Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente” plus 9 more

loading...

Ora News: “103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente” plus 9 more


103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente

Posted: 03 Nov 2016 12:22 AM PDT

 

Në moshën 103-vjeçare, Ruline Steininger e ndjen se nuk ka shumë kohë për të shpenzuar.

Kjo është arsyeja se pse në shtator, Steininger u bë një nga personat e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton për president, duke e çuar një hap më tej dëshirën e saj për të qenë gjallë nëse Clinton shkruan historinë në nëntor.

Në një takim të shkurtër me Clinton në Ajoua, Steininger it ha kandidates demokrate në shtator: "Ne do të të vendosim në Shtëpinë e Bardhë".

"Unë do të votoj për ty. Do të të ndihmoj. Tani që jam 103 vjeç çdo minutë ka rëndësi për mua, por nuk do të vdes pa të parë fituese në zgjedhjet e nëntorit," mësohet t'i ketë thënë Steininger.

"Dhe ti duhet ta bësh çdo minutë të jetës tënde me vlerë," iu përgjigj Clinton.

Steininger ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin të votojnë.

Steininger ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin D.Roosevelt.

"Jam shumë e lumtur për mbështetjen e saj," është shprehur Clinton. "Është nder i madh, që edhe pse në moshë të madhe ajo do që vota e saj të ketë rëndësinë e vet".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Armë, heroinë dhe kanabis në automjet, arrestohet shtetasi italian

Posted: 03 Nov 2016 12:22 AM PDT

Një shtetas italian me banim në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë së Beratit për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Blutë bënë arrestimin e shtetasit Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte me targa AA755OF iu gjetën armë dhe drogë.

Më kontretisht gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë "EKOL" kalibër 9 mm, 49 copë fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre  kishte material të dyshuar si kanabis si dhe nje sasi materiali plur me ngjyre kafe  të dyshuar si lendë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe  “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

droge droge1 droge2

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

AI: Në Mosul “torturohen” luftëtarët e ISIS

Posted: 03 Nov 2016 12:10 AM PDT

Milicitë e përfshira në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Irak kanë kryer sulme hakmarrëse mbi burrat dhe djemtë në fshatrat përreth, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Sipas saj, njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë poshtëruar publikisht, torturuar dhe rrahur.

Amnesty International tha se simpatizantë të Shtetit Islamik janë futur në kafaze të pulave dhe janë lënë në rrethrrotullime të lagjeve.

Sot është dita e 18-të e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rikthimin e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik.

Shteti Islamik ka lëshuar një audio-mesazh, që thotë se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe u bën thirrje luftëtarëve të vazhdojnë luftën kundër "armiqve të Zotit".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rashiti: Partitë të gjejnë zgjidhje këtë muaj ose liberalizmi do të shtyhet

Posted: 03 Nov 2016 12:03 AM PDT

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, për rreth dy muaj është në përpjekje të lehtësimit të tryezave të bisedimeve ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës për gjetjen e zgjidhjeve rreth disa proceseve politike, përfshirë edhe çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

"Ka pasur shumë përafrime rreth deklaratës për çështjen e Demarkacionit. Kjo është një lloj deklarate e përafruar me dialogun politik", thotë Rashiti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

"Ndoshta ky është momenti më i mirë, më i volitshëm që ka pasur ndonjëherë, për të marrë liberalizimin e vizave. Shtyrja do ta shtynte shumë gjatë liberalizimin e vizave…pesimizmi, frustrimi i qytetarëve do të rritej", thekson Rashiti.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiti, ju keni bërë përpjekje që të harmonizoni një deklaratë të përbashkët të partive në pushtet dhe opozitë, si përpjekje për tejkalimin e bllokadës së krijuar rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ku qëndron aktualisht procesi i harmonizimit të kësaj deklarate?

Naim Rashiti: Deklarata, apo kjo marrëveshje politike, në lidhje me demarkacionin, është vetëm një segment shumë i vogël i gjithë dialogut politik dhe subjekteve politike shqiptare.

Ky dialog ka filluar në muajin mars dhe në platformën e tij ka shumë tema të rëndësishme për vendin. Me demarkacion jemi marrë sepse ishte tema kyçe e këtij viti dhe duheshin përpjekje për të provuar dhe harmonizuar qëndrimet rreth demarkacionit, për ta bërë apo përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit, pasi që ishte kusht edhe për liberalizimin e vizave.

Konsultat po vazhdojnë. Duhet kthyer edhe kah temat tjera që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, në dialogun me Serbinë, reformën zgjedhore, zgjedhjet, reformën e rregullores së Kuvendit dhe një numër reformash të cilat kërkojnë një konsensus më të gjerë politik.

Radio Evropa e Lirë: Sa i takon deklaratës për Demarkacionin; a ka përafrim të qëndrimeve?

Naim Rashiti: Ka pasur shumë përafrime rreth deklaratës për çështjen e Demarkacionit. Kjo është një lloj deklarate e përafruar me dialogun politik. Nuk është e ngjashme dhe nuk ka pasur ndonjë ndërlidhje më procesin në Kuvend, sepse në Kuvend, atje, punohet me proceduara të tjera dhe është punuar përmes grupeve parlamentare.

Këtu janë bërë shumë përpjekje në këtë muajin e fundit. Ka përafrim – ndoshta nuk ka përafrim në gjuhën – por të gjithë e kuptojnë se si do të duhej të shkojë procesi, çka do të duhet të ndodhë me procesin, si të përmbyllet procesi i Demarkacionit. Aq më shumë besoj që ka një vullnet për të vazhduar me konsultimet dhe mekanizmat të cilët do ta shqyrtonin marrëveshjen e Demarkacionit, apo siç po thuhet do të rishqyrtonin, sepse asnjëra në esencë nuk ka ndonjë dallim.

Por, që kjo marrëveshje, kjo deklaratë, do të krijonte hapësirë për të krijuar një mekanizëm të shqyrtimit të drejtë dhe të mirëfilltë dhe të shpjetë të çështjes së demarkacionit, ashtu që do të përmbyllej me kohë për liberalizimin e vizave.

Radio Evropa e Lirë: Edhe Kuvendi i Kosovës provoi që të miratonte një deklaratë me të cilën do t'i drejtohej Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin. Sa ishte ndihmesë apo pengesë seanca e Kuvendit në raport me nismën tuaj?

Naim Rashiti: Jo, nuk e kam parë në asnjërën mënyrë dhe kjo nismë [që ne po bëjmë] nuk është nismë e imja…ajo është përpunuar që nga fillimi i shtatori bashkë me subjektet politike dhe përafrimi i parë ka ndodhur më 15 shtator. Procesi në Kuvend ishte proces tjetër, i zhvilluar përmes kryesisë dhe grupeve parlamentare.

Radio Evropa e Lirë: Ku qëndrojnë ato dallimet më të mëdha të cilat partitë politike nuk po mund t'i tejkalojnë në lidhje me deklaratën për Demarkacionin?

Naim Rashiti: Çështjet e Demarkacionit nuk janë të ndryshme me qëndrimet publike. Qeveria kërkon miratim, kurse opozita kërkon rishikim apo rishqyrtim të marrëveshjes . Por, të gjitha palët kanë shprehur vullnetin që përmes gjuhës së përbashkët, përmes një kompromisi, të shikojnë mënyrën e shqyrtimit apo rishqyrtimit të marrëveshjes, që një marrëveshje të jetë e pajtueshme për të gjithë.

Dialogu nuk ka ndryshuar qëndrimet publike dhe pozicionet e subjekteve politike.

Radio Evropa e Lirë: Cilat konsideroni se do të ishin efektet e një qëndrimi të përbashkët të spektrit politik në këtë rast?

Naim Rashiti: Unë jam i bindur se një proces inkluziv, i përbashkët – dhe këtë e kam në një farë forme si përgjigje ndaj përpjekjeve të këtij dialogu nga zyrtarët e Bashkimit Evropian – do të krijonte një imazh tjetër për proceset politike në Kosovë, për elitën politike. Mendoj se do të kthente besimin në proceset politike, do të rriste besimin tek qytetarët dhe do të kuptohej si rrugë për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit, e cila do të duhet të përmbyllej në një fazë apo fazën tjetër.

Marrëveshja e diskutuar në takimin e fundit ishte vetëm hap i parë. Ishte vetëm krijimi i një hapësire dhe një lloji marrje e zotimit nga liderët për të punuar në proces të konsultave në mënyrë intensive më pastaj. Nuk ishte zgjidhje, ishte hapje e rrugës për të gjetur zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Rashiti, nëse Kosova dështon që në këtë fazë të ratifikojë Demarkacionin – me çka konsiderohet se do të mbetet sërish jashtë procesit të liberalizimit të vizave – sa besoni se zhvillime të tilla do ta çonin vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Naim Rashiti: Ka shumë pak kohë të mbetur për çështjen e Demarkacionit, apo më mirë të them çështjen e liberalizmit të vizave, për plotësimin e kushteve.

Është realisht ky muaj, muaji nëntor dhe besoj që nëse kishte pasur vullnet dhe përpjekje do të ishte gjetur zgjidhje e përbashkët, në një mënyrë apo në një tjetër. Zgjidhje ka të numërta, jo vetëm në përputhje me qëndrimet e subjekteve politike, por edhe më shumë se aq.

Do të jetë shumë e dëmshme për qytetarët e Kosovës mosmarrja e liberalizimit të vizave. Ndoshta ky është momenti më i mirë, më i volitshëm që ka pasur ndonjëherë, për të marrë liberalizimin e vizave. Shtyrja do ta shtynte shumë gjatë liberalizimin e vizave dhe pesimizmi frustrimi i qytetarëve do të rritet.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shkohet në zgjedhje?

Naim Rashiti: Zgjedhjet kërkohen shumë qartazi dhe prej fillimit janë kërkuar nga opozita. Edhe qeveria ende mendon se duhet të vazhdojë punën e vet në këtë format që është.

Reformat zgjedhore dhe zgjedhjet do të jenë pjesë e dialogut, por mbetet që të jenë pjesë e marrëveshjes politike.

Jemi në një situatë kur si temë nuk kemi mundur ende ta adresojmë në dialog. Mbetet që subjektet politike të shpërfaqin më drejtpërdrejtë qëndrimet e tyre në dialog. Ne, në rolin tonë, jemi vetëm lehtësues të komunikimit ose tryezave për dialog mes këtyre pesë subjekteve, për tema të caktuara, që shpresojmë t'i zgjerojmë. (REL)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Avionët turq shkelin 15 herë hapësirën ajrore greke

Posted: 03 Nov 2016 12:00 AM PDT

 

Shtatë avionë turq shkelën hapësirën ajrore greke 15 herë në veri-lindje, qendër dhe jug-lindje të detit Egje ditën e djeshme (2 nëntor).

Avionët turq, 5 prej të cilëve po fluturonin në formacion dhe dy fluturonin të ndarë, gjithashtu shkelën edhe Rajonin Informues të Fluturimeve të Athinës plot 4 herë.

Avionët nuk ishin të armatosur dhe nuk pati dyluftime, sipas zyrtarëve të ministrisë greke të mbrojtjes që thanë se avionët turq ishin ndjekur nga avionët grekë

Shkeljet erdhën në të njëjtën ditë që Ministri turk për Çështjet Europiane takoi kryeministrin grek Alexis Tsipras për bisedimet në lidhje me krizën e emigrantëve

MinisGreek PM Alexis Tsipras and Turkey's Minister for European Affairs Omer Celik met at the Maximos Mansion on Wednesday.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Obama: Fati i SHBA-së dhe i botës është në rrezik

Posted: 02 Nov 2016 11:37 PM PDT

Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike të votojnë për Hillary Clinton, duke paralajmëruar se fati i republikës amerikane dhe i botës është në rrezik.

Ai tha se kundërshtari i Hillary-t, Donald Trump ishte një kërcënim për të fituar të drejtat civile. Presidenti Obama foli gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut.

Trump nga ana e tij tha se Obama duhet të ndalonte së bëri fushatë për Zonjën Clinton dhe të fokusohej në drejtimin e vendit edhe në këto ditë të mbetura.

"Në fund të fundit, askush nuk dëshiron të shohë Obamën të drejtojë edhe për 4 vite të tjera," u tha ai mbështetësve në Florida.

"Fati i republikës qëndron mbi supet tuaja," tha Obama në një shtet kyç si Karolina e Veriut.

"Fati i botës varet nga ju, dhe duhet të siguroheni që do ta çoni në drejtimin e duhur".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kokëdhima: Blushi do mobilizojë te LIBRA socialistët e zhgënjyer

Posted: 02 Nov 2016 05:11 PM PDT

Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima të cilit gjykata Kushtetuese ia hoqi mandatin thotë se Blushi do të mobilizojë rreth vetes mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer.

Kokëdhima e quan humbje për PS-në largimin e Hafizit dhe Blushit por shton se është zhgënjyer me vizionin e LIBRA

Postimi i Koco Kokedhimes

Vizioni i LIBRA-s, zhgënjyes
Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvillimin e një kulture institucionale dhe për të instaluar një debat konstruktiv brenda saj. Largimi i Blushit dhe Hafizit është një humbje për Partinë Socialiste. Blushi dhe Hafizi janë dy intelektualë me vlera e kontribute ndër vite për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Dje, Blushi promovoi partinë LIBRA. Kjo parti do të mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer. LIBRA, ështe një përpjekje e respektueshme për pasurimin e debatit politik e kulturor dhe për përmirësimin e ofertës politike. Ajo erdhi edhe si pasojë e mungesës së demokracisë, parimeve, normave dhe rregullave të funksionimit e bashkëjetesës në diversitet mendimesh e solidaritet në Partinë Socialiste.

Nga divorci i Blushit dhe Hafizit me PS-në kuptohet edhe më mirë nevoja për reformimin e PS-së me qëllim që të eleminohet ekzistenca e atyre problemeve të mprehta që kanë partitë politike në vend, që shfaqen si mungesë e kulturës funksionale, si mungesë e standarteve bashkëkohore të menaxhimit të tyre, si mungesë e hapësirave që duhet t’u garantohen anëtarëve për debat, për t’u dëgjuar, për t’u përfshirë në çështjet më të rëndësishme të politikëbërjes, qeverisjes dhe për t’u dhënë atyre mundësi dhe kushte për karrierë të shëndetëshme e të merituar.

Në prezantimin e LIBRA-s, fjalimi i Blushit ishte zhgënjyes. Ai përshkohej nga konstatime sipërfaqësore dhe nga romantizmi i një shkrimtari. Mungoi qartësisht vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe për zgjidhjet që pret populli nga politika.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbardhet biseda me ambasadorin shqiptar. MPJ greke: Mos na sfidoni

Posted: 02 Nov 2016 04:57 PM PDT

Mediat greke bëjnë publike pjesë nga biseda që është bërë me ambasadorin shqiptar Dashnor Dervishi i cili pasditen e së martës, 1 nëntor u thirr nga Ministria e Jashtme e Greqisë

Protothema.gr shkruan se drejtori politik në Ministrinë e Jashtme Greke, Petros Mavroideis u ankua për zhvillimet e fundit, me prishjen e banesave të minoritetit grek në Himarë që u pasuan dhe me deklaratat provokative të kryeministrit shqiptar për ekzistencën e Akropolit nga shqiptarët.

"Zoti Mavroeidis i nënvizoi ambasadorit shqiptar se është e papranueshme që në Himarë po prishen vetëm shtëpi të minoritetit grek, cka nënkupton se kemi të bëjmë me një plan të organizuar. Greqia nuk ndërhyn në cështjet e brendshme të asnjë shtetit, dhe nuk kërcënon asnjë, por as nuk do të tolerojmë sfidat. Shqipëria, nënvizoi ai, duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare që respektojnë të drejtat e minoritetit grek" shkruan protothema.gr informon oranews

Gjithashtu Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme Greke theksoi se kjo çështje do të luajë rol të rëndësishëm sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë paraditen e 3 nentorit,  u mësua se Ministria e jashtme greke ka pretenduar në takim me ambasadorin se deklarata e ministrisë së Jashtme shqiptare përmbante një qasje agresive që nuk i shërben qetësimit të tensionit dhe ecjes përpara në marrëdheniet midis dy vendeve.

Po kështu pala greke ka ngritur shqetësim edhe për tonet e kryeministrit Rama në statusin e tij në facebook.

Megjithate burimet konfirmuan per Ora News se Shqipëria dhe Athina zyrtare kanë dakord të ulin tonet dhe të lënë mënjanë cdo retorikë që mund të ndikojë negativisht në marëdheniet midis dy vendeve.

Ndërsa pasdite permes nje postimi Rama shkruante: Ka marrë fund koha kur fqinji i pasur i tregon arat të varfrit

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Formula e Blushit: Kryetari i LIBRA zgjidhet çdo dy vjet

Posted: 02 Nov 2016 04:18 PM PDT

Prezantohet Manifesti dhe statuti i partisë LIBRA themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Në statutin e saj neni 14 pika 3 thuhet se kryetari i partisë zgjidhet çdo 2 vjet, dhe se një njeri nuk mund të zgjidhet më shumë se 3 mandate radhazi. Ndërkohë Partitë e tjera organizojnë zgjedhje çdo 4 vjet, duke njehsuar mandatin e kryetarit me të njëjtin mandat që kanë legjislaturat parlamentare.

Gjithashtu në faqen zyrtare online të partisë LIBRA thuhet se partia do të vetëfinancohet përmes kuotave të anëtarësisë së saj dhe do të bëjë transparencë periodike për të gjitha donacionet, duke shmangur të ardhurat nga burime të dyshimta si dhe çdo donacion që mund të ndikojë në cilësinë dhe cënimin e parimeve të saj themelore.

Emri i Partisë është "LISTA E BARABARTE", me akronim (brevetatis causa) LIBRA. me seli në Rr."Sami Frashëri", Tiranë.

Vendimmarja.
Po në nenin 15 thuhet

  1. Vendimet janë transparente dhe në çdo rast iu bëhen të ditura të gjithë anëtarësisë. Vendimet në organet e LIBRA-s merren me shumicë votash dhe kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjeve është më shumë se gjysma e anëtarëve të organit kolegjial. Vendimi i Forumit për ndryshime në statut kërkon miratimin me 2/3 e anëtarëve të pranishëm. Kryetari dhe anëtarët e Bërthamës i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e LIBRA-s. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të LIBRA-s.
  2. Koordinatori dhe përfaqësuesi në Këshill i nënshtrohen votëbesimit nga anëtarësia e Grupit përkatës. Të drejtën e nisjes së mocionit të mosbesimit e kanë 1/3 e anëtarëve të Grupit.

Financimi – Në nenin 17 të saj thuhet LIBRA nuk mund të pranojë dhurata nga persona juridikë apo fizikë, që mund të ndikojnë në veprimtarinë e saj.

Brenda 2017 zgjedhje-

Po kështu në nenin 19 janë dispozita kalimtare për zgjedhjet e organeve të para

  1. Organet e para drejtuese zgjidhen nga mbledhja e parë e anëtarëve themelues-nismëtarë. Mandati i organeve të para drejtuese është njëvjeçar. Brenda afatit njëvjeçar nga themelimi, LIBRA do të organizojë zgjedhjet e para.
  2. Mandati i organeve të para drejtuese nuk llogaritet në numrin maksimal të mandateve të lejuara nga nenet e mësipërme të këtij Statuti.

    /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Libri i bardhë”: Lista e Serbisë për “terroristët” nga Kosova

Posted: 02 Nov 2016 03:57 PM PDT

Kur Nehat Thaçi u ndalua në Serbi një muaj më parë, u tha se nuk kishte informata për një fletëarrest  nga Beogradi. Njëjtë po thuhet edhe për Hilmi Kelmendin.

Klan Kosova mëson se këta të dy bashkë me një grup të madh të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare gjenden në një listë të re të autoriteteve serbe.

Por, derisa kjo listë mbetet të zbulohet, një tjetër tashmë është publike, dhe aty autoritetet kosovare deri diku mund ta marrin idenë se kush mund të ndalohet nga Serbia dhe nga shtetet që i zbatojnë në fletarrestet e saj, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për "Librin e Bardhë" por në të nuk lihet gjë e zezë pa thënë për shumë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore e politike.

Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë ka renditur 156, persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Me fotografi e me biografi aty janë Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e paraardhësin e tij në këtë post Jakup Krasniqin, si dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

 

 

/Klan Kosova/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :