Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Klan Kosova : “Veprimet të cilat nuk duhet t’i falni” plus 24 more

loading...

Klan Kosova : “Veprimet të cilat nuk duhet t’i falni” plus 24 more


Veprimet të cilat nuk duhet t’i falni

Posted: 06 Nov 2016 01:57 PM PST

Ekzistojnë veprime të cilat në asnjë rast nuk duhet falur. Disa prej tyre janë të dhimbshme, madje dashuria e tillë nuk duhet të kultivohet.

Pesë gjëra të cilat nuk e meritojnë “shansin e dytë”.

Tradhtia – Nëse partneri juaj është jo besnik, nuk ka nevojë edhe më tej të jeni në shoqërinë e tij, sikurse as ai në tuajën.

Gënjeshtra – Pavarësisht nëse bëhet fjalë për gënjeshtër të vogël apo të madhe nuk ka nevojë të jetë në botën tuaj, pasi që të pavërtetat lidhen me njëra­-tjetrën.

Xhelozia – Edhe pse ndoshta mendoni se mund t’ia dilni me një person i cili është xheloz, megjithatë mendoni dy herë ­ në fund gjithmonë bien “maskat”.

Ofendime dhe agresivitet – Nuk janë e njëjta gjë, por janë të tmerrshme të dyja. Askush nuk është i obliguar t’i durojë ofendimet e dikujt sikurse edhe sjelljen e dhunshme.

Manipulimet – Partneri i cili manipulon në lidhje zakonisht ka frikë nga vetja, edhe pse duket mjaft me vetëbesim. Askush nuk guxon t’ju urdhërojë e as të kërkojë të bëni apo flisni gjëra kundër vullnetit tuaj.

Neymar i vë një epitet Suarez

Posted: 06 Nov 2016 01:54 PM PST

Luis Suarez ka shënuar edhe një gol në fanellën e Barcelonës. Këtë uruguaiani e ka bërë në ndeshjen me Sevilla, ku Barca ka epërsi prej 1:2.

Ky është goli i 64-të në paraqitjen e 73-të për Suarez për skuadrën nga Camp Nou.

E këto statistika kanë bërë që bashkëlojtari i tij, Neymar të bëjë një cilësim për të.

Braziliani ka thënë se Suarez është pa kurrfarë dyshimi, sulmuesi më i mirë në botë, transmeton Klan Kosova.

Këngëtari del në skenë pas një muaji vuajtje nga depresioni

Posted: 06 Nov 2016 01:52 PM PST

Kid Cudi është rikthyer në skenë të shtunën mbrëma. Kështu kjo është paraqitja e tij e parë publike që prej shkuarjes në rehabilitim pasi po vuante nga depresioni.

"Më dëgjoni, më mungon secili nga ju dhe secilin prej jush e dua shumë", ka thënë si në momentin që ka dalë në skenë në ComplezCon në Long Beach në Calif.

"E di se jeta është çmenduri, por mund të ia dalim".

Bazuar në Complex, Cudi i lindur në Scott Mescudi ka kënduar hite si "Pursuit of Happiness", "Frequency" dhe "Erase Me", transmeton Klan Kosova.

Nacionalistët rusë prapa atentatit ndaj Millo Gjukanoviq

Posted: 06 Nov 2016 01:45 PM PST

Kryeprokurori Special i Malit të Zi ka thënë se nacionalistë nga Rusia janë prapa një atentati ndaj kryeministrit Millo Gjukanoviq, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Milivoje Katnic ka thënë se komploti për vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor është planifikuar të bëhet me snajper nga një distancë e gjatë.

Personat që kishin organizuar komplotin po planifikonin që të hynin dhunshëm në parlament dhe të ngritnin një qeveri pro-ruse.

Në këtë ngjarje thuhet se nuk ka të dhëna nëse është përfshirë shteti rus.

Rreth 20 veta ishin arrestuar në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor ku dhe ishin identifikuar si paramilitarë serbë.

Këto ditë priten përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Shqipëri

Posted: 06 Nov 2016 01:40 PM PST

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka urdhëruar ngritjen e Shtabit të Emergjencave në të gjithë vendin, për shkak se duke nisur nga mesdita e 7 nëntorit pritet përkeqësimi i motit, me reshje të dendura, që do të shkaktojnë përmbytje.

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Përveç përmbytjeve, ka gjasa që të ketë edhe rrëshqitje të tokës, në disa zona të caktuara. Situata pritet të përkeqësohet më 8 nëntor, sidomos në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike­operacionale për të reaguar sipas situatës.

Gjithashtu, këshillohen shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit, shkruan Shekulli.

 

Suarez i jep Barcës epërsinë (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 01:16 PM PST

Ndeshjen kundër Sevillas, nuk e nisën aspak mirë. Madje edhe pësuan gol.

Por futbollistët e Barcelonës, arritën që gjithçka ta kthejnë në favorin e vetë.

Është Luis Suarez që ka shënuar për epërsinë e katalanasve 1:2 në këtë takim. Kurse në fund të pjesës së parë ka qenë Messi që ka barazuar.

Ky është goli i Suarez:

Papa Françesku kujton 38 martirët shqiptarë

Posted: 06 Nov 2016 01:15 PM PST

Gjatë meshës të së dielës në Vatikan, Papa Francesku ka predikuar edhe për 38 martirët, viktima të persekutimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Papa tha se këta martirë janë sakrifikuar në emër të besimit të tyre fetar. Ai tha se këta njerëz kanë pranuar torturat dhe vdekjen, por nuk hoqën dorë nga Zoti.

"Dje në qytetin e Shkodrës të Shqipërisë u lumturuan 38 martirë: dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një semiraniste dhe disa laikë, viktima të persekutimit të egër ateist, që e dominoi atë vend gjatë shekullit të kaluar. Ata preferuan të vuajnë burgun, torturat e deri edhe vdekjen, vetëm që të ishin besnikë të Kishës dhe të Krishtit.

Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që na duhet në momentet e vështirësitë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje", ka thënë ai.

Ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre, u zhvillua gjatë ditës së shtunë në qytetin e Shkodrës, në Katedralen e Shën Shtjefnit, përpara 10 mijë pelegrinëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia.

Ushqimet që përshpejtojnë plakjen

Posted: 06 Nov 2016 01:11 PM PST

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç'jemi?

Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit "Health" 14 prej tyre.

1) Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Pijet alkoolike. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s'ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, shkruan Shije, Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve ndaj këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të pritet të paktën 1 orë e më pas të lahen dhëmbët.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t'i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Kripa e tepruar. Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t'ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

6) Qoftet dhe sallamrat. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Meta tregon kur do t’i kthejë përgjiigje Ramës për koalicionin

Posted: 06 Nov 2016 01:05 PM PST

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha pas votimit për kreun e partisë se më shumë se fituesi atij i intereson procesi.

"Mendoj se gara është ajo që kemi parë e do shohim deri në fund, të gjithë kanë qenë të ftuar për të konkurruar, shpresoj të jetë një moment i ri. Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit dhe shkalla e pjesëmarrjes dhe për këtë edhe komisioni ka dërguar vëzhgues nga qendra, për të shmangur fiktivitet, por edhe për të kuptuar shkallën e motivimit".

Meta njoftoi se në datën 3-4 dhjetor LSI do të mbledhë Konventën Kombëtare e cila do të vendosë edhe për koalicionet në zgjedhje. Pyetjes nëse do të kërkpojë LSI do të kërkojë postin e kryeministrit, Meta dha këtë përgjigje:

"Përgjigjen do ta jepte më mirë kandidati Spahiu, për mua më e rëndësishme është sot që LSI të tregojë shkallë të lartë motivimi. Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizim i LSI, sa më e fortë të jetë ajo aq më e qetë, sigurt është Shqipëria, fuqishëm është dialogu politik në vend dhe e ardhmja evropiane e vendit" – tha Meta.

E tmerrshme: Robin Van Persie humb njërin sy përjetësisht (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 01:03 PM PST

Futbollisti i Fenerbahce, Robin Van Persie ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në sy gjatë ndeshjes me Akhisar Belediyesport.

Raportimet e fundit nga Turqia thonë se ish-ylli i Manchester United dhe Arsenal nuk është në koma, por që ka humbur të pamurit në syrin që lëndoi.

Ai është parë i gjakosur në momentin që është larguar nga fusha, e më pas edhe nga stadiumi, transmeton Klan Kosova.

Edhe në Tiranë homazhe për Astrit Deharin

Posted: 06 Nov 2016 12:55 PM PST

Sonte u mbajtën në Prishtinë.

Por homazhe për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari që ndërroi jetë të shtunën do të mbahen edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur, Lëvizja Vetëvendosje përmes faqes zyrtare në Facebook.

"Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza (para Universitetit) mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari", shkruan në këtë njoftim.

 

Gjërat që menjëherë duhet t’i fshini nga Facebook

Posted: 06 Nov 2016 12:50 PM PST

Facebook di shumëçka rreth jush. Sidomos gjërat të cilat ju i shpërndani me miqtë. Edhe ato që i bëni për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Por kjo e ka edhe anën e keqe të vetë.

Shumica e informacioneve ruhen dhe shpërndahen me dashakeqësi  dhe këtu është shumë më rëndësi që të jeni të kujdesshëm për të dhënat tuaja.

The Independent ka përpiluar një listë të gjërave të cilat konsiderohen se nuk duhet publikohen në këtë rrjet social dhe nëse janë të shpërndara të fshihen.

Së pari janë përfshirë gjërat për të cilat ju jeni më të interesuar. Më pas vijnë data juaj e lindjes, adresa e shtëpisë dhe shkolla ku vijoni mësimet, apo vendi i punës.

Dhe kjo listë përmbyllet me gjërat që keni shpërndarë shumë vite më parë, pasi marrë parasysh Facebook ka disa vite që përdoret në masë të madhe, e ju mund të jeni i turpëruar me to, transmeton Klan Kosova.

Lajmi i Fundit: Hillary Clinton nuk do të akuzohet për emailet

Posted: 06 Nov 2016 12:45 PM PST

FBI ka njoftuar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim nga vendimi i korrikut, që do të thotë se nuk do të ngre asnjë akuzë ndaj Hillary Clinton në lidhje me çështjen e emailave, njofton Klan Kosova.

Çështja e përdorimit të serverit privat për emaila zyrtarë rrezikonte të shndërrohej në pengesë të madhe për kandidaturën e Clinton.

Fenomeni i rrallë në Rusi i krijuar nga topat e borës (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 12:44 PM PST

Natyra ka dhuruar një spektakël të pazakonte në Gjirin Ob, në veriperëndim të Siberisë në Rusi, ku mijëra topa bore mbuluan një pjesë prej 18 kilometrash të bregdetit, madhësia e të cilëve arrin gati një metër.

Disa nga topat kishin madhësinë e topave të tenisit. Topat e tjerë ishin pothuajse aq të mëdhenjë sa një top basketbolli.

Banorja në fshatin Nyda, Ekaterina Chernykh tha se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë.

“Ne të gjithë ishim shumë të befasuar. Shumë njerëz besonin këtë gjë vetëm kur e panë me sytë e tyre. Kjo nuk ka ndodhur më parë. Është kaq interesante “.

 

 

Messi aty ku duhet, barazon para pushimit (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 12:42 PM PST

Lionel Messi e ka çuar Barcelonën në pushimin mes dy pjesëve me rezultat të barabartë ndaj Sevillas.

Vendasit kishin krijuar epërsi herët në lojë, por që dy minuta pa përfunduar kjo pjesëlojë, argjentinasi ka arritur që të sigurojë barazimin, transmeton Klan Kosova.

Ky është goli i Messi:

Kështu duket Bebe Rexha para nisjes së “MTV Europe Music Awards” (FOTO)

Posted: 06 Nov 2016 12:41 PM PST

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të jetë prezantuesja e "MTV Europe Music Awards" e cila do të mbahet sonte në orën 21:00 në Rotterdam të Holandës, transmeton Klan Kosova.

Disa minuta para nisjes së mbrëmjes që do të prezantohet nga vetë këngëtarja për herë të parë, Bebe Rexha ka postuar një fotografi në Instagram.

“30 minuta para natës më të madhe në jetën time.Shikoni MTVema drejtpërdrejt në të gjithë botën.Unë do të jem prezantuesja për herë të parë”.

 

 

Ish-ushtaraku i prinë garës presidenciale në Bullgari

Posted: 06 Nov 2016 12:37 PM PST

Ish-komandanti i Forcave Ajrore të Bullgarisë, Rumen Radev ka një epërsi të lehtë në zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur këtë të diel.

Sipas "Exit Polls" kandidati socialist ka fituar raundin e parë në këtë zgjedhje, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Goli numër 25 mijë në Premier League mban emrin e Ibrahimovic

Posted: 06 Nov 2016 12:23 PM PST

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin 25 mijë në Premier League në ndeshjen kundër Swansea City.

Suedezi shënoi golin e dytë në Liberty Stadium që mban shifrën historike, për të shënuar edhe më pas në fitoren 1:3.

Ai iu bashkohet emrave si Les Ferdinanda që ka shënuar golin numër 10 mijë dhe  Marc Albrighton atë 20 mijë, transmeton Klan Kosova.

Barcelona në disavantazh (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 12:14 PM PST

Sevilla është në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga.

Është Vitolo ai i cili ka realizuar për vendasit në minutën e 15-të të takimit, transmeton Klan Kosova.

Ky është goli i Vitolo:

Bebe Rexha, prezantuese e “MTV Europe Music Awards”

Posted: 06 Nov 2016 12:00 PM PST

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha do të jetë prezantuesja e “MTV Europe Music Awards” e cila do të mbahet sonte në orën 21:00 në Rotterdam të Holandës, transmeton Klan Kosova.

Përveç prezantimit të shfaqjes, 27-vjeçarja është edhe e nominuar në kategoritë “Best New” dhe “Best Push”.

Për këtë arsye edhe do të interpretojë live disa prej hiteve të saj më të njohura, siç është “In The Name Of Love”.

Korab Sejdiu tregon fajtorët e vdekjes së Astrit Deharit

Posted: 06 Nov 2016 11:47 AM PST

Juristi Korab Sejdiu ka thënë se fajtorë në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka sa të duash, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se faj në këtë vdekje tragjike kanë, gjykatat, prokurorët, Gjykata Kushtetuese, Ministrisa e Drejtësisë, kurse mbi të gjitha e vë politikën.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në profilin e tij zyrtar në Facebook:

"Faji shumë shpesh është jetim. Mirëpo, ne rastin e vdekjes tragjike të Astrit Deharit, shumë të tjerëve para tij, dhe shumë të tjerëve që do të jenë në të ardhmen, fajtorë ka sa të duash.

Fajtor janë prokurorët që kanë bërë shprehinë që të kërkojnë paraburgim automatikisht, pavarësisht a mendojnë se mund t’i dëshmojnë me prova kriteret nga Kodi i Procedurës Penale (“KPPK”). Kjo në kundërshtim me detyrimin e tyre ligjor dhe profesional që të kërkojnë drejtësi e jo detyrimisht burgosjen dhe gjetjen e fajsisë.

Fajtor janë edhe gjykatat, të cilat, kanë kaluar barrën tek të pandehurit që të dëshmojnë pse paraburgimi nuk duhet urdhëruar – e kjo në kundërshtim të plotë me KPPK-në, Kushtetutën tonë, Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, dhe qëndrimet e qarta të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut – që e arsyetojnë paraburgimin vetëm si opcionin e fundit, kur asnjë masë tjetër nuk kryen punë. Gjykatat urdhërojnë paraburgimin tek ne, me të njejtën lehtësi si përshkruhet paracetamolli. E ankesat për paraburgim kalojnë shkallët ankimore sa për sy e faqe, pa u lexuar fare.

Fajtor është edhe Gjykata Kushtetuese. Para 2-3 vitesh, dërguam rastin e njeriut që qëndroi gati 5 vite në paraburgim pa gjykim, dhe përkundër materialit voluminoz që përshkruante këtë shkelje eklatante të të drejtave të njeriut, Gjykata Kushtetuese huqi mundësinë që të edukojë gjykatat e rregullta lidhur me këtë problem të jashtëzakonshëm – ky institucion vendosi që të imponoj një standard të pabazuar as në ligj e as në Kushtetutë për të injoruar problemin masovik të paraburgimit. Kjo, përkundër raporteve të qarta të OSBE-së se paraburgimi është shkelje masovike e të drejtave të njeriut nga gjykatat në Kosovë, përfshirë edhe EULEX.

Fajtor është edhe Ministria e Drejtësisë, që mbikqyrë Sherbimin Korrektues në Kosovë. Ky sistem, që është nënë për të fortit, e njerkë e pamëshirshme për të tjerët, ekziston sa për të thënë, me mungesë aftësie, profesionalizmi dhe guximi për të kryer funksionin që kanë.

E mbi të gjithë, fajtore është politika, që toleron dhe inkurajon një zingjirë të tillë, që nga të pandehurit krijon viktima.

Mbajtja e gjithë këtyre përgjegjës, nuk do ta këthen Astritin. I ndjeri e paqtë të lehtë dheun e Kosovës, e familjes së tij Zoti ua dhashtë gajretin. Por ndoshta, do të zvogëlonte numrin e tragjedive të tilla në të ardhmen!"

 

May zotohet për largimin e Britanisë nga BE-ja

Posted: 06 Nov 2016 11:46 AM PST

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka thënë se do të vazhdojë me planin për largimin e plotë nga BE-ja, duke kundërshtuar kritikat për strategjinë e saj të BREXIT, që është vlerësuar se mund të bllokohet në Parlament.

Plani i qeverisë për fillimin e procesit dy vjecar të shkëputjes nga fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm u vu në dilemë javën e kaluar pasi një gjykatë vendosi se Parlamenti duhet të konsultohet rreth vendimit.

May ka deklaruar se është e bindur në rrëzimin e këtij vendimi.

 

 

“Pse është fajtor Rama për vrasjen në karburantin e Sarandës”

Posted: 06 Nov 2016 11:38 AM PST

Sipas deputetit të PD-së në Shqipëri, Flamur Noka, vrasja e 44-vjecarit në Sarande është një dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë në vend, pasigurinë e sundimin e krimit.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Nokës:

"Ja ku e coi Edi Rama vendin, duke e ndare ne dy bote. Nje qytetar i ndershem qe punon roje naten ne karburant per te siguruar ilacet e se bijes se semure, dhe ne boten tjeter nje njeriun e droges qe kalon gjithe Saranden me cifte ne dore, pa asnje pengese dhe vret me gjakftohtesi per te marre 600 mije leke. Edi Rama ka hequr dore nga detyra e tij per te siguruar rend dhe ka krijuar parajsen per drogen e drogmenet, grabitesit e banditet me arme. Pak kohe me pare u tha karburanteve te sigurohen vete se shteti nuk ben dot detyren e tij. Ky eshte fundi i kontrates. Qytetaret nuk kane zgjedhje tjeter, te marrin situaten ne dore e te sjellin ne krye nje qeveri qe ben detyren, qe ofron rend e shtyp krimin pa meshire"- thotë Noka në një deklaratë të shpërndarë nga PD”.

Gjuetarët shkrepin plumbat e parë në ditën hapëse të sezonit të gjuetisë (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 11:33 AM PST

Janë nisur për gjueti për t'ia bërë sefte sivjet.

E nuk vonoi shumë gjuetarët e të klubit "Kaprrolli' nga Prishtina filluan t'i shkrepnin plumbat e parë për këtë vit, në fshatin Prapashticë të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Kështu me të shtëna u sinjalizua hapja e sezonit të gjuetisë.

Për të qenë sa më efektiv pos armëve të domosdoshme për gjuetarët janë radiolidhjet dhe qenët.

Bajram Vita, po thotë se del në gjah që nga vitet e 70-ta, tregon se cili ka qenë gjahu i tij përgjatë këtyre viteve.

Sezoni  i gjuetisë 2016-2017, do të zgjasë deri me 15 janar.

Më poshtë ndiqeni kronikën e plotë të gazetarit Valon Rashiti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vetëvendosje: Shteti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 11:32 AM PST

Në mesditë drejtuesit e Vetëvendosjes thirren konferencë për media pikërisht për të folur rreth vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Deharin, njofton Klan Kosova.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit i la institucionet shtetërore.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Vullnet Krasniqi

 

 

 

 

Related Posts :