Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nikoliq i frikësuar për jetën e Vuçiqit, thotë se mund ta ketë fatin e Zoran Gjingjiq” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nikoliq i frikësuar për jetën e Vuçiqit, thotë se mund ta ketë fatin e Zoran Gjingjiq” plus 9 more Ferizaj Press


Nikoliq i frikësuar për jetën e Vuçiqit, thotë se mund ta ketë fatin e Zoran Gjingjiq

Posted: 05 Nov 2016 07:23 AM PDT

Madje presidenti serb, Nikoliq, ka shprehur frikësimin e tij për kryeministrin Vuçiq, të cilit iu gjetën arsenal armësh pranë shtëpisë së tij.

Nikoliq tha gjithashtu se ai ishte i shqetësuar për jetën e kryeministrit  Aleksandar Vuçiq, i cili siç tha ai, mund ta kishte fatin e paraardhësit të tij, Zoran Gjingjiq.

Sipas tij është duke u punuar pakuptimshëm dhe furishëm për përpjekjet që të kthehen në 2003-n, kur u vra ish-kryeministri Zoran Gjingjiq./Lajmi.net

.

SBASHK, paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim

Posted: 05 Nov 2016 07:23 AM PDT

Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK- së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.

Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t'u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t'i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.

Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.

Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur  deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv. /Lajmi.net

.

Arrestimet e sotme për terrorizëm, Policia: S’ka vend për shqetësim

Posted: 05 Nov 2016 07:23 AM PDT

Policia e Kosovës / Ilustrim

Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Në kumtesën e publikuar thuhet se, "gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin" dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

"Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm", tha Kelani./Lajmi.net

.

Rrugët e fshatit Mirosalë më një pamje krejtësisht tjetër

Posted: 05 Nov 2016 07:20 AM PDT

Banorët e lagjeve të ndryshme të fshatit Mirosalë i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre që po bënë Komuna e Ferizajt.

Të shtunën në fshatin Mirosalë është bërë asfaltimi i 10 rrugëve të këtij fshati. Nga afër punimet në realizmin e këtij projekti i ka përcjell kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milazim Halitin, drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, drejtorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Burim Karametën si dhe zyrtarë të tjerë.

Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se kjo është vetëm fillimi i asfaltimeve në këtë fshat, duke shtuar se do të ketë edhe asfaltime të rrugëve dh rrugicave të këtij fshati.

"Këto rrugë do të lidhin të gjitha lagjet e fshatit dhe do të krijojnë mundësi më të mira të qarkullimit, jo vetëm për nxënësit, por edhe për qarkullimin e automjeteve. Do të kenë një lehtësim për jetën e banorëve këtu, meqë një kohë të gjatë nuk është investuar dhe jemi në rrugë të mbarë jo vetëm që ta ndalim migrimin nga këto vise malore, por që ti kthejmë të gjitha ata që për shkaqe të mungesës së infrastrukturës e kanë braktisur jetën në këtë fshat, ku unë shpresoj që të gjithë do të kthehen këtu dhe do të ketë kuptim edhe jeta e tyre dhe do të kenë mundësi më të mirë të jetës", ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se në vitin e ardhshëm, në fshatin Mirosalë do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës kryesore që do të lidh fshatrat: Dardani-Mirosalë, Rahovicë, Pojatë, Softaj dhe Papaz.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i fshatit Mirosalë Ejup Shala, është shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt dhe kryetarit Svarqa, për asfaltimin e rrugëve të fshatit Mirosalë. Tha se investime të tilla nuk ka pasur që një kohë të gjatë.

U bë e ditur se vlera e realizmit të këtyre projekteve të asfaltimit të rrugëve në fshatin Mirosalë, Komunës së Ferizajt i ka kushtuar 300 mijë euro, ndërsa gjatësia e tyre është mbi 3 kilometra e gjysme.

3333 2222 4444444 444

Feronikeli – Besa, fituesi caktohet me një gol

Posted: 05 Nov 2016 07:07 AM PDT

Kampioni i Kosovës, Feronikeli i është rikthyer fitoreve. Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Besën me rezultat të ngushtë 1:0.

Hero i ekipit të Afrim Tovërlanit ishte Përparim Livoreka, i cili në fund të pjesë së parë shënoi një super gol. Ky gol doli të jetë i fitores në fund të ndeshjes, shkruan Express.

Pas kësaj fitore, Feronikeli është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 28 pikë të tubuara, tre më pak sesa Trepëa '89 që ka një ndeshje më pak të zhvilluar

Kurse, edhe Drenica ka marrë tre pikë ta arta. Ekipi kuqezi e ka mposhtur Hajvalinë me rezultat 1:0, me golin e Ismet Cakës. përcjell Express.

Pas kësaj fitore, Drenica është ngjitur në kuotën e 17 pikëve., derisa Hajvalia mbetet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë. /Express/

Superliga Xhiroja e 13-të

E diel

Drita – Trepça '89

Prishtina – Liria

Trepça – Llapi

Ferizaj – Besa

Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 13:00

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Futbollisti i njohur ha byrek ditën dhe natën (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 05:33 AM PDT

Pesë gola në Superiore dhe potencë në fushën e blertë e kanë bërë sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban, një ndër lojtarët e rëndësishëm në sulmin e kuq. Italo-ganezi, që është afruar gjatë merkatos së verës nga ekipi i dytë i Kievos, rrëfehet në një intervistë për "Panorama Sport" në lidhje me aventurën e tij në Shqipëri, marrëdhëniet me tifozët dhe ushqimet që preferon.

Ekuban Partizani 2016

Si e keni pritur transferimin te skuadra e Partizanit gjatë merkatos së verës?

Me ankth, pasi kur m'u komunikua që do të luaja te Partizani, te them të drejtën nuk e prisja një rast më të mirë për të rritur nivelin tim në futbollin europian.

Para se të vinit zyrtarisht në Shqipëri, keni folur me dikë për ta pyetur në lidhje me futbollin shqiptar?

Po, kam telefonuar bomberin e "vjetër", Elton Marinin, i cili ka qenë edhe pjesë e transferimit tim te Partizani. Më ka thënë që në Shqipëri luhet një futboll pak taktik, por shumë fizik dhe, një gjë të tillë, jam duke e parë edhe në fushë.

Ju desh pak kohë që të dilnit në lojën tuaj më të mirë dhe të shënonit golin e parë. Përse ndodhi një gjë e tillë?

Realisht nuk di çfarë të them në lidhje me këtë gjë, pasi nuk kam shënuar në tri javët e para të kampionatit dhe mendoj se një gjë e tillë mund të ketë ardhur edhe për shkak se më duhej pak kohë që të ambientohesha me pjesën tjetër të ekipit.

Tani që ka mbaruar faza e parë e kampionatit, cili është mendimi juaj për futbollin shqiptar?

Siç e thashë edhe më lart, që është një futboll i fortë fizikisht, por jo shumë faktikisht dhe kjo e bën më të fortë, pasi çdo skuadër mund të tregojë më të mirën e saj. Mund të them se niveli është i mirë.

Në ndeshjen ndaj Skënderbeut kishit një rast të artë për të shënuar. Pasi kaluat edhe portierin gjuajtët, por një nga mbrojtësit ju mohoi golin. Çfarë menduat në momentin që goditët?

Mendova që, më në fund, Partizani është në vendin e parë në klasifikim. Por, më pas, e pamë se çfarë ndodhi, ishte thjesht çështje centimetrash.

Keni një koment në lidhje me atë që ndodhi me tifozët e ekipit tuaj në ndeshjen ndaj Skënderbeut?

Sinqerisht nuk e kam kuptuar se çfarë ka ndodhur, por mendoj se tifozët tanë ishin viktimë e një dhune të pajustifikueshme. Ata janë fantastikë dhe vijnë gjithmonë në stadium për të na mbështetur ne, që luajmë në ekipin e tyre të zemrës. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Jeni përballur ndonjëherë në të kaluarën me një ngjarje të tillë?

Personalisht jo, pasi aty ku kam luajtur, nuk kam parë asnjëherë kaq shumë pasion nga tifozët, sa kanë ata të Partizanit. Është e pabesueshme, pasi ecën nëpër qytet (Tiranë) dhe përballesh gjithmonë me tifozë të Partizanit. Ata të mbështesin gjithmonë në stadium dhe, më pas, duan që të shikojnë nga afër, të takojnë kur përfundon ndeshja dhe kjo i bën unik. Ne luajmë në Elbasan, jo në shtëpi dhe ata nuk kanë munguar në asnjë ndeshje. Kjo më bën të kuptoj që nuk mund të mos japësh maksimumin për këtë skuadër kur je pjesë e një kauze të madhe.

Ekuban gol

Sa shanse ka Partizani që të fitojë titullin kampion këtë sezon futbollistik?

Shumë dhe një gjë të tillë e kemi treguar deri më tani. Tani nuk na mbetet asgjë më shumë veçse të luajmë në një nivel të lartë dhe t'i vëmë gjithmonë në vështirësi rivalët tanë.

Të flasim pak për jetën jashtë futbollit. Si e kalon një ditë normale Ekuban?

Bëj një jetë të qetë dhe dal gjithmonë, sidomos kur më vjen e fejuara për vizitë. Nëse ajo nuk është, unë jam në palestër, shtëpi, në stërvitje dhe zakonisht në ndonjë bar. Unë kam shumë qejf që të shoh ndeshje të ndryshme dhe të luaj në "play-station". Por, po ashtu kam shumë dëshirë që të dëgjoj muzikë. Kështu që shumicën e kohës sime e kaloj në shtëpi.

Gjatë periudhës që jeni te Partizani, keni vizituar ndonjë qytet tjetër shqiptar përveç Tiranës?

Për fat të keq jo. Megjithëse, mund të them se kam parë Durrësin. Tirana më pëlqen shumë, është një qytet modern dhe unë mendoj se pas disa vitesh do të jetë akoma edhe perfekt, që do ta bëjë edhe më shumë të bukur.

Keni provuar ushqime tradicionale shqiptare dhe, nëse po, cili është ai?

Byrek, byrek. Mund ta konsumoj ditën dhe natën. Më pëlqen shumë.

Do të qëndrojë Ekubani për një kohë të gjatë te Partizani?

Për të ardhmen nuk mendoj asnjëherë, pasi është më mirë që të jetoj momentin. Tani shtëpia ime është Partizani dhe e di që, nëse do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, do të jem gjithmonë i mirëpritur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Flamur Istrefi, Bardhyl Abazi , Arben Isufi  dhe të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, aderojnë në degën e LDK-së në Ferizaj

Posted: 05 Nov 2016 05:16 AM PDT

Ferizaj,5 nëntor. Degës së Lidhjes Demokratikë (LDK) në Ferizaj të shtunën i janë bashkuar tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Istrefi, Bardhyl Abazi dhe Arben Isufi. Mirëseardhje në këtë subjekt u ka dëshiruar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK-ja, Milazim Haliti.Ai ndër të tjerash ka thënë se ky subjekt ndodhet në procesin zgjedhor për dy forumet, atë të Gruas dhe Forumit Rinor, ndërsa sipas tij nuk janë të pakta rastet kur këtij subjekti po i bashkohen edhe pjestarë nga subjektet tjera.

"Kemi edhe aderime të reja, kisha me përmendur këtu nga Lëvizja Vetëvendosje, ardhje të reja në degën e LDK-së në Ferizaj.Sot i kemi këtu pranë Flamur Istrefin, Arben Isufin dhe Bardhyl Abazin, të cilët kanë shprehur dëshirë që nga dita e sotme t'i bashkohen LDK-së dega në Ferizaj.Mendoi se tani e tutje do të vazhdojnë të japin kontributin në subjektin tonë politik, do të jenë mirë të pranuar dhe varen nga anagazhimi dhe nga rezultatet e tyre që do t'i tregojnë dhe do kenë hapësirë të mjaftueshme për veprim në degën e LDK_së në Ferizaj" ka thënë Haliti.

15000815_1711980445790342_5137577988552408683_o
Duke folur për këto aderime, ish-nënkryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Flamur Istrefi, e ka falenderuar me këtë rast kryetarin e degës së LDK-së , Muharrem Sfarqa, por edhe strukturat drejtuese të këtij subjekti, duke thënë se janë shumë arsye që i kanë shtyrë ta marrin këtë veprim, ndërsa sipas tij dy kanë qenë përcaktuese.
"E para raportet shoqërore që kemi pasur vazhdimisht me gjeneratën e re të këtij subjekti, raporte këto që i kemi ruajtur për shumë kohë dhe arsyja tjetër kryesore është puna e pandalshme dhe e palodhshme që ka bërë kryetari Sfarqa gjatë mandatit të tij si kryetar i Ferizajt, punë kjo që i lë në hije të gjithë qeveritë e kaluara deri më tani në komunën e Ferizajt.Përmes kësja konference dëshiroj t'i ftoj të gjithë të paknaqurit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në subjektet tjera që t'i bashkohen LDK-së , t'i bashkohen një grupi që ka vizion për ta quar përpara komunën tonë, sepse nëse bashkohemi të gjithë, do të kemi një fitore të plotë dhe bindese" ka thënë Flamur Istrefi.
Edhe , Bardhyl Abazi, u ka bërë thirrje ish-bashkëpartiakëve të tij të paknaqur që t'i bashkohen degës së LDK-së, duke u bërë pjesë e pandashme e procesit zgjedhore nëpër të cilat po kalon LDK-ja.
Fundi i bashkëbisedimit

Maqedonaset në mes të Shkupit, këndojnë shqip (Video)

Posted: 05 Nov 2016 04:49 AM PDT

Shkupi

Në videon e publikuar ata shihen të ulur diku në qendër të Shkupit dhe përderisa këndojë në gjuhën shqipe kalimtarë të rastit ndalen dhe i dëgjojnë.

Por, këta të rinj këtë rast përveç argëtimin e kanë shfrytëzuar edhe për të fituar të holla, pasi në video shihet se kanë mbledhur edhe disa  para.

.

Do të befasoheni çfarë i kanë bërë tifozët rusë Bekim Balajt

Posted: 05 Nov 2016 04:37 AM PDT

Bekim Balaj ka vazhduar me suksese në kampionatin rus. Pasi ka arritur të shënoi disa javë radhazi, sulmuesi shqiptar ka marrë edhe një çmim individual.

Ai është vlerësuar si futbollisti më i mirë i muajit tetor në klub.

Sulmuesi i Kombëtares ka marrë 10 pikë, teksa nga tre ndeshje është shpallur më i miri duke marrë nga tre pikë, ndërsa në një ndeshje ka marrë një pikë duke u renditur e treti.

Në renditjen përfundimtare të muajit Balaj është i pari,dhe kjo është publikuar në faqen zyrtare të klubit të Terek Grozni.

Renditja e lojtarëve:

1.Bekim Balaj 10 pikë

2.Eugene Cities 6 pikë

3.Daler Kuzyayev 5 pikë

4.Paskali Rocha 2 pikë

5.Milad Mohammadi 1 pikë

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Ju duket si stadium i zakonshëm? Jo, është më special në botë (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 04:18 AM PDT

Stadiumi i ri i Forest Green do të jetë i pari në botë që do të jetë i tërë pothuajse nga druri.

Klubi që luan në nivelin e pestë të futbollit anglez ha hapur një konkurs për projektimin e stadiumit prej 5.000 vendesh me një çmim prej 100 milionë eurove, por edhe për gjërat përcjellëse.

Ai pritet të ndërtohet në Eco Park pranë Stroud, dhe për projektin kanë konkurruar deri tani 50 dizajnime nga e gjithë bota, transmeton "Albeu.com".

Zaha Hadid Architects, firma që ka projektuar edhe stadiume për Kupën e Botës 2022 në Katar ka dalë fituese.

"Stadiumi pothuajse i gjithë do të jetë nga druri dhe ky është stadiumi i parë në të gjithë botë i tillë", ka thënë presidenti i klubit Dale Vince.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Related Posts :