Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Horoskopi, 6 nëntor 2016” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Horoskopi, 6 nëntor 2016” plus 8 more


Horoskopi, 6 nëntor 2016

Posted: 06 Nov 2016 12:17 AM PDT

Horoskopi

Dashi – Flisni sa me hapur me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund t'i zgjidhni debatet qe keni pasur. Po i zvarritet me tepër do keni probleme me serioze. Beqaret do bien pre e disa mashtrimeve te disa personave dhe do lëndohen pa mase. Ne planin FInanciar do jeni me fat dhe do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.

Demi – Dite mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire me partnerin tuaj dhe do jeni gati për te hedhur çdo lloj hapi tjetër. Beqaret do çdo moment, por jo te gjithë do gjejnë personat e përshtatshëm. Financat do arrini t'i mbani gjithmonë nen kontroll. Nuk do jete e vështirë për ju te kryeni edhe disa investime me tepër.

Binjakët – Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj, përkundrazi marrëdhënia do vije duke u përmirësuar. Beqaret nuk do arrijnë te tërheqin persona pas vetes dhe do mbeten ende vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë nuk duhet te alarmoheni menjëherë.

Gaforrja – Kjo dite do jete shume e veçante për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete fantastike dhe nuk do keni as kohe te mërziteni. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer aq shume dhe do FIllojnë një jete ndryshe me te. Ne planin FInanciar do keni një dite me shume fat. PërFItoni nga kjo për te kryer investime te rëndësishme qe do sigurojnë edhe te ardhmen.

Luani – Jetës tuaj ne çift nuk do i mungoje pasioni sot. Përkundrazi ne disa momente mund te kaloni ne ekstaze pranë partnerit. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën ne maksimum pasi rralle here ne jete vijnë mundësi si ato qe do iu jepen sot. Buxhetin do dini si ta kontrolloni me se miri, kështu qe gjendja do mbetet e mire. Ne mbrëmje mund t'iu vijnë me poste edhe disa para nga një person i afërt.

Virgjëresha – Dite e normale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri kështu qe ka rrezik qe te mbeten serish te vetmuar. Ne planin FInanciar duhet te jeni sa me strikte qe te mundeni pasi vetëm ne këtë mënyrë do mund te mblidhni para.

Peshorja – Sot duhet ta ndryshoni me çdo kusht rutinën e jetës tuaj ne çift pasi ne te kundërt situata do ndërlikohet edhe me tepër dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe çdo gjë për ta do jete ndryshe. E rëndësishme është qe do ndihen mire. Buxhetin duhet ta keni me tepër nen kontroll pasi po i late gjerat pas dorës mund te lindin probleme.

Akrepi – Do dini si ta mbani gjate gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me te do jete e shkëlqyer. Do e joshni ne mënyrë te veçante dhe nuk do e lini vetëm asnjë moment. Beqaret do kenë prioritet punën dhe do e lënë disi pas dore jetën sentimentale. Për menaxhimin e te ardhurave qe keni duhet t'i kërkoni sa me pare ndihme ndonjë miku specialist te fushës.

Shigjetari – Sot, me te privilegjuarit ne planin sentimental do jene beqaret. Ata do e gjejnë personin me te cilin do jene menjëherë gati te FIllojnë një lidhje. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite tejet normale dhe pa ndonjë emocion te jashtëzakonshëm. Për FInancat ka për te qene një dite goxha e vështirë. Po nuk kursyet dhe po nuk morët masa keni për te mbetur shpesh pa para.

Bricjapi – Mos luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do pendoheni rende. Marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme nëse i qëndroni pranë dhe e dashuroni pa dorashka. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar ne pune dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin FInanciar gjendja do jete ende e paqëndrueshme.

Ujori – Dite e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te ndaheni asnjë çast. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo gjë vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Mundësitë ne fakt do jene te mira. Ne planin FInanciar duhet te jeni gjithmonë te kujdesshëm edhe pse ne fakt gjendja nuk do jete problematike.

Peshqit –  Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do mendoni me te arsyeshme dhe lërini për me vone çmenduritë ne çift. Ata qe janë vetëm nuk do arrijnë dot te gjejnë personin e ëndrrave dhe do vazhdojnë ta vuajnë këtë gjë. Ne planin FInanciar do ju dalin probleme goxha serioze. Nëse nuk ja dilni dot vete, kërkoni sa me pare ndihme nga te afërmit tuaj.

.

Mirëmëngjesi futbolldashës, sot na presin këto dy super-ndeshje

Posted: 05 Nov 2016 05:35 PM PDT

Në ora 13:00 sot zhvillohet derbi ndërmjet rivalëve të urryer të Londrës, Arsenalit dhe Tottenhamit.

Në mbrëmje, La Liga sjellë një ballafaqim të “çmendur” mes Sevillas dhe Barcelonës, që fillon në ora 20:45.

Ndërkohë, në Itali mungojnë kryendeshjet, pasi që skuadrat e mëdha takohen me ato të vogla.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

 

.

Daut Haradinaj: SHIK-u na mveshi se ishim të përfshirë në haraç (Video)

Posted: 05 Nov 2016 04:34 PM PDT

Madje, Haradinaj e ka lidhur edhe arrestimin e tij, pas lufte, me këtë zhvillim.

"U kam thënë se sa të jem gjallë nuk do të zbatohet ai plan", ka thënë Haradinaj.

Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka bërë përgjegjës SHIK-un për të gjitha përfoljet se ai është përfshirë në haraç.

.

Ismaili: Astrit, po ta jap besën se kemi me ta realizu ëndrrën, edhe nëse flijohemi deri në fund

Posted: 05 Nov 2016 04:31 PM PDT

Madje, Ismaili është betuar se "kemi me u çue n’kambë, e kemi me ta realizue qat andërr, me dijtë që flijohemi për të deri në frymën e fundit".

Postimi i plotë i Ismailit:

Astrit, brehhhh! Sonte jemi të thyem. Jemi copë, copë. S’po na besohet. Krejt, ama krejt, ishim të bindun që nuk shkon gjatë, e del prej aty, e lirohesh prej akuzave të poshtra, të ulëta e të fëlliqta që u munduen me ti mveshë.

Kurrkujt, ama hiç kurrkujt, nuk ia ka marrë mendja, as për një të vetmin sekond, që del në këtë mënyrë. Ti je qetash ma i lirë se asnjiherë, por kjo neve po na pikëllon, sepse po vazhdojmë me jetue në këtë burg, prej të cilit ti, e krejt shokët tu, kanë andërrue me na lirue.

Sot jemi shkrum, Astrit, amo nëser… nesër, po ta jap besën, kemi me u çue n’kambë, e kemi me ta realizue qat andërr, me dijtë që flijohemi për të deri në frymën e fundit.

.

Momente nga dasma e çiftit të famshëm të estradës, nusja me vello Swarovski(Video)

Posted: 05 Nov 2016 04:04 PM PDT

Nusja duket mjaft elegante nën fustanin Swarovski i cili kap një është mjaft i shtrenjtë e edhe Marku nuk mbetet anash pasi që shkëlqen me veshjen e tij.

Mbrëmjes në fjalë hijeshinë më të madhe i'a dhanë edhe mysafirët ku ndër ta janë edhe shumë fytyra publike.

Prive.al ju sjell këto fotografi e këtë video ekskluzive nga dasma e sontme.

.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kthehet normaliteti në Aeroportin “Ataturk”

Posted: 05 Nov 2016 03:59 PM PDT

(I plotësuar) – Mediat në Turqi raportojnë se gjithçka ka përfunduar për sa i përket të shtënave në aeroportin "Ataturk" të Stambollit. Nga këto të shtëna ka mbetur një person i plagosur.

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna në Aeroportin "Ataturk" në Stamboll

Mediat turke dhe ato botërore raportojnë se personi që ka hapur zjarr dyshohet se kishte bombë, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, një pako e dyshimtë është gjetur në Aeroportin Ndërkombëtar "Ataturk".  /Lajmi.net/

 

 

.

Futbollistët që u transferuan te rivali i urryer, e që nuk shihen më me sy nga tifozët

Posted: 05 Nov 2016 03:55 PM PDT

Njëri nga transferimet e përfolura padyshim që është edhe ai i sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, i cili u transferua nga Manchester United te City.

Transferimi te një rival i urryer i ka ndodhur edhe mesfushorit fantastik portugez, Luis Figo, i cili bëri bujë duke lënë Barcelonën për Real Madridin, shkruan Telegrafi.

Edhe Ashley Cole u bë një i urryer nga tifozët e Arsenalit pas kalimit te rivali lokal, Chelsea, ashtu sikurse edhe Zlatan Ibrahimovic që la Juventusin për Interin dhe më vonë shkoi te Milani.

Kalime tjera te rivalët e urryer janë edhe ai i Robin van Persie nga Arsenal tek 'Djajtë e Kuq' dhe Luis Enrique nga Real Madrid te gjiganti katalunas.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Shpend Ahmeti: Astrit, u prehsh në paqe, dikush do të jap përgjegjësi

Posted: 05 Nov 2016 03:52 PM PDT

Shpend Ahmeti

"Çka me thënë e si me i ngushëllu familjen e shoqërinë e aktivistët e veten? Humbëm një shok, një idealist, një punëtor të palodhshëm, por mbi të gjitha një njeri të mirë. Dikush ka me dhënë përgjegjësi, por sonte mendja më shkon vetëm te familja e Astritit e shpresoj se disi e gjejnë fuqinë të mbahen duke qenë krenarë se kanë rritur fëmijë të jashtëzakonshëm. Astrit, u prehsh në paqe!", ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

.

Gjërat që ndodhin kur takoni shpirtin tuaj binjak

Posted: 05 Nov 2016 03:50 PM PDT

Ja pesë gjërat që ndodhin kur takoni shpirtin tuaj binjak…

  1. Bota ju duket ndryshe

Mund t'ju duket klishe si shprehje, por është e vërtetë. Kur takoni shpirtin tuaj binjak i shikoni gjërat shumë pozitivisht.

  1. Qeshni edhe kur s'jeni pranë tij/saj

Kur jemi të lumtur këtë ua reflektojmë edhe njerëzve të tjerë, prandaj dukemi shumë të mirë dhe të qetë në ambientet ku punojmë.

  1. Filloni të provoni gjëra të reja

Kur takoni shpirtin tuaj binjak, eksperimentoni edhe në eksperienca apo dëshira që më parë nuk e kishit marrë guximin t'i provonit.

  1. Përmirësoni edhe më shumë marrëdhënien me njerëzit përreth

Kur gjeni njeriun e duhur kërkoni t'i tregoni atij anët tuaja më të mira të karakterit, shkruan blitz.al. Këto virtyte i ndani jo vetëm me të, por edhe me personat e tjerë që ju rrethojnë.

.

Related Posts :