Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Edhe pas 10 vjetësh, Myleene Klass në formë perfekte” plus 9 more

loading...

Ora News: “Edhe pas 10 vjetësh, Myleene Klass në formë perfekte” plus 9 more


Edhe pas 10 vjetësh, Myleene Klass në formë perfekte

Posted: 04 Nov 2016 12:02 AM PDT

Dhjetë vjet më parë, ajo mori pjesë në spektaklin "I am  a celebrity", dhe sigurisht që fansat e mbajnë mend skenën e saj kur lahej në dush.

E megjithatë edhe pse kanë kaluar 10 vite, Myleene Klass vazhdon të mbetet në të njëjtën formë perfekte.

Këtë ajo e tregoi në  një nga plazhet luksoze të Dubait.

E veshur me bikini, nëna e dy fëmijëve dukej e mrekullueshme.

Paparacët nuk iu ndanë 38-vjeçares pothuajse gjatë gjithë ditës së saj të pushimit.

Still got it! Myleene Klass showed that she still had her sizzling body, as she soaked up the rays on holiday in DubaiAgeless: Ten years ago she came runner-up in I'm A Celebrity... Get Me Outta Here, no doubt helped by her sizzling shower sceneLady in red! The mother-of-two, 38, flaunted her hourglass figure in a racy bikini as she enjoyed a day on the beachBootielicious! Making the most of her toned waist and perfectly proportioned hips, she wore her bikini bottoms slug lowBit of all-white! Myleene sent pulses racing during her stint in the jungle in 2006

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëria zgjohet me tërmet 4.4 ballë

Posted: 03 Nov 2016 11:47 PM PDT

Veriu i vendit tonë është zgjuar me disa lëkundje të forta tërmeti mëngjesin e sotëm.

Nga të dhënat sizmiologjike bëhet me dije se lëkundjet kanë qenë 4.4 ballë.

Lëkundjet jane ndjerë rreth orë 6.57 të ditës së sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 62 km në veri të kryeqytetit, 28 km ne lindje te Lezhës dhe 14 km ne verilindje të Rrëshenit.

Kryesisht termeti me thellesi 2 km është ndjerë në Rrëshen dhe qytetin e Lezhës

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkatërrohet banda shqiptaro-rome. Fitonin 100 mijë euro në muaj

Posted: 03 Nov 2016 05:19 PM PDT

Policia financiare e provincës e Peskarës ka shkatërruar sot një bandë trafikantësh droge e përbërë nga 5 shtetas shqiptarë e një cift romë, burrë e grua.

Operacioni i koduar “Paccoto” ka cuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit të anëtarëve të bandës, 5 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 shqiptarë, kreu i bandës e njëri prej anëtarëve janë shpallur në kërkim. 36 persona të tjerë janë denoncuar.

Hetimet zbardhën se drroga kryesisht heroinë, kokainë e marijuanë hynte në Itali përmes korrierëve shqiptarë që e trafikonin nga Gjermania, Hollanda e Shqipëria. Lënda narktoike transporthej em anë të automjetëve, të modifikuar enkas për fshehjen e drogës.

Në Itali trafikimi i drogës koordinohej nga cifti rom, Sante Morelli i cili thirrej me nofkën Paccoto, nga ka marr dhe emrin operacioni i policisë, dhe bashkëshortja e tij Rosa Bevilacqua.

Kjo bandë përfitonte mesatarisht 100 mijë euro në muaj nga trafikimi i drogës.

Shumica e parave nisej cash drejt Shqipërisë me anë të autobuzëve që bënin linjën Itali-Shqipëri.

Kjo bandë furnizonte cdo muaj me rreth 2/3 kg drogë e rëndë e 5 kg marijuanë tregjet ilegale të drogës në rajonet e Abruzzos e Marche.

Operacioni “Paccoto” i cili impenjoi rreth 50 forca policore coi në sekuestrimin e 5 kg drogë e 40 mijë euro.


/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksidenti me 4 viktima, 18 vite burg sipërmarrësit shqiptar

Posted: 03 Nov 2016 02:57 PM PDT

Një sipërmarrës shqiptar është dënuar në Itali 18 vite e 4 muaj burgim për shkak të një aksidenti që shkaktoi katër të vdekur. Bëhet fjalë për shqiptarin Ilir Beti, 38 vjeç.

Viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur më 13 gusht të vitit 2011, ishin francezë.

Shqiptari po kalonte nga Italia për në Slloveni për të kaluar pushimet në momentin që shkaktoi aksidentin. Hetimet kanë zbuluar se në momentin e ngjarjes, ai ishte i dehur.

Prokurori i çështjes Riccardo Ghio tha se i akuzuari udhëtonte në "autostradë me 150 km në orë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan: Gjermania parajsa e terroristëve

Posted: 03 Nov 2016 02:54 PM PDT

President i Turqisë Rexhep Erdogan ka dekalruar se Gjermania është kthyer në parajsën e terroristëve, duke e akuzuar atë për dështim të ekstradimit  të mbështetësve të klerikut Fetyllah Gylen, të cilin Turqia e akuzon si orkestrues të grushtit të shtetit në muajin korrik.

Erdogan tha se Gjermania hodhi poshtë kërkesën e Turqisë për të ekstraduar prokurorët, për të cilët Turqia ka lëshuar urdhër-arresti, si e hetimit për grushtin e dështuar të shteteit.

“Ministri gjerman i Drejtësisë ka bërë një deklaratë për mediat duke thënë se këta prokurorë, të cilët janë anëtarë të organzitës FETO me siguri nuk do të ekstradohen,” tha Erdogan në një fjalim në Ankara, duke iu referuar mbështetësve të Gulen dhe duke e quajtur feton organizatë terroriste.

Duke nënvizuar se e ka ngritur këtë çështje edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, Erdogan tha se është i shqetësuar nga qëndrimi i Gjermanisë.

Ankara fajëson Gylenin për organizimin e grushtit të shtetit dhe ka pezulluar më shumë se 110 mijë persona si të dyshuar për mbështetje ndaj klerikut që jeton në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës.

Arrestimet janë kryer nga shërbimi civil, forcat e sigurisë dhe institucione të tjera. Gulen ka mohuar përfshirjen në puç. Ndërkohë të martën minsitri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas deklaroi  se nuk dëshironte të komentonte nëse lëvizja gyleniste ishte me natyre politike ose jo. Ai gjithashtu tha se Berlini nuk do të ekstradojë të dyshuarit në qoftë se ata përballen me akuza politike, duke thënë se në kosndieratë do të merren vetem akuzat penale.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushtarja më seksi në botë

Posted: 03 Nov 2016 02:48 PM PDT

Njhuni me Maria Miri Domark, modelen bukuroshe 20 vjeçare.

Por kjo zonjushë seksi që duket si një kukull Barbie është gjithashtu një ushtare e trajnuar në nivele të larta në ushtrinë Izraelite.

Kur nuk modelon për agjencinë e saj Yuli Group, ajo e kalon pjesën tjetër të kohës duke kryer detyrimet si anëtare e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Ndërkohë fotot e saj seksi i kanë siguruar Marias më shumë se 250 mijë ndjekës në Instagram.

11875348_893126180757391_923549528_n-e1459790590940 11849172_437694496433316_251127082_n-e1459790695554 12751232_547000332141308_128838531_n-e1459790667180 12277631_251005725243320_253541081_n-e1459790657189 11881745_1596018217330244_1478070959_n-e1459790620879 10809594_1599136590314268_1845855963_n 10903179_1606726016216741_1088680724_n 11313741_1568451926753862_1180982759_n

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Dom Zefi”, prifti gjerman i vrarë nga komunistët në Shqipëri

Posted: 03 Nov 2016 02:34 PM PDT

Cäcilia Giebermann në vitin 2008 mësoi, se daja i madh i saj do të lumturohet. Kjo e nxiti atë të vihet në kërkim të gjurmëve. Rezultati i kësaj pune është një libër dhe azili personal për një refugjat nga Shqipëria.

Si mund të reagohet ndaj lajmit, se daja do të pranohet si një martir kristian?  “Fillimisht isha krejtësisht e befasuar, pothuajse e mbërthyer prej emocioneve. Por shumë shpejt vendosa të vihem në kërkim të gjurmëve.” Kjo ndodhi në vitin 2008. Ndërkohë kishte përfunduar procesi kishtar për lumturimin e Josef Marxen (1906-1946): Prifti gjerman të shtunën (05.11) do të lumturohet në Shqipëri bashkë me 37 viktima të tjera të regjimit të dikurshëm komunist. Por për Giebermann historia e Josef Marxens ende nuk është mbyllur. Madje amaneti i tij jehon edhe sot si një angazhim lidhur me çështjen aktuale të refugjatëve.

Në vitin 2008 teologia dhe mjeke me profesion mësoi shqip dhe vendosi kontakt me institucionet e kishës dhe të shtetit në Shqipëri si dhe udhëtoi dy herë në vendet, ku ka shërbyer prifti Josef Marxen i lindur në ëorringen të Këlnit. Ajo takoi edhe njerëz, të cilët e kishin njohur personalisht  “Dom Zefin”. Të gjitha këto Giebermann i përmblodhi në një libër kushtuar vëllait të madh të gjyshes së saj.

Në vitin 1936 prifti i ri plot idealizëm shkoi në Shqipërinë e varfër, ku më shumë se gjysma e rreth njëmilionë manorëve ishin myslimanëm, e vetëm dhjetë përqind katolikë. Fillimisht ai ishte prift i Perlatit në malësi, nga viti 1941 ai shërbeu në Jube pranë Durrësit. Shumë shpejt njerëzit panë të habitur, se si “Dom Zefi” gjatë punëve për rindërtimin e famullisë punonte bashkë me punëtorët, nuk pranonte privilegje si të përdorte kalin, se si ai kujdesej pa drojë për trajtimin e plagëve dhe se si edhe në të ftohtë shkonte e kujdesej për bagëtinë në famullinë e largët. Për këtë mënyrë njerëzore sjelljeje misionarin e nderonin.

Me fillimin e diktaturës komuniste në fund të vitit 1944 Shqipëria e shpalli veten “vendin e parë ateist në botë” e kjo ua vuri jetënnë rrezik atyre pak të krishterëve në vend. Megjithatë prifti MArxen vendosi të qendrojë në Shqipëri. Atë e arrestuan dy herë dhe më në fund më 16 nëntor 1946 ai u ekzekutua natën në një pyll afër Tiranës. Një i bashkë-burgosur me të citon fjalët e 40 vje5arit para ekzekutimit: “Jam i lumtur. Unë do të vdes tani dhe në Shqipëri do të kujtohem, që isha një dëshmitar për Krishtin.”

Stërmbesa e tij Giebermann thotë, se “si vajzë e re unë pyesja për të gjithë motrat e vëllezërit e gjyshërve të mi, por pothuajse askush nuk dinte gjë të saktë për dajën Josef.” Kësisoj familja nuk e di as se ku ndodhet varri i tij. Ndërkohë edhe vëllai

Josef Marxen um die Zeit seiner Priesterweihe (Public Domain)Josef Marxen, i njohur në Shqipëri si “Dom Zefi”

më i ri i tij, Alfonsi, ndërroi jetë në moshë të thyere. “Por për fat ai arriti ta mësojë lajmin, që Josefi do të lumturohet.”

Nismën për këtë e ndërmori në vitin 2002 kryeipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra. Edhe me të është takuar në Shqipëri stërmbesat e martirit Marxen. “Disa njerëz në Shqipëri madje më kanë kërkuar falje për vdekjen e dajës sim”, rrëfen e emocionuar 45 vjeçarja. I paharreushëm ka mbetur për të takimi me familjen, që sot jeton në famullinë e dikurshme të priftit Josef Marxen. “Në fillim njerëzit ishin shumë të ndrojtur dhe nuk e dinin, se nga t’ia nisnin me mua”, thotë Giebermann. Megjithatë ajo e ruajti kontaktin me prindërit e fëmijëve Pashkë, Kristian dhe Gjergj.

Teksa vitin e kaluar mijëra vetë erdhën si refugjat nga Shqipëria në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë ndër ta bënte pjesë edhe 22 vjeçari Gjergj. Sot ai jeton tek familja Giebermann – si aupair për pesë fëmijët. Natyrisht që me rastin e lumturimit të Josef Marxen edhe ai do te jetë i pranishëm në ceremoninë në Shqipëri.

Cäcilia Giebermann ka iniciuar edhe një aksion ndihme për një bebe të sëmurë rëndë në Shqipëri e kësisoj ajo përmbush edhe amanetin edajës së saj. Ajo dhe familja e saj duan të angazhohen më shumë për njerëzit në vendin e avrfër të Europës. “Daja im asokohe me plot vetëdije vendosi të shkojë në Shqipëri. Sot shumë shqiptarë vijnë tek ne. E ata nuk i shohin me sy të mirë”, thotë mjekja dhe teologia. Ajo do që kjo të ndryshojë në frymën e Josef Marxen, thotë Giebermann për KNA.

Të shtunën në Shkodër do të lumturohen 38 katolikë. Prefekti i konregacionit roman për proceduren e shenjtërimit, kardinali Angelo Amato, do të marrë pjesë me mandatin e Papa Françeskut në ceremoni.

Ata që do të lumturohen janë peshkopë, priftërinj, njerëz të urdhërit e njerëz të thjeshtë, që janë vrarë në vitet 1945 – 1974 nga regjimi komunist për shkak të besimit.  Ndër ta bëjnë pjesë edhe dy priftërinj gjermanë Alfons Tracki dhe Josef Marxen.

Konferenca e ipeshkëve të Shqipërisë hapi në vitin 2002 procesin e lumturimit. Më 2011 dosja iu dorëzua kongregacionit përkatës në Vatikan për vlerësim. Më 26 prill Papa Françesku e njohu martirizimin e 38 katolikëve.

Shkrimi u publikua sot në DW

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD përjashton nga grupi parlamentar deputetin Mhill Fufi

Posted: 03 Nov 2016 02:32 PM PDT

Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi i saj parlamentar deputetin Mhill Fufi. Përjashtimi erdhi pasi deputeti theu vendimin e grupit të PD, duke qëndruar në seancë kur deputetet e tjerë të PD u larguan.

Mendohet se deputeti ka votuar pro të gjitha pr/ligjeve në Kuvend.

Gjatë votimit në Kuvend, deputeti Mhill Fufi qëndronte e vetëm, teksa shihet herë pas herë të komunikonte edhe me deputetin e LSI, Gjovalin Kadeli.

Kush është Mhill Fufi

Mëhill Fufi u bë i njohur gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit pas prëplasjes me armë më militantin e LSI, Gjon Gjoni të cilin e akuzoi për blerje votash, ky i fundit mbeti i vdekur ndërsa Fufi dhe kushëriri i tij, u plagosën.

Fufi u bë deputet i i Lezhës pas dorëheqjes së Vasil Bicajt. Emri i Fufit është përmendur edhe nga Tom Doshi kur deklaroi se Ilir Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të Fufit.

Ne foto: Mhill Fufi sot gjatë votimit në Parlament

Ne foto: Mhill Fufi sot gjatë votimit në Parlament

Ne foto: Mhill Fufi sot gjatë votimit në Parlament

Ne foto: Mhill Fufi sot gjatë votimit në Parlament

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alarm i shkallës së fundit – Angela Merkel dhe Turqia

Posted: 03 Nov 2016 02:30 PM PDT

Të hënën e kësaj jave, kur u arrestua bordi drejtues i gazetës “Cumhuriyet” në Turqi, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh se Gjermania është mjaft e shqetësuar. Liria e shtypit është tejet e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, kreu i Të Gjelbërve, Cem Özdemir u shpreh se nuk ka më liri mendimi në Turqi dhe se ky vend nuk mund të bëhet më anëtar i BE-së. “Kush do të fusë dënimin me vdekje, mund të bashkohet me Korenë e Veriut, por jo me Bashkimin Europian.” Fjalë të qarta.

Njëri flet për qeverinë, tjetri për opozitën. Këto janë role të ndryshme. Por ndërkohë kancelarja e ka kuptuar, se Gjermania dhe BE duhet që zhvillimeve në Turqi t’ua vënë emrin ashtu si e kanë. Tani ajo flet për zhvillime në masën më të lartë shqetësuese.

Heshtja ka arsye

E trishtueshme. Shumë alarmuese. Këto janë fjalë të qarta, që shumë kanë dashur t’i dëgjojnë prej kohësh nga kancelarja gjermane. Fakti që asaj iu desh shumë kohë, ka dy arsye: Politika e refugjatëve të BE-së dhe lidhjet e veçanta me Turqisë dhe Gjermanisë.

Kriza e refugjatëve: Merkel është e varur nga Turqia në krizën e refugjatëve. Marrëveshja me Turqinë është struktura e vetme, mbi të cilën është mbështetur Merkel. Tani ministri i Jashtëm Cavusoglu kërcënon me prishjen e saj, nëse nuk bëhet realitet liberalizimi i vizave për turqit. Por kjo nuk do të ndodhë, nëse Europa nuk do ta humbasë tërësisht fytyrën para Erdoganit. Tani që Merkel gjen fjalë të qarta për mënyrën e veprimit ndaj gazetarëve, duket si një indikator që edhe ajo nuk beson më në lidhje me Ankaranë në çështjen e refugjatëve. Ende nuk dihet se si duhet të formësohet një politikë e re për refugjatët.

Por hezitimi i gjatë i Merkelit ka të bëjë edhe me lidhjen e veçantë të Gjermanisë me Turqinë. 4,5 milionë turq apo gjermanë me origjinë turke jetojnë në vend. Nëse vendlindja e tyre kthehet në një diktaturë, kjo ka pasoja për Gjermaninë. Merkel e ka ditur këtë. Nëse hezitimi i saj ka këtë kontekst kjo është e shpjegueshme.

Perspektiva e BE-së për Turqinë është histori

Por vetë kancelarja nuk ka qenë asnjëherë përkrahëse e idesë së pranimit të Turqisë në BE. Në mandatin e saj u përdor koncepti magjik i “partneritetit të privilegjuar”, që nuk do të thoshte gjë tjetër, veçse skepticizmin për një anëtarësim të plotë. Për një kohë të gjatë konservatorët gjermanë (edhe në vende të tjera) nuk mund ta përfytyronin të pranonin një vend mysliman si anëtar të BE. Nën qeveritë e mëparshme turke, shanset të paktën ekzistonin. Nën qeverinë aktuale jo më. Kjo është histori e shkuar tanimë. Nuk mund të ketë dy mendime për atë që po ndodh në Turqi. Prandaj reagimet e qeverisë gjermane dhe të opozitës tani janë përafruar./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Afganistan, 30 të vdekur nga një operacion i forcave qeveritare

Posted: 03 Nov 2016 02:29 PM PDT

Të paktën 30 civilë kanë humbur jetën në veri të Afganistanit gjatë një operacioni të ndërmarrë nga forcat qeveritare të cilat mbështeteshin nga NATO, kundër talebanëve. Sipas të dhënave paraprake, forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë lançuar sulme ajrore pasi dy ushtarë amerikanë u vranë.

Gjithashtu, zëdhënësit e provincës së Kuduzit, ku po zhvillohej edhe operacioni, thanë se talibanët kanë hapur zjarr në drejtim të banesave të qytetarëve të thjeshtë. Megjithatë, ende vijon të mbetet paqartë nëse civilët u vranë si pasojë e bombardimeve apo si pasojë se luftimeve të drejtpërdrejta në terren.

Në një komunikatë të bërë për mediat, zyrtarët e NATO-s u shprehën se për këtë çështje do të niset një investigim për të përcaktuar saktësisht atë që ka ndodhur. Ngjarja është pasuar nga protestat e ashpra të qytetarëve të Kunduzit të cilët kanë kërkuar zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e 30 qytetarëve të pafajshëm.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :