Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Barcelona përmbys Sevillën” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Barcelona përmbys Sevillën” plus 9 more


Barcelona përmbys Sevillën

Posted: 06 Nov 2016 01:41 PM PST

Barcelona me shumë mund e ka fituar derbin a javës në La Liga, duke mposhtur Sevillan.

Blaugranët në 'Ramón Sánchez Pizjuán', ka mposhtur 1:2 Sevillan.Vitolo në minutën e 15', kaloi Sevillan në epërsi, pas një lëshimi në mbrojtjen e Barcelonës.

Messi në minutën e 43' barazoi në 1:1.Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 61', Suarez shënoi për të përmbysur rezultatin në 1:2.Pas kësaj fitore, Barcelona renditet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Real Madridi.

The post Barcelona përmbys Sevillën appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli spektakular

Posted: 06 Nov 2016 09:12 AM PST

Liverpooli me fitore spektakolare ndaj Watfordit në 'Anfield Road', ka rrëmbyer vendin e parë në Premierligë.
Skuadra e Jurgen Klopp u tregua e jashtëzakonshëm përballë Watfordit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6:1 në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.Gjithçka nisi mirë për Liverpoolin, duke siguruar fitoren që në pjesën e parë, me tre golat e shënuar nga Mane, Coutinho dhe Can.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe tre herë, nëpërmjet Firminos dhe Mane, për këtë të fundit ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje, dhe në fund të saj, rezultatin përfundimtar e vulosi Wijnaldum, duke shënaur për 6:1 në minutën e 91′.Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në vendin e parë në Premierligë me 26 pikë, një më shumë se Chelsea dhe dy më shumë se City dhe Arsenal.

The post Liverpooli spektakular appeared first on Mesazhi.com.

Man United rikthen formën

Posted: 06 Nov 2016 09:08 AM PST

Manchesteri ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Swanseas, në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës me rezultat 3-1.

Transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, pasi shënoi një supergol.

Dy golat e Ibrahimoviç, së pari në minutën e 21-të, e pastaj në atë të 33-të, trefishuan rezultatin e Manchesterit.

Në pjesën e dytë Swansea shënoi me anë të Mike van der Hoorn, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme për rikthim.

Pas kësaj fitore, Manchesteri ngjitet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.

The post Man United rikthen formën appeared first on Mesazhi.com.

Juventus dhe Milan, vazhdojnë me fitore

Posted: 06 Nov 2016 09:04 AM PST

Juventusi dhe Milani ka siguruar nga tre pikë në xhiron e 12'të në Serie A, pasi mposhtën Chievon, respektivisht Palermon.

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A. Skuadra e Allegrit ka marrë tre pikë me shumë vështirësi si mysafirë i Chievos, ku fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat për Juven i shënuan Mario Mandzukic dhe Miralem Pjanic, derisa për Chievon shënoi Sergio Pellissier. Pas kësaj fitoreje, Juve vazhdon të jetë në pozitën e parë me 30 pikë.

Në anën tjetër, edhe Milani ka vazhduar me fitore në Serie A, që ishte e dyta me radhë. Ekipi i Montellas mori tre pikë si mysafirë i Palermos, duke i mposhtur me rezultat po ashtu 2:1.

Golat për Milanin i shënuan Suso dhe Gianluca Lapadula, derisa për Palermon shënoi Ilija Nestorovski.

Pas kësaj fitoreje, Milani mbetet në ndjekje të Juves, të cilët gjenden në pozitën e dytë me 25 pikë.

The post Juventus dhe Milan, vazhdojnë me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina e Llapi fitojnë, Trepça89′ ndalet

Posted: 06 Nov 2016 08:58 AM PST

Prishtina ka shënuar fitore mjaft të vlefshme, duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1:0, në ndeshjen që sapo përfundoi në Mitrovicë.

Labinot Osmani ka qenë hero i Bardhekaltërve, duke e realizuar golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, lideri, Trepça '89 është ndalur prapë, duke barazuar me skuadrën tjetër gjilanase, Drita, me të cilën ndau pikët, 0:0.

Llapi e ka mundur Trepçën në udhëtim, 1:0, njëjtë siç e mposhti Besa si mysafire Ferizajn.

The post Prishtina e Llapi fitojnë, Trepça89′ ndalet appeared first on Mesazhi.com.

Hutbeja e xhumasë nga dijetari i mirënjohur Dr. Selman el-Aude

Posted: 06 Nov 2016 08:51 AM PST

Me rastin e vizitës së dijetarit të mirënjohur Dr Selman Aude në Tiranë

The post Hutbeja e xhumasë nga dijetari i mirënjohur Dr. Selman el-Aude appeared first on Mesazhi.com.

Reali përforcon kreun e tabelës

Posted: 06 Nov 2016 05:33 AM PST

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me fitore në La Liga edhe pas xhiros së 11-të.

Madrilenët fituan lehtë në shtëpi "Santiago Bernabeu" ndaj Leganes me rezultat 3-0.

Golat e ndeshjes për skuadrën e Zinedine Zidanes i shënuan: Gareth Bale (2) dhe Alvaro Morata.

Reali me këtë fitore vazhdon kryesimin në tabelë me 27 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë.

The post Reali përforcon kreun e tabelës appeared first on Mesazhi.com.

Atletico befasohet nga Sociedadi

Posted: 06 Nov 2016 05:32 AM PST

Real Sociedad i ka shkaktuar humbjen e dytë Atletico Madridit, duke e mposhtur 2:0 në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas.

Carlos Vela nga penalltia në minutën e 54', i dha epërsinë e parë vendasve në stadiumin Anoeta.

Në minutën e 75', Sociedad dyfishoi epërsinë kur shënoi Willian Jose.

The post Atletico befasohet nga Sociedadi appeared first on Mesazhi.com.

BBC: Shqipëria, vendi i famshëm për tolerancën fetare

Posted: 06 Nov 2016 04:53 AM PST

BBC i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, në të cilën vë në pah tolerancën fetare që ekziston në shtetin ballkanik.

Quinn Hargitai tregon udhëtimin e tij në Shqipëri dhe takimin që pati me myezinin Hasib Buba nga qyteti i lashtë i Beratit.

Ai shkruan se Papa Françesku e ka vlerësuar lartë këtë komb të vogël në Ballkan për tolerancën fetare, i cili duhet të jetë shembull në gjithë botën.

"Buba është imazhi i qartë i një myslimani të devotshëm, por jam befasuar kur kam kuptuar se kjo gjithmonë ishte kështu", shkruan Hargitai.

Buba shpjegon se është rritur si krishterë dhe më pas është konvertuar në mysliman.

"Faktikisht jam rritur i krishter, dhe për shumë vite e kam pëcjellur atë rrugë. Kur u bëra më i rritur hyra në një debat me një mik timin, i cili ishte mysliman. Debati vazhdoi për disa uaj dhe në mënyrë që të isha më i përgatitur për debatin fillova të lexoj për islamin , mësova gjithçka që munda për të. Në fund unë e fitoa debatin, por ky proces më dërgoi drejt shumë pyetje për besimin tim. Përgjigjet që mora nga islami kishin më tepër kuptim për mua, prandaj u konvertova", shprehet Buba.

Ndoshta ky vendim për t'u konvertuar mund t'iu befasojë, por realiteti është se Shqipëria qe një kohë të gjatë konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

Religjionet dominonte janë islami dhe krishterimi, me myslimanët që përbëjnë më tepër se gjysmën e popullatës, shkruan BBC. Megjithatë ende është një bashkim i lartë ndërmjet njerëzve të këtij vend. Shpesh kishat dhe xhamitë janë në të njëjtën rrugë dhe martesat ndërfetare gjerësisht janë pranuar.

Më tutje në artikull BBC tregon për qytetin e Beratit, që thotë se ia vlen të ceket, pasi Muzeu Onufri mban Ikonën Burimi Jetëdhënës. Kjo vepër e artit shqiptar e shekullit të 18-të përshkruan një skenë të krishterë me minaret që ngrihen në prapavijë dhe është simbol i harmonisë fetare të këtij vendi.

"Është e vështirë të themi nëse bota do ta marr për zemër shembullin e Bubas dhe Shqipërisë, por ka diçka për të thënë për këtë vend të vogël ballkanik, në të cilin fëmijët rriten duke dëgjuar të dyja, thirrjen për namaz dhe kumbimin e kambanave të kishës nga jashtë dritares së tyre. Për ta, bashkekzistenca dhe harmonia është bërë po aq natyrale sa frymëmarrja", shkruan Hargitai.

The post BBC: Shqipëria, vendi i famshëm për tolerancën fetare appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për rastin Dehari

Posted: 06 Nov 2016 04:40 AM PST

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, të dielën, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeri është dërguar në spital pa shenja jete.

Ai tha se prokurori është duke mbledhur edhe disa informacione, por ato më kryesoret do të jenë pas përfundimit të autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë.

"[I ndjeri] është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aty tash i kemi disa kërkesa të familjarëve se duan ekip më të gjerë dhe ekspertë të jashtëm. Mirëpo, ne do të veprojmë në kuadër të kompetencave të Kodit të Proceduarës Penale. Ne, po ashtu, e kemi lëshuar urdhëresën për caktimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë [kosovar] që do të marrin pjesë në autopsi", shpjegoi Hoxha.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një deklarate për media ka kërkuar që të sqarohet në detaje vdekja e Deharit.

"Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kërkojmë nga institucionet përkatëse të ligjit, që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast", thuhet në deklaratën dërguar medieve.

Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës ishte Dehari, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, ndërsa ka nënvizuar se "si hero do ta kujtojë përgjithmonë".

Po ashtu, ky subjekt politik me anë të një komunikate, ka thënë se pas deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje mban pikë së pari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht, pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar.

The post Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :