Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Messi më i miri në histori”” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

““Messi më i miri në histori”” plus 9 more Telegrafi Futboll


“Messi më i miri në histori”

Posted: 06 Nov 2016 02:52 PM PST

Sipas mesfushorit të Sevillas, Vitolo, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Mesfushori spanjoll ka lavdëruar paraqitjen e sulmuesit argjentinas, duke pranuar se Messi është në një nivel tjetër në përplasjen e tyre këtë mbrëmje(diel).

"Messi nuk ishte një befasi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ai e di se si duhet të drejtoj një lojë", ka thënë Vitolo për gazetarët pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Futbollistët që kanë shitur më shumë fanella në botë (Video) Futbollistët që kanë shitur më shumë fanella në botë (Video)

"Në pjesën e parë ne e vunë në presion atë mirë, por në pjesën e dytë ai bëri diferencën", përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, Vitolo shënoi golin e vetëm në këtë sfidë për skuadrën e tij. /Telegrafi/

vitolo1

Vitolo gjatë një dueli me Messin gjatë ndeshjes

The post "Messi më i miri në histori" appeared first on Telegrafi.

Ky duhet të jetë trajneri i Interit sipas Icardit

Posted: 06 Nov 2016 02:38 PM PST

Mauro Icardi mbështet zgjedhjen e Stefano Pioli për trajner të Interit, pasi sipas tij është më mirë që të ketë një strategu italian që tashmë e njeh Serie A.

Kapiteni i Interit mendon se skuadra e tij ka nevojë për një trajner që e njeh mirë kampionatin italian, pasi nevojitet të ndiqet objektivi i skuadrës, kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

"Nëse një strategu italian arrin kjo do të jetë më mirë për ne, sepse ai tashmë e njeh Serie A", ka thënë Icardi pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Icardin e gëzon fitorja ndaj Crotones, gati për Milanin Icardin e gëzon fitorja ndaj Crotones, gati për Milanin

"Ne jeni gati në Krishtlindje, nuk kemi kohë për të humbur".

"Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është ende objektivi ynë, do të shohim se ku jemi në maj", përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

The post Ky duhet të jetë trajneri i Interit sipas Icardit appeared first on Telegrafi.

Këto janë super-statistikat e Messit ndaj Sevillas

Posted: 06 Nov 2016 02:16 PM PST

Lionel Messi edhe njëherë u tregua lideri i Barcelonës.

Gjiganti katalunas mori një fitore të madhe dhe shumë të vështirë në udhëtim te Sevilla.

Sevilla 1-2 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto) Sevilla 1-2 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Megjithatë, kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa praninë e yllit të tyre, Lionel Messi, shkruan Telegrafi.

Kjo pasi, sulmuesi argjentinas përveç golit të shënuar, dhuroi edhe një asistim, bëri shume driblime dhe ishte i saktë në pasime. /Telegrafi/

Statistikat e Lionel Messi kundër Sevillas:

83%    pasime të sakta

6          goditje në portë

4          driblime të suksesshme

2          shanse të krijuara

1          asistime

1          gol

The post Këto janë super-statistikat e Messit ndaj Sevillas appeared first on Telegrafi.

Roma – Bologna: Notat e lojtarëve, fantastik Xhemaili (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 02:10 PM PST

Roma ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 3-0.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah, i cili u vlerësua me notë maksimale.

Në këtë takim luajti edhe Blerim Xhemali dhe pas portierit Costa mesfushori shqiptar ishte më i miri për Bolognan.

Më poshtë keni notat e lojtarëve për të dy skuadrat. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Romës:

capture-20161106-225400

Notë maksimale për Salah, por edhe Perotti (9.2) u vlerësua lart në këtë takim.

Notat e lojtarëve të Bologna:

capture-20161106-225629

Xhemaili u vlerësua me notën 6.7

The post Roma – Bologna: Notat e lojtarëve, fantastik Xhemaili (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sevilla 1-2 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 01:59 PM PST

Barcelona ka fituar me rezultat 2-1 derbin e javës së 11-të La Ligas ndaj Sevillës.

Skuadra e Luis Enriques ka vazhduar me fitore, duke qëndruar kështu hije e Real Madridit në kreun e tabelës.

Golat në këtë takim u shënuan nga Vitolo (15') për Sevilla, ndërsa Lionel Messi (43') dhe Luis Suarez (61') për katalunasit.

Barcelona fiton derbin me Sevillan, i qëndron si hije Realit (Video) Barcelona fiton derbin me Sevillan, i qëndron si hije Realit (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë është Lionel Messi, i cili u notua me 9.2, ndërsa nota më e ulët i takoi mbrojtësi Daniel Carrico, që u notua me 5.8. /Telegrafi/

Sevilla:

notat-barca

Te Sevilla nuk bindën as Rami e Vietto

Barcelona:

notat-barca

Te Barcelona patën paraqitje superiore edhe Suarez e Neymar

The post Sevilla 1-2 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Roma vazhdon ndjekjen e Juves (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:39 PM PST

Roma ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 3-0.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë për ata.

cwm82n-xgaap3aw

Goli i parë në takim erdhi nga Mohamed Salah në minutën e 13-të pas një asistimi nga Diego Perotti dhe me rezultatin 1-0 u mbyllë pjesa e parë.

Egjiptiani shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë në minutat 62'dhe 72' për ta kthyer Romën te fitoret pas atij barazimi ndaj Empolit.

cwm82n6wqaapzvu

Pas kësaj fitore Roma renditet në vendin e dytë me 26 pikë, kurse Bologna e Blerim Xhemailit në vendin e 15-të me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga kryeqyteti është ndaj Atalantas. /Telegrafi/

The post Roma vazhdon ndjekjen e Juves (Video) appeared first on Telegrafi.

Barcelona fiton derbin me Sevillan, i qëndron si hije Realit (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:36 PM PST

Katalunasit kanë fituar në udhëtim te skuadra e Sevillas me rezultat 2-1.

Sevilla dhe Barcelona u ndeshën mes vetes në derbin e javës së 11-të ta La Ligas, derbi ky që në fund i takoi mysafirëve.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por me disa nuanca në të mirë të Sevillës që rrezikuan dhe mban posedimin e topit më shumë.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15-të pikërisht nga vendasit, të cilët kaluan në epërsi me anë të spanjollit Vitolo, i cili u shërbye nga Pablo Sarabia.

vitolo

Momenti i golit të shënuar nga Vitolo

Pas këtij goli kontrollin e lojës e morën Barca, të cilët rrezikuan disa herë, por u desh minuta e 43-të për të parë goli e barazimit.

Ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, që shënoi një gol të bukur nga 16 metra pas një topi të dhuruar nga braziliani Neymar.

cwmyvknukaairhn

Messi duke e falënderuar Neymarin për asistimin

Pjesa e dytë foli në të mirë të gjigantit katalunas që dëshironte me doemos tre pikët nga ky udhëtim në Andaluzi.

Nuk vonoi shumë dhe Barca gjeti golin e epërsisë me sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, që shënoi në minutën e 61-të pas një asistimi të mirë të dhuruar nga Messi.

suareez

Suarez duke festuar golin e epërsisë së bashku me Messin

 

Deri në fund të takimit, dy skuadrat patën edhe disa raste tjera për shënim, por rrjetat nuk u prekën më dhe kështu Barcelona mori një fitore të vlefshme në udhëtim me rezultat 2-1.

Pas kësaj ndeshje, skuadra e Enriques e sheh veten në vendin e dytë me 25 pikë dhe në javën tjetër ndeshet me Malagan, ndërsa Sevilla gjendet në vendin e pestë me 20 pikë dhe ndeshet me Deportivo La Corunan. /Telegrafi/

The post Barcelona fiton derbin me Sevillan, i qëndron si hije Realit (Video) appeared first on Telegrafi.

Mjeku i Fenerbahces tregon gjendjen e syrit të Van Persieit, kritikon skuadrën vendase për mosorganizim (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 01:24 PM PST

Robin Van Persie u lëndua në syrin e majtë në fitoren e Fenerbahces me rezultat 3-1 ndaj Akhisar Belediyespor.

Mjeku i skuadrës turke Burak Kunduracioglu ka thënë se gjendja e lojtarit është e mirë, por ka kritikuar skuadrën vendase pasi ambulanca ishte vonuar rreth 15 minuta dhe në rast se lëndimi do ishte më i rëndë, gjërat do të ishin më serioze.

Van Persie lëndohet rëndë në sy, pret ambulancën 15 minuta i shtrirë jashtë stadiumit (Foto/Video) Van Persie lëndohet rëndë në sy, pret ambulancën 15 minuta i shtrirë jashtë stadiumit (Foto/Video)

“Van Persie ka marrë një goditje në sy, ishte i shqyer dhe i gjakosur”, ka thënë Kunduracioglu.

581f6f3a67b0a92aa4d16727

"Ne e dërguam atë te oftalmologu në spital për një kontroll dhe pas testeve kemi mësuar se nuk ka asgjë serioze dhe gjendja është e mirë".

cwmezdqweaafwl_

Holandezi duke u futur në spital.

“Na është dashur të presim ambulancën. Nëse lëndimi do ishte më serioz, situata mund të kishte qenë më e keqe”, ka shtuar Kunduracioglu. /Telegrafi/

cwmkdakwiaikr59

Van Persie në dalje të spitalit

The post Mjeku i Fenerbahces tregon gjendjen e syrit të Van Persieit, kritikon skuadrën vendase për mosorganizim (Foto) appeared first on Telegrafi.

Het-trik nga Salah ndaj Bolognas (Video)

Posted: 06 Nov 2016 01:12 PM PST

Roma ka shënuar edhe dy herë ndaj Bolognas për rezultatin 3-0.

Të dy golat erdhën nga Mohamed Salah (62′ dhe 72′).

Edhe goli i parë në takim erdhi nga egjiptiani. /Telegrafi/

The post Het-trik nga Salah ndaj Bolognas (Video) appeared first on Telegrafi.

Southgate zbardh listën e Anglisë për ndeshjet me Spanjën dhe Skocinë (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 01:11 PM PST

Gareth Southgate ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të botërorit.

Trajneri i përkohshëm i kombëtares angleze ka zbuluar listën e tij për ndeshjet e ardhshme për botërorin 'Rusi 2018' që Anglia i luan ndaj Skocisë dhe Spanjës.

Southgate e nis me fitore te Anglia (Video) Southgate e nis me fitore te Anglia (Video)

Në këtë listë, Southgate i ka thirrur të gjithë lojtarët më në formë, duke mos lënë asnjë futbollistë asnjë befasi.

Megjithatë, në listë ka edhe emra të rinj si Micheal Keane dhe emrat e të rikthyerve në kombëtare si Jack Wilshere, Nathaniel Clyne dhe Danny Drinkwater. /Telegrafi/

england

The post Southgate zbardh listën e Anglisë për ndeshjet me Spanjën dhe Skocinë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :