Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmet e fundit: “Ministrja Hoxha e Kryeprokurori Lumezi konferencë në Prizren për vdekjen e Deharit” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Ministrja Hoxha e Kryeprokurori Lumezi konferencë në Prizren për vdekjen e Deharit” plus 44 more


Ministrja Hoxha e Kryeprokurori Lumezi konferencë në Prizren për vdekjen e Deharit

Posted: 06 Nov 2016 06:52 AM PST

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha bashkë me Kryeprokruorin e Shtetit, Aleksander Lumezin dhe Zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës pritet të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme në Prizren në Qendrën e Shërbimit Korrektues të Kosovës lidhur me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

4.2 ton drogë në Rrëshen, gjykata lë në burg 5 nga 22 punëtorët

Posted: 06 Nov 2016 06:06 AM PST

Gjysma e punëtorëve, që u kapën në magazinën e drogës në Mirditë kanë dalë para gjykatës së Lezhës për t'u njohur me masën e sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje fillon fushatën për të përfituar politikisht nga një vdekje e dyshimtë

Posted: 06 Nov 2016 05:14 AM PST

Deputeti i kësaj partie shanë të gjithë ata opinionistë që nuk rreshtohen pa kushte pranë kësaj partie

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sonte transmetohet dokumentari “Fondi i ri i Isa Mustafës” (ZonaExpress)

Posted: 06 Nov 2016 05:23 AM PST

Sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini transmetohet emisioni "Zona Express", ku do të shfaqet dokumentari "Fondi i ri i Isa Mustafës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Balaj shënon dy gola për katër minuta kundër Zenitit (Video)

Posted: 06 Nov 2016 06:43 AM PST

Bekim Balaj është duke shkëlqyer në kampionatin rus me skuadrën e Terek Grozni

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti i PDK’së kërkon të prishet koalicioni me LDK’në, e quan të dështuar buxhetin 2 miliardësh

Posted: 06 Nov 2016 07:00 AM PST

Një deputet i PDK'së po kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK'në. Shukri Buja po thotë se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s'i plotëson kërkesat e veteranëve. Buja ka thënë se zgjedhje duhet shkuar sepse Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mosvotimin e demarkacionit dhe Asociacionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përvjetori i 108-të i Alfabetit - Muzeu në Manastir po shkatërrohet nga analfabetët (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 06:59 AM PST

Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir është në gjendje të mjerueshme. Pavarësisht disa marrëveshjeve dhe paralajmërimeve për projekt rinovues, 108-vjetori i alfabetit, muzeun e gjen të përgatitur vetëm për përvjetor, por jo edhe të rinovuar, raporton televizioni Alsat i Shkupit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy shqiptarë në vende fituese në listat e kandidatëve të LSDM-së për deputetë (FOTO)

Posted: 06 Nov 2016 06:33 AM PST

Mediumet në Maqedoni kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë që sot miratohen në Kongresin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ku nuk ka bartës shqiptarë, por të paktën dy veta janë në vende që kanë gjasa të mëdha për të siguruar vend në Parlamentin pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, raporton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS – myslimanëve në SHBA: Mos votoni, masakrojeni amerikanët ditën e votimit

Posted: 06 Nov 2016 06:24 AM PST

ISIS-i ka bërë thirrje që amerikanët të masakrohen në ditën e votimit në zgjedhjet presidenciale të martën në SHBA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Drejtësisë ua mundësoi Haxhiut e Kadajt të vizitojnë qendrat e paraburgimit në Pejë, Prizren e Lipjan

Posted: 06 Nov 2016 06:15 AM PST

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, një ditë pas vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari, kanë vizituar qendrat e Paraburgimit në Prizren, Pejë e Lypjan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Evropa e nxit dhe ndihmon terrorizmin, s’më bën nëse më quajnë diktator

Posted: 06 Nov 2016 06:04 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar sot Evropën se po e nxit terrorizmin duke e përkrahur PKK-në, si dhe ka thënë se nuk i bën nëse Evropa e quan diktator për shkak se po e lufton grupin militant kurd dhe simpatizantët e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tetovari para syve ia kidnapon të dashurën banorit të Gostivarit

Posted: 06 Nov 2016 05:56 AM PST

Njëzet e tetë vjeçari nga Gostivari mbrëmë rreth orës 23 e 40 min ka lajmëruar se dhjetë minuta S.D. nga fshati Zherovjan, Tetovë, e ka kidnapuar 23 vjeçaren A.A., transmeton TetovaSot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VISHUNI TRASH: Prej nesër borë në Kosovë

Posted: 06 Nov 2016 05:53 AM PST

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë një mot jostabil, që do të përcillet me reshje shiu e bore, bën të ditur IMHK përmes një komunikate për media.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO i përgjigjet Kongresit të LSDM-së me tubim vjetor të grave të partisë

Posted: 06 Nov 2016 05:39 AM PST

Si zakonisht kur kundërshtarët bëjnë ndonjë organizim, edhe sot, në ditën kur partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM-ja, mban kongres paraugjedhor, VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit organizoi një tubim - konferencën vjetore të Unionit të grave të partisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kishte shikuar shumë pornografi, 12-vjeçari e përdhunon motrën 9-vjeçare

Posted: 06 Nov 2016 05:14 AM PST

Një 12-vjeçar e ka përdhunuar motrën 9-vjeçare, pasi që ishte fiksuar pas pornografisë së incestit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen Astrit Deharit

Posted: 06 Nov 2016 05:13 AM PST

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët e Shërbimit Korrektues tashmë janë në Prizren dhe po interesohen për sqarimin e rastit të vdekjes së veprimtarit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti i LDK'së: Vdekja e Astritit vërejtje për të gjithë

Posted: 06 Nov 2016 05:12 AM PST

Deputeti i LDK'së, Muhamet Mustafa, për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i ka bërë përgjegjës të gjithë. Vdekja e Astrit Deharit duhet të kuptohet si vërejtje për të gjithë, ka shkruar Mustafa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Versioni i Vetëvendosjes: Astriti ishte shëndosh e mirë, Shteti përgjegjës për vdekjen e tij (VIDEO)

Posted: 06 Nov 2016 04:58 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë përgjegjëse institucionet e shtetit pse aktivisti i tyre vdiq derisa ishte duke shkuar nga burgu për në spital. Dardan Molliqaj ka treguar se i ndjeri kishte bërë analizat para një jave. Ishte vërtetuar se gjithçka ishte mirë me shëndetin e tij. Ky zyrtar i Vetëvendosjes ka treguar se i burgosuri është nën vëzhgimin 24 orë nga Shteti duke shprehur dyshime se si ai kishte konsumuar barna. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media zyrtarët e Vetëvendosjes kanë kërkuar edhe lirimin e dy aktivistëve të tjerë, të cilët bashkë me Deharin dyshohet se kanë kryer sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherr në kampin e refugjatëve, serbi godet shqiptarin me hekur në kokë

Posted: 06 Nov 2016 04:56 AM PST

Një 19-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë me hekur në kokë nga një shtetas serb.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Drejtësisë thotë se po presin ekspertin e propozuar nga Familja për të filluar autopsinë e Deharit

Posted: 06 Nov 2016 04:51 AM PST

Për vdekjen në rrethana ende ta paqarta të aktivistit të Vetëvndosjes, Astrit Dehari, Ministria e Drejtëisë ka thënë se po e presin ekspertin e propozuar nga familja e të ndjerit për të filluar autopsinë. Me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit A.D. Ekipi i mjekëve ligjorë, mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit, në mënyrë që të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë gjasat e Hillary Clintonit për t’u bërë presidente më 8 nëntor

Posted: 06 Nov 2016 04:48 AM PST

Një studim nga "Princeton Election Consortium" ka gjetur se Hillary Clinton ka 99 për qind gjasa që ta mundë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 8 nëntor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria: Shtatë të arrestuarit merrnin instruksione nga Muhaxheri për sulme në Kosovë dhe Ballkan

Posted: 06 Nov 2016 04:42 AM PST

Prokurori i Shtetit ka thënë se shtatë persona të dyshuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik, të arrestuar javën e kaluar, kishin planifikuar sulme në Ballkan dhe kanë pranuar instruksione nga militantë në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dardan Molliqaj: Përgjegjësia bie krejtësisht mbi burgun për vdekjen e Astritit

Posted: 06 Nov 2016 04:21 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj , në konferencën që po mbahet për vdekjen e aktivistit Astrit Dehaja, ka thënë se gjithçka që ndodh në burg është përgjegjëse insitucuioni i cili mbikëqyrë të burgosurin gjatë gjithë kohës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: Astriti bëri analiza një javë para vdekjes, ishte shëndosh e mirë

Posted: 06 Nov 2016 04:20 AM PST

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se para një jave Astrit Dehari kishte bërë analizat të cilat tregonin se ai ishte shëndosh e mirë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Visar Ymeri: Shteti përgjegjës për vdekjen e Astritit

Posted: 06 Nov 2016 04:14 AM PST

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka bërë përgjegjës Shtetin e Kosovës për vdekjen e Astrit Deharit. Ai ka thënë se përgjegjësia e Shtetit është se vdekja e tij ndodhi pikërisht pasi ai ishte në duart e shtetit. Me këtë rast, ai ka thënë se kërkojnë lirimin edhe të dy të dyshuarve tjerë për veprën e terrorizmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabitet dhe rrihet 66-vjeçari nga Hotla e Likovës

Posted: 06 Nov 2016 04:10 AM PST

Persona të maskuar fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë grabitur një 66-vjeçar, banor i fshatit Hotël të komunës së Likovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në kujtim të Astrit Deharit sot në Prishtinë do të ndizen qirinj

Posted: 06 Nov 2016 04:09 AM PST

Sot, në orën 17:00 te sheshi "Skënderbeu" para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në kujtim të Astrit Deharit do të ndizen qirinj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prifti italian i fajëson homoseksualët për tërmetet në Itali

Posted: 06 Nov 2016 04:02 AM PST

Një prift italian e ka zemëruar Vatikanin, pasi që ka pohuar se tërmetet që e kanë dridhur vendin duke vrarë qindra njerëz dhe dukë lënë mijëra të tjerë pa strehë mbi kokë, ishin ndëshkime hyjnore për bashkimin civil të homoseksualëve në Itali.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LSDM gati me listat e kandidatëve për deputetë, ja bartësit

Posted: 06 Nov 2016 03:47 AM PST

Stevo Pendarovski në njësinë zgjedhore numër 1, Oliver Spasov në 2-sh, te 3-shi Lupço Nikollovski, lideri i partisë Zoran Zaev te njësia 4, te e 5-ta Radmilla Sheqerinska dhe në njësinë 6 Petre Shilegov - janë këta emrat e kandidatëve bartës për deputetë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër kryhet obduksioni i kufomës së Deharit, familja angazhon një ekspert nga Shqipëria për ta mbikëqyrur procesin

Posted: 06 Nov 2016 03:45 AM PST

Familja Dehari ka angazhuar një ekspert të mjekësisë ligjore nga shteti i Shqipërisë, i cili do ta mbikëqyrë procesin e autopsisë për Astritit, i cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta. Autopsia pritet të bëhet të hënën, pasi eksperti shqiptar ende s'ka ardhur në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja nga sa dollarë i shet ISIS vajzat e virgjëra

Posted: 06 Nov 2016 03:41 AM PST

​Shpallja në një aplikacion është sa trishtuese, aq edhe e papranueshme: Vajza në shitje, është e virgjër, e bukur, 12 vjeçe. Çmimi i saj ka arritur në 12 mijë e 500 dollarë dhe së shpejti do të shitet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë thonë shkencëtarët për tërmetet në Itali

Posted: 06 Nov 2016 03:35 AM PST

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Italia qendrore përballet me një rrezik serioz që të goditet nga tërmete të tjera shkatërruese në një të ardhme të afërt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Dita e preshit në fshatin Gradashorci

Posted: 06 Nov 2016 03:35 AM PST

Në fshatin Gradashorci në Komunën e Vasilevës sot për të nëntën herë do të mbahet manifestimi "Dita e preshit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kush deshi ta vrasë Donald Trump-in, ajo çka thotë për aktin shokoi të gjithë (Video)

Posted: 06 Nov 2016 03:28 AM PST

Personi i cili bëri që Donald Trump të nxirrej jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thënë se mbështetësit e kandidatit republikan u kthyen kundër tij, ndërkohë që mbante një poster që shkruante "Republikanët kundër Trump".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe 12 aksidente dje përfunduan me persona të lënduar

Posted: 06 Nov 2016 03:26 AM PST

Policia ka njoftuar se përveç dy personave që kanë ndërruar jetë dje në QKUK nga plagët e aksidentit, dje kanë ndodhur edhe 12 akisidente me persona të lënduar. Ndërkohë që 25 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të pa lënduar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Specialja ka dëshmi se përgjimi në Maqedoni është bërë me urdhër të Gruevskit

Posted: 06 Nov 2016 03:23 AM PST

Përgjimet në Maqedoni janë bërë me vendim të kuadrove të VMRO-DPMNE-së të instaluara në MPB, të cilët kanë keqpërdorur sistemin e sigurimit të informacioneve ku shfrytëzues janë kreu i vendit e më së shumti kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë ish-ministri i brendëshëm dhe lider i Partisë Demokratike Pavle Trajanov.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poezi prekëse nga babai i Astritit, Avni Dehari

Posted: 06 Nov 2016 03:17 AM PST

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari, humbi dy djemtë e tij, Arbnorin dhe Astritin. Në një profil në Facebook, ai ka disa shkrime, kryesisht poezi, të cilat i ka plasuar nga përmbledhjet e deritashme. Mes poezive të Avni Deharit, gjeni mallin për Kosovën, Çamërinë, Shqipërinë e Kërçovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Persona të panjohur hyrën në një shtëpi në Mitrovicë, vodhën afër 12 mijë euro

Posted: 06 Nov 2016 03:17 AM PST

Policia ka njoftuar se disa persona te panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Mitovicë dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 11.800€.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen më shumë se 2.200 emigrantë, nxjerrën trupat e pajetë të 10 të tjerëve (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 03:14 AM PST

Më shumë se 2.200 emigrantë janë shpëtuar nga mbytja në Mesdhe të shtunën, gjersa po tentonin të mbërrinin në Evropë, ndërsa trupat e 10 të tjerëve janë nxjerrë nga uji, njofton roja bregdetare italiane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një vjedhje në Pejë, e sulmoi femrën në rrugë dhe ja vodhi zingjirin e arit

Posted: 06 Nov 2016 03:09 AM PST

Dje policia ka arrestuar një mashkull, pasiqë ky i fundit të premtën ia vodhi një femrës zingjirin e arit në rrugë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familja Dehari njofton se sot nuk varroset djali i tyre

Posted: 06 Nov 2016 03:02 AM PST

Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, i cili vdiq derisa ishte duke shkuar nga burgu i Prizrenit për në spital

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka po ndodh kështu me detin e Ulqinit?

Posted: 06 Nov 2016 03:01 AM PST

Deti në plazhin e vogël të Ulqinit sot është trazuar me dallgë të forta

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pejë, një femre ia vodhën telefonin në rrugë

Posted: 06 Nov 2016 02:55 AM PST

Policia ka njoftuar se në rrugën "Wesley Clark" në Pejë, një mashkull me shtetësi egjiptiane ia ka vjedhur telefonin një femrës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suharekë, digjet shtëpia që ishte në pronësi të dy femrave

Posted: 06 Nov 2016 02:51 AM PST

Në Suharekë është përfshirë nga zjarri shtëpia e dy femrave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti, burri e rrah gruan - ajo kërkon ndihmë mjekësore

Posted: 06 Nov 2016 02:47 AM PST

Dje në Viti një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç'rast ka pranuar ndihmë mjekësore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :