Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ky prezervativ quhet LEJLEK! Në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell BEBE! (Video)” plus 1 more Telegrafi Shendetesi

loading...

“Ky prezervativ quhet LEJLEK! Në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell BEBE! (Video)” plus 1 more Telegrafi Shendetesi


Ky prezervativ quhet LEJLEK! Në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell BEBE! (Video)

Posted: 06 Nov 2016 11:42 PM PST

Shikoni udhëzimin për përdorimin e prezervativit LEJLEK dhe do të ngazëlleheni. Apo mbase do të befasoheni.

Në treg ka dalë prezervativi i cili sjell bebe, transmeton Telegrafi.

Edhe pse deri tani prezervativët shërbenin për pengimin e shtatzënisë, ky i tashmi është i veçantë.

Fjala është për veglën e cila zgjidh problemin e ngjizjes.

Prezervativi është mjet më i përhapur për kontracepsion. Mirëpo, është shpikur prezervativi Lejlek, i cili mbledh spermatozoidet dhe i dërgon drejtpërdrejt në fytin e mitrës, dhe në këtë mënyrë shton mundësinë e ngjizjes.

Vegla është lansuar në vitin 2014, ndërkaq hulumtimet tregojnë që deri tani janë lindur 150 bebe të ngjizura në këtë mënyrë.

Përshtatshmëria e kësaj vegle të re teknologjike është që çiftet mund ta përdorin në shtëpinë e tyre, por kushton shumë më lirë se ngjizja artificiale. /Telegrafi/

The post Ky prezervativ quhet LEJLEK! Në vend që të mbrojë nga shtatzënia, ai sjell BEBE! (Video) appeared first on Telegrafi.

Trend i ri gjatë lindjes: Topi kikirik të cilin do ta adhurojnë të gjitha shtatzënat (Foto, Video)

Posted: 06 Nov 2016 11:55 AM PST

Në shumicën e spitaleve në Perëndim është shfaqur i ashtuquajturi top kikirik, i cili goxha shumë ua lehtëson lindjen nënave të ardhshme.

Njëra ndër spitalet e para në të cilat ky top është përdorur në praktikë është Qendra universitare mjekësore e Bannerit në Finlandë, madje falë infermiereve – Emily Botsios dhe Christina Tussey.

Ato kanë bërë studimin e efektshmërisë së tij, të cilin e kanë botuar në Revistën për obstetrikë, gjinekologji dhe kujdes neonatal, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, topi të cilin shtatzënat mund ta vendosin në shumë poza të ndryshme, vërtet ndihmon në ndarjen e shpejtë të komblikut dhe i mundëson bebes ardhje më të lehtë në këtë botë.

Suksesi është edhe më i madh nëse përdoret gjatë dhimbjeve të para, faza e parë e lindjes mund të shkurtohet madje për 90 minuta, ndërkaq faza e dyta mesatarisht për 22.

peanutballcollage

Veç kësaj, në spitale, të cilat kanë futur përdorimin e topit në rutinën e përditshme të tyre, është vërejtur që është zvogëluar dukshëm numri i intervenimeve me vakuum, si edhe është zvogëluar nevoja për shtypjen e barkut.

Ekipi i Bannerit ka bërë edhe një hulumtim me të cilin është zbuluar që te 21 për qind e shtatzënave që kanë përdorur topin është shtyrë prerja cezariane, ndërsa vetëm te 10 për qind të cilat e kanë përdorur topin ka qenë e detyruar të bëhet prerja cezariane.

Duke e parë efektin e përdorimit të topit kikirik, shumica e spitaleve kanë filluar ta fusin në rutinë të përditshme të shtatzënave.

Ajo që është e rëndësishme të përmendet është që topi patjetër duhet t'i përshtatet peshës dhe gjatësisë së shtatzënës – topi tepër i vogël mund të mos ketë efekt, ndërkaq tepër i madh mund të shkaktojë më shumë dhembje. /Telegrafi/

The post Trend i ri gjatë lindjes: Topi kikirik të cilin do ta adhurojnë të gjitha shtatzënat (Foto, Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :