Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Këta persona e vizituan Astrit Deharin në burg (Dokument)” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Këta persona e vizituan Astrit Deharin në burg (Dokument)” plus 9 more Ekonomia Online


Këta persona e vizituan Astrit Deharin në burg (Dokument)

Posted: 10 Nov 2016 09:29 AM PST

Aktivisti tashmë i ndjerë i Lëvizjes "Vetëvendosje", Astrit Dehari gjatë 68 ditëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka pasur gjithsej shtatë vizita.

Në të gjitha vizitat, të pranishëm ishin prindërit dhe gruaja e tij, e në gjashtë prej tyre, familjarët shoqëroheshin nga zyrtarë të "Vetëvendosjes".

Vizitat janë bërë çdo të enjte ndërsa kanë zgjatur 60 minuta.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara. Atë, sipas dokumentacionit të siguruar, e kishin vizituar prindërit Avni e Xhemile Dehari, gruaja Arta Boshtraj dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes "Vetëvendosje", Sami Kurteshi.

Kjo vizitë, referuar lejes së lëshuar nga gjyqtari Kashtanjeva, është bërë më 3 nëntor dhe ka zgjatur një orë.

dehari01

dokument

The post Këta persona e vizituan Astrit Deharin në burg (Dokument) appeared first on Ekonomia Online.

Vetëvendosje bojkoton zgjedhjet për kryetar të Drenasit

Posted: 10 Nov 2016 09:19 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas bën të ditur se nuk do të marrë pjesë fare në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në këtë komunë.

Në një konferencë mbajtur sot kryetari i degës së VV-së në këtë komunë Shemsi Elezi arsyetoi vendimin e VV-së duke thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve me anëtarësinë dhe strukturat e Lëvizjes.

"Sepse nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh", ka thënë kryetari Elezi.

The post Vetëvendosje bojkoton zgjedhjet për kryetar të Drenasit appeared first on Ekonomia Online.

Lunaçek takohet edhe me kryeministrin Mustafa

Posted: 10 Nov 2016 09:17 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, eurodeputeten Ulrike Lunacek.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet në Kosovë, raportin e Komisionit Evropian, rrugën integruese evropiane si dhe proceset tjera.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për implementimin e MSA-së, masat që po ndërmerren në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, implementimin e reformave në fusha të ndryshme, strategjitë zhvillimore, qëndrueshmërinë buxhetore si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetit ligjor e luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për Agjendën e Reformave Evropiane, e cila u miratua një ditë më parë në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe eurodeputetja Lunacek biseduan edhe për domosdoshmërinë e adresimit të çështjes së demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos iu pamundësohet edhe më tutje lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi eurodeputeten Lunacek për përkrahjen që po i jep Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Kosovës në proceset e mëtejme eurointegruese.

Eurodeputetja Ulrike Lunacek, po ashtu, shprehu përkrahjen e saj për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

The post Lunaçek takohet edhe me kryeministrin Mustafa appeared first on Ekonomia Online.

Lunaçek: Zgjedhja e Trumpit nuk është lajm i mirë për Kosovën

Posted: 10 Nov 2016 08:06 AM PST

Zgjedhja e Donald Trumpit president i ShBA-së nuk është lajmi më i mirë për Kosovën. Një president që ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin për shtetet e Ballkanit nuk është e pëlqyeshme.

Këto komente i bëri nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila vizitoi Kosovën me ç’rast mbajti edhe një konferencë për shtyp.

“Unë, personalisht, do të parapëlqeja që Hillary Clinton të fitonte. Sepse ai (Trump) është një president i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin. Ne në Bashkimin Evropian dhe në Ballkan nuk i duam këto synime", ka deklaruar Lunaçek, raporton Ekonomia Online.

Liberalizimi varet nga puna e politikanëve kosovarë

Duke folur për Raportin e Progresit, Lunacek tha se Kosova ka bërë hapa përpara, por të pamjaftueshëm për të marrë liberalizimin e vizave.

Ajo përsëriti se Kosova duhet për plotësojë dy kushte, ratifikimin e demarkacionit dhe të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Unë kam pyetur gjithë liderët e partive politike dhe qeverinë për ratifikim të Demarkacionit. Ata thonë që kanë pasur kushte të tjera. Por secili shtet ndryshe ka situatën. Migrimi ka qenë një problem i madh sepse ata lanë vendin e tyre për një jetë më të mirë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të shohin shtetet evropiane. Fati i qytetarëve të këtij vendi është në duart e politikanëve të Kosovës. Hapi i radhës do jetë vetëm nëse politikanët punojnë më shumë për Kosovën”, ka pohuar ajo.

Ajo ka shtuar se Kosova dhe BE-ja janë partner dhe duhet të bashkëpunojnë mes vete.

"Kosova duhet ta kryejë pjesën e vet, i lus politikanët që të bëjnë atë që duhet të bëjnë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre për qytetarët e këtij vendi".

The post Lunaçek: Zgjedhja e Trumpit nuk është lajm i mirë për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

FMN: Të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranët

Posted: 10 Nov 2016 07:58 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, të kryesuar nga shefi i këtij misioni, Jacques Miniane.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, si dhe ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, u bisedua për të arriturat në fushën e zhvillimit ekonomik, rezultatet e reformave fiskale, ambientin e të bërit biznes si dhe për stabilitetin buxhetor në vend.

Kryeministri Mustafa e njoftoi delegacionin e FMN-së për arritjet e Qeverisë së Kosovës, për projeksionet buxhetore dhe realizimin e tij të suksesshëm.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa falënderoi për mbështetjen e deritashme duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me FMN-në, si dhe vazhdimin e programit me këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Misioni vlerësoi hapat që koalicioni qeveritar ka ndërmarrë gjatë propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2017, sipas qëndrimeve të harmonizuara, por si kusht që Kosova të mbetet brenda programit me FMN-në, kërkoi që të adresohen konkretisht masat dhe instrumentet që do të siguronin që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës, dhe rregullimi i tyre me ligj, para fillimit të implementimit të Ligjit për Buxhetin.

Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të gjejë zgjidhje për të tejkaluar situatën e krijuar me fryrje të listave.

The post FMN: Të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranët appeared first on Ekonomia Online.

KEDS-i vazhdon me reduktime

Posted: 10 Nov 2016 07:51 AM PST

KEDS njofton për vendet që do të mbesin pa rrymë në ditët në vazhdim si pasojë e ndërprerjeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte:

Prishtinë

1.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Fushë- Kosovë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Bresje (Kodi:10012004) prej orës 16:00 deri në ora 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Vjetra Bresje,Tregu, Ambulanta Bresje, Bogujevci, Alumili dhe Kisha Bresje.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV nr.6-Ibrahim Banushi (Kodi:11000001) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Ibrahim Banushi, rr. Elena Gjika dhe Shtëpia e Pleqëve.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Nr.26 Nexhmi Mustafa (Kodi:11000009) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tophane, pjesa afër Tjegullorës, rr.Vushtrrisë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

4.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Nr.22 Remonti Kabllovik (Kodi:12000015) nga ora 16:00 deri në orën 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Jakov Xoxa 2, Jakov Xoxa 3, Llapi 1, Hoxhë Kadri Prishtina, Besholli banesat dhe Remonti.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion ne LP 10 kV.

5.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV j7 Baci Petroll (Kodi: 13000003) nga ora 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:

Tutini, Baci Petroll, Kodra e trimave 13 (Baki) dhe Elkos Group.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

6.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J11 Kodra e Trimave 11 (Kodi: 13000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6 dhe Nexhmi Llumnica.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

7.

Më 11.11.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:

Dalja 10 kV Letanci (Kodi:14000012), prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

8.

Më 11.11.2016 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:

Dalja 10 kV Llausha(Kodi:14000013) prej orës 08:00 deri në ora 12:00.
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

9.

Më 11.11.2016 në NS 35/10(20) kV Batllava do të shkyçet:

Dalja 10 kV Orllani (Kodi:14015002) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fsahtrat: Kushevë, Gibovci, Shkolla e vjetër, Xhamia e vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani,Vikendicat,Te Zahir Pajaziti.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

10.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10kV Palaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Palaj ( Kodi:18024001) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Bivolak te Berishët, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovc, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët, konsumatorët e fshatit Sibovc.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

11.

Më 11.11.2016 në NS 35/10(20) kV Koliqi do te shkyçet:

Dalja 10 kV Koliqi (Kodi:14016002) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

12.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Fushe Kosova do te shkyçet:

Dalja 10 kV Apollonia (15018015)prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banesat e Apollonise.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

13.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Drenas do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenasi 2 (Kodi: 16021007) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenas te Xhamia, Drenas te Feronikeli, Drenas Qorrovit, Drenas Çikatovë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

14.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Parku i biznesit do të shkyçet:

Dalja 10 kV Zabeli i ultë ( Kodi: 16021005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vërmicët, Korroticë e Ulët, Lagja e re, Bublakët, Hoxhollët, Bogiqët, Karaqicët, Hysenajt-Vukovc, Gashët-Vukovc, Potërrk-Hoxhaj, Vukovc te Shelgjet dhe Isuf Demët.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J39 Fabrika e kasetave (Kodi:19000039) nga ora 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e kasetave 1, 2 dhe 3, Merkuri, Zylfiu, Abaz Ismajli, lagjja Sahit Kamberi, fabrika e ngjyrave step ag, Dubova private, Dan Imeri, Norwegia PX Kosovë- Maxi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

16.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J34 Çagllavica 3 (Kodi: 19000034) prej orës 09:00 deri në ora 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Çagllavica 2, Çagllavica 3, Çagllavica 4, Çagllavica, Banesat Marigona 2, Shtypshkronja Rezniqi, Merko komp Pezho (Arif Elshani), lagjja Panorama, pjesa afër Panoramës, Furra Kobake, Internation Helth Center (Spitali turk), NT Luli Marevci, Albert Rudari, Lagjja Rogreta Hamide Gashi, Naser Mustafa objekti banesor, Afrim Hoxha, betonjerka Renulual Betoni dhe Auto Sherreti.

Arsyeja e shkyçje: furnizimi me energji për nevoja të spitalit "American Clinic" Shpk.Veterrnik Prishtinë.

Prizren

1.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Bodrumi (Kodi: 30000014) prej orës16:00 deri në ora 20:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nasheci I, Nasheci II, Atmaxha, Mazrek, Kojushë, Gurishtë, Lagjja Krasniqi, Nashec, Gjonaj I, II, III, IV, Mazrek Lagjja Duraj.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Shkolla Normale (Kodi:30033004) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk dhe Lagjja e Trimave.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it,

revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në TS 35/10 kV Pirana do të shkyçet:

Dalja 10 kV Hasi 2 (Kodi: 30034003) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi, Rizam Holding.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

4.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Pirana do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dalja e Krushës (Kodi:30034011) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, afariste: Sep "10 Maji", Sep "Agimi", Sep "Isa Rexhepi", Sep "Arbëria", Sep "Kag-Asfallt",N.P.T "Soni-Com". .

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

5.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Prizreni 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Shtepia e Armates (31000023) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Adem Jashari, Eqrem Çabej, Astrit Suli, Gustav Majeri, Zahir Pajaziti, Xhemë Gostivari, Xheladin Hana, Ardianët, Enver Maloku, Pazari i Ri, Ali Pashë Gucia, Arsim Maliqaj, Besim Telaku, Edit Durham, Srebrenica, Manush Berisha, Maja e Pikllimës, Mbreti Agron, Mbreti Bardhyl, Ersan Mazreku, Sangjaku, Meleq Begu, Agron Bytyqi, Fahredin Hoti, Shkodra, Flamuri, Nijazi Alishani, Adriatiku, Ankaraja, Kuvendi i Arberit, Brahim Osmanaj, Ahmet Korenica, Rexhep Kabashi, Fehmi Lladrovci, Azdreni, Edit Durham, Gjilani dhe Manastiri.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

6.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Therandë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gjinovci (Kodi: 32000003) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Topliqani, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca, N.T.SH Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, Graniti Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik,Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

7.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Reshtani (Kodi: 32039006) prej orës 13:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reshtani, Theranda (një pjesë), Lagjja Bajraktari, Reshtani 1 dhe Reshtani 3.

Arsyeja e shkyçjes: zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit LOT 4 Prizren për shkak të ndërrimit të ormanit.

Pejë

1.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10kV Peja 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Instituti II (50000001) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Fidanishte, Banesat e Ferrolitit, Instituti II dhe Standardi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Gurrakoci do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gurrakoci (50052002) prej ores 16:00 deri ne ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gurrakoci -Qendra, Gurrakoc Ferati dhe Gurrakoc Kabashët.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Zahaqi (Kodi: 51000010) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyshku, Çeku, Qyshk Blinda, Qyteti (një pjesë), Zahaqi,TS Mulliri, Gllaviqica dhe Leshani.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

4.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10kV Qyeteti II (Kodi: 51000013) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: Ramiz Sadiku I dhe Ramiz Sadiku II, Buquku, Hamam Xhamia, Hazba, Qendra Zejtare dhe Rruga Tranzit dhe shkolla Ramiz Sadiku.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

5.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10kV 7-2 (Kodi: 51000016) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: Banesat e Kuqe, Parku, Kapishnica një pjesë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

6.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gllareva (Kodi:52000009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dresniku, shkolla, Benita kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5, shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Çabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, depo M. Jaha, Mirusha transport dhe Lagjja Buzalla.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

7.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Mahalla (Kodi:52056003) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Mahalla.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

8.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lumbardhi (53000005) prej orës 08:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lumbardh, Lluka e Epërme, Pozhar dhe Kodrali.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

9.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lluka (Kodi:53000009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lluka e Epërme dhe Lluka Muqajt.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

10.

Më 12.11.2016 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:

Daljet 0.4kV në NS 10/0.4kV Tahir Sylaj-Haklaj me (kod: 53000008001) prej orës 08:00 deri në ora 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Banorët e Haklajve.

Arsyeja e shkyçjes: punimi i urave.

11.

Më 12.11.2016 në NS 110/10 kV Deçani do të shkyçet:

Dalja 10 kV Barani (Kodi: 53000002) prej orës 14:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Berani, Prapaqani, Bërliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Çallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë dhe Buqani.

Arsyeja e shkyçjes: punimi i urave.

Gjilan

1.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilan IV do të shkyçet:

Dalja 10 kV Halla e Sporteve (60063001) prej orës 16:00 deri në ora 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Halla e sporteve, Te Bislimi dhe Banesat K.Selimi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në NS 35/10kV Kllokot do të shkyçet:

Dalja 10kV Kllokoti (61065004) nga ora 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Radivojca, Budrika, Remniku dhe Skifteraj.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Rafshina (Viti) do të shkyçet:

Dalja 10 kV Vitia (Kodi: 61067005) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vitia ("Iliri", Te shkolla e mesme, te ura, te Kasabanka, te Shtëpia e kulturës, te pasqyra dhe te kisha katolike).

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

Më 11.11.2016 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet:

Dalja 10kV j22 Urbane 1(63000022) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Selami Hallaqi-1, Tregu-Dardania, te SH.L.P.Shaban Qerrolli.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

5.

Më 12.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilan III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Velekinca (Kodi: 60062006) prej orës 11:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjilani ( Zabeli i S.Agës, Mulliri i Arapit, Qenar Çeshme , Q.Çeshme – te farmat ) dhe Velekinca.

Shkyçja bëhet për shkak të energjizimit të NS10/0.4kV me shtyllë të re.

Mitrovicë

1.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Mitrovica II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Stadioni (Kodi: 71075009) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja "Migjeni", Lagjja "Stadioni, Zhabar i Ulët, dhe rrugët: Ymer Berisha, Rexhep Dedia, Hajr Haxhia, Mursel Boletini, Ali Gaxha, Safet Boletini, Xhevat Isufi dhe Sherif Tërrstena.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në TS 35/10 kV Mitrovica II do të shkyçet :

Dalja 10 kV Iber Lepenci (Kodi: 71075012) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu, Shaban Idrizi, Elmaz Peci,Rr. Hoxh Hasan Tasini,Rr. Gani Hajra, Zhabarë i Ulet & Zhabarë i Epermë .

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në TS 35/10 kV Mitrovica II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lagja e Romëve (Kodi: 71075013) prej orës 16:00 deri në ora 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagja e romëve, Tregu I gjelbër, banesat dhe Çerdhja e fëmijëve.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

4.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

Dalja 10kV Novolani(Kodi:73000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Pa energji do te mbesin vendbanimet: një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

5.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Poleti (73000007) prej orës 16:00 deri në ora 20.00
Pa energji do të mbesin vendbanimet: Lagjja Kostanicët, Lagjja Bajgorët dhe Emona Market.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

6.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

Dalja 10kV Nadakovci (73000014) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Pa energji do të mbesin vendbanimet: Nadakovc, Ibër- Lepenc (Drejtoria), Sfaraçak, Vushtrr (një pjesë e qytetit).

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

7.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Likovci (Kodi: 74000001 ) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Morinë, Polluzhë, Shtuticë, Rezallë, Tushilë, Likovc, Obri, Murgë, Poshinë dhe Ticë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

8.

Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Prekazi (Kodi: 74000003) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshati Prekaz, TS Prekazi I, Mikushnica dhe Luboveci.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

Gjakovë

1.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Gjakova I do të ketë shkyçet:

Dalja 10 kV Cermjani (Kodi : 80080012) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Cermjan, Bec, Doblibarë, Kralan, Shqiponjë, Gërgovc, Xhabel dhe Bardhaniq.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

2.

Më 11.11.2016 në NS 35/10kV Xërxa do të shkyçet:

Dalja 10 kV Denji(Kodi: 82081007) prej orës 12:00 deri në orën 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ratkoc, Denj, Dobidol, Çifllak, Polluzhë, Kozmik, Guri i Kuq, Kramovik, Rakovinë dhe Babovc.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

3.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet:

Dalja 10 kV Bellanica (Kodi : 82082005) prej orës 12:00 deri në orën 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dragabil, Maxharrë, Astrazub, Marali, Kravasar, Guriq, Pagarushë, Shkozë dhe Janqishtë.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

Ferizaj

1.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Ujevara (Kodi: 40041011) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.

2.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Jezerci ( 40042003) nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe prej orës 16:00 deri në ora 17:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.

3.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Pylltaria(40043004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kërbliq dhe Leskovicë.

4.

Më 09.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kaçanik i Vjetër ( 40043007) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë dhe Begracë.

5.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Breza ( 40044004) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevcë, Vërbishticë dhe bizniset private.

6.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Shterpca 1 ( 40044001) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: një pjesë e qytetit -Komuna, Ambulanca, Shtëpia e mallrave.

7.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Shterpca 2 ( 40044002) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Qendra e Shtërpcës.

8.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi 630 ( 40043003) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagjja Dushkajë, Stacioni Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, Sheshi Ismajl Raka qendër, P-8.

9.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

10.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Bobi (40043002) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.
Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Bobi,Ivaja,Kotlina,Laqi,Bushi,Pusteniku, Strazha.

11.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Emin Duraku(40040002) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rrugët Emin Duraku e Gjon Sereqi, objektet banesor Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati dhe Seli Palushi.

12.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shterrpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Molika ( 40044007) nga ora 13:00 deri ne ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.

13.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Shtërrpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Pilana(40044008) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pilana, Farma dhe Gllogu.

14.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Sherret ( 40040003) nga ora 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS (MBTS), TS " 14 ", TS " 14″ (Kulla), TS Ura e Dudit, dhe rr. Epopeja e Jezercit.

15.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Voskopoja ( 40043001) nga ora 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Palloshë (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe bizniset private.

16.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kosovapetrolli ( 40041003) nga ora 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr."G.Terbeshi", Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxhjerëve dhe bizniset private.

Dalja 10 kV Kosovatransi(40041004) prej orës 13:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK-së etj.

Dalja 10 kV Betoni ( 40041002) nga ora 13:00 deri në ora 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Prizrenit, Saraishta, Lloshkobarë, Llojzë, Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe bizniset private.

17.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

Dalja 10 kV Qyteti( 40043005) nga ora 16:00 deri në ora 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr. UÇK, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK. dhe kha Teqja Policia, Kuvendi Komunal.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Doganaj ( 40042004) nga ora 16:00 deri në ora 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë dhe Fabrika e Ujit Pleshinë.

Dalja 10 kV Varoshi ( 40042005) nga ora 16:00 deri në ora 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.

Dalja 10 kV Gaqka ( 40042002) nga ora 17:00 deri në ora 18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Greme, Gaçkë, Burrnik Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.

19.

Më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë(40040004) nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: 12.Qershori (një pjesë), Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Skënderbeu dhe Sejdi Sejdiu.

Arsyeja e shkyçjes: punime nga KOSTT-i.

20.

Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Ferizaji (Bibaj) do të shkyçet:

Dalja 10 kV Rexhep Bislimi (Kodi: 40000003) nga ora 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, Varoshi, Pylltaria, Kisha Katolike etj.

Dalja 10 kV Drejtimi i Qytetit (Kodi: 40000001) nga ora 09:30 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, Pylltaria dhe Grupi i Bizneseve.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, punime të planifikuara shtrirja e kabllos XHP 1×150 mm2 nga TS Hajrizi deri te TS rr.Varoshii I.

The post KEDS-i vazhdon me reduktime appeared first on Ekonomia Online.

Angazhohet edhe një prokuror për hetimin e rastit Dehari

Posted: 10 Nov 2016 07:46 AM PST

Vdekja misterioze dhe në rrethana ende të pa qarta e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, ka bërë që Prokuroria e Themelore e këtij qyteti të angazhoj edhe një prokuror shtesë për zbardhjen e këtij rasti.

Zyrtarja për informim e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi, ka bërë të ditur për "zeri.info", se me qëllim që hetimet për këtë rast të kryhen në mënyrë sa më efikase, Prokuroria Themelore në Prizren ka angazhuar edhe një prokurorë shtese krahas prokurorit të rastit.

"Ju informoj se Prokuroria Themelore në Prizren, është duke grumbulluar informacione dhe prova lidhur me rastin e tani të ndjerit Astrit Dehari. Me qëllim që hetimet të kryhen në mënyrë sa më efikase është angazhuar edhe një prokuror shtesë përveç prokurorit të rastit, të cilët janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme hetimore. Në këtë fazë të hetimeve nuk mund të bëjmë publike informata shtesë", ka thënë Kozmaqi.

Aktivisit i Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur të shtunën që lamë pasë në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit. Sipas rezultateve të para të ekspertizës mjekoligjore, Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksimit apo mungesës së frymëmarrjes.

The post Angazhohet edhe një prokuror për hetimin e rastit Dehari appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli tregon se si fuqizohet Trepça

Posted: 10 Nov 2016 07:42 AM PST

Në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2016, sot në Mitrovicë është mbajtur konferenca me temën "Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidat për zhvillim ekonomik në Kosovë", ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në këtë konferencë, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli ka folur për ligjin e Trepçës dhe mënyrën e funksionalizimit të saj.

Pacolli fillimisht ka treguar për problemet të cilat e ngulfasin zhvillimin e Trepçës, duke përmendur këtu edhe manipulimet që janë bërë me pasuritë dhe asetet e saj.

"Sot në emër të Trepçës krijohen pasuri personale dhe partiake, aty nuk kanë përfituar punëtorët asnjëherë. Ne kemi kodra të koncentratit sot që janë vjedhur e stërvjedhur", ka thënë Pacolli, duke shtuar se ligji si i tillë nuk është valid pasi që aty nuk parashihet rimëkëmbja e gjigantit ekonomik.
"Me çfarë para do të investojë qeveria në Trepçë kur nuk ka as vullnet e as kredibilitet për ta rikthyer atë në funksion", ka pyetur i pari i AKR-së. Duke folur për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Trepçës, Pacolli ka treguar në pika konkrete se si mund të riorganizohet ky gjigant ekonomik.

Presidenti i AKR-së ka thënë se fillimisht duhet të bëhet përcaktimi i plotë aseteve thelbësore dhe jothelbësore të Trepçës. Për te realizuar konceptin e riorganizimit, ai ka thënë se duhet fillimisht të bëhet miratimi i bazës ligjore, përzgjedhja dhe emërimi i grupeve menaxhuese si dhe konstituimi i entitetit të ri me pronar – Republika e Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të bëhet vlerësimi i licencave, respektivisht vlerësimi i rezervave minerale në kuadër të licencave në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe vlera të deponohet si kapital themeltar i entitetit të ri. Pacolli ka thënë se entiteti i ri do të këtë grupin menaxhues profesional, përbërja e të cilit do të jetë me eksperitzë dhe përvojë të lëmisë, i përbërë nga vendorët dhe ndërkombëtarët.

Ai para qytetareve ka thënë se për ta zhvilluar Trepçën nevojitet përkushtim ndaj punës e pastaj të ketë edhe kreativitet dhe ide, ndërsa e ka akuzuar qeverinë vendore për mungesë vullneti.

Pacolli në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se Kosova që nga paslufta ka humbur 17 vite dhe dhjetëra miliarda euro pa bërë asgjë me Trepçën, ndërsa ka shtuar se strategjia të cilën e ka poseduar Aleanca Kosova e Re, do ta rimëkëmbte këtë gjigant brenda dy vitesh.

15007699_10154571324575856_389608451_o

The post Pacolli tregon se si fuqizohet Trepça appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi dhe Johnson flasin për thellimin e bashkëpunimit bilateral

Posted: 10 Nov 2016 07:28 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.

Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon.

"Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon", ka thënë presidenti Thaçi.

Kryediplomati britanik, Boris Johnson, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.

"Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon", ka thënë ai.

Presidenti ThaçThaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.

dsc_9885-1

The post Thaçi dhe Johnson flasin për thellimin e bashkëpunimit bilateral appeared first on Ekonomia Online.

Suedia mbështet fuqishëm Kosovën në integrimet euroatlantike

Posted: 10 Nov 2016 07:23 AM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, të kryesuar nga Johannes Oljelund, Drejtor i Përgjithshëm për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në këtë Ministri.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Suedisë, thellimin e tyre, përkrahjen e Suedisë në rrugën drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik si dhe mbështetjen për reformat e përgjithshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

U bisedua edhe për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e bashkëpunimit që ka Suedia me Kosovën dhe vendet tjera të rajonit, strategji kjo e cila ka ofruar mundësi për zhvillim në disa sektor.

Ministrja Tahiri vlerësoi lart mbështetjen e gjithanshme të Suedisë për forcimin e shtetit të Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

Ajo foli edhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç janë ajo për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë e vendit. Ajo tha se po punojmë që Kosova të bëhet një vend i mundësive dhe perspektivës për të gjithë qytetarët.

Po ashtu ministrja Tahiri ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun e Brukselit, rezultatet, por edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky proces.

"Gjatë kësaj periudhe kohore ka progres të shënuar siç ishte rasti i heqjes së barrikadës nga ura në Mitrovicë dhe fillimi i revitalizimit sipas dinamikave të parapara. Por ka bllokada nga an e Serbisë në disa fusha, siç është kodi telefonik për Kosovën dhe fillimi i funksionimit të pavarur të Sistemit të Transmisionit Energjetikë të Kosovës, KOSTT", tha ministrja Tahiri.

Sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo edhe njëherë e bëri të qartë se ky asociacion do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës, marrëveshjes së Brukselit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ndërsa potencoi se shuarja e të gjitha strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, do të krijojë rrethanat e nevojshme për krijimin e Asociacionit.

Ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit ka kontribuar për shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të vendit përmes shuarjes së strukturave paralele në fusha të rëndësishme dhe ky proces do të vazhdoj së bashku me dinamikat në rritje të integrimit në institucionet e Republikës së Kosovës për qytetaret e komunitetit serb të asaj pjese.

Nga ana tjetër, z. Oljelund e falënderoi ministren Tahiri për pritjen si dhe foli për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe e siguroi atë se Suedia mbështet fuqishëm Kosovën në integrimet euroatlantike. Ai ka vlerësuar përparimet e mëdha të Kosovës si shtet i ri.

Në fund të këtij takimi u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit me qëllim avancimin e marrëdhënieve të gjithanshme, ndihmën për eurointegrim si dhe për përmbushjen e kushteve të fundit edhe për heqjen e vizave ndaj Kosovës, si një mundësi kjo e munguar për qytetarët e vendit tash e një kohë të gjatë.

Oljelund në këtë takim shoqërohej edhe nga Hanna Lambert, zëvendës drejtoreshë, Helena Lagerlöf, zëvendës drejtoreshë, Henrik Nilsson, Ambasador i Suedisë në Kosovë dhe Göran Paulsson, shef për bashkëpunim dhe zhvillim i Ambasadës suedeze në Prishtinë.

The post Suedia mbështet fuqishëm Kosovën në integrimet euroatlantike appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :