Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Liverpuli i vë çmimin Filipe Kutinjos” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Liverpuli i vë çmimin Filipe Kutinjos” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Liverpuli i vë çmimin Filipe Kutinjos

Posted: 04 Nov 2016 09:00 AM PDT

Filipe Kutinjo është kthyer në liderin e skuadrës së Liverpulit, teksa në drejtim të tij kanë mbërritur edhe shumë oferta. Por, klubi i madh anglez i bën parapritë largimit të tij, teksa i ka vendosur çmimin e lojtarit brazilian. Çdo ekip që dëshiron shërbimet e fantazistit duhet të paguajë plot 75 mln euro në arkat e të kuqve. Pavarësisht kësaj shifre, duket e vështirë që Kutinjo të largohet nga Liverpuli, ku është kthyer në një yll.

Reagon ashpër Skënderbeu, Partizani hesht

Posted: 04 Nov 2016 09:00 AM PDT

Dënimi nga FSHF

Pas dënimit të rëndë që mori nga Komisioni i Disiplinës, vjen edhe reagimi i skuadrës së Skënderbeut. Korçarët akuzojnë teksa e quajnë këtë vendim si absurd, pasi tifozët e tyre nuk kryen asnjë veprim të dhunshëm në stadium. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kampionët akuzojnë se ky është një vendim absurd, i njëanshëm dhe shprehen se do ta apelojnë. Ja reagimi i tyre i plotë: “Komisioni i Disiplinës pranë FSHF dënon paturpësisht klubin tonë me zhvillimin e 3 ndeshjeve pa spektatorë. Një vendim që haptazi vë në dukje balancën që ka dashur të vendosë komisioni midis dënimeve të dy ekipeve. Veprim totalisht i nxituar dhe në dëm të klubit dhe tifozërisë korçare. Është e pashpjegueshëm kjo balancë në dënime derisa nuk janë marrë parasysh rrethanat dhe momentet para dhe gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, ku autobusi i tifozërisë sonë është dhunuar barbarisht në hyrje të qytetit të Elbasanit. Dhunë, e cila ka sjellë si pasojë irritimin e tifozëve dhe përshkallëzimin e ofendimeve në stadium. Jemi dëshmitarë të momenteve ku në çdo stadium të Superligës ofendohet dhe hidhen flakadanë, por kurrsesi nuk kemi parë deri më sot dënim me 3 ndeshje pa spektatorë për arsyet e përmendura më sipër. Klubi ynë nuk mundet të pranojë kurrsesi këtë dënim të pabazuar në rregullore, arbitrar edhe të turpshëm. Klub futboll ‘Skënderbeu’ do ta apelojë këtë vendim, dukshëm të njëanshëm!”.

Zbulohet arsyeja përse u nxeh Lionel Mesi

Posted: 04 Nov 2016 08:59 AM PDT

Pas ndeshjes Man-çester Siti-Barcelona, bëri bujë një lajm sipas të cilit, Lionel Mesi pati një debat të ashpër me dikë nga Siti në tunel. Argjentinasi shkoi drejt dhomave të zhveshjes të Sitit, duke bërtitur: “Idiot, eja këtu, mos u fshih!”. Tani zbulohet shë-njestra e Mesit, ishte Mikel Arteta, ndihmës i Pep Guardiolës, i cili pak kohë më parë mbylli karrierën tek Arsenali dhe ka qenë edhe te Barcelona në rini, pa luajtur me ekipin e parë. Sipas mediave spanjolle, Arteta e provokoi rëndë Mesin, kur ky i fundit po qëndronte në korridoret e stadiumit pas ndeshjes, i mërzitur: “Ç’pret aty, ik ndërrohu, trap!”. Nga Anglia mohojnë dhe mediat raportojnë se ishte Mesi ai që e nisi sherrin, i zemëruar nga festimet e tejzgjatura të Artetës, edhe në ambientet brenda stadiumit.

FIFA ndëshkon FSHF-në me 50 mijë euro gjobë

Posted: 04 Nov 2016 08:57 AM PDT

Koret politike dhe flakadanët e tifozëve i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Shqiptare të Futbollit. FIFA ka vendosur të gjobisë me 50 mijë euro për dy ndeshjet kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në “Loro Boriçi” dhe atë kundër Lihtenshtejnit në Vaduz. FIFA ka ndëshkuar me 25 mijë euro federatën shqiptare për secilën nga këto takime. Në FSHF përflitej për një ndëshkim edhe më të rëndë, kur veç gjobës së majme, mendohej edhe pezullimi i fushës për takimin e radhës kundër Izraelit, pasi incidente të tilla të krijuara nga ana e tifozëve shqiptarë nëpër stadiume kanë qenë raste të përsëritura dhe FSHF-ja ka marrë paralajmërime të njëpasnjëshme për të këto episode. Por, veç Shqipërisë, gjobë ka marrë edhe Kosova, me Federatën e Futbollit të Kosovës që është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s me një gjobë të majme prej 30 mijë frangash zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Kroaci, që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo është edhe gjoba e parë për Kosovën në ndeshjen e saj të dytë zyrtare.

Disiplina, grusht të fortë dhunës

Posted: 04 Nov 2016 08:55 AM PDT

Incidentet që shoqëruan takimin Partizani-Skënderbeu të zhvilluar të dielën e shkuar në “Elbasan Arena” janë analizuar në mbledhjen e radhës së Komisionit të Disiplinës. Kështu, klubi kryeqytetas, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese dënohet me katër ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Partizani nuk do të mund të luajë në “Elbasan Arena” sfidat ndaj Besëlidhjes në Kupë, Teutës, Laçit dhe Kukësit në kampionat. Me të njëjtin arsyetim është ndëshkuar dhe Skënderbeu, që do të luajë 3 ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij. Korçarët nuk do mund të luajnë me spektatorë ndaj Korabit, Vllaznisë dhe Tiranës. Ndryshe nga Partizani, Skënderbeu nuk mund të heqë një ndeshje dënim në Kupë, pasi duhet të luajë pa tifozë takimin e kthimit ndaj Apolonisë nga një vendim i mëparshëm. Sidoqoftë, të dyja klubet mund të konvertojë në gjobë dënimin pas shlyerjes së gjysmës së tij. Takimi i dy kryesuesve u shoqërua nga përplasje të dhunshme të tifozërisë së Partizanit dhe forcave të FNSH-së, por burime për “News 24” bëjnë me dije se komisioni nuk e ka marrë për bazë deklaratën e policisë, pasi pamjet filmike ishin të qarta dhe ndërhyrja e FNSH-së është cilësuar e nxituar. Gjithsesi, Disiplinori i ka kërkuar sekretariatit teknik që të mbledhë informacion dhe të evidentojë tifozët problematikë, me qëllim ndalimin e hyrjes së tyre në stadium.
Vendimi
I mbajtur sot (dje) më datë 3 nëntor 2016, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyr-timin e kërkesave të paraqitura. Komisioni, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.
VENDOSI:
1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.
2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Neni 66/2.a të KDS, dënohet me 3 (tri) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Detyrohet KF “Skënderbeu” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.
3. Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematikë, me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Zbulohet arsyeja përse u nxeh Lionel Mesi

Posted: 04 Nov 2016 08:34 AM PDT

Pas ndeshjes Man-çester Siti-Barcelona, bëri bujë një lajm sipas të cilit, Lionel Mesi pati një debat të ashpër me dikë nga Siti në tunel. Argjentinasi shkoi drejt dhomave të zhveshjes të Sitit, duke bërtitur: “Idiot, eja këtu, mos u fshih!”. Tani zbulohet shë-njestra e Mesit, ishte Mikel Arteta, ndihmës i Pep Guardiolës, i cili pak kohë më parë mbylli karrierën tek Arsenali dhe ka qenë edhe te Barcelona në rini, pa luajtur me ekipin e parë. Sipas mediave spanjolle, Arteta e provokoi rëndë Mesin, kur ky i fundit po qëndronte në korridoret e stadiumit pas ndeshjes, i mërzitur: “Ç’pret aty, ik ndërrohu, trap!”. Nga Anglia mohojnë dhe mediat raportojnë se ishte Mesi ai që e nisi sherrin, i zemëruar nga festimet e tejzgjatura të Artetës, edhe në ambientet brenda stadiumit.

Liverpuli i vë çmimin Filipe Kutinjos

Posted: 04 Nov 2016 08:34 AM PDT

Filipe Kutinjo është kthyer në liderin e skuadrës së Liverpulit, teksa në drejtim të tij kanë mbërritur edhe shumë oferta. Por, klubi i madh anglez i bën parapritë largimit të tij, teksa i ka vendosur çmimin e lojtarit brazilian. Çdo ekip që dëshiron shërbimet e fantazistit duhet të paguajë plot 75 mln euro në arkat e të kuqve. Pavarësisht kësaj shifre, duket e vështirë që Kutinjo të largohet nga Liverpuli, ku është kthyer në një yll.

Disiplina, grusht të fortë dhunës

Posted: 04 Nov 2016 08:33 AM PDT

Incidentet që shoqëruan takimin Partizani-Skënderbeu të zhvilluar të dielën e shkuar në “Elbasan Arena” janë analizuar në mbledhjen e radhës së Komisionit të Disiplinës. Kështu, klubi kryeqytetas, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese dënohet me katër ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Partizani nuk do të mund të luajë në “Elbasan Arena” sfidat ndaj Besëlidhjes në Kupë, Teutës, Laçit dhe Kukësit në kampionat. Me të njëjtin arsyetim është ndëshkuar dhe Skënderbeu, që do të luajë 3 ndeshje pa tifozë në stadiumin e tij. Korçarët nuk do mund të luajnë me spektatorë ndaj Korabit, Vllaznisë dhe Tiranës. Ndryshe nga Partizani, Skënderbeu nuk mund të heqë një ndeshje dënim në Kupë, pasi duhet të luajë pa tifozë takimin e kthimit ndaj Apolonisë nga një vendim i mëparshëm. Sidoqoftë, të dyja klubet mund të konvertojë në gjobë dënimin pas shlyerjes së gjysmës së tij. Takimi i dy kryesuesve u shoqërua nga përplasje të dhunshme të tifozërisë së Partizanit dhe forcave të FNSH-së, por burime për “News 24” bëjnë me dije se komisioni nuk e ka marrë për bazë deklaratën e policisë, pasi pamjet filmike ishin të qarta dhe ndërhyrja e FNSH-së është cilësuar e nxituar. Gjithsesi, Disiplinori i ka kërkuar sekretariatit teknik që të mbledhë informacion dhe të evidentojë tifozët problematikë, me qëllim ndalimin e hyrjes së tyre në stadium.

Vendimi
I mbajtur sot (dje) më datë 3 nëntor 2016, në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyr-timin e kërkesave të paraqitura. Komisioni, pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.

VENDOSI:
1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Detyrohet KF “Partizani” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.
2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese, në bazë të Neni 66/2.a të KDS, dënohet me 3 (tri) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
Detyrohet KF “Skënderbeu” të zhdëmtojë stolat e stadiumit “Elbasan Arena”.
3. Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematikë, me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

FIFA ndëshkon FSHF-në me 50 mijë euro gjobë

Posted: 04 Nov 2016 08:32 AM PDT

Koret politike dhe flakadanët e tifozëve i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Shqiptare të Futbollit. FIFA ka vendosur të gjobisë me 50 mijë euro për dy ndeshjet kundër ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në “Loro Boriçi” dhe atë kundër Lihtenshtejnit në Vaduz. FIFA ka ndëshkuar me 25 mijë euro federatën shqiptare për secilën nga këto takime. Në FSHF përflitej për një ndëshkim edhe më të rëndë, kur veç gjobës së majme, mendohej edhe pezullimi i fushës për takimin e radhës kundër Izraelit, pasi incidente të tilla të krijuara nga ana e tifozëve shqiptarë nëpër stadiume kanë qenë raste të përsëritura dhe FSHF-ja ka marrë paralajmërime të njëpasnjëshme për të këto episode. Por, veç Shqipërisë, gjobë ka marrë edhe Kosova, me Federatën e Futbollit të Kosovës që është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s me një gjobë të majme prej 30 mijë frangash zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Kroaci, që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo është edhe gjoba e parë për Kosovën në ndeshjen e saj të dytë zyrtare.

Nis sonte “Marie Kraja” e Inva Mulës

Posted: 04 Nov 2016 08:31 AM PDT

Festivali ndërkombëtar operistik "Maria Kraja", që këtë vit ka arritur në stacionin e tij të 16-të, mbahet sonte e nesër (4-5 nëntor) në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Yje të rinj të skenës operistike botërore dhe drejtuesit më të rëndësishëm të teatrove europianë "takohen" në Tiranë. Artistët tregojnë vokalet, drejtorët u shtrijnë duart për shanse të jashtëzakonshme në karrierë. Këtë vit, është Inva Mula, producente dhe drejtore artistike e Festivalit e profesor Robert Radoja drejtor muzikor. Një ndër surprizat e këtij edicioni është edhe ngjitja në skenë e sopranos së re Enkeleda Kamani, fituese e edicionit të kaluar të "Maria Kraja" dhe që këtë vit do të mbajë një peshë të rëndësishme, atë të prezantueses së këtij eventi. 15 konkurrentet e edicionit "Maria Kraja" 2016 janë: Lamia Beuque- Francë, Rachele Raggiotti- Itali, Maja Ceglar- Slloveni, Nora Carrasco- Spanjë, Krško Roman- Sllovaki, Renisa Lacka – Shqipëri, Perrine Madoeuf- Francë, Stefano Sorrentino- Itali, Yury Rostotsky- Rusi, Funda Yaziksiz- Turqi, Maria Eleni Striftompola- Greqi, Ilona Mataradze- Gjeorgji, Cecile Achille- Francë, Andrew Kymach- Rusi dhe Klodian Kaçani- Shqipëri. Drejtoresha e TKOB Zana Çela dhe themeluese e "Marie Krajës", ka lajmëruar se konkurrentët më të spikatur, do të kenë mundësinë që të përzgjidhen për role të ndryshme në repertorin e veprave operistike që do të jenë pjesë e kalendarit të këtij institucioni.
Juria ndërkombëtare përbëhet nga emra të mëdhenj si David Pountney- Drejtor Artistik i Operës Kombëtare të Uellsit dhe Kryetar i Jurive të Festivalit, "BBC Cardiff Singer of the World". Në juri po ashtu janë: Eva Kleinitz- drejtore e "Opera Stuttgart", Olga Kapanina- drejtore e kastingut në "Bolshoi", Rocc Ralf- drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Operës në Slloveni, Giovanna Lomazzi, Zëvendës Presidente e festivalit "ASLICO" (Milano); Danusa Luknisova, Menaxhere arti (Itali), Bettina Funck-Bretano; CEO e "Organisation Artistique Internationale" (Paris); Zana Çela, Drejtore e TKOB.
Konkurrentët do të marrin pjesë në "Garën e arieve" dhe "Garën e këngëve", repertor i zgjedhur me kujdes nga mjeshtri Robert Radoja.  Një special, ai i "Singer of the Future, Nina Mula", vjen në këtë edicion si një vlerësim që jepet nga producentja Mula, për të nderuar emrin e nënës se saj, sopranoja e njohur, krahas çmimeve klasike (çmimi I, II, III e ai i këngës).

Related Posts :