Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nexhmedin Spahiu, i shanë me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Nexhmedin Spahiu, i shanë me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave” plus 9 more Ekonomia Online


Nexhmedin Spahiu, i shanë me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave

Posted: 04 Nov 2016 09:34 AM PDT

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka sharë dhe fyer anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se ditë më parë nuk e pranuan një ankesë të tij kundër gazetës Bota Sot.

Spahiu, i ka shkruar e-mail Këshillit të Mediave të Shkruara që përbëhet prej anëtarëve të disa gazetave dhe portaleve, duke i sharë me nënë.

"Shkoni bre n'p*** t"s'ames. Ua q**** qeni nanen te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anetareve kete opinion timin per nanat e tyre kurva", ka shkruar Spahiu.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 25 tetor 2016, shqyrtoi ankesën e Nexhmedin Spahiut kundër gazetës Bota Sot lidhur me artikullin "Nexhmedin Spahiu shegert i H. Thaçit e B. Rexhepit", publikuar më 28 shtator 2016, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

"Meqenëse shkrimi në fjalë u vlerësua si opinion e jo lajm, KMShK u nis nga fakti se opinionet kanë liri më të madhe të paraqesin opinionet e tyre çka dallon nga lajmi ku kërkohen fakte të prekshme", thuhet në vendim.

"Për këtë ankesë, që të gjithë anëtarët e pranishëm, 11, votuan kundër".

The post Nexhmedin Spahiu, i shanë me nënë anëtarët e Këshillit të Mediave appeared first on Ekonomia Online.

Rivitalizimi i urës së Ibrit ndikon në stabilizimin e situatës

Posted: 04 Nov 2016 09:31 AM PDT

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri të KFOR-it, kolonelin Schuler Martin, me të cilën kanë biseduar kryesisht për gjendjen aktuale të sigurisë në këtë komunë dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fillimisht kryetari Bahtiri e përgëzoi kolonelin Schuler për detyrën e re, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin shumë të mirë të komunës më KFOR-in dhe duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet akoma në të ardhmen.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se situata e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është aktualisht shumë e qetë, pa tensione dhe pa probleme të theksuara.

"Kjo situatë, bashkë me raportet ndëretnike, po përmirësohen dita-ditës. Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi pas lëvizje pozitive në këtë drejtim, që na bëjnë të shpresojmë se paça dhe siguria në Mitrovicë do të stabilizohen plotësisht. E kam fjalën për heqjen e barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët dhe largimin e sheshit në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve, nga ana e shqiptarëve. Këto verime tregojnë vendosmërinë dhe përkushtimin e qytetarëve të ët gjitha përkatësive etnike për të jetuar në paqe e siguri të plotë, ku lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nuk do të kenë asnjë pengesë", tha kryetari Bahtiri.

Por, vazhdoi, ai, është e sigurt se në këto procese pozitive kanë kontribuua shumë edhe drejtuesit e komunës, institucionet komunale, organet kompetente për rend e siguri, duke përfshi këtu edhe KFOR-in, që ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur qytetarët dhe institucionet në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri, koloneli Schuler Martin, tha se është i impresionuar me të arriturat pozitive që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

"Për mua është me rëndësi të jashtëzakonshme që të kem raporte të mira me drejtuesit e të gjitha komunave që janë në zonën e përgjegjësisë time dhe me qytetarët e e të gjitha përkatësive etnike. Puna e mirë që është bërë dhe proceset pozitive që po zhvillohen këtu, edhe neve na e lehtësojnë shumë punën tonë. Ishte kënaqësi për mua të shikoj largimin e të gjitha barrikadave nga rrugët pa probleme ndëretnike. Prandaj jam shumë optimistë për të ardhmen e Mitrovicës, për paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë këtu. Po bëjmë hapa të sigurt drejt qëllimit kryesor e që është ardhmëria më e mirë për të gjithë", tha ai.

Komandanti Schuler, pasi përgëzoi kryetarin Bahtiri për punë e mirë që ka bërë në përafrimin e komuniteteve dhe vënien e kontakteve midis qytetarëve dhe drejtuesve të të dyja komunave, tha se KFOR-i është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe i gatshëm që nëse paraqiten probleme eventuale sa i përket paqes e sigurisë, lëvizjes së lirë të qytetarëve e të ngjashme, të mbështesë autoritetet komunale për tejkalimin e tyre.

Kryetari Bahtiri dhe komandanti Schuler, biseduan edhe për urën kryesore mbi lumin Ibër, duke vlerësuar se rivitalizimi dhe hapja sa më e shpejt e saj, vetëm sa do të ndihmojë proceset pozitive në zhvillim e sipër dhe stabilizimin e plotë ët situatës së përgjithshme.

The post Rivitalizimi i urës së Ibrit ndikon në stabilizimin e situatës appeared first on Ekonomia Online.

Google Chrome ia 300 milionë përdorues rivalit Microsoft

Posted: 04 Nov 2016 09:19 AM PDT

Një nga produktet më të suksesshme të Google përveç motorit të kërkimit, është padyshim shfletuesi i saj, Chrome. Dhe 2016 ishte një vit epik për Chrome, i cili pati rritje të jashtëzakonshme në llogari dhe dëm të Internet Explorer.

Edhe shfletuesi i ri i Microsoft-it, Edge, që është integrar në rreth 400 milionë kompjuterë që përdorin Windows 10, nuk i ka ndaluar njerëzit për të ikur nga shfletuesi i Microsoft.

Deri më tani në vitin 2016, IE dhe Edge kanë humbur rreth 331 milionë përdorues, raporton Gregg Keizer në bazë të të dhënave nga Net Applications, një faqe interneti që gjurmon pjesën e tregut të sistemeve operative dhe shfletuesve në internet.

 

The post Google Chrome ia 300 milionë përdorues rivalit Microsoft appeared first on Ekonomia Online.

Modelja shqiptare harron për një moment “Çenarin”

Posted: 04 Nov 2016 09:14 AM PDT

Almeda Abazi po thotë se adhuron shumë një aktor turk, i cili nuk i është i dashuri i saj.

Ka kohë që Tolgahan Sayışman ia ka marrë zemrën ish-Miss Shqipërisë dhe të dy tashmë edhe po bashkëjetojnë.

Por, modelja shqiptare përveç 'Çimarit' ka simpati edhe për Halit Ergenc.

"Po shkrihem", shkruan Abazi në këtë fotografi të publikuar në Insta Stories. A të jetë bërë Tolghan xheloz nga ky postim mbetet të shihet?!

Kujtojmë se Erginc është i njohur në Kosovë për rolin e Onurit në serialin "1001 Netë" gjersa është i martuar me Berguzar Korel, e njohur si Sehrazaden.

almeda

The post Modelja shqiptare harron për një moment “Çenarin” appeared first on Ekonomia Online.

Pse gërhasin shtatzënat?

Posted: 04 Nov 2016 09:00 AM PDT

A ju thonë që gërhisni? Kush gërhet e ndien veten keq kur të tjerët tallen me ta kur ju thonë se "gërhasin sikur e kanë gëlltitë jastëkun".

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Shumica e shtatzënave gërhasin. Nuk dihet saktësisht se sa është e përhapur, por shtatzënat më shpesh gërhasin në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Cilat janë arsyet se përse gërhisni tash kur jeni shtatzënë:

1. Mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit në trupin tuaj. Mund të gërhisni edhe nëse ju janë zënë hundët për shkaqe tjera si p.sh. alergjia ose gripi

2. Problemet me gjumin dhe gërhitja do të jetë më e shprehur nëse shtoni shumë peshë gjatë shtatzënisë. Kjo ndodhë për shkak të sasisë së shtuar të indit në qafë dhe fyt.

Ndonjëherë, mund të zhvillohet apnea obstruktive gjatë gjumit. Nëse gërhisni me zë shumë të lartë dhe nëse ju duket se keni frymëzënie, patjetër konsultohuni me mjekun. Mund të ndodhë që ju të keni bllokim të përkohshëm shumë të shkurtër të rrugëve të frymëmarrjes

Për ta evituar gërhitjen duhet të flini në krah dhe jo në shpinë dhe ta mbani kokën pak më lartë.

Mos pini duhan, alkool dhe mos pini barna për gjumë.

Përpiquni që ta mbani në kontroll peshën tuaj trupore.

The post Pse gërhasin shtatzënat? appeared first on Ekonomia Online.

Policia kontrollon 32 lokale, legjitimon 185 femra (Video)

Posted: 04 Nov 2016 08:51 AM PDT

Policia e Kosovës, njofton se ka realizuar një aksion në mbarë vendin, ku ka implementuar planin operativ të koduar "NËNTORI", i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Ky aksion sipas Policisë është realizuar në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka përfshirë gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale 'armëmbajtje pa leje' dhe 'pengim të kryerjes së detyrës zyrtare'.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

 

The post Policia kontrollon 32 lokale, legjitimon 185 femra (Video) appeared first on Ekonomia Online.

FIFA zbulon listën për lojtarin më të mirë për vitin 2016 (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 08:38 AM PDT

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që të dy janë përfshirë në mesin e 23 lojtarëve për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2016 që dhurohet nga FIFA.

Kush do të jetë më i miri? FIFA ka bërë të ditur emrat e 23 lojtarëve të cilët do të garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2016.

Fituesi do të mësohet me ceremoninë e çmimeve që do të baht në Zurich me nëntë janar 2017.

Të nominuar janë:

tabela

The post FIFA zbulon listën për lojtarin më të mirë për vitin 2016 (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Kreditorët serbë kërkojnë nga Trepça 350 milionë euro

Posted: 04 Nov 2016 08:29 AM PDT

Pretendimet e regjistruara nga Trepça lidhur me kompanitë serbe, bankat dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) arrijnë vlerën e rreth 350 mijë eurove.

Në listën e kreditorëve të jashtëm të Trepçës gjenden "Mytilineos Holding S. A" nga Greqia, dy kompani nga Bullgaria: "Tera 90" dhe "Shindo", si dhe një kompania nga Franca: "SCMN", shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

"Pretendimet e regjistruara nga ana e kompanive serbe, bankave dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arrijnë në rreth 350.000.00 euro", thotë në "Trepçë".

"Shumë kreditorë nga periudha të ndryshme kanë aktvendime të marra nga gjykatat në Republikën e Serbisë, por për shkak të rrethanave të njohura nuk janë implementuar, nga ana tjetër ekziston akti i moratoriumit për borxhet e Trepçës që është marrë gjatë kohës së administrimit të UNMIK-ut", thonë në këtë ndërmarrje, shkruan Tanjug.

Sipas kësaj agjencie, kreditorët më të mëdhenj të Trepçës janë: "Elektroprivreda Srbije", "Jugobanka A.D. Beograd", "Jugobanka A.D. Mitrovicë", "Banka Popullore e Serbisë", "Hekurudhat e Serbisë", "Beobanka A.D. Beograd", "Industria serbe e Naftës" dhe "DDOR Novi Sad".

Ligji për Trepçën ka hyrë në fuqi para disa ditësh, duke e kthyer Trepçën në shoqëri aksionare, në të cilën 80 për qind të aksioneve i mban shteti i Kosovës, kurse 20 për qind në pronësi private. Shoqëria aksionare, sipas ligjit, nuk merr obligime të Trepçës e as num garanton për to.

The post Kreditorët serbë kërkojnë nga Trepça 350 milionë euro appeared first on Ekonomia Online.

E ktheu shpellën në shtëpi moderne (Foto)

Posted: 04 Nov 2016 08:26 AM PDT

Shpellari i kohës moderne, Angelo Mastropietro e ka realizuar ëndrrën e tij jetësore, pasi transformoi një shpellë 250 milionë vjet të vjetër në një shtëpi tejet luksoze.

Pasi shpenzoi 160,000 funte dhe 1,000 orë duke gërryer dhe gdhendur nëpërmes disa tonëve gurë, 38-vjeçari më në fund e shndërroi shpellën në një shtëpi luksoze që ka Wi-Fi, ujë dhe ngrohje nën dysheme.

Mastropietro ishte pronari i një kompanie të suksesshme në Australi, atje ku ai jetoi për dy dekada, derisa u diagnostikua me sklerozë më 2007, që e la atë përkohësisht të paralizuar, transmeton Gazeta Express.

Ai tha: "Dëshirova të jem në një vend ku jam më i lumtur dhe më i shëndetshëm". Shpella, e cila është përdorur si një shtëpi katër-dhomëshe për 300 vjet, u braktis në vitin 1940.

Ai e bleu shpellën, e rregulloi dhe e shndërroi në një shpellë moderne, të cilën mund ta shihni më poshtë se si duket.

                                                         

The post E ktheu shpellën në shtëpi moderne (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Për tre muaj 573 mijë persona udhëtuan me areoplan

Posted: 04 Nov 2016 08:23 AM PDT

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e tretë (TM3) 2016, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikacionin.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva diselë, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 70 mijë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016 është një ulje për 14.56% të numrit të udhëtarëve.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 14 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e dytë të vitit 2016, ka pasur ulje për 31.16%.

Numri i fluturimeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, është 2 174 ose 1.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 573 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) ka një rritje për 5.97%.

The post Për tre muaj 573 mijë persona udhëtuan me areoplan appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :