Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“KQZ, apel qytetarëve që të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë Kolonjë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“KQZ, apel qytetarëve që të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë Kolonjë” plus 9 more Gazeta SHQIP


KQZ, apel qytetarëve që të votojnë për kryetarin e ri të Bashkisë Kolonjë

Posted: 20 Nov 2016 02:11 AM PST

Sot në bashkinë e Kolonjës po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, sipas të dhënave të përcjella nga Komisioni Zonës së Administrimit Zgjedhore, nr. 73 dhe Administrata e KQZ-së e cila ndodhet atje, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe të gjithë qendrat e votimit janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe të akteve të KQZ-së në fuqi.

KQZ thekson se në këtë periudhë të vitit, sipas Kodit Zgjedhor, Qendrat e Votimit hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.

Deri tani, procesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problematikë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Sipas informacionit të mbërrituar nga Qendrat e Votimit në Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në votime ka qenë si vijon:

Pjesemarrja ne 10.00

Gjithashtu, bëjmë me dije se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t' trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Spiunët VIP, kur personazhet e famshëm bëjnë agjentin 007

Posted: 20 Nov 2016 02:11 AM PST

Le ta pranojmë: nuk ka mbulim më të mirë për një spiun se sa një yll i Hollywoodit. Historia ka treguar se shumë prej aktorëve apo muzikantëve i janë bashkuar shërbimeve sekrete, për të ndihmuar atdheun e tyre. Po ju tregojmë për 7 persona të famshëm në fusha të ndryshme të artit dhe sportit, që i janë bashkuar spiunimit.

1-Cary Grant

cary-grant.900x600Rasti më i famshëm ishte ndoshta ai i Cary Grant. Edhe pse në vitet '60,kishte refuzuar rolin e James Bond në kinema, ai nuk denjon që të marrë rolin e agjenti të fshehtë në jetën e vërtetë. Ai është përdorur nga qeveria britanike për të kontrolluar simpatizantët nazistë në Hollywood, gjatë Luftës së Dytë Botërore duke përfshirë edhe aktorin e njohur Errol Flynn. Por jo vetëm kaq. Grant ishte një mbështetës i zjarrtë Anglisë dhe bëri disa donacione në para për forcat e armatosura britanike. Dhe përpjekjet e tij u shpërblyen: në vitin 1947, Grant iu dha Medalja Mbretërore për shërbime për kauzën e lirisë.

2- Harry Houdinì

houdini.900x600Një nga truket më të preferuara të iluzionistit  Harry Houdinì ishte që tu kërkonte agjentëve të policisë që ta prangosnin atë dhe për të parë se sa kohë do t'i duhej që të lirohej. Sipas një biografie të dalë në vitin 2016, shkruhet se ishte kjo arsyeja se pse shërbimet sekrete amerikane dhe britanike e punësuan që ai të futej vjedhurazi në stacionet e policisë në të gjithë Europën dhe Rusinë për të mbledhur informacione me justifikimin e paraqitjes së performacës. Në këmbim të shërbimeve, Houdini do të kishte një ndihmë të vogël për karrierën. Ishte përfolur se William Melville,  shefi i  Scotland Yard, i siguroi disa audicione me drejtorët e teatrove londineze.

3-Josephine Baker

josephine-baker.900x600Kush do të kishte pasur kurajën që ndalonte në doganë këngëtaren e madhe Josephine Baker, për ti konfiskuar pajisjet muzikore? Në fakt në mesin e notave të pentagramit, ishin fshehur mesazhe me bojë të padukshme. Bëhej fjalë për informacione të rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Baker iu referohej partizanëve  dhe çdo gjë që zbulohej rreth bashkëpunimit. Madje ajo është shtyrë që të bëjë edhe foto të instalimeve ushtarake të nazistëve në Francë, duke përfituar nga padukshmëria që i jepte statusi i të qenit një yll muzike.

4- Elvis Presley

elvis_nixon.900x600Ndoshta i ndërgjegjshëm për të kaluarën në spiunazh të shumë prej kolegëve të tij, një mëngjes në dhjetor 1970 Elvis Presley kërkoi dhe mori një takim me presidentin amerikan Richard Nixon. Takimi pasohej nga një letër, në të cilën Elvis i kishte kërkuar Presidentit për t’u bërë një agjent sekret, duke përfituar nga popullaritetit i tij i madh. Por ëndrra mbeti e tillë për shkak se Nixon u detyrua të largohet nga karrigia presidenciale në vitin 1974 për shkak të skandalit Watergate, dhe Elvis vdiq në ’77. 

5- Graham Greene

greene.900x600Shkrimtari anglez Graham Greene, ka treguar shpesh në librat e tij aventura të agjentëve sekretë.  Dhe kush e di se sa ishte një lloj autobiografie në tregimet e tij: në 1941Greene u bë një spiun për MI6, shërbimit sekret britanik i zbulimit. Ai qëndroi për më shumë se një vit në Freetown, Sierra Leone, ku përgjegjësia e tij është që të përfshihej në kërkime e anijeve që niseshin nga Afrika për në Gjermani, me diamante dhe lloje të tjera të kontrabandës dhe në monitorimin e forcave Vichym në Francë. E gjithë përvoja e tij është me thesarin. Greene ka publikuar më shumë se 25 romane gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një seri filmash thriller dhe me spiunë, si për shembull "Një amerikan i qetë", "Njeriu ynë në Havanë" dhe "Faktori njerëzor".

6- Moe Berg

moe-berg.900x600Edhe ylli i amerikan i bejsbollit Moe Berg dha “kontributin” e tij për atdheun. Pas diplomimit nga Princeton, Berg nuk ishte një lojtar dosido. Ai fliste 8 gjuhë të huaja dhe karriera si spiun ka nisur kur shkoi në Japoni për një turne të yjeve të bejsbollit (sport që është shumë popullor në Japoni). Udhëtimi ishte i dobishëm për të filmuar kantieret e anijeve në Tokio dhe të shënjonte pozicionin e tyre. I gjithë materiali i kaloi ushtrisë së SHBA-së, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi la bejsbollin, Berg iu bashkua OSS, paraardhësi i CIA-s, duke mbërritur me parashutë në Jugosllavi që të ndihmonte grupet e rezistencës. 

7- Noel Coward

noel-coward.900x600Në fillim të Luftës së II Botërore, dramaturgu Nowl Coward, e braktisi punën e tij në teatër dhe u vu në shërbim të inteligjencës britanike.  Coward përdori famën e tij për të fituar qasje në zonat VIP, madje edhe në SHBA, si dhe për të dhënë informacion top-sekret në lidhje me mbështetësit e Hitlerit. Atë e ndihmonte kujtesa e frikshme dhe ishte i zoti që të bënte spiunin . Për fat të keq nazistët e njohën dhe e futën atë në listën e zezë të armiqve.

S. Muça

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Çmenduria në Japoni, shiten mollët magjike që plotësojnë dëshirat

Posted: 20 Nov 2016 02:03 AM PST

ImmagineNjë faqe interneti japoneze ka nxjerrë në shitje një produkt shumë të veçantë, një mollë që është në gjendje që të përmbushe dëshirat e atyre që hanë. Një rezultat shumë interesant, që për një sasi të vogël parash zgjidh të gjitha problemet tona. Ose, të paktën, ajo premton për zgjidhjen e tyre. Shumë prej nesh duan të bëhen të pasur, të dashurohen nga një person, të kenë një vilë ose të bëhet një yll Hollywood-i. Të gjithë ne kemi dëshirat tona dhe këto shpesh mbeten të paplotësuara, ndoshta për shkak se ata janë me të vërtetë e pamundura. Por, për ata që nuk duan të heqin dorë, në universin e gjerë të internetit është shitur një produkt që do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja: ajo është një mollë magjike që plotëson të gjitha dëshirat tuaja. Pyetja e të gjithëve është: a mund ta marr menjëherë? Shkoni përpara me leximin dhe shihni nëse  ju mund ta keni atë. Po, sepse padyshim askush nuk  pyet nëse ajo punon apo jo.

Immagine2Artikulli ishte nxjerrë në shitje në një dyqan japonez që merret me shitjen e produkteve magjike. Nuk është një dyqan fizik, por një dyqan online, të tilla si Amazon dhe kjo i përgjigjet pyetjes së parë; Molla është menjëherë e disponushme apo dyqani i shpërndan ato vetëm në Japoni? Por nuk është e vështirë që të  gjesh një shërbim dërgimi, i cili ua sjell produktin kudo që ju jeni. Por të përpiqemi që të kuptojmë funksionimin. Molla shitet në një kuti të përshtatshme dhe është e  ngrënshme. Së bashku me mollën gjenden edhe informacionet e ndryshme: fruti është mbledhur nga shpati i malit Dewa Sanzen, një zonë që është thënë për të shijuar efektet e shpirtrave beninje. Por jo vetëm, sepse ekspertët e dyqanit e mbushin mollën me magji, në mënyrë që ajo të kryejë funksionin e saj si një frut dëshirë-përmbushës.

Immagine3Në kuti nuk mungon as udhëzimi i manualit të përdorimit të saj në mënyrë që dëshira të plotësohet. Gjëja e parë që bëni në fakt është fshirja e mollës, për ta pastruar atë nga çdo element që mund të pengojë efektin e vet. Në këtë pikë parashikohet një magji që do të lexohet, duke menduar thellë për objektin e dëshirës. Në rast se objekti është dika materiale;  si paratë, molla duhet të hahet e gjallë, e zierë apo sipas preferencave. Ndërkohë në rastin kur objekti i dëshirës është një person që ju kërkoni që ai të ju dashurojë, duhet të jepni atij gjysmën e mollës dhe pjesën tjetër duhet ta hani ju. Një objekt me të vërtetë interesant si dhe shumë i veçantë. Ndërkohë në faqen e internetit nuk ka të dhëna nëse produkti funksionon në të vërtetë  dhe artikulli kushton  10.800 yen, pothuajse 100 euro.

 

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Konferenca e klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Posted: 20 Nov 2016 01:44 AM PST

FlamujtKonferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau.

Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!” Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafies ekologjike,

Kina e ka kuptuar rrezikun

Kinezët, në mbarë botën emetuesit më të mëdhenj të gazrave ndotës, prej vitesh frenonin vendimet e konferencave të klimës, apo kushtëzonin Po-në e tyre me dakordësinë e Uashingtonit. Në takimet e klimës bëhej gjeopolitikë. Kjo kohë ka kaluar. Pekini (si India, Brazili, Afrika jugore etj) kanë kuptuar se mbrojtja e klimës është në interes të vendit. Kjo jo vetëm pse pasojat e ndotjes së klimës në vend nuk mund të fshiheshin më, por edhe sepse më e leverdishme është të ndërmarrësh diçka tani kundër efektit serë, se sa të jetosh me pasojat në të ardhmen. Vetëm tek Donald Trump nuk ka shkuar ky mesazh.

Tani karvani i klimës ecën përpara pa Uashingtonin. E ardhmja do të tregojë nëse Trump do të dalë nga marrëveshja për klimën në Paris, apo nga konventa e klimës e 1992-it. Por si promotorë të mbrojtjes së klimës SHBA nuk do të jenë më për një kohë të caktuar. Nën hijen e zgjedhjeve në SHBA, konferenca e Marakeshit ofroi këtë mesazh: Pas euforisë së Parisit, tani bëhet fjalë për një marrëveshje të detajuar, për përmirësime. Marrëveshja e re, një konstrukt i komplikuar do të hyjë në fuqi në vitin 2020, që do të thotë që të gjitha shtetet do të jenë pjesëmarrëse aktive në mbrojtjen e klimës. Në vendet e varfra angazhohen për klimën vetëm disa funksionarë. Detyra e vendeve të industrializuara është mbështetja e tyre, tërheqja e fondeve, krijimi i besimit.

Gjermania do të ofrojë 50 milionë euro të tjera për ndryshimet e klimës. Megjithatë qeveria gjermane u vu në siklet, kur 45 shtete të varfra premtuan heqjen dorë nga energjia e qymyrit, të cilën nuk po e bën Gjermania. Plani i qeverisë gjermane parashikon vetëm një reduktim të zgjeruar deri në mesin e shekullit

Projekte model

Ndryshe konferenca e klimës ka shpëtuar disi nga alarmizmi i viteve të fundit. Kjo lidhet edhe me atë që tani shihet konkretisht se çfarë efekti ka pasur tallja me vendimet e konferencave të klimës nga viti 1992. Shumë delegacione nga Marakeshi u nisën për ekskursion, 200 kilometra larg, në Ouarzazate, ku po ngrihet termocentrali më i madh solar në botë. Jo në Gjermani, jo në SHBA, në Marok! Prej kohësh një utopi e aktivistëve të klimës. Afrika po tejkalon epokën e energjisë fosile drejt një të ardhmeje me energji diellore. Kjo rrugë është ende e vështirë, por e mundur. Këtu kanë kontribuar edhe konferencat botërore të klimës. Tani kjo rrugë do të vazhdojë, përkohësisht pa SHBA, por në plan afatgjatë edhe me Uashingtonin. Si është ajo shprehja: Politika e mirë është njohja e pranimi i realitetit. Disa e kuptojnë këtë më shpejt, disa më vonë.

Jens Thurau

 

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Vlorë, kanosi fqinjët me armë, në pranga 18-vjeçari

Posted: 20 Nov 2016 01:34 AM PST

Arma gjysme automatikeQëllon me armë zjarri në ajër me qëllim për të kanosur 2 shtetas të tjerë, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë autori. Në pranga ka rënë shtetasi  E.S., 18 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë për arsye se një ditë më parë në fshatin Rexhepaj, shtetasi E.S., për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur shtetasit R.M dhe H.M., banues në Rexhepaj. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:armën e zjarrit “Gjysmë-automatike”, model 56; 17 copë fishekë të kalibrit 7.62; 1 krehër

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Protesta kundër landfillit, ndalohet një banor i Mbrostarit, dy në kërkim

Posted: 20 Nov 2016 01:28 AM PST

MbrostarPolicia e Fierit ka bërë ndalimin e një prej protestuesve të një dite më parë në Mbrostar, ndërsa kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin Zylyftar Delibashi, 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F.M, 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura si dhe u referuan materialet Prokurorisë Fier për shtetasin E.D, 28 vjeç, banues në fshatin Vajkan.

Të tre këta shtetas akuzohen për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. Në vendin e quajtur "Mbrostar Ura", në mënyrë të përsëritur të tre këta shtetas kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje.

Banorët e Mbrostarit protestuan të shtunën për të pestën ditë me radhë kundër ndërtimit të landfillit në hyrje të fshatit të tyre. Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e impiantit të djegies së plehrave pavarësisht vendimit të bashkisë.

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, sekuestrohet mbi 26 kg hashash; në pranga 28-vjeçari

Posted: 20 Nov 2016 01:17 AM PST

Hashash ne qese Hashash ne qese 2

Policia e Vlores sekuestron 26 kg e 400 gr lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që është arrestuar në flagrancë poseduesi e janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Në pranga ka rënë shtetasi  Enea Nanushi, 28 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset T.B., 41 vjeçe dhe G.N., 44 vjeçe, banuese në fshatin Bunavi, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bunavi, konkretisht në banesën e shtetasit Enea Nanushi, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike të fshehur në këtë banesë. Nga peshimi i lëndës narkotike, rezultoi një sasi me peshë totale prej 26 kg e 400 gr kanabis sativa, vendosur nëpër thasë me thurje dhe brenda një bidoni plastik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.                       

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bllatë, arrestohet 48 vjeçari i dënuar për krime të rënda në Itali

Posted: 20 Nov 2016 01:13 AM PST

pranga largeaPolicia Kufitare Bllatë, ndalon një shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë  Andon Truka, 48 vjeç, banues në Bulqizë.

Ndalimi i këtij  u bë pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane  më datë 8 maj 2004,  kanë caktuar masën e sigurisë "arrest me burg",  për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale"dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë.  Truka e ka më parë e ka pasur emrin  Agron dhe e ka bere Andon. Pritet që 48-vjeçari të ekstradohet në Itali për të kryer dënimin e dhënë nga autoritetet fqinje.

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kolonja në zgjedhje për kreun e ri të Bashkisë

Posted: 20 Nov 2016 01:04 AM PST

zgjedhjet12Qytetarët e Kolonjës votojnë sot për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:30 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. Në zgjedhjet e pjesshme vendore votojnë 16700 votues. Deri më tani, duket se procesi është i qetë dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur. Në Leskovik dhe Psat, dy komisionerë nuk janë paraqitur në Qendrat e Votimit 4051/1 dhe 4084, por problemi gjeti zgjidhje.  Në garë për kreun e bashkisë  së Kolonjës janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane  dhe Dritan Hajro për opozitën që garon nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

Të shtunën KQZ njoftoi se partitë politike kanë zëvendësuar komisionerët gjatë. 1.Partia Socialiste ka kërkuar 12 zëvendësime

2.Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar 15 zëvendësim

3.Partia Demokratike kë kërkuar 8 zëvendësime

  1. Partia Republikane ka kërkuar 4 zëvendësime

Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kolonjë. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë angazhuar gjithsej 65 punonjës policie, si edhe janë vendosur në dispozicion 11 mjete.

Në Bashkinë Kolonjë, numërohen 36 Qendra votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu janë 8 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi. Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës zhvillohen pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryebashkiakut Arben Malo si pasojë e një ataku kardiak.

20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Klos, 17-vjeçari aksidenton 6-vjeçaren; arrestohet

Posted: 20 Nov 2016 12:57 AM PST

motorPolicia e Matit ka arrestuar një 17-vjeçar pasi aksidentoi lehtë një 6-vjeçare, ndërsa drejtonte motoçikletën e tij.

Arrestimi i 17-vjeçarit me inicialet  O.D., lindur dhe banues në fshatin Dars të rrethi Mat, u bë në vendin e ngjarjes dhe rezultoi se ai nuk kishte leje drejtimi.

Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Klosit, në afërsi të shkollës së mesme të këtij qyteti.
20 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :