Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Lavdëroi partizanët, legalistët dhe ballistët: Berisha komunist i pandreqshëm” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Lavdëroi partizanët, legalistët dhe ballistët: Berisha komunist i pandreqshëm” plus 9 more - Gazeta Dita


Lavdëroi partizanët, legalistët dhe ballistët: Berisha komunist i pandreqshëm

Posted: 06 Nov 2016 01:21 AM PDT

Një deklaratë e papritur dhe e pazakontë e ish-kryeministrit Sali Berisha, në seancën e fundit plenare, ku e konsideroi luftën e partizanëve një faqe të ndritur të historisë, ka indinjuar legalistët, ballistët dhe ish të përndjekurit politikë.

Ballistët dhe legalistët, aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, ndjehen të zhgënjyer nga qëndrimi i ish­kryeministrit Berisha, ndërsa të përndjekurit shprehen për Shqiptarja.com, se nuk janë të befasuar, teksa e konsiderojnë Berishën lojë dhe njeriun e Ramiz Alisë.

Kreu i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola pohon se Berisha është i sinqertë në deklaratën e tij, pasi ishte i besuari i Ramiz Alisë, për mbrojtjen e komunistëve pas ndryshimit të sistemit.

"Lufta kaloi në vëllavrasje, me ndërmjetësimin e dy përfaqësuesve serbë. Por, Berisha vazhdoi ideologjinë komuniste në '92. U edukua dhe shkolluar me atë ideologji.

U bë sekretar partie për 25 vjet. Në këtë kuadër, Berisha nuk ka se si të dalë kundër komunistëve, të cilët shkatërruan Shqipërinë. Ishte i sinqertët. Berisha, po të ishte antikomunist, puna e parë që duhet të bënte kur ishte president, duhet të ngrinte një Gjykatë Speciale për të dënuar diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar, i cili pushkatoi mbi 6 mijë shqiptarë dhe burgosi 30 mijë të tjerë.

Por, Berisha ishte i besuar i Ramiz Alisë dhe i Byrosë Politike. Ishte lojë e tyre. Po të ishte i djathtë, duhet të kishte dënuar diktatorin për genocid, do të dënonte krimet masive, do t'u kthente pronën pronarëve, do t'u jepte të drejtat të burgosurve dhe të internuarve politikë etj. Nëse do t'i bënte këto, nuk do të ishte një i vendosur dhe njeri i Ramizit. Por, nuk i bëri", tha Kola për Shqiptarja.com.

Ndërsa kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, pohoi se Berisha ose nuk e njeh historinë ose po mundohet t'a përdorë politikisht këtë çështje.

"Për sa i përket deklaratës së ish­-kryeministrit Berisha, që e quajti luftën e partizanëve një nga faqet më të ndritura të historisë, ose Berisha nuk e njeh historinë çka është e mundur pasi e ka dhënë provën në të kaluarën se ndryshon mendim kur mëson më shumë, sikur bëri në rastin e Mbretit dhe Mbretërisë, ose mundohet t'a përdorë politikisht këtë çështje, ndonëse për mua kjo është një betejë e humbur. Ose mendon realisht kështu dhe kjo do të ishte çudi, pasi zakonisht, tezën se, komunizmi dhe betejat e veta ishin të drejta, por disa diktatorë tradhtuan kauzën komuniste, pra këtë tezë, e mbartin dhe e mbrojnë komunistët më të pandreqshëm të Francës, Spanjës, Belgjikës, Gjermanisë, Italisë dhe gjetke. Cila do të jetë arsyeja për të cilën Berisha është shprehur për luftën e partizaneve si një nga faqet e ndritura të historisë, mendoj se për të mirën e vet dhe në nder të viktimave nacionaliste të luftës së partizanëve komuniste, do të kishte bërë më mirë që të heshtte", tha Gjana.

Vritet me armë zjarri punonjësi i karburantit në Sarandë, shkak dyshohet grabitja

Posted: 06 Nov 2016 01:09 AM PDT

Roja i një pike karburanti është vrarë me armë zjarri në hyrje të qytetit të Sarandës. Viktima është 44 vjeçari, Artan Hoxha, i cili sipas policisë lokale të Sarandës është qëlluar për vdekje me një armë gjahu.

Grabitja me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta të natës së shkuar në lagjen "Qafë Gjashtë" të qytetit të Sarandës. Sipas policisë lokale, një person i armatosur me armë gjaku ka shkuar në pikën e karburantit duke qëlluar me çifte 44 vjeçarin, banues në zonë. Për shkak të plagëve të marra, burri ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Policia thotë se nuk e ka identifikuar ende autorin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se vrasësi ka shkuar me një motor të kuq dhe i pamaskuar, duke grabitur pikën e karburantit.

Policia sqaron gjithashtu se nga arka e pikës janë vjedhur rreth 60 mijë lekë të rinj.

VIDEO / Shërbimi sekret nxjerr me shpejtësi Trump nga salla

Posted: 06 Nov 2016 01:03 AM PDT

Mediat amerikane e konsiderojnë një skenë befasuese atë që ndodhi në një tubim të Donald Trump.

Anëtarët e shërbimit të sigurisë e larguan kandidatin republikan me shpejtësi nga podiumi gjatë një tubimi natën e së shtunës në Reno, pasi një person bërtiti në sallë se dikush kishte një armë.

Personi i dyshuar u kap, por atij nuk iu zbulua posedimi i një arme të tillë, tha shërbimi sekret. Tramp po fjalimet e fundit të fushatë përpara zgjedhjeve të së martës.

 

06fd-rally2-master675dfdfgf-dfgdfgf-gfgfdg-dfgtrrr

‘Ballistët’/ Meidani kundër Nishanit: Nuk janë ‘Martirë të Demokracisë’

Posted: 06 Nov 2016 12:59 AM PDT

Ish-­Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani ka komentuar debatin e fundit për dekorimin që Bujar Nishani u bëri 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u ekzekutuan në vitin 1943 nga Mehmet Shehu.

Për Meidanin, dekorimi i të gjithë anëtarëve të Ballit me titullin "Martirë të Demokracisë", sipas tij është i diskutueshëm.

Për ish­-presidentin, dekorimi mund të bëhej për secilin në mënyrë individuale, duke përcaktuar rolin e gjithsecilit në raport me luftën dhe bashkëpunimin me pushtuesit.

Në një intervistë për "Panorama", ish­-presidenti ka theksuar më tej se gjatë kohës që ai drejtonte shtetin është treguar i kursyer me dekorata dhe "Urdhrin e Flamurit" ia ka akorduar vetëm presidentit Klinton.

"Në këtë kuptim, unë mendoj se çdo inflacion i këtij nderimi e fyen, në radhë të parë, vetë atë kontribut historik të tij. Dhe kjo duhet të kihet parasysh dhe për të gjitha nderimet e tjera", është shprehur Meidani.

Sipas Meidanit, "a mund të konsiderohen ata "Martirë të Demokracisë", qoftë dhe si shenjë pajtimi kombëtar, kjo është një çështje e diskutueshme, nisur dhe nga vetë kuptimi i dy fjalëve që formojnë atë titull nderimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për demokraci, aq më pak në atë kohë?! Një problem tjetër është nëse ata do të mund të konsideroheshin si "dëshmorë të atdheut", por në atë rast kërkohej të vlerësohej sa më mirë e drejt, jo në grup, por në mënyrë individuale, veprimtaria e gjithsecilit prej tyre në funksion të lirisë, sakrificës ndaj atdheut, vetë interesave kombëtare, nga njëra anë, apo bashkëpunimit me pushtuesin, nga ana tjetër, qoftë ai edhe për objektiva të qarta territoriale"­ thotë Mediani.

Mediani thekson më tej se "Fakti që u krijua një përplasje e tillë publike vlerësimesh e pozicionesh, shpesh 180­gradëshe, tregon se jo gjithçka ka qenë e mirëstudiuar. Por, në asnjë rast nuk duhen lejuar fyerjet publike ndaj kryetarit të shtetit, ato nuk i shërbejnë shtetit, fuqizimit të tij në sytë e qytetarit, respektimit të tij. Prandaj, parë shumë më gjerë, për të shmangur sjelljen kontradiktore të politikës në këtë rast, gjykoj se duhet të funksionojë më mirë në Presidencë procesi i vlerësimit dhe filtrimit të propozimeve, jo vetëm me konsultim të dy apo të disa njerëzve, por me anë të tërheqjes së mendimit të specializuar të institucioneve e organizmave të shoqërisë civile, të lidhura me individë apo ngjarje të caktuara, jo gjithmonë të gjithëpranueshme".

06 nentor 2016

Posted: 05 Nov 2016 07:49 PM PDT

1

Horoskopi, 06 nentor 2016

Posted: 05 Nov 2016 07:46 PM PDT

Dashi

Qielli juaj duket paksa i errët, për shkak të Marsit në orbitë të kundërt, që do t' bëj shoqëri edhe dy planetëve të tjerë Mërkurit dhe Uranit. Kështu që dita do t'ju duket si kërcim me pengesa.

 

Demi

Sëbashkë me Jupiterin kthehet edhe Marsi që do të ngrejë deri në një farë mase moralin tuaj, ndërkohë që projekte të mira duken në horiziont gjë që mund t'ju hapi rrugë në profesion.

 

Binjakët

Rezultatet e arritura deri tani janë për t'u përgëzuar. Janë miqtë dhe kolegët e punës që ju vlerësojnë dhe ju japin kurajon për të vazhduar dhe për të arritur sukese të mëtejshme.

 

Gaforrja

Mërkuri dhe Marsi projektojnë në qiellin tuaj një hije të vogël, që mund të bëhet evidente gjatë mesditës, por kjo do të zgjasë pak dhe në mbrëmje do të jeni të kthjellët.

 

Luani

Është pikërisht momenti dhe dita e duhur për të gjithë ata që studiojnë dhe duan të arrijnë rezultate  të mira apo promovime. Ana sentimentale është disi e trazuar mundohuni të qartësoheni.

 

Virgjëresha

Disa pengesa të vogla në realizimin e projekteve do t'ju besdisin pak gjatë gjithë ditës, megjithatë do të jeni të aftë të gjeni rrugën e duhur për ta zgjidhur përfundimisht .

 

Peshorja

Dita e sotme do të jetë pak stresuese dhe e mërzitshme për shkak të Hënës dhe Mërkurit që nuk janë nga ana juaj. Veproni me kthejlltësi dhe me indiferentizëm, kjo ju ndihmon në marrjen evendimeve.

 

Shigjetari

Është puna që do t'ju zërë tërësisht ditën tuaj,  dhe kjo që ju sjell sadisfaksion e duhur që ju ka mungaur, kështu që është mirë t'i vini rëndësi punës sesa gjërave të kota.

 

Bricjapi

Marsi në shenjë e bën ditën tuaj më të rëndë dhe më të lodhshme. Do të ndiheni të plogësht dhe pa dëshirë për të ndërmarrë ndonjë detyrë me rëndësi.

 

Ujori

Megjithëse jeni të kënaqur me ato që keni arritur, falë vullnetit dhe dëshirës që nuk mungon, përsëri nuk do të ndiheni të plotësuar. Një mbrëmje romantike do t'ju bëj më pozitivë.

 

Peshqit

Pas ditëve të lodhshme dhe plot stress erdhi edhe momenti juaj për pak qetësi. Një udhëtim i shkurtër apo një piknik me miqtë do të jetë ideal për t'u argëtuar.

U akuzua për trukime, reagon Altin Rraklli

Posted: 05 Nov 2016 03:39 PM PDT

Pas akuzave të rënda se ishte i përfshirë në trukime futbolli, vjen edhe reagimi zyrtar nga Altin Rraklli. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, aktualisht trajner i Turbinës ka dhënë versionin e tij në këtë çështje. Ne një prononcim për Top Channel, Rraklli ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje:

"Kam qenë pjesë e futbollit korrekt shqiptar dhe vazhdoj ta bëj një gjë të tillë."

"Dikur më ka ndodhur një episod i pakëndshëm, kur kam qenë në një shoqëri me disa futbollistë dhe me disa miq të mi. Nuk kisha lidhje me atë çfarë ata bisedonin. Isha për qejf."

"Në një moment m'u desh të bëja rolin e menaxherit dhe përkthyesit. Ndoshta përkthimi që bëra nuk ishte i saktë, por nuk isha i përfshirë fare në ato çka thuheshin.""

Me një ndërgjegje të pastër, unë i siguroj të gjithë shqiptarët se nuk jam marrë dhe nuk do të merrem kurrë me trukime. Ndonjëherë qëllon me njerëz të gabuar dhe kjo gjë më ka ndodhur edhe mua", ishin fjalët e Altin Rrakllit për Top-Channel.

Rama përshëndet lumturimin e martirëve të Kishës Katolike

Posted: 05 Nov 2016 02:40 PM PDT

Edhe kryeministri Edi Rama ka përshëndetur lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike, të cilët, siç thotë ai, u bënë pre e dhunës dhe shfarrosjes së regjimit totalitar.

"Sot, nëpërmjet lumnimit të 38 klerikëve, rregulltarëve dhe laikëve të Kishës Katolike, naltësimi i besimit të martirëve shqiptarë prek çdo altar, në çdo kishë të botës. Prej kësaj dite, emri i secilit prej tyre është gdhendur përjetësisht në kalendarin liturgjik, duke naltësuar përnjimend edhe emrin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve", është shprehur Rama në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Kryeministri ka falenderuar autoritetet kishtare për celebrimin e denjë dhe për mirënjohjen publike ndaj mbështetjes së shumanëshme të qeverisë për atë që ai e quan një detyrë morale të patjetërsueshme.

"Kujtim të amshuar të lumëve martirë të Shqipërisë: "In memoria aeterna erit iustus; ab auditione mala non timebit" Ps. CXI", ka thënë më tej Rama në postimin e tij.

VIDEO / Ky po që është “qen i bilardos”

Posted: 05 Nov 2016 02:08 PM PDT

Është quajtur "miku më i mirë i njeriut", por një qen ka dëshmuar se sa larg mund të shkojë kjo kafshë për t'i bërë shoqëri njeriut. Ndonëse në pamje të parë duket se është diçka rastësore, qeni në këtë kronikë do t'ju dëshmojë se ai ka një dhunti të veçantë për këtë lojë, duke sfiduar pritshmëritë njerëzore.

Shoku që ju prisnit për një lojë bilardoje nuk arriti të vinte? Nuk ka problem, sepse ky qen do t'ju dëshmojë edhe një herë pse ai quhet miku më i mirë i njeriut. Ndonëse në pamje të parë duket se është diçka rastësore, qeni do t'ju dëshmojë se ai ka një dhunti të veçantë për këtë lojë, duke sfiduar pritshmëritë njerëzore.

Natyrisht, që për të është bërë një përjashtim përsa i përket përdorimit të stekës, rolin e të cilës e kanë zëvendësuar edhe putrat, madje edhe hunda e qenit. Mesa shihet, shprehja popullore "qen i punës" tanimë ka marrë edhe një ngjyrim tjetër, duke u shndërruar në "qen të bilardos".

FOTOT / Peshkaqenët me dy koka alarmojnë shkencëtarët

Posted: 05 Nov 2016 01:54 PM PDT

Një peshkaqen  me dy koka, tingëllon si një përbindësh i marrë nga filmat horror, por shkencëtarët janë duke gjetur gjithnjë e më shumë si këta lloj në të gjithë botën.

Disa thonë se ky fenomen ka nisur që në 2008, kur peshkatari Christian Johnson kapi një peshkaqen ngjyrë blu, me dy koka në brigjet e Australisë. Në 2013, një grup peshkatarësh nga Florida, kapën një peshkaqen blu, të cilës në mitër iu gjet një këlysh me dy koka.

Peshkaqeni 2Duhet thënë se femra mban  deri në 50 të vegjël në mitër. Kohët e fundit, kërkuesit spanjollë kanë gjetur një tjetër peshkaqen që kishte në bark të vegjlit e saj. Ata zbulua se një prej embrioneve ishte me dy koka dhe shkencëtarët e hapën me kujdes vezën për të studiuar embrionin e çuditshëm.

Peshkaqeni 3Profesori që drejton studimin Valentín Sans-Coma, është i paqartë nëse embrioni do të mbijetonte nëse ata do ta linin të lirë. Është e mundshme që këto embrione nuk jetojnë për një kohë të gjatë dhe kjo shpjegon se pse nuk janë gjetur më parë peshkaqenë me dy koka.

Peshkaqeni 4Lindja e peshkaqenëve me dy koka mbetet një mister për shkencëtarët dhese nuk dihen se kush janë faktorët që shkaktojnë këtë mutacion gjenetik. Ndërkohë numri i tyre është në rritje. Paraprakisht dyshohet se kjo ndodh për shkak të ndotjes, prezencës së lartë të kimikateve në ujë apo rrezatimi.

 

Related Posts :