Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Klajda Gjosha në Vjenë, për Euroskepticizmin dhe krizën e refugjatëve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Klajda Gjosha në Vjenë, për Euroskepticizmin dhe krizën e refugjatëve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Klajda Gjosha në Vjenë, për Euroskepticizmin dhe krizën e refugjatëve

Posted: 14 Nov 2016 02:20 AM PST

Klajda GjoshaMinistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori sot pjesë në Forumin "E ardhmja e Europës, perspektivat e reja", aktivitet i mbajtur në Vjenë.

Në forumin ku ishin të pranishëm 24 ministra nga gjithë Europa, u zhvilluan dy sesione me dyer të mbyllura për mediat. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat me me të cilat përballet Europa, veçanërisht pas Brexit. Euroskepticizmi, politika e zgjerimit të Bashkimit Europian, kriza e refugjatëve, problemet e ndryshme ekonomike, ishin gjithashtu të tjera pika diskutimi gjatë këtij forumi.

Gjetja e zgjidhjeve më të mira për të forcuar unionin, duke i shërbyer projektit Europian, ishte qëllimi i këtij forumi, ku ministrat shkëmbyen pikëpamje dhe alternativa të mundshme për të kapërcyer sfidat dhe mbi të gjitha, për të rritur besimin e qytetarëve europiane tek BE-ja.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tërmeti shemb malin në Zelandën e Re, lopët në mëshirë të fatit (Video)

Posted: 14 Nov 2016 02:17 AM PST

3A5A65E400000578-0-image-m-116_1479104571480-634x356Tërmeti i fuqishëm që goditi Zelandën e Re ka shkaktuar mjaft dëme materiale. Gjithashtu raportohet se si pasojë e tërmetit, një pjesë mali u nda plotësisht.

Tre lopë ngecën në një pjesë të vogël toke me bar, ndërkohë që rrotull shfaqet toka e shembur.

Në video shihen lopët që qëndrojnë të pashpresa në majën e malit.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kodi telefonik i Kosovës, Hahn: Marrëveshja i hap rrugë Asociacionit

Posted: 14 Nov 2016 01:56 AM PST

hahn-655x356Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik të Kosovës.

Përmes rrjetit social Twitter, Hahn ka thënë se pret që ky përparim do të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së energjetikës.

"E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t'i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës", ka shkruar Hahn në Twitter.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama në Bruksel: BE nënvizoi ecurinë mbresëlënëse të reformave

Posted: 14 Nov 2016 01:45 AM PST

ramaKryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook njoftoi se në mëngjesin e punës me vendet anëtare në Bruksel u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave pwr anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Sapo përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vendet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave pwr anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik.

Falenderim i veçantë për Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për Komisionerin Johannes Hahn, dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces", shkruan Rama.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump bën emërimet e para në kabinet

Posted: 14 Nov 2016 01:33 AM PST

_92424817_036305385-1Donald Trump po bëhet gati të marrë detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump ka nisur të zgjedhë edhe stafin e tij.

Miliarderi ka vendosur që shef kabineti të jetë Reince Priebus, aktualisht kryetar i Komitetit Kombëtar të Republikanëve.  Priebus shihet si një negociator mjaft i mirë, si dhe ka qenë një urë lidhëse midis Donald Trump dhe republikanëve gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa Stephen Bannon do të mbajë postin e këshilltarit kryesor për strategjitë. Stephen Bannon nuk është një emër i panjohur për republikanët. Në gusht të këtij viti ai u caktua shef ekzekutiv i fushatës së Donald Trump, ndërkohë që është një zë me influencë në radhët e konservatorëve

Kabineti Trump do të nisë punën në datën 20 janar 2017, kur manjati do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president i 45-të i SHBA.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

6 kura natyrale kundër gripit

Posted: 14 Nov 2016 01:30 AM PST

Gripi, kolla, dhimbjet e fytit janë kryefjala e stinës së vjeshtës. Ja disa këshilla të thjeshta për t'u mbrojtur nga virozat dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

grip

  1. Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër, forcon sistemin imunitar.

  1. Pushim dhe ushqim të shëndetshëm

Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t'ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin. Përveç të tjerash, njerëzit e stresuar janë të prirur të ushqehen keq, shumë pak, ose në mënyrë pak të shëndetshme. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet t'i kushtoni rëndësi edhe vetes, të bëni atë që ju pëlqen, të qetësoheni dhe të çliroheni prej të gjitha angazhimeve ku vareni.

  1. Lani duart shpesh

Viruset e gripit mbijetojnë nga dy deri në tetë orë te dorezat e dyerve dhe mbi sipërfaqe të ndryshme, si tryezat etj.. Si pasojë është shumë e lehtë që të sëmureni në ambientet e punës, por mund ta shmangni duke larë shpesh duart dhe duke u përpjekur të mos prekni sytë, hundën dhe buzët. Mirë do të ishte që të përdorni sapun të lëngshëm, sepse mikrobet mund të formohen edhe mbi kallëpin e sapunit. Duart duhen fërkuar mirë për 20 sekonda dhe të thahen me peshqir, ose letër duarsh (por jo mbi rroba).

  1. Gjumi i ëmbël

Nëse për një natë nuk bëni gjumë të rehatshëm, ose nuk plotësoni orët e duhura, nuk prish punë. Por nëse e bëni rrugë duke fjetur më pak se 7 orë për shumë net me radhë, atëherë jeni të predispozuar të sëmureni. Sporti "gudulis" gjumin, por këtë rregull duhet ta zbatoni jo në orët e vona të mbrëmjes. Në rast të kundërt (pra kur nuk kryeni asnjë lloj aktiviteti fizik), organizmi mund të rëndohet dhe si pasojë mund të çorientohet gjumi. Për të lehtësuar pagjumësinë e përkohshme nuk këshillohet qëndrimi në shtrat duke u rrotulluar sa këtej andej të nervozuar, por të shkoni në një dhomë tjetër dhe të lexoni, të shkruani ose të shikoni televizor. Kështu do ta harroni lodhjen dhe gjumi do t'ju vijë në mënyrë të natyrshme.

  1. Kurat natyrore që nxisin mbrojtjet imunitare

Kurat natyrore janë sekreti për të rritur imunitetin. Duke u fokusuar te simptomat dhe "debulesa" e subjektit, mund të reduktohet deri në 95% mundësia për t'u prekur nga viruset, i ftohti, gripi, apo sëmundjet respiratore. Mjaft efikase janë edhe kurat "e gjelbra" natyrore të fitoterapisë dhe aromaterapisë që ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e virozave të stinës.

  1. Hurma, fruti që ju mban larg sëmundjeve të stinës

Nga pikëpamja energjike hurma është simboli i një dielli që futet në kockat tona, i mbush me dritë dhe na jep nxehtësinë e duhur për të përballuar sëmundjet e dimrit. Siç ndodh me pemën e hurmës që i qëndrojnë larg krimbat dhe parazitët, edhe te fruti fshihet sekreti i aftësisë mbrojtëse nga sulmet e jashtme. Bima lëshon sekrecione që mbajnë larg "pushtuesit", gjë të cilën e nuhasin edhe zogjtë që nuk qëndrojnë kurrë në degët e saj. Hurma është fruti që mbron energjikisht edhe mbrojtjet tona imunitare. Përveç frutit, edhe gjethet e saj kanë vlerë. Ato mund të përdoren në formën e çajit, ose të shtohen në sallatë. Si fruti ashtu edhe gjethet kanë aftësi mbrojtëse për lëkurën dhe japin energjinë e bimës.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re

Posted: 14 Nov 2016 01:11 AM PST

_92425722_987a26c5-4ffe-4c6b-ab36-4dc31e4dd79aNjë tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin jugor të Zelandës së Re. Tëmeti i dyti erdhi disa orë pas të parit, si pasojë e të cilët mbetën të vdekur 2 persona.

Tërmeti i dytë u regjistrua në 13:45 më kohën lokale me thellësi 10 km në verilindje të Christchurch.

Tërmeti i parë 7.8 ballë i shkallës rihter që goditi ishullin jugor të Zelandës së Re, u ndoq nga një tsunami 2 orë më vonë. Një dallgë 2.5 metra e lartë u regjistrua në Kaikoura, 181 km në veri të Christchurch.

Autoritetet paralajmëruan se aktiviteti mund të zgjasë për disa orë, e se dallgët e para që u përplasen në bregdetin verilindor mund të mos jenë më të mëdhatë. Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, arrestohen grabitësit e xhamisë

Posted: 14 Nov 2016 12:47 AM PST

pranga 22Policia ka arrestuar dy personat, të cilët vodhën kasafortën e xhamisë "Ebu Beker" më 8 nëntor në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e dy grabitësve dhe i ka arrestuar ata. Në pranga ranë 25-vjeçari Sokol Marku dhe 16-vjeçari E. K.

Ata, pasi thyen derën e xhamisë "Ebu Beker" në lagjen Vasil Shanto në Shkodër, grabitën kasafortën dhe sende të tjera me vlerë, pa menduar që ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 14 nëntor 2016

Posted: 14 Nov 2016 12:34 AM PST

horoskopi1-212Dashi

Partnerët klandestinë duhet të bëjnë shumë kujdes për të mos u zbuluar. Ekzistojnë persona që duan të hakmerren shumë ndaj jush.

Demi

Do të filloni të ndjeni lodhje nga një raport shumë monoton. Përpiquni ta inkurajoni partnerin tuaj dhe ta vini në lëvizje përmes dashurisë.

Binjakët

Lëreni mënjanë xhelozinë dhe mërinë dhe përballoni hapur problemet që ju janë shfaqur në çift. Jini më të vendosur në gjithçka do të bëni.

Gaforrja

Bëni kujdes sepse sot mund të lindë një flirt i rrezikshëm ose një lidhje e komplikuar. Ndaj mos u fiksoni duke menduar një person që nuk ju meriton aspak.

Luani

Dashuri të largëta mund të shfaqen papritmas. Në fakt është dikush që nuk ka reshtur kurrë së dashuruari. Atë mund ta takoni pikërisht sot.

Virgjëresha

Mos bëni hapa mbrapsht mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon miqësisë. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë.

Peshorja

Sot do të jetë një ditë ideale për të filluar një dietë ose për të blerë një fustan të ri. Ndryshime, një dashuri e re dhe një udhëtim i bukur.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë ideale për t'i bërë kritikë vetes dhe për të zbuluar disa anë karakteri që duhen përmirësuar.

Shigjetari

Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/en.

Bricjapi

Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin.

Ujori

Një situatë që e keni veçanërisht për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jini të përgjegjshëm. Dikush që nuk e sheh prej shumë kohësh do t'ju gëzojë pa masë.

Peshqit

Një mik do t'ju zhgënjejë shumë: para së gjithash do të jetë shumë polemizues dhe këtë nuk do ta duroni dot. Përpiquni të takoni sa më shumë njerëz.

Gjirokastër, makina del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Posted: 14 Nov 2016 12:24 AM PST

Capture 1Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Si pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Viktima është 25-vjeçari Sokol Lushka, i cili ishte ushtar në Gërhot dhe në momentin e aksidentit po kthehej në shtëpi.

Mjeti tip Benz u përplas me bordurën anësore të Urës së Viroit dhe përfundoi në pjesën e poshtme të rrugës.

Policia po punon për identifikim e personit të plagosur në aksident, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkak për aksidentin të ketë qenë errësira e madhe në zonë dhe mjegulla e dendur.

14 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :