBA njihen pёr eufori. Gjithҁka fare lehtё ata e konsiderojnё tё madhёrishme dhe tё mrekullueshme. Por sё pari Barack Obama nuk ёshtё njё njeri, qё ka tendencё ekzagjerimet dhe sё dyti le tё kujtojmё kёtu, qё “New York Times” pas zgjedhjes sё Donald Trump president tё SHBA-sё e cilёsoi Angela Merkelin si “mbrojtёsja e fundit e Perёndimit tё lirё”

Nё ҁ’drejtim po shkon bota?

Nё SHBA tashmё ёshtё pёrcaktuar drejtimi. Nё Europё zgjedhjet janё mё 2017. Nё Francё, nё Holandё dhe nё Gjermani ka zgjedhje. Nё tё tria vendet populistёt e djathtё janё duke u forcuar. Marine le Pen, Geert Wilders dhe Frauke Petry brohorasin pёr fitoren e Trumpit. Presidenti rus Vladimir Putin gёzohet bashkё me ta. Britanikёt duan tё aplikojnё vitin vitin e ardhshёm daljen nga BE-ja. Paraprijёsi i Brexit, Nigel Farage, e ka vizituar ndёrkohё Donald Trumpin nё Nju Jork.
A do tё jetё kёshtu e ardhmja politike? Do ta marrin populistёt e djathtё nё 2017-n fatin e botёs nё dorё? Barack Obama nuk do ta pranojё kёtё. Para zgjedhjeve nё SHBA ai paralajmёroi me insistim prej Trumpit dhe tani atij i duhet tё pёrmbahet. Dorёzimi i pushtetit duhet tё zhvillohet nё mёnyrё tё disiplinuar dhe pa fёrkime, kёshtu janё rregullat e lojёs nё demokraci. Ajo ёshtё e fortё, thotё presidenti. Me fjalё tё tjera: SHBA-ja ka pёrjetuar edhe ndryshe.

Merkel si konstante

Sabine
Sabine Kinkartz, autore e shkrimit

Megjithatё pёrtej dorёzimit tё postit dhe detyrimeve Barack Obama ndjek njё mision tё fundit politik. Ai do tё shpёtojё, ҁ’ёshtё e mundur dhe mbёshtetet tek Angela Merkel. Ajo duhet tё ndihmojё, ta mbajё nёn kontroll dёmin e parashikueshёm nё mbarё botёn. Si “shtylla e politikёs ndёrkombёtare” – edhe ky njё citat i Obamёs – qё e cilёson atё si njё konstante tё qëndrueshme. Kush di tё sillet me Putinin mund t’i tregojё kufirin edhe Trumpit.
Kjo duhet marrё parasysh pёr t’i kuptuar drejtё himnet e lёvdatave pёr kancelaren, qё jep tani presidenti nё largim i SHBA-sё. Obama do t’i forcojё krahёt Merkelit, do ta inkurajojё atё qё tё kandidojё sёrish nё zgjedhjet parlamentare nё vitin 2017. Njёkohёsisht ai u bёn thirrje gjermanёve, qё ta vlerёsojnё mё shumё Angela Merkelin. Obama e di, qё kancelarja dhe kryetarja e CDU-sё vitin e kaluar humbi mjaft mbёshtetje. Ai nё fakt nuk ndёrhyn nё politikёn e vendeve tё tjera, tha Obama. Por: “Nёse do tё jetoja kёtu, unё sigurisht do ta zgjidhja atё.”

A do tё kandidojё ajo?

Po Angela Merkel? Kancelarja nuk njihet si njeri, qё mund ta shprehё gёzimin pёr himnet e lёvdatave. Ajo ёshtё mjaft racionale. Lёvdatat ajo i pranon dhe reagimi i vetёm i saj ёshtё ngritja paksa e majave tё buzёve. Pёrveҁ kёsaj lёvdata e Obamёs ёshtё e lidhur me pengesa tё vёshtira. A ka Angela Merkel pas dymbёdhjet vjetёsh nё post ende forcё, tё mbrojё Perёndimin? Forcёn pёr t’i bёrё ballё Trumpit, le Penit, Wildersit, Erdoganit dhe Putinit? Zyrtarisht Merkel ende nuk e ka deklaruar dhe e le tё hapur kandidaturёn. Por ajo nuk ka mё shumё kohё.

Sabine Kinkartz

19 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Horoskopi – 19 nëntor 2016

Posted: 19 Nov 2016 12:10 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Sot do keni disa dëshira që do ua realizoj partneri juaj. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do fillojë të përmirësohet gjithmonë e më shumë.

DEMI

Ditë mjaft e animuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar nuk do keni shumë të ardhura, prandaj mos shpenzoni.

BINJAKET

Jeta juaj në çift ka për të qënë e mrekullueshme sot. Buxhetin do e mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që në këtë sektor nuk pritet të keni asnjë lloj problemi.

GAFORRJA

Dita e sotme nuk do fillojë shumë mirë, por pas mesditës situata do fillojë të ndryshojë. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi.

LUANI

Do jeni shumë të logjikshëm sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qënë më e mirë se kurrë. Në financë bëni shpenzime të menduara.

VIRGJERESHA

Sot do keni një komunikim dhe një bashkëpunim për t'u adhuruar. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet, që të mos keni probleme.

PESHORJA

Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet sot, gjithçka do shkoj mirë. Të ardhurat do jenë më të mira se më parë, prandaj mund të shpenzoni.

AKREPI

Sot nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse partneri do tregohet korrekt me gjithçka. Në financë çdo shpenzim duhet ta kryeni me maturi.

SHIGJETARI

Sot të kaloni një ditë të qetë ju të dashuruarit dhe për gjithçka do merreni vesh me atë që keni në krah. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

BRICJAPI

Sot do ja kaloni më së miri pranë partnerit dhe sa herë të mundeni do ja shprehni ndjenjat. Buxheti do jetë i mirë, pasi do merrni shpërblim në punë.

UJORI

Ditë e mbushur me vështirësi të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Sektori i financave lejojini vetes ndonjë shpenzim më shumë.

PESHQIT

Do ndiheni më të sigurt dhe më të dëshiruar nga partneri juaj sot. Në aspektin financiar me pak kujdes, do arrini të keni më shumë të ardhura.

Related Posts :