Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, në kërkim edhe 4 studentë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, në kërkim edhe 4 studentë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, në kërkim edhe 4 studentë

Posted: 22 Nov 2016 02:30 AM PST

pranga 22Skema e korrupsionit në Universitetin e Shkodrës ka qenë një organizim i mirëfilltë mes pedagogëve sekserëve dhe studentëve. Nga operacioni i koduar "The Bill" janë arrestuar 9 persona, mes tyre dy pedagogë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.

Policia thotë se në kuadër të këtij operacioni është zhvilluar hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre shtetasve, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qenë kalues në provime.

Të arrestuarit janë:

1-Simon Lufi, 53 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

2-Rokin Daberdaku, 44 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

3-Ndoc Deda, 51 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

4-Vebi Bala, 65 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

5-Ermal Lera, 30 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

6-Brunilda Alushi, 22 vjeçe, banuese në Burrel (studente)

7-Vebi Alushi, 50 vjeç, banues në Burrel

8-Arsen Lekaj, 20 vjeç, banues në Shkodër (student)

9-Renato Trushi, 20 vjeç, banues në Vau Dejes (student)

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :

1-J.H. 20 vjeç, banues në Lezhë, (student)

2-E.B 21 vjeçe, banuese në Vau Dejes (studente)

3-B.H 25 vjeç, banues në Vau Dejes, (student)

4-A.H. 21 vjeç, banues në Shkodër, (student)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale, "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona që ushtrojnë funksione publike".

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Drejtësia”, Kushtetuesja nuk heq masën e pezullimit të Vettingut

Posted: 22 Nov 2016 02:00 AM PST

Kushtetuesja1Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së PD-së për deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit të Vettingut.

Në seancë ndodhet edhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin për të parë nga afër procesin. Ndërkohë Partia Demokratike përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi dhe ekspertët Bardhi dhe Ivi Kaso.

PS përfaqësohet nga deputetët Majko, Hysi, Fatmir Xhafaj dhe Ulsi ManjaUnioni i Gjyqtarëve përfaqësohet nga Gerd Hoxha

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Letrat e Mitrush Kutelit për Lasgush Poradecin

Posted: 22 Nov 2016 01:49 AM PST

Alda Bardhyli

Mitrush KuteliNë janar të vitit 1942 Mitrush Kuteli, nga Bukureshti i mbështjellë nga dimri i gjatë, ulej ti shkruante një tjetër letër mikut të tij Lasgush Poradeci. Nuk ishte vetëm qyeteti ku kishin kaluar fëmijërinë ai që  lidhte miqësinë mes tyre, por dhe kryeqyteti rumun, ku kohë më parë Lasgushi kishte qënë student i Arteve të Bukura. "Letrën t'ënde të shkrojtur në Poradec më 23 të Korrikut 1941 e mora sot më 22 Janar 1942. S'di as unë ku munt të kish ngecur, si ngjan dendur në rethana të jashtëzakonshme, si këto t'onat. Unë jam mirë: dimëroj. T'a këndova me gëzim vjershën "Durimi". Më pëlqen alternanca e tetë dhe pesë rrokjeve. Kjo i jep intensitet dhembjes së brendëshme. Prej shumë kohë, në arratime të reja e të vjetra, nuk pata dëgjuar e folur shqip…", I shkruan Kuteli. Lasgushi i kishte nisur për lexim vjershën "Durimi", po kështu dhe Kuteli përmes letrave i kishte nisur për të lexuar disa dorëshkrime. Dy personazhet e letrave shqipe ndanin përmes letërkëmbimeve mendime mbi atë cfarë shkruanin, duke i kwrkuar shpesh kwshilla njwri tjetrit. Kuteli pohon në letër se poezia nuk është fusha e tij dhe vetëm kur dhembja del kraharorit, atëherë vargjet i vijnë natyrshëm. Në letër ai i flet dhe për përfshirjen në "gardën e hekurt" rumune, kohën që kaloi në luftë në Ukrahinë, duke e porositur që të mos tregojë nga shtëpia. Në letrën tjetër Kuteli i shpreh ngushëllimet mikut për humbjen e nënës, dhe më pas e pyet në mund ti dërgojë disa novela për tia lexuar. Jo vetëm letërkëmbimet që janë bërë publike këto kohë nga pasardhësit e shkrimtarit, por dhe disa recencione të Kutelit mbi poezinë e Lasgushit, tregojnë mbi vlerësimin që shkrimtari që kishte për poetin dhe mikun e tij të ngushtë, duke e konsideruar shpesh edhe si një mentor të letrave."Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t'i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë. Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht", shkruan Kuteli në një analizë mbi poezinë lasgushiane.

Letrat:

Egregio Signior Dott Lasgush Poradeci

Profesore Tirana

24 Janar 1942, Bukuresht

I dashur Llazar,

Letrën t'ënde të shkrojtur në Poradec më 23 të Korrikut 1941 e mora sot më 22 Janar 1942. S'di as unë ku munt të kish ngecur, si ngjan dendur në rethana të jashtëzakonshme, si këto t'onat. Unë jam mirë: dimëroj. T'a këndova me gëzim vjershën "Durimi". Më pëlqen alternanca e tetë dhe pesë rrokjeve. Kjo i jep intensitet dhembjes së brendëshme. Prej shumë kohë, në arratime të reja e të vjetra, nuk pata dëgjuar e folur shqip…

Ja po të dërgoj edhe unë një vjershë t'imen. Pa fjalë se poezija nuk është fusha ime. Ti fort mirë e di. Po, janë rethana kur edhe korbi – jo vetëm bilbili – ndjen shtytjen e brendëshme, të buçasë. Se zëri i tij nuk i ngjan erës së temjanit po të katranit, kjo është e vërtetë.

"VDEKJA IME" është një farë "elegjije" ose "vajë" si thua tinë. Masa: tetë e gjashtë rrokje që munt të pasqyrojë më mirë regëtimet e shpirtit.

E shkrojta në Tetor 1941, kur marshoja për në ballin e luftës (këtë punë ti lipset t'a mbash për vete, të pa thënë, – nuk është mirë t'a dijë as Nëna as Babaj, e asnjeri!).

Dy sende m'a patnë turbulluar, asohere, shpirtin: malli i tronditshëm i v e n d i t, i baltës s'onë, edhe dhembja e Nënës. Nga shtatë strofat, një është për hyrje, tri për tokën, tri për Nënën.

Ti po t'a gjesh të udhës mund t'a shtypësh pa asnjë shpjegim mi rethanat që të shkrojta.

Më duket se kam disa dorëshkrime proze, të vjetra. Po të gjej rast, do të t'i dërgoj. Dua të shtyp së shpejti (dorëshkrimi është afron gati) një volum të vogël me folklor "CANTECE SI DESCANTECE DIN MOLDOVA NICA – Transnistria" të mbledhura prej meje përtej lumit Nistër.

Edhe një herë, përsëri, të lutem që prindërit nuk lipset të dinë se isha edhe unë përtej. Tjatër herë të kam për të shkruar, ty, rethanat.

Me dashuri, yti – Dhimitraq

 

VDEKJA IME

 

Po të vdes në dhé të huaj

– Shorte mërgimtari –

Të m'a bëni varrin t'im,

Ku do bje së pari

E një grusht nga balta jonë,

– Dhe nga dheu i vetë –

Të më sillni e t'a vini

Drejt ne zemr e shkretë.

 

Do më çlodhet q'asohere

Trup i rraskapitur,

Ky trup që kaqe dëshërime

M'a patnë zhuritur.

 

Se kjo balt e vendit t'onë

Mallet do m'i shuaj,

S'do më duket fort i rëndë

Po ky dheu i huaj…

 

Pa të vini të m'i thoni

Nj' asaj Nënës s'ime:

Zi mos qajë, zi mos mbajë

Po asnjë thërrime;

 

Se m'i lumtur jam i fjetur

Se sa i mërguar,

Mot pas moti arratije

Zemër copëtuar.

 

Pa fytyr' e saj e tretur

– Që e kam ikonë –

Lart mi varr do më qëndrojë

Sot e përgjithmonë…

 

Mitrush KUTELI

Ukrainë, Tetor 1941      

 

 

Lasgush Poradeci

Rruga e Shëngjergjit nr 5

Tirana Albania

Bukuresht – 29 Maj 1941

 

I dashur Llazar,

Letrën e mora. Fort më hidhëroj pushimi i Mëmës s'ate të dhemshur. Kështu është jeta. Lotë e dhembje. Si ka qënë në fillim. Të jesh i lumtur se e pate parë shpesh në vitet e fundit. E se ka një varr ku munt të gjunjëzosh.

Jam mirë. Shkruajm në drejtimin e vjetër – pa as një titull, përveç emrit. Dëshëroj të nisem që të shoh vëndin t'im. Ç'u bë libra që pregatitnje? A munt të të dërgoj dorëshkrime nuvelash për do një të përkohëshme?

Me dashuri Kuteli

 

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ekzekutimi i Patës, policia: Autorët qëlluan nga brenda makinës, arrestohet Alinani

Posted: 22 Nov 2016 01:45 AM PST

 

Nilgert-PataPolicia e Fierit ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen e Nilgert Patës, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz brenda në makinë. Sipas burimeve të policisë janë shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë 18 persona. Policia bën të ditur se nuk dihet nëse autorët kanë qenë me maskë apo jo, pasi ata kanë qëlluar brenda makinës dhe kanë nxjerrë vetëm krahun jashtë.

Ndërkohë, policia ka marrë dëshminë e shtetasit Ari Alinani, 39-vjeçari që mbeti i plagosur. Ai ka thënë se nuk e njihte Nilgert Patën, por se atë ditë ka qenë shoferi i tij në momentin kur ndodhi atentati. Policia dyshon se ai nuk po bashkëpunon për zbardhjen e krimit, e për pasojë  e ka arrestuar. Ndërkohë i plagosuri ndodhet të repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal të Fierit, nën vëzhgimin dhe ruajtjen e patrullës së policisë, deri sa ai të kurohet dhe më pas të shoqërohet në komisariat.  Ndaj Alinanit rëndon akuza për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se Nelgert Pata i ruhej një atentati të mundshëm dhe për këtë arsye ai është "shpërngulur" me banim në periferi të qytetit të Fierit. Por, përpjekjet e 34-vjeçarit kësaj here kanë dështuar, pasi dyshohet që atentatorët ta kenë ndjekur nga pas. Këta të fundit, pasi kanë mësuar hotelin ku rrinte Pata, kanë studiuar lëvizjet që kryente ai për të organizuar më pas vrasjen. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se dy vrasësit kanë pasur edhe një bashkëpunëtor që ka qëndruar përballë hotelit. Nelgert Pata, i ekzekutuar të dielën në Fier, është një personazh i njohur në trafikun e prostitucionit në Norvegji, ku mendohet dhe ka zanafillën aktiviteti i tij kriminal.

Emri i tij është i lakuar në televizionet lokale norvegjeze, të cilat ndoqën edhe procesin e tij gjyqësor në Tiranë. Ai ka zotëruar rrjetin e prostitucionit në Trondheim të Norvegjisë së bashku me tre vendas, aktualisht të dënuar për këtë akuzë.  Kur Pata u arrestua në Shqipëri, autoritetet norvegjeze ishin tejet të interesuara për dënimin e tij. Tre gra të rrjetit të tij të prostitucionit në Norvegji dolën dëshmitare, pasi dhanë të gjitha dëshmite e tyre përpara policisë lokale atje.

Me dëshmitë e tyre në Norvegji u dënuan pesë persona, të cilët ishin anëtarë të këtij rrjeti. Të gjitha të dhënat e sjella nga Norvegjia i vlejtën Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë për ta dënuar atë me 16 vjet burgim, ndërsa të atin një vit më pak.  Të njëjtin vendim la në fuqi edhe Apeli i Krimeve të Rënda, por Gjykata e Larte i përgjysmoi atë, pasi vlerësoi se duhej ndryshuar kualifikimi i veprës penale.

 

Gjykata e rrëzoi akuzën e bashkëpunimit, duke i dhënë tetë vjet burg, duke arsyetuar se nuk kishte prova se vepra penale ishte kryer në bashkëpunim.  Policia norvegjeze rastin e të riut Pata e quan një ndër bashkëpunimet më të mira në historinë e saj me shtetin shqiptar deri në momentin kur ai mori edhe dënimin e parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por më pas ai u la i lirë.

Në reportazhet televizive për veprimtarinë e Patas, media norvegjeze i ka kushtuar rëndësi edhe aktivitetit të tij të mëpasshëm penal, si atë të rrëmbimit dhe kërcënimit të një biznesmeni në Greqi, apo edhe vepra penale të tjera.  Dosja e ardhur prej Norvegjisë, ku kishte të dhëna të mjaftueshme për dënimin kapital të Patës në Norvegji, u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në vendin tonë.

Nëse do të kishte mbetur në fuqi dënimi i Patës, ky i fundit nuk do të ishte pjesë e zinxhirit të vrasjeve kohët e fundit, i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, ku kanë mbetur disa viktima dhe disa të plagosur.  Historia e këtyre përplasjeve ka të paktën 16 vjet dhe nga policia anëtarët e dy bandave rivale konsiderohen si tepër të rrezikshëm

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sëmundja e gjedhit, Basha: Shërohet me një qeverisje për njerëzit

Posted: 22 Nov 2016 01:34 AM PST

Basha ne ElbasanKryetari i Partisë Demokratike takohet me banorët e Mjekësit që po humbin gjënë e gjallë nga dermatoza. Askush nuk u siguron vaksinën të cilën nuk e përballojnë ta blejnë vetë. Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve në fshatin Mjekës të Elbasanit të cilët ndodhen në prag katastrofe ekonomike. Sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, po shfaros lopët çka për shumicën e këtij fshati me mijëra banorë, pak kilometra nga Elbasani, është falimentim i plotë. Fshati ka pak tokë, ndaj banorët kanë investuar në blegtori duke u mbështetur tek shitja e qumështit dhe mishit. Por brenda pak javësh sëmundja po shkatërron gjithçka që ata kanë investuar në jetë për shkak të neglizhencës qeveritare, pasi askush nuk u ka siguruar vaksinat e nevojshme.

Fermerët e pashpresë nga qeverisja gjetën mbështetjen e liderit të opozitës. Të ndërgjegjshëm që kafshët e tyre të prekura nga sëmundja nuk kthehen më, ata kërkuan kthimin e shpresës tek Lulzim Basha.

"Të gjithë këtu janë të prekur nga lopët por një ditë do të dalim edhe për fëmijët në shkolla. Po hyn droga në shkolla. Bashkëfshatarët e mi jetojnë me 1 ose 2 lopë dhe shesin qumështin. Kanë dy javë që nuk i mjelin më se i kanë të sëmura dhe secili mundohet të sigurojë veteriner në mënyrë private për vaksinat që i paguajnë vetë", u shpreh një prej fermerëve.

Një tjetër banor i Mjekësit thotë se vaksinat janë blerë privatisht nga 25 mijë lekë por shumë prej tyre nuk kanë pasur mundësi ti përballojnë.

"Nuk kemi burim tjetër të ardhurash përveç asaj lope që kemi dhe mbajmë familjen gjallë", tha një tjetër fermer.

Lideri i opozitës u shpreh se qeveria është larguar nga njerëzit, ndaj dhe njerëzit duhet të largojnë qeverinë për një qeverisje për njerëzit.

"Lekë për avion privat ka, lekë për ekspozita ka por lekë për ju nuk ka. Lekë për vaksina nuk ka, lekë për subvencione nuk ka, lekë për pensione nuk ka. Pse?! Sepse i ka marrë të gjitha për vete. Kaq e thjeshtë është. Kjo është e vërteta. Kjo është një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për vete. I ka harruar njerëzit. I ka vënë vizën njerëzve.

Programi jonë është për subvencione të drejtpërdrejta për fermerin; pa nipt, pa burokraci, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral shteti tu financojë drejtpërdrejtë me para në dorë. Por ju duhet ta kuptoni dhe jam i sigurtë që e kuptoni që këtu nuk bëhet fjalë për zgjidhje teknike por kjo ka nevojë për vullnet politik. Nëse qeverisja u kthehet njerëzve, nëse buxheti vihet në funksionin tuaj, nëse shteti nuk mendon vetëm tu vendosë taksa dhe këto para ti vjedhë, por mendon se si t'u vijë në ndihmë, atëherë sigurisht që ka zgjidhje. Bashkë të ndërtojmë një qeverisje për ju. Por padyshim që hapi i parë është të largojmë këtë qeveri e të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme se me këtë qeveri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme", tha Basha.

Fermerët e revoltuar shprehën besimin tek Basha dhe kërkuan mbështetje të plotë nga ai. "Mbështetjen e  keni 100 %", i siguroi lideri i opozitës.

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, sekuestrohen armë, municione e drogë, 4 të arrestuar

Posted: 22 Nov 2016 01:31 AM PST

Arme Hashash arme 2

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit pasi janë kapur në flagrancë me armë zjarri, municione si dhe me drogë. Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Leonidha Simaku, 58 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Pëllumb Simaku, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Rreth Libofshë; Nasi Simaku, 72 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë; Romario Kita, 23 vjeç, banues në lagjen "11 Janari".

Në sajë të këtij operacioni policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 5080 fara lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikator, 1 armë gjahu teke pa leje, si dhe 1 gjerdan me 23 fishekë arme gjahu.

22 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 22 nëntor 2016

Posted: 22 Nov 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Neptuni do influencojë së tepërmi tek jeta juaj sentimentale. Do merrni disa vendime në çift të cilat do i japin një tjetër drejtim jetës suaj. Me financat gjërat do shkojnë mirë.

DEMI

Gjatë kësaj dite lidhja që keni krijuar do të përforcohet edhe më shumë. Financat duhet menaxhuar me shumë maturi.

BINJAKET

Edhe pse lidhja juaj është shumë e rëndësishme duhet të merreni pak me shumë me veten dhe familjarët sot. Marsi do influencojë më shumë tek financat.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift mund të jetë e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa më parë sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet më tepër.

LUANI

Ata që janë në çift do jetë me të përkëdhelur nga yjet sot. Dita do jetë shumë e animuar dhe e këndshme. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilente.

VIRGJERESHA

Humori juaj do të ndryshojë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin tuaj. Do e menaxhoni me kujdes buxhetin dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.

PESHORJA

Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në çift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t'iu sjellin më shumë e emocione. Falë disa shpenzimeve të papritura që do bëni financat do të dobësohen. 

AKREPI

Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Periudhë e favorshme për financat. Plutoni do iu mbështesë dhe do bëni investimet e nevojshme.

SHIGJETARI

Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.

BRICJAPI

Projektet në çift do jenë shumë të favorizuara gjatë kësaj dite. Shprehini secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që iu intereson të dyve. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë sot.

UJORI

Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë si partneri pranë.

PESHQIT

Në planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u frikësoni por qetësohuni dhe flisni më shumë me partnerin. Ka mundësi që me financat të keni fat.

Eno Birko: Si hoqa dorë nga alkooli

Posted: 21 Nov 2016 02:30 PM PST

Eno BirkoNjë histori e veçantë, e trishtë, me shumë dëshpërim, por me një dritë në fund të tunelit. Kështu mund të quhet ajo e Eno Birkos, balerinit të talentuar shqiptar, i cili u shkëput nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit gjashte vite më parë. Një operacion i hernies diskale do ta largonte nga rolet si solist i parë, nga fama dhe duartrokitjet e publikut. Do t'i jepte një tjetër jetë, atë mes dëshpërimit, alkoolit dhe izolimit nga të gjithë.

Në një rrëfim krejt të sinqertë, ekskluzivisht për "Pasdite në Top Channel", Eno Birko e cilësoi këtë periudhë si ëndrrën më të keqe të jetës se tij. Ai rrëfen se ditët e tij larg baletit e çuan në një peshë thuajse 120 kilogramë, pa sport, me gjendje ankthi dhe me gotën e alkoolit para.

"Kjo nuk ishte një fazë e vështirë vetëm për mua, pasi unë nuk isha në gjendje as të mendoja, por ishte shumë e vështirë për familjen time, mamin dhe motrat e mia, që kanë derdhur shumë lot", rrëfeu Birko mes emocionesh.

 

Tashmë në një gjendje shumë të mirë fizike, balerini Birko është rikthyer në skenën e TOB me rolin e shtriganit në "La sylphide", rol karakteri i pritur shumë mirë nga kritika dhe publiku. Birko shprehet se periudhën e errët të jetës së tij tashmë e ka lënë pas, kjo falë mbështetjes shumë të madhe të nënës dhe motrave të tij, nipërve e mbesave si dhe kolegëve e miqve.

Forcën për të dalë nga humnera e për t'u ringritur e gjeti dhe tani objektivi i tij i radhës është rikthimi i përhershëm si balerin i parë në TOB.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksident në Tiranë, dy të rinj humbin jetën me motor

Posted: 21 Nov 2016 01:30 PM PST

Dini-dhe-HaliliDy të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident me motoçikletë në afërsi të urës së ish-Bllokut në Tiranë. Viktimat Kejdi Halili 21-vjeç dhe Ergi Dini 22-vjeç, dolën jashtë rrugës kur drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin.

Aksidenti u regjistrua në orën 21 e 20 minuta të së hënës, ndërsa në Spitalin Ushtarak vdekja e tyre u regjistrua në orën 21 e 50 minuta. Të dy të rinjtë mbërritën në spital me plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, ata nuk munden dot t'i mbijetojnë plagëve të rënda të marra.

Sipas policisë, të dy të rinjtë udhëtonin ne motoçikletë pa kaska mbrojtëse dhe për këtë shkak gjatë përplasjes në tokë kanë marrë plagë të rënda në kokë.

AksidentiiiPolicia në vendin e ngjarjes kreu hetime në lidhje me shkaqet e aksidentit. Sipas ekspertizës paraprake rrota e pare e motoçikletës ishte shkëputur nga rruga, çka solli edhe humbjen e drejtimit të mjetit.

Të rinjtë ishin të apasionuar pas muzikës dhe njëri prej tyre sapo kishte filluar karrierën në muzikë.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Majmuni i mori shaminë nga koka vajzës, luftë mes fiseve; 21 të vdekur

Posted: 21 Nov 2016 01:30 PM PST

C_2_articolo_3042659_upiImageppNjëzet e një persona vdiqën dhe 60 të tjerë u plagosën për shkak të një majmuni në Sabha, në një qytet në Libi. Kafsha i grisi shaminë e kokës një studenteje, duke shkaktuar një spirale dhune mes dy fiseve rivale në jug të vendit.

Të parët që vepruan ishin familjarët e vajzës, të cilët vranë majmunin dhe tre anëtarët e fisit kundërshtar. Mes dy grupeve shpërtheu lufta me predha mortajash, me raketa e armw tw tjera. Tragjedia nisi javën e kaluar, kur majmuni që i përkiste një tregtari të fisit Gaddadfa (fisi i ish-liderit Muammar Gheddafi), sulmoi një grup vajzash që kalonin pranë dyqanit.

Kafsha grisi shaminë e një vajze, duke i gërvishtur edhe fytyrën. I menjëhershëm ishte reagimi i familjarëve të saj, të fisit Awlad Suleiman, të cilët morën armët dhe vranë tre anëtarët e fisit kundërshtar, së bashku me kafshën. Në ditët në vijim, situata u përkeqësuar edhe më tej: këto dy fise u takuan sërish por të armatosur, duke shkaktuar një tragjedi.

Tani, siç është raportuar në portalin Alwasat, deputeti Ibrahim Mesbah el Hadi  tha se situata është shumë e rënduar. "Këshilli Presidencial i ka dërguar tashmë një ekip për të trajtuar të plagosurit dhe është në procesin e dërgimit të një force ushtarake për të ruajtur sigurinë dhe për të ndihmuar liderët fisnore për tu pajtuar".

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Related Posts :