Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“May zotohet të ecë drejt daljes nga BE pavarësisht vendimit të gjykatës” plus 15 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“May zotohet të ecë drejt daljes nga BE pavarësisht vendimit të gjykatës” plus 15 more Radio Evropa e Lirë


May zotohet të ecë drejt daljes nga BE pavarësisht vendimit të gjykatës

Posted: 06 Nov 2016 09:04 AM PST

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May that ë dielën se ajo do të vazhdojë me planin për largimin e plotë nga BE-ja, duke kundërshtuar kritikat për strategjinë e saj të BREXIT, që është vlerësuar se mund të bllokohet në Parlament. Plani i qeverisë për fillimin e procesit dy vjecar të shkëputjes nga fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm u vu në dilemë javën e kaluar pasi një gjykatë vendosi se Parlamenti duhet të konsultohet rreth vendimit. May ka deklaruar se është e bindur në rrëzimin e këtij vendimi Në një shkrim në të përditshëm The Sunday Telegraph, kryeministrja May ka dhënë shenja se do t'i rezistojë cfarëdo përpjekjeje për ta detyruar atë që ta ndryshojë qasjen ndaj largimit nga BE-ja, një shkëputje historike që u miratua nga 52 për qind e britanikëve, në një referendum në muajin qershor. "Qytetarët zgjodhën, dhe e bënë këtë aq vendosmërisht. Është përgjegjësi e qeverisë që ta kryej detyrën dhe të zbatojë instruksionet e tyre në plotëni", shkruan May. (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Posted: 06 Nov 2016 07:42 AM PST

Strukturat e sigurisë në Mal ltë Zi kanë zbuluar se është krijuar një organizatë kriminale në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, me qëllim të kryerjes 'së vperës penale të terrorizmit një natë para zgjedhjeve më 16 tetor". Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se "qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë", ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë. Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij "grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin". Katniq tha se organizata kriminale "ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole", tha Katniq Prokurori tha se ka dyshime të bazuara "se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend". Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani "asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje", por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Made in Kosova’ nuk depërton dot në Evropë pa liberalizim të vizave

Posted: 06 Nov 2016 07:04 AM PST

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë e shohin si mjaft shqetësuese rënien e eksportit të prodhimeve vendore për në vendet e rajonit dhe më gjerë. Me hyrjen në fuqi të MSA-së në tregun e Kosovës vërehet një qasje e fuqishme e kompanive të huaja, derisa nuk ka ndodhur e njëjta gjë me produktet e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë, në zgjedhje me retorikë nacionaliste, opinioni nuk u beson

Posted: 06 Nov 2016 06:31 AM PST

Afrimi i datës së zgjedhjeve në Maqedoni ka rritur tensionet mes partive politike, të cilat po përdorin edhe fjalor nxitës për tërheqjen e më shumë votuese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë ndryshuar, pavarësisht fituesit të zgjedhjeve

Posted: 06 Nov 2016 05:53 AM PST

Në janar të vitit 2013, pak para se ta lironte pozitën e sekretares së Shtetit në administratën e presidentit Barack Obama, Hillary Clinton ofroi këshilla të pjesshme për shefin e saj rreth lidhjeve me Rusinë. Dhe, kishte të drejtë: lidhjet SHBA-Rusi u përkeqësuan shpejt - dhe është e paqartë se kur mund të përmirësohen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Evropa po e ndihmon terrorizmin me mbështetjen për militantët kurdë

Posted: 06 Nov 2016 05:22 AM PST

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar, të dielën, 'Evropën për ndihmë terrorizmit' duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk "e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator" kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij. "Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë…E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë", tha Erdogan në një fjalim në television, njofton Reuters. "Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im", tha ai. Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forcat kurde fillojnë fushatën për rimarrjen e Raqqa

Posted: 06 Nov 2016 03:59 AM PST

Forcat kurde të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë paralajmëruar fillimin e një fushatë për rimarrjen e qytetit Raqqa, në fakt kryeqytet i grupit militant Shteti Islamik. Forcat Demokratike të Sirisë, një forcë kryesisht kurde e udhëhequr nga Njësitë e Mbrojtjes të Popullit Kurd (YPG), bënë paralajmërimin në një konferencë me gazetarë në qytetin sirian Ain Issa, në veri të Raqqas. "Kemi marrë premtime ndërkombëtare për ofrimin e mbështetjes ushtarake për operacionin në Raqqa", tha një komandant në një konferencë me gazetarë më 6 nëntor. Njoftimi erdhi në kohën kur forcat qeveritare irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe luftëtarët kurdë Peshmerga, po zhvillojnë betejën për rimarrjen e qytetit të Mosulit në veri të Irakut nga ekstremistët. SHBA-ja e cilëson milicinë YPG si forcën më efektive kundër militantëve IS në Siri. Por aleati i SHBA-së, Turqia e sheh grupin si një organizatë terroriste dhe ka thënë se nuk do ta pranojë një rol për kurdët në çlirimin e Raqqas. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS merr përgjegjësinë për dy sulmet vetëvrasëse në Irak

Posted: 06 Nov 2016 03:25 AM PST

Militantët Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vetëvrasëse me ç'rast janë vrarë të paktën 21 persona dhe plagosur një numër të tjerë në dy qytete në Irakun verior. Sulmet vdekjeprurëse erdhën në kohën kur forcat qeveritare irakiane po zhvillojnë betejë me militantët Shteti Islamik për rimarrjen e qytetit të Mosulit, të dytin më të madhin në Irak. Sulmet në qytetin Tikrit dhe Samarra, më 6 nëntor, duket të jenë pjesë e një vargu të sulmeve diversante të grupit ekstremist. IS ka publikuar një deklaratë me të cilën merr përgjegjësinë për sulmet, por thotë se ishin tre sulmues, dy që goditën Sammarran dhe i treti që sulmoi Tikritin. Zyrtarët irakianë thanë se ishin vetëm dy sulmues. Në Tikrit, një sulmues me bombë shpërtheu autoambulancën e mbushur me mjete shpërthyese në hyrjen jugore të qytetit në mëngjes, duke vrarë 13 persona. Një sulmues tjetër shpërtheu makinën në një parking për pelegrinët që po vizitonin një vend të shenjtë shiit në Samarra, duke vrarë 8 persona. Autoritetet në të dyja qytetet kanë shpallur orën e ndalim qarkullimit, nga frika e sulmeve të tjera të mundshme. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LVV: Shteti, fajtor për vdekjen e Deharit, Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore

Posted: 06 Nov 2016 03:18 AM PST

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se ka kërkuar emërimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së të riut Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Familjarët kanë kërkuar ekspertizë të jashtme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëshortja e Trump ka punuar në SHBA me vizë turistike

Posted: 06 Nov 2016 02:05 AM PST

Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, ka marrë pagesa për 10 punë të modelimit gjatë viteve 1990 në SHBA, përpara se të merrte leje ligjore për të punuar në vend. Bazuar në një raport ekskluziv të AP, të 5 Nëntorit, Melania Trump është paguar më shumë se 20 mijë dollarë në vitin 1996, kur ndodhej në vend me vizën e viztorit. Trump, një sllovene dhe bashkëshortja e tretë e Donald Trumpit, mori green card të SHBA-së në vitin 2001 dhe u bë shtetase e SHBA-së më 2006. Ajo u martua me Donald Trump në vitin 2005. Melania Trump vazhdimisht ka mohuar se ka bërë ndonjëherë shkelje të rregullave të statusit të saj në SHBA. Megjithëse zbulimet kanë pak gjasa që të ndikojnë në statusin e saj actual, ato janë shqetësuese për fushatën e bashkëshoretit të saj, që ka bërë thirrje për trajtim të ashpër për shkelësit e ligjeve të imigrimit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bullgarët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Posted: 06 Nov 2016 01:54 AM PST

Votuesit në Bullgari do të votojnë në zgjedhjet e reja për president të vendit. Në listë janë 21 kandidatë. Vendvotimet janë hapur të dielën ndërkohë që sondazhet e fundit tregojonë se asnjë kandidat nuk ka gjasa të marrë 50 për qind të votave për të fituar. Kandidati kryesor është kryetarja e Kuvendit Tsetska Tsacheva nga partia e qendrës së djathtë GERB dhe kryeministri Boiko Borisov. Tsachev ka garuar me platformën për vazhdimin e politikave të jashtme pro-Evropiane të presidentit aktual Rosen Plevneliev. Rivali i saj kryesor ishte socialisti Rumen Radev, një ish pilot ushtarak dhe kreu i forcave ajrore të vendit. Ai ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe heqjen e sanksioneve ndaj Moskës që BE-ja i ka miratuar për shkak të aneksimit të Krimesë dhe përfshirjes së saj ushtarake në Ukrainën Lindore. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forcat irakiane depërtojnë në afërsi të aeroportit të Mosulit

Posted: 06 Nov 2016 01:42 AM PST

Forcat irakiane kanë larguar grupin militant Shteti Islamik nga qendra e një qyteti disa kilometra larg nga aeroporti i Mosulit. Gjeneral lejtënat Raid Shakir Jawad tha se forcat e sigurisë ishin në kontoll të qendrës së Hammam al Alil rreth 15 kilometra në jug të Mosulit. Ai i tha Televizionit Al Hurra se një njësi tjetër irakiane ka avancuar drejt pjesës së bregut perëndimor të lumit Tigër dhe ndodhej vetëm 4 kilometra larg aeroportit. Mosuli, bastion i fundit i IS-it në Irak, është rrethuar nga forcat irakiane dhe ato të Kurdëve Peshmerga që po provojnë ta rimarrin qytetin në kohën kur kanë rimarrë pjesë të territorit nga ekstremistët sunni në veri dhe perëndim të vendit. Gjenerali Jawdat tha se forcat e tij kanë shkatërruar 17 makina të mbushura me mjete shpërthyese që kanë pasur objektiv furcat e tij deri sa po depërtonin nga veriu. "Beteja për Hammam al Alil është shumë e rëndësishme – është qyteti I fundit para nesh drejt Mosulit", tha Jawdat. Helikopterë irakiane kanë mbështetur ushtrinë tha ai, me përkrahjen e fushatës ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në mungesë të perspektivës, të rinjtë duan të ikin nga Mitrovica

Posted: 06 Nov 2016 01:20 AM PST

Qyteti i Mitrovicës është i ndarë, i pasigurt dhe i politizuar skajshëm dhe autoritetet lokale dhe qendrore më tepër merren me të ashtuquajturat 'politika të larta' se sa me problemet thelbësore të këtij qyteti apo mbijetesën e njerëzve, vlerësojnë disa të rinj të këtij qyteti, shqiptarë dhe serbë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dhe Clinton në fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve

Posted: 06 Nov 2016 01:17 AM PST

Kandidatët për president të SHBA-së, Hillary Clinton dhe Donald Trump, kanë bërë fushatë në një numër të shteteve fushëbetejë, kur shpalosën platformat e tyre përfundimtare për të fituar vota në zgjedhjet e 8 Nëntorit. Kishte një zhvillim dramatic në fund të ditës së 5 nëntorit, kur Trump u largua me shpejtësi nga skena nga zyrtarët e sigurisë pas një frikësimi të rremë me armë gjatë një tubimi në shtetin Nevada.   Shërbimi Sekret më vonë ka publikuar një kumtesë në të cilën thuhet se dikush nga turma ka bërtitur "armë" por asnjë armë nuk u gjet në vendngjarje. Trump ka patur udhëtime të vështira në shtetet e Iowa, Minnesota, Michigan, Pennsylvania, Virginia, Florida, North Carolina dhe New Hampshire. Trump do të zhvillojë fushatë në territorin që tradicionalisht i takon Demokratëve, gjatë ditës së diel, me shenjën se nuk po heq dorë nga tërheqja e njerëzve jashtë Partisë Republikane. Sondazhet e fundit, të ABC/Washington Post, të publikuara në mëngjesin e së dielës, i japin Hillary Clintonit përparësi prej 5 për qind të pikëve 48 me 43. Por mesatarja e sondazheve ka qenë e ngushtë. Trump ka vënë në agjendë tubimet më 6 nëntor në Minnesota, që nuk e ka mbështetur një kandidat republikan që prej vitit 1972, dhe në Michigan, që nuk ka dhënë votë për republikanët që prej vitit 1988. Trump ka përfshirë të dyja shtetet brenda një dite të fushatës duke mbuluar pesë shtete. Clinton, ndërkohë, u paraqit në tubikmin në Pennsylvania me këngëtaren e muzikës pop, Kate Perry, në përpjekje për të fituar votat në mesin e të rinjëve. "Dua që ju të thoni: kam votuar për një Amerikë më të mirë, më të drejt dhe më të fortë", u tha mbështetësve ajo. Trump tha se Clinton ka patur "edhe të famshëm edhe politikanë të dështuar" gjatë fushatës, duke thënë se ai "kishte vetëm familjen e tij". Clinton po bëhet gati për fushatë së bashku me yllin e basketbollit Lebron James, pasi ka dalë në skenë më 4 nëntor me yllin e muzikës Beoynce dhe Jay Z. Më 7 Nëntor, Clinton do të bëjë fushatë në Michigan përpara se të kthehet në Pensnsylvania dhe një tubim në Philadelphia me Presidentin Barack Obama dhe zonjën e parë Michele Obama si dhe me ish presidentin Bill Clinton.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes në burgun e Prizrenit një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

Posted: 05 Nov 2016 11:14 AM PDT

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se një i ri ka vdekur në burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara. I riu, që u identifikua si Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mediat në Prishtinë cituan zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës të kenë thënë se i ndjeri Dehari ka përdorur "një sasi barnash, duke rënë në koma" por nuk dhanë asnjë hollësi tjetër përveç se hetimet për rastin po zhvillohen me prokurorinë e shtetit dhe Policinë. Prokuroria e Prizrenit e ka cilësuar vdekjen 'si të dyshimtë" dhe ka thënë se po kryen hetimet për të ndriçuar rrethanat. Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës ishte Dehari, ka shprehur pikëllimin e thellë me vdekjen e tij, ndërsa ka nënvizuar se "si hero do ta kujtojë përgjithmonë". Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Policia me topa uji dhe lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll

Posted: 05 Nov 2016 09:54 AM PDT

Policia turke ka përdorur topin me ujë dhe gazin lotsjellës kundër një turme protesuesish në Stamboll, ka bërë të ditur Reuters, në një përpjekje për t'i bllokuar në një marsh drejt zyrave të gazetës opozitare Cumhuriyet, stafi i së cilës u arrestua. Protestat në qendër të Stambollit u organizuan disa orë pasi autoritetet turke zyrtarisht arrestuan nëntë anëtarë të redaksisë së gazetës dhe njëkohësisht edhe disa zyrtarë pro kurdë, që ka shkaktuar reagime të përgjithshme nga perëndimi. Të premtën u arrestuan dy bashkëkryesues të partisë kurde në opozitë Demokratike Popullore. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :