Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Trump nuk i beson bashkëshortes, e kontrollon se ku po e hedh votën” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Trump nuk i beson bashkëshortes, e kontrollon se ku po e hedh votën” plus 9 more


Trump nuk i beson bashkëshortes, e kontrollon se ku po e hedh votën

Posted: 08 Nov 2016 03:00 PM PST

Në rrjetin social Twitter një foto e shkrepur në momentin që Trump dhe bashkëshortja e tij Melina po votonin në New York, po bëhet virale.

Menjëherë kanë nisur shakatë, duke thënë se Trump nuk ishte në dijeni si votohet dhe e shikoj gruan e tij për udhëzim, por kishte edhe disa prej atyre që kanë thënë se ai ishte i shqetësuar se për kë po votonte gruaja e tij.

The post Trump nuk i beson bashkëshortes, e kontrollon se ku po e hedh votën appeared first on Mesazhi.com.

Identifikohet komplotisti i sulmeve në Paris dhe Bruksel

Posted: 08 Nov 2016 01:01 PM PST

Një shtetas belg me origjinë marokene, aktualisht duke luftuar në Siri është identifiluar nga hetuesit si njëri nga komplotistët kryesorë të sulmeve në Paris dhe Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Oussama Atar, 32 vjeçar i dyshuar për sulmet e Brukselit njëkohësisht i dyshuar si pjesëtar i DEASH-it, së fundmi lidhet edhe me sulmet e Parisit, shkruan në edicionin e së martës e përditshmja franceze Le Monde, duke cituar burime të afërta me hetuesinë.

Nofka e tij është "Abu Ahmed", thuhet në hetimin francez dhe belg për sulmet.

The post Identifikohet komplotisti i sulmeve në Paris dhe Bruksel appeared first on Mesazhi.com.

Fundoset anija në Indonezi, të paktën 56 të vdekur

Posted: 08 Nov 2016 12:57 PM PST

Të pakten 56 persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një anije, e cila transportonte punonjës indonezian nga Malajzia.

Siç lajmërojnë mediat lokale, shefi i policisë së ishullit Riau, Sambudi Gusdian konfirmoi se gjatë fundosjes kanë humbur jetën 56 persona, ndërsa në vazhdim është kërkimi edhe për gjashtë persona që llogariten si të zhdukur.

Gusdian theksoi se lidhur me këto ngjarje është arrestuar pronari i anijes si dhe një anëtar i ekuipazhit. Një anije u përmbys para shtatë ditëve tek ishulli Batam, ndërsa gjatë fatkeqësisë në të gjendeshin rreth 90 persona.

The post Fundoset anija në Indonezi, të paktën 56 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Shërbimi Korrektues i Kosovës i hedh poshtë akuzat e Vetëvendosjes

Posted: 08 Nov 2016 10:38 AM PST

Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për, siç thuhet, deklaratat dhe akuzat e pabaza të adresuara ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se nuk ka asnjë "terrorizim" apo sjellje të pahijshme të zyrtarëve korrektues ndaj të paraburgosurve, thuhet në kumtesënn e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Të paraburgosurit nuk "po enden nëpër zyra të ndryshme" siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, por po dërgohen për ekzaminime të rregullta si pjesë e procedurave të paraburgimit.

Shërbimi Korrektues ka marrë masa shtesë mbikëqyrëse dhe të kujdesit ndaj të paraburgosurve. Kujdesi i shtuar i zyrtarëve korrektues, është në funksion të sigurisë së të paraburgosurve dhe asnjëherë nuk ka tendenca keqtrajtimi.

Për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë fton Zyrën e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-në që të bëjnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosurve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues, thuhet në kumtesë.

The post Shërbimi Korrektues i Kosovës i hedh poshtë akuzat e Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.

Ramiz Lladrovci kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Posted: 08 Nov 2016 10:34 AM PST

Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar kandidatin për kryetar të Drenasit.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

"Sot, pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci", thuhet në komunikatën e PDK-së drejtuar medieve.

The post Ramiz Lladrovci kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit appeared first on Mesazhi.com.

Opozita bojkoton edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi

Posted: 08 Nov 2016 09:39 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do të marrin pjesë as në takimin e dytë të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesë për një takim të dytë liderëve politikë për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Por sikur takimi i parë edhe ky i dyti i thirrur për të premten do të bojkotohet nga opozita.

Zyrtarë të dy partive opozitare AAK e Nisma kanë konfirmuar për lajmi.net se nuk do të shkojnë në këtë takim.

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi.net me anë të një sms se kjo parti nuk do të marr pjesë në këtë takim.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ajo për lajmi.net ka thënë se Thaçi duhet ta pranojë dështimin e tij, sepse pa pjesëmarrjen e opozitës është e kotë të merren iniciativa të tilla.

"Nisma për Kosovën e ka dhënë qëndrimin e saj rreth kësaj çështje qysh kur z.Thaçi e bëri ftesën e parë, pra kjo vlen edhe tani e edhe për të ardhmen, ne i kemi thënë JO, i themi JO dhe do t'i themi JO".

"z. Thaçi duhet të pranoj dështimin e tij, pasi që pa opozitën në atë tavolinë është e kotë të merren iniciativa të cilat pikërisht ai ka qenë penguesi i tyre për shumë vite", ka thënë Bajrami.

Javën e kaluar presidenti Thaçi kishte thirrur një takim me lider të partive politike ku ishte diskutuar reforma zgjedhore.

Thaçi në këtë takim ishte shprehur se reforma duhet të përmbyllet dhe nuk mund ta ndal askush.

The post Opozita bojkoton edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

Trump dhe Clinton, imazhet më të dobëta elektorale në histori

Posted: 08 Nov 2016 09:09 AM PST

Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë imazhet më të dobëta elektorale nga të gjithë kandidatët presidencialë që Gallup ka studiuar që nga viti 1956, sipas kompanisë së sondazheve.

Sondazhi zbuloi se 61% e njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shihnin kandidatin republikan Trump si të pafavorshëm, e sipas Gallup këto janë rezultatet më të këqija në historinë e sondazheve presidenciale.

Pesëdhjetë e dy përqind thanë se e shihnin gjithashtu Clinton të pafavorshme, pikë këto që renditeshin të dytat si më të këqijat.

Asnjë kandidat për President përveç Ronald Reagan në vitin 1984 nuk e ka përfunduar fushatën presidenciale me një renditje mbi 70%, thotë Gallup.

Sondazhi u publikua para se votuesit të bënin gati fletëvotimin e tyre për zgjedhjet e sotme.

The post Trump dhe Clinton, imazhet më të dobëta elektorale në histori appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëri-Izrael, nuk zhvillohet në Shkodër

Posted: 08 Nov 2016 08:56 AM PST

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës "Rusi 2018", Shqipëri – Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan.

Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:

1. Bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare.

2. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, në biletë për Stadiumin "Elbasan Arena".

3.Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

4.Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike.

5.Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email.

Nga kjo adresë do t'ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë proçedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet:

a.Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)

b.Tiranë: Biletaria e Stadiumit "Selman Stërmasi"

c.Shkodër: Biletaria e Stadiumit "Loro Boriçi"

d.Elbasan: Biletaria e Stadiumit "Elbasan Arena"

Shënim: Federata Shqiptare e Futbollit, konfirmon se është e gatshme të verë në dispozicion të sportdashësve të gjitha resurset e saj, për të plotësuar të gjitha kërkesat tyre.

The post Shqipëri-Izrael, nuk zhvillohet në Shkodër appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Vdekjet në paraburgim janë shqetësuese

Posted: 08 Nov 2016 08:52 AM PST

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar sot për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke thënë se është me rëndësi që të sigurohen faktet e duhura.

Delawie gjithashtu ka cekur se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në këtë hetim.

Në rrjetin social Twitter, Delawie ka shkruar se "Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim".

The post Delawie: Vdekjet në paraburgim janë shqetësuese appeared first on Mesazhi.com.

Hillary Clinton fiton betejën e parë elektorale në Dixville Notch

Posted: 08 Nov 2016 04:12 AM PST

Hillary Clinton mori fitoren e parë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, duke korrur sukses në Dixville Notch.

Duhet pranuar se elektorati në vendbanimin e vogël të New Hampshire, rreth 10 milje në jug të kufirit kanadez kishte vetëm tetë votues.

Demokratja Clinton mori katër vota, ndërsa republikani Trump dy, transmeton Syri.net.

Një person mbështeste Gary Johnson, kandidatin e Partisë Liberale, dhe një tjetër nuk dinte kë të zgjidhte e shkroi Mitt Romney.

Kështu u desh vetëm pak kohë që të votohej dhe një çift më pas i numëroi, duke regjistruar rezultatin.

Dixville Notch ishte një nga tre vendbanimet e vogla në malin e Bardhë, që përfitoi nga një ligj i New Hampshire, i cili lejon qytetet me një popullsi prej nën 100, për të hapur sondazhet e tyre në mesnatë në ditën e votimit.

Mediat amerikane shkruajnë se procesi i votimit ishte e një teknologjie të ulët, me fletët e votimit në vend të makinave të sofistikuara.

The post Hillary Clinton fiton betejën e parë elektorale në Dixville Notch appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :