Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nesër hapet ekspozita “Prezenca e mungesës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nesër hapet ekspozita “Prezenca e mungesës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Nesër hapet ekspozita “Prezenca e mungesës”, në Galerinë e Arteve në Ferizaj

Posted: 02 Nov 2016 09:02 AM PDT

Ekspozita do të sjellë gjithsej 75 piktura të krijuara gjatë studimeve nga piktorja Laura Siner Brahimi, shkruan KultPlus.

Të enjten në Galerinë e Arteve në Ferizaj, do të hapet ekspozita personale e piktores Laura Siner Brahimi. Kjo ekspozitë me titull "Prezenca e mungesës", do të sjellë gjithsej 75 piktura të krijuara gjatë studimeve bachelor dhe master, bëri të ditur për KultPlus, drejtori i Galerisë së Arteve në Ferizaj Skënder Bedriu.

"Prezenca e mungesës", për kurator ka Jetullah Sylejmanin ndërsa kritikat janë shkruar nga Kadri Meta dhe Haro Hajra.
Ekspozita e Laura Siner Brahimit do të hapet nesër me datën 3 nëntor me fillim nga ora 18:00, ndërsa do të qëndroj e hapur deri me 22 nëntor, në Galerinë e Arteve në Ferizaj./KultPlus.com

Ultimatumi turk: Të mbyllen të gjitha institucionet e Gylenit në Shqipëri

Posted: 02 Nov 2016 08:46 AM PDT

ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë. Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se jane ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen.

ABC News ka arritur të zotroi një kopje të kësaj shkrese, ku janë renditur instucione të ndryshme jo publike, si kopshte, shkolla të mesme e universitete, Organizata Jo Fitimurëse, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.

Kjo shkresë, mësohet se është dorëzuar vetëm pak ditë pas puçit ushtarak të zhvilluar më 15 korrik të këtij viti, ku si pasoje e kundërshtimit nga qytetarët dështoi. Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetulah Gylen, I cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi. Ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë turke, kanë ngritur akuzën e terrorizimit dhe kërkohet nga SHBA të ekstradohet drejt Turqisë.

Në listën që ABC News disponon, janë renditur 7 shkolla të mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Në shkresën që mban firmën e ambasadorit turk, janë fiksuar edhe institucionet arsimore jo publike Aty perfshihen kolegjet turke në Shqipëri, që nga kopshti "Mehmet Akif", shkollat  fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza.

Kolegji "Hasan Riza Pasha" në Shkodër si dhe Kolegjet "Turgut Ozal" në Tiranë dhe Durrës. Në këtë listë, janë renditur edhe Kolegji Gulistan, Instituti I Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin "Meridian". Fonadacioni I edukimit "SEMA", shkolla në gjuhën angleze, "Memorial International School of Tirana". Gjithashtu në listën e zezë, të renditur nga autoritete turke janë edhe Universiteti "Bedër" dhe "EPOKA". Në listën, për të cilat kërkohet verifikimi I të ardhurave të tyre, ambasada turke ka renditur edhe qendrat kulturore, "Horizontet e Reja" apo "Drita Islame". Veç këtyre, autoritet turke dyshojne se janë të lidhur me fondacionet e klerikut Fetyllah Gylen edhe shtepia botuese Prizmi apo agjencia informative ALBEU. Në këtë listë, është renditur edhe banka e nivelit të dytë , UBA bank" që kryen aktivitetin në Shqipëri [për të cilëtn autoritet turke dyshojnë se ka lidhje me fondacionet e klerikut tashmë të shpallur në kërkuim ng drejtësia turke.

Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

Veë kësaj shkrese drejtuar ministrisë së brendshme, ABC News ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresë, kjo që trashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së arsimit në Shqipëri.

.

BIK-u fiton rastin me Shaip Mujën për ndërtimin e Xhamisë në Kalabri

Posted: 02 Nov 2016 08:46 AM PDT

Në vitin 2013 admistarta e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa dha leje për ndertmin e xhamisë në lagjen Kalabria. Por, kundër këtij vendimi ishte ankuar familja e ish deputetit të PDK-së, Shaip Muja dhe disa banorë të tjerë me arsyetimin se është shumë afër ndërtesave. Vendimin e Komunës e pati pezulluar ish ministri i MMPH-së, Dardan Gashi.

Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të Hetem Sopi, Idriz Gjigoli dhe Behar Ternava, raporton lajmi.net.

"Me këtë rast, mysafirët e para ushtruesit të detyrës së ministrit  Shala vendimin e Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e  Xhamisë në lagjen " Kalabria". Temë kjo e hapur në vitin 2013 ku me date 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH me date 13.09.2013 pezulloj aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje", ka bërë të ditur MMPH-ja në një komunikatë për media.

Tutje në komunikatën e ministrisë është bërë e ditur se, pas ankesës së BIK-ut, Gjykata Themelore në Prishtinë me 11.10.2016 lëshoj vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. "Me këtë rast pas falënderimit të mysafrive në vizitë, u.d i ministrit Shala theksoj se MMPH do të respektoj çdo vendim të gjykatës", ka bërë të ditur MMPH-ja. /Lajmi.net/

.

Hoxha vlerëson bashkëpunimin me OSBE-në

Posted: 02 Nov 2016 08:46 AM PDT

E para e drejtësisë në vend, gjatë këtij takimi, ka falënderuar Braathu për kontributin e tij dhe të OSBE-së në fushën e Drejtësisë.

"Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor", shtoi  ajo.

Hoxha poashtu theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, kontribut i cili është i mirëpritur duke theksuar se ka mundësi të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi.

Ndërkaq,  Braathu ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjes qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

.

Thaçi: Ideali i Afrimit dhe Fahriut shërbeu si shembull për shumë të rinj

Posted: 02 Nov 2016 08:46 AM PDT

Ai të mërkurën ka bërë homazhe tek vendi i rënies heroike të tyre, dhe ka takuar  familjarë të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Thaçi  me anë të një postimi në facbook ka thënë se ideali  i tyre ishte shembull për shumë të rinj.

th

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot bëra homazhe tek vendi i rënies heroike të dy aktivistëve të rezistencës sonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Kontributi i tyre në organizimin e Lëvizjes Popullore ishte i pazëvendësueshëm.

Me bacën Osman, babanë e Afrimit, me Fadilin, vëllain e Fahriut, si dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, ndamë edhe kujtime për rezistencën tonë të asaj kohe.

Idealet e larta dhe heroizmi i Afrimit dhe Fahriut shërbeu si shembull për shumë të rinj se si duhet dhe mbrohet atdheu!/ lajmi.net

.

CIA: Gjatë ditës së zgjedhjeve në SHBA, rusët mund të ngritin dëshmi të rreme?

Posted: 02 Nov 2016 08:46 AM PDT

Ka mundësi që rusët të kenë ngritur dëshmi false që tregojë tregojnë zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të inteligjencës amerikane.

Një zyrtarë i CIA-s i shpjegoi Reutersit, se një muaj fushatë u zhvillua me mbështetjen e qeverisë ruse në mënyrë që të dëmtojnë besueshmërinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA – ku përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformatave – ka të ngjarë të arrijnë kulmin në ditën e zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, zyrtarët rusë i mohojnë akuzat e tilla, por inteligjenca amerikane thotë se hakerët rus mund të krijojnë dëshmi fiktive online që mund të jetë mashtrim i përgjithshëm i zgjedhjeve.

Gjithashtu paralajmërohet se ata mund të ngadalsojnë sulmet kibernetike në internet, si dhe mund të keqpërdorin e-mail duke i përfshirë edhe disa që mund të jenë të falsifikuar.

"Ne nuk duhet të nënvlerësojnë atë që ata mund ose duan të bëjnë. Ne duhet të jemi gati", tha Leon Panetta, ish-drejtor i CIA-s dhe ministër i mbrojtjes gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama.

Në këtë mënyrë, thotë Panetta, ata arritën të pengojnë procesin e zgjedhjeve në SHBA.

Drejtori i tanishëm i CIA-s John Brennan, nuk do të komentojë mbi akuzat e përfshirjes ruse, por ka thënë se inteligjenca ruse ka përvojë kur është fjala për të kombinuar spiunazhit tradicionale me teknologji të përparuar.

Për më tepër, shton ai, era dixhitale krijon mundësi të mëdha për spiunazh, por gjithashtu çon në dobësi.

Epoka e informacionit ka "ndryshuar plotësisht mënyrën se si ne mundemi dhe ne duhet të veprojë", përfundon Brennan. /Lajmi.net/

 

.

Konfiskohen mbi 5 kg marihuanë në Shtime

Posted: 02 Nov 2016 08:42 AM PDT

Dy persona janë arrestuar pasi që në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, 5290.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pushkë gjuetie me 38 copë fishekë të kalibrit 12 mm dhe një fishek i kalibrit 7.62 mm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrovë në Shtime.

Dy të arrestuarit janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Maqedonia e zhytur në probleme me lirinë e shprehjes

Posted: 02 Nov 2016 07:43 AM PDT

''Analizat thonë se edhe në vendin tone ka shumë raste të dhunës së përditshme, kërcënime, shantazhe, selektim të gazetarëve të cilët përfaqësojnë presione serioze që e pamundësojnë punën e tyre të përditshme që është kërkimi I së vërtetës, dhe në mënyrë shtesë ekziston një lloj trendi I mos-zbardhjes së rasteve të dhunshme ndaj gazetarëve'', tha Biljana Petkovska, Instituti I Medias në Maqedoni, transmeton Alsat-M

Ndërkohë nga Qendra Civile theksojnë se nga 15 korriku I këtij viti, dita kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Përzhinës kemi me dhjetëra raste që evidentohen si dhunë ndaj gazetarëve.

 

''Ne kishim protestat që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe ku kishte edhe dhunë ndaj gazetarëve nga ana e policies, kishim edhe sulme të llojit tjetër. Mos flasim për presionet subtile apo jo-subtile ndaj redaksisë që vijnë nga ana e faktorëve politikë. Këtu është presioni edhe nga ana e qendrave ekonomike të fuqisë, domethënë është një ambient fare I pavolitshëm për të zhvilluar një gazetari profesionale, të paanshme dhe objektive'', theksoi Petrit Saraçini, CIVIL.

Sipas ''Freedom House'' Maqedonia është vendi I vetëm në Ballkan që është cilësuar si jo I lirë për sa I përket lirisë së shtypit, kunrejt shteteve të rajonit që janë cilësuar si pjesërisht të lira. Sipas OSBE-së gjatë 25 viteve të fundi 1200 gazetarë janë vrarë duke bërë punën e tyre. Duke u bazuar në raportin e fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në çdo pesë ditë vritet një gazetar për shkak të punës që e kryejnë.

.

Asfaltohet rruga “Metush Krasniqi” në Ferizaj

Posted: 02 Nov 2016 07:26 AM PDT

Në këto ditë nëntori është bërë edhe asfaltimi i rrugës "Metush Krasniqi"në Ferizaj.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svaqra së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin si dhe zyrtarë të tjerë komunale.
Kjo rrugë u cilësua si shumë e rëndësishme me vet faktin se përmes kësaj rrugë lidhen edhe shumë rrugë të qytetit. Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se asfaltimi i rrugëve në qytet do të përfundoje në afatet e parapara.

14962974_10209071667247164_1434632120_n

"Është një projekt që për fat të keq i vonuar për shkak të pengesave nga një numër shumë i vogël i banorëve me pjesën më të madhe të të cilëve ne kemi arrit që të gjejmë mundësinë përmes konsensusit dhe bashkëpunimit që të asfaltojmë këtë rrugë, për nevojat e qytetarëve, sepse është një rrugë tejet e rëndësishme e që lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Kjo rrugë ka kaluar nëpër të gjitha proceduarat e debatit publik, dhe është futur në planin urbanistik me pëlqimin e gjithë banorëve, por përkundër asaj që të gjithë kanë qenë të pajtimit që të shtrohet kjo rrugë me këtë gjerësi, tani për shkak të rritjes së çmimeve të pasurisë të patundshme këtu, një pjesë e atyre që kanë deklaruar që do të jenë solidar me komunën në mënyrë që mos të fillojnë procedurat e shpronësimit, ata tashmë janë penduar dhe ne natyrisht ju kemi premtuar që do të zhvillojmë të gjitha procedurat për shpronësim ", ka thënë kryetari Svarqa.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 187 mijë euro. Gjatësia e rrugës është mbi një kilometër, me një gjerësi prej gjashtë metrave dhe ka edhe tete centimetra asfalt.

14958756_10209071667847179_843165253_n 14937888_10209072055696875_1053390972_n 14961402_10209072055056859_980164414_n

Erdogan: A na duhet edhe një Aylan i vogël…

Posted: 02 Nov 2016 07:20 AM PDT

Ai gjatë fjalës së tij është shprehur se nuk mund të pranojnë që të japin mësim ata të cilët për herë të fundit mbetën në klasë në një nga çështjet më themelore njerëzore, atë të refugjatëve dhe çështjes së Sirisë.

"Ne nuk pranuam të jemi në kolonializëm. Ne nuk pranuam të jemi njerëz të kategorisë së dytë. Ne i treguam gjithë botës që nuk do të jemi të mallkuarit në faqen e rruzullit. Ashtu sikurse vëllezërit e tyre nga Turqia edhe afrikanët kanë fituar lirinë e tyre jo me bamirësi apo për hir të diçkaje, por me thonjtë dhe dhëmbët e tyre si dhe duke e paguar me gjak", ka theksuar Erdoğan.

Duke theksuar se nuk kanë për të dhënë asnjë lëshim për arritjet e tyre, Presidenti Erdoğan në vijim tha:

"Normalisht për kontributet, sugjerimet, ofertat e drejta, madje edhe kritikat më të rënda jemi të hapur. Duhet të jemi të hapur, por të na tregosh një të ardhme duke ngritur gishtin dhe me një gjuhë si më i lartë, nuk është e pranueshme."

"Edhe do të nxisni luftën dhe përleshjet e armatosura në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe do të mbyllin edhe dyert atyre që janë të ndikuar nga kjo situatë për shkak të politikës suaj… A nuk është kjo ajo që bën perëndimi sot? Merr 10 persona, 50 persona, 100 persona, madje pret edhe faturën për këtë. Nga njëra anë do të bëni të qëndrueshme një varfëri në vendet afrikane për shkak të interesave tuaja, nga ana tjetër nuk do të ngrini zërin për ata që humbin jetën në Detin Egje apo në Detin Mesdhe për shkak të kësaj politike. Më pas do të merrni fëmijën Aylan dhe do ta vendosni në faqet e revistave tuaja si dhe do ta përdorni edhe atë dhe foton si një mjet shfrytëzimi", tha Presidenti Erdoğan.

"Afrika është kontinenti që FETO është më e përhapur"

Ndërsa në lidhje me organizatën terroriste FETO, Presidenti Erdoğan është shprehur: "Tentativa për grusht shteti më 15 korrik në vendin tonë ishte një aktivitet i madh terrorist. Ajo u bë shkak për rënien dëshmorë të 246 qytetarëve tanë dhe plagosjen e 2.194 të tjerëve. Shkaktari dhe organizatori i kësaj tentative është organizata terroriste FETO. Kjo organizatë e cila nën emra, degë dhe struktura të ndryshme arsimi, ndihmash humanitare dhe përmes termave të ndryshëm si dialogu, etj, arriti të depërtojë në strukturat shtetërore. Përmes militantëve të saj në ushtri, më 15 korrik tentoi të zhvillojë një grusht shteti të përgjakshëm. Një nga kontinentet ku kjo organizatë është më e përhapur është Afrika. Vendet e Afrikës duhet të jenë shumë të kujdesshëm përballë kësaj organizate. Nesër, një ditë, kur të shohin se kjo organizatë ka hyrë deri në strukturat shtetërore, do të jetë shumë vonë. Ne po ju tregojmë atë që kemi përjetuar vetë dhe themi që merrni masat pa kaluar koha."

"Dua të jem i qartë dhe ta them hapur se kjo organizatë përmes termave fetare robotizon brezin e ri. Kjo organizatë jo vetëm tek ne, por në të gjithë vendet ku ka aktivitet është shumë e rrezikshme", ka shtuar presidenti i Turqisë.

.

Related Posts :