Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“MB: Të pezullohet mësimi në shkolla dhe kopshte; zonat e përmbytura” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“MB: Të pezullohet mësimi në shkolla dhe kopshte; zonat e përmbytura” plus 9 more Gazeta SHQIP


MB: Të pezullohet mësimi në shkolla dhe kopshte; zonat e përmbytura

Posted: 08 Nov 2016 02:10 AM PST

14915683_10207504467546612_5255760792910659570_nMinistria e Punëve të Brendshme i kërkon të gjithë qytetarëve te evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme. Gjithashtu MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin.

Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU TIRANË
Reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.

QARKU DIBËR
Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë, Mat si pasojë e rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji

QARKU DURRËS
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.
Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.

QARKU KUKËS
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.
Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T'pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.
Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.
Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T'plan, Viçdol, Tropojë.
Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan. Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.

QARKU LEZHË
Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji në afërsi të 10 banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm. Në Rrethin e Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore .Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.
Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Interneti, ‘smartphone’ dhe tablet-i lënë pas erën e kompjuterëve

Posted: 08 Nov 2016 02:00 AM PST

Sipas të dhënave të "StatCounter", në tetor trafiku i gjeneruar nga pajisjet e lëvizshme ka kaluar atë të "klasikëve" Pc

KompRritja e papërmbajtshme e 'smartphon"-ëve dhe tablet-ave, zgjedhje tashmë e preferuar kur bëhet fjalë për të hyrë në internet, ka shënuar një tjetër moment historik. Sipas të dhënave të kompanisë "StatCounter", në muajin tetor, trafiku i gjeneruar nga aparatet portabël, ka kaluar atë të kompjuterëve klasikë, një parakalim i ndodhur në një kohë shumë të shpejtë, duke parë që në vitin 2010, përdorimi i internetit nga "mobile" ishte vetëm 10%.

Ai që drejton hyrjen në ueb nga pajisjet mobile – tashmë me 51.3% kundër 48.7% të trafikut nga kompjuterët – kanë qenë sipas "StatCounter" tregjet në zhvillim nga India, ku 75% e hyrjes vjen përmes pajisjeve të lëvizshme. Të dhënat, shpjegon kompania, janë marrë duke analizuar më shumë se 15 miliardë faqe të vizituara çdo muaj më shumë se 2.5 milionë sajte interneti. "Këto të dhëna duhet të jenë një shkundje para së gjithash për ndërmarrjet e vogla dhe profesionistët, deri sa sajtet e tyre të jenë "mobile friendly", – shpjegon Aodhan Cullen, administrator i deleguar i "StatCounter". – Shumë sajte të vjetër nuk ekzistojnë më. Kush kërkon të bëjë tregti me vendet e zhvilluara të BE-së, si për shembull Britania e Madhe post-Brexit, duhet ta ketë parasysh".

Në SHBA, raporti është 58% me 42%, ndërsa në Britaninë e madhe, 55.% me 44.4%. Në Itali largësia është akoma më shumë, me 64.3% të trafikut të gjeneruar nga 'desktop', kundrejt 30% nga 'smartpfone' dhe 5.7% nga tablet.

Parakalimi në trafikun e të dhënave nuk është një surprizë dhe nëse mendohen disa "shenja paralajmëruese" të fundit. Më shumë se një vit më parë, në prill 2015, "Google" ka zbuluar se kërkimi nga 'mobile' në dhjetë shtete, përfshirë SHBA-të dhe Japoninë, i kishte kaluar ato të pajisjeve tradicionalë. Në të njëjtin muaj, një tjetër studim i "ComScore", kishte zbuluar se në SHBA, numri i përdoruesve që zgjidhte vetëm aparatet e lëvizshëm, kishte kaluar për herë të parë ata që përdornin vetëm kompjuterin dhe 'lap top'-in.

Për të bërë koston e lëvizjes progresive, siç nënvizon edhe vetë Ceo i "StatCounter", mund të jenë kompanitë që nuk përshtaten, të cilat janë më shumë nga sa mendohen. Sipas të dhënave të sajtit "Techcrunch" në 2015, nga 100 kompanitë e renditura nga "Fortune", 203 e tyre kishin përparësi për të qenë "mobile friendly".

E.A.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq në Vlorë, 300 pasagjerë të bllokuar në det

Posted: 08 Nov 2016 02:00 AM PST

1478596948trageteMoti i keq i orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det. Për pasojë dy tragetë të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Si  pasojë që prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.

Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti dhe të dalin në tokë.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka patur edhe shkëputje të energjisë eletrike si pasojë e erërave të forta.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Prezenca e OSBE-së mbështet reformën zgjedhore në Shqipëri

Posted: 08 Nov 2016 01:47 AM PST

osbe_594688Një ekspert i lartë për zgjedhjet filloi një vizitë tri-ditore në Shqipëri, më 7 nëntor 2016, si pjesë e ndihmës që Prezenca e OSBE-së i jep reformës zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017.

Gjatë muajve në vijim, Prezenca do t'i ofrojë ekspertizë teknike komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Jessie Pilgrim, ekspert i lartë në fushën e zgjedhjeve, me përvojë të gjerë në legjislacionin dhe proceset zgjedhore në Shqipëri, është kontraktuar nga Prezenca dhe po takohet gjatë këtyre tri ditëve me disa nga aktorët kryesorë në fushën e zgjedhjeve, për t'u njohur me mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me ndryshime të mundshme në legjislacionin zgjedhor. Ndër ta janë bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, përfaqësues të partive kuvendore dhe jokuvendore, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizata të vëzhguesve vendorë.

Pilgrim do të ofrojë komente ligjore, me shkrim, pasi komisioni i posaçëm të hartojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai do t'i shqyrtojë ato sa i takon respektimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, angazhimeve në kuadrin e OSBE-së dhe detyrimeve ndërkombëtare.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Reshjet e dendura të shiut, mbi 50% e kryeqytetit pa energji elektrike

Posted: 08 Nov 2016 01:41 AM PST

14992039_10155404054799128_7770557591463944141_nPër shkak të motit të keq gjate natës, i rënduar gjatë orëve të mëngjesit, janë përmbytur disa kabina dhe për pasoje OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit.

Përmbytje ka edhe në Tec e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 nst Selitë. Për pasojë zonat pa drita në Tiranë janë:

"Rr 'Tish Daia', Eleonora, pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, zona pranë ish-drejtorisë së ujërave (Selitë), zona pranë ish SMT, zona pranë shkollës "Bajram Curri", zonat "Rruga Bardhyl", Porcelani, ish-Kinostudio,  zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberisht, etj".

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përmbytjet, Emergjencat Civile: Minimizoni qarkullimin

Posted: 08 Nov 2016 01:31 AM PST

14910333_10154467691635399_4324054754715246988_nDrejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu këshillohet që fëmijët të mos lëvizin të pa shoqëruar nga të rriturit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Meteorologët ndërkohë parashikojnë se situata do të jetë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme ku parashikohen shira të dendur dhe erëra.

Capture8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mashkull simpatik apo burrëror…?

Posted: 08 Nov 2016 01:30 AM PST

i bukurNofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak  mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm

Një grua që sheh me kujdes një burrë, është e sigurt se në mendjen e saj po bën disa llogari. Zakonisht femrat janë të prirura të zgjedhin meshkuj bukuroshë dhe të shëndetshëm që të sjellin në jetë fëmijë si baballarët. Çdo detaj i fytyrës së mashkullit është një tregues i çmuar i gjendjes së tij shëndetësore dhe e pajtueshmërisë së çiftit. Por pavarësisht kësaj, studiuesit skocezë të universitetit "Aberdeen" kanë zbuluar se tani femrat nuk llogarisin vetëm tiparet fizike të mashkullit. Ato vlerësojnë si treguesit socialë ashtu edhe progresin e vendit ku mashkulli jeton. Kështu, në zonat më të varfra, lexohet në revistën "New Scientist" femrat preferojnë meshkujt simpatikë me fytyrë të lëmuar, ndërkohë që ata me tipare më femërore preferohen më shumë në vendet e pasura.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, psikologët janë përpjekur të zbulojnë atë që disa femra pëlqejnë te meshkujt pak të vrazhdë e autoritarë dhe tek ata më bukuroshë. Edhe në ribotimin e librit "Kënaqësia e seksit", publikuar në vitin 2011 në Shtetet e Bashkuara, personazhi i vitit 1972 "Burri leshator", u zëvendësua nga një mashkull bukurosh, i parfumosur dhe me lëkurë të lëmuar. Nofulla të ngushta, krahë me muskuj, vetulla të holla dhe pak  mjekër: këta janë tregues të një niveli të lartë testosteroni dhe të një gjendjeje të mirë shëndetësore te meshkujt. Teorikisht, janë kushte perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.

simpatik

Fakti që femrat gabojnë nuk është marrë seriozisht në konsideratë. Sipas studiuesve, femrat janë të afta të bëjnë llogari që për shkencëtarët janë të panjohura. Dhe në fakt, psikologët e universitetit "Aberdeen" kanë zbuluar se testosteroni përveçse ka shumë avantazhe, ka edhe kundërindikacione. Në tentativën e tyre për të llogaritur gjithçka, studiuesit skocezë kanë zbuluar se një përqindje e lartë e hormonit mashkullor te mashkulli shoqërohet me sjellje agresive dhe tendencë ndaj tradhtisë. Ashtu si edhe në vendet e zhvilluara, ku kurat shëndetësore janë të nivelit të lartë, ia vlen të zgjedhësh një partner jo shumë bukurosh, por që është i gatshëm të krijojë një lidhje të shëndetshme dhe të ndihmojë në rritjen dhe edukimin e fëmijës.

Studiuesit e universitetit "Aberdeen" kanë përfshirë në studimin e tyre 4500 femra nga 30 vende të ndryshme, por që të gjitha i përkisnin racës së bardhë dhe ishin heteroseksuale, duke përdorur një pyetësor i cili mund të gjendjet edhe në internet. Çdo vullnetareje i kërkohej që të vlerësonte tërheqjen e saj për një sërë fytyrash mashkullore të ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e prekura, ndaj të cilave femrat tregoheshin shumë të ndjeshme ishin të rrumbullakëta, kishin mjekër, ballin e madh, flokë të lëpirë pas koke, vetulla të holla dhe të larguara nga njëra-tjetra, sy të vegjël si bajame dhe buzë të trasha. Më pas rezultatet u krahasuan me treguesin e gjendjes shëndetësore të secilit vend të zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Lidhja mes pasurisë dhe tërheqjes ishte krejtësisht e qartë.

"Mendojmë se kriteret e bukurisë janë arbitrare dhe individuale", shpjegon psikologia Lisa De Bruine që drejton "Face research laboratory" në universitetin "Aberdeen". "Megjithatë, studimi ynë tregon se preferencat janë të diktuara edhe nga stimujt mjedisorë, siç është për shembull niveli shëndetësor i popullsisë". Në vendet me sisteme shëndetësore më pak të dobishme (në studim janë marrë Brazili, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina), nënat e ardhshme janë të prirura të tërhiqen nga një partner i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse nuk do të jetë një baba dhe shok perfekt. Aty ku pasuria dhe kushtet shoqërore janë të mira (Belgjikë, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Austri), nënat e ardhshme do të zgjedhin partnerë me një nivel më të ulët testosteroni, që të jetë besnik, i sjellshëm dhe i gatshëm të kujdeset për fëmijët.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Grabitet xhamia në Shkodër, autorët marrin lekët e kasafortës

Posted: 08 Nov 2016 01:17 AM PST

download (1)Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë "Ebu Beker" në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë grabitësit kanë marrë arkën e parave të xhamisë.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia pritet të marrë edhe pamjet filmike të kamerave të biznesit pranë xhamisë. Nuk dihet sa është shuma e vjedhur në xhami.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Amerikanët zgjedhin sot presidentin e ri; Clinton favorite

Posted: 08 Nov 2016 01:09 AM PST

U.S. Democratic presidential nominee Hillary Clinton waves to supporters at the Grand Valley State University Fieldhouse in Allendale, Michigan November 7, 2016.  REUTERS/Rebecca Cook

Mbahen sot në SHBA zgjedhjet për presidentin e ri të vendit. Për herë të parë amerikanët kanë mundësinë që në krye të shtetit të zgjedhin një femër. Ndërsa Donlad Trmp është i bindur që do të arrijë të fitojë.

Shtetet qe konsiderohen të domosdoshme për Donald Trump që të fitojë janë Karolina e Veriut, Arizona, Ohio, Iowa, por edhe Pensilvania dhe Michigani do të balanconin menjëherë situatën nëse ai humbet në njërën prej zonave të mësipërme.

Humbja në secilin prej shteteve të konsideruara si të domosdoshme për Trump, do të komplikonte tepër situatën për të.  Ndërsa miliarderi njujorkez po mundohet të thyejë "muret blu" të Clinton, kjo e fundit pas mbylljes për së dyti të skandalit të emaileve të hapur nga FBI, duket se mori sërish stafetën.

Sipas sondazhit të "Fox News" Clinton kryeson rivalin politik me 4%, ndërsa sipas atij të BBC ajo qëndron para me 3 pikë. Asnjë nga sondazhet kryesore nuk i jep përparësi Trump megjithatë diferenca mbetet shumë e ngushtë.

Në një klip prej dy minutash , ish-sekretarja e Shtetit u kërkoi votuesve te jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Imzot Massafra në Top Story: Shteti të kërkojë falje. Të hapen dosjet

Posted: 08 Nov 2016 12:54 AM PST

1478554929storyyyyVitin tjetër, vendi ynë përjeton një përvjetor të errët, 50-vjet më parë, në vitin 1967, i gjithë vendi iu nënshtrua një histerie kolektive për të dhunuar shtëpitë e Zotit. Ishte fillimi i fundit të një lufte që diktatura komuniste hapi me besimin fetar në Shqipëri.

Janë të shumtë personat që besojnë se ky sakrilegj, është një ndëshkim që ende po e vuajmë, ndoshta për shkak se nuk jemi ndarë nga e shkuara dhe nuk i kemi kërkuar falje asaj. Dy vjet më parë, Papa Françesku mbërriti në Shqipëri dhe zyrtarisht motivi ishte për 38 dëshmorët e kishës katolike, që u pushkatuan dhe vuajtën për vite me radhë dhunën e regjimit.

Që në vitet e para të '90, kisha katolike nisi një proces të gjatë, që u zyrtarizua në vitin 2002 dhe përfundoi në nëntor të këtij viti me Lumturimin e tyre, si simbolikë e njohjes së vuajtjeve të tyre, vuajtje të cilat ende nuk i ka njohur shteti shqiptar.

Për të folur për këtë proces, në Top Story ishte këtë të hënë Imzot Angelo Massafra, që udhëhoqi edhe procesin gjyqësor të vetë Vatikanit për njohjen me prova të sakta të martirizimit dhe nisjes së procesit të lumturimit.

Imzot Massafra foli gjatë për procesin për njohjen e 38 martirëve, dha përgjigjie se përse në këtë listë mungon At Anton Arapi dhe në fund kërkoi nga shteti shqiptarë që të kërkojë falje për krimet e kryera, si dhe të hapen dosjet, jo për të ndëshkuar, siç tha ai, por për të paktën për të mos nderuar personat që kanë qenë afër me regjimin.

Intervista e plotë:

Sokol Balla: Na flisni pak për përvojën tuaj në procesin kishtar të njohjes së veprës dhe fakteve të martirizimit të këtyre 38 klerikëve.

Imzot Angelo Massafra: Kur arrita në Shqipëri në 1993, ishte pas disa viteve ndërtuar një grup për të mbledhur dëshmitë. Pastaj, zyrtarisht në 2000, kur u bëra president i konferencës, mora përsipër këtë angazhim duke qenë i mbështetur nga një frat françeskan nga Bari, që është në Paris, që me përvojat që ka patur, sepse nuk është e thjeshtë që të fillosh një proces katolik. Ndaj, duke u mbështetur tek përvoja e  tij, kemi filluar si konferencë ipeshkvonre, si aktorë për të kërkuar që të nisim këtë proces. Kemi patur OK nga Vatikani dhe kështu kemi filluar mbi këto procese. Numri u shtua, sepse në fillim kanë qenë 31, por atëherë Imzot Zef Simoni këmbënguli që të shtonim edhe të tjerë dhe është numri që është miratuar nga Papa. Ka qenë një punë tepër e madhe. Kemi patur shumë dëshmitarë, një strukturë shumë e madhe, ku ishin komisionet, komisioni historik, ai vlerësues, censorët, teologët etj. Komisioni historik kishte detyrën për të shkuar në disa arkiva në Shqipëri. Falenderojmë që na kanë mundësuar që të hyjmë në arkiva. Kur kemi hyrë në arkiva sekrete, u kemi thënë zyrtarëve të shtetit shqiptarë se ne nuk na interesonte se kush i ka pushkatuar dhe se kush i ka vrarë, ne na interesonte qëndrimi final i tyre. Dhe në fakt, të gjithë kanë qëndruar deri në fund duke i qenë besnikë kishës, Papës dhe Shqipërisë. Dom Ded Zadeja, i pari që ka qenë pushkatuar ka thënë: Unë nuk e di çfarë duhet të bëj më shumë për të qenë shqiptar! Ishte një meshtar i shkëlqyeshëm. Ka qenë një punë marramendëse që kemi bërë. Kemi dorëzuar në Romë 8 mijë faqe. Puna jonë është ndarë në dy vëllime, vëllimi i parë është përmbledhja e gjithë dëshmive sipas një skeme dhe janë 2500 faqe.

Sokol Balla: Ky quhet një gjyq i mirëfilltë, është një proces gjyqësor i mirëfilltë me fakte pro dhe kundër apo jo?

Imazot Angelo Massafra: Po po, është e vërtetë. Kur kemi dorëzuar këto dy vëllime teologëve, ata të ndarë kanë shqyrtuar dhe verifikuar. Për dy kanë patur frikë, nëse ka patur më shumë përparësi politika apo feja. Kur janë bindur se kanë vdekur për fenë, atëherë kanë dhënë dakordësinë. Ata dhanë dekretin dhe mbi dekretin e këtyre teologëve janë bazuar kardinalët dhe Papa për të bërë dekretin që të shpallen të Lumtur. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme.  Shumë njerëz kanë dashur të dëshmojnë se kanë qenë në burg me ta dhe kanë treguar me dashuri në favor që të përshpejtoheshin procedurat. Disa kanë deklaruar se jemi vonuar shumë, por nuk jemi vonuar shumë sepse nuk ka qenë e lehtë për ne duke bërë gjithë këto kërkime.

Sokol Balla: Përse nuk ka qenë e lehtë? Cila ka qenë vështirësia më e madhe që jeni ndeshur në këtë proces 15-vjeçar?

Imzot Angelo Massafra: Të jap një shembull. Kemi marrë dëshmitë në gjuhën shqipe, i kemi përkthyer në gjuhën italiane,pastaj kemi shkuar nëpër familje dhe i kemi konfirmuar këto thënie. Ishte njëra, që ka deklaruar se unë firmos, vetëm po të më hiqni mbiemrin. Pra, ka edhe sot frikë për të thënë të vërtetën, nuk e di përse. Ka mbetur në fakt njëfarë frike nga ai terrori që të gjithë shqiptarët kanë përjetuar gjatë komunizmit. Ka qenë vërtet çnjerëzore. Kemi mbledhur dëshmitë me kujdes dhe kemi shkuar në shumë arkiva. Për disa kemi gjithë dokumentacionin e shkruar, për disa të tjerë jo. Disa kanë qenë të pushkatuar me gjyq dhe gjithçka është dokumentuar, disa të tjerë janë pa gjyq. Disa janë vrarë me tradhëti, me hile, pa gjyq. Kemi ata që janë vrarë me gjyq dhe pa gjyq, ata që kanë vdekur gjatë internimeve ose në burgje, ose disa që kanë vdekur pas lirimit nga burgu si pasojë e sëmundjeve të ndryshme nga vitet e shumta në qeli. Të gjithë këta janë martirë. Kur e lexojmë edhe sot, unë për shembull, nuk arrij ta mbaroj deri në fund. Nuk mund të mos emocionohem përpara këtyre dëshmive të jashtëzakonshme dhe të gjithë ata tregojnë se janë shqiptarë.

Sokol Balla: Nga dëshmitë, por edhe nga njëlloj perceptimi të krijuar në kohën e diktaturës për priftërintjë, me personazhet që u krijuan vepra letrare, në teatër, filma gjithmonë kleri katolik ishte ai që sulmohej si i rrezikshëm. Pse kjo urrejtje e posaçme e regjimit komunist ndaj klerit katolik?

Imzot Angelo Massafra: Një urrejtje ndaj kishës, ndoshta nga ana e formimit të diktatorit ishte ideologjikisht e gabuar, e paragjykuar dhe e pabazë. Si mund të akuzoheshe tradhtar dhe armik i popullit, kur edhe sot në zonat më të vështira të veriut, kush shkon?! Vetëm meshtarët dhe motrat. Në atë kohë, meshtarët kanë qenë afër njerëzve. Meshtarët kanë qenë shumë afër njerëzve, ata ishin të interesuar për kulturën, kundër varfërisë. Gjyqi që kemi bërë ne është një lexim i vërtetë i së mirës që kisha katolike ka bërë. Është vërtetë inati, urrejtja e komunizmit që ka qenë kundër kishës. Këto rreziqe, meshtarët i kishin paraprirë. Në vitet '30, duke parë se çfarë po bënin bolshevikët dhe çfarë po bëhej në Meksikë, kishin frikë…

Sokol Balla: Ju thoni që kultura, më shumë sesa feja ishte ajo që trembte diktaturën?

Imzot Angelo Massafra: Jo së bashku mendoj unë. Edhe feja bën që të jemi të qëndrueshëm dhe të mos rrëzohemi kurrë, pa kompromise, pa korrupsion. Papa Gjon Pali II ka thënë që mos kini frikë nga Kisha Katolike se bën vetëm mirë pa pyetur se çfarë feje ke, sepse ka një shpirt universal.

Sokol Balla: Disa prej këtyre martirëve janë akuzuar pikërisht se ishin agjentë të Vatikanit…

Imzot Angelo Massafra: U akuzuan për spiunazh, tradhtarë dhe bashkëpunëtorë.

Sokol Balla: Ju rezulton ju nga ky proces i gjatë hetimor që këta klerikë dhe laikë kanë qenë pjesë aktive e rezistencës kundër regjimit komunist?

Imzot Angelo Massafra: Jo jo. Askush! Në fakt kanë qenë kundër komunizmit parimisht, po. Por një tjetër gjë ishte komunizmi dhe një tjetër gjë ishin komunistët. Kisha katolike nuk bën luftë kundër njerëzve, por kundër ideologjive. Komunizmi është një ideologji që është kundër ungjillit, kundër Zotit, është materialiste, heq Zotin nga mendja. Enver Hoxha ka dashur të bëjë të heqë Zotin dhe të jetë ai në vend të Zotit. Të dielën, që njihej si Dita e Zotit, e hoqi dhe e bëri Dita e Enverit. Pra, shqiptarë punonin gjithë javën për të bërë një qindarkë për të festuar ditën e dielë.

Sokol Balla: Pra, ju thoni që regjimi komunist kërkoi të ngrinte një fe dhe feja katolike i bënte hije?

Imzot Angelo Massafra: Po po! Ai ishte hyu në tokë. Nëse dikush mendonte më shumë se ai, ja shkurtonte kokën.

Sokol Balla: Pse duket sikur kjo armiqësi e drejtuar nga Enver Hoxha dhe ndjekësit e tij nuk ishte kaq ekstreme ndaj feve të tjera, sesa ndaj fesë katolike? Apo është perceptim i gabuar?

Imzot Angelo Massafra: Jo, është e vërtetë. Urrejtja, inati i Enver Hoxhës ka qenë në veçanti kundër kishës katolike. Ka qenë edhe kundër feve të tjera, por në veçanti kundër kishës katolike. Kisha katolike nuk është nacionaliste, është një kishë e lidhur me Papën, por kjo nuk do të thotë që katolikët nuk e duan kombin e vet, përkundrazi. Në kohën e romakëve, edhe ata kanë bërë shumë martirë këtu, edhe atëherë ka ndodhur e njëjta gjë, që i detyronte lusin Perandorin. Ne lusim Zotin. Perandori nuk është hyj, është njeri. Ne nuk nderojmë një statujë, siç përkulemi para Zotit. Atëherë janë vrarë se kanë thënë që ne nuk mohojmë hyun tonë, ne respektojmë ligjet.

Sokol Balla: Nga gjithë ky proces, por edhe fakti që jeni studiues dhe keni kaq vite që jetoni në Shqipëri, a e përjashtoni totalisht mundësinë që elementë të tjerë të klerit katolik ta kenë kaluar atë vijën e kuqe, pra jo thjeshtë të kenë predikuar kundër komunizmit, por edhe të kenë vepruar kundër tij?

Imzot Angelo Massafra: Zakonisht, ne nuk kemi gjetur njerëz të angazhuar në parti, apo që kanë bërë politikë. Nëse themi që kanë predikuar për të mirën e popullit, për të mirën e kombit, atëherë ata kanë bërë politikë, por nuk kanë bërë politikë partiake. Asnjëri nuk ka bërë politikë partiake. Tek ta ka marrë përparësi feja dhe si rrjedhojë angazhimi për të luftuar komunizmin.

Sokol Balla: Ne e dijmë që gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, ndoshta edhe për faktin se Vatikani është në Romë, aty ku ishte kryeqendra e njërës prej dy fuqive të mëdha të boshtit nazi-fashist, ka patur dhe ka skepticizëm dhe akuza për lidhje direkte, në mos bashkëpunim, bashkëpunim në heshtje të Vatikanit, pra në një farë mënyrë pranim në heshtje të krimeve që bëri fashizmi dhe nazizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pra edhe vetë Vatikani ka qenë i rrethuar nga ky lloj dyshimi apo skepticizmi se në një farë mënyrë ka bashkëpunuar në heshtje dhe ende nuk ka kërkuar ndjesë për këtë.

Imzot Angelo Massafra: Jo. Vatikani ka folur kundër nazizmit. Papa Piu XII ka thënë që me luftën gjithçka është e humbur dhe me paqen gjithçka e fituar. Ai ka folur. Vatikani ka mbrojtur hebrenjtë. Janë me mijra që janë mbrojtur nga kisha, qoftë hebrenj, qoftë komunistë që u rrezikohej jeta. Pra, unë mendoj që duhet të studiohen mirë gjërat dhe është e vështirë që ta gjykojmë pas. Duhet të jemi në atë kohë. Në Shqipëri ka qenë një perde e hekurt. Di që dikush nga Vatikani ka ardhur këtu për të parë gjendjen e meshtarëve.

Sokol Balla: Në çfarë viti?

Imzot Angelo Massafra: Nuk e di. Ka ardhur në fshehtësi. Kjo do të thotë që Vatikani ka qenë i interesuar, por duhej të tregonte kujdes. Ju e dini që Papa Gjon Pali II ka qenë i dashuruar pas Shqipërisë. Gjithmonë jemi lutur për kombet nën komunizmin, jemi lutur si kisha e heshtjes. Jemi lutur për kishën e heshtjes.

Sokol Balla: Mund të na shpjegoni përse u përjashtua nga ky proces i martirizimit një prej priftërinjve më të njohur, kjo edhe për faktin që në vitin 1943 ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, qëndroi deri në fund si anëtar i tij, At Anton Arapi. Përse u përjashtua ai? Edhe ai u arrestua, qëndroi në Shqipëri, nuk u largua pas largimit të nazistëve, me të cilët bashkëpunoi, pasi ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, bile u largua u kthye dhe u arrestua teksa po lutej në Shkodër?

Imzot Angelo Massafra: Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Kur nisëm procesin, kemi marrë listën që kishin bërë në '94 ipeshkvitë para meje. Në këtë grup ishin 31. Imzot Zef Simoni këmbënguli që të shtojmë grupin. Unë nuk njihja asnjë. Kemi konsultuar gjithë meshtarët dhe bëmë një listë. Nga Roma na këshilluan që të kemi kujdes mos të vendosim njerëz që janë të përfshirë drejtpërdrejtë në politikë se këto raste mund të vonojnë procesin dhe ne bëmë një listë. At Anton Arapi është i pari në listë nëse do të bëhet një proces tjetër.

Sokol Balla: Ju e dini që hapja e këtij procesi, edhe për këta nuk është një proces as i lehtë dhe as i shkurtër në kohë. Kam përshtypjen që ju me diplomaci po e përjashtoni këtë. Po ju lexoj atë që ai ka deklaruar kur është bërë anëtar i Këshillit të Regjencës: "Më rren mendja se nuk ka zog shqiptari që të mendojë se unë e mora këtë barrë për kolltuk, për interes apo për një intrigë. Unë po vërtetoj fjalën dhe po them se po: ai që më vuri dilemën me qenë me anarkistët për të përgjak, apo për të hequr dorë prej çështjes kombëtare. Shpirti nuk më tha të bëja asnjërën dhe as tjetrën, isha i shtrënguar të zgjedh një të mesme; të bëj një marri për të pranuar këtë zyrë dhe as të tregoj dobësi duke u larguar. Vendosa të bëj një marri, sikurse thonë dhe ata shqiptarë që duan patjetër të ruhen pastër, desha të komprometohem".  Pra duket sikur me këtë deklarim të tij në ditën kur është emëruar, ka pranuar të thotë më mirë le të më akuzojnë, por unë të bëj dimë mirë le të më akuzojnë, por unë të bëj diçka për të mirën e Shqipërisë. Nuk do të ishte mjaft kjo që ky të shpallej martir, pasi siç ju thatë, martirët janë lutur për Krishtin dhe për Shqipërinë?

Imzot Angelo Massafra: Kemi vendosur që këta 38 të lumnohen njëherë dhe unë u kam thëne meshtarëve që të nisin një proces tjetër dhe i pari do të jetë me patjetër At Anton Arapi. Arsyeja kryesore që nuk e futëm në listë ka qenë sepse do të kishim humbur më shumë kohë, sepse duke qenë se këta martirë janë në kohën tonë, kanë kapërcyer një komision. Nëse do të kishte probleme me politikën, do të kalonte në komisionin historik, që do të kërkonte më shumë kohë. Kjo ka qenë arsyeja që na kanë këshilluar të mos e përfshijmë. Unë përkulem para tij sepse kam lexuar disa gjëra të tij dhe ai e meriton.

Sokol Balla: Patër raste që përjashtuar nga ky proces?

Imzot Angelo Massafra: Ka disa. Ipeshkvitë para nesh kishin bërë listë më të madhe dhe kanë dhënë kë të merrnim në konsideratë dhe kë jo. Për disa mund të niset edhe menjëherë, si Anton Luli, Pjetër Gruda. Nuk kanë qenë pushkatuar, por mund të jenë si dëshmitarë dhe kërkohet një punë tjetër…

Sokol Balla: Fjala martir sot, e lidhur me fenë ka edhe një kuptim tjetër?

Imzot Angelo Massafra: Mund të ketë gabimisht sepse martiri i vërtetë është martir dëshmitarë. Për krishterimin fjala martir është e shenjtë dhe është ai që ka dhënë jetën e vet për dashurinë ndaj Atit për të na shpëtuar ne pa u bërë keq të tjerëve. 38 martirët tanë dhanë jetën për Krishtin pa vrarë të tjerët. Sot ata që quhen kamikazë, nuk janë martirë. Martir është ai që nuk vret veten, por lejon që të vritet për të mbrojtur fenë, kombin dhe njerëzit e tjerë.

Sokol Balla: Çfarë kërkoni ju nga shteti shqiptar?

Imzot Angelo Massafra: Ne kërkojmë që një deklaratë nga shteti që këta njerëz kanë qenë vrarë gabimisht për faj që nuk i kanë bërë. Duhet një shfajësim i këtyre. Ne kërkojmë falje për gabimet e kishës në të shkuarën, këtë duhet të bëje edhe shteti shqiptar. Falja është një gjë që të shpëton.

Sokol Balla: Shteti duhet të pranojë fajet që ka bërë?

Imzot Angelo Massafra: Pikërisht këtë duhet të bëjë. Ne na intereson qëndrimi i këtij shteti

Sokol Balla: Përse nuk e bën akoma shteti shqiptar sipas jush?

Imzot Angelo Massafra: Ne shpresojmë që ta bëjë, ndoshta të nxitur edhe nga ky kremtim.

Sokol Balla: Pse kjo vëmendje e madhe e Vatikanit ndaj Shqipërisë këto dy vitet e fundit?

Imzot Angelo Massafra: Papa Françesku ka qenë i prekur nga një libër francez për Shqipërinë ka mbetur i mahnitur vërtetë nga vizita që ka bërë në Shqipëri. Nënë Tereza dhe tani martirët që na mbushin me krenari të drejtë dhe me një nxitje për ne për porositë e lëna nga papa. Duam një nxitje që para korrupsionit dhe para problemit duhet të jemi të fortë. Pse nuk jemi të fortë? Sepse nuk jemi të rrënjosur në fe. Feja nuk është vetëm të shkosh në xhami apo në kishë. Feja është rrënjosje në jetën e përditshme.

Sokol Balla: Si e shikoni ju situatën në Shqipëri?

Imzot Angelo Massafra: Kam shpresë por duhet që të punohet edhe më shumë. Se pranoj që komunizmi ka shkatërruar gjithçka në Shqipëri, por sot pas 25 vitesh, duhet të ishte rimëkëmbur Shqipëria. Të mos fajësojmë komunizmin për gjithçka. Politikanë, shoqëria, ekspertë të gjithë janë përgjegjës për këtë gjendje. Mungon dashuria e fortë ndaj vllaut dhe ndaj kombit. Ky është mësimi që na kanë dhënë martirët, që kanë vdekur për fe dhe atdhe. Është e mundur që të jetojmë së bashku, të mos vëmë veten në krye të gjithçkaje. Shqiptari është shumë bujar dhe këto vlera që kemi duhet t'i njohim.

Sokol Balla: folët për ndjesën e munguar të shtetit shqiptar për krimet e bëra ndaj kishës katolike. Kemi një debat për hapjen e dosjes të të shkuarës. Ju vetë, bëtë një proces të vërtetë gjyqësor, mendoni që duhet ta bëjë edhe Shqipëria me të shkuarën e saj.

Imzot Angelo Massafra: Puna që kemi bërë ne është vlerësuar shumë nga Roma. Ka qenë e vlerësuar si punë madhështore. Duhej një Nuremberg në Shqipëri. Dikush ndoshta e ka pastruar dosjen, dikush ndoshta jo, por duhet. Minimalja të mos shpërblehen ata që kanë bashkëpunuar ngushtë me regjimin e kaluar. nuk them që duhen pushkatuar apo futur në burg, por të mos nderohen se kanë qenë bashkëfajtorë të krimeve. Kanë qenë kushte terrori.

Sokol Balla: Dhe ata që kanë bërë terror në duhet ta dimë se kush janë. Edhe pa i ndëshkuar ata.

8 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Related Posts :