Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kurbin, arrestohet 32-vjeçari, në 2015 plagosi më armë një person” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Kurbin, arrestohet 32-vjeçari, në 2015 plagosi më armë një person” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kurbin, arrestohet 32-vjeçari, në 2015 plagosi më armë një person

Posted: 24 Nov 2016 02:27 AM PST

arrestim-rusi-655x356Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim dhe i akuzuar për plagosje të një personi tjetër në vitin 2015. Sipas policisë u arrestua Ervisjon Lleshaj , 32 vjeç , banues në Kurbin.

Me datë 03.12.2015,  ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasin M.S. 27 vjeç, banues në Kurbin. 32-vjecari akuzohet për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit"

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

PD: Interesi klientelist ndot Korçën me lëndë helmuese

Posted: 24 Nov 2016 02:13 AM PST

Takimi ne Korce2Intelektualë dhe ambientalistë së bashku me Departamentin e Mjedisit në PD kërkojnë ndaljen e projektit të TEC-it që do përdorë torfën e Maliqit. Departamenti i Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike organizoi një konsultim të hapur me publikun në qytetin e Korçës në lidhje me projekt-ligjin për të kthyer 288 hektarë tokë bujqësore në zonë minerale për përdorimin e torfave të Maliqit për prodhim energjie në TEC me kapacitet 500 MW.

Torfa është mbetje natyrale e kënetave, e cila pas përpunimit për energji çliron lëndë helmuese, më e dëmshme se dyoksidi i karbonit. Për këtë arsye dhjetëra intelektualë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë, Maliq dhe Devoll shprehën pakënaqësi në lidhje me këtë projekt-ligj i cili është kaluar pa asnjë transparencë për publikun. Është mbajtur i fshehtë për këshillat bashkiake të Maliqit dhe të Devollit.

Pjesëmarrësit kërkuan mbajtjen e debateve publike dhe konsultimeve të gjera me grupet e interesit. Intelektualë dhe agronomë të Korçës theksuan se mungesa e transparencës lë shumë pikëpyetje mbi dëmet ekologjike që shkakton tymi dhe mbi 50 milionë ton hi që mbeten pas prodhimit.

Panelistët firmosën peticionin ku i kërkojnë Parlamentit:

1-Të pezullojë miratimin e këtij projekt-ligji derisa të kryhen seanca të plota të konsultimeve me publikun,

2-Të detyrojë komisionet parlamentare të dëgjojnë zërin e ekspertëve, këshilltarëve bashkiakë dhe të banorëve, dhe

3-Të detyrojë qeverinë që të kryejë studime të thelluara për vlerësimin strategjik mjedisor, për vlerësimin e ndikimeve sociale, për përcaktimin e teknologjisë dhe shpërndarjes së tymrave në ajër, dhe rrugëzgjidhjes për gati 50 milione ton hi që do të krijohet nga një TEC i mundshëm.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Meta në Berlin, Lammert: Keni mbështetjen gjermane për reformat

Posted: 24 Nov 2016 02:10 AM PST

meta-17 (1)Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Berlin. Ai u prit nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert. Meta informoi Presidentin Lammert mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri

“Jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të KE”, tha Meta.

Nga ana e tij Lammert garantoi mbështetjen e Gjermanisë.

“Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. Mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën”, u shpreh Lammert.

Kryetari Meta dhe Presidenti Lammert biseduan për zhvillimet e fundit në rajon. Ata thane se procesi i Berlinit është  kyç për të motivuar dhe për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Erza Muçolli, vogëlushja shqiptare që me grupin e saj francez po mbush sallat e koncerteve

Posted: 24 Nov 2016 01:59 AM PST

20161124095908498646Erza Muçollin e njohim si vajzën e vogël që në Francë po mahnit juritë e spektakleve muzikore.

Erza ishte e pranishme në ‘France`s Got Talent’ ndërsa tani është pjesë e ‘Kids United’, një grup i fëmijëve të talentuar në Francë që po shëtisin nëpër shtet për të kënduar.

Janë pesë fëmijë që e krijuan grupin vitin e kaluar, ndërsa me ndihmën e UNICEF shëtisin në mbarë botën, me këngë për paqen dhe shpresën. Secili fëmijë është mes moshës 9 e 16 vjeç.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

‘Dita e Falenderimeve’, Trump bën thirrje për unitet

Posted: 24 Nov 2016 01:52 AM PST

_92632579_trumpdevosreuPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fjalimin e mbajtur me rastin e Ditës së Falenderimeve, ka bërë thirrje për unitet.

Në vazhdën e asaj që e përshkroi si një "fushatë të gjatë e të lodhshme", ai tha se emocionet në mbarë vendin kanë qenë të vrazhda.

"Tani ka ardhur koha të fillojmë sheshimin e ndasive tona", u shpreh Trump, duke kujtuar megjithatë se tensionet nuk kapërcehen dot brenda natës.

Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë për të bërë histori, për të sjellë ndryshime të vërteta në Uashington si dhe siguri në qytete e begati për komunitetet.

Ai ftoi të gjithë amerikanët t'i bashkoheshin kauzës së tij për rindërtimin e vendit, duke rikthyer besimin mes qytetarëve dhe duke parë me entuziazëm drejt të ardhmes.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Marshi “Drejtësi për Astritin” sot në Prishtinë

Posted: 24 Nov 2016 01:45 AM PST

auto_dehari-11478811955Sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet marshi i radhës, përmes të cilit do kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Sipas organizatorëve të protestës, mbi 100 organizata, aktivistë, intelektualë e gazetarë, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në marshin e sotëm që do të mbahet në sheshin "Skenderbeu" në Prishtinë.

Protestat "Drejtësi për Astritin", janë duke u mbajtur në shumicën e komunave të Kosovës, përmes të cilave po kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar për vdekjen e 26 vjeçarit Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Ai, dhe 5 të tjerë nga Vetëvendosje po akuzohen nga prokuroria për sulm me zolë ndaj Kuvendit të Kosovës. Gjykimi për ta ende nuk ka nisur, ndërsa Astrit Dehari po vuante ditën e 68 të paraburgimit kur ndërroi jetë. Organet shtetërore kanë thënë se ai vdiq nga asfiksia e vetëshkaktuar, por familja përmes avokatit Tomë Gashi dhe lëvizja Vetëvendosje nuk i besojnë këtij varianti.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, sekuestrohet kokainë dhe hashash; shpallet në kërkim 58-vjeçari

Posted: 24 Nov 2016 01:38 AM PST

Hashash ne qese 2Vijon puna për parandalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sekuestrohen kokainë dhe 3 kg kanabis sativa. Ndërkohë Policia e Durrësit raporton se ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  N.Sh. 58 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës së këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Gjithashtu,  filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit  E.N. 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Nissan" me targa AA 664 PB iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shisnin drogë në pistën e “Guidës” në Kamzë, dy të arrestuar (Video)

Posted: 24 Nov 2016 01:29 AM PST

gafgsadfgTakoheshin tek sheshi i "Guidës" për të shpërndarë lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë 2 persona.  Policia e Tiranës finalizoi operacionin antidrogë “Guida”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Fatjon Koxha, 22 vjeç, banues në Zall të Fushë Krujë dhe  Jetmir Hida, 22 vjeç, banues në Zall të Fushë Krujës. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas një pune intensive një mujore, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve, se shtetasit e sipër përmendur, ndodheshin pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin, si dhe dyshohej  se në automjetet e tyre kishin  lëndë ty dyshuar narkotike të llojit “kanabis sativa”, janë organizuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar mjetin “Mercedes Benz”, me targë AA 488 KB, me drejtues shtetasin Jetmir Hida dhe pas tij ndodhej automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues shtetasin Fatjon Koxha.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Fatjon Koxha, në bagazh, janë konstatuar 4 thasë të zinj, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa në mjetin e shtetasit Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme. Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa si dhe një armë zjarri automatike, model 56.

Në banesën e shtetasit Jetmir Hida, në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 55 kg hashash; një armë zjarri, automatike model 56, me një krehër dhe 28 fishekë; pesë aparate celularë të markave të ndryshme dhe dy automjete të markës “Mercedes Benz”.Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I vuri gjobë me anë të kanosjes 60-vjeçares, arrestohet i riu

Posted: 24 Nov 2016 01:23 AM PST

arrestim nga shqiponjatArrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës  për dhënien e pasurisë". Specialistët për Krimet e Rënda,  në Drejtorinë Vendore të Policisë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  Lani  Ademi, 30 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  dyshohet të ketë kanosur me mjete të forta shtetasen A.E, 60 vjeçe me qëllim që ajo t'i jepte 40.000 lekë.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa.  Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .

 

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, sekuestrohet 58 kg hashash

Posted: 24 Nov 2016 01:13 AM PST

Hashashi ne makinePolicia e Vlorës sekuestron 58 kg  lëndë narkotike kanabis sativa, në një automjet në aksin rrugor Orikum-Vlorë dhe shpallet në kërkim poseduesi i drogës.

Burimet bëjnë me dije se  policia ka konstatuar natën e mbrëmshme një automjet i cili po lëvizte në aksin rrugor Orikum-Vlorë, ku dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë gjatë ndjekjes i është  dhënë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Mitsubishi-Pajero” me targë AA 281 MZ, por automjeti ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës dhe rreth 50 m afër kryqëzimit për në fshatin Radhimë, është gjetur i braktisur ndërsa autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, seksioni për hetimin e narkotikëve ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 58 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako, mbështjellë me qese celefoni ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në këtë vepër penale dyshohet se është i implikuar shtetasi Z.M., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :