Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Obama: Tranzicion i lehtë dhe i suksesshëm në presidencën Trump” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Obama: Tranzicion i lehtë dhe i suksesshëm në presidencën Trump” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Obama: Tranzicion i lehtë dhe i suksesshëm në presidencën Trump

Posted: 09 Nov 2016 09:43 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se e ka angazhuar personelin që të punoj sa më tepër që të jetë e mundur për sigurimin e tranzicionit të lehtë dhe të suksesshëm të autoritetit, kur presidenti i zgjedhur, Donald Trump, nga Partia Republikane, inaugurohet më 20 janar. Në paraqitjen e tij të parë publike prej se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale konfirmuan se Trump e ka fituar shumicën e votive në Kolegjin Elektoral për tu bërë president, Obama tha se i ka ururar Trumpit gjatë një bisede telefonike dhe e ka ftuar atë që ta vizitoj Shtëpinë e Bardhë, gjatë ditës së nesërme, për fillimin e tranzicionit. "Tranzicioni paqësor i autoritetit është njëri nga shenjat kryesore të demokracisë sonë dhe gjatë pak muajve të ardhshëm ne do ta tregojmë këtë para botës", tha Barack Obama, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashignton. Fjalimi i zotit Obama u bë pak kohë pasi Hillary Clinton, candidate demokrate për presidente, e pranoi disfatën në zgjedhjet presidenciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary Clinton e pranoi disfatën dhe e uroi Trumpin për fitore

Posted: 09 Nov 2016 09:00 AM PST

Kandidatja demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, e ka pranuar disfatën në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke thënë se e ka uruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për triumfin e tij. Në fjalimin e saj të sotëm në Nju Jork, zonja Clinton, tha se rezulattet e zgjedhjeve tregojnë se Shtetet e Bashkuara "janë më tepër të ndara se sa që ne menduam". Ajo është shprehur se amerikanët "i kanë borxh" Trumpit për t'i dhënë "rast për të udhëhequr". Hillary Clinton tha se sundimi i ligjit, të drejtat e barabarta dhe liria e besimit fetar, duhet të "respektohen dhe të mbrohen dhe kjo është përgjegjësi e shtetasve amerikanë, që të vazhdojnë të ndërtojnë shtet më korrekt".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Në tri shtete legalizohet përdorimi rekreativ i marihuanës

Posted: 09 Nov 2016 08:21 AM PST

Tri shtete amrikane, Kalifornia, Masaçusets dhe Nevada, kanë votuar për legalizim të përdorimit rekreativ të marihuanës. Kështu, tash nurmi i shteteve që e kanë miratuar këtë masë në Shtetet e Bashkuara arriti në shtatë sosh. Sipas kësaj mase, personat më të vjetër se 21 vjeçar, mund ta përdorin marihuanën për qëllime rekreative. Megjithatë, sipas ligjit federal amerikan, marihuana mbetet narkotik illegal. Para 20 vitesh, Kalifornia u bë shteti i parë, që e kishte miratuar legjislacionin për përdorim të marihuanës për qëllime mjekësore. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaliforni: Një person është vrarë afër një vendvotimi

Posted: 09 Nov 2016 08:11 AM PST

Një person është vrarë dhe së paku 3 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë afër vendvotimit në qytetin Azusa në Kaliforni, duke i nxitur autoritetet që ta mbyllin vendvotimin, ka njoftuar policia. Konsiderohet se i dyshuari për këto të shtëna ishte fshehur në afërsi. Nuk ka pasur indikacione të menjëhershme se incidenti ishte i ndërlidhur me Ditën e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara ose për vendovimin, tha zëvendës sherifi i Los Anxhelosit, Vincent Plair. Por, zyra e regjistrimit në Los Anxhelos, në rrjetin Twitter, i kishte këshilluar dje zgjedhësit që votën e tyre ta hedhin në ndonjë vendvotim tjetër. Oficerët e agjencive të zbatimit të ligjit ishin sulmuar me të shtëna derisa kishin arritur në vendin e ngjarjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënimi i sigurisë e lëvizë ndeshjen Shqipëria - Izraeli

Posted: 09 Nov 2016 07:54 AM PST

Shqipëria e ka lëvizur ndeshjen futbollistike të së shtunës me Izraelin, për kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit, nga Shkodra në Elbasan, për shkak të shqetësimeve për siguri, ka njoftuar mbrëmë Asociacioni i Futbollit i Izraelit. Buroja anti-terror e Izraelit nëpërmjet një kumtese tha se një numër i njerëzve të identifikuar se kanë lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik, ishin arrestuar në Ballkan, gjatë javës së kaluar, të dyshuar se kishin planifikuar sulme. U theksua se ndeshja Shqipëria - Izraeli, ishte njëri nga caqet e të arrestuarve të dyshuar dhe personave të tjerë të ndërlidhur me ta dhe i ka këshilluar simpatizuesit izraelitë që të mos udhëtojnë për ta shikuar takimin, për shkak të një "kërcënimi të nivelit të dytë konkret", raporton agjencia Reuters. Radioja Izraelite, më herët raportoi se forcat e sigurisë së Shqipërisë i kishin bërë së paku 4 arrestime dhe se përcjellja e sigurisë, e cila çdoherë e shoqëron ekipin kombëtar izraelit, do të jetë e përforcuar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova uron presidentin Trump dhe popullin amerikan

Posted: 09 Nov 2016 07:04 AM PST

Përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës kanë uruar popullin amerikan dhe presidentin e zgjedhur Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Profili i Donald Trump

Posted: 09 Nov 2016 04:56 AM PST

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikani 70 vjeçar do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pas një jete të tërë në biznes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Partia Republikane e ruan kontrollin në Kongres

Posted: 09 Nov 2016 04:51 AM PST

Partia Republikane e ka mbajtur kontrollin në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në zgjedhjet e djeshme, duke e mbajtur shumicën, me të cilën mund të paraqesin mbështetje të fuqishme legjislative për presidentin e zgjedhur, Donald Trump, pas njërës prej fushatave më të ashpër e përçarse në historinë moderne politike të Shteteve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn: Tregu i përbashkët në Ballkan i mundshëm brenda dy-tre vjetësh

Posted: 09 Nov 2016 04:48 AM PST

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johanes Hahn i tha Radios Evropa e Lirë se një treg i përbashkët i Ballkanit Perëndimor mund të jetë i mundshëm brenda dy ose tre vjetësh, nëse ka vullnet politik në rajon. Hahn tha se "njerëzit duhet ta ndjenjë vlerën e shtuar të angazhimit evropian". A tha se "mendoj se kjo është diçka ku duhet një vullnet politik dhe do të mund të jetë e mundshme brenda dy sose tre vjetësh" Hahn i bëri këto komente para publikimit të raportit vjetor për zgjerim të Komisionit Evropian ku vlerësohen të arriturat dhe mungesat e rezultateve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë t'i bashkohen BE-së. "Qëllimi ynë është ndalimi i ikjes së trurit nga rajoni, që t'i jepet rajonit një perspektivë dhe për shembull një treg i përbashkët në Ballkan do të mund të ishte njësynim dhe kjo përfundimisht do të krijonte vende pune", tha Hahn për REL. Një treg i përbashkët që përmbanë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallërave, shërbimeve dhe kapitalit tashmë ekziston ndërmjet 28 vendeve të BE-së, por Hahn nuk specifikoi se si një treg, i përbashkët i vendeve aspiruese për t'u bërë anëtarë të BE-së, do të dukej. Asnjëri nga vendet nuk pritet t'i bashkohet BE-së përpara vitit 2020, por blloku do të shoh mundësitë tjera për ta bërë BE-në më të pranishme në vendet aspiruese. Ndërtimi i infrastrukturës që lidh vendet më ngushtë me njëra-tjetrën është një nga mënyrat që Brukseli shpreson se do të rris popullaritetin në rajon. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia pret vazhdimin e raporteve të mira me SHBA-të

Posted: 09 Nov 2016 04:40 AM PST

Partitë politike në Maqedoni presin forcimin e mëtejmë të raporteve me SHBA-të, edhe pas fitores së kandidatit republikan Donald Trump. Ato thonë se raportet me SHBA-të kanë qenë gjithmonë të mira, pavarësisht se kush udhëheq me administratën amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krimi dhe korrupsioni sërish sfidat e Kosovës në Raportin e Progresit 

Posted: 09 Nov 2016 03:46 AM PST

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka kohë të humb.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump: Një jetë në biznes dhe televizion

Posted: 08 Nov 2016 11:00 PM PST

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Manjati i patundshmërive u lind në një familje të pasur nju jorkeze dhe krijoi një perandori biznesi, duke e zgjeruar atë përmes programeve televizive dhe konkurseve të bukurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

Posted: 08 Nov 2016 09:52 PM PST

Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të marten, me plagë në kokë, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsulatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut. Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme. Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij. Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deportohet nga Pakistani ‘vajza afgane’

Posted: 08 Nov 2016 09:47 PM PST

Pakistani ka deportuar një grua afgane, fotografia e së cilës në ballinën e revistës National Geographic u shndërrua në simbol të Afganistanit gjatë luftës së viteve 1980. Sharbat Gula, e njohur si "vajza afgane" sy gjelbër u deportua në vendkalimin kufitar në Tokham nga zyrtarë pakistanezë dhe iu dorëzua autoriteteve afgane më 8 nëntor. Ajo u arrestua në Peshawar për qëndrim në Pakistan së bashku me katër fëmijët e saj me dokumente false. Një video xhirim, ku dyshohet të shfaqej Gula, u transmetua nga Tv Geo i Pakistanit në natën e 8 nëntorit duke shfaqur një grua të veshur në stilin e burkas në një makinë me diplomatët pakistanezë që drejtohej nga kufiri. Zyrtarët afganë thanë më heret se Gula do të transferohej me helikopter nga Tokham në Kabul, ku presidenti afgan Ashraf Ghan-i, planifikon që të organizojë një pritje për nder të saj. Zyra e Ghanit njoftoi se është rregulluar për jetesë një shtëpi në Kabul për Gulan dhe fëmijët e saj.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton: Është ndjenja më e përulur

Posted: 08 Nov 2016 12:29 PM PST

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka folur për gazetarët pasi ka votuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE shton 6 deputetë të Dumës ruse në listën e sanksioneve

Posted: 08 Nov 2016 12:08 PM PST

Bashkimi Evropian ka shtuar edhe gjashtë deputetë të rinj të Dumas Ruse – që të gjithë nga Krimea – në listën e sanksioneve, pas aneksimit të paligjshëm të territorit të Ukraninës. Të gjashtë deputetët e Dumas që gjenden në listën e zezë, i fituan vendet e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të Rusisë në shtator. Sanksionet e BE-së u vendosën ndaj individëve dhe grupeve që, sipas Brukselit janë përgjegjës për aksionet kundër integritetit territorial të Ukrainës.Asetet e ngrira dhe ndalimi i vizave janë sanksionet që u vendosën nga BE-ja në muajin mars të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi Krimenë. Sanksionet ndaj Rusisë u ashpërsuan dhe në shtator të këtij viti u zgjatën edhe për gjashtë muaj të tjerë. Në listën e të sanksionuarve janë gjithsej 152 individë, përfshirë edhe zëvendëskyrministrin rus Dmitry Rogozin si dhe Dmitry Kiselyov, që shumica e konsiderojnë si shefin e propagandës ruse. Në listën e sanksioneve janë gjetur edhe 37 entitete, apo kompani që punojnë në Krime, si dhe njësi ushtarake të kryengritësve në lidnje të Ukrainës që i mbështet Rusia. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gra të zhveshura protestojnë në vendvotimin e Trumpit

Posted: 08 Nov 2016 10:06 AM PST

Dy gra protestuese të zhveshura, me gjasë të afërta me grupin feminist nga Ukraina, janë arrestuar në Neë York pasi kanë organizuar një protestë në qendrën e votimit ku kandidati presidencial republican, Donald Trump, do të votonte. Dy gratë, të zhveshura në pjesën e sipërme të trupit, kanë hyrë në vendvotim në qendër të Manhattan, pesë blloqe larg nga Kulla Trump pak pas orës 8 të mëngjesit. Ato brohoritën disa sllogane anti-Trump – përfshirë edhe "Trump jashtë votimeve tona" – përpara se të arrestohen dhe të largohen nga qendra. Trump votoi dy orë më vonë. Me ligjet zgjedhore të SHBA-së dhe të shtetit, është krim nëse demonstrohet ose bëhet fushatë në favor ose kundër një kandidati brenda ose në afërsi të qendrave të votimit. Policia tha se janë ngritur padi ndaj dy grave, që u identifikuan në Twitter si pjesë të Femen International dhe pjesë të një lëvizjeje protesuese feministe. Trump po përpiqet që të mund rivalen e tij kryesore, kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton. Trump ka patur një numër deklaratash denigruese dhe fyese për gratë gjatë fushatës së tij. Ai ka hedhur poshtë akuzat e kritikëve të tij që e kanë cilësuar si seksist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump premton të jetë president i të gjithë amerikanëve

Posted: 08 Nov 2016 10:05 AM PST

Donald Trump, biznesmen miliarder, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ai do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ballkani përfshihet nga moti i lig - dy të vdekur në Shqipëri

Posted: 08 Nov 2016 09:53 AM PST

Shira të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Ballkanin kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati i tyre duke shkaktuar vërshime dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet në Shqipëri njoftuan për dy persona të vdekur. Ato thanë se një person humbi jetën në lumin e Tiranës, në kryeqytet, ndërkohë që një tjetër person vdiq duke provuar të kalonte një lum me makinë. Ka njoftime të pakonfirmuara për viktima të tjera në kohën kur vendi në disa pjeë po përballet me një sasi të madhe të ujit nga shiu. Rreth 3.500 ushtarë dhe pjesëtarë të emergjencave janë shpërndarë në gjithë vendin për të ndihmuar në evakuimin e popullatës, më shumë se 100 familje, kryesisht të atyre që jetojnë në afërsi të lumenjve Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë se 200 trupa dhe shumë makina të specializuara janë dërguar në rajonin e Lezhës. Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim të emergjencës, tha se pret që shiu të vazhdojë të bjerë dhe se "situata do të jetë jashtëzakonisht e vështirë". Rreth 200 mijë njerëz njoftohet të kenë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është pezulluar mësimi. Shkollat do të mbahen të mbyllura edhe gjatë ditës së mërkurë. Televizioni shtetëror i Serbisë njoftoi se është vërshuar rruga rajonale në jugperëndim të vendit dhe ka detyruar një numër të njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre. Dita e dytë me shi shkaktoi vërshima në Mal të Zi, në afërsi të kufirit me Serbinë. Autoritetet paralajmëruan banorët e qytetit Berane që të mos e përdorin ujin e pijes (REL).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :