Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “John McCain rizgjidhet në Senat” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “John McCain rizgjidhet në Senat” plus 24 more


John McCain rizgjidhet në Senat

Posted: 08 Nov 2016 07:58 PM PST

John McCain është rizgjedhur në senat në Arizona Ai ishte përpara me vota gjatë gjithë kohës.

Tetëdhjetëvjeçari sapo ka fituar një mandat të gjashtë.

Çfarë  fitore sonte për republikanët në Kongres, njofton Klan Kosova.

Clinton fiton Kolorado

Posted: 08 Nov 2016 07:54 PM PST

Hillary Clinton ka fituar Koloradon.

Kjo e fundit i sjellë asaj  nëntë vota elektorale, njofton Klan Kosova

Clinton e fiton Virginian

Posted: 08 Nov 2016 07:52 PM PST

Hillary Clinton ka fituar shtetin e Virginias, ku Tim Kaine është senator dhe ish guvernator.

Clinton me këtë fitore ka marrë edhe 13 vota elektorale duke ngritur kështu rezultatin në 122 derisa Trump ka 167, njofton Klan Kosova.

Clinton e pranon se mund të humbë

Posted: 08 Nov 2016 07:47 PM PST

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton duket se e ka ndjerë se mund të humbë karshi Donald Trump.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka falënderuar stafin e saj që ka punuar në fushatën zgjedhore.

"Ky ekip ka shumë për çka të krenohet".

"Çfarë do që të ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka", ka shkruar Clinton.

Pasqyrë e shkurtër rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Posted: 08 Nov 2016 07:41 PM PST

Trump është duke pasur një natë të mirë. Por rezultatet përfundimtare të të gjitha Shteteve të Bashkuara, ende nuk janë publikuar.

Duke analizuar dritën e tunelit për Trump, Florida është vendi ku repulikanët çdo herë janë mposhtur si kandidat presidencial, njofton Klan Kosova.

Në Virgjinia rezultatet ende nuk kanë konfirmuar Clinton fituese, pavarësisht se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë mbështetur atë.

Ndërkaq në Midwest, në Wisconsin dhe në Michigan, janë shtetet që nuk kanë votuar për republikanët në gjashtë zgjedhjet e mëparshme elektorale, kanë goditur me përkrahjen për Trump duke bërë atë që të dominoj për këtë herë, njofton Klan Kosova.

Por Clinton ka ende shpresë, duke përfshirë performanca të forta në qarqet verione të Virgjinia. Fakti që pjesë të Floridës ende mbeten për t'u numëruar, mendohet se ata po e përkrahin atë fuqishëm sipas rezultateve preliminare në Nevada.

Ajo ka precedent të fort për të qenë e mundur një fitore në ato shtete të lartë përmendura të cilat ndihmojnë të ashturuqajturën ''Blue Firewall'' asnjërën nga to ende nuk është konfirmuar se i ka humbur.

Është ende gara e kandidatëve. Dhe mbetet të shihet në rezultatet përfundimtare, që do të tregonin për rezultatet e zakonshme të shteteve të Nevadas, apo Utah e cila njihet për njoftim të shpejtë të rezultateve, njofton Klan Kosova.

Trump fiton Missourin

Posted: 08 Nov 2016 07:36 PM PST

Donald Trump ka fituar shtetin e Missourit, njofton Klan Kosova. Fitorja e Trump në Missouri i sjell atij 10 vota elektorale.

Clinton fiton New Mexicon

Posted: 08 Nov 2016 07:32 PM PST

Kandidatja demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton  ka fituar New Mexicon.

Me New Mexicon, ajo ka marrë pesë vota elektorale, njofton Klan Kosova.

Florida rikthen Marco Rubion në senat (VIDEO)

Posted: 08 Nov 2016 07:27 PM PST

Senatori republikan Marco Rubio ka fituar mandatin e dytë në garën, ku ai ishte i detyruar për të mbrojtur mbështetjen e tij për Donald Trump.

Rubio  kishte pritur të rizgjidhet për të çuar përpara ambiciet e tij të ardhshme presidenciale, njofton Klan Kosova.

Gratë i dhanë besimin Clinton (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 07:18 PM PST

Deri tash janë numëruar pothuajse shumica e votave nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Është Trump që prinë me vota elektorale, karshi demokrates me 139 : 104.

Nga totali i votave, Clinton ka marrë besim më të madh nga gratë, 54%, kurse të burrave 41%.

Në anën tjetër, kundërkandidati Trump, ka marrë besimin e burrave me 50%, kurse 40% të grave, transmeton Klan Kosova.
hillary mosha

Rusët shpresojnë në fitoren e Trump

Posted: 08 Nov 2016 07:17 PM PST

Sipas raportimeve të fundit, rusët janë duke përcjellur me shumë vëmendje procesin zgjedhor presidencial në SHBA.

BBC, raporton se është duke vëzhguar rezultatet e zgjedhjeve nga një bar saktësisht në qendër të Moskës, njofton Klan Kosova.

E sipas anketave, rusët po shpresojnë që të Donald Trump të dal fitues.

Njëri nga simpatizantët ka thënë madje se nëse Trump fiton, do të jetë një rrokullisje e plotë e botës, njofton Klan Kosova.

Trump nën ethe pret rezultatet

Posted: 08 Nov 2016 07:17 PM PST

Kandidati republikan për president të Amerikës ka postuar një fotografi në rrjetin social Tëitter nga Trump Tower që ndodhet në New York.

Duke i shikuar rezultatet në orën 9:45″, ka shkruar ai, njofton Klan Kosova.

Trump fiton Montanan

Posted: 08 Nov 2016 07:11 PM PST

Donald Trump ka fituar shtetitn e Montanës, një gjë që pritej. Me këtë fitore ai shton edhe tre vota elektorale.

Aktualisht rezultati është Trump – 140 dhe Clinton – 104, transmeton Klan Kosova.

Eric, djali i Donaldit sjellë atmosferën nga Trump Tower (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 07:07 PM PST

Eric Trump, djali i dytë i Donald Trump ka publikuar fotografi në rrjetet sociale nga Trump Tower që ndodhet në New York ku edhe po priten rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Vendvotimet në katër shtete mbyllen së shpejti

Posted: 08 Nov 2016 07:05 PM PST

Vendvotimet në edhe katër shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllen në më pak se 10 minuta, njofton Klan Kosova.

Capture677

Trump 136 – Clinton 104

Posted: 08 Nov 2016 07:00 PM PST

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, është në epërsi kundrejt kandidates demokrate Hillary Clinton.

Bazuar në projeksionet e fundit ai po udhëheq me 136 vota elektorale, ndërsa Clinton ka  marrë 104 sish.

Amerikanët në pritje të rezultateve gjejnë vend për t’u ushqyer (VIDEO)

Posted: 08 Nov 2016 06:34 PM PST

Qytetarë të shumë amerikanë kanë dalë rrugëve të New Yorkut për të pritur rezultatet e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shumë sish ia kanë bërë vetes nga një vend për t`u ulur në rrugë ku edhe po ushqehen.

Ndiqni më poshtë pamjet ekskluzive nga New York, të cilat i sjellë nga atje drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

Trump kryeson në shtetin ku Clinton pritej të fitonte

Posted: 08 Nov 2016 06:30 PM PST

Një garë mjaftë interesante është duke u zhvilluar për president të SHBA.

Tash për tash është Trump që prinë me 128 vota elektorale karshi Clinton. Edhe në shtetin e Virgjinia, ku është pritur të fitonte Clinton është duke kryesuar republikani Donald Trump.

48.6 përqind prinë Trump para Clinton që ka 46.4 përqind, ndonëse ende janë duke u numëruar votat, transmeton Klan Kosova.

A do të ndryshojë Florida, rezultatin e ngushtë në mes Clinton dhe Trump?

Posted: 08 Nov 2016 06:27 PM PST

Florida është e njohur për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve amerikane, e sidomos të atyre të vitit 2000.

E gjithsesi duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë të procesit zgjedhor presidencial në mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe atij republikan Donald Trump, te gjithë po i kushtojnë vëmendje këtij shteti, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton falënderon ekipin e saj

Posted: 08 Nov 2016 06:22 PM PST

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka falënderuar ekipin e saj.

“Ky ekip ka aq shumë për t’u krenuar. Çfarëdo që të ndodhë sonte, ju falënderoj për çdo gjë”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

Trump pëmbys rezultatin merr 128 vota elektorale

Posted: 08 Nov 2016 06:19 PM PST

Kandidati Republikan, Donald Trump, ka fituar në Teksas duke iu shtuar kështu 38 vota elektorale më shumë, pra 128 vota.
Kundërkandidtja e tij, Hillary Clinton, në anën tjetër është me 97 vota elektorale.

Clinton kryeson me 97 vota elektorale

Posted: 08 Nov 2016 06:13 PM PST

Deri në këto momente kandidatja demokrate, Hillary Clinton, është duke triumfuar me 97 vota elektorale, kurse kundërkandidati i saj nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka 84 vota elektorale.

Vlen të ceket që po bëhet një luftë e ashpër në mes të këtyre kandidatëve në Floridë, ku fituesi merr 29 vota elektorale më shumë, transmeton Klan Kosova.

Për tu zgjedhur President i SHBA-së, një kandidat duhet që të ketë 270 vota elektorale.

Nënat me bija në votime (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 06:02 PM PST

Disa gra amerikane kanë marrë me vete vajzat e tyre të vogla  në qendrat e votimit (edhe pse disa prej tyre ishin shumë të vogla për të votuar).

Pas mbylljes së disa prej vendvotimeve Hillary Clinton dhe Donald Trump janë në pritje të rezultateve të cilat do të përcaktojnë se kush do të jetë në krye të Amerikës, njofton Klan Kosova.

http://edition.cnn.com/videos/tv/2016/11/08/mother-daughter-election-day-orig-mobile-aw.cnn/video/playlists/donald-trump-vs-hillary-clinton/

New York pret rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)

Posted: 08 Nov 2016 05:50 PM PST

Qytetarët e New York kanë dalë në sheshe për të pritur rezultatet e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Clinton 75 – Trump 66

Posted: 08 Nov 2016 05:29 PM PST

Hillary Clinton është duke udhëhequt me 75 vota elektorale ndaj 66 të Donald Trump.

Mediat amerikane raportojnë se Trump ka fituar në Indiana, Kentucky, Virginia, Ohio, Georgia, Florida, North Carolina, ndërsa Clinton kryeson në Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, New Hampshire, Wisconsin.

 

 

Simpatizantët e Clinton, përkrahin atë me moton e Trump (FOTO)

Posted: 08 Nov 2016 05:19 PM PST

Simpatizantë të kandidates demokrate, Hillary Clinton, janë parë të kenë brohoritur dhe pritur me padurim momentin e shpalljes së rezultateve përfundimtare presidenciale.

Këta të fundit u panë në ambientet e një holli në Neë York, derisa dhe pankartat e tyre kanë befasuar, njofton Klan Kosova.

Duke vënë një vështrim pankartave përshkrimi i tyre duket të jetë pothuajse me moton e ngjashme të kandidatit republikan Donald Trump.

Për më shumë shikoni fotografitë:

15045728_10209740923576564_1498387841_n

14961302_10209740923616565_1231287019_n

Related Posts :