Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “10 këngët më të mira të Leonard Cohen (VIDEO)” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “10 këngët më të mira të Leonard Cohen (VIDEO)” plus 24 more


10 këngët më të mira të Leonard Cohen (VIDEO)

Posted: 10 Nov 2016 07:14 PM PST

Këngëtari kanadez me famë botërore, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, sipas një njoftimi në faqen e tij zyrtare në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

"Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar, kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë", thuhet në njoftim.

Nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes së Cohen, por dihet se ai vuante nga disa sëmundje.

Madje në një intervistë për New Yorker, e fundit e tij, thotë se është gati edhe të vdes.

Klankosova.tv iu sjellë 10 këngët më të mira të Cohen:

Suzanne

 

So Long, Marianne

Bird on the Wire

Famous Blue Raincoat

 

Dance Me to the End of Love

 

Hallelujah

 

I'm Your Man

 

Tower of Song

 

The Future

 

Almost Like the Blues

klankosova.tv

Vdes legjendari Leonard Cohen (VIDEO)

Posted: 10 Nov 2016 06:20 PM PST

Këngëtari kanadez me famë botërore, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Lajmi i hidhur u dha në faqen e tij zyrtare në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

"Me dhimbje të thellë njoftojmë se poeti legjendar, kantautori dhe artisti, Leonard Cohen ka ndërruar jetë".

"Kemi humbur një nga muzikantët më të shpërblyer dhe një vizionar të madh".

Nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes së Cohen.

Një tubim mortor do të mbahet në Los Angeles në një nga ditët e ardhshme, thuhet në deklaratën njoftuese në Facebook, njofton Klan Kosova.

Cohen, në intervistën e tij të fundit për New Yorker, kishte folur për vdekjen.

"Jam gati të vdes, Shpresoj se nuk është shumë e parehatshme".

Artisti para dy javësh kishte publikuar albumin e tij të 14-të, "You Want it Darker" ("Ti e do më errët"), që u vlerësua në mënyrë maksimale nga kritikët. (Klikoni mbi titujt për t’i dëgjuar dy këngë fantastike nga ky album, You Want it Darker dhe Travelling Light).

Cohen u bë i njohur në vitet 1960-ta si poet, novelist dhe kantautor.

Fillimisht i fokusuar në letërsi, ai mori vëmendje edhe në muzikë në fund të viteve 60-të.

Albumi i tij i parë, "Songs of Leonard Cohen" ("Këngët e Leonard Cohen"), ishte publikuar në vitin 1967 dhe ishte shndërruar në një album kult.

"You Want it Darker" ishte një bashkë-prodhim i Cohen me djalin e tij Adam.

Duke folur tash vonë për radion CBC, Adam kishte treguar se si ishte të punonte me babanë e tij në albumin që shumë veta besonin se do të ishte i fundit për Cohen.

"Plakushi, që vërtet po vuante nga dhimbjet dhe nuk ishte aspak mirë me shëndet, nganjëherë ngritej nga karriga e tij dhe vallëzonte", tregonte Adam, njofton Klan Kosova.

"Dhe nganjëherë ne lëshonim ndonjë këngë dhe e dëgjonim sikur ende të ishim adoleshentë, gjithmonë me ndihmën e marihuanës mjekësore".

Adam e ka përshkruar babin e tij si "i fundit i llojit të vet".

Hillary Clinton shfaqet për herë të parë pas pranimit të humbjes

Posted: 10 Nov 2016 03:53 PM PST

Hillary Clinton, është shfaqur për herë të parë, që kur pranoi se humbi zgjedhjet presidenciale.

Kandidatja Demokrate, Hillary Clinton, e mposhtur nga republikani Donald Trump, ka ikur në shtëpinë e saj në New York, pas pranimit të humbjes në Manhattan, njofton Klan Kosova.

Clinton u pa në natyrë, derisa ndante kohë me qentë e saj dhe me bashkëshortin Bill Clinton.

Padyshim që gjatë kësaj periudhe një grua e këtij lokaliteti, i pa ata dhe iu kërkoi për një fotografi me ish-Sekretaren e Shtetit Clinton, njofton Klan Kosova.

3A3F985900000578-0-Hillary_Clinton_has_been_seen_for_the_first_time_since_conceding-a-5_1478819429020

Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Posted: 10 Nov 2016 03:32 PM PST

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një person, ndërsa raportohet edhe për gjashtë punëtorë të plagosur.

Katër prej punëtorëve, të cilët janë në gjendje më të rëndë, janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Personi i cili ka humbur jetën është identifikuar nga policia si Sh. Muça, 40-vjeç.

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha.

Shpërthimi në uzinë ka ndodhur për shkak të një pompe hidrogjeni.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendngjarja, si pasojë e zjarrit në uzinë rrezikohet sektori i reaktorëve.

klankosova.tv

Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (VIDEO)

Posted: 10 Nov 2016 03:22 PM PST

Klan Kosova ka siguruar xhirimet e kamerave të qendrës së paraburgimit në Prizren, vend ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë segment të shkurtër, Dehari shihet kur kishte dalë nga qelia e tij për të shkuar në banjo dhe më pas edhe momenti kur kthehet.

Klan Kosova pamjen e plotë të asaj dite dhe momentet kur Dehari u gjet në dhomën e tij e ka transmetuar të plotë në emisionin Ora e Fundit.

Këto pamje janë në shërbim të afrimit sa më të madh drejt së të vërtetës për vdekjen e Deharit, e cila ende mbetet misterioze.

Dehari është gjetur i vdekur më pesë nëntor rreth orës 15:00, dhe deri më tani ende nuk dihet saktë se si ka vdekur.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk e besojnë versionin se ai ka bërë vetëvrasje, porse kanë dyshime të bazuara se është vrarë.

klankosova.tv

Melania Trump paraqitet si Zonjë e Parë (FOTO)

Posted: 10 Nov 2016 02:56 PM PST

Për udhëtimin e saj të parë në Washington, Melania Trump, u sigurua të dukej me të vërtetë si një Zonjë e Parë.

Nën shoqërimin e burrit të saj tashmë President të SHBA-së, Donald Trump, u drejtuan për në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.

3A3EBBCE00000578-3925108-image-m-25_1478809112836

Ish- modelja 46 vjeçare mbante të veshur një kostum ngjyrë të zezë me një palë këpucë të markës Louboutin.

Edhe pse Michelle Obama, nuk u pa gjë kundi në këto takime, raportohet se Melania u takua edhe me të, gjë që e dëshmon kjo fotografi.

15050158_10154093434088435_810956376_n

Poashtu Melania Trump,  pati një takim privat me zonjën e Joe Bajden, Jill, njofton Klan Kosova.

3A3EAE3000000578-3925108-image-m-28_1478809155900

 

 

Dy të vdekur pas sulmit me bombë në konsulatën gjermane në Afganistan

Posted: 10 Nov 2016 02:38 PM PST

Një sulmues vetëvrasës me bombë është futur me kamion në konsultën gjermane në Afganistan në qytetin Mazar-e-Sharif, duke vrarë të paktën dy persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas disa raportimeve është dëgjuar një shpërthim i madh, pasuar nga disa të shtëna.

Më shume se 80 persona janë lënduar pas sulmit në fjalë.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë talebanët, duke thënë që kjo është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore në fillim të këtij muaji në Kunduz, ku mbetën të vdekur edhe persona civil.

NATO është duke hetuar mbi këto sulme ajrore të lansuar pasi që trupat afgane kërkuan ndihmë ajrore ngaqë ishin të rrethuara nga talebanët. Gjatë operacionit mbetën të vdekur 30 civilë.

Manolas në radarin e Arsenal

Posted: 10 Nov 2016 02:14 PM PST

Arsenal mund të ketë humbur mundësinë për të nënshkruar me Kostas Manolas gjatë verës, por mediet raportojnë se Arsene Wenger është ende duke e përcjellë grekun.

Gunners dështuan të arrijnë akord për cmimin e transferimit të lojtarit, por interesimi mund të ringjallet nëse Per Mertesacker largohet nga Emirates Stadium.

Manolas mund të jetë zëvendësim i mirë për gjermanin, nëse ai vendos të largohet nga Londra.

Kroos flet për raportin me Zidane

Posted: 10 Nov 2016 02:01 PM PST

Toni Kroos i ka dalë në ndihmë trajnerit Zinedine Zidane, për të cilin është shprehur se është duke bërë punë të mirë në Real Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po kritikohet nga mediat spanjolle, pas disa rezultateve jobindëse.

Në ndihmë i ka dalë mesfushori Toni Kroos, i cili thotë se Zidane ka kualitet të madh dhe më të skuadra është shumë më e mirë.

"Nuk kemi luajtur mirë në disa ndeshje, por faji për këtë është i të gjithëve".

"Zidane është i rëndësishëm për ne. Ai është i dedikuar dhe ka shumë kualitet. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë për të".

Pesë pozicionet e seksit që ju dobësojnë

Posted: 10 Nov 2016 02:00 PM PST

Nëse doni që të bëni një rrugë e dy punë, të bëni seks dhe të mbani trupin në formë, ju sugjerojmë të provoni ushtrimet e jogas: grupi i ushtrimeve më seksi që mund të ekzistojnë. Qirinj, tapete dhe një mashkull "i nxehtë", ç'mund të doni tjetër?

"Downward Dog"

"Downward Dog" është paksa e ngjashme me "më merr nga mbrapa". Filloni duke vendosur duart dhe këmbët në pozicionin si në figurë, pastaj ngrini të pasmet lart, vendosni kyçet dhe duart në vijë të drejtë. Nëse doni që ai të depërtojë më thellë, mjafton të hapni këmbët sa më shumë që të mundeni. Bonusi: krahë dhe kurriz i fortë.

URA DREJT KËNAQËSISË

Kjo është e thjeshtë për të dy. Shtrihuni me kurriz duke ngritur gjunjët lart, kurse këmbët mbështetini në dysheme. Më pas ngrini belin lart dhe duke hapur këmbët lehtësojeni partnerin të depërtojë. Këndi i hapjes së këmbëve lidhet drejtpërdrejt me kënaqësinë tuaj, pasi një kënd i gjerë përkthehet në lehtësi në depërtimin e penisit në vaginë. Një këshillë për të arritur një orgazëm në maksimumin e kënaqësisë: hapini dhe mbyllini këmbët lehtësisht dhe… mos harroni Keggel-in! Bonusi: kurriz dhe kofshë të forta.

50 SHADES OF VINYASA

Ti je e shtrirë me kurriz, këmbët e hapura në formë fluture dhe duart e kapura nga partneri. Ky është "50 Shades Of Vinyasa". Ky pozicion do t'ju ndihmojë për të pasur një bel perfekt, por njëkohësisht do t'ju bëjë të ndiheni nën kontrollin total të partnerit.

THE PEACEFUL PLOW

Ky pozicion, përveçse do të gjallërojë trupin, edhe do ta mbushë atë me energji. Shtrihuni me kurriz dhe me këmbë mbështillni këmbët e partnerit si në figurë. Ndihuni e lirë të përkulni gjunjët në mënyrë për lehtësuar penetrimin. Kjo gjë do t'ju ulë tensionin në kurriz dhe qafë.

'VETËTIMA' E DASHURISË

Në këtë pozicion është partneri juaj ai që do të bëjë pasivin. Duke kryqëzuar këmbët e tij si në figurë, ju e keni më të lehtë për të vepruar mbi të, pra përveçse do të kënaqni atë, do t'i dhuroni vetes edhe kënaqësinë e të qenit dominante. Ky pozicion do t'ju mundësojë forcimin e kyçeve dhe forcimin e kofshës, shkruan Mapo, transmeton Klan Kosova.

Provokon balerina polake!

Posted: 10 Nov 2016 02:00 PM PST

Një ofertë e re për Joanna Krupa, për të shfaqur linjat e saj dinjitoze.

Është balerina polako-amerikane e cila ka pranuar të publikojë fotografi të saj pas pranimit të një palë veshjeve sportive të ngjitura për trupi, njofton Klan Kosova.

37 vjeçarja Krupa, mbante ato të veshura derisa gjendej në apartamentin e saj.

Bluza e ngjitur për trupi të saj kishte ngjyrë të zezë derisa e kishte kombinuar me një palë çizme deri në mbi gju, njofton Klan Kosova.

3A3B26D100000578-3923420-image-m-25_1478779018778

3A3B28F500000578-3923420-image-m-23_1478778897397

3A3B289100000578-3923420-image-m-34_1478779110693

Biliq do sulmuesin e Napoli

Posted: 10 Nov 2016 01:55 PM PST

West Ham është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Napoli, Manolo Gabbiadini, raportojnë mediat italiane.

Çekanët më herët transferuan Simone Zaza, gjatë verës, por sulmuesi i huazuar nga Juventus nuk është adaptuar mirë në Premierligë dhe në janar mund të kthehet në Serie A.

Kjo do të thotë që Slaven Biliq duhet të kërkojë tjetër sulmues, dhe Gabbiadini është mundësi e mirë.

Ahmeti: Fitorja e Trump është fatkeqësi e madhe, ai është President i keq

Posted: 10 Nov 2016 01:54 PM PST

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se zgjedhja e Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një "fatkeqësi e madhe".

"Për mua është e paimagjinueshme që një person si Donald Trump të fitojë. Është shok për të gjithë ne. Ne mund të themi 'jo tash mos fol se është bërë President', por kjo është kështu si është", ka thënë Ahmeti.

"E majta ka problem që ka lejuar këtë. Gabimi është që Hillary Clinton ka qenë kandidate, pasi që po shihet se ka një votë kundër establishment. Kandidat më i mirë ka qenë Bernie Sanders".

"Kundër Hillary-it ishte edhe shovinizmi mashkullor. Kur kam jetuar unë në Amerikë, Donald Trump është marrë si hajgare".

"Ky është regres i jashtëzakonshëm, nga Obama të biesh në Trump është një shok që bota nuk po mund ta përballojë".

"Trump është president i keq për Amerikën. Është ngjarje e keqe që do të ketë pasoja për krejt botën. Nganjëherë edhe demokracia i ka të këqijat e veta", ka përfunduar Ahmeti.

klankosova.tv

Ekskluzive: Pamje duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut (VIDEO)

Posted: 10 Nov 2016 01:49 PM PST

Klan Kosova ka siguruar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar me pesë nëntor nga asfiksia, ose mbetja pa frymë. Por, ende nuk ka një vendim përfundimtar se a ka bërë vetëvrasje Dehari, apo është vrarë.

Vetëvendosje thotë se janë të bindur se Dehari nuk e vrau veten, por atë e bëri dikush tjetër.

Këto pamje ekskluzive tregojnë pamje kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut dhe nuk dihet nëse është ende gjallë, apo pa shenja jete.

Pamjet janë pikërisht të datës pesë nëntor, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

A do e pranonte pozitën e kryeministrit Shpend Ahmeti?

Posted: 10 Nov 2016 01:39 PM PST

Kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se ende nuk është diskutuar çështja e kandidimit të tij për Kryeministër të vendit.

Sipas Kryetarit Ahmeti, Vetëvendosje ka program tjetër ku gjithnjë konsultohet brenda saj se cili është i duhuri për detyrën në fjalë për të cilën secili prej tyre do të ishin të gatshëm për të pranuar, njofton Klan Kosova.

”Nuk i kemi pas këto diskutime për të më zgjedhur mua kandidat për Kryeministër”.

”Ne kemi pas dëshirë dhe e kemi në program ta kemi sovranitetin për të vendosur kush është kandidati jonë”.

”Ky bën ky s'bën. Këto kanë qenë diskutimet tona brenda partisë”.

”Ne kemi një program secili prej nesh është i gatshëm t'i përgjigjet secilës detyrë që na u jepet”.

”Nëse merremi me sondazhe qëllimi është për me ardhë në pushtet. Por nuk është ajo çështje”.

”Ne nuk e kemi shpik idealizmin”.

”Nëse vendosin me qenë unë aktiv në politikë mbetëm Kryetar i Prishtinës”.

”Albin Kurti ka qenë kandidat i Vetëvendosjes kur s'kemi qenë të parët në sondazh”.

”I kemi ndal korrupsionin në Prishtinë,  kemi filluar punë të mira. Nuk mund të jetë Prishtina ishull e me bë ça të duash atu”.

”Jemi ne sepse besoj që kemi një organizatë qe kemi thur një program të shkurtë”.

”Sot me të lut me u bë Kryeministër duhet me menduar goxha mirë. Situatë më e vështirë pa siguri në vend në Ballkan, Trumpi President kjo është e rëndë”.

”Duhet me i ulë pak ambiciet personale e me i rrit ato kolektive”.

”Nuk fiton besimin e qytetarëve vetëm nëse del tre herë dhe flet në televizor”.

”Kosova nuk është mirë. Qytetari duhe të lexojnë, nuk ka gjasë mos me të kuptuar. Munden me të jap votën edhe kur ke vjedhë. Ata e çmojnë kontestin e Lëvizjes Vetëvendosje!” ka përfundaur Ahemti, njofton Klan Kosova.

Shenjat që tregojnë se nivelet e hormoneve janë jashtë kontrollit

Posted: 10 Nov 2016 01:30 PM PST

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi funksionon. Si pjesë e sistemit endokrine, ato janë dërguesit kimik në gjak që kontrollojnë disa funksione të rëndësishme në trup,  duke filluar nga sa shpesh jashtëqitni deri sa shpejtë rriten flokët.

Gjendje si sëmundjet e tiroideve, diabeti, madje edhe shtatzëniam mund të çrregullojnë nivelet e hormoneve dhe shfaqin simptoma që ju bëjnë të dyshoni për shëndetin tuaj. Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se hormonet janë jashtë kontrollit:

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të…tiroideve

Jashtëqitni më shumë (ose më pak)

Nëse keni nevojë për të shkuar në tualet gjatë gjithë kohës, ose e kundërta, keni zënë kaps, mund të jenë shenja të hipotiroidizmit (nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroideve) ose hipertiroidizmit (ka më shumë se normalja).

Kjo ndodh sepse hormonet e tiroideve bëjnë që organet më funksionojnë më shpejtë (në rastin e hipertiroidizmit) ose ngadalë (në rastin e hipotiroidizmit).

Sytë duken më të mëdhenj

Nëse dikush ju thotë se sytë ju duken më të mëdhenj ose sikur shikoni ngultas, mund të jetë një shenjë e formës më të zakonshme të hipertiroidizmit, sëmundja Graves. Në këtë rast sytë duken më të mëdhenj duke qenë se janë inflamuar indet poshtë syve dhe si pasojë janë ngritur qepallat.

Nuk ju rriten flokët

Nëse flokët ju janë ashpërsuar ose keni më pak qime në trup – përfshirë edhe në kokë 0 mund të jetë një shenjë e hipotiroidizmit, duke qenë se hormonet e tiroideve janë përgjegjëse për rritjen e qimeve.

Harroni shpejt

Humbja e kujtesës afatshkurtër mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Nivelet e ulëta të homoneve të tiroideve kontrollojnë metabolizmin e trurit dhe funksioni i ngadaltë i trurit ndikon tek kujtesa afatshkurtër.

Keni lëkurë të thatë

Lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Kur trupi prodhon më pak hormone të tiroideve, ai ngadalëson metabolizmin e lëkurës, duke prodhuar kështu më pak yndyra që e mbajnë të butë lëkurën.

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të … diabetit

Keni infeksione vaginale

Infeksionet vaginale mund të lidhen me diabetin, duke qenë se ngatërrohen me nivelet e hormonit të insulinës, Diabeti rrit nivelet e glukozës dhe bakteret që shkaktojnë këto infeksione e duan më shumë sheqerin.

Urinoni shpesh

Nëse urinoni gjatë gjithë kohës, mund të ketë një lidhje me nivelet e larta të glukozës në gjak, duke qenë se pankreasi nuk po funksionin siç duhet për shkak të diabetit. Në këtë rast veshkat punojnë më shumë se ç'duhet për të nxjerrë jashtë sheqerin, prandaj keni nevojë për të shkuar më shumë në tualet.

Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të … shtatzënisë

  • Mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak më shumë se zakonisht.
  • Këmbët i keni më të ënjtura.
  • Keni një shije metalike në gojë.
  • Vëreni njolla të zeza në lëkurë /shendeti/.

Gjigantët e Premierligës në garë për mbrojtësin e Benfica

Posted: 10 Nov 2016 01:29 PM PST

Manchester United i është bashkuar Everton në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Benfica, Nelson Semedo.

Djajtë e Kuq raportohet se kanë vendosur ta lënë Matteo Darmian të kthehet në Itali gjatë janarit, me Inter që ka shprehur interesim për të.

Nëse kjo ndodh, Jose Mourinho është duke shqyrtuar transferimin e Semedo, klauzola e lirimit të të cilit është 54 milionë funte.

“Ja pse nuk po ka sukses United”

Posted: 10 Nov 2016 01:25 PM PST

Johnny Giles ka thënë se Paul Pogba nuk është mesfushor i kompletuar dhe është duke shkaktuar më shumë probleme, sesa po zgjidh, tek Manhcester United.

Ai beson se adaptimi i tij me lojën e skuadrës është gjë shumë problematike për Jose Mourinho.

Madje Giles beson se Pogba është problem më i madh se Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviq, që po ashtu nuk po luajnë mirë.

"Mourinho ka shumë probleme: Rooney, Ibrahimoviq, Pogba".

"Rooney ka marrë gjithë publicitetin, por mendoj se problemi më i madh është Pogba. Ai është lojtar që krijon më shumë probleme nga sa zgjidh. Nuk është i kompletuar".

Në Ora e Fundit: Storia e plotë me pamje nga burgu ku vdiq Astrit Dehari

Posted: 10 Nov 2016 01:24 PM PST

Me fillim në orën 23:00 në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, do të mund të ndiqni një storie të zgjeruar me pamje nga burgu ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrti Dehari.

Disa nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Klan Kosova keni mundur t'i shihni në Zona e Debatit, apo edhe në portalin klankosova.tv, por me fillim në orën 23:00 do të ndiqni një storie të plotë për këtë rast dhe me këto pamje.

Ndiqeni Ora e Fundit me fillim në orën 23:00.

klankosova.tv

Reforma Zgjedhore: Basha takon ambasadorin e OSBE

Posted: 10 Nov 2016 01:19 PM PST

Kur kanë mbetur më pak se 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, OSBE-ja do të ndërhyjë për të vendosur në funksion Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Këtë angazhim ambasadori i OSBE-së e mori gjatë një takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, sipas të cilit është kryeministri Rama ai që ka bllokuar reformën që në muajin maj duke mos pranuar asnjë propozim të Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Reforma u vonua qëllimisht për të pamundësuar votimin elektronik, i cili do t'i priste rrugën shitblerjes së votës"- i tha Basha ambasadorit të OSBE.

Sipas kreut të opozitës, sa herë ka patur zgjedhje këto tre vjet Edi Rama ka treguar se ka përdorur personat e inkriminuar dhe tani po përdor paratë e drogës për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme.

Basha thotë se rreziku më i madh për zgjedhjet e ardhshme është blerja e pushtetit politik nga krimi dhe kjo sipas tij është arsyeja pse Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

OSBE-ja ka angazhuar një ekspert të huaj për të ndihmuar Komisionin e Reformës zgjedhore me amendamente konkrete pet zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ahmeti: Astritit i kanë kërkuar në burg që të bashkëpunojë me pushtetin

Posted: 10 Nov 2016 01:17 PM PST

Kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se tashmë të ndjerit Astirt Deharit, aktivist i LVV-së, që vdiq në rrethana misterioze në burg, i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me policinë kundër Vetëvendosjes.

Sipas Ahmetit ata e shantazhonin Deharin duke i thënë që do t'i japin deri në 10 vjet burg.

"Astritit i kanë shkuar edhe i kanë thanë fillo të bashkëpunosh me pushtetin, se këto aktakuza po vijnë për shkak të Vetëvendosjes. Çfarë pushteti është ky?", ka pyetur Ahmeti.

"Mirëpo unë kam pyetur babin e Astrit dhe ai më ka treguar se Astrit u ka thënë 'edhe 20 vjet mund të mi jepni', duke treguar se nuk do të pranojë bashkëpunim".

"Cilit institucion t'i besojmë tashmë?".

"Nuk mundemi t'i besojmë një institucioni që e ka marrë Astritin në pranga dhe e kanë kthyer në arkivol".

"Në shtete të Europës kur ka raste të tilla, ka hetime gjyqësore që bëhen nga themeli pikërisht nga shteti".

"Mos të ishte në burg, sot Astriti ishte gjallë".

"Kjo është për mua neglizhencë, vrasje politike. Sot Astriti nuk është me ne për shkak të vrasjes politike".

"Nuk po mundemi ne si Vetëvendosje ta përballojmë".

"Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit, ne kërkojmë hetim të pavarur, kërkojmë të ketë hetues të familjes. Kërkojmë drejtësi të pafund".

"Si Shpend, jo vetëm unë por edhe të tjerët nuk besoj që mundemi të flemë rehat në një shoqëri ku mund të arrestohesh pa pik faji dhe të vdesësh në mënyrë të tmerrshme".

"Për mua ka eskaluar shumë situata, jo vetëm për shkak të Astriti, por në qoftë se shteti është në gjendje me i bë këto punë atëherë kjo është gjendje shumë e rëndë e vendit tonë''.

Ahmeti i nevrikosur ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta larguar këtë qeveri.

"Unë do të bëj çmos që ta rrëzoj këtë pushtet, do të luftoj që t'i largojmë këta njerëz nga pushteti", pohoi Ahmeti, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

Vetëvendosja nuk garon për kreun e Drenasit?

Posted: 10 Nov 2016 01:16 PM PST

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se ka mundësi që Lëvizja Vetëvendosje të mos marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

“Ne nuk jemi pajtuar për gjykimin për krime luftë për mënyrën se si është bërë. Ne e kemi diskutuar mospjesëmarrjen fare në zgjedhjet e Drenasit. Dihet si përfundoi Nexhat Demaku me vëllain e tij në burg. Ky ka qenë diskutimi i kryesisë”.

“Nesër nëse shkojmë në zgjedhje është mirë. Kjo qeveri është jolegjitime. Nuk ka kurrfarë programi për qeverisje të vendit. Tash nuk po i ka as votat për ta kaluar demarakacionin. Është ky një kombinim i qulltë i legjitimitetit politik”.

Duke folur për vdekjen misterioze të Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, Ahmeti ka deklaruar se këto gjëra nuk duhet toleruar, pasi këto nuk janë dimensione të shoqërive demokratike, njofton Klan Kosova.

“Në shtetet europiane, një rast si ky i Astritit do të conte në rënien e qeverisë”.

“Nuk duhen toleruar raste të këtilla. Një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë në Kosovë. Ose po pranojmë që po jetojmë në një shtet autokratik. Unë dhe të gjithë duhet të jemi të mbrojtur nga ky shtet”. /klankosova.tv

Trump President: A do u lejojë shqiptarëve Lotarinë Amerikane?

Posted: 10 Nov 2016 01:10 PM PST

Shumë shqiptarë janë trembur pas zgjedhjes së Donald Trump President të SHBA-ve.

Kjo për shkak të retorikave të tij kundër emigracionit.

Në edicionin e sotëm "Pyet Konsullin" në ambasadën amerikane në Tiranë, u shtrua edhe pyetja nëse tanimë do të pranohen emigrantët shqiptarë në SHBA.

Por ja si përgjigjet konsulli.

BISEDA

Qytetari: Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues? Faleminderit paraprakisht!

Konsulli: Sigurisht që do të pranohen, shkruan Lapsi.al, përcjellë Klan Kosova.

Princi Harry do të takohet me Rihanna-n

Posted: 10 Nov 2016 01:00 PM PST

Njeri është i njohur si princ qejfli për të festuar ndërsa tjetra si "vajza e keqe" Riri.

E këta të dy do të takohen gjatë javëve në vazhdim, pasi që është bërë e ditur që Princi Harry do të marrë pjesë në koncertin e këngëtares Rihanna, gjatë vizitës së tij në ishujt Caribbean në Barbados.

Harry, 32 vjeçar i cili është në lidhje me aktoren e serialit "Suits", Meghan Markle, do të takoj këngëtaren në mega koncertin që organizohet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti.

Harry do të qëndroj në një vizitë dhjetë ditëshe në Caribbean në emër të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe.

Prince Harry will meet music royalty on his upcoming trip to the Caribbean when he attends a concert headlined by Rihanna in Barbados

Rihanna will perform at the Golden Anniversary Spectacular Mega Concert in Barbados during Prince Harry's visit to the country 

Rihanna will perform for royalty at an event celebrating 50 years of Barados' independence  

 

Talenti belg në radarin e Arsenal

Posted: 10 Nov 2016 12:58 PM PST

Arsenal është duke përcjellë me kujdes zhvillimin e anësorit shumë të vlerësuar të PSV, Matthias Verreth.

18 vjecari që luan për Belgjika U19 konsiderohet si një ndër talentët më premtues në Eredivisie.

Gunners janë ndër klubet e interesuara për të nënshkruar me të dhe janë duke përcjellë progresin e tij, bashkë me gjigantin e Serie A, Milan.

Related Posts :