Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Modelja heq dorë nga pazari për një vit” plus 9 more Lajmet

loading...

“Modelja heq dorë nga pazari për një vit” plus 9 more Lajmet


Modelja heq dorë nga pazari për një vit

Posted: 02 Nov 2016 12:33 PM PDT

Kjo mund të duket e pamundur, por modelja Kyleigh Kühn, pas deklaratës se nuk do të shkonte në Pazar për 87 ditë, ka vendosur që ta zgjasë afatin, duke e çuar atë në 365 ditë apo në 1 vit.

Deri më tani ka kaluar një muaj dhe duket se ajo po e mban fjalën. Vajza ka si synim që të sensibilizojë njerëzit për të kursyer dje për të minimizuar ndikimet negative në mjedis.

Nisma e saj është pjesë e shumë të tjerëve që duan të shohin se edhe bota e modës mund të bëjë pjesën e saj për të mbrojtur mjedisin.

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Modelja heq dorë nga pazari për një vit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Foto të shkrepura në momentin e duhur

Posted: 02 Nov 2016 12:03 PM PDT

Në mesin e fotografëve, ju e dini se koha është çdo gjë.perfectly-timed-street-photography-170-5811f6d0b6cc7__700.900x600 Skena të përsosura mund të zbulohen në një çast dhe po aq shpejt ato mund të zhduken.perfectly-timed-street-photography-120-5811eb1c72a4b__700.900x600 Vetëm një sy i trajnuar dhe pak fat, mund të jetë në gjendje për të kapur fotografinë e duhur.perfectly-timed-street-photography-113-5810a196d0c9a__700.900x600 Ne po ju paraqesim një përzgjedhje e fotografive të rrugës botuar në "Bored Panda", në të cilën koha, ngjyra dhe kthimi i mbivendosur në imazh, japin një interpretim origjinal.perfectly-timed-street-photography-135-5810bb9278d89__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-150-5811b36b34a37__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-81-581069eaf2c08__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-125-5810acfb4aef1__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-141-5810c150ec542__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-165-5811e9bcbd2af__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-95-58107a55a2ccc__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-1-58105987db373__700.900x600 perfectly-timed-street-photography-94-5810788e1f45c__700.900x600

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Foto të shkrepura në momentin e duhur appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Mançester Junajtid, tifozët kundër Hoze Murinjos

Posted: 02 Nov 2016 10:09 AM PDT

Tifozët e Manchester United kundër Hoze Murinjos. Pas një sezoni të dobët te skuadra e Chelsea, Special One vendosi të pranonte ofertën e Djajve të Kuq për të marrë drejtimin e stolit, me shpresën se do të niste një kapitull të ri. Por, duket se një gjë e tillë nuk po ndodh, sepse të paktën në këto 10 javë të para të Premier League, gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për portugezin. Vendi i 8 renditje me vetëm 15 pikë të grumbulluara, dhe diferenca prej 10 pikësh nga kryesuesit, ka bërë që në radhët e mbështetësve të Manchester United të rritet pakënaqësia ndaj teknikut 53-vjeçar.

Madje, revolta e tifozëve ka shkuar deri në atë pikë, sa në rrjetin social Twitter është krijuar një profil me mbishkrimin "Mourinho out", ose e thënë në shqip "Largoni Mourinho-n". Momentalisht kjo faqe ka gati mbi 7 mijë ndjekës. Kërkesa është e qartë dhe e drejtëpërdrejtë: të largohet portugezi, përpara se situata në radhët e United të përkeqësohet. Sipas statistikave, Special One si teknik i Djajve të Kuq deri në këto momente është më i dobët se dy paraardhësit e tij, David Moyes dhe Luis Van Gal. Si të mos mjaftojë momenti i dobët në kampionat, ndaj portugezit Shoqata e Futbollit në Angli do të ndërmarrë masë dispilinore, për shkak se në takimin e fundjavës kundër Burnley, tekniku ka ofenduar arbitrin Mark Clatenburg për mos dhëniën e një 11-metërshi. Pritet që Special One të ndëshkohet me gjobë dhe të skualifikohet për një ndeshje. Jeta e Jose Mourinhos në Manchester duket se po shndërrohet në një ferr të vërtetë dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shpresojë se ky moment aspak i këndshëm të kalojë sa më shpejt.

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Mançester Junajtid, tifozët kundër Hoze Murinjos appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

SHBA, prindërit u injektojnë fëmijëve heroinë për t’i vënë në gjumë

Posted: 02 Nov 2016 09:29 AM PDT

Dy prindër nga Uashingtoni, janë akuzuar se i kanë injektuar 3 fëmijëve të tyre të vegjël heroinë për t'i vënë në gjumë në një shtëpi të mbushur me jashtëqitje miu dhe gjilpëra drogë. Ashlee Hutt, 24 vjeçe dhe i dashuri i saj Leroy McIver, 25 vjeç, u kanë thënë vajzave 2 dhe 4 vjeçe dhe djalit 6 vjeç, se po u jepnin ilaç gjumi. Hetuesit thanë se u gjetën shenjat e lëna nga gjilpëra në trupat e fëmijëve.

pirnderitNga testet e bëra rezultoi se në trupin e tyre u gjetën nivele të ulta heroine dhe tek fëmija i tretë, testi doli negativ. Hutt dhe McIver u arrestuan pasi dikush njoftoi Qendrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, duke thënë se i pa ata duke u injektuar fëmijëve drogë në pjesën e shpinës.

12072751_10207864391186850_3770372013887553692_nAutoritetet policore thanë për mediat:-" Disa nga deklaratat e fëmijëve ishin shumë shqetësuese mënyra se si ata u vunë në gjumë dhe se "ilaçi", i injektuar ishte bërë me ag". Djali 6 vjeç, u tha hetuesve nëna dhe babai i kishin dhënë një ilaç që të vë në gjumë. Ai e përshkroi atë si një pluhur të bardh, të përzierë me ujë dhe që më pas iu injektua atyre.

1551513_281471278667063_46542206_n

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " SHBA, prindërit u injektojnë fëmijëve heroinë për t'i vënë në gjumë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Joza prezantohet te Tirana: Me bashkëpunim do t’i arrijmë objektivat

Posted: 02 Nov 2016 09:08 AM PDT

Tirana prezantoi Mirel Josën. 53-vjeçari u shfaq i qetë në rikthimin në krye të skuadrës pas afro një dekade. Gjatë gjithë kohës përkrah tij qëndroi presidenti Refik Halili, që shpjegoi vendimin për të larguar teknikun Daja dhe objektivat, përse ia besoi stolin trajnerit 4 herë kampion me Skënderbeun.

Tekniuku i ri shprehu të gjitha përgjegjësitë e rikthimit në krye të bardhebluve, pavarësisht se u shpreh i rezervuar përsa i takon premtimeve për arritjet, duke preferuar që në vend të tij të flasë fusha.

"Ështe hera ime e trete që emërohem te Tirana dhe gjate ketyre tre hereve e filloj ne mes te sezonit. Pergjegjesia eshte shume e madhe duke pasur parasysh kerkesat qe ka ky klub. Edhe jam i preokupuar per detyren sepse i di shume mire veshtiresite, por me bashkepunim do te arrijme objektivat. Para se ta merrja drejtimin e ekipit gjate ketyre kater muajve kam pasur shume konakte me tifozet. Nuk mund te ecim me premtime sepse ato i merr era. Kryesore janë rezultatet ne vazhdimesi. Sinqeriteti dhe dashamiresia do te jene kryesore ne punen time. Pata fatin të marr drejtimin e Tiranes qe ndoshta mund te ishte emeruar nje tjetër trajner edhe me i afte. E kam ndjekur ekipin dhe ka nje objektiv qe te kemi harmoni ne grup, nga e cila do te na vije te suksesi. Duhet te jemi te kujdesshem kur flasim per titull, sepse kjo dashur pa dashur na shkakton nje dem."

Sipas Josës, Tirana duhet të reagojë sa më shpejt, që të rikthehet te rezultatet e pretenduara: "Do te perqendrohemi te motivimi i ekipit, sepse kjo ka ndikuar te ecuria. Si e vleresoni skadren qe e gjetet te ngritur? Nuk mund te flas per pika te dobëta, pasi fillimisht do e shoh skuadren ne stervitje. Sa duhet te njihni ekipin drejt rezultateve? Rezultatet nuk jane munguar, nuk ka limit kohe por duhet te reagojme sa me shpejt. Mungesa e sulmuesve të golit? Tani per tani i kemi dy lojtare, por nuk e pres gilin vetem nga sulmuesit, sepse edhe ata pas sulmuesve kane shenuar. Une shoh punen ne grup."

Prej titullit të fundit në vitin 2009, Tirana ka ndërruar plot 16 trajnerë. Bardheblutë kërkojnë jo vetëm stabilizim në rezultate dhe në drejtimin e stolit, por edhe në pjesën e organizimit si klub.

Refik Halili: "Prezantoj trajnerin që kthehet në shtëpi, një profesionist që nuk ka nevojë për komente. Jam i lumtur që kthehet një trajner me CV të pasur. Vendimi për të larguar Ilir Dajën nuk ishte i lehtë, sakrifikova një mik dhe një profesionisht shumë të mirë për të arritur diçka më të madhe për ne si klub. Vendimi u mor vetëm për prej rezultateve. Objektivi i Josës? Me grupin që kemi, varet çfarë do të bëjë profesori. Presim rezultate pozitive, me grupin që kemi janë minimalisht kupat e Europës."

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Joza prezantohet te Tirana: Me bashkëpunim do t'i arrijmë objektivat appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Heidi Klum shpenzoi 10 mln dollarë për klonet e saj të “Halloween”

Posted: 02 Nov 2016 07:28 AM PDT

Një femër si Heidi Klum nuk blihet lehtë, por që klonet e saj do të kushtonin 10 milionë dollarë, këtë nuk e kishte menduar askush.

Klonet e saj, me veshjet e plastikën e përdorur, e bërë enkas për kanë kushtuar një mal me para dhe vetëm për një natë.

Bukuroshja 43-vjeçare, e cila u shfaq në formë të përkryer mbrëmjen e "Halloween" nuk kursen asgjë për të bërë gjëra të veçanta.

Me zgjedhjen e bërë, ajo ia doli më së miri që të tërheqë vëmendjen..

39F03F3100000578-0-image-m-44_1478060572049 39F92AA400000578-0-image-m-42_14780603623972 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Heidi Klum shpenzoi 10 mln dollarë për klonet e saj të "Halloween" appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

20 të dashurit i blejnë 20 iPhone7, ajo i shet dhe blen një shtëpi

Posted: 02 Nov 2016 06:58 AM PDT

Të dashurit dhe partnerët zakonisht u blejnë gjëra të këndshme të dashurave të tyre, dhe kështu ndodhi edhe me një vajzë në Kinë. Ndryshimi është se ajo nuk kishte vetëm një të dashur; jo, ajo ishte e aftë të mbante 20 të dashur, të cilët i blenë secili nga një iPhone 7 si dhuratë.

Për disa mund të duket e pakuptueshme se për çfarë i duheshin asaj kaq shumë iPhone 7, por ajo i shndërroi ato në diçka shumë pozitive duke i shitur dhe blerë një shtëpi.

Çmimi i shtëpive në Kinë është në rritje të vazhdueshme, por kjo vajza arriti ta kishte shtëpinë e ëndrrave në një mënyrë mjaft të zgjuar.

Sipas BBC, vajza i shiti të 20 iPhone 7 në një vend të quajtur Hui Shou Bao, një sajt që merret me riciklimin e telefonave celularë për 120 mijë yuan, afërisht 17 mijë dollarë amerikanë, para me të cilat mundi të blinte një shtëpi.

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " 20 të dashurit i blejnë 20 iPhone7, ajo i shet dhe blen një shtëpi appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Argjentina rrezikon Botëronin e Rusisë

Posted: 02 Nov 2016 06:05 AM PDT

Argjentina në rrezik për kualifikimin në Botërorin e Rusisë pas një vendimi të Fifa-s për t'i dhënë dy humbje në tavolinë Bolivisë për shkak të aktivizimit të një lojtari të paligjshëm në ndeshjet ndaj Kilit dhe Perusë, ku skuadra boliviane kishte grumbulluar në total 4 pikë. Fitoret në tavolinë të Kilit por dhe të Perusë, bëjnë që dy ekipet të kenë më shumë pikë tashmë në renditje, me Kilin që barazon Argjentinën në vendin e pestë me 16 pikë ndërkohë që Peru ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Bolivia zbret katër pikë. Në këto dy ndeshje të barazuara 0-0 me Kilin dhe të fituar 2-0 me Perunë, Bolivia ka aktivizuar në minutat e fundit të të dyja sfidave, futbollistin Nelson Cabrera, i cili ka luajtur më parë dhe me përfaqësuesen e Paraguait dhe dokumentacionet e paraqitura nga Federata boliviane nuk ishin të sakta.

Vetë kreu i Federatës boliviane të futbollit, Rolando Lopez ka deklaruar për mediat e vendit të tij se do ta apelojë cështjen, pavarësisht se në renditjen e eliminatoreve të zonës së Amerikës së Jugut, dy humbjet aforfe nuk kanë shumë ndikim te vetë Bolivia, pasi ajo kishte grumbulluar tetë pikë në total duke qenë shumë larg me skuadrat që pretendojnë të kualifikohen. Ajo që rrezikon më shumë është Argjentina, e cila sheh Kilin ta barazojë me pikë në vendine pestë, që është dhe vendi që të con në play off ndërsa sheh t'i afrohet dhe një rival më shumë si Peruja.

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Argjentina rrezikon Botëronin e Rusisë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Braçe-Dukës: Rrënove kredibilitetin e Superligës, FSHF s’është karrigia jote

Posted: 02 Nov 2016 06:05 AM PDT

Deputeti socialist, Erion Braçe ka replikuar sërish sot me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka lidhur deklaratën fyese që ky i fundit bëri dje në drejtim të tij.

Përmes një postimi shumë të gjatë në Facebook, Braçe e akuzon Dukën se e ka kthyer FSHF në një karrige personale dhe i kujton se me deklaratën e tij tregoi se është idhulli i Berishës, i cili e ka quajtur gjithnjë 'Duka i krimit'. Sipas Braçes, Duka ka rrënuar kredibilitetin e superligës shqiptare.

Postimi i Braçes në FB

JO PER ARMANDON,
POR PER FUTBOLLIN E NDERSHEM TE QINDRA MIJE ENDERRAVE!!
Armando!
Qysh kur lexova reagimin tend, perthithur menjehere nga media e ushqyer prej reklames se shitores tende, kam qeshur dhe vijoj te qesh, madje me lot.
E di pse?
Une e di se si eshte shkruar; ti duke folur dhe, Tanet e tu qe shqyhen te shkruajne cdo fyerje, madje zihen me njeri tjetrin ti shtojne rreshtit te gjate te fyerjeve te tua edhe ndonje tjeter, prej vetes ata.
Degjo;
po te them qe ti nuk di te shkruash- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton. Fyerjet e dikujt qe nuk di te shkruaj thjesht te bejne te qeshesh.

Megjithate, duhet ta pranoj se, fyerjet e tua te njepasnjeshme, me dhane mundesine te kuptoj se me cilin kam te bej, gjithnje ne cilesine e tifozit pasionant.

Prej javesh te mbledhura nje me nje ne disa vite, arkivoj ne memorie kore te ndryshme tifozesh, por sot kuptova se rrugacet e Sistemit qe mesyjne gjithe mllef e urrejtje ne stadium, kane nje idhull;
IDHULLI I TYRE JE TI! TI I TEJKALON ATA!
FYERJET E TUA DO JENE GOJA E TYRE NESER,
EDHE NJE HERE!
Ne fakt nuk jam i zhgenjyer. Ti nuk mund te besh me shume se kaq. Nuk je vetem, une ju njoh.
Degjo edhe nje here;
Paraja e madhe nuk eshte status ne shoqeri, as pushtet mbi te tjeret, kurre; nuk te ben njeri me te mire!

Po te them se ti nuk je perjashtim- ta bej te thjeshte se mbase nuk e kupton perseri, je ai qe perfaqeson me mire se kushdo tjeter kete "sere" qe, parane nuk e sheh si mjet kembimi ne ekonomi, por si burim per arrogancen banale qe shqyhen gojen per te nxene ne te fyerje, sharje, kercenime ndaj te ndryshmit, deri sa humb durimin e pastaj nis punen e zakonshme, numerimin pa mundim te produktit nga interesat qe nuk maten, thjesht peshohen.

Po te them qe ti di te numerosh, ne menyre te kufizuar por di te numerosh-ta bej te thjeshte per here te fundit se mbase ti nuk kupton perseri, di te numerosh por deri kur humbet durimin perfundimisht dhe, nis te peshosh produktin e interesave te tua kudo, perfshire edhe futbollin.

Ketu ndalesh vertete, jo per te meduar me ze-prit, ç'eshte kjo qe po shkruaj, por per te numeruar, po me ze; 1,2,3,10,20,30,100,200,300 milion…gola, natyrisht gola!
Mbase keshtu eshte dita jote dhe kjo eshte pune per ty,
por e imja nuk eshte e tille, eshte teresisht e orientuar nga puna dhe modeste, shume modeste.
Nuk e mohoj, me para mund te blesh breke me lulka,
por nuk lufton dot.

Pikerisht se e shoh perdite kete, dua te them se nuk i honeps hic njerez si ty, te ngjashem me ty apo rreth e qark teje si te tille, tregtare interesash e numerues perfitimesh.

E di e di, po thua qe edhe ti ndjen po njesoj,
e lexova kete rresht me rresht dje.

POR PO TE PERGJIGJEM;
ESHTE E VERTETE, UNE NUK JAM TI DHE AS NUK JAM SI TI,
MADJE AS QE DUA TE JEM SI TI XHANEM.

Po e mbyll ketu;
rreshti yt i gjate i fyerjeve meriton veç kaq rreshta,
megjithese me duhet te te tregoj se une jam i ndjeshem ndaj cdo gjallese, vecanerisht kur nuk ngjan me ty-mushkonje, qen, mace, buallice, pula, jo prej parave qe behen me to natyrisht, por sepse nuk e bej dot qe te ve pasuri prej tyre e pastaj ti marre per te share te ndryshmin.

Duhet te kesh respekt te pakten si perfitues prej tyre,
ndaj ta kujtova modestine me lart; vlen edhe per to respekti,
meqe per njerezit ti se ben dot.
Me thane dje se, para se te "shkruaje" reagimin perserisje pa pushim-çfare ka ky me mua?
Po e spjegoj,
jo per ty por per mijera femije, te rinj qe luajne futboll,
qindra mije te tjere qe ndjekin futbollin me shpirt e me zemer.
TI NUK FLET DOT PER FUTBOLLIN!
NUK FOLE AS DJE PER FUTBOLLIN!
Por po e bej une, ti degjo!
President, po ta them qe ne krye te heres, une jam kundershtari yt;
kundershtar i gjithe asaj qe ti ke ndertuar e qe po e rrenon futbollin.
Po te akuzoj dhe do vazhdoj te te akuzoj, duke qene i drejte gjithnje.
Ka disa arsye, ato nuk jane asfare personale,
politike jo e jo, as te shoh kund politikisht.
Jam i lebetitur nga menyra jote e te menduarit,
kete here ne planin institucional.
Lexova dje reagimin tend rresht me rresht dhe, i pandjeshem ndaj fyerjeve- siç ta spjegova, kuptova se ti nuk mendon dot institucionalisht;
"I detyruar nga karrigia qe kam"-thua ti dhe, "ne emer te progresit te futbollit shqiptar", natyrisht natysrisht.
Te mbledhesh Tanet per te shkruar kete eshte zhgenjyese,
por e dobishme gjithnje.
Kupton gjithkush se cila eshte idea juaj-idea eshte shume xhanem, mbi institucionin.
Ky eshte problem i pare i madh.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet te jete "karrigia" jote,
FSHF eshte institucion publik, nuk mund te jete karrige per ty;
ne fakt eshte dhe, ky eshte problem i madh.
Eshte njesoj si karrigia e Blaterit ne FIFA, si karrigia e Platinise ne UEFA.
Po, po, nuk e kuptove gabim;
po te tregoj modelin e fotokopjuar prej teje dhe,
po te kujtoj fatin e tyre, perfundimin e tyre ende ne zhvillim.
Institucioni eshte zhbere, prej teje natyrisht.

Ti ke zevendesuar gjithkend, perfshire pergjegjesine, kolegjialitetin, statutin, rregulloret, komisionet.
Je vec ti-karrigia.
Ti mendon, ti vendos, ti urdheron, ti vepron, ne kundershtim me cdo parim te qeverisjes se mire te nje organizate, por ne funksion te interesave te tua.
Ky eshte Sistemi yt dhe ti je pergjegjesi.
Kjo eshte arsyeja perse Ti, ne menyre te qellimte, nuk pranon, nuk lexon, nuk shperndan, nuk diskuton, nuk analizon raportin e hetimit te UEFA-s mbi paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e Superliges shqiptare, Champions dhe Europa League;
me keq akoma, e ben kete edhe me tre pale vendime, te parin te UEFA-s, te dytin ne Apel, te tretin ne CAS, vendime te gjyqeve te
bera mbi ate raport;
shume me keq akoma, ti ke fshehur por nuk ke reflektuar as edhe ne nje rast te vetem, ndaj raporteve thuajse te permuajshme te UEFA-s per paracaktimin e rezultateve sportive, detektuar prej nje sistemi qe ti e ju e njihni mire-basteve dhe levizjes se koeficenteve te tyre minute pas minute, per ndeshjet e Superliges shqiptare.
Publikimi i raportit te fundit,
ishte dufi I UEFA-s pas mungeses se reagimit institucional te FSHF, thuajse pesevjecar.
Por jo vetem;
erdhi si i tille pas mberritjes se Sistemit deri ne paracaktimin e rezultateve sportive ne ndeshjet e kompeticioneve te organizuara pikerisht nga UEFA.
Nuk kishte me keq se ai publikim,
ishte akuza e pare e vertete dhe serioze per ty,
nderkombetare dhe kredibile.
Por ishte nje fije shprese, ti e kepute!
Kam nje pyetje per ty:
Ku hyj une ne ate raport?; Po ne ato vendime ku hyj?
Shiko, une nuk mund te jem alibia jote politike.
TI DUHET TE FLASESH PER ATE RAPORT E PER ATO VENDIME, TI DUHESH DETYRUAR TE FLASESH PER TO!
NESE JO TI, KUSH TJETER?
DO DUHEJ FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT TE JEPTE NJE PERGJIGJE, TE QARTE E SERIOZE.
POR INSTITUCIONI ESHTE BERE "KARRIGE".
Kjo duhet te ndodhe doemos.
Prej paracaktimit te rezultateve sportive eshte shkaterruar gara! Gara eshte problem i dyte i madh!
Raporti i hetimit te UEFA-s, na deshmoi se per pese vite me radhe, gara ne Superlige ka qene e rreme.
Gjashte vite me pare, si tani- ne vjeshte, lindi nje projekt politik por edhe ekonomik, rreth te cilit u mblodh i gjithe interesi i nje grupi njerezish, biznesmene natyrisht, me te cilet edhe Ti ke dare biznese; fokusi i tyre ishte futbolli.
Prej atij çasti gara nisi te zhbehet pjese pjese.
Menyra spjegohet shume qarte ne raportin e hetimit te UEFA-s, eshte klasike-paracaktimi i rezultateve sportive ne favor te atij projekti politik dhe ekonomik.
Ti nuk e kundershton dot kete;
Projekti, ndeshjet, "fitoret", kampioni perputhen,
kane sponsor ne gjoks kompanine tuaj.
Ne dac si President, ne dac si Karrige ti duhet ta pranosh kete;
Per ta mohuar nuk e ben dot, eshte ne gjoks te projektit tuaj madje me arrogancen tipike, po e perseris!
Kjo e ka shkaterruar garen.
Kredibiliteti i Superliges shqiptare eshte rrenuar.
Te gjithe, jo vetem une, po e thone tani fort se,
vene bast per nje rezultat, ate te pritshmin-kush nuk fiton.
Eshte e pabesueshme qe nje gare qe luhet per tu fituar,
te kete nje rezultat te njohur- humbesin.
TI DUHET TE PERBALLESH QARTE E HAPUR ME TE GJITHE ATA QE TANI E THONE PO KAQ HAPUR, ME NE FUND:
KAMPIONATI NIS ME KAMPIONIN E DITUR, NJE-ATE TE PROJEKTIT, TE TJERET LUAJNE PER VENDIN E DYTE, TE TRETE E TE KATER, KAPUR EUROPEN DHE PJESA ME E MADHE, PER NJE XHIRO TE RE E ME TE SHTRENJTE BASTESH;
FUNDI I TABELES NUK ESHTE GARE, ESHTE POLITIKE, PO PO, KUSH DEL E KUSH HYN I SHERBEN INTERESAVE POLITIKE.
Duhet doemos te ndodhe kjo, jo thjesht per te bere pergjegjes ty, por per te shpetuar futbollin.
Kredibiliteti i rrenuar i gares po i mohon futbollit ekonomine dhe, ky eshte problemi i trete i madh.
Ekonomia e futbollit eshte jetike,
pa te, futbolli nuk rritet, nuk zhvillohet, nuk behet i madh e perfshires, por edhe shans per mijera femije e te rinj qe ndjekin endrren.
Shihe si eshte sot, i mjere, pa kapitale, pa financime, pa reklama.
Ekonomia eshte pasqyra e qarte e rrenimit te gares, ajo te akuzon nga fillimi ne fund ty.
Ekonomia detekton nje gare te paracaktuar;
Nuk financon atje ku nuk fiton, nuk reklamon atje ku nuk ka ndjekes, nuk behet pjese me kapitale atje ku ka vetem nje rezultat-humb.
Akuze me te rende se kjo nga ekonomia per ty nuk ka!
Ti ishe tregtari qe duhet te ktheje futbollin ne ekonomi, por ti nuk di ta besh kete; nje tregtar nuk nderton dot ekonomi, biznes po, di te ndertoj, per vete, kete bere ti.
Pikerisht se eshte keshtu, sot nuk luhet futbolli i madh atje ku ka ekonomi, ne Fier, ne Elbasan, ne Lushnje, ne Berat, ne Kavaje, po jep shpirt ne Shkoder, ne Vlore, eshte ne veshtiresi te madhe ne Tirane- me Dinamon e zhdukur e Tiranen ne veshtiresi.
Por me e renda, gara jote-Superliga, nuk financohet nga kush, eshte marke dhe nuk e financon kerkush.
Ka deshtim me te madh se ky? Jo!
Ti deshtove! Ti mbarove pune!
Kur prek kete cak, natyrisht qe te duhet politika.
Politika eshte problemi i fundit.
E ke krijuar ti edhe kete problem.
Ke shkelur rende statutin e FSHF, ate te FIFA-s dhe UEFA-s dhe, ketu rikthehemi tek Institucioni.
Javen qe shkoi ti e vrave fare institucionin.
Kisha lexuar ne vijimesi ne media akrobacite e komisioneve te FSHF-gjithnje nen diktatin tend, ne funksion te interesave politike.
Por javen qe shkoi ke kaluar cdo cak.
Statuti i Federates Shqiptare te Futbolli e percakton kete organizem teresisht jashte politikes dhe religjonit; adopton madje rregulla te FIFA-s dhe UEFA-s qe e forcojne kete ndarje.
Ti e ke kaluar kete cak!
Kolege te mi me thane te enjten qe shkoi se, te kapen ty personalisht ne fushate elektorale me kandidatin e Partise Agrare Ambientaliste, ne Erseke, ne zgjedhjet per bashkine e Kolonjes.
Une vete pashe nje seri fotosh te publikuara ne media gjate fundjaves, fotot e flagrances, ku ishe ti dhe kandidati i partise se shtepise.
Nuk ka me te rende se kjo!
Eshte e pa preeeeeeceeeedeeeeenteeeeeee!
Nuk ndodh kerkund! Nese ndodh ka vec nje rruge-doreheqje!
Por ti as qe e mendon kete!

Shiko, politika eshte fundi i futbollit shqiptar;

Kishte ndodhur qe politika teguxonte te kapte futbollin, ka ndodhur me ty dhe une kam qene teresisht kunder, kunder ministrit Leskaj, kunder Sali Berishes.
Por asnjehere nuk ka ndodhur qe futbolli te perdoret per te fituar nje parti politike, per me teper partia e shtepise.
Ky eshte kulmi yt dhe, pas tij nuk ka me gje.
Tani, dy fjalet e fundit per vete;

Armando, nuk e dija qe ti lexon dhe realisht mendoj qe ti nuk lexon, por qe ti te kesh idhull filozofik Sali Berishen eshte shume.

Vetem ti mund te zhvilloje sic dje, fjaline filozofike te Sali Berishes "une jam me ate qe fiton", vetem ti mund ta kuptoje ashtu.

Une nuk jam me ate qe fiton Armando, une jam edhe me ate qe humb; jam me Partizanin qe 8 vjec, kam pare ate futboll te cilin nuk e ke pare dot ti, futbollin e madh te Tiranes dhe ne Tirane edhe te Shkodres, Vlores; kam pare ata qe ti si njeh dhe qe sot po shohen me lavdine e atij futbolli, por per te cilet ti pyet: kush o ky me?!

Ndaj nuk nderroj dot! Jam i kuq, si Partizani. Mos me kerko mua te jem i paane, se bej dot, por mos e perdor kete per fajet e tua deri krimet ne futboll.

E dyta, perseri po te them qe mendoj se ti nuk lexon, madje as gazeta, por qe ti te huazosh akuzat banale te Sali Berishes, vetem keto te sotmet, per nje akuze me shume ndaj meje eshte shume.

Armando, une nuk huazoj gje nga Sali Berisha; ti per mua, pavaresisht çfare mendoj une per ty, je gjithnje Armando Duka-jo "Duka i Krimit" dhe, jo vetem ti xhanem.
Por kjo nuk ka rendesi!

Rendesi ka te te them qe ti nuk me akuzon dot, per asgje, per para kurre, e di yt vella shume mire kete.

Por edhe per dhunen te njeten gje te them.
E di pse?

Sepse kur une shkruaja kunder koreve fyese, ti dhe Tanet e tu ulerinit-po ky cdo, stadiumi nuk eshte teater!; kur une shkruaja kunder parullave politike, fashiste e te ndaluara ne cdo stadium te evropes, ti dhe Tanet e tu ulerinin-mos bej politike.

Tani hesht!
Dhuna ne stadiume vjen prej teje, fyerjeve qe ti shperndan, ekonomise qe mungon ne futboll-ajo e ben ambientin te paqte, gjithegjinor, madje familjar, eshte e interesuar per kete.

Por ti nuk kupton!
Ti ke biznesin tend!

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Braçe-Dukës: Rrënove kredibilitetin e Superligës, FSHF s'është karrigia jote appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

‘I mituri’ që bëri 63 vjet burg refuzon lirinë

Posted: 02 Nov 2016 05:57 AM PDT

Një 79-vjeçar nga Filadelfia, i cili ka kaluar 65 vjet të jetës së tij në burg për një krim që e kishte kryer kur ishte 16 vjeç, ka refuzuar vendimin e gjykatës për lirimin me kusht, duke këmbëngulur se ka ndenjur mjaftueshëm në burg ndaj meriton të dalë me liri të plotë.

Joseph Ligon është një nga të burgosurit më të vjetër, i cili u dënua me burgim të përjetshëm kur ishte ende adoleshent për vrasjen e dy persona në Filadelfia 63 vjet më parë.

Ai është gjithashtu i mituri i vetëm që ka kryer një dënim kaq të gjatë me burg,

2 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " 'I mituri' që bëri 63 vjet burg refuzon lirinë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :