Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nesër shumë pjesë të qytetit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nesër shumë pjesë të qytetit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press


Nesër shumë pjesë të qytetit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës

Posted: 09 Nov 2016 10:01 AM PST

KEDS, njofton se nesër dhe pasnesër, por edhe gjatë disa ditëve të tjera nuk do të ketë energji elektrike në disa zona të Ferizajt.

Më 10.11.2016 ( e enjte ) në TS 110/35/10 kV Ferizaj (Bibaj) do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV  Rexhep Bislimi (Kodi: 40000003) nga ora 10:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Rexhep Bislimi, Hasan Prishtina, Pylltaria, rr.  e Varoshit,  Kisha Katolike etj.

  • Dalja 10 kV Drejtimi i Qytetit (Kodi: 40000001) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi dhe rr. Hasan Prishtina, TS Pylltaria dhe Grupi i Bizneseve.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, punime të planifikuara, shtrirja e kabllos XHP 1×150 mm2 nga TS Hajrizi deri te TS rr.Varoshit I.

 

Më 13.11.2016 ( e diele ) në TS 35/10 kV Ferizaji II do të shkyçet:

 

  • Dalja 10 kV Ujëvara (Kodi: 40041011) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, rregullimi i ndarësit.

Plaçkitet sërish Banka Kombëtare Tregtare në Prishtinë

Posted: 09 Nov 2016 09:36 AM PST

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes ku janë duke kryer hetimet.

Kjo është hera e dytë brenda pak javëve që kjo bankë është cak i plaçkitjeve, transmeton insajder.

.

Madhështia e Hillary Clintonit: Donald Trump është presidenti ynë, duhet t’i shkojmë pas

Posted: 09 Nov 2016 09:36 AM PST

"E di se sa shumë jeni të pikëlluar, edhe unë po e ndjejë atë. Kjo është e dhimbshme dhe kështu do të jetë për një kohë. Dëshiroj ta dini këtë, fushata jonë, nuk ishte për një person dhe për një palë zgjedhje, por për vendin të cilin e duam", ka thënë Clinton, transmeton lajmi.net.

Hillary në binë ka dalë me burrin e saj, Bill Clinton. Të dytë ishin të buzëqeshur.

"Ju faleminderit të gjithëve", ka thënë disa herë ajo, por publiku ka vazhduar ta duartrokasë dhe ajo nuk ka mundur t'ia filloi për pak kohë fjalimit.
"Mbrëmë e kam uruar Trumpin dhe i kam uruar të punojmë se bashku në emër të vendit tonë. Shpresoj që do të jetë president i suksesshëm. Ky nuk është rezultati që e kemi pritur, por jam krenare dhe falënderuese për këtë fushatë të jashtëzakonshme që së bashku e kemi ndërtuar. Ju e përfaqësoni Amerikën më të mirë dhe të jesh kandidat i juaj ka qenë nderi më i madh në jetën time", ka thënë Hillary.

"Donald Trump do të jetë presidenti ynë, dhe e kemi për borxh që ta përcjellim. Kemi demokraci kushtetuese të cilën jo vetëm e respektojmë, por edhe duhet ta kultivojmë", ka thënë Hillary. /Lajmi.net/

.

SHBA: Në tri shtete legalizohet përdorimi rekreativ i marihuanës

Posted: 09 Nov 2016 09:36 AM PST

Kështu, tash numri i shteteve që e kanë miratuar këtë masë në Shtetet e Bashkuara arriti në shtatë sosh.

Sipas kësaj mase, personat më të vjetër se 21 vjeçar, mund ta përdorin marihuanën për qëllime rekreative.

Megjithatë, sipas ligjit federal amerikan, marihuana mbetet narkotik illegal.

Para 20 vitesh, Kalifornia u bë shteti i parë, që e kishte miratuar legjislacionin për përdorim të marihuanës për qëllime mjekësore.

 

.

Myslimanja 5-vjeçare qan kur e merr lajmin se Trump zgjidhet president (Foto)

Posted: 09 Nov 2016 09:36 AM PST

Gjersa politikani republikan, i cili dikur tha se do t'i ndalonte myslimanët që të futeshin në SHBA, ia arriti të sigurojë një fitore tronditëse, myslimanët nëpër Amerikë kanë shprehur druajtje dhe pikëllim, si dhe mosbindje, në rrjetet sociale, transmeton Express.

Adam e publikoi videon në Twitterin e vet personal të martën pas mesnate, pas fitores së Trump.
Fotoja është e nxjerrur nga video që është lansuar në rrjetin social Twitter.

Reema is only 5 years old. She knows that we're Muslim and started crying when she saw Donald Trump winning…

 

.

Vetëvrasje apo vrasje në Burgjet e Kosovës

Posted: 09 Nov 2016 09:35 AM PST

Kriminelët  meritojnë  dënimin  meritor, që u'a shqipton  Gjykata kompetente, e  asnjë dënimshqiptues tjetër nuk është  ligjor-por është akt kriminal.

Pasi që personalisht kam  qenë  në  vuajtje  të  burgimit  politik që  Fraksioni i EULEX-it, i  shantazhuar-porositur nga Serbia, për luftë  guerile kundër Serbisë, në  fshatin Dobrosin  komuna e  Bujanovcit, gjatë  vitit 2012, e  që prej  16 tetor 2012 deri më 31 qershor 2016,  mbahem në   Burgjet  e Republikës së  Kosovës( si në  Qendrën  e Paraburgimit në Lipjan-QPL, Qendrën Korrektuese në  Dubravë-QKD dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan-QPGJ), më është  dhënë  mundësia që jo vetëm  këtë  fenomen  kriminal, por edhe shumë të tjerë, që t'i studioj e të mirinformohem  për to.

Fillimisht, asnjë  vetëvrasje në  Burgje, nuk është  thjesht  dhe  e  pastër  vetëvrasje- të gjitha  kanë   elemente më pak  a më shumë të  vrasjeve, kjo vlen  edhe  në  rastin e   vetëvrasjeve-vrasjeve në  Burgjet e Republikës së Kosovës.

Brenda periudhës prej 16 tetor 2012 deri 31 qershor 2016, si në QKD, QPGJ dhe QPL, kam  qenë   dëshmitarë  madje edhe okular, i disa qindra  tentim-vetëvrasjesh,  e i disa  vetëvrasjeve. Disa herë kam  shkruar shkresa, drejtuar  Institucioneve  kompetente, që të  hetohen këto  vetëvrasje, ngaqë janë me  elemente  vrasjeje. Nga ana tjetër edhe  Institucionet  që janë të thirrura për Mbrojtjen  e të  Drejtave të  Njeriut( si Avokati i Popullit,  Zyra për të drejtat e  Njeriut në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektori i Burgjeve, Zyrtari i EULEX-it për  Mbikëqyrjen e  Burgjeve, QKMRT, KMDLNJ,  etj),zakonisht  disa prej tyre janë të lidhur me  bandat kriminalo-politike, që i shuajnë-heshtin këto raste( kam raste   konkrete!). Pasi jam  burgosur si Luftëtar i Lirisë, kërkoja  mbrojtjen  e jetës  së Njeriut, pa  marr parasysh për çfarë është paraburgosur a burgosur, si e Drejtë Themelore e Njeriut, përmes së  cilës mund të  kemi një Shtet të  së Drejtës!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë  banda politiko-kriminale, që identifikohen dhe kanë  mbrojtjen  nga  partitë e caktuara politike në vend. Pos kësaj këto  banda kriminalo-politike, kanë edhe   mbështetje dhe nxitje edhe  nga   shërbimet  Sekrete të Serbisë, e që zyrtar të caktuar korrektues,  që  nga  fillimi janë   punësu,  në  nivele të  ndryshme  për t'i shërby  Serbisë.  E tërë keqvajtja e  punve në  Burgjet e  Kosovës, bie në përgjegjësinë  këtyre personave( pra edhe këto vetëvrasje-vrasje), ndërsa shkeljet  e  zyrtarve korrektues që  nuk janë pjesë të këtyre  bandave kriminalo-politike janë shumë  të  rralla dhe të lehta!

Në QKD, QPGJ dhe QPL, ekzistojnë  dallimi kur një i paraburgosur a i burgosur nuk bëhet  shërbëtor( shumë të pakët  në  numër janë!) i  bandave kriminalo-politike të zyrtarve korrektues, atëherë  ai konsiderohet kundërshtar i tyre, si rrjedhoj pëson në çdo  aspekt ( trajtim; akomodim në  dhoma; beneficione; avansim; transferim të brendshëm a për ndonjë   qendër tjetër korrektuese më të mirë; plotësim  nevojash  elementare; e deri edhe  në të  drejta  më  elementare si mjekim etj)-shkelje të  drejtash të garantuara  më  Ligjin për  Ekzekutim të Sanksioneve  Penale(LESP-së)!

Vetëvrasjet brenda kësaj periudhe kohore, kanë  elemente  të  veprës penale të "shtytjes në vetëvrasje", sepse, zakonisht: "shkaku i trajtimit  brutal psiko-fizik", "shkaku i mbajtjes  në  ambiente a kushte të papërballueshme, e që  mjekët dhe zyrtarët  korrektues nuk i marrin parasysh", "shkaku i  mosdhënijes së  beneficioneve që  me LESP i takojnë", "shkaku i mohimit të  një të  drejte paligjshmërisht", " hakmarrje", " për  zhvatje-haraç!", "mos dhënije të  barnave të  sëmurve", " mosdhënije   narkomanve trajtimin e  duhur për rehabilitim  nga  droga", " mos trajtim të  duhur psikologjik dhe psikiatrik  të paraburgosurve shkaku i traumës që  u është  shkaktu nga vepra  penale( sidomos  ato vepra penale aksidentale) apo nga  trauma  penitensiare( shkaku i paraburgosjes a  burgosjes)!" etj. Me bindje  të  plotë,   asnjë rast i tentim-vetëvrasjeve dhe i   vetëvrasjeve, nuk janë   të tilla,  janë  të  gjitha  shtytje në  vetëvrasje e deri edhe  vrasje! Madje edhe në rastet  kur  një i paraburgosur, bëri  shkaku  i veprës penale që kishte  shkaktu  aksidentalisht ndaj një familjari të  ngushtë, mbetet   prapë  përgjegjësi penale  e  Institucionit  të Paraburgimit, ngaqë duke  e pa gjendjen e  rëndë  psiqike, nuk  ishte  mbajtur  nënmbikëqyrje, që mos t'i jepet  mundësia ta  vras  veten! Ngaqë kam  pa  mijëra raste, si të  përgatitjeve të  arratisjeve, veprave tjera  penale,  e deri vetëvrasjeve a tentim-vetëvrasjeve, në çdo rast simptomat  e tyre  qartazi  shihen( gjendja  psiqike- është  që shihet  në çdo rast!), por edhe   në të  shumtën  e rasteve paralajmërojnë( tregojnë!). Por është  edhe  një  dukuri specifike, është  Ligji i Heshtjes( Omertës), që  askush s'guxon të  dëshmojë, e që s'ka  dëshmitarë të  vërtetë për  raste  të tilla( sepse   frikohen  nga  hakmarrja!). E të  tillët, japin  dëshmi  absolutisht të rrejshme( flas duke u  bazu në  qindra  raste që kam pa)!

Nga kjo mund të  them janë shkaktu vepra  penale, nga: trajtimi joligjor nga  banda kriminalo-politike e zyrtarve  korrektues të caktuar që  ka shkaktu deri edhe  vetëvrasje!; manipulim pastaj  me hetimin  intern ( të Shërbimit Korrektues, që  disa nga ta janë  pjesë  e  bandave kriminalo-politike) mbi shkaqet dhe  shkasin e  vetëvrasjes; banda kriminalo-politike në  shumicën e  rasteve( asnjë rast  ndryshe nuk kam pa), kanë   intervenu  në përgatitjen  e dëshmitarve okular të dëshmojnë  në dobi të tyre!; rast hetimi nga   institucionet  gjegjëse( prokuroria, policia, por edhe  nga Inspektorati i burgjeve, apo edhe  Avokati i Popullit etj)  u jepet  rasti  atyre zyrtarve të këtyre institucioneve( hetuesit policor, prokurorit, Inspektorit të Burgjeve, zyrtarit të Avokatit të Popullit)  që janë  në lidhje me  bandën  politiko-kriminale të zyrtarve  korrektues- që mbyllet  rasti si vetëvrasje!; nga  autopsia lëshohen  dokumente sipërfaqësore madje edhe të  falsifikuara-jo të  vërtetë mbi shkaktarin e  vdekjes( përfshi edhe   shërbimin mjeksor brenda Institucionit Korrektues që është  çdoherë pjesë e  bandave kriminalo-politike)!

Bandat kriminalo-politike brenda  Burgjeve  të Republikës së Kosovës, janë  vegla kryesore që i shërbejnë Serbisë( të krijuar nga   njerëz që më parë i kanë  shërby Serbisë)-(që shënjestrojnë  vetëm  kundërshtarët  e  Serbisë); i shërbejnë   edhe  krimit të organizuar( bandave të krimit të  organizuar)- që i shënjestrojnë të  gjithë  të paraburgosurit a të burgosurit, prej të cilëve dëshirojnë-synojnë të përfitojnë  financiarisht( përmes shitjes së  beneficioneve, transferimeve, akomodimeve më të mira, trajtimit më të mirë, mjektimit, posedimit të sendeve të ndaluara!), e së fundi i shërbejnë edhe  partive të caktuara në  Republikë të  Kosovës ( duke i salvu-skllavëru  kundërshtarët  politik të partive tjera apo atyre apolitik, sipas parimit "s'je me mua, je armiku im!").

Në këtë  rast, të gjithë do duhej  të  angazhohemi që ta heqim  këtë  dukuri, që kryesit e veprave  penale që shkaktuan  vetëvrasje-vrasje, të  marrin dënimin e  merituar.

Në  këtë  kohë, është  sensibilizu  opinioni publik për këtë  dukuri, nga  një parti politike  opozitare, derisa për disa dhjetra raste të tjera, të gjithë heshtën- edhe pse  edhe ata  ishin Njerëz!

Shkruan: Skender Jashari, i  burgosur  politik nga Fraksioni i EULEX-it, për  luftë  guerile kundër  policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanovcit gjatë  vitit 2012. Mbaroi studimet  post-diplomike juridiko-penal dhe  studime joformale ushtarake.

Tabloidi serb shënjestron BIRN-in dhe mediat e tjera si ‘mercenare’

Posted: 09 Nov 2016 09:33 AM PST

Tabloidi i njohur proqeveritar serb, Informer, të hënën nën titullin e faqes së parë shkruante "Amerika dhe Bashkimi Evropian paguajnë gënjeshtarë dhe mashtrues" duke akuzuar organizatat e mediave hulumtuese KRIK, CINS dhe BIRN, si dhe të përditshmen Kurir se po financohen nga shtetet perëndimore ta destabilizojnë Serbinë.

Ajo ka cituar një analist me emrin Dragomir Angjelkoviq që ka thënë se Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Rusisë dhe ta përshtatë një ligj special që t'i mbajë nën kontroll organizatat joqeveritare në Serbi.

Ligji rus lejon prokurorët t'i shpallin organizatat e huaja dhe ndërkombëtare të padëshirueshme dhe t'i shuajnë ato.

Slobodan Georgijev, redaktor i BIRN-it, fotografia e të cilit është publikuar në faqen e parë të Informer-it, tha se artikulli shënon "një hap tjetër drejt kriminalizimit të gazetarëve."

"Ne ishim duke folur rreth kriminalizimit nga njerëzit të cilët kanë pushtet. Ata janë duke krijuar një atmosferë për të na etiketuar ne si mercenarë të jashtëm, të na detyrojnë neve të kërkojmë falje që po bëjmë punën tonë," tha ai.

Branko Cecen, kreu i CINS, tha se etiketimi i gazetarëve si spiunë është duke u bërë shprehi për të penguar punën e tyre në Serbi, por shtoi se CINS kishte vazhduar me këtë punë, pavarësisht nga presioni në rritje.

"Ligji rus për organizatat joqeveritare praktikisht ka ndaluar sektorin e organizatave joqeveritare në këtë shtet, kështu që çfarë Angjelkoviq ka thënë ndoshta mund të jetë thënia e dëshirave të disave nga ekzekutivi serb", tha Cecen për BIRN-in.

Që kur presidenti Vladimir Putin u emërua në Moskë, 120 gazetarë janë vrarë në Rusi, nënvizoi ai.

Stevan Dojçinoviq, kreu i KRIK, e quajti artikullin e fundit të Informer-it vetëm si "një rifreskim" të përpjekjeve të tyre të mëparshme në këtë fushë.

"Ne kemi dy donatorë të ri në këtë vit, Fondi i vëllezërve Rockefeler dhe Mbrojtësit e të Drejtave të Qytetarëve, dhe kjo është e gjitha publike, ne nuk jemi duke e fshehur këtë. Ndodh që ata (Informer-i) na thërrasin neve një herë në muaj pa asnjë arsye," tha ai.

"Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe  thjeshtë duhet të mësohesh me të, ndonëse unë nuk e  nënvlerësoj", shtoi Dojçinoviq duke iu referuar tabloidit.

Më 4 nëntor, Informer shkroi që Shërbimi Serb për Siguri, BIA, ka pranuar informacione nga kolegët rus që amerikanët me qëllim kishin shtyrë Serbinë në krizë.

Informer pretendonte se CIA ishte duke planifikuar vrasjen e kryeministrit Aleksander Vuçiq dhe ta prezantojnë atë si luftë të mafias, ose të mbysnin kritikat e zhurmshme të qeverisë dhe të fajësojë vrasësit në qeveri.

Artikulli nxiti zemërim në rrjetet sociale, me disa zëra që Informer-i ndoshta është duke e përgatitur ambientin për sulme tek kritikët e qeverisë dhe në mediat e pavarura.

Tamara Skrozza, anëtare e Komisionit për Apel të Këshillit të Shtypit të Serbisë dhe gazetare për revistën javore Vreme, tha se raporti i fundit i Informer-it ka shtuar ndjenjat e pasigurisë në mesin e shumë gazetarëve.

"Unë jam brengosur për rezultatet e mundshme të kësaj fushate. Për mendimin tim siguria e gazetarëve të përmendur është nën një kërcënim serioz, kështu që nëse kryeministri mbështetë sundimin e ligjit, ai duhet të jetë i pari që do të reagojë për këtë," tha Skrozza për BIRN.

Ajo tha se tensionet në Serbi janë në rritur proporcion të paparë, duke krijuar një mjedis edhe më të rrezikshëm për mendjet kritike.

Më 25 tetor, kryeministri malazez Milo Gjukanoviq tha se autoritetet në Podgoricë do të hulumtojnë shtrirjen ruse dhe përfshirjen serbe në përpjekjet për grusht shtet atje.

20 njerëz, duke përfshirë ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Bratislav Bikiq, ishin arrestuar në Malin e Zi më 16 tetor nën dyshimin për planifikim të rrëzimit të Gjukanoviqit.

Më 24 tetor, kryeministri serb Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë arrestuar disa njerëz që gjoja kanë ndjekur Gjukanoviqin dhe kanë planifikuar vepra joligjore në Malin e Zi. Sidoqoftë, ai gjithashtu insistoi që ata nuk kanë lidhje me shtetin serb por kanë lidhje me një shtet të tretë pa emër.

Kryeministri serb gjithashtu pretendoi se një numër i anëtarëve të "agjencive të fuqishme të huaja inteligjente", nga perëndimi dhe nga lindja ishin shtuar në numër në Serbi. Ai shtoi që një oficer policie ishte arrestuar për "zbuloi informacione konfidenciale" për shërbimet e huaja inteligjente.

Në mes të trazirave të shkaktuara  nga pretendimet malazeze, depoja e armëve ishte gjetur afër shtëpisë së Buçiqit në Jajince.

Shqetësimet ishin ngritur që armët qëllimisht ishin përdorur kundër Vuçiqit ose vëllait të tij, veçanërisht pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq të martën tha se kryeministri kishte shprehur frikë për sigurinë e vëllait të tij.

Informer ka një histori të akuzave ndaj organizatave të gazetarëve të pavarur që punojnë kundër Serbisë ashtu si bëjnë disa politikanë.

Javën e fundit, gazetari i Georgiev ishte etiketuar si armik i shtetit i cili "donte të shihte që diçka t'i ndodhte kryeministrit në kushte të një vrasjeje" nga Ministri i Punëve Sociale, Aleksandër Vulin gjatë një debati në televizionin shtetëror, RTS.

.

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut, në Komunën e Ferizajt nuk ka vërshime

Posted: 09 Nov 2016 09:23 AM PST

Drejtoresha e shërbimeve publike dhe emergjencës Mimoza Fazliu së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, të mërkurën kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen në të cilën gjendet komuna jonë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Reshjet e pandërprera shiut që kanë filluar që dy ditë në territorin e komunës së Ferizajt nuk ka të raportuar ndonjë raste t të vërshimeve apo të ndonjë rreziku eventual.

Sipas drejtoreshës së shërbimeve publike dhe emergjencës, Mimoza Fazliut, kësaj radhe nuk ka pasur vërshime për shkak të investimeve që janë bërë në pastrimin e lumenjve dhe hapjen e kanaleve.

"Ne kemi realizuar projektin për pastrimin e lumenjve si dhe kemi bërë hapjen e kanaleve dhe kësaj radhe nuk kemi pasur vërshime, edhe pse reshjet e shiut ende po vazhdojnë", ka thënë drejtoresha Fazliu.

U bë e ditur se gjatë ditës së sotme janë vizituar fshatrat, Llojza, Koshare, Lloshkobare, Tërrn, Lubovc, Babush i Ri, Nerodime, Pleshinë dhe Lloshkobrae. Ndryshe ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, vazhdimisht janë në terren për të parë nga afër gjendjen.

FRO-05: Ne po ngritim vetëm shqetësimin e qytetarëve si shoqëri civile

Posted: 09 Nov 2016 09:10 AM PST

(Kundër reagim nga FRO-05 në reagimin e KRM “Pastërtia”)

Forumi regjional i Organizatave të shoqërisë civile në Ferizaj është forum i përbërë prej 7 Organizatave jo qeveritare të regjionit dhe përbën një numër të konsiderueshëm të anëtareve brenda saj.

FRO-05, ka lëshuar një komunikatë për media duke i u bërë thirrje KRM-së që të jetë me serioze në punën e saj.

Ne si forum përveç se kemi marrë ankesa nga qytetaret që ky problem të adresohet në organet e komunës, ne edhe kemi vërejtur këtë situate që vërtet sorrat pushtojnë qytetin dhe përgjegjësinë për këtë e kanë institucionet që janë kompetente.

Ne kemi dokumente që institucioni i Komunës ka deklaruar se ka vendosur sinjale që i tremb sorrat dhe ato nuk janë aktive ku glasojnë dhe lëshoj aromë te dëmshme për qytetarët në ato vende dhe veturat e parkuar zhyten pikërisht nga glasimi.

Ne kemi dokumente që qytetarët paguajnë fatura për heqjen e mbeturinave ndërsa faktet flasin ndryshe, ato nuk hiqen sipas kohës.

Ne nuk do të ndalemi që të kërkojmë llogari nga institucionet që kjo, Kompania “Pastërtia” dhe Drejtoria për Shërbime Publike të kryejnë punën e tyre ashtu siç janë rregullat të cilat janë të përcaktuar.

Anëtarët e Forumit, për të dhënë më shumë informata për situatën, kanë grumbulluar fakte përmes fotografive duke u bërë edhe në mbrëmje edhe në mëngjes të cilat tregojnë që Kompania nuk iu përmban orareve. Fotot tregojnë faktet:

FRO-05, OJQ-ETIKA. OJQ-KDN, OJQ-PRSH, OJQ-ELITA-H, OJQ-VLD, OJQ-AKF, KVRL-Shtërpcë

15050443_1327812457253321_1815152246_n

14971380_1327812563919977_2109396361_n

14972039_1327812883919945_636896069_n

15049723_1327813080586592_144488669_n

14996423_1327813597253207_1327447102_n

14997192_1327813907253176_292435191_n 14971166_1327814257253141_410653063_n 14971362_1327814683919765_492932265_n 14971943_1327814817253085_986093366_n 15049774_1327815147253052_757029326_n 14971830_1327815270586373_844319477_n 15049894_1327815420586358_1964943675_n 15049913_1327815473919686_2048439573_n 15050160_1327815773919656_1907409518_n 15045563_1327816007252966_2056639260_n 15050007_1327817290586171_1243254581_n 14997219_1327817497252817_1468733352_n 15045678_1327817957252771_611774408_n 15049755_1327818767252690_1063420183_n

Zhbogar: Maqedonia të përmbushë obligimet që të marrë rekomandim të pakushtëzuar

Posted: 09 Nov 2016 07:39 AM PST

Qeveria që duhet të formohet pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, ashtu siç tha Zhbogar, duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe këtë Raport ta shndërrojë  në të pakushtëzuar.

"Kriza zgjat shumë gjatë. Institucionet shtetërore duhet ta kthejnë kredibilitetin e tyre, ndërsa BE-ja është e gatshme t'ju përkrahë në transformimin e vendit tuaj në atë që ajo e meriton dhe dëshiron të jetë – vend demokratik, dinamik dhe prosperues që mund t'u ofrojë qytetarëve të saj  stabilitet dhe perspektiva më të mira për në të ardhmen", tha Zhbogar.

Ai në konferencën për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup i ka prezantuar konstatimet kryesore të Raportit vjetor për përparim nëpër fusha, raporton MIA.

.

Related Posts :