Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Posted: 10 Nov 2016 02:40 AM PST

E para "First Lady" jo amerikane që do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë. Është 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në Amerikë për t'u bërë modele

Melania

Bashkëshorti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë mbi kërcënimet e vazhdueshme ndaj emigrantëve, por edhe ajo, Melania Trump është e huaj: 46 vjeçe, sllovene, mbërriti në SHBA për të bërë modelen. Tani është "First Lady" e re. E para që nuk ka lindur në SHBA që nga kohët e Louis, gruaja e John Quincy Adams (në Shtëpinë e Bardhë nga 1825 deri në 1829), e cila kishte lindur në Londër, por ishte gjithsesi bijë e një amerikani. Melania është gruaja e tretë e presidentit të ri të SHBA-ve, i 45-ti.

NEW YORK - NOVEMBER 17: Melania Trump arrives at the New York premiere of the 2007 Cadillac Escalade at Milk Studios November 17, 2005 in New York City. (Photo by Scott Gries/Getty Images) *** Local Caption *** Melania Trump

Në dokumente quhej Melania Knavs, pastaj e "gjermanizoi" Knauss. Ajo lindi në 16 prill 1970 në Novo Mosto, qytet i Sllovenisë që deri në vitet '90 ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. I ati shiste makina, ndërsa nëna bënte stilisten e veshjeve për fëmijë. E rritur në një banesë modeste me të motrën më të vogël, zbuloi se kishte një vëlla më të madh, "fryt" i një marrëdhënieje jashtëmartesore të të atit.

Melania 2Melania ka pasur edhe një të shkuar profesionale në Itali. Në moshën 16-vjeçare ndërmori karrierën e modeles dhe nënshkroi një kontratë me një agjenci në Milano, qytet në të cilin ka punuar – pas një frekuentimi të shpejtë në Universitetin e Ljubjanës – para se të transferohej në vitin 1996 në Nju Jork.

Melania 3Nuk i është dashur shumë të sfilojë mes pasarelave dhe ka punuar me fotografë të njohur si Patrick Demarchelier dhe Helmut Newton. Revista si Harper’s Bazaar (Bullgari), Vanity Fair (Itali), GQ e Sports Illustrated e kanë publikuar shpesh në faqet e para të tyre.

NEW YORK - MAY 24: Melania Trump attends the premiere of "Sex and the City 2" at Radio City Music Hall on May 24, 2010 in New York City. Stephen Lovekin/Getty Images/AFP

Melania takoi atë që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj në një festë në Nju Jork në vitin 1998. Fillimisht refuzoi të dalë me të, por në fund Donald Trump dhe modelja u fejuan zyrtarisht në 2004-ën.

NEW YORK - MAY 19: Melania Trump attends the American Ballet Theatre's 68th Annual Spring Gala reception at the Metropolitan Opera House on May 19, 2008 in New York City. (Photo by Andrew H. Walker/Getty Images)

Një vit më vonë, çifti celebroi dasmën e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme në Palm Beach në Florida, ku morën pjesë njerëz të famshëm dhe "Vip"-a të Amerikës, mes të cilëve basketbollisti  Shaquille O’Neal dhe çifti presidencial i atëhershëm, Bill Clinton e Hillary Clinton. Kjo e fundit, e cila u mund nga Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte asokohe senatore e Nju Jorkut.

PALM BEACH, FL - JANUARY 04: Melania Trump attends Trump Invitational Grand Prix Mar-a-Lago Club at The Mar-a-Largo Club on January 4, 2015 in Palm Beach, Florida. Gustavo Caballero/Getty Images/AFP

E.A.

Melania Trump smiles after her husband real estate investor Donald Trump made his announcement that he will run for the 2016 presidential elections at the Trump Tower in New York on June 16, 2015. Trump, one of America's most flamboyant and outspoken billionaires, threw his hat into the race Tuesday for the White House, promising to make America great again. The 69-year-old long-shot candidate ridiculed the country's current crop of politicians and vowed to take on the growing might of China in a speech launching his run for the presidency in 2016. "I am officially running for president of the United States and we are going to make our country great again," he said from a podium bedecked in US flags at Trump Tower on New York's Fifth Avenue. AFP PHOTO/ KENA BENTACUR / AFP / KENA BETANCUR

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, sekuestrohen  480 kg lëndë narkotike kanabis sativa

Posted: 10 Nov 2016 02:34 AM PST

Hashash ne tharje 2Policia e Vlorës,gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë, ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit kanabis sativa. Hashashi ishte i ndarë në 80 thasë.

Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë,  Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit kanabis sativa, të ndarë në 2 thasë,  brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas.

Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Takim në Londër për arritjet dhe të ardhmen e turizmit në Shqipëri

Posted: 10 Nov 2016 02:30 AM PST

FotoNë Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”. Takimi i mbajt fal kontributin 16-vjeçar të anëtarëve të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, të Lord Ëatson of Richmond, i cili ka në patronazh Dhomën prej gati 10 vjetësh, të John Grogan si President Nderi i Dhomës, të Patrick Strong, drejtor i Dhomës

"U mbajt aktiviteti më i rëndësishëm në histori, për industrinë e turizmit shqiptar në Britani të Madhe". Ky është përkufizimi i këtij takimi nga Dhoma Shqiptaro-Britanike që suksesin e takimit e lidh ngushtë me kontributin 16-vjeçar të anëtarëve të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, të Lord Ëatson of Richmond, i cili ka në patronazh Dhomën prej gati 10 vjetësh, të John Grogan si President Nderi i Dhomës, të Patrick Strong, drejtor i Dhomës, të stafit të përkushtuar në vite, në punën e tyre të përditshme, pa u lodhur. "Kjo arritje për vendin tonë dhe posaçërisht për të ardhmen e turizmit shqiptar u bë e mundur në saj të bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, drejtorit të saj Ardit Çollaku, me ambasadorin e Shqipërisë në Londër Qirjako Qirko dhe stafin e tij, me atmosferën shumë bashkëpunuese në ministrinë e Ekonomisë, Turizmit nën drejtimin e znj. Milva Ekonomi.

Dhoma e Tregtisë Shqipëri Britani e Madhe bashkëpunon ngushtë me institucione shtetërore, organizata partnere, në Shqipëri, Britani të Madhe si edhe nga vendeve të tjera. Ky aktivitet, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri -Britani e Madhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, ministrinë e Ekonomisë, Turizmit dhe sipërmarrjes, ambasadën e Shqipërisë në Londër, nën kujdesin direkt te Lord Ëatson. Sipas deklaratës së Dhomës Shqiptaro-Britanike, në këtë aktivitet morën pjesë investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe. Shqipëria mori pjesë në Ekspozitën e udhëtimeve dhe investimeve turistike në Exel Exhibition Centre( ËTM), më madhja në botë e këtij lloji. "Stenda shqiptare në këtë ekspozite ishte organizuar si asnjëherë tjetër në këto 15 vite. Ajo është vizituar nga qindra pjesëmarrës dhe vizitorë. Komentet për turizmin shqiptar janë nga më të mirat, duke e konsideruar,  vlerësuar vendin tonë si destinacioni bashkëkohor me interesanti në Europë. Operatoret tanë pjesëmarrës në ekspozitë kane prezantuar me profesionalizëm shërbimet e tyre, duke i bërë kështu një jehonë të madhe Shqipërisë turistike. Për këtë kanë meritë të gjithë institucionet e lartpërmendura, por dua të veçoj angazhimin profesional të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe drejtuesit e saj, të cilët po shpalosin aftësi profesionale, bashkëpunuese, me efekte të drejtpërdrejta si në cilësinë e pjesëmarrjes, po ashtu edhe të marketimit të Shqipërisë në këtë Ekspozite (ËTM). Aktiviteti në Dhomën e Lordëve si edhe pjesëmarrja e Shqipërisë ne ekspozitën e udhëtimeve ne Londër( ËTM), konsiderohet si ngjarje e rëndësishme me shume efekte pozitive për te ardhmen e industrisë turizmit në vendin tonë"-përfundon deklaratën e tij Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Britanike Zenel Hoxha.

 

 

Test i ri për gjetjen e kancerit

Posted: 10 Nov 2016 02:30 AM PST

4C0E454C-830B-4009-B07C-715EC5A891B4_w987_r1_sNjë lloj analize e re e gjakut mund të shërbejë si paralajmërim i hershëm për praninë e kancerit. Analiza zbulon mutacione në qelizat e kuqe të gjakut para se të shfaqen simptomat e kancerit. Ky test mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar kancerin te pacientët.

Kur kanceri zbulohet herët, kjo mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes. Disa analiza të reja të gjakut mund të ndryshojnë mënyrën e diagnostikimit të kancerit, sepse japin të dhëna gjatë fazës së hershme të sëmundjes. Zbulimin e bënë shkencëtarët në Universitetin e Swanseas në Uells.

"Me këto analiza ne nuk matim praninë e kancerit, por qelizat e kuqe të gjakut të cilat kanë ndryshuar dhe që janë dëm anësor. Ato ndryshojnë për shkak të zhvillimit të kancerit", thotë Gareth Jenkins, profesor në Universitetin "Swansea" të Uellsit.

Analizat bëhen me pajisje standarde laboratorike, që kërkojnë mutacione në miliona qeliza të kuqe të gjakut. Këtyre qelizave u mungon një proteinë e veçantë në sipërfaqe, e cila zakonisht gjendet tek qelizat e shëndetshme.

"Thelbi i testit është kërkimi për qeliza shumë të rralla që kanë pësuar mutacion. Numri i këtyre qelizave te një person i shëndetshëm është rreth 5 apo më shumë në një milion, kështu që duhen parë miliona qeliza për të zbuluar diçka. Numri rritet te pacientët e kancerit – deri në 40 apo 50 qeliza për milion, mesatarisht",  thotë profesor Jenkins.

Hulumtuesit analizuan mostrat e gjakut të rreth 300 njerëzve me kancer në ezofag.

"Jemi marrë vetëm me pacientë që kanë kancer në ezofag. A kanë pacientët me lloje të tjerë kancerësh nivele të larta të këtyre qelizave të kuqe të gjakut gjithashtu? Tani për tani nuk e dimë përgjigjen", shpjegon Jenkins.

Shpresa është se këto analiza mund të bëhen pjesë e zakonshme e testimit për çdo mjek, së bashku me metodat e tjera.

"Janë një mori testesh, bazuar në analiza të ndryshme të gjakut, urinës dhe lëngjeve të ndryshme trupore. Do të jetë mënyra më e mirë për të mësuar nëse një individ mund të ketë apo mos të ketë kancer".

Këto teknologji të reja mund të ndihmojnë për të shpëtuar miliona jetë nga kanceri, i cili është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën.

9 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) VOA

Vrasin gjarprin gjigand, i gjejnë me dhjetëra vezë në bark

Posted: 10 Nov 2016 02:17 AM PST

Pic shows: Numerous eggs were found in the belly of a snake.nnLocals who killed a huge snake after suspecting of having eaten a calf because of its swollen stomach discovered it was pregnant with dozens of eggs.nnThe incident happened in Nigeria where local media said that the snake had been killed over the accusations that it had been feasting on farmers livestock.nnHowever as these images show, the snake was not overweight because of its last meal, and instead it was pregnant.nnAfter being cut open, dozens of eggs were found and removed by locals who regard them as a rare delicacy.nnOnline commentators seem to have little sympathy with the snake, with most pointing out that it was a good thing that around the hundred snakes would no longer be born.nnAlthough it was not clear what sort of snake it was, fee mistakes can produce up to 100 eggs at a given time.nn(ends)n          n

Banorët e zonës vranë një gjarpër të madh pasi dyshonin se ai kishte ngrënë një viç sepse stomaku i tij ishte i fryrë. Kur ata ua hapën barkun, zbuluan se gjarpri ishte shtatzënë dhe që kishte me dhjetëra vezë.

Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, kur mediat lokale thanë se gjarpri ishte vrarë pas akuzave se ai kishte ngrënë bagëtitë e fermerëve. Megjithatë, imazhet e shfaqura tregojnë se gjarpri nuk ishte në mbipeshë për shkak të vaktit të tij të fundit, por ishte shtatzënë.

Pic shows: Numerous eggs were found in the belly of a snake.nnLocals who killed a huge snake after suspecting of having eaten a calf because of its swollen stomach discovered it was pregnant with dozens of eggs.nnThe incident happened in Nigeria where local media said that the snake had been killed over the accusations that it had been feasting on farmers livestock.nnHowever as these images show, the snake was not overweight because of its last meal, and instead it was pregnant.nnAfter being cut open, dozens of eggs were found and removed by locals who regard them as a rare delicacy.nnOnline commentators seem to have little sympathy with the snake, with most pointing out that it was a good thing that around the hundred snakes would no longer be born.nnAlthough it was not clear what sort of snake it was, fee mistakes can produce up to 100 eggs at a given time.nn(ends)n          n

Komentuesit në rrjetet sociale duket se kanë pak simpati për gjarprin dhe thonë se vrarja e tij ishte një gjë e mirë sepse nuk do të vinin në jetë gjarpërinj të tjerë. Edhe pse nuk ishte e qartë se çfarë lloj gjarpri ishte, shumë prej tyre mund të prodhojnë deri në 100 vezë njëkohësisht.

 

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Situata e përmbytjeve, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Posted: 10 Nov 2016 01:46 AM PST

Rama-te-EmergjencatKryeministri Edi Rama  mblodhi Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se në terren ndodhen edhe forcat e ushtrisë, në Lezhë janë evakuuar 24 banorë.

Ndërkohë, në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit.

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

FITORJA NË ZGJEDHJE E TRUMPIT ËSHTË SHOK E MOMENT KTHESE

Posted: 10 Nov 2016 01:28 AM PST

Alexander Kudascheff.Fitorja – fitorja e papritur e thellë – e Donald Trumpit ka sjellë një paralizë shoku. Të paktën në Evropë dhe në Gjermani. Këtu mbizotërojnë dallueshëm – me gjithë përpjekjet për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike – një qëndrim mosbesues për atë që ka ndodhur, hutim dhe tmerr. Motoja, motoja e duhur e këtyre orëve të para megjithatë është: askush nuk e njeh me të vërtetë Donald Trumpin. Natyrisht që planet e tij, ato që ka ndërmend, idetë e tij në fushatën elektorale u regjistruan – edhe stili i tij prej huligani, teprimet e tij, retorika e shpresave të gënjeshtërta, masohizmi i tij, racizmi i tij. Por natën e zgjedhjeve u pa edhe gatishmëria ose përpjekja e tij që pas kësaj lufte sharjesh e hedhjesh baltë SHBA të pajtohen me veten dhe që t’i trajtojnë partnerët në të gjithë botën me korrektesë. Për ta thënë thjesht: duhet pritur njëherë.

Askush nuk ishte i përgatitur për Trumpin

Donald TrumpMegjithatë, në kryeqytetet perëndimore – dhe vetëkuptohet edhe në Berlin – zgjedhja e Trumpit është “worst case” (rasti më i keq). Për të nuk ishte përgatitur askush. Dhe askush nuk e di se kush do të vendosë së shpejti në politikën e jashtme, në politikën e sigurisë dhe në politikën e ambientit. Sepse Trumpi është një person jashtë sistemit në Partinë Republikane. Pra ai nuk mbështetet në mendjet dhe në korifenjtë e njohur. Me ata nuk ekzistojnë kanale, nuk ekzistojnë njohje joformale. Kjo nuk i bën gjërat më të lehta, sepse Trumpi ndoshta do të rrethohet ndoshta me njerëz që nuk kanë përvojë në parketin diplomatik dhe nuk kanë rrjetin e tyre.

Kjo vetëkuptohet që ka pasoja: në politikën ekonomike, në të cilën bëhet fjalë për tregtinë e lirë të përbotshme. Në politikën e jashtme dhe të sigurisë: këtu bëhet fjalë për Iranin; për Izraelin; për një veprim të mundshëm ushtarak kundër terrorizmit xhihadist, për imazhin e vetvetes të Uashingtonit në Lindjen e Afërme; për raportin e brishtë me Rusinë dhe me Kinën; për çështjen nëse e sheh veten si partner apo si rival të dy fuqive të tjera të mëdha – apo për kthim në izolacionizëm të theksuar. Fjala është edhe për raportin me aleatët. A është NATO-ja për SHBA edhe më tej sistemi kolektiv i sigurisë i Perëndimit? A do të deklarohet Trumpi pro politikës së aleancës? Apo beson ai se evropianët duhet të paguajnë më shumë për sigurinë e tyre? Ky është testi i rezistencës për Perëndimin.

Trumpi nuk është njeri i elitave të deritashme

Donald Trump është i panjohuri i madh. Ai përfaqëson – në mënyrë pak paradokse si miliarder nga New Yorku  – triumfin e provincës mbi metropolet, fitoren e fshatit mbi qytetet. Në politikën e brendshme ai nuk është njeri i elitave të deritashme. Prandaj nuk do të jetë kaq e lehtë të gjendet qasje tek ai.

Por paraliza nga shoku ka edhe të mirat e saj. Ajo çon në qendrim të matur. Derisa Trumpi të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti i 45-të i SHBA, do të kalojë mjaft kohë, për t’u përshtatur me të. Zgjedhja e Trumpit është një moment kthese, mbase edhe një vendosje historike piketash. Megjithatë ajo nuk duhet të jetë e barabartë me fundin e bashkëpunimit të deritashëm të Perëndimit. Por më e parehatshme gjendja do të bëhet padyshim, sepse një gjë Trumpi është me siguri: jokonvencional.

Kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff

 

E.Civile: Ura të shembura, rrugë të bllokuara, e banesa të përmbytura

Posted: 10 Nov 2016 01:18 AM PST

permbytjet ne jug (1)Reshjet e shiut që kanë rënë përgjatë këtyre 3 ditëve, shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe madje morën e jetë njerëzish. Situata në vend vazhdon që të jetë problematike edhe sot.  Drejtoria e Emergjencave  informon se në disa qarqe situata vijon të jetë ende problematike. Në Shijak nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur 20 banesa poshtë urës. Ndërsa në Durrës 15 familje janë zhvendosur për shkak të rrezikut.

Në Babrru ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Situata më problematike është në Shkodër, ku në Njësinë Administrative Pult janë prishur disa ura, ndërsa në Qarkun e Dibrës ka bllokim të rrugëve. Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant "Targa", qarkullimi vijon të kryhet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Ndërsa rruga e  Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Qarku Durrës

Në bashkinë Shijak nga dalja e Lumit të Erzenit janë përmbytur 20 banesave poshtë urës. Familjet që u rrezikuan u evakuuam nga Qendra Vullnetare e Emergjencave dhe Forcat e Ushtrisë duke u vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në bashkinë e Durrësit 15 familje nga fshati Rrushkull, njësia administrative Sukth u zhvendosën për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Qarku Tiranë

Në bashkinë e Kamzës në Njësinë Administrative Paskuqan, mbi fshatin Babrru, ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve.

Pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura  ka dërguar efektivët e Batalionit të Xhenios së bashku me mjetet për të normalizuar situatën.

Qarku Shkodër

Në bashkinë Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytur në Njësinë administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë, por kjo është zvogëluar ndjeshëm gjatë 24 orëve të kaluara.

Në Njësinë Administrative Shosh janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj.

Në Njësinë Administrative Pult janë prishur 2 ura, ajo e Boxhsit dhe e Mgullës, dhe nuk kalohet për në fshatrat Plan, Xhan dhe Bruçaj, për shkak se rruga është bllokuar.

Në Malësinë e Madhe në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhës.

Përroi Sheu i Gjamave në fshatin Vermosh ka dalë jashtë shtratit dhe 5 familje janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në Njësinë Administrative Gruemirë është prishur plotësisht ura e Hysajve.

Qarku Dibër

Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj.

Në fshatin Podgorcë, Njësia Administrative Maqellarë vijon puna për riparimin e argjinaturës  mbrojtëse të lumit Drini i Zi.

Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit.

Në bashkinë  e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin 2 fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash.

Në fshatin Fushë – Baz problem është ura mbi liqen e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet.

Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

Qarku Gjirokastër

Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant "Targa", qarkullimi vijon të kryhet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Rruga Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave ndërkohë po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj. Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Qarku Vlorë

Lumi Vjosa për shkak të prurjeve të mëdha, doli nga shtrati gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.  15 banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Ndërkohë, 20 familje janë evakuuar në zonën e ish-pularisë. Situata problematike është edhe në vendin e quajtur Bishti i Malës së Selenicë. Rruga që lidh disa fshatra të kësaj bashkie me Vlorën është jashtë funksionit pasi është e përmbytur. Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Moti i keq, OSHEE: 12 fidra pa energji elektrike;  ja zonat problematike

Posted: 10 Nov 2016 01:04 AM PST

DEFEKTET OSHEESi pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin prej tre ditësh, vazhdojnë që disa zona të vuajnë mungesën e energjisë. OSHEE njofton se në burimet e furnizimit me energji elektrike që janë nënstacionet 110/35/20/10/6kV dhe linjat TL 35kV nuk ka asnjë defekt. Në orët e para të mëngjesit, në tensionin e mesëm, numri i fiderave pa energji elektrike është 12. Janë riparuar që prej mesnatës së kaluar dhe vënë në punë fiderat 27 dhe 28 të nënstacionit Kashar duke i dhënë energji zonës së Kamzës.

Sipas të dhënave të OSHEE, aktualisht në Tiranë ka problem pjesërisht në Zall Bastar, Vorë, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Shkalle dhe Rr.Siri Kodra. Pa energji është dhe një pjesë e fiderit Prezë për shkak të rrëzimit të një shtylle të tensionit të mesëm.

Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas pasi vazhdon të jetë e pamundur ndërhyrja nga punonjësit e OSHEE-së pas këputjes së përcjellëseve në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzën.

Vazhdon puna në Elbasan për të rikthyer energjinë e munguar pjesërisht në Lunik dhe në zonën e Shezës/Peqin ku janë rrëzuar shtyllat.

Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në Mbrakull, Bargullas Arrzw,si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk.

Në Rajonin e Korçës ka problem pjesërisht në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.

Sa i takon Rajonit të Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, Buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.

Në Rajonin Burrel ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.

Në Rajonin Shkodër mungon energjia në Vain dhe në Shëngjin.

Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më shpejt të defekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

Të dhenat nga kaskada e Drinit (kesh)

Sipas të dhënave të orës 07:00, paraqitet një situatë e stabilizuar sa i takon niveleve në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës ndërsa vazhdojnë prurjet me intensitet të lartë në HEC Fierzë ku po punohet me 4 turbinat e disponueshme. Prej mesnatës ka patur një reduktim të nivelit të shkarkimeve në Koman ndërsa gjatë paradites së sotme do të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit Teknik për të analizuar treguesit dhe situatën në orët e ardhshme.

Hidrocentrali i Fierzës

Kuota                       292.45 m

Prurjet                1750 m3/sec

Prodhimi                   450 MW

Agr. në punë                        4

Shkarkime                0 m3/sec

Hidrocentrali i Komanit

Kuota                      170.37 m

Prurjet          900/520 m3/sec

Prodhimi                   290 MW

Agr. në punë                       2

Shkarkime          800 m3/sec

Hidrocentrali Vau i Dejes

Kuota                       73.64 m

Prurjet           1075/30 m3/sec

Prodhimi                   200 MW

Agr. në punë                       5

Shkarkime          1200 m3/sec

Ministria e Energjisë informon se Shtabi Qendror vazhdon me planin e gatishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë  grupet e gatishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

 

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Kavajë, kreu veprime të turpshme me 10-vjeçaren; në pranga i moshuari

Posted: 10 Nov 2016 12:58 AM PST

ngacmim1Ndalohet në Kavajë një i moshuar, pasi kryente veprime të turpshme me një të mitur. Në pranga ka rënë shtetasi  Lik Çaça, 69 vjeç, banues në Kavajë.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pas kallëzimit të shtetasit Sh. D., se më datë 8 nëntor  2016, vajzën e tij 10 vjeçe, Lik Çaça, e ka marrë në banesën e tij, ku më pas ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur. Materialet iu referuan  Prokurorisë Kavajë, për   veprën penale “Vepra të turpshme”.

10 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :