Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“O Sali, t’u shoftë soji” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“O Sali, t’u shoftë soji” plus 9 more - Gazeta Dita


O Sali, t’u shoftë soji

Posted: 07 Nov 2016 02:28 AM PST

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Lind Sali, lind Saliu

Moj e mjera Shqipëri

Pse nuk vdiq që kur lindi

Që të kishim pak qetësi!

 

Del e flet si i marrë

Ka me vete shumë zagarë

Bujo trimi është i parë

Dhe të tjerët vijnë radhë.

 

Luli Basha trim i rrallë

Me Palokë e Ristanë

Strazimirë e shejtanë

Që bërtasin si zagarë.

 

Dhe Mejdiu oratori

Shqipërinë në erë e hodhi

Na kërkon drejtësi

Se i thotë baba horri.

 

O Sali, t'u shoftë soji

Kur të ikësh do shpëtojë

Kjo e mjera Shqipëri

Që e veshe gjithë në zi!

A e njihni idealin…

Posted: 07 Nov 2016 02:27 AM PST

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Mirëdita Dita! I rikujtoj z.Stefani se përvetësimi i meritave të brezit të luftës dhe të punës dhe ngjitja e fajit të sistemit tënd sot atyre të parëve, është vesi më i pështirë. Mos na i thuaj të gjitha ato që i përkasin veçse moralit tënd, ose të gjitha ato që të diktojnë, sepse shqiptari nuk ka aq interes për shkrimin tënd dhe për fjalët që të zbavitin ty. Ato e mërzisin një shoqëri të shëndoshë, sepse dhe me këndvështrimin e asaj kohe shqiptarët nuk kanë qenë budallenj dhe nuk luftuan dhe punuan rreth një emri, por ata u sakrifikuan për një ideal. A e dini i nderuar se çfarë është IDEALI? Me respekt, Genc Labi.

Po krimet e Saliut do dënohen?

Posted: 07 Nov 2016 02:26 AM PST

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Parlamenti ynë të enjten që shkoi miratoi ligjin ku dënoheshin krimet që ka bërë regjimi komunist. Po ky parlament kur do t'i dënojë krimet që ka bërë komunisti Sali Berisha, që është edhe deputet edhe pall çdo seancë? Më respekt, M. K., Bathore.

Më lart se sharlatanët e sotëm

Posted: 07 Nov 2016 02:26 AM PST

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Historia është shkencë që pasqyron ngjarjet ashtu si kanë ndodhur në të vërtetë, të mira ose të këqija, po sharlatanët i deformojnë sipas interesave të tyre duke helmuar brezat dhe i shndërrojnë në viktima. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Sot na paraqiten në skenë dy diktatorë. A. Zogu dhe E. Hoxha. Po t'i vëmë në kandar do të shikojmë se Zogu bëri më shumë të këqija se E. Hoxha dhe e mbylli me turp si shqiptar, si malësor dhe si mbret, se ja mbathi për të shpëtuar lëkurën. Asgjë nuk bëri për popullin. Enveri udhëhoqi luftën e lavdishme NÇL deri në fitore dhe zhduku plagët që la Zogu. U zhduk analfabetizmi, sëmundjet e malaries, tuberkulozi etj. U bënë bonifikime të sigurta, u zhdukën hasmëritë e ndarjet krahinore e shumë të tjera. Të vret sytë shtatorja e Zogut që u bën karshillëk atyre që vrau. Nuk jam nostalgjik për të këqijat që beri Enveri, po i takon dhe atij statuja qoftë edhe si diktator karshi Zogut, që brezat t'i dinë e të mbajnë qëndrimin e tyre. Sot po mbillet një përçarje shumë më e rrezikshme nga ajo e luftës. Enveri qëndron më lart dhe nga këta udhëheqësit sharlatanë të demokracisë fallco. Nuk kam qenë asnjëherë komunist, veç bir i një ballisti të gënjyer 3 muaj. Beqar Skënderi, Tiranë.

Vijon kthimi i shqiptarëve nga pala greke në Kakavijë

Posted: 07 Nov 2016 02:23 AM PST

Vijojnë kthimet e shqiptarëve nga autoritetet greke në doganënë e Kakavijës. Vetëm në orët e fundit janë kthyer mbi 100  shqiptarë nga kjo pikë doganore.

Situata vijon të jetë e njëjtë, ndërsa qytetarët e pyetur nga Ora News kërkojnë menjëherë zgjidhjen e kësaj situate pasi vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas qytetarëve policia kufitare greke i ka kërkuar përpos garancisë duhet të kenë edhe një shumë  të konsiderueshme parash. Policia greke ka vendosur kryqe duke mos lejuar ata të kalojnë në territorin grek.

Gazetarja e Ora News, Entjola Bundo thotë se ka pasur edhe nga ata qytetarë që pavarësisht se kanë pasur mbi 1000 euro, përsëri janë kthyer.

Vetëm gjatë kësaj jave në tre pika doganore janë kthyer më shumë se 700 emigrantë shqiptarë.

Telebingo Shqiptare / Shorteu 06 Nëntor 2016

Posted: 07 Nov 2016 02:23 AM PST

Çmimi i madh prej 1,205,325 lekësh qëndron në Tiranë

Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e tëpërzgjedhurve që kanë fituar në shorteun e ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. 

Shpallja e fituesve ka nisur meselektimin rastësor  kontrabiletave në lojën telefonike meçmimet dhe dhuratat e fshehura  zarfe. Si rrallë ndonjëherë, pothuajse të gjithë fituesit e lojës telefonikeu janë gëzuar shumave që kanë kapërcyer shifrën e 100,000 lekëve.

 Etleva në kryeqytet ishte fituesja e parë lojës me zarfet, e cila ka tentuar të gjejë se ku mund të fshihej një ndëçmimet më të preferuara, makina "Volksagen Up". 

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtëçmim, Etleva, duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë "2 herëfat", ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 100,000 lekë.Loja është ndalur më tej në qytetin e Pogradecit, ku Jetnori kavijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave eçuar lojën telefonike drejt qytetit të Shkodrës, ku Alketa ka vijuar të luajë me surprizat e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe shansit të dhënë "2 herëfat", Alketa ka siguruar nga Telebingo Shqiptare, plot 110,000 lekë. 

Një tjetër fitues në qytetin e Vlorës i është bashkuar çmimeve të Telebingos, ku dhe ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh. Aristidhi në kryeqytetishte i përzgjedhuri i fundit nëlojë telefonike që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina. 

Por, me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ka siguruar si dhuratë një tapet, të cilës i ështëbashkuar edhe shuma prej 50, 000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është1,205,325 lekë.

 Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 8138 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 87 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 4155 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarëqë kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretishtbëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh. 

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

0

“Vrasësi shqiptar, i lirë në rrugët e Britanisë”

Posted: 07 Nov 2016 02:18 AM PST

"Një vrasës shqiptar është kthyer në rrugët tona disa muaj pasi "Daily Mail" tregoi se si ai është tallur me procesin e tij të ekstradimit".

Kështu e nis shkrimin e saj të sotëm britanikja "Daily Mail", për shqiptarin Ardian Rragami, i cili është dënuar për vrasje me 15 vjet burg në Shqipëri.

Në muajin Qershor, kjo gazetë britanike zbuloi se Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u ekstradua në atdhe për të shlyer dënimin prej 15 vjetësh për vrasje.

Brenda disa orësh pasi Ministria e Punëve të Brendshme britanike i kërkoi të jepte llogari për praninë e tij në Angli, zyrtarët e Emigracionit e ndaluan atë në pritje të dëbimit.

Por tani Rragamit i është dhënë liria me kusht pasi ai e apeloi vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.

3a21dc4700000578-3911498-image-m-3_1478478460506Gjykatësi Esther Lagunju kishte urdhëruar që të mbahej me cip elektronik, pra nën mbikqyrje elektronike, të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit dhe të shkojë çdo javë të firmosë si detyrim paraqitje.

Zyrtarët kanë refuzuar të japin detaje të arsyeve të tij të apelimit të vendimit për ekstradim.

Por, "Daily Mail" shkruan se "shumë kriminelë të huaj përmendin të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Aktit të të Drejtave të Njeriut, kur apelojnë deportimin".

Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij britanike dhe dy fëmijët, duke pirë cigare.

"Rasti i tij thellon skandalin e vrasësve shqiptarë të cilët kanë ikur në Britani të Madhe, teksa autoritetet tani po përballen me një betejë gjithnjë e më të kushtueshme për të ekstraduar Rragamin në atdhe. Gjatë verës "Daily Mail" ka zbuluar edhe dy të tjerë të cilët, ashtu si Rragami, vijnë si refugjatë kosovarë në Britaninë e Madhe".

Rragami, duke u paraqitur si kosovar i quajtur Ardian Gashi, për herë të parë hyri në Britani, pas vrasjes së një personi në Veri të Shqipërisë në vitin 1998.

I arratisuri, i martuar e divorcuar në Londër në vitin 2002 thuhet se ka përfituar azil pasi zyrtarët besuan në gënjeshtrat e tij se ishte shtetas nga Kosova. panorama.al

 

Moti i keq në Itali, shënohen dy viktima dhe 10 të plagosur

Posted: 07 Nov 2016 02:14 AM PST

Moti i keq ka marrë dy jetë njerëzish në Itali. Një vorbull ajri goditi të dielën Ladispolin, në veri të Romës, me një forcë të tillë që çoi në shembjen e mureve të jashtme të dy kateve të një pallati në qendër të vendit.

Ndërtesa më pas u evakua, por një 47-vjeçar indian, Singh Surinder, i ndodhur aty pranë, vdiq prej copave të tullave e gurëve që i ranë në kokë.

E vështirë paraqitet situata edhe në Cesano, ku një 74-vjeçar ushtarak në pension vdiq i shtypur nga një pemë. Ndryshe nga Singh, viktima e dytë kishte tentuar të mbrohej nga stuhia, duhe u strehuar në vendin ku parkonte makinën, kur trungu i stërmadh u përplas mbi garazh.

Të plagosurit janë 10, megjithatë, siç raporton shtypi vendas, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën fatmirësisht. Furia e erës shkatërroi disa dyqane, e veç pemëve rrëzoi edhe shtylla ndriçimi.

Në zonat e prekura ka pasur probleme të trafikut e është ndërprerë përkohësisht edhe qarkullimi i trenave. Autoritetet kanë zgjatur paralajmërimin nga moti i keq për Lacion, duke i përshkruar 18 orët e ardhshme si kritike.

Pemë të rrëzuar, rrugë të mbyllura e vërshime uji raportohen në Romë, ku janë vënë në lëvizje për të dhënë ndihmën e tyre të paktën 20 skuadra vullnetarësh të Mbrojtjes Civile. Ekspertët parashikojnë që stuhia, nga rajonet qëndrore të spostohet gjatë ditës gradualisht në jug të vendit, e flasin për reshje të rrëmbyera shiu në Siçili, Puglia dhe Kalabri.

Të sëmurit t’i bëhen të gjitha

Posted: 07 Nov 2016 02:13 AM PST

Pse ndodhin ngjarje të papëlqyera në mjekësi? Një shkak është edhe ajo që këtë shkencë e copëtuam dhe e cunguam keqas. Secili nga ne ka marrë një specialitet a nënspecialitet dhe vetëm kaq (si juristët që merren me çështje të veçanta). Vetëm okulistika p.sh. ka 18 nënspecialitete.

Shpesh harrojmë se organizmi ynë është një i tërë, si ajo ora zvicerane, ku asnjë pjesëz e saj s'mund të punojë e vetmuar.

Tjetër aspekt është që të sëmurin nuk e dëgjojmë, ashtu shtruar-shtruar. Të dish të dëgjosh – sapere audi – thonë latinët. Pale pastaj që ne rrallë vizitojmë, siç duhet, nga koka tek këmbët. Kështu nuk mund të krijohet paraprakisht ideja se ç'mund të ketë i sëmuri, duke e përcjellë atë nëpër labirintet e analizave të llojsojshme kliniko-biokimike dhe imazherike.

Kur nuk e viziton të sëmurin siç duhet, dalin dy probleme, pos të tjerave: Nuk di ç'ekzaminime të kërkosh; si dhe ilaçin që do t'i japësh, i cili mund të ndihmojë "arën" tënde të specialitetit, por dëmton më tej "parcelën" e tjetrit.

Sot rrallë, shumë rrallë, kryhen konsulta midis specialistëve të një profili e le më pastaj me ata të fushave të tjera më të "largëta". Konteksti nënkuptohet. Shprehja latine: Errare humanum est – të gabosh është njerëzore, nuk justifikohet asfare përpara asaj sublimes – jetës njerëzore dhe shëndetit të saj, i cili sipas Robert Bërnsit, është vetëm një, ndërsa sëmundjet janë njëmijë.

Pra, duhet bërë gjithçka për të sëmurin pa menduar vdekjen, se për këtë s'ka ilaç, shprehen anglezët. Por më shumë, natyrisht, bëjnë spitalet, ku sipas at Zef Pllumit, këto nuk janë vetëm me u shërue, por edhe me vdekë. Kjo e fundit mund të ndodhë kur ia ke bërë të gjitha të sëmurit: mjekimin, operacionin, kujdesjen, shërbimet. Pra, ka shumë sëmundje, një shëndet dhe vetëm një jetë, – do të shtonim në fund të këtij vëzhgimi.

 

Letër e nënshkruar

Izet S. Çulli, neuropsikiatër

De Biazi shpjegon zgjedhjet e tij

Posted: 07 Nov 2016 02:04 AM PST

Xhani De Biazi, tekniku italian i Shqipërisë, në konferencën për shtyp që po zhvillohet tani, ka folur mbi zgjedhjet e tij për ndeshjen me Izraelin.

"Izraeli është një skuadër e vështirë dhe kush e njeh atë skuadër e kupton".

"Kaçe dhe Gashi? Janë zgjedhje teknike të miat".

"Lenjani? Po luan në ekipin dytë të Renes dhe shpresoj që në janar të shkojë në një tjetër ekip. Cikalleshi? Nuk po luan shumë në Turqi, por unë kam shumë besim tek ai, madje mund të them që kam besim edhe më shumë se ç'mund të ketë ai".

Sadiku? Po punon prej 15 ditësh në Torino. Do përpiqemi ta rikuperojmë pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne".

"Shanset për në Rusi? Ëndrrat e bëjnë jetën më të bukur, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nëse japim 110% të mundësive tona, shpresoj se mund të bëhet diçka e mirë".

"Më shqetëson ambienti rreth e rrotull. Njerëzit kujtojnë se jemi më të mirët në botë. Duhet të jemi të bashkuar edhe në vështirësi. Bëmë një mrekulli për në Europian por duhet të vijojmë të punojmë. Mund të bëjmë gjëra të mira, ndryshe nuk do qëndroja në krye të Shqipërisë".

"E ardhmja? Jam mësuar të jetoj me të tashmen. Ajo është ndeshja me Izraelin dhe do fokusohem te ajo".

"I është mbyllur dera Gashit? Jo, jo, është zgjedhje e momentit".

lista

Related Posts :