Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Një SHISHE VERË në ditë është më e SHËNDETSHME sesa të MOS PINI FARE!” plus 2 more Telegrafi Shendetesi

loading...

“Një SHISHE VERË në ditë është më e SHËNDETSHME sesa të MOS PINI FARE!” plus 2 more Telegrafi Shendetesi


Një SHISHE VERË në ditë është më e SHËNDETSHME sesa të MOS PINI FARE!

Posted: 09 Nov 2016 01:57 AM PST

Sasia e lejuar apo e rekomanduar e konsumimit të alkoolit mund të jetë rreth një apo dy gota në ditë, por një shkencëtarë i fushës së alkoolit ka zbuluar se një shishe verë në ditë mund të mos shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.

Ish- eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësise, Dr Kari Poikolainen, ka analizuar hulumtime të dekadave të tëra rreth efekteve të alkoolit në trupin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Konkludimi i tij – konsumimi i alkoolit është i dëmshëm vetëm kur pini më shumë se 13 njësi në ditë – kjo do të thotë katër deri në pesë gota birrë apo më shumë se një shishe verë – e cila zakonisht përmban rreth 10 njësi.

Ai gjithashtu beson se nëse konsumoni më shumë sesa që është sasia e rekomandueshme e ditëve të sotme, mund të jetë gjë më e shëndetshme sesa të jeni antialkoolist.

Pra, shumica e dëshmive tregojnë se konsumimi modest i alkoolit është më i shëndetshëm sesa abstenimi, ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit është më i dëmshëm sesa abstenimi. /Telegrafi/

The post Një SHISHE VERË në ditë është më e SHËNDETSHME sesa të MOS PINI FARE! appeared first on Telegrafi.

Nga kjo ju PËLCASIN BUZËT, dhe këtë gjë e bëni ÇDO MËNGJES!

Posted: 08 Nov 2016 02:37 PM PST

Me siguri edhe ju çdo mëngjes e filloni me një filxhan kafe apo çaji. Nëse është kështu, mos u habisni që buzët ju kanë pëlcitur!

Çështja është që buzët ju janë të thara, nga të cilat lëkura qërohet, dhe paraqesin shenjën e parë të dehidratimit të organizmit, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, kafja dhe çaji përmbajnë kafeinën, që është diuretik shumë i fuqishëm i cili shton shpejtësinë e nxjerrjes së lëngjeve nga trupi.

Aq më keq në mëngjes, kur të gjithë jemi, pothuajse, të dehidratuar.

Prandaj do të ishte më mirë, që, sapo të ngriheni nga krevati, më parë organizmin tuaj furnizojeni me sasi të mjaftueshme uji, ndërkaq para se të pini kafenë apo çajin, hani diçka për kafjall. /Telegrafi/

2

The post Nga kjo ju PËLCASIN BUZËT, dhe këtë gjë e bëni ÇDO MËNGJES! appeared first on Telegrafi.

Onkologia shëron kancerin dhe zemrën me këtë tretje: Vetëm përzieni tre përbërës!

Posted: 08 Nov 2016 10:14 AM PST

Irina Filipova ka zbuluar recetën e cila, sipas saj, mund t'ju ndihmojë dukshëm në shërimin apo pengimin e angina pektorisit dhe në uljen e kolesterinës.

Onkologia dhe mjeke ruse, Irina Filipova, u rekomandon të gjithëve këtë ilaç i cili, siç thotë ajo, ka veprim të trefishtë, transmeton Telegrafi.

Përdoret për shërimin e sëmundjes së zemrës, përkatësisht angina pektoris, ul kolesterinën dhe vepron si mbrojtje kundër kancerit.

Nëse e konsumoni një kohë të gjatë, nuk do të keni rrezik nga sëmundjet onkologjike, thotë kjo mjeke.

untitled-1

Përbërësit: kërpudhat e freskëta ‘champignon’, lakra të freskëta, mjaltë natyral bliri.

Përgatitja: Merrni pesë kërpudha, duhet të jenë të freskëta, më së miri ata të vjela në 24 orët e fundit dhe të kenë plotësisht të mbyllur "kapelën".

Lani para se t'i qitni ujë të vluar. Fshini me salveta dhe kulloni në mënyrë që të përftoni lëng të kthjellët.

Nga lakra e re e freskët shtrydhni lëngun. Një lugë të atij lëngu shtoni lëngut të kërpudhave, dhe pastaj pijes shtojani edhe një lugë mjaltë natyral bliri.

Do të përftoni sasinë e mjaftueshme për tri ditë.

Ilaçin ruajeni në kavanoz të mbyllur mirë në frigorifer.

Çdo mëngjes në lukth të thatë hani një të tretën e kësaj tretjeje gjë që është diç më pak se gjysmë luge.

Ilaçin nuk duhet t'ua jepni fëmijëve më të rinj se shtatë vjeç. /Telegrafi/

The post Onkologia shëron kancerin dhe zemrën me këtë tretje: Vetëm përzieni tre përbërës! appeared first on Telegrafi.

Related Posts :